Berati është një ndër qytetet e vjetër të vëndit tonë, ku ruhen dëshmi të kulturës materiale duke filluar nga shekujt IV-III para erës sonë.
Shekujt XIII-XIV janë dhe shekujt e zhvillimit më të madh të qytetit gjatë mesjetës së mesme. Këtë e dëshmojnë veç të tjerash dhe pjesët e mureve rrethues të ndërtuar në këtë kohë, e ashtuquajtura çisternë brënda mureve të treta të rrethimit dhe tri kisha: shën-Mëri Vllaherna, shën Triadha dhe shën-Mëhilli. Dy kishat e para janë brënda mureve të klasë, ndërsa e treta në shkëmbin e thepisur buzë lumit Osum.
Artikulli që po parashtrojmë është rezultat i studimeve të ndërmarra nga sektori i monumenteve të arkitekturës mesjetare, të cilat kanë patur si qëllim, para së gjithash, marrjen e masave konservuese restauruese, jo vetëm për të konsoliduar monumentet në fjalë, por dhe për të krijuar kushte për një vlerësim sa më të mirë dhe më të plotë të tyre. Janë pikërisht keto masa, që na lejojnë për dy nga kishat një njohje më të thellë të vlerave të tyre, në një shkallë të pamundur përpara ndërhyrjeve restauruese. Krahas këtyre, në këtë shkrim do të paraqesim dhe vetë punimet restauruese që u kryen në kishat e shën-Triadhës dhe shën-Mëhillit. Në fillim do të trajtojmë veçmas secilën kishë, ndërsa në fund do ti krahasojmë ato për të dalluar ç'kanë të përbashkët, ç'sjellin në zhvillimin e arkitekturës në qytetin e Beratit dhe për ti datuar në raport me njera-tjetrën. Është pikërisht kjo dhe arsyeja që ky shkrim trajton edhe kishën e shën-Mëri Vllahernës, në të cilën nuk kerni kryer punime restaurimi.
KISHA E SHËN MËRI-VLLAHERNËS.
Kisha e shën Mëri Vllahernës (fig. 1), më e vjetra që ruhet sot në qytetin e Beratit, është vendosur mbi një terren të pjerrët në anën perëndimore të kalasë, e rrethuar nga banesa të lagjes. Ajo ruhet në gjëndje mjaif të transformuar. Duke vrojtuar anët e jashtme, dallohen me lehtësi pjesët e vjetra nga shtesat e mëvonshme të ndërtuara me një teknikë të ndryshme dhe të çkujdesur.
Siç do të shohim dhe më poshtë, një gjë e tillë bën të mundur dallimin e formës së dikurshme të kishës kryq i brendashkruar me kupolë mbi tambur, me mbështetje të brendëshme. Kisha është meremetuar në shekullin e XVI dhe përpara vitit 1578, kur është pikturuar me afreske nga Nikolla i Onufrit, siç mësojmë nga mbishkrimi mbi derën që lidh nartekstin me kishën.
Muri verior, pjesa nga çatia e prothesis e poshtë, është i suvatuar. Nëpërmjet një sondazhi u konstatua se ai është ndërtuar me gurë me copa tullash e tjegullash ndërmjet tyre. Muri që i takon naosit ngrihet më lart dhe përbëhet prej pjesës që i takan krahut verior të kryqit dhe një muri të ri në anën perëndimore.
Si zakonisht, sipërfaqen e krahut të kryqit e zë një nike e mbuluar me hark, në mes të së cilës ndodhet dritarja. Shpatullat e krahut të kryqit, nga të cilat quhet vetëm ajo e lindjes, janë me kluasonazh. Nikja është përfshirë brënda një harku me tulla të vendosura në mënyrë radiale të rrethuar me një rresht tullash, që vazhdon dhe në anët e nikës. Në qendër të nikes është dritarja dyshe e rrethuar nga brenda me dy rradhë tullash të vendosura në mënyrë të shkallëzuar që përfundojnë me harqe. Në të dy anët e tyre mbështeten dy çerek harqe, edhe këta në dy rradhë të shkallëzuara tullash, që mbulojnë dy nike të vogla. Sipërfaqja e nikeve është e dekoruar me tulla të vendosura zigzag, Dritarja është ndarë në dy pjesë, me një kolonë me kapitele prej tullash, ku mbështeten dy harqe me tulla më të vogla. Kolona është më e shkurtër se sa shpatullat e dritareve dhe mbështetet mbi një xokol prej disa rradhë tullash. Dy rradhë me kluasonazh formojnë një bazament, mbi të cilin ngrihet nikja me dritaren.
Çatia fillon mbi harqet e brëndëshme të nikes. Nga kornizat e frontoni-t, në anën veriore, ruhet një fragment i përbërë nga tulla dhëmbësharre e tulla të drejta që dalin nga muri. Në faqen lindore kjo kornizë nuk vazhdon, sepse muri mbi këtë fragment është i ri dhe i ndërtuar në mënyrë të çrregullt me gurë.
Muri jugor (fig. 2, tab. II) është ndërtuar në mënyrë të njëjtë me veriorin. Pjesa e poshtëme e suvatuar është më e ulët dhe në dukje 5 rreshta me kluasonazh me dy tulla vertikale. I pasuvatuar është dhe muri i shtesës anash krahut të kryqit, në anën perëndimore, i ndërtuar kryesisht me gurë. Në pjesën e poshtëme të murit ruhet një pilastër me një konsol mbi të, që duhet të jetë pjesë e ndonjë shtese ose e ndonjë strehe mbi portën e murosur, për ekzistencën e së cilës ruhen gjurmë në anën e brëndëshme të murit.
Nikja e krahut jugor të kryqit ruhet në gjëndje më të keqe sepse i është nënshtruar mjaft meremetimeve. Nga dritarja e dikurshme ruhet pjesërisht skeleti gëlqeror dhe fragmente xhamash. Me format e saj të çrreguilta ajo flet për një nivel ndërtimi jo të mirë, sidomos po ta krahasojmë me dritaret e vjetra, që ruhen në kupolën e shën-Mëhillit dhe absidën e shën-Triadhës.
Pjesa lindore e kishës, (fig. 3, tab I, 1) ruhet e tëra dhe na jep mundësi të gjykojmë për kishën. Në qendër të saj del absida 3 faqëshe jo e rregullt. Në mes të saj ka një dritare dyshe me kolonë guri, pjesërisht e murosur. Dritarja është e rrethuar me dy rradhë tullash të vendosura në formë të shkallëzuar, të cilat, në pjesën e sipërme, përfundojnë me hark gjysëm rrethor. Mbi kolonën dritarja përfundon me dy harqe tullash të vendosura në mënyrë radiale. Fusha mbi to dhe harku i jashtëm janë ndërtuar me tulla të vendosura në rrathë koncentrikë. Absida përfundon me një kornizë me dy rradhë tullash të vendosura në formë dhëmbë sharre e të drejta. Nga korniza e dikurshme ruhet e paprekur vetëm pjesa jugore.
Po në këtë anë janë dy dritare të tjera të murosura, njera për diakonikonin dhe tjetra për prothesisin (fig. 4). Ato rrethohen nga rradhë tullash më brënda murit, të cilat fillojnë që në mbulesën me hark dhe janë vendosur në mënyrë radiale. Një rradhë tjetër tullash në sipërfaqe të murit, rrethon dritaren, duke patur pjesën me hark më të lartë se horku i dritares. Fusha ndërmjet dy harqeve është trajtuar gjithashtu me rrathë tullash koncentrikë. Mbi secilën nga këto dy dritare është vizatuar një kryq me tulla, rrethuar me tulla të tjera të baraz larguara nga njëra tjetra. Ky dokor duket i qartë vetëm në anën e prothesisit, ku ruhet dhe një pjesë e kornizës mbi të, ndërsa në anën e diakonikonit ruhet pjesërisht. Prothesisi është mbuluar me çati, ku uji rrjedh nga veriu, ndërsa diakonikoni me çati ku ujrat rrjedhin nga lindja, pra, jo në formën e vjetër të saj. Për këtë është ngritur një mur mbi nivelin e vjetër. Një kryq i njëjtë me tulla dhe më i rregullt, i vetmi nga krahët e kryqit që ruhet tërësisht gjindet në frontonin e krahut lindor. Frontoni përfundon me kornizë me tulla të vendosura në formë dhëmbësharre me një rresht tullash mbi to. Korniza në majë dhe anash është e kurbëzuar, duke patur një vazhdimësi nga njëra anë në tjetrën (fig. 5).
Muri lindor, ndryshe nga muret e tjerë, është punuar i tëri me kluasonazh. Ky trajtim i veçantë nuk përbën ndonjë përjashtim për kishat bizantine, sepse në to fasada lindore zbukurohet më tepër. Kluasonazhi fillon dy rradhë nën dritaret, mbi një xokol të çrregullt me gurë që ka tek-tuk tulla. Në teknikën e ndërtimit të kluasonazhit ne shohim disa veçanti. Së pari, lartësia e madhe dhe jo e njëllojtë e rradhëve, diku të ndërtuar me gurë të mëdhenj, diku, në mungesë të tyre, duke mbushur pjesën e sipërme me gurë të hollë ose copa tullash e tjegullash. Së dyti jo kudo kemi nga dy tulla vertikale, sidomos në mjaft vende në pjesën e sipërme përdoret vetëm nga një tullë vertikale. Këto na shtyjnë të mendojmë se kemi të bëjmë me përdorimin rishtas të kluasonazhit, që shpjegon edhe mos çfrytëzimin tërësisht të tij për efekte estetike.
Në naos hyhet nga dera veriore dhe nëpërmjet derës perëndimore që lidh atë me narteksin. Dyshemeja e narteksit është prej druri, ndërsa çatia e tij është mjaft e ulët. Këto, si dhe fugat në vëndtakimin me murin perëndimor, të naosit, na bindin se narteksi është ndërtuar më vonë.
Përsa i përket transformimeve, duke parë dhe interierin arrijmë në të njëjtat përfundime, megjithëse gjithçka është fshehur nën afreskat e reja. Po të vërejmë muret anësore, nga të çarat dhe mufatjet e suvasë kuptojmë se ku janë vëndtakimet e mureve të vjetra me të rejat, gjë që vërehet edhe në anën e jashtme.
Në plan kisha shmanget nga forma drejtkëndëshe (Tab 1,2). Kjo është një shmangje normale për arkitekturën bizantine, por nuk përjashtohet që të jetë dhe rezultat i nivelit të ndërtimit. Naosi është i shtruar me dysheme prej gurësh e tullash, sipas një vizatimi të rregullt në rrathë koncentrikë brënda një katrori. Për këtë janë përdorur tulla kuadratike (30x30 cm) dhe gurë në formë trekëndëshi. Ne nuk sonduam nën dysheme për të gjetur themelet e kolonave që sot mungojnë.
për të gjetur themelet e kolonave që sot mungojnë.
Ikonostasi i drunjtë i vendosur përpara pilastrave, që ndan naosin nga ambienti i altarit, komunikon nga një portë qëndrore me bemën dhe me një tjetër me prothesisin. Krahu lindor i kryqit dhe ai i prothesisit mbulohen me qemere cilindrike me formuese lindje-perëndim, dhe komunikojnë me naosin nëpërmjet një hapësire të ngushtë të harkuar. Prothesis komunikon me bemën, ndërsa diakonikoni është murosur si në hyrjen nga bema, ashtu dhe nga naosi. Kjo hyrje e fundit është mbyllur atëherë kur është pikturuar kisha.
Është e qartë që diakonikoni është i murosur, sepse ndryshe nuk do të kishte kuptim dritarja në anën lindore. Edhe fugat e murosjes nga ana e bemës, flasin qartë për një gjë të tillë. Në disa të çara, në vëndin ku dikur do të ketë qenë lidhja e diakonikonit me naosin, dallohet një hark me tulla të vendosura në mënyrë radiale, në nivel më të ulët se sa harku respektiv i prothesisit.
Muri perëndimor i naosit është mjaft i dëmtuar dhe i çrregullt, kështu që nuk dallohet se në ç’masë ruhen pjesët e vjetra. Në anën e jashtme të tij, në të dy anët e portës, gjenden dy pilastra, të cilat ngjasin me pilastrin e portës jugore. Rolin e tyre nuk e shpjegojmë, dot me që ruhen të fragmentuara. Në pjesën qëndrore të narteksit, ndërmjet dy pilastrave, është një dysheme dërrase, nën të cilën gjendet një ambient, dikur i mbuluar me qemer dhe i përdorur si qimiter (tab. III). Ka shumë të ngjarë, që muri perëndimor i narteksit të jetë rrëzuar, sepse teknika e tij e tregon për të ri. Në këtë kohë do të jetë rrëzuar dhe qemeri, që nuk është rindërtuar më. Sidoqoftë përcaktimi i formës së dikurshme të anës perëndimore të kishës le akoma mjaft probleme për të sqaruar në të ardhmen.
Në anën e jashtme të murit perëndimor dallohen dy pjesë: njëra që i takon frontonit, me një dritare në mes, e ndërtuar në shek. XVI, sepse kjo faqe muri është pikturuar në këtë kohë, kjo pjesë është e pasuvatuar dhe me mur prej guri, që përfundon me një komizë prej tullash, dhëmbësharre të vëna në mënyrë të çrregullt. Pjesa tjetër, nën çatinë e narteksit, është e suvatuar dhe nuk na jep mundësi të dallojmë teknikën e ndërtimit. Ky mur në pjesën qëndrore ka një mufatje, që përfundon me hark gjysëm rrethor.
Nga paraqitja e mësipërme kemi të qartë se, kisha e shën-Mëri-Vllahernës është në gjëndjen e sotme rezultat i meremetimit të bërë në shek. XVI. Nga kisha e vjetër ruhet planimetria, gjithë ana lindore, fasadat e krahëve jugore dhe veriore të kryqit deri në nivelet e sipërme ku është bërë prishja gjatë meremetimit. Mbi dy pilastrat e anës lindore dhe dy kolona që sot mungojnë, ngrihen qemeret e krahëve të kryqit (nga këta ruhet vetëm lindori), që mbonin tamburin me kupolë. Që kemi të bëjmë me një kishë të tipit kryq i brëndashkruar me kupolë, siç thamë dhe më lart, bindemi nga përputhja me tipin e gjithë strukturave të vjetra që sot ruhen. Një gjë e tillë vërehet me lehtësi po ta krahasojmë me kishën e shën-Triadhës, po në kala të Beratit, e cila ruhet e plotë, dhe ku kemi të njëjtët elementë arkitektonikë.
Në gjëndjen e gjymtuar, që ne e trashëgojmë sot këtë kishë, është vështirë të gjykohet mbi vlerat e saja arkitekturale. Ajo ka një pamje të rëndë dhe primitive në proporcionet, e sidomos në teknikën e ndërtimit e, për pasojë, dhe në dekorin. Në përgjithësi format dhe proporcionet e saj janë pak të kërkuara, ato dëshmojnë për një nivel jo të lartë ndërtimi. Edhe kluasonazhi në përgjithësi është i çrregullt, duke shkaktuar arritjen e efekteve të pakta estetike. Megjithkëtë, kisha e shen--Vllahernës mbetet një monument i rëndësishëm për arkitekturën bizantine të qytetit të Beratit, sepse është kisha e parë e këtij tipi ndërtuar në të, e cila shërben si pikë krahasimi për të njohur zhvillimin e ndërtimeve në këtë qytet.
KISHA E SHËN-TRIADHËS
Kisha e Shën-Triadhës ndodhet në afërsi të mureve të kalasë, në anën jugperëndimore të saj dhe afër mureve të rrethimit të dytë, me të cilët lidhet nëpërmjet kundërforcash. E ndërtuar në një terren të pjerrët, ajo ngrihet mbi një sistem taracash, të cilat ruheshin pjesërisht të rrënuara. Në anën lindore, kisha mbështetet direkt mbi shkëmb i cili hyn në absidë dhe diakonikon. Nga sheshi i poshtëm pranë mureve perëndimore të kalasë, për në kishë, shkohet nëpërmjet një rrugë të shkallëzuar. Po një rrugë e tillë e lidh me rrethimin e dytë të kalasë.
Përpara restaurimit kisha ishte mjaft e transformuar dhe e mbuluar nga lindja, veriu dhe më pak nga jugu, me gurë dhe mbeturina ndërtimi (fig. 6,7), që arrinin deri në çati, të cilat duke futur lagështi në muret kanë dëmtuar thuajse krejtësisht pikturat murale të periudhës bizantine që të fragmentuara veshin interierin. Dyert dhe dritaret ishin thuajse të tëra të murosura duke errësuar kështu interierin. Këto transformime ishin bërë gjatë okupacionit turk, kur në pjesën më të madhe të kohës kisha ka shërbyer si depo municioni. Një ambient i ri është shtuar pas shpalljes së pavarësisë shqiptare në anën veriore, hyrja e të cilit shërbente si hyrje kryesore (fig. 8).
Nevoja për punime restaurimi, të cilat ishin të domosdoshme jo vetëm për mënjanimin e dëmtimeve të mëtejshme, por edhe që të vlerësohej ky monument me rëndësi për studimin e arkitekturës bizantine në vëndin tonë, na shtyn që ta studjojmë këtë kishë.
Kisha e shën-Triadhës përbëhet nga narteksi dhe naosi (fig, 9), të cilët në gjëndjen përpara restaurimit përbënin një volum të vetëm e nën të njëjtën çati të mbuluar me rrasa guri. Në narteks hyhet nëpërmjet ambientit nga veriu dhe derës nga jugu. Dyert e narteksit nga veriu dhe jugu janë mbuluar me arkitrarë guri, ndërsa hyrja nga perëndimi, që sot është e murosur, mbulohet me një hark rrethor tullash radiale të rrethuara nga një shirit tullash. Me hark është mbuluar edhe porta perëndimore e naosit.
Narteksi ndahet në tri pjesë nga një sistem pilastrash, të nxjerrë pak nga muri, dhe harqe të verbër mbi to. Dy anësoret janë të mbuluara me qemere cilindrikë me harqe të mprehtë. (tab. IV) shenjë e influencë të arkitekturës perëndimore, kurse qëndrorja që është mbuluar me kalotë sferike dhe gjenden në një nivel më të lartë. Të tri këto mbulesa janë të ndërtuara me tulla. Narteksi ndriçohet nga tri dritare, një në secilin mur anësor. Nga këto për ndriçim shërbente vetëm dritarja perëndimore e transformuar, ndërsa të tjerat ishin murosur. Në dritaren jugore, dallohej në anën e brëndshme kolona e mesit të saj.
Ndërsa në anën e jashtme, tipi dhe volumetria e brëndshme dallohen me vështirësi, për shkak të ndryshimeve të bëra, sidomos në mbulesën e çatisë dhe pjesët e sipërme të mureve, në interier kuptohet qartë se kemi të bëjmë me një kishë të tipit kryq i brëndashkruar me kupolë me mbështetje të lira, të variantit provincial. Naosi ndahet nga ambienti i altarit nëpërmjet një ikonostasi të ri druri, që ruan dy ikona me mjaft vlerë të shek. XIV-XV.
Mbështetjet nga ana e ambientit të altarit janë dy pilastra të ndërtuar me gurë të çrregullt, ndërsa dy mbështetjet e tjera janë me kolona. Të dyja këto të fundit janë të ndryshme dhe te marra nga ndërtime antike, siç vëren me të drejtë P. Thomo. Kalona nga veriu është prej mermeri gri me damarë të bardhë dhe ka mbi të një kapitel jonik prej guri gëlqeror dhe pak të dëmtuar, (fig. 10). Kolona nga jugu është edhe ajo prej mermeri, por më e hollë dhe më e shkurtër. Për këtë arësye janë përdorur gurë, si në bazament, ashtu dhe nën kapitelin korintik më të vogël se struktura mbi të. (fig 11). Mbi kolonat ngrihen disa rradhë tullash e pastaj krijohen harqe që shkojnë në muret anësorë. Ambienti këndor i krijuar në ketë mënyrë mbulohet me kalota sferike prej tullash, ceti kjo e shkollës kryeqytetase. Dy ambientet e tjerë këndorë, në anën lindore, mbulohen me qemere cilindirke me formuese lindje-perëndim. Këta dy ambiente, që shërbejnë si prothesis dhe diakonikon, komunikojnë me bemën nëpërmejt një hapësire të vogël dhe të ulët të mbuluar me hark rrethor. Si prothesisi dhe diakonikoni kanë nga një nike pa dritare, ndërsa një dritare e murosur që kishte bema, dëshmonte se në anën e jashtme absida ishte e lirë.
Të katër krahët e kryqit mbulohen me qemere prej tullash, siç vërejmë në zonat ku ka rënë suvaja. Tiranta të drunjta kalojnë edhe sot në nivelin e fillimit të qemereve dhe mbi kapitelet e kolonave. Mbi qemeret e krahëve të kryqit, nëpërmjet katër trekëndshave sferikë të ndërtuar me tulla horizontale, ngrihet tamburi cilindrik me katër dritare të murosura të orientuara ndaj pikave të horizontit. Si tamburi, ashtu edhe kupola janë të ndërtuara me tulla. Përveç dritareve të tamburit, naosi ndriçohej dhe nga dy dritare, në krahët veriorë dhe jugorë të kryqit, nga të cilët ajo veriorja është mbyllur, ndërsa dritarja jugore është transformuar duke u hapur më vonë në një më të madhe.
Duke vrojtuar kishën nga jashtë dallojmë para së gjithash një fugë vertikale në vëndtakimet e naosit me narteksin (fig. 12.) Muratura e kishës përbëhet prej dy brezash, që janë të njëjtë, si për narteksin ashtu edhe për naosin. Brezi i poshtëm është prej murature guri e llaç gëlqereje, duke patur vënde-vënde tulla dhe copa tjegullash, që në pamjen e parë mund të duken të çrregullta, por që janë tipike për ndërtimin e mureve të periudhës mesjetare të mesme. Brezi i sipërm është prej kluasonazhi, me dy tulla vertikale dhe fillon në të njëjtën lartësi si për naosin, ashtu dhe për narteksin. Po me kluasonazh është dhe faqja e jashtme e murit perëndimor të naosit. Kjo gjë shpjegohet me vështirësi po të pranojmë se narteksi është ndërtuar më vonë se naosi. Mbi murin e ambienteve këndorë perëndimorë, mbështeten qemeret cilindrikë të pjesëve anësore të narteksit, kështu që fuga e kontaktit, naos-narteks shkon deri në këtë nivel.
Katër dyer janë në anët veriore dhe jugore. Të gjitha ato janë me paturë dhe të mbuluara me arkitrarë të gurtë. Mbi dyert ka nga një nike, me gjerësi sa dhe porta, brënda një kornize me dy rradhë të shkallëzuara. Duke qënë kisha e vendosur në terren të pjerrët narteksi është në nivel më të ulët, prandaj dhe portat anësore të tij së bashku me niket janë në një nivel më të ulët.
Forma e kryqit në anën e jashtme të kishës dallohet sepse shtesat e reja mbi ambientet anësorë i kanë të qarta fugat e kontaktit me pjesët e vjetra. Këta mure shtesë janë ndërtuar me gurë dhe llaç gëlqeror dhe copa tullash e tjegullash, që vënde-vënde imitojnë kluasonazhin. Të njëllojta janë dhe shtesat në anën perëndimore të narteksit, i cili dukej se ka qënë dhe ai në formën e kryqit me krahët jugorë e veriorë të mëdhenj, të krijuar nga dëshira për t'ju shmangur formës kubike dhe për të krijuar formën tradicionale piramidale të kishave bizantine. Këto shtesa që janë bërë për të krijuar çatinë, kanë plotësuar dhe pjesët që mungojnë nga muret e vjetra, sidomos në zonat e kornizave, gjurmë të të cilave nuk kemi në fasada.
Fasadat e krahëve të kryqit, si të naosit dhe të narteksit, janë në përgjithësi të njëllojta. Pjesën më kryesore e zë një nike e madhe, që ka në mes një dritare dyshe, siç rezulton nga sondazhi i bërë në anën veriore të naosit nga P. Thomo. Megjithëqë dritaret janë të murosura dhe të mbuluara me llaç, është e mundur të dallohet struktura e tyre, që është në vija të përgjithëshme e njëjtë për të gjitha dritaret, si të naosit ashtu dhe të narteksit. Niket e naosit janë më të vogla se të narteksit, ndër të cilat ajo nga perëndimi (fig. 13) është më e lartë dhe më e madhe. Gjithë struktura e dritares është përfshirë brënda një nike, që i korespondon pjesës nën qemerin e krahut të kryqit, i cili del deri në sipërfaqen e murit. Anash shpatullave të nikes kemi murin kufizues të krahut të kryqit, i cili në fasadë përbëhet prej gurësh të alternuar me dy tulla horizontale. Në pjesën e poshtëme të nikes ka një bazament prej dy rreshtash kluasonazhi, mbi të cilin ngrihen shpatullat e dritares qëndrore dyshe dhe ato të dy nikeve anësore të mbuluara me çerek harqesh dhe me nivel më të ulët se harku i dritares. (tab. V). Të gjitha këto harqe janë të përbëra nga dy rradhë të shkallëzuara tullash radiale me një shirit tullash. Fusha e dy nikeve të vogla anësore është me tulla zigzage, ndërsa fusha mbi të dhe dritarja është e mbushur me tulla në rradhë koncentrike, që ndjekin harqet e mbulesave.
Dritarja qëndrore dyshe ndahet nëpërmjet një kolone, tek e cila mbështeten dy harqe tullash. Fusha mbi to është dekoruar me harqe koncentrikë, ndërsa proporcionet e nikeve të naosit janë në përgjithësi të goditura dhe tërësia e dekorit me tulla paraqitet harmonike. Niket e narteksit, që janë më të gjëra e më të ulta, duken më të rënda.
Tamburi tetëkëndësh ngrihet mbi një bazament kuadratik të dëmtuar në pjesët e sipërme dhe të mbuluar me rrasa guri. (fig. 14). Në përgjithësi ai ruhet në gjëndje të mirë. Nga të tetë faqet, katër janë me dritare e të tjerat me nike dhe me tulla zigzake. Nëpër këndet e faqeve të tamburit kemi koloneta prej gurësh çmërsi të gdhëndur, mbi të cilat mbështeten kapitele po prej gurësh çmërsi. Të gjitha faqet e tamburit janë në të njëjtën strukturë dekorative. Në mes është struktura e dritares është përfshirë brënda një nike, që i korespondon pjesës nën qemerin e krahut të kryqit, i cili del deri në sipërfaqen e murit. Anash shpa-tullave të nikes kemi murin kufizucs të krahut të kry-qit, i cili në fasadë përbëhet prej gurësh të alternuar me dy tulla horizontale. Në pjesën e poshtëme të nikes ka një bazament prej dy rreshtash kluasonazhi, mbi të cilin ngrihen shpatullat e dritares qëndrore dyshe dhe ato të dy nikeve anësore të mbuluara me çerek harqesh dhe me nivel më të ulët se harku i dritares. (tab. V). Të gjitha këto harqe janë të përbëra nga dy rradhë të shkallëzuara tullash radiale me një shirit tullash. Fusha e dy nikeve të vogla anësore është me tulla zigzage, ndërsa fusha mbi të dhe dritarja është e mbushur me tulla në rradhë koncentrike, që ndjekin harqet e mbulesave.
Dritarja qëndrore dyshe ndahet nëpërmjet një kolone, tek e cila mbështeten dy harqe tullash. Fusha mbi to është dekoruar me harqe koncentrikë, ndërsa proporcionet e nikeve të naosit janë në përgjithësi të goditura dhe tërësia e dekorit me tulla paraqitet harmonike. Niket e narteksit, që janë më të gjëra e më të ulta, duken më të rënda.
Tamburi tetëkëndësh ngrihet mbi një bazament kuadratik të dëmtuar në pjesët e sipërme dhe të mbuluar me rrasa guri. (fig. 14). Në përgjithësi ai ruhet në gjëndje të mirë. Nga të tetë faqet, katër janë me dritare e të tjerat me nike dhe me tulla zigzake. Nëpër këndet e faqeve të tamburit kemi koloneta prej gurësh çmërsi të gdhëndur, mbi të cilat mbështeten kapitele po prej gurësh çmërsi. Të gjitha faqet e tamburit janë në të njëjtën strukturë dekorative. Në mes është dritarja apo nikja e ngushtë dhe e lartë që përfundon me hark dhe që rrethohet me dy rradhë të shkallëzuara prej tullash, nga të cilat, e brëndëshnnja me tulla më të vogla, Korniza e vjetër e tamburit, që përfundon mbi kolonetat është me rradhë të alternuara tullash të drejta dhe në formë dhëmbë sharre të nxjerra pak nga faqet e rrafshta, aq sa del dhe kapiteli. Mbi kapitelet dhe ndërmjet rreshtit të sipërm të kornizave, ndodhen gurë çmërsi trapezoidalë të përmbysur. Pjesa mbi ta, deri në çati, është e re dhe këtë na e faktojnë materialet e përdorura dhe çrregullsia e muraturës. Mbi këtë mur ruhet vënde-vënde pjesërisht një kornizë me gurë të nxjerra si dhëmbë sharrë nën çatinë me rrasa guri.
Duke dalluar pjesët e vjetra dhe shtesat në strukturën e kishë-s, jemi në gjëndje të krijojmë një ide të plotë për arkitekturën e kishës së shën-Triadhës. Kemi të bëjmë me një kishë të tipit kryq, i brëndashkruar me narteks. Proporcionet e hedhura, dekori i pasur, niveli i mirë i ndërtimit, flasin për një vepër arkitekture me vlerë. Por në gjëndjen që ishte vetëm studjuesi mund të arrinte në përfundime të tilla. Kështu që përpara nesh, dilte nevoja e ndërmarrjes së punimeve restauruese për të arritur një vlerësim të gjithanshëm të këtij monumenti, jo vetëm për të nxjerrë në dritë format e dikurshme origjinale, por edhe për të shpëtuar strukturat dhe pikturën murale nga lagështia.
Restaurimi që u vendos të ndërmerrej do të kishte pra, për qëllim çlirimin e kishës nga shtesat e bëra si dhe riformimin e elementëve arkitekturale të dëmtuar. Sigurisht si shtesa që duhen larguar ne konsideruam vetëm ato që janë bërë gjatë riparimeve të ndryshme, jo si domosdoshmëri, por si rezultat i mosnjohjes dhe mosrespektimit të vlerave të monumentit. Të tilla ishin mbushjet e çative të ambienteve këndorë të krahëve të kryqit dhe shtesat e tjera në çati, murosjet e dyerve dhe dritareve. Gjithashtu konsideruam të panevojshme nga ana funksionale të dëmshme për arkitekturën dhe pa ndonjë vlerë dokumentare, shtesën e mëvonëshme në anën veriore të narteksit. Është e kuptueshme që restaurimi do të parashihte dhe pastrimin e mbushjeve me dhera e mbeturina ndërtimi, si në pjesën veriore dhe jugore, ashtu edhe në anën lindore, e jo vetëm për të nxjerrë në dukje absidën, por dhe për t'i dhënë kishës pamjen e dikurshme. Për këtë duhesh të sistemonim jo vetëm terrenin rreth kishës, por edhe sistemin e taracave në pjesën e përparme, që ishin dëmtuar së tepërmi.
Lidhur me riformimin e elementëve të veçantë arkitektonikë, si çati, korniza, dritare, etj., do të mund të vendosnim vetëm pas punimeve të pastrimit, kur të kishim të qartë gjëndjen e tyre. Duke patur nga njëra anë të qartë arkitekturën e kishës dhe restaurimin që do të ndërmerrnin dhe nga ana tjetër nevojën e punimeve çliruese në stil të gjerë, menduam se nuk ishin të nevojshme sondazhet, por do të qe më mirë të fillonim direkt nga punimet çliruese.
Gjatë pranverës së vitit 1970 filluam punimet e restaurimit në bazë të idesë që paraqitëm më lart. Filluam me punimet e pastrimit të kishës nga dherat e anëve jugore, veriore dhe lindore. Duke qënë volumi i tyre relativisht i madh, punuam paralelisht dhe për heqjen e çatisë së vjetër me rrasa guri.
Në kupolë heqja e rrasave të gurit nxori në dukje gjurmët me llaç të një çatie piramidale me tjegulla vëndi të madhësive mesatare. Kjo çati është e njëkohëshme me shtesën që është bërë mbi kornizat e kurbëta të tamburit. Duke qënë një çati e ndërtuar për një meremetim të lehtë, pa respektuar vlerat e çatisë së vjetër, vendosëm të prishim këto gjurmë për të nxjerrë çka ruhet nga kjo e fundit. Gjurmët që u gjetën ishin të mjaftueshme për të fiksuar formën e çatisë së vjetër të përbërë nga tjegulla të vendosura sipas kornizave të kurbëta në pjesën e poshtëme dhe çati sipas kupolës në pjesën e sipërme, me një kalim të theksuar dhe jo të kurbët nga njëra pjesë tek tjetra.
Duke pastruar pjesën e poshtëme të kësaj çatije atje ku guri trapezoidal prej çmërsi mungonte, vërejtëm se tjegullat sipas kornizave shkonin edhe nën këta gurë. (fig. 15). Pra në një kohë të dytë, mundet në ndonjë meremetim, janë shtuar gurët e çmërsit duke modifikuar pak formën e çatisë. Çatia e tretë është ajo nën rrasat e gurit, ndërsa e katërta çatia me rrasa guri.
Për të vendosur se në cilën formë do të restauronim çatinë u nisëm nga nevoja e kthimit të saj në formën e vjetër të arkitekturës origjinale, por morëm parasysh edhe qënien e një ekzemplari të çatisë së parë në kishën e shën-Mëhillit, prandaj restauruam çatinë e kupolës sipas tipit të çatisë së dytë, duke ndryshuar vetëm mbulesën e tjegullave mbi kornizat e kurbëta, të cilat i vendosëm normal me faqet e tetëkëndëshit dhe jo gjatë tyre, nga që nuk ishim në gjëndje që me tjegullat që përdoren sot të rikrijojmë si duhet formën e vjetër. Çatia e re u ndërtua pa prishur asnjë gjurmë të vjetër mbi kupolën dhe tjegullat u vendosën në mënyrë të rregullt për të krijuar një çati, e cila të përkonte me rregullshmërinë e tamburit.
Në pastrimin e mbistrukturave, dhe gjatë restaurimit të kësaj çatie, vërejtëm se kupola ishte e ndërtuar me tulla të vendosura në mënyrë radiale. Gjithashtu vërejtëm, si nga brënda ashtu dhe jashtë, qenien e një brezi të drunjtë, në fillimin e kupolës, pjesa më e madhe e të cilit mungonte.
Pas restaurimit të kupolës filluam heqjen nga çatia të mbulesës dhe mbushjeve nën të. Së pari pastruam bazamentin e tamburit, që nga pjesët e sipërme të dëmtuara rezultoi e ndërtuar me kluasonazh. Po aty mundëm të shohim gjurmët e dy brezave prej druri, që shërbenin për përforcimin e tamburit në bazamentin e tij. Pas kësaj, filluam pastrimin e pjesëve të tjera duke patur kujdes të ruanim çdo gjurmë të vjetër. Nën çatinë me rrasa guri gjetëm tjegulla të një çatie, po të vonëshme, që shkarkaonte ujrat mbi muret shtesë dhe të rinj. Muret mushës mbi çatinë e ambienteve këndore që krijuam çatinë e re ishin mure me një trashësi rreth 60 cm (tab. VII, 2). Ndërtimi i këtyre mureve kishte prishur kornizat dhe në mjaft vende dhe rreshtat e sipërm të mureve të vjetra me kluasondazh. Vetë pas heqjes së mbushjes nxorrëm gjurmët me tjegulla të çatisë së vjetër dhe pjesë të kornizave me dhëmbë sharrë të krahëve të kryqit. Gati e plotë u gjet çatia në ambientin e këndit jugperëndimor. (tab. VII, 3). Fragmente të vogla të tyre u gjetën në tre ambientet e tjerë. Tjegullat e përdorura ishin tjegulla vendi të madhësisë mesatare dhe të vendosura mbi llaç. Gjurmë të çatisë së vjetër mbi krahët e kryqit u gjetën vetëm në kontaktin naos-narteks të krahut perëndimor. Këto ishin dy nivele; më poshtë çatia e naosit dhe më lart ulluqet që vinin nga narteksi.
Për të sqaruar lidhjen në kohë ndërmjet naosit dhe narteksit u ndërmuar një sondazh në vendtakimin e shtetur direkt mbi ambientet këndorë të naosit, kalota sferike që mbulonte pjesën qëndrore të narteksit hynte në krahun perëndimor të kryqit të naosit dhe dëmtonte një pjesë të frotonit. Në këtë mënyrë nga ky krah ruhej korniza horizontale, ndërsa nuk u gjetën gjurmë të kornizës së pjerrët; kështu që nuk mund të sjellim të dhëna të reja lidhur me kohën e ndërtimit të narteksit; është ndërtuar duke mos qënë të përfunduara çatitë e naosit, duke qënë të përdorura ato, apo kohë mbas ndërtimit të kishës.
Operacioni tjetër çlirues ishte heqja e mureve shtesë mbi çatitë e naosit dhe të narteksit. (tab. VII, 1). Nga pastrimi në ambientin këndor veriperëndimor të naosit nxorëm strukturën e kalotës që mbulonte këtë ambient dhe që ishte ndërtuar me tulla të vendosura në mënyrë radiale, duke pasur gurë vetëm në anën e jashtme, si pyka për të shtrënguar tullat. (tab. VII, 4).
Mbas pastrimit rezultoi se gjurmë të kornizave kishte vetëm në muret perëndimorë të krahut të kryqit të narteksit, ku në llaç gjetëm vendet e tullave me dhëmbë sharrë.
Së fundi, pastruam dritaret dhe dyert e murosura. Dritaret e kupolës ishin në përgjithësi në gjendje të mirë dhe nuk ruanin asnjë gjurmë nga skeleti i vjetër me xhama, ndërsa dritaret e naosit (tab. VI, 1) dhe narteksit (fig. 16) ishin shumë të dëmtuara. Më përpara pastruam dritaren jugore të narteksit (fig. 17), e cila nga sa kishim vërejtur ishte në gjendje më të mirë. Ajo ishte dëmtuar vetëm pak nga tullat e shpatullave në dritaren dyshe. Ruhej e plotë kolona e mesit mbi të cilën si kapital shërbente një tullë e plotë. Nën thembrat e harqeve, kalonte një tirant dërrase, mbi të cilin kishte një mbushje kryesisht me gëlqere. Në këtë mënyrë, duket se për ndriçim shërbente vetëm pjesa nën tirantin prej dërrase. Duke pasur të qartë elementët e dritares, vazhduam me pastrimin e dritareve të tjera duke larguar çdo mbushje të vonë. Të gjitha dritaret, kush më shumë e kush më pak ishin të dëmtuara në pjesën qëndorore, ku mungonte kolona e mesit dhe pjesë e harqeve të shpatullave. Tranti prej dërrase ruhej vetëm në dritaren veriore të naosit, (tab. VIII, 2). Ndërsa në të tjerat ne vërejtëm ose gjurmë në llaç, ose pjesë të vogla të tij në mure.
Megjithëse e dëmtuar, dritarja veriore e naosit na jep të dhëna për tu bindur si për mënyrën e njëjtë të ndërtimit në dritaret e naosit dhe të narteksit, ashtu dhe për të sqaruar aspekte që sdalin të arta në dritaren e narteksit. Në të mbushja me llaç me shumë gëlqere që ruhet mbi tranitin është e pikturuar në anën e brendëshme, pra është e njëkohshme me ndërtimin e vetë dritares, pra, si dhe tek shën-Mari Vllaherna, ekzistonte një prag i bërë pas vendosjes së kolonës. Nga një vrojtim i lehtë rezultoi se brezi i dritares është në një nivel me tirantët në qemeret e brënshme, pra është pejsë e një sistemi brezash që përshkon kishën si në muret e jashtme ashtu dhe në interier.
Në anën e brendëshme të kësaj dritareje kishte dy nivele të përfundimit të afersut deri në nivelin e sipërm të brezit të drurit, tjetri gati 10 cm më lart është vazhdimi i një brezi të pikturuar kufizues që përshkonte gati tërë kishën. Duket se kjo mbushje e dritares është bërë gjatë pikturimit të kishës, kur u pa se dirtarja ishte në nivel më të ulët (sigurisht nëse i përkasin të dyja të njëjtës kohë pikturimi).
Pastrimi nga dherat e anëve jugore dhe veriore, nxorri të plotë muret anësore, si dhe nivelet e dikurshme të terrenit të sistemuar me mure mbajtës, pjesë të të cilëve u gjetën në anën veriore.
Së fundi pnstruam pjesën prapa absidës, të përfshirë midis dy kundërforcave dhe një muri tërthor rreth 3 m. larg kishës, i lartë sa dhe kundërforcat. Një mur i dytë mbajtës afër absides vazhdon tërthor kundërforcave në nivelin e dritares së abisidës. Ndërsa në anën e brëndshrne dritarja ishte e zënë, në anën e jashtme ajo ruhej e tëra brënda një korniza tullash në dy rradhë të shkallëzuara. Dritarja vetë ishte me tre vrima në një skelet kryesisht gëlqeror (fig. 21). Dy vrimat e poshtme janë drejtkëndëshe, e sipërmja rrethore. Në to ruhen fragmente të vogla të xhamave. Në sipërfaqen e jashtme të skeletit, megjithë dëmtimin e shkaktuar nga koha dhe kontakti i vazhdueshëm me dherat, dalluam gjurmë të një dekori floreal, që është e vështirë të riformohet.
Absida ruhet e plotë; në pjesën e sipërme ajo përfundon me një brez prej katër rreshta tullash (tab. VIII, 4). Nga këto i poshtëmi është përfundues i kluasonazhit të mureve të absidës, ndërsa i sipërmi është nën rradhën me dhëmbësharrë të kornizës, e cila ruhet pjesërisht. Dy rradhët e mesit krijojnë së bashku me copat e tullave një dekor interesant. Dy fuga vertikale ndajnë krahun lindor të kryqit nga muret anash tij të ambienteve këndorë. Këto fuga janë rezultat i përfundimit përpara të krahut lindor dhe pastaj të pjesëve të sipërme të ambienteve këndorë. Një gjë e tillë është bërë për lehtësim të ndërtimit.
Në përfundimin e pastrimeve mbeti detyra e dytë dhe më delikate e restaurimit: kompletimi e riformimi i elementëve të veçantë arkitektonikë të kishës. Si parim të përgjithshëm ne patëm ruajtjen e gjithçkaje të vjetër dhe përdorimin për pjesët e reja të materialeve të njëjtë me të vjetrit që mund të na siguronin reversibilitetin e restaurimit të ndërmarrë prej nesh.
Pas plotësimit të çatisë të bazamentit të tambu-rit kaluam në plotësimin e pjesëve që mungonin në muret anësorë dhe krahët e kryqit për të formuar nvelet e kornizave, që ekzistonin në përgjithësi, sepse ruhej lidhja e tyre me muret e krahëve të kryqit. Po kështu ruheshin dhe kornizat e tjera horizontale të naosit, ndërsa më narteks kishim vetëm ato të anës lindore. Në anën perëndimore gjendeshin vetëm gjurmët e kornizës në pjesën e sipërme. Nga kornizat e poshtëme, në faqen perëndimore të narteksit, nuk kishim asnjë gjurmë; por për qënien e tyre u bindëm nga që për një lartësi 30 cm muri ishte i çrregullt d.m.th. i fshehur prapa kornizës dhe tjegullave mbi të.
Mungesa e kornizave të frontoneve sigurisht që vështirësonte krijimin e një tablloje të plotë mbi format e kishës. Forma e rrafshët e çative në krahët e kryqit, që dukej pas pastrimit, na bindi përfundimisht për formën e drejtë të frontoneve. Mbështetje për këtë ishin gjithashtu dy gjurmë sado të vogla në narteks.
Në frontonin jugor, në pjesën e sipërme të harqeve me tulla, ruhet një fragment me llaç e copa tjegullash që mbaron me vija të drejta (tab. VIII, 3) dhe që, për mendimin tonë, flet qartë se së paku në pjesën e sipërme frontoni ishte jo i kurbët, por mbaronte me majë. Në frontonin perëndimor, po të narteksit, ruhen në llaç gjurmët e tullave dhëmbë sharrë të kornizës. (tab. Vlll, 1). Megjithëse të pakta, këto gjurmë tregojnë se korniza edhe këtu ishte e drejtë dhe jo e harkuar. Duke parë nivelet e fillimit të kornizave të frontoneve të naosit dhe përfundimin e tyre vërejtëm se kornizat nuk mund të ishin krejt të drejta, sepse kulmi i tyre do të dilte mbi nivelin e dritareve të tamburit. Duket pra, që kornizat të kenë patur një kurbaturë të vogël, siç kemi vërejtur dhe tek shën-Mëri Vllaherna. Kornizat menduam t’i rikompozojmë sipas formes së vjetër, jo vetëm sepse kemi të bëjmë me një ndër monumentet më interesantë dhe të ruajtur më mirë të arkitekturës bizantine, por edne sepse në këtë mënyrë do të krijohej një vazhdimësi me pjesët e ruajtura të kornizave të vjetra. Nga ana tjetër rikrijimi në cilëndo formë i kornizave, është një domosdoshmëri për ndërtesën dhe nje kërkesë estetike, përderisa kornizat kufizonin muret e jashtme të saj.
Restaurimin e filluam me plotësimin e kornizave të drejta, mbas të cilave ndërtuam kornizat e frontoneve. Përfundimi i kornizave na dha mundësi të ndërtojmë çatinë duke ruajtur format e vjetra tradicionale, çati dyujse në krahët e kryqit në narteks dhe në naos, çati njëujse në ambientet këndorë dhe çati sferike në kalotën e mesit të narteksit. Si edhe në ndërtimin e kornizave, lidhësi që 'përdorëm ishte llaçi i gëlqeres që siguronte reversibilitetin e punimeve restauruese. Gjithashtu nuk hoqëm asnjë gjurmë të vjetër në llaç, si të tullave dhe të tjegullave, për ti dhënë dhe më vonë studjuesit mundësinë për një studim të monumentit në atë gjëndje që e patëm dhe ne.
Në restaurimin e pjesëve të sipërme të monumentit na mbetej të bënim plotësimin e dritareve. Siç vërejtëm dhe më lart, me përjashtim të dritares jugore të narteksit, që ruhet në gjëndje të mirë, të gjitha të tjerat ishin të dëmtuara. Qenia normale e ndërtesës kërkonte pa tjetër rregullimin e dritareve. Një gjë të tillë kërkonte dhe rikrijimi i tërësisë arkitektonike dhe në planin formal. Zgjodhëm riformimin e dritareve sipas asaj që ruhej duke mbajtur çdo gjurmë të vjetër, sepse në rast të kundërt kisha do të humbte mjaft në anën estetike. Së fundi, pajisëm të gjitha dritaret, (fig. 18), sipas modelit që gjetëm në kishën e shën-Mëhillit.
Punimi i fundit restaurues ishte trajtimi i fasadës. Gjëndja e mureve në këtë kishë ishte në përgjithësi e mirë, gjithashtu e tillë ishte dhe gjëndja e fugave të llaçit, të cilat nuk ishin grryer në thellësi. Të dëmtuara ishin vetëm pjesët e frontoneve të krahëve të kryqit, të cilat ishin me llaç të hedhur keq, ku kishte dhe tulla të thyera. Pastrimi i tyre ishte i domosdoshëm për arësye estetike, ndërsa zëvëndësimi i tullave që mungonin qe i nevojshëm për arësye konstruktive. Sigurisht ne nuk zumë asnjë nga vrimat e lëna nga skelat gjatë ndërtimit si në tambur dhe në muret anësorë. Gjithashtu, si në tambur ashtu dhe në frontonet, ishte e nevojshme të kryenim pastrimin mekanik në një shkallë të vogël të tullave, që pas largimit të llaçit, me dukurinë e tyre ulnin efektin e së tërës. Ruajtja e ngjyrave në tërësi dhe sidomos në pjesët e poshtëme të kishës, ndihmoi për ruajtjen e pamjes së vjetër të kishës në një masë të konsiderueshme.
Sistemimi i ambientit, duke ndërtuar mure mbajtës, si anash kishës, ashtu dhe përpara saj, ishte punimi i fundit që ndërmorëm.
Po të dëshironim të gjykonim restaurimin e mësipërm, do të duhej ta vështronim në tre aspekte. Së pari, në drejtim të ruajtjes së vlerave shkencore të monumentit; së dyti, në drejtim të vlerësimit estetik të monumentit dhe, së fundi, në drejtim të kontributit që restaurimi pruri për studimin arkitektonik të monumentit. Duke mos hequr asnjë gjurmë të vjetër dhe duke respektuar tek ai tërësisht dokumentin historik, nuk pakësuam vlerën shkencore të monumentit. Me restaurimin monumenti fitoi së tepërmi në drejtim të vlerësimit estetik. Nga një kishë nën një shtresë llaçi dhe muresh të reja, nga një volumetri kubike e aspak interesante, kemi një monument që ka në dukje tërë vlerat
Punimi i fundit restaurues ishte trajtimi i fasadës. Gjëndja e mureve në këtë kishë ishte në përgjithësi e mirë, gjithashtu e tillë ishte dhe gjëndja e fugave të llaçit, të cilat nuk ishin grryer në thellësi. Të dëmtuara ishin vetëm pjesët e frontoneve të krahëve të kryqit, të cilat ishin me llaç të hedhur keq, ku kishte dhe tulla të thyera. Pastrimi i tyre ishte i domosdoshëm për arësye estetike, ndërsa zëvëndësimi i tullave që mungonin qe i nevojshëm për arësye konstruktive. Sigurisht ne nuk zumë asnjë nga vrimat e lëna nga skelat gjatë ndërtimit si në tambur dhe në muret anësorë. Gjithashtu, si në tambur ashtu dhe në frontonet, ishte e nevojshme të kryenim pastrimin mekanik në një shkallë të vogël të tullave, që pas largimit të llaçit, me dukurinë e tyre ulnin efektin e së tërës. Ruajtja e ngjyrave në tërësi dhe sidomos në pjesët e poshtëme të kishës, ndihmoi për ruajtjen e pamjes së vjetër të kishës në një masë të konsiderueshme.
Sistemimi i ambientit, duke ndërtuar mure mbajtës, si anash kishës, ashtu dhe përpara saj, ishte punimi i fundit që ndërmorëm.
Po të dëshironim të gjykonim restaurimin e mësipërm, do të duhej ta vështronim në tre aspekte. Së pari, në drejtim të ruajtjes së vlerave shkencore të monumentit; së dyti, në drejtim të vlerësimit estetik të monumentit dhe, së fundi, në drejtim të kontributit që restaurimi pruri për studimin arkitektonik të monumentit. Duke mos hequr asnjë gjurmë të vjetër dhe duke respektuar tek ai tërësisht dokumentin historik, nuk pakësuam vlerën shkencore të monumentit. Me restaurimin monumenti fitoi së tepërmi në drejtim të vlerësimit estetik. Nga një kishë nën një shtresë llaçi dhe muresh të reja, nga një volumetri kubike e aspak interesante, kemi një monument që ka në dukje tërë vlerat estetike të tij. (fig. 19). Restaurimi me punimet çliruese dhe ndërhyrjet e tij në thellësi na dha mundësi jo vetëm të studjojmë më mirë këtë monument, por dhe të mbledhim të dhëna për teknikën e ndërtimit të kësaj periudhe. Pas restaurimit kisha përbën ndërtimin ku mund të marrim më tepër se kudo në vëndin tonë kontakt me arkitekturën bizantine, gjë që para restaurimit ishte e pamundur.
Kisha e shën-Triadhës përbën në vetvehte një monument të arritur me tërë tiparet e arkitekturës bizantine. Në interier këto tipare i kemi të qarta. Në të mbizoteron jo vetëm aksi vertikal, por dhe një dilatacion i hapësirës së brëndeshme nga qëndra në anët, drejt volumeve anash kolonave, krahëve të kryqit dhe që lidhet me hapësirën e jashtme nëpërmjet dritareve. Prezenca e sipërfaqeve të kurbëta, afresku që nivelon gjithë sipërfaqet dhe ndriçimi nga të gjitha anët, ndihmon së tepërmi për këtë efekt. Me përfundimin e punimeve të restaurimit të fragmenteve të afreskeve, do të jetë e mundur që në një shkallë më të madhe të marrim pjesë në një perceptim të tillë. Po aq interesante është dhe pamja e jashtme e kishës, qoftë e konsideruar me naosin veças, ose dhe në gjëndjen e sotme së bashku me narteksin. Silueta e hedhur e naosit me tamburin me kupolë nënvizohet së tepërmi dhe nga forma piramidale e kishës, e krijuar nga copëzimi i çatisë prej krahëve të kryqit. Të njëjti parim i është nënshtruar dhe narteksi, që në pjesën e sipërme të tij krijon një kryq, edhe pse krahët perëndimorë dhe lindorë janë fare pak të theksuar. Nga ana tjetër, narteksi është me kuotë më të ulët se naosi, duke e lënë atë të lozë rolin kryesor. Në krijimin e efektit piktoresk vëndin kryesor e zë dekoracioni keramoplastik me tulla. Megjithëse, ndoshta për arësye ekonomike, kluasonazhi nuk është përdorur në pjesën e poshtëme, ndërtuesit kanë përdorur aty fragmente tullash dhe tjegullash, për të gjallëruar sado pak këto mure, duke i dhënë rëndësi më të madhe shpatullave të dyerve dhe nikeve. Në pjesën e sipërme përdorimi i tullave mbizotëron, sidomos në frontonet dhe kornizat. Në frontonet tullat janë përdorur në pjesën më të madhe me vizatime të ndryshme, duke krijuar me kontrastin kuqgri një notë të ngrohët koloristike. Interesante është gjithashtu vendosja në terrenin e pjerrët, i cili në pjesën e sipërme lidhet me kishën nëpërmjet sistemit të kundërforcave. Lëvizja e volumeve theksohet nga çatitë, sidomos kur e shohim kishën nga sipër. Ndërsa dy fasadat janë të njëllojta, fasada perëndimore që i takon narteksit, është trajtuar në mënyrë simetrike duke patur më të theksuar niken e frontonit, e cila përfundonte sipër në disa rradhë tullash të vendosura sipas harkut.
KISHA E SHEN-MËHILLIT
Kisha e Shën-Mëhillit ndodhet në shkëmbin e thepisur, në anën jugore, nën muret e kalasë. (fig. 20). Në të shkohet nëpërmjet një monopati që zë fill në shtëpitë e fundit të lagjës Mangaiem e pastaj dredhon nëpër shkëmb. Kisha është rrethuar me një mur, në pjesën më të madhe të ulët, që ka funksionin e parapetit dhe të murit mbajtës, për të formuar sheshin e vogël rreth kishës. Megjithëse sot gjurmët janë të pakta, është për tu pranuar ideja se dhe kjo pjesë e kodrës së kalasë do të ketë qënë rrethuar me mure. Në këtë mënyrë mund të spjegohet dhe qenia e kësaj kishe në këtë anë.
Në anën veriore kisha është ngjitur krejtësisht me shkëmbin. Pak më tutje (fig. 21), është krijuar në shkëmb një paraklis, që ruan dhe sot gjurmë të pikturës murale. Ndërsa nga perëndimi dhe lindja ka sadopak vënd qëndrimi dhe kalimi, në anën jugore, ku shkëmbi bie thikë, kemi vetëm një rrugicë mjaft të ngushtë. Në këtë anë, në fillim të viteve 50 të këtij shekulli, është ndërtuar një këmbanore.
Është e kuptueshme, që për vetë vëndin ku është ndërtuar, kisha është një kapelë. Ajo është e tipit kryq i brëndashkruar pa mbështetje të lira, mekupolë mbi tambur dhe me narteks në anën perëndimore. (fig. 22). Gjatë shekullit tonë është shtuar pranë narteksit një hajat, që shërbente si ambient ndihmës, nëpër të cilin kalohej për në oborrin në anën perëndimore. Në anën lindore, ngjitur kishës, ishte ndërtuar një mur guri, i cili së bashku me një mur mbajtës të ulët, formonte një teracim më të lartë se sa oborri.
Në kishë hyet direkt në naos nëpërmjet derës së anës jugore, ashtu dhe nga ana perëndimore, nëpërmjet narteksit. Narteksi është i shtruar me pllaka guri dhe i mbuluar me qemer cilindrik me formuese veri-jugë. (tab. IX). Me një këmbëshkallë kalohet në naosin me përmasa të vogla që ka në plan formën e kryqit, duke patur ndërmjet krahëve të tij pilastrat në qoshe. Për vetë vëndin ku është vendosur kisha, krahët e kryqit janë jo të barabartë. Krahët veriorë dhe jugorë janë fare të shkurtër, ndërsa ata perëndimorë dhe lindorë më të mëdhenj. Krahu lindor është pak më i madh për të formuar ambientin e altarit, që deri vonë ndahej nga naosi me një ikonostas druri. Një dritare dyshe pjesërisht e murosur gjendet në absidë. Një kamare në vëndtakimin e mureve veriorë dhe lindorë shërben si prothesis. Mbi pilastrat, në të katër qoshet ngrihen në një lartësi relativisht të madhe qemeret, që mbulojnë krahët e kryqit, të cilët shërbejnë si harqe mbajtës për tamburin e kupolës. Konfiguracioni i qemereve nuk është gjysëm rrethor, por hark i mprehët në formë të dukëshme. Tamburi i lartë dhe i rregullt ka tre dritare: në anën jugore, lindore e perëndimore. Nga to vetëm dritarja jugore është e hapur dhe ruan akoma nga dritarja e dikurshme me skeletin gëlqeror, xhamat, e të cilit mungojnë. (tab. X, 1).
Muratura në anën e jashtme është me kluasonazh me dy tulla vertikale. Si në anën jugore ashtu dhe në atë perëndimore, menjëherë mbi tokë, kemi disa rreshta të çrregullt me gurë e rradhë tullash, pastaj një brez rrafshues me tulla dhe mbi të fillon kluasonazhi. Kur guri është në lartësi më të vogel se tullat vertikale, shikojmë të vihet horizontalisht mbi të një tullë apo fragment tulle ose tjegulle.
Ndarja naos-narteks duket qartë dhe në anën e jashtme me pjesën që i takon naosit, në nivel më të lartë dhe me kupolën mbi të. Në anën perëndirnore narteksi përfundon me çati me rrjedhje uji nga perëndimi, ndërsa naosi me fronton. Në pjesën e narteksit kemi një dritare të mbuluar me hark rrethor prej dy rradhë tullash radiale të shkallëzuara e një rradhë tullash sipas perimetrit, që janë edhe në tërë lartësinë e shpatullave të dritares. Vendosja e tullave më brënda murit bëhet për të nënvizuar më tepër dekorin e dritares. Në pjesën qëndrore të naosit kemi një derë të mbuluar me arkitra guri monolit, mbi të cilën është një nike e mbuluar me hark dhe me një rresht tullash radiale të rrethuara nga një shirit tullash. Shpatullat e derës janë të formuara nga ndërprerja e kluasonazhit, duke patur nga dy tulla horizontale ndërmjet gurëve.
Në pjesën e naosit që ngrihet më lart dhe përfundon me fronton, kemi një nike me një dritare në mes. (fig. 23). Si dritarja ashtu dhe nikja rrethohen me dy rradhë tullash, njëra radiale dhe tjetra për së gjati. Gjithë sipërfaqja e brëndshme e nikes është dekoruar në mënyrë simetrike ndaj dritares me rradhë lullash, që shkojnë zigzag, njëra horizontalisht, tjetra vertikalisht, duke mbushur niken, që dominon gjithë këtë pjesë të murit jugor.
Absida paraqet një veçanti. Duke qënë kisha në anën veriore e takuar me shkëmbin edhe absida vazhdon e takohet me të. Në këtë mënyrë, edhe pse ka formën e një abside trefaqëshe, ajo nuk është e tillë, sepse i mungon faqja veriore. Faqja e gjatë e absidës është pak e shmangur nga drejtimi veri-jugë. Muret e vona që i janë ngritur kishës në këtë anë si dhe suvatimet nuk lejonin të shihnim qartë format e dritares dyshe, ashtu siç i dalluam në interier.
Volumi i naosit, që del më lart ndaj narteksit, përfundon në të tri anët me frontone. Nga kontaktet me shkëmbin, si frontoni perëndimor, ashtu dho ai lindor, janë transformuar, kur është bërë çatia e vonë me rrasa guri. Ato janë mbushur në pjesët pranë shkëmbit me mure të reja. Megjithkëtë diferenca e teknikave të ndërtimit bën të dallohen qartë pjesët e vjetra nga të rejat. Në anën perëndimore (tab. XI, 1) ruhet dhe një pjesë e kornizave të dikurshme. Kemi dy rradhë të drejta dhe disa tulla të thyera nga rradha e vendosur si zakonisht në formë dhëmbë sharre. Pjesë të kornizës së vjetër ruhen dhe në kulmin e frontonit jugor.
Nga frontoni lindor (tab. XI,2) nuk ruhet asnjë fragment kornize. Vëndtakimet e frontoneve në qoshet jugperëndimore dhe juglindore janë të riparuara, kështu që nuk mund të dallonim në se këtu kemi pjesë më të ulta, për të formuar dhe në anën e jashtme formën e kryqit në çati, siç e hasim në Ristozin e Mborjes.
Në frontonin perëndimor ndodhej një dritare gjysëm e prishur dhe e zënë me mur, në forma të dallueshme qartë. Dritarja ishte mbuluar me hark rrethor, me dy rradhë të shkallëzuara tullash radiale dhe një rradhë tullash për së gjati. Vërejtëm se porta perëndimore e narteksit është e riparuar, Kjo duket nga ndryshimi i teknikës së përdorur në murin mbi mbulesën me hark, nga teknika me kluasonazh e pjesës tjetër, që na shtyn të mendojmë, se mbulesa e portës duhet të ketë qënë me arkitra të rrafshët, ashtu si porta jugore e naosit.
Mbi çatitë e frontoneve ngrihet bazamenti drejt-këndësh i tamburit, nga i cili dalloheshin dy elementat e anës jugore. Ai më nga perëndimi ruhej në gjëndje të mirë, thuajse pa ndonjë riparim, ndërsa ai nga lindja ishte i riparuar me mur guri, në pjesën e sipërme,
Tamburi i kupolës është një dëshmi e mjeshtërisë së ndërtuesve të kësaj kishe, të cilët kanë punuar me nivel të lartë vetëm faqet e dukëshme të tamburit. ndërsa faqet e tjera nga ana e shkëmbit i kanë punuar me kluasonazh jo shumë të rregullt. Pjesa e dukëshme përbëhet nga pesë faqe të rregullta të një tetkëndëshi. Ndërmjet tyre ka koloneta prej tullash të gdhëndura, mbi të cilat kalon një kornizë e harkuar me tulla në formë dhëmbë sharre brënda dy harqesh me tulla të vëna për së gjati, njëri prej të cilëve, vazhdon dhe anash kolonetave. Fusha ndërmjet kolonetave është punuar e gjitha me tulla, duke patur dy nike njëra brënda tjetrës të mbuluara me tullat radiale. Më e madhja ndër niket zë gjithë faqen, ndërsa më e vogla arrin deri në një pjesë të lartësisë. Kjo e fundit është në mënyrë alternative dritare ose nishe.
Pjesa jo e rregullt e tamburit ka gjithsej katër faqe të madhësive të ndryshme, kështu që tamburi na rezulton me nëntë faqe. Në këto faqe kluasonazhi i tyre është vënde-vënde me nga dy rradhë tullash horizontale. Vetëm pjesa e sipërme mbi koloneta është e tëra me tulla. Çatia e re me rrasa prej guri fillon mbi një kornizë prej një rreshti gurësh të hollë, të nxjerrë pak menjëherë mbi kulmin e harqeve, që dalin nga kolonetat. Muratura ndërmjet këtyre harqeve dhe kornizës dallon menjëherë se është e mëvonëshme (tab. XII,3). Ajo është ndërtuar me gurë e copa tullash e tjegullash, mjaft prej të cilave janë të tipit solen. Kjo na shlyn të mendojmë se çatia e vjetër ndiqte harqet me tulla mbi kolonetat, së paku në pjesën më në dukje të tamburit.
Nga shqyrtimi i monumentit vërejtëm se, megjithë riparimet që i janë bërë, kryesisht në mbulesën e çatisë, format e tij fillestare janë të ruajtura tërësisht. Gjithashtu nga ana e qëndrueshmërisë, vërejtëm se megjithë shekujt që kanë kaluar, nuk kemi as më të voglin dëmtim në strukturat e kishës dhe kjo spjegohet me ndërtimin e saj mbi shkëmb. Duke qënë se kisha u ishte ekspozuar së tepërmi agjentëve atmosferikë, fugaturat ishin mjaft të gërryera sidomos në murin jugor, deri 10-15 cm. thellësi. Për t'iu shmangur influencës së një dëmtimi të tillë në qëndrueshmërinë e mureve, janë mbushur fugat me llaç, në mënyrë jo të rregullt, duke mbuluar dhe tullat. Gjatë kohëve të fundit fugat janë bërë dhe me çimento, duke i lyer me të kuqe bashkë me tullat e gurët, gjë që ka dëmtuar kontrastin tullë-fugë llaçi, element ky esencial në formulimin e jashtëm të kishave bizantine.
Transformimet që ka pësuar kisha në kohë, sidomos në pamjen e jashtme, si dhe nevoja për një revizionim të mbulesave të çatisë, e bënë të domosdoshme një restaurim të kishës së shën-Mëhillit, qëllimi kryesor i të cilit do të ishte vlerësimi arkitekronik i monumentit. Për t’ia arritur këtij qëllimi restaurimi kishte disa aspekte. I pari, ishte aspekti çlirues, që do të konsistonte në heqjen e hajatit mjaft të vonë në anën perëndimore, pa ndonjë vlerë dhe në gjëndje të keqe, në çlirimin e pjesës pranë absidës nga muret dhe dherat, në hapjen e dritareve të zëna dhe së fundi në heqjen e mbulesës së re me rrasa guri dhe mbushjeve të saj. Aspekti i dytë ai plotësues qëndronte në plotësimin e pjesëve të humbura të dritareve dhe kornizave, dhe në ndonjë vënd të pjesëve të sipërme të mureve dhe ribërjen e çatisë me tjegulla. Një gjë e tillë ishte e domosdoshme të bëhej për qenien e rregullt të ndërtesës. Duke u nisur nga ruajtja në një shkallë sa më të madhe të elementëve të vjetër, menduam të bëjmë plotësimin në bazë të teknikës së vjetër, duke ruajtur tërësisht gjurmët e vjetra për të mos dëmtuar vlerën dokumentare të monumentit.
Filluam paralelisht me të gjitha punimet e pastrimit, për të patur që në fillim të qarta gjithë detyrat e restaurimit. Krahas largimit të hajatit perëndimor hoqëm mbulesën e çatisë dhe mbushjet nën të, si dhe muret dhe dherat në anën lindore. Duke prishur murin e ri, ngjitur murit lindor, nxorrëm në dukje dritaren dyshe të absidës që ruante pjesërisht një suvatim të vonë me harasan. Mbas këtij pastrimi doli në dukje dritarja dyshe, që siç vërehet dhe në dritaret e tjera, është e rrethuar nga rradhë tullash radiale e për së gjati. Struktura e dritares është më brënda; ajo përbëhet nga një kolonë tetkëndëshe mbi të cilën qëndron një kapitel i gurtë në formë trung piramide të përmbysur. Mbi kapitel mbështeten dy harqe me tulla radiale fusha mbi të cilat dokoronet prej tjegullash, të vendosura në harqe koncentrikë (tab. X, 4). Pastrimin e bëmë deri në tabanin e oborrit në një largësi rreth 3 m, nga muri lindor. Gjatë gërmimit vumë re se kjo pjesë ishte përdorur për varrim. Nga pastrimi i dherave rezultoi se absida në pjesën e poshtëme vinte me dy shkallë të nxjerra pak nga muri lindor i saj. Heqja e mureve shtesë nxori në dritë fugaturën e vjetër të muraturës të bërë me një llaç në ngjyrë si në okër dhe të lëmuar për të formuar një kornizë rreth gurëve.
Pastrimin e çatisë e filluam nga heqja e rrasave të gurit mbi kupol. Vazhduam me largimin e mbushjes së re të përbërë nga gurë të vegjël, copa tullash e tjegullash të lidhura me llaç të dobët me ngjyrë të verdhë dhe me mbushës të ashpër të marrë nga shkëmbinjt pranë. Kjo na lejoi një pastrim të shpejtë dhe pa rrezikuar heqjen e pjesëve të vjetra. Me pastrimin gjetëm fragmente të mbulesës së çatisë së vjetër. Çatia e vjetër ndiqte harqet mbi kolonata duke formuar ndërmjet tyre ulluqe (tab. X,l). Mbulesa e çatisë së kupolës në pjesën e jashtme ishte e ndërtuar mbi një mbushje me llaç e copa tullash të vendosura për të krijuar nivelin e duhur, ndërsa në pjesën e sipërme, ishte vendosur direkt mbi kupolën të ndërtuar me tulla radiale. Mbi kornizën e harkuar tjegullat vendoseshin simbas harkut në dy ose tri rradhë duke derdhur ujrat në ulluqet. Për këtë dëshmojnë gjurmët me llaç të tyre e në ndonjë vënd edhe fragmente tjegullash (fig. 28). Pjesa tjetër e çatisë ishte me tjegulla të vendosura njëlloj si ulluqet. Një veçanti që duhet përmendur është se tjegullat solene, mesatare nga përmasat, ishin të kurbëzuaro për të krijuar formën e çatisë sipas kupolës.
E tillë ishte vetëm çatia e dukëshme, ndërsa ajo në anën e prapme ishte një çati-kupolë e zakonshme, që përfundonte me kornizë horizontale. Takimi i dy si-përfaqeve bëhej në pjesën më të lartë të kornizës së kurbët, në faqet verilindore dhe perëndimore. Korniza e kurbët kalon në gjithë faqen verilindore të tamburit, edhe pse nuk përfundon në kolonetë. Për këtë na bindën gjurmët e komizës mbi trupin e tamburit (fig. 25). Në anën perëndimore takimi i dy kornizave bëhet në faqen perëndimore të tamburit, duke qënë kjo faqe ndërmjet dy kolonetave (tab. X, 2). Gjurmë të kornizave të rrafshta me dhëmbë sharre gjetëm pas pastrimit në llaçin e muraturës së tamburit. Pos pas-trimit të mbulesës së kupolës dhe çveshjes së dritareve nga murosjet dhe riparimet kaluam në pastrimin e bazamentit të tamburit, duke hequr në fillim rrasat e gurit dhe pastaj mbushjen me llaç nën të. Pjesa nga veriu ishte zgjidhur me zgjatjen e bazamentit deri në shkëmb, duke krijuar një kulm veri-jugë në pjesën më të lartë. Bazamenti jugperëndimor ruhej gati tërësisht, duke patur dhe një pjesë të konsiderueshm të mbushjes së vjetër me llaç nën tjegullat. Bazamenti juglindor ishte i dëmtuar dhe i riparuar keq më vonë. Ai ruante vetëm një pjesë të vogël të mbushj me llaç nën tjegulla. Në të patëm mundësi të shohim në nivelin e fillimit të tamburit llaç, gjurmët e breza të drunjtë që lidheshin me kllapa njëri me tjetrin, prishin në nivele të ndryshme. Breza druri kishte në nivelin e fillimit të kupolës.
Gjatë pastrimit të çative të naosit, narteksit e absidës, i vumë rëndësi nxjerrjes në dukje të çdo gj me tjegullash të çatisë ose tullash të kornizave, të larguar vetëm llaçin e vonë. Tablloja e gjëndjes ruhej ishte po ajo; gati kudo në pjesën më të madhe ishte hequr mbushja me llaç nën tjegulla dhe ruheshin pjesë kornizash ose gjurmët në llaç të tyre. Le të shohim këtë pjesë në veçanti.
Në kulmin e kornizës së frontonit jugor ruhen, si tulla të thyera nga rreshti me dhëmbësharre, ashtu dhe tulla të plota (fig. 26). Në pjesët e tjera të kornizës kemi vetëm nivelimin e murit për të filluar kornizën. Dy qoshet lindore dhe perendimore (tob. VI. 3) të frontonit ishin të riparuara, pastrimi i tyre na tregoi se në qoshet nuk ka patur pjesë çatie në nivel më të ulët. Muret takoheshin në qoshe, ku ishte dhe vëndtakimi i frontoneve dhe çative të tyre me ulluk.
Në anën perëndimore ruhej e gjithë korniza e flegrës veriore, e përbërë prej dy rreshtash horizontalë nën tullat me dhëmbësharre (tab. VI. 4). Pranë shkëmbit korniza përfundonte vertikalisht, duke formuar një ulluk për kullimin e ujrave të çatisë dhe atyre që rrjedhin nga shkëmbi. Kishim gjithashtu kalimin me tullë të kornizës nga jugu dhe rrafshimin e pjerrët të murit.
Në narteks ruhen tulla dhëmbësharre të thyera në kornizën horizontale nga perëndimi (tab. XIL 2), dhe gjurmë të tyre në kornizën e pjesët nga jugu (tab. XII. 5). Në këtë mënyrë kemi të përcaktuar konfiguracionin dhe nivelin e çatisë së narteksit. Në absidë ruheshin pjesë të thyera të tullave dhëmbësharre të kornizës (tab. XII. 4), që përcaktonin edhe formën e saj. Në frontonin lindor gjurmët mungonin.
Këtu ruhej vetëm qoshja nga veriu me 3 tulla horizontale mbi njëra tjetrën për të formuar ullukun.
Nga detyrat e restaurimit çlirues mbetej heqja e harkut të ri dhe pjesës mbi të, në riparimin e bërë në portën perëndimore të narteksit (tab. X, 3). Si rezultat i pastrimit u pa qartë se dhe qemeri në pjesën e brëndëshme të murit ishte i vonë d.m.th. se porta ka qënë dikur me arkitra guri, ashtu si portat e tjera.
Mbetej, pra, restaurimi plotësues, për fillimin e të cilit duhej të vendosnim mënyrën se si do të kryenim plotësimet duke filluar nga muret, kornizat, dritaret dhe ndërtimi i çatisë. Plotësimin e mureve pranuam ta bëjmë vetëm kur ishte i domosdoshëm, ku riparimi ishte bërë pa marrë aspak vlerën e kluasonazhit në pamjen e godinës dhe domosdoshmërinë e vazhdueshmërisë së tij. Të tilla vënde kishin, në bozamentin juglindor të tamburit, qoshet e frontonit jugor dhe qoshja e takimit të dy faqeve të absidës. Ndërtimi i murit të ri, që ishte në sipërfaqe të vogël, nuk mund të bëhej veçse me kluasonazh.
Për të ngritur muret në nivelin e tyre të dikurshëm, mbetej të plotësonim kornizat. Duke qënë se ruheshin kornizat e tamburit, menduam të përdorim të njëjtën kornizë edhe në muret e tjerë. Për një zgjidhje të tillë na bindi dhe fakti që korniza është një element esencial në formulimin arkitektonik të kësaj kishe, në përkufizimin e faqeve që takohen në vija me linjë piktoreske. Gjatë plotësimit të kornizave nuk lëvizëm asnjë nga tullat e vjetra as pastruam gjurmët në llaç të kornizave, që të mos humbnim vlerën e tyre dokumentare.
Gjatë punimeve të restaurimit u përdor vetëm llaçi i gëlqeres, në mënyrë që punimet tona të jenë reversibile. Pas plotësimit të kornizave në tërë muret dhe kupolë, filluam ndërtimin e çatisë me tjegulla vëndi. Krijimin e tabanit për mbulesën e bëmë me mbushje dhe vetëm mbi të vumë llaçin për tjegullat. Në kupolë nuk hoqëm asnjë nga tjegullat e vjetra apo gjurmën e tyre në llaç. Çatitë e rrafshta të narteksit dhe të naosit ishin të lehta të ndërtoheshin duke përdorur tjegullat e vëndit, ndërsa në kupolë problemi qëndronte ndryshe. Ishte e vështirë të modelonim me tjegulla të drejta pjesën mbi koloneta, që do të rezultonte shumë e thyer dhe duke qënë të kurbëta tjegullat e reja do të duheshin mbushje ndërmjet tyre e kornizës. Prandaj pranuam një zgjidhje tjetër, që në vija të përgjithëshme riprodhonte sipërfaqen e dikurshme të çatisë. Përdorëm ulluqe që shkonin në tërë sipërfaqen e kupolës, sigurisht duke i eliminuar dora-dorës që i afroheshin kulmit të kupolës.
Plotësimin e dritareve, të cilat ishin të dëmtuara kryesisht në shpatullat, e kryem duke i ndërtuar ato me teknikën e parë; në këtë mënyrë vepruam dhe në dritaren dyshe të absidës dhe në dritaren perëndimrore të naosit. Përsa i përket skeletit që mban xhamat, e ndërtuam sipas modelit të vjetër, duke prodhuar nga dy copa për çdo dritare, që të mund të vinim xhamin në mes e ta ndrronim sipas nevojës. Skeletin e vjetër që ruhej në dritaren jugore të kupolës e lamë në vënd pa e luajtur. Derën në anën perëndimore të narteksit e restauruam duke vendosur një arkitra të gurtë.
Detyra e fundit ishte trajtimi i fasadave, të cilat nuk mund të liheshin në gjëndjen e tyre për disa arësye. Në rradhë të parë, mjaft nga fugat ishin të gërryera së tepërmi dhe duheshin mbushur, së paku për arësye konstruktive. Së dyti, meremetimet e vona, një pjesë e të cilave me llaç çimento kanë dëmtuar së tepërmi anën estetike, duke mbuluar dhe tullat. Së treti, fugat, dhe në disa pjesë dhe tullat, ishin lyer me bojë të kuqe, duke e ndërruar mjaft pamjen fillestare. E vetëmja mundësi në këto rrethana ishte pastrimi i fugave dhe tullave dhe, sipas nevojës, mbushja e tyre. Që në fillim ishim të bindur, se pastrimi nga llaçet dhe bojrat e tullave do të prekte sadopak tullat, duke krijuar një pamje të re për to. Nga ana tjetër, një përshtypje të tillë do të krijonin dhe fugaturat e reja. Prandaj, në pamundësi të eliminonim të parën, u përpoqëm të pakësojmë të dytën nëpërmjet llaçit me ngjyrë shumë të hapur. Jo kudo u ribënë fugat, sepse kishte sipërfaqe ku ato ruheshin dhe prandaj ne nuk i prekëm. Sidoqoftë, në pamjen e jashtme të kishës mbizotëron, në një farë mase, një atmosferë pak a shumë e re, që nënvizohet dhe nga tërësia e formave. Kjo atmosferë është akoma më e dallueshme për atë që e ka parë këtë kishë përpara restaurimit. Mendojmë se me kalimin e kohës një përshtypje e tillë do të vijë duke u zbehur.
Me përfundimin e restaurimit mund të bëjmë një vlerësim për të. Në rradhë të parë vërejmë se monumenti ka fituar së tepërmi nga ana estetike. Edhe më parë, për vetë pozicionin, ky monument ka tërhequr gjithnjë vështrimin e vizitorëve, por tashti shtohet dhe efekti që ky bën me arkitekturën e tij. Nga ana tjetër restaurimi dha mundësinë që monumenti të vlerësohet jo vetëm në përgjithësi, por dhe në elemente të veçantë të tij. Jo më i pakët është kontributi në drejtim të studimit, me prurjen e një sërë të dhënash të nxjerra gjatë restaurimit, si dhe duke e paraqitur atë në gjëndjen fillestare. Pas restaurimit është i mundshëm, jo vetëm për studjuesin, një kontakt direkt me arkitekturën bizantine, në mjaft ele-mentë të saj të riformuar. Gjatë punimeve të pastrimit u gjetën në murin jugor dhe lindor të narteksit fragmente pikture murale, megjithëse mjaft të dëmtuara.
Për sa mundëm të vërejmë, në muret e naosit zor të kenë mbetur fragmente të pikiurës së vjetër, sepse suvaja është gati kudo e re.
Sigurisht që me kalimin e kohës do të jetë e mundur të gjykohct më mirë ky restaurim, si në tërësi ashtu dhe në ndërhyrje të veçanta të tij dhe në cilë-sinë e materialeve të përdorura.
Së fundi, do të donim të flisnim për vlerat arkitekturaletë këtij monumenti. Megjithëse kemi të bëjmë me një kapele me përmasa të vogla, mund të themi se nga ana arkitekturale monumenti është i arritur si në anën e jashtme ashtu dhe në interier. Lidhja e tij me ambientin, kontrasti në ngjyrë i mureve të kishës ndaj shkëmbit me bimësi, bën që monumenti të ketë një sfond që e vlerëson gjithnjë atë (fig. 27). Nga ana tjetër, pamjen, piktoreske e ndihmon së tepërmi pozicioni i vetë kishës në mes të shkëmbinjve të thepisur (tab. VI, 5). Gjithashtu vendosja në këtë pozicion, si të thuash, i përligj përmasat dhe proporcionet e vetë kishës. Edhe vazhdimi i faqes lindore të absidës ndihmon pamjen nga lindja të kishës, për krijimin e një lidhje organike me shkëmbin. Vërejtëm dhe më lart se shkëputja në volume naosit nga narteksi sjell për pasojë ngritjen në lartësi të këtij të fundit; pra theksimin e tij si volum dhe ngritjen e tamburit me kupolë akoma më lart, me efekte jo vetëm në pamjen e jashtme, por dhe në interier. Në se do ta krahasonim me kishat e tjera bizantine tek ne, do të vërenim se këtu proporcioni në mes të lartësisë dhe dimensioneve të tjera është mjaft i theksuar. Kemi të bëjmë këtu me një koncept më të avancuar, me një tipar të arkitekturës së shekujve të fundit të Bizantit. Kjo vërehet dhe në vetë proporcionet e hedhura të tamburit me kupolë, fragmentimin e tij në faqe të veçanta nëpërmjet kolonetave dhe harqeve kornizë mbi të. Niveli i ndërtimit, që deri në një farë mase dëshmon për kërkesat asketike të ndërtuesve, është i mirë dhe kontribuon në realizimin arkitektural. Ndryshe nga kishat e tjera të Beratit, kluasonazhi përdoret në tërë lartësinë, ndërsa tamburi është i tëri me tulla në pjesën e dukëshme, gjë që tregon për preokupimin për të arritur një efekt arkitektonik. Dekor: i përdorur në niken e dritares së naosit e lehtëson në pamje këtë volum qëndror dhe nga ana tjetër është i arritur në vetvehte.
Jo më pak interesant është interieri, ku aksi vertikal është zotërues gjë që ndihet akoma më tepër kur hyet nga narteksi i ulët dhe me pak dritë. Edhe pse krahu lindor shkakton një zgjatje në drejtimin gjatësor, aksi horizontal është fare i pandijshëm. Afreskat, që mund të ishin dhe në muret e naosit, i jepnin një karakter dhe më intim monumentit.
Kisha e shën Mëhillit nuk është një fenomen i shkëputur për Beratin; ajo është vazhduese e arkitekturës së shën Mëri Vllahernës dhe shënTriadhës dhe e kondicionuar si zgjidhje nga vëndi i ndërtimit. I njëjtë është kluasonazhi, edhe pse këtu i përdorur në sipërfaqe më të mëdha dhe më mirë. Harqet e mprehta, si në narteksin e shën Triadhës dhe në çisternën brënda mureve të dyta të kalasë, këtu nuk flasim më për influencë direkte romanike, por ato janë përbërëse e repertorit teknik lokal. Si dallim nga kishat e tjera të Beratit, vërejmë proporcionet e hedhura, një nivel më të lartë arkitektonik dhe një prirje për përsosje të formave.
Studimi i kishave bizantine të Beratit paraqet një rëndësi të veçantë, sepse, duke qënë të tria në të njëjtin vënd, na japin mundësi të njihemi me zhvi-llimin që pati arkitektura bizantine në vëndin tonë gjatë shekujve Xlll-XIV. Duke munguar si lë dhënat epigrafike ashtu dhe mos përmendja e tyre në buri-met, datimin e tyre do të mundohemi ta bëjmë nga shqyrtimi i zhvillimit të arkitekturës së tyre dhe i ele-menteve të veçantë. Kjo gjë lehtësohet nga fakti se ato janë të të njëjtit tip ose të përafërta me njëra tjetrën.
Po të krahasojmë shën Mëri Vllahernën e shën Triadhën do të vërejmë se ato janë të njëjta në tipin arkitektonik dhe të përafërta në format arkitekturale dhe në elementë të veçantë. Të dyja këto, siç pamë në studimin e tyre, janë të tipit kryq i brëndashkruar me mbështetje të brëndëshme të variantit provincial, pa hapësirë ndërmjet krahut lindor të kryqit dhe absidës, me dy pilastra në anën lindore dhe dy kolona në anën perëndimore. Përafërsisht të njëllojta nga përmasat e naosit ato kanë dallime në rregullshmërinë e planimetrisë, kënde jo të drejtë, vendosje jo simetrike të portave jugore dhe veriore, absidë me brinjë jo të barabarta të shën Mëri Vllahernën, naos kënddrejtë dhe dyer të vendosura me simetri në shën Triadhën. Përsa i përket mungesës së dritareve në prothezis dhe diakonikonin e shën Triadhës mendojmë se këto janë kushtëzuar nga vendndodhja e saj dhe lidhja me muret kundërforte në anën lindore të saj. Këto diferenca dëshmojnë për një nivel më të ulët ndërtimi në kishën e shën Mëri Vllahernës.
Megjithë identitetin e formave në frontonin e krahëve të kryqit, rezultat i të njëjtit parim të projektimit të strukturave të brëndshme në fasada, dallojmë një ndërtim më primitiv në shën Mëri Vllahernën ku si proporcionet e elementeve të veçantë (nike, dritare, harqe), ashtu edhe ekzekutimi i tyre, tregojnë jo vetëm për nivel më të ulët ndërtimi, por dhe për një shije arkitektonike më pak të zhvilluar. Jo vetëm në rregullshmërinë planimetrike dhe në realizimin e elementeve të veçantë, por dhe në kluasonazhin kemi një dallim ndërmjet dy kishave. Në shën Mëri Vllahernën ai është i çrregullt, në rradhë me lartësi të ndryshme, dhe nuk shërben, si tek shën Triadha, në masën e duhur për një efekt piktoresk në të tërën.
Në se do të shohim shën Mëhillin ndaj këtyre dy kishave do të dallojmë një diferencë të dukshme në trajtimin arkitektonik të tyre dhe në mënyrën me të cilën arrihet kjo. Format këtu janë më elegante, më të hedhura dhe në përgjithësi vertikaliteti është tema dominuese, që siç vërejtëm dhe më lart nënvizohet më tepër nga ngritja e naosit në lartësi cdhe mbi narteksin, që bëhet më e dallueshme në anën lindore për vetë tipin arkitektonik. Të vetmet elemente në kontrast me fornnën e përgjithëshme piktoreske dhe elegante, janë përfundimet me korniza të drejta dhe rigoroze të narteksit dhe të fronteve të naosit.
Po t’i vështrojmë në kohë të tria këto kisha, do të vendosnim si më të hershme shën Mëri Vllahernën, pastaj naosin e shën Triadhës, narteksin e saj, dhe të fundit shën Mëhillin. Të drejtën për të identifikuar renditjen sipas përsosmërisë së formave arkitektonike me renditjen në kohë na e japin faktet historike, të cilat nuk shënojnë ndonjë rënie në zhvillimin e qytetit të Beratit gjatë shekujve XIII-XIV, zhvillim që pasqyrohet dhe në ndërtimet e shumta që bëhen gjatë këtyre shekujve në muret rrethues të Beratit. Ne do të lidhnim ndërtimin e shën Mëri Vllahernës me hovin që marrin ndërtimet në Berat në fillim të sh. XIII. Përveç formsve arkitektonike flet për këtë dhe teknika e ndërtimit me kluasonazh, e cila fillon të përdoret në Shqipëri në gjysmën e dytë të shekullit të XII, duke u bërë teknika më e rëndomtë në dy shekujt e mëvonshëm.
Përsa i përket datimit të shën Triadhës, mendojmë se ka kaluar një farë kohe nga ndërtimi i kishës së mësipërme, gjatë së cilës shtohen jo vetëm mundësitë tekniko-ekonomike, por dhe kërkesat estetike, fenomene këto që vërehen qartë në kishën e shën Triadhës dhe që ne u munduam t’i shprehim më lart. Kështu jemi të mendimit që naosi i kësaj kishe duhet të jetë ndërtuar gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XIII të fillimit të shekullit të XIV, datim për të cilin është edhe P. Thomo. Përsa i përket ndërtimit të narteksit është e vështirë, siç pamë dhe më lart, të përcaktohet ndryshimi në kohë ndërmjet ndërtimit të tij dhe naosit, por, sidoqoftë, duke u nisur nga ngjashmëria e formave dhe mënyra e ndërtimit të dritareve, nuk duhet të ketë kaluar shumë kohë nga ndërtimi i naosit, kur është ndërtuar narteksi. Kështu do të pranonim që narteksi i shën Triadhës duhet të jetë ndërtuar jo më vonë se gjysma e parë e shek. XIV.
E po këtij shekulli duhet të jetë dhe kisha e shën Mëhillit. Shekulli i mëvonshëm (në 1417 Berati bie në duart e Turqve) nuk lë vënd për ndërtime të tilla.
Po të vështronim arkitektuiën e këtyre kishave do të na binin në sy një sërë veçorish të përbashkëta, që vlejnë në përcaktimin e përkatësis në njërën apo në tjetrën shkollë të arkitekturës bizantine. Edhe pse bindemi se jemi në provincë, për çka flasin teknika e ndërtimit me kluasonazh në pjesën e sipërme dhe gurë e copra tjegullash në pjesën e poshtëme, mbarimi i drejtë i frontoneve të krahëve të kryqit dhe tipi planimetrik, nuk mund të mos vërejmë një influcncë ose, më saktë, një lidhje të thellë me shkollën kryeqytetase, duket nëpërmjet Selanikut dhe Maqedonisë, që shprehet në formën e kornizave mbi kupolë, në alternimin dritare-nikje në kupolë, konture të shkallëzuara rreth nikjeve dhe dritareve, në nikjet e mëdha të krahëve të kryqit e në rastin e shën Triadhës dhe në mbulimin me kalotë sferike të ambjenteve këndorë (mbase e kushtëzuar edhe nga forma kuadratike e naosit).
Gjithashtu duhet të shënojmë si një influencë të arkitekturës perëndimore harqet e mprehtë në narteksin e shën Triadhës, në shën Mëhillin dhe në harqet e «çisternës», nën struktura të godinave të sundimtarëve brënda kështjellës, po në kala të Beratit.
Të vendosura në kohë këto kisha na japin një kuadër të plotë të zhvillimit të arkitekturës bizantine gjatë shek. XIll-XIV në qytetin e Beratit, sidomos po ti lidhim dhe me muret rrethues, «çisternën» bodrum brënda kalasë dhe kishën e shën Kollit në Perhondi pranë Beratit, faza e tretë e ndërtimeve të së cilës është e njëkohshme me kishat e Beratit, dhe këtë përfundim ne e mbështetim tek teknika e ndërtimit me kluasonazh.
Ky zhvillim deshmon gjithashtu dhe për lulëzimin që pati gjatë këtyre shekujve qyteti i Beratit, i kushtëzuar dhe ky nga pozita e tij strategjike dhe roli që ka luajtur në historinë mesjetare të Shqipërisë. Ndërtimi i këtyre monumenteve nuk duhet marrë i shkëputur nga zhvillimi i ndërtimeve gjatë kësaj kohe në tërë teritorin e Shqipërisë, gjë që na dëshmojnë dhe kishat e tjera bizantine që ruhen akoma dhe sot.
Ishte pikërisht vlera e tyre, që na shtyu të ndërmerrnim punimet e restaurimit, të cilat mendojmë se kanë kontribuar për një vlerësim më të mirë shkencor e estetik të tyre dhe për të zënë vëndin që u takon në tërësinë e monumenteve të arkitekturës bizantine në Shqipëri.