Amantia
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Amantia

Qyteti i Amanties ngrihet mbi lartësinë shkëmbore, që shkëputet nga mali i Tartarit në drejtim të perëndimit.

Ky pozicion i jepte qytetit përparësinë për të kontrolluar rrugën natyrore që vinte nga gjiri i Vlorës, për të vazhduar në drejtim të Epirit nëpër qafën e Sevasterit Po në të njejtën qafë kalonte edhe rruga që vinte nga Bylisi, për të vazhduar nëpër luginën e sipërme të Shushicës për në Kaoni. Vetë qyteti zinte pllajën e kodrës shkëmbore në një sipërfaqe 13 ha, duke pasur një shtrirje të kufizuar të lagjeve të jashtme në anën lindore, ku gjendet dhe stadiumi.

Amantia lidhet me Bylisin jo vetëm nga pikëpamja vizuale, përballë, mbi bregun e majtë të Vjosës, por edhe nga një rol i ngjashëm politik e kulturor në botën antike ilire. Qyteti ishte qendër e një koinoni, i cili shtrihej në luginën e mesme dhe të sipërme të Shushicës, ku bënin pjesë edhe qyteti i Olympes dhe kështjellat e Cerejes e të Matohasanajt.

Kërkimet arkeologjike

Studiuesi francez E. Isambert ishte i pari që më 1873 botoi një përshkrim të mureve rrethuese dhe stadiumit të qytetit antik, si dhe identifikoi aty Amantian. Më 1904 Karl Patsch vizitoi Amantian dhe botoi një përshkrim të një hyrjeje me hark, si dhe të një numri të madh relievesh, skulpturash, mbishkrimesh dhe pjesësh arkitektonike. Muret rrethuese dhe gjetje arkeologjike nga Amantia u trajtuan edhe nga italianët B. Pace dhe L.M. Ugolini.

Në vitin 1950 filloi gërmimi i stadiumit të Amantias si dhe sondazhe në nekropol nën drejtimin e H. Cekës dhe S. Anamalit, që vazhduan në vitet 1952-1953 dhe 1957. Në vitet 1988-1989 V. Bereti kreu gërmime në nekropolin e qytetit.

Historia

Është e diskutueshme origjina e abantëve ose e amantëve, që kanë qenë vendosur në prapatokën e gjirit të Vlorës, në bregun e djathtë të lumit Aoos, që kufizohet në perëndim nga lugina e degës së Shushicës. Në jug, amantët janë fqinjë me kaonët. Në këtë drejtim mbrojtjen më të fundit të amantëve e shënon kalaja e Matohasanajt. Sipas Pausanias V, 22, 2-4), abantët ose amantët e kanë marrë emrin nga popullsi të Eubesë; së bashku me disa lokridë nga Thronioni, këta eubeas që ktheheshin nga lufta e Trojës të hipur mbi tetë anije u drejtuan drejt maleve Akrokeraune dhe u vendosën në prapatokë. Më pas, eubeas të tjerë janë vendosur me shumë gjasë në Korkyrë, sipas Plutarkut (Quaest. Gr., 11, 293), por ata kanë qenë përzënë nga korintasit e Karikratit (që Straboni, VI, 269, 2-3, e quan Kersikrates) rreth vitit 733. Këta eubeas, sipas një skolie të Apolonit të Rodit (VI, 1175), kanë banuar gjithashtu në territorin kontinental përballë ishullit të Korkyrës, në Tesproti dhe, padyshim, deri në gadishullin e Butrintit që është shumë afër me bregun verior të ishullit (kanali detar është 2,5 km i gjerë). Së fundi, eubeas të tjerë kanë marrë pjesë në themelimin e qytetit të Orikut (sipas Pseudo-Skymnit, 442-443), në brendësi të gjirit të Vlorës. Duhet thënë se prania eubease është e rëndësishme në këtë krahinë, qofshin këta abantë që ktheheshin nga lufta e Trojës ose kolonë eretrias të ardhur në shekullin e VIII për të themeluar kolonitë e para në perëndim të Greqisë. Kjo traditë është ruajtur në vend, sikurse e tregon monumenti i ngritur nga Apoloniatët në Olimpie për të përkujtuar fitoren që ata arritën, rreth vitit 450, duke marrë Thronin : ata cilësohen si “zotërues të kufijve të Abantidës” (shih mbishkrimin në CIGIME i 2, n° 303). Throni mund të vendoset në qendrën e Treportit, në veri-perëndim të Vlorës, më shumë se në një nga dy qendrat e tjera arkeologjike të kësaj zone: Mavrovës që është Olympja e lashtë dhe Ploçës që përkon me Amantien antike.

Amantët kanë qenë të vendosur përreth Amanties (emri është i njohur nga Pseudo-Skylaksi, 26 si dhe nga Stefan Bizantini, s.v. Abantisdhe. Amantia), në një territor në pjesën më të madhe malor, tokat e të cilit të përshtatëshme për bujqësinë ndodhen në luginat e lumenjve Aoos dhe Shushica, me një dalje detare në jug të Vlorës, e dominuar nga kalaja e Kaninës. Nuk mund të thuhet me siguri nëse kemi të bëjmë me një organizim në formën e koinonit, sikurse është rasti i bylinëve, apo të një polisi, një qyteti-shtet sipas modelit të qyteteve bregdetare si Apolonia apo Dyrrahu. Monedhat janë prerë në emër të amantëve ( me gjinoren Amanten) ; mbishkrimet nuk na lejojnë të bëjmë një dallim të qartë midis këtyre dy formave të shtetit. Ato na bëjnë të njohur magistratin eponim, që është prytani si te bylinët fqinjë dhe në Apoloni; ekziston gjithashtu një Këshill i njohur nga përmendja e bouleutëve dhe e sekretarit të Këshillit, që bëjnë një kushtim për Zeus Boule Një mbishkrim tashmë i humbur përmendte agonotetin e Zeusit dhe, përsëri, Këshillin (Boulenë). Në të njëjtën kohë me bylinët, amantët kanë qenë përfshirë në mbretërinë e Pirros (279-272) që mundi të shtrihej deri në lumin Shkumbin; ata e fitojnë përsëri pavarësinë dhe presin monedha duke filluar nga vitet 230 ; fqinjësia me Kaoninë sqaron pse monedhat e koinonit të epirotëve janë kaq shumë të pranishme në qytetin e Amanties. Sikurse bylinët, edhe amantët janë ftuar nga teorët e Delfit për të marrë pjesë në garat pitike, sikurse e tregon lista e madhe e tearodokëve të Delfit e botuar nga A. Plassart (BCH, 45 (1921), f. 1-85, kolona IV, rreshti 56): edhe këtu, shprehja e përdorur nuk lejon që të përcaktohet statuti i këtij shteti, sepse gdhëndësi ka përdorur një term gjeografik: teorët vijnë në Abanti dhe tearodoku quhej Teaglenes ...]. Ky pranim i amantëve në bashkësinë e madhe të helenëve, në fund të shekullit të IV para Krishtit, tregon për adoptimin e kulturës mbizotëruese të ardhur nga jugu nëpërmjet Epirit dhe ndoshta edhe nga kolonitë bregdetare dhe ndërtimi i një stadiumi në Amantie, jashtë mureve, e pohon këtë zhvillim që karakterizon këto krahina në kufi me helenizmin.

Sikurse bylinët, edhe amantët u përfshinë në provincën romake të Maqedonisë, duke filluar ngu viti 148 p.e.sonë. Amantia pati njëfarë mbrothësie në shekullin e Antoninëve, sikurse e tregon mbishkrimi dygjuhësh i vendosur sipër çezmës fshatit Ploçë: ai bën fjalë për ndërtimin e një depoje gruri. Qyteti ka qenë administruar atëherë te dekurionët dhe përfshin sigurisht një enklavë latine, e cila shpjegon përdorimin njëra pas tjetrës të gjuhëve greke dhe latine në të njëjtin mbishkrim.

Monumentet

Numizmatika

Në periudhën 260-168 Amantia preu monedha prej bronzi të tipeve:

- Koka e Zeusit-Rrufë, legjenda e koinonit: Amanton

- Koka e Zeusit dhe e Dionës-Gjarpër, Amanton

- Busti i Artemisit - Flakse, Amanton

- Kokat e Dioskurëve - Yll, Amanton

- Busti i Artemisit - Obelisk, Amanton

Kultura

Gjetjet më të hershme nga Amantia, qeramikë dhe figurina bronzi, i takojnë shek. VI p.e.sonë dhe lidhen me një vendbanim protourban. Muri rrethues i Amantias lidhet tipologjikisht me atë të Mavrovës, Matohasanajt, Klosit dhe, përgjithësisht me fortifikimet e zonës epirote-akamane të shek. V p.e.sonë. Nekropoli ka dhënë materiale që datohen në çerekun I të shek. IV p.e.sonë. nga gjetja e enëve me piktura të kuqe të prodhimit të Magna Grecias si dhe të enëve prej bronzi me origjinë korintase.

Atlet Figurinë prej bronzi nga Amantia. Rreth 480 p.e.sonë

The silver ornaments of this period are of local production and repeat the local models of the 15th century. VI p.e.sonë. During the century. III-II p.e.sonë. all pottery production comes from local workshops. A large number of locally made bronze figurines, which represent mainly athletes, also belong to this period.

Boksier. Figurinë prej bronzi nga Amantia shekulli IV p.e.sonë.

Relievi lokal i shek. III-II përfaqësohet nga paraqitja e Panit, ose Priapit të ulur, që mban një comucopia, në shoqërinë e nymfave.

Në shek. I-II dëshmohen skulpturat prej mermeri nga frontoni i tempullit të rindërtuar të Afërditës. Nga kjo periudhë vjen një shtat i vogël prej mermeri i Asklepit dhe një tors i Dionisit.

Atlet Figurinë prej bronzi nga Amantia shekujt III-II p.e.sonë.

info@balkancultureheritage.com