Amantia (Tempulli i Aferditës)
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Roma Mbretërore
~Shaban Dervishi
Republika e hershme
~Shaban Dervishi
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Amantia (Tempulli i Aferditës)

Pamje tempulli i Afërditës, Amantia.

Tempulli i Afërditës ndodhet 150 m në Jug-Perëndim të akropolit, afer hyrjes së kësaj ane.  Tempulli shtrihet në mesin e një platforme të rrafshët artificiale (0.2 ha) të mbajtur prej një muri të përforcuar me kontraforte. Muratura identike me atë të fazës së shek. III p.e.s. të mureve rrethues të qytetit, e daton platformën dhe tempullin po në shek. III p.e.s. Në shek. V/VI e.s., tempulli grabitet rrafsh me tokën për ndërtimin e një kishe paleokristiane, duke lënë vetëm bazamentet.

Tempulli i orientuar nga lindja është dorik, amfiprostil dhe tetrastil: me 4 kolona me diametër 0.80 m në dy ballët dhe mur të rrafshët në anët e gjata. Tempulli që lartësohet mbi një stilobat të përzgjatur (18.4 x 6.7 m, 1: 2.75) përbëhetprej parakthinës (pronaos) me dy kolona mes anteve, naosit/kthinës së shenjtë (5x6 m) dhe opistodomit, kthinës ku vendoseshin blatimet. Në të dy ballet e ngushta, mbi kolonadën e zgjatur dorike vijonte antablamenti dhe mbi të frontoni.

Elementet arkitektonike të tempullit: dyshemeja, kolonat, establementi, skulpturat e frontonit, deri dhe tjegullat, janë prej materialit më të kushtueshëm ndërtimor: mermerit kristalin të Prokonezit. Prej skulpturave që zbukuronin tympanonin e frontonit, ruhet ajo e skajit të majtë, e cila paraqet një grua të re që mban gjinjtë me dorë, gati për t’i dhënë për të pirë foshnjës që e ka përqafuar. Skulptura, e cila shquan për nivelin e lartë artistik të punimit, përcjell elasticitetin e trupit të një gruaje të re, të bukur dhe energjike.

Sipas një mbishkrimi të shek. I p.e.s. “Në kohën e prytanit Menem, birit të Drimakut, u krye rindërtimi nga themelet i tempullit të Aferditës dhe vetë Menemi u kujdes për punimet”. Kjo përputhet mirë edhe me karakteristikat e elementeve arkitektonike prej mermeri. Si e tillë, superstruktura e tempullit i përket shekullit parë, ndërsa planimetria krejt e pazakonshme fazës së parë. E vetmja shëmbëlltyrë e këtij tipi planimetrik, është faza e dytë, e tempullit të Athina Lindias në Rodos (300 p.e.s.): me përmasa thuaj të njëjta, po dorik, amfiprostil dhe tetrastil dhe kryesorja po me raportin gjerësi/gjatësi 1 : 2.75,. Si e tillë, faza e parë duket se i përket gjysmës së parë të shekullit të III p.e.s.

info@balkancultureheritage.com