Dionisi i Halikarnasit përmend teatrin e vogël të Ambrakisë (Dion. Hal. 1, 50), çka tërthorazi dëshmon praninë e teatrit të madh. Gjurmët e tij supozohen në një kavitet natyral të kodrës Perantes, çka dhe do të ishte logjike.
Kohëve të fundit, teatri supozohet në Veri-Perëndim të qytetit, në afri të tempullit arkaik të Apollonit, ku gërmimet e rastit kanë zbuluar fragmente të supozuara të parodosit perëndimor, mureve mbajtëse të shkallares dhe blloqe të ndenjëseve. Materiali qeramik shoqërues, daton në fundin e shek. IV- fillimin e shek. III p.e.s., çka do ta lidhte atë me ndërtimet e Pirros në kryeqytetin e tij të ri, në Ambrald.