Ambrozi
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Ambrozi

Ambrozi është një ndër shkrimtarët e njohur kishtarë të shek. IV të e. sonë. Lindi rreth vitit 340 në Trier të Gjermanisë në një familje të pasur dhe mori arsim në Romë. Gjatë shërbimit si peshkop (qysh nga viti 374) ai bëri një luftë të pamëshirshme kundër arianizmit dhe ishte përkrahës i flaktë i pavarësisë së kishës nga pushteti laik.

Në shkrimet e tij të shumta e të ndryshme ai merr për model oratorin e madh latin Ciceronin. Disa nga veprat e tij, kryesisht "De oficiis ministrorum" (Mbi detyrat e nëpunësve), "De fide ad Gratianum Augustum" (Mbi besimin tek perandori gratian) dhe "Epistolae" (Letrat), kanë rëndësi për ne mbasi hedhin një vështim mbi gjendjen e Ilirisë dhe të provincave të tjera ballkanike në periudhën e dyndjeve të gotëve (376-382).

Letrat

Episkop Anemi tha:

"Koka e Ilirikut nuk mund të jetë tjetër, përveçse qyteti Sirm. Dhe unë jam peshkop i këtij qyteti".

Emrat e peshkopëve dhe priftërinjve, të cilët morën pjesë në sinod... Anemi, peshkop i Sirmit në Ilirik.

Libër mbi njerëzit e shquar

CVII Fotini, nga Galogreqia, dishepull i Marcelit, i zgjedhur si peshkop i Sirmit, u përpoq të vendosë herezinë e Hebionit, por pas kësaj u përjashtua nga kisha prej perandor Valentinianit. Shkroi shumë vëllime...

CXXXV Unë, Hieronymi, biri i Eusebit, nga qyteti Stridon i cili dikur gjendej në kufi në mes Dalmatisë dhe Panonisë dhe që u shkatërrua nga gotët deri në këtë vit 393, dhe pikërisht deri në të 14-in vit të sundimit të perandorit Teodos, shkrova këto vepra ...

Libër komentarësh për profetin Sofon

Kur shkatërrohen qytetet dhe vriten njerëzit, ikin dhe rallohen edhe kafshët, zogjtë e peshqit. Për këtë është dëshmitar, Iliriku, dëshmitare është Thrakia, dëshmitar është edhe vendi ku kam lindur, ku çdo gjë u zhduk përveç qiellit e tokës gjëmbave që rriten dhe pyjeve të dendur

Kronika e Hieronymit

XXXVIII Probi, prefekt i prefekturës Ilirike, me mbledhjen e taksave në mënyrë krejt të padrejtë, i dobësoi provincat që sundonte, përpara se ato të shkretoheshin nga barbarët.

info@balkancultureheritage.com