Amfiteatri
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Amfiteatri

Amfiteatri i Durrësit është një ndërtim i shekullit të Antoninëve (shekulli i II të pas Krishtit), i bërë me sa duket gjatë mbretërimit të Trajanit, kur qyteti u pajis me një bibliotekë. Një mbishkrim (CIL III, 1, 607) tregon se gjatë përurimit të saj kanë qenë organizuar lojra me dymbëdhjetë çifte gladiatorësh. Amfiteatri sot ndodhet brenda mureve rrethuese të ndërtuara nga perandori Anastas në shekullin e VI të dhe ka qenë deri vonë i zënë nga shtëpitë e ndërtuara në qendër të tij. Ai mund të mbante nga 15 deri 20000 spektatorë; aksi i madh i tij është 136 m dhe, nga ana e kodrës ai është i ruajtur deri në 20 m lartësi. Shkallët prej guri janë zhdukur tërësisht, po kështu është zhdukur tërësisht edhe e gjithë zona e ndërtuar në pjesën më të ulët të qytetit; prishja e shtëpive të fundit të ndërtuara në pjesën e tij qendrore nuk mund të nxjerrë në dritë rrethimin tërësor të monumentit. Galeria e madhe e ndërtuar në pjesën jugore të monumentit nuk mund të zhbllokohet ende, për shkak të ndërtesave që e bëjnë të vështirë vazhdimin e zbulimit të saj; ajo përkonte sigurisht me hyrjen e madhe të amfiteatrit.

info@balkancultureheritage.com