Pas vdekjes së Ibrahim Beut të Karamanit në vitin 868/1464, në krye të këtij bejliku u vendos djali më i madh, Is'haku, që kishte lindur nga lidhja e tij me një konkubinë. Por, vëllai më i vogël i Is'hakut dhe i biri i njërës prej vajzave të Sulltanit osman, Çelebi Mehemmedit, Pir Ahmet Beu kërkoi ndihmën e Sulltan Fatihut kundër vëllait. Fatihu iu përgjigj kërkesës së tij dhe Pir Ahmed Beu u bë simdimtar i Bejlikut të Karamanit në vitin 868/1464.
Në fillim, Pir Ahrned Beu i dha në shenjë falënderimi Devletit Osman qytetet e Akshehirit, Bejshehrit, Ëllgënit dhe Sakllanhisarit, por më pas ai nënshkroi një traktat me Repub-likën e Venedikut kundër osmanëve, dhe, megjithëse kishte premtuar besnikëri, dhe bindje të pakushtëzuar ndaj tyre, ai nuk e mbajti fjalën për të mbështetur operacionet ushtarake të Sulltan Fatihut kundër Uzun Hasanit, Padishahut të Devletit Akkojunllu në Iran. Për këtë arsye, Sulltan Fatihu i shtyu operacionet ushtarake të planifikuara dhe marshoi me ushtrinë e tij kundër Bejlikut të Karamanit dhe e mori kryeqytetin Konja. Më pas, ai dërgoi Mahmud Pashanë në Larende (Karaman) dhe e mori edhe atë, duke e aneksuar këtë bejlik të fundit në vitin 871/1466, me përjashtim të Tashelisë. Sulltani caktoi djalin e tij, Shehzade Mustafanë në drejtimin e administratës së kësaj province të re. Duhet theksuar fakti që Bejliku i Karamanit i humbi të gjitha territoret e tij përveç Tashelisë, por kjo familje kishte krijuar marrëdhënie të ngushta më Republikën e Vene-dikut dhe Uzun Hasanin. Për këtë arsye, ata do të largoheshin nga skena e historisë në vitin 879/1474, kur osmanët morën dhe qytetin e tyre të fundit, Silifke.
Ndërkohë, Mahmud Pashai drejtoi flotën osmane nga Gelibollu dhe e aneksoi nga zotërimi venedikas, kundër të cilëve lufta vazhdonte, ishullin Egriboz, që ishte ishulli më i madh në Detin Egje, në vitin 873/1469. Aneksimi i ishullit shënoi fundin e hegjemonisë 260 vjeçare të Republikës së Venedikut si fuqi e madhe detare e asaj kohe.