Aneksimi i Krimesë

Aneksimi i Krimesë

Në vitin 880/1475, Devleti Osman mori disa zona bregdetare dhe qytetin Kefe nga gjenovasit, që i kishin vendosur  dhe kolonitë e tyre në këtë vend. Mengli Gëraj ishte emëruar Han nga Fatih Sulltan Mehemmedi (1451-1481), me kërkesë të fisnikëve dhe të ulemasë së Krimesë. Javuz Sulltan Selimi pa një rival të fortë në këtë Hanat verior turk, pasi "kalorësve të tij iu duhej një ditë të përshkonin një largësi, që kalorësisë osmane do t'i duheshin 5 a 6 ditë, ndërkohë që kuajt e tyre nuk kishin nevojë për patkonj dhe ushtarët e Krimesë kalonin lumenj të rrëmbyer, duke notuar së bashku me kuajt e tyre; ushtarakët osmanë do të kërkonin një urë apo një varkë, që të kalonin përtej, ushtarët e Krimesë jetonin me një sasi të kufizuar ushqimesh, etj..."

Si një diplomat i mirë, Javuz Selimi i dërgoi Hanit të Krimesë, Mengli Gërajit, 20.000 akçe dhe secilit prej fisnikëve nga 300 akçe si rrogë, duke i kërkuar ngritjen e flamurit osman, dhe djali i Mengli Gërajit, Sa'adet Gëraj, të dërgohej në oborrin osman për t'u arsimuar (në fakt si peng). Fisnikët nuk e pranuan këtë ofertë, por Mengli Gëraji (1478-1514), që ishte Han për të tretën herë, e pranoi propozimin e Sulltanit, duke u thënë: "Sulltani, e di që djali im, Sa'adet Gëraji, është shumë i rëndësishëm për mua, ndaj kërkon që ta edukojë atë në mënyrë që ai të jetë i afte dhe i dobishëm për Krimenë pas meje,... nëse ne nuk e pranojmë një propozim të tillë, ai do të niset kundër nesh me ushtri të madhe, me artileri dhe armë zjarri etj..." Pra, në këtë mënyrë, Krimea hyri së bashku me pjesë të tjera të mbetura nën zotërimin osman. Në atë kohë, Krimea ishte aq e fuqishme, sa mund ti rezistonte përparimit pushtues të Rusisë drejt Jugut, ëdhe pse më pas ishte Rusia ajo që u kthye në një forcë më të fuqishme, duke pasur si mbështetje edhe fuqitë e krishtera evropiane. Në këtë mënyrë, për dy shekuj e gjysmë, ky aneksim e mbrojti Krimenë ndaj gllabërimit të Rusisë. Duke filluar nga gjysma e dytë e shekullit të 16-të, Rusia pushtoi të gjitha hanatet që ishin krijuar nga trashëgimtarët e Këk Ordas (Hordhisë së Artë), si fillim Hanatin e Kazanit në vitin 1552 dhe më pas të tjerat.

info@balkancultureheritage.com