Aneksimi i Tunizisë

Aneksimi i Tunizisë

Menjëherë pas lidhjes së traktatit të paqes me Venedikun ne vitin 1573, osmanët dërguan Vezirin Sinan Pasha (1520?-1596) ne Tunizi për të thyer trekëndëshin e krijuar Sicili-Maltë-Tunizi, që ndante Xhezairin nga pjesa tjetër e territorit osman në Lindje. Don Huani, admirali i flotës së krishterë në Lepanto, shfrytëzoi mosmarrëveshjet që ishin krijuar midis anëtarëve të familjes sunduese hafsite, duke iu drejtuar me 90 anije brigjeve afrikane, ndërsa Bejlerbeu i Tunizisë, Hajdar Pasha u tërhoq në Kejravan. Në vend që të vendoste Ahmedin në postin e sovranit të Tunizisë, Don Huani e dërgoi atë dhe familjen e tij në mërgim në Napoli dhe në vitin 980/1572 vendosi në këtë post vëllain e tij, Mevlaj Muhammedin. Ai la në Tunizi një grup ushtarësh spanjollë. Një forcë e bashkuar muslimane prej 300 anijesh nën komandën e Vezirit Sinan Pasha, Kaptan-ë Derja Këllëç Ali Pashait dhe Bejlerbeut të Xhezairit i zboi spanjollët në vitin 982/1574, duke e shpëtuar në këtë mënyrë Tunizinë nga kolonizimi i Spanjë-Gjermanisë, pra nga perandoria e Karlit V, që në atë kohë ishte superfuqia më e madhe e krishterë në botë. Nëse Devleti Osman dhe luftëtarët e pavarur vullnetarë gazinj nuk do ta kishin arritur këtë, Afrika e Veriut do të ishte kthyer që në shekullin e 16-të në "Afrikë Latine" duke iu bashkuar Amerikës Latine". Imperialistët spanjollë dhe portugezë në atë kohë kishin marrë një nismë serioze për të "Latinizuar" Amerikën e Jugut (që do të thotë ta katolicizonin dhe të impononin besimin, gjuhën dhe kulturën katolike). Ndërkohë që asnjë nuk i erdhi në ndihmë popullsisë indigjene të Amerikës, popullsia e Afrikës së Veriut pati fatin të kishte ndihmën e osmanëve fisnikë dhe trima. Pra, populisia muslimane arabe e Afrikës së Veriut iu detyrohet osmanëve për prezencën e saj aq të veçantë. Nëse do të kishte ndodhur e kundërta, Xhezairi, Tunizia dhe Trablusgarbi (Libia) do të kishin ndarë të njëjtin fat me Andaluzinë (Spanja dhe Portugalia). E njëjta gjë vlen dhe për Marokun (Magribin) që shpëtoi me betejën e Vadi's Sejlit (986/1578), duke mos iu bashkuar orbitës katolike-portugeze, ashtu si Brazili.

Sulltan Selimi II ndërroi jetë në vitin 972/1574. Ai ishte djali i Sulltaneshës Hyrrem (Rokselana) dhe ishte sulltani i parë osman që nuk e drejtoi ushtrinë e tij në luftë. Ashtu si gjyshi i tij, Javuzi, Selimi II e adhuronte Edrenenë dhe ndërtoi atje xhaminë e tij të famshme Selimijje. Kjo xhami dhe kompleksi i saj (bashkë me kul-lijjen) u ndërtuan nga arkitekti gjenial Sinan. Vërtetë ato janë një kryevepër e arkitekturës osmane.

info@balkancultureheritage.com