Anijet luftarake
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Anijet luftarake

Për anijet e luftës e të tjerat te ilirët dimë vetëm ato pak gjëra të cilat na i lanë për këtë në mënyrë shumë fragmentare autorët antikë dhe ajo që edhe më pak mund ta përfundojmë në bazë të paraqitjes së atyre anijeve në monedhat ilire dhe në materialet e tjera arkeologjike. Një fakt është i pamohueshëm: ilirët bregdetarë kanë qenë detarë shumë të shkathtë si dhe ndërtues shumë të mirë të anijeve, kështu që në këtë pikëpamje nuk kanë mësuar gjë as nga grekët e as nga romakët kur ranë në kontakt me ta. Aq më tepër ato pak gjëra që i dimë për anijendërtimtarinë iiire tregon se romakët, por si duket edhe më parë grekët, i morën nga ilirët shumë mjeshtri lidhur me anijendërtimtarinë.

Ilirët njihnin disa lloje anijesh. Më shumë dimë për luftanijen që e ndërtonin liburnët, sipas të cilëve ai tip mori emrin liburna, gjegjësisht liburnica navis. Këto ishin anije të lehta e të shpejta me afitësi të mëdha manovruese, ideale për aksione piraterie edhe kundër anijeve të mëdha tregtare greke dhe italike. Romakët vërejtën, përparësitë e atyre anijeve, prandaj, në sajë të lëvizhsmërisë së madhe të atyre anijeve që përdori në betejën e Akciusit në vitin 31 para e.r. Oktaviani korri fitoren vendimtare kundër anijeve të rënda greke të luftës, në përbërjen e flotës së Antonit dhe të Kleopatrës. Me kohë liburna ndërroi formën e vet, bile ndodhi edhe ajo që me atë emër nisën ta quajnë secilën anije romake të luftës. Mbi pamjen e liburnës në formacionin e flotës iuftarake romake dihen shumë gjëra,26 mirëpo si dukej ai tip anijesh para se ta merrnin romakët, vetëm mund të supozojmë. Eshtë mjaft e besueshme se liburna në periudhën pararomake ishte vetëm një tip i luftanijes së shpejtë, të cilin e njihnin autorët grekë me emrin lembos. Për lembosin, megjithatë, dimë pak gjëra nga shënimet që i gjejmë te Polibi, Apiani e autorë të tjerë të cilët përshkruan luftërat midis romakëve dhe grekëve nga njëra anë, dhe të ilirëve nga ana tjetër. Kështu, nga Polibi dimë se në 100 lembosë ishin 5000 luftëtarë ilirë, kështu që prej kësaj përfundohet se anijet ishin relativisht të vogla, sepse në to mund të vendoseshin gjithsej nja pesëdhjetë ushtarë. Është e mundshme, megjithatë se grekët, me emrin lembos, gjegjësisht romakët me emrin lembus, të kenë quajtur secilën anije ilire të luftës pa marrë parasysh madhësinë dhe formën. Ndërkaq ilirët, sipas të gjitha gjasave, kanë pasur shumë tipe anijesh, prej të cilave vetëm njëri tip, ai që më vonë e quajtën libruna, ishte i përshtatshëm për strategët detarë te romakëve.

Paraqitje të skematizuara të anijeve ilire, që janë ruajtur deri sot në monedhat ilire si dhe në materialet e tjera arkeologjike na ndihmojnë farc pak që të fitojmë një pamje më të qartë për anijet ilire. Paraqitjet më të vjetra, fatkeqësisht shumë të skematizuara i kemi të gdhendura në kallçinjt e bronzit, të zbuluar në lokalitetin Iliak në Gllasinc. Si u lindi ideja vendasve nga brendësia e thellë e vendit, të cilët me siguri nuk janë marrë kurrë me detarinë, që motivin e barkës ta gdhendin në kallçi do të mbetet për ne sekret i përhershëm, mirëpo një detal në ato barka na zbulon, ndoshta, rajonin ku “artisti”, i cili i kishte punuar, kishte gjetur inspirimin për këtë motiv. Këto anije, në të vërtetë kanë pulenën në kiç në formë të një kafshe, ndoshta të kalit, e cila na kujton shumë pulenën që e kanë anijet të vizatuara në një stelë guri nga Novilara afer Pesarës në Itali. Kjo stelë paraqet në anën e përparme betejën midis dy anijeve luftarake, njëra prej të cilave, duket qartë se u përket banorëve të vendit, picenëve, kurse tjetra armiqve të tyre nga bregu i kundërt i Adriatikut, ilirëve.

Pamjet më të shumta të anijeve ilire i kemi në monedha. Deri vonë kanë qenë të njohura pamjet e anijeve ilire në monedhat e Skodrës, të Lissosit, të fisit të daorsve dhe të mbretit Genc, ndërsa para pak kohe (më 1971) u zbuluan monedha të panjohura të fisit të labeatëve me një pamje shumë të bukur, realiste të barkës. Të gjitha këto monedha janë nga shek. III dhe II para e.r. pra në kohën kur për anijet ilire shkruajnë edhe autorët grekë. Çfarë tipi anijesh janë paraqitur në këto monedha është vështirë të thuhet. Disa autorë në të shohin liburnën, mirëpo a thua edhe ilirët e jugut dhe të rajonit të Naretvës (daorsët) e kanë njohur këtë tip të anijes që e ndërtonin liburnët, është vështirë të thuhet.

Një detal që vërehet në anijet nga monedhat labeate është me rëndësi për rekonstruimin e pamjes së anijeve, të cilat prodhoheshin në viset jugore të ilirëve. Në të vërtetë, në anijet e paraqitura në këto monedha shihet qartë se në kiç dhe në timon kanë pasur pulenat në formë gjarpëri. Sikurse edhe drakarët e vikingëve të mesjetës, të cilët gjithashtu kishin drangojt dhe gjarpërinjt në kiçet e tyre, edhe ato anije ilire do të jenë dukur anash si gjarpërinj të cilët rrëshqasin nëpër valët e detit, prandaj lidhur me këtë, me siguri, autori bizantin nga shek. VI e.re. J. L. Lydos fliste për Adriatikun si për një det nëpër të cilin notojnë gjarpërinjt (drakontophoron).

info@balkancultureheritage.com