Apollonia
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Apollonia

Tempulli i Artamisit dhe Gaias, i gjysmës dytë. shek. VI p.e.s., është tempulli më i hershëm në Apolloni. Tempulli ndodhet në kodrën më të lartë të qytetit, prej ku vështrimit i hapej panorama e gjerë mbi fushën përreth, gjarpërimet e Aoos (Vjosës) dhe Adriatikun. Nga tempulli ruhet një pjesë e themeleve me blloqe kuadratike, një fragment frizi prej gëlqerori karaburuni, i punuar në altoreliev dhe i pikturuar me ngjyra të forta, dhe një mbishkrim. Mbishkrimi ARTAM(IS) dhe GAIA, është shkruar në dorishte arkaike, në dialektin e Korintit prej nga erdhën kolonët e parë. Përmendja e perëndeshës së grigjave Artamis, ekuivalente e Thanas Ilire, dhe perëndeshës para-indoeuropiane Gaia, dëshmon respektimin e besimit vendas të hyjnive ktonike, të tokës.

Një tempull i ndërtuar nga një koloni e Korintit s’mund të ishte tjetër veçse i ordenit dorik. Por, përmasat e relievit (1.54 m gjatësi dhe 1.20 m lartësi) tregojnë se ai nuk ishte pjesë e ndonjë frizi dorik me metope dhe triglife, por pjesë e një firizi që i sillej tempullit rreth e qark. Ky deviacion njihet nga një rast i vetëm, nga frizi i thesaurosit të Sifnosve në Delos, i datuar në vitin i viti 525 p.e.s. Ana veriore e këtij frizi, të konsideruar si frizi më i hershëm narrativ, paraqet Gjigantomahinë, luftën e gjeneratës së re të perëndive helene me gjigantët e gjeneratës së vjetër.

Edhe frizi i Apollonisë, krejt ndryshe nga ç’mendohet, nuk paraqitet luftën e helenëve me amazonat, aludim ky i luftës së kolonëve me banorët autoktonë, por Gjigantomahian, luftën e hyjnive me gjigantët, bijtë e Uranit/Qiellit dhe Nënës Tokë (Taia/ Gaias).

E tëra kjo nis e kthehet në një “giallo”, nëse marrim parasysh se tempulli i dedikohej Artemisit, kryeluftëtares së Gjigantomahisë, dhe Gaias, nënës së gjigantëve.

Frizi paraqet në vijë të zhdërvjellët tre nga gjigantët: (Hyperhas, Alektas, Eryktyfos) dhe mburojën e një të katërti, çka tregon se kjo skenë vijonte më tej e pashkëputur.

Gjigantët, muskulozë dhe të zhveshur deri në gjoks, me dorën e majtë mbajnë mburojën e madhe të rrumbullakët, me të djathtën ushtat dhe në krye kanë helmeta korintike të gjysmës së dytë të shek. VI p.e.s., identike me helmetat e frizit të Sifnos. Prej tyre gjiganti i ballit, Eryktyfosi është përkulur thellë dhe po bie i goditur fort me shpatë nga Artemisi.

Figurat e frizit janë punuar me konture të thatë. Prej tyre Hyperhas, Alektas dhe Artemisi paraqiten me bustin ballazi dhe kokën anash, karakteristikë për skulpturën e hershme arkaike, të pashkëputur plotësisht nga influenca egjiptiane. Ndryshe prej tyre Eryktyfosi paraqitet në pozicion natyral, me bustin dhe kreun në profil, si figurat e frizit të Sifnos.

Frizi i Sifnosve daton para v. 525 p.e.s., çka e daton edhe frizin dhe tempullin e Apollonisë rreth kësaj kohe. Trajtimi më i thatë i frizit të Apollonisë, pa asnjë formë të lakuar, dhe parapëlqimi i paraqitjes me bustin ballas dhe kokën në profil, i jep atij përparësi kohore ndaj frizit të Sifnosve. Si i tillë, ai është frizi më i hershëm narativ në Europë. Punimi me gur lokal nga guroret e Karaburunit, dëshmon se Apollonia e kishte nisur herët rrugën e prodhimtarisë artistike, pa importuar nga qyteti mëmë dekorin skulptural.

Korniza e frontonit të tempullit të Artemisit në Apolloni, ashtu si edhe ajo e tempullit po të Artemisit në Kerkyra (Korfuz), zbukurohej me një veshje terakote ku shiritat e purpurt këmbeheshin me vargje astragalësh dhe breza palmetash dhe lulesh lotosi, të pikturuar me ngjyrë manushaqe të zezë.

info@balkancultureheritage.com