Apollonia
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Apollonia

Apollonia 137 hektarëshe shtrihet në një kodër 104 m të lartë, 800 m larg nga lumi Aoos (Vjosa) ku kishte skelën e saj dhe 7 km nga deti. E themeluar në vitin 588 p.e.s. nga Korintasit mbi një vendbanim Taulant, fillimisht ajo u quajt Gylakea, me emrin e kryekolonistit, por më tej prosperiteti ekonomik kërkoi dhe gjeti një emër më të fisëm, atë të perëndisë Apolon. Si të tillë shkrimtarët antikë e quajnë “të parën” e 30 Apollonive antike (Steph. s.v.).

Teatri shtrihet në një kavitet natyral të shpatit të kodrës së qytetit, në skaj të rrugës kryesore, 250 m larg hyrjes dhe 150 m larg agorasë.

Nga fundi shek. V fillimi shek. III p.e.s., kur u ndërtua teatri, Apollonia ishte pjesë e mbretërisë së Pirros. Augusti i cili studioi në këtë qytet, rindërtoi një sërë monumentesh në të, ndër to edhe teatrin. Ndeshja e 50 gladiatorëve për inaugurimin e Buleuterionit në fund të shek. II e.s., tregon se orkestra e tij ishte kthyer në arenë për gjakderdhjen e gladiatorëve.

Së fundi, në shek. III p.e.s., teatri ra viktimë e një tërmeti të fortë, i cili ia shembi dhe mbuloi skenën me një shtresë të fuqishme dheu. Nëse gërmimet e viteve 1971-1981 dhe 2006-2011 do të kishin qenë të rregullta, ai do mund ti nënshtrohej anastilozës perfekte si nimfeu i qytetit, pa u kthyer në një magazinë të hapur blloqesh pa lidhje.

Shkallarja. Nga shkallarja e orientuar drejt perëndimit dhe detit (220°), shikimit i shpaloset fusha e Gylakut që ndan Apolloninë nga ujërat e kaltra të Adriatikut, deri dhe Sazani. Sipas gërmuesve, shkallarja ka planimetri Q me kënd qendror 205° , të korrigjuar më tej në 195°. Por shkallarja Q, si 205° ashtu edhe 195°, tapos plotësisht rrugën kryesore të Apollonisë që kalon ngjitur me teatrin. E vetmja skemë që nuk e ndërpret rrugën, por i qëndron pak metër larg asaj, është skema me shkallare gjysmërrethi.

Matjet magnometrike tregojnë se boshti i teatrit ruan rigorozisht orientimin e rrjetit rrugor të shek. VI/V p.e.s., ndërkohë që i qëndron fare pjerrët rrjetit të shek. IV/III p.e.s. Kjo tregon për një fazë të parë, më të hershme se shek. III p.e.s., çka sqaron habinë sesi Apollonia, e para mes 30 Apollonive, nuk kishte teatër në shek. V. a fillimin e shek. IV. p.e.s.

Shkallarja përvijohet nga rrugina e sipërme (diasoma) dhe muri i pasëm që përshkojnë një gjysmërrethi me diametër 124 m. Por numri i diasomave, shkallëve (climax) dhe pykave (kerkides) vazhdon të mbetet i panjohur.

Ballinat e shkallares {analemmatd) shtyhen 3 m para qendrës së orkestrës, duke i dhënë shkallares formën e unazës ekscentrike dyqendërshe: Ndërkohë që perimetri i jashtëm është fiks një gjysrnë rrethi, i brendshmi është më i madh se gjysma e rrethit. Diametri i brendshëm i shkallares, përkatësisht i proedrias, është 24 m, lartësia 22.6 m dhe këndii pjerrësisë 25- 26°. Muratura e ballinave është pseudoizodomike, me blloqe me faqe të jashtme të latuara rrafsh. Numrat në ta dëshmojnë parapërgatitjen e blloqeve në punishte dhe montimin në vend.

Blloqet e ndenjjes (0.42 x 0.40 m) janë pajisur me kornizë për mbledhjen e gjurit. Nga para ata prekin pllakat e mbështetjes së këmbëve të spektatorëve të rreshtit mbi, ndërsa më tej mbështeten në mbushjen prej dheu a zhavorri. Nisur nga përmasat dhe struktura, teatri i Apollonisë kishte një kapacitet për 16-18000 spektatorë.

Orkestra. Korridoret e hyrjes 6.4 m të gjerë, sa në Dodonë vijojnë ndërmjet ballinave të shkallares dhe ballit të proskenës. Edhe forma e tyre nuk është kapur dhe nuk njihet, por mendohet se ata mbylleshin me porta monumentale me hark.

Rrethi i jashtëm i kanalit të largimit të ujërave të shiut është 20.3 m. Vetë kanali (0.7 x 0.3 m) ka seksion shishe dhe blloqe të dhëmbëzuara për vendosjen gjatë shfaqjeve të paneleve të drunjta. Unaza e gurtë midis kanalit dhe rreshtit të parë (1.7 m), dhëmbëzohej lehtë në rruginën e kalimit të spektatorëve, diazoman e poshtme, dhe platformën për vendosjen e këmbëve të spektatorëve të radhës së parë.

Skena. Me gjithë punimet 10 vjeçare, nuk njihet ende struktura e skenës. Kuptohet vetëm se ajo ndahej në mje-disin poshtë palkut (hypologeion, 6.4m), mjedisin poshtë skenës (hyposkenion, 11 m) dhe një stoa të pasme (4.6 m), por nuk dihet sigurt se cilës kohe i përkasin këto ndarje.

I vetmi element i datuar sigurt në fillimi të shek. III p.e.s. është stilobati dhe kolonada e ballit të palkut (proskenion). Në këtë stilobat 26 metërsh mbështeteshin 12 gjysmëkolona/pilastra jonike rreth 2.60 m të larta dhe mbi to entablementi (0.60 m). Si e tillë lartësia e palkut ka qenë rreth 3.2 m, afërsisht sa e Dodonës.

Gjysmëkolonë/pilastrat krijonin 13 hapësira të lira 1.2 metërshe, në të cilat fiksoheshin, panelet e pikturuara (pinakes). Kapitelet jonike të nënstilit gonxhe zambaku uji, datohen prerë në fillim të shek. III p.e.s., çka e daton këtë fazë po në fillim të shek. III p.e.s. Në hapësirën e mesit dhe dy hapësirat e parafundit ndodhen porta dykanatëshe, ndërsa hapësirat e tjera zihen prej pinakeve fikse. Në brendi, 6.4 m nga balli vijojnë një sërë bazamentesh të fuqishme të rikonstruksionit romak, që shquhet për palket e gjera.

Elementet arkitektonike të teatrit renditen në tri grupe. Grupit të parë (fillimi shek. III p.e.s.) i përket kolonada dhe epistili jonik i proskenionit, një simë me palmetë, një shtatore vajzedhe blloqet e markuara të ballinave të shkallares. Kësaj kohe a diçka më herët i përket edhe kanali i largimit të ujërave, ku janë gjetur monedha dhe qeramikë e shek. IV/III p.e.s. Grupit të dytë (e shek I p.e.s.) i përket frizi dorik me bukranion, rozeta dhe maska si dhe skulpturat e skenës. Kësaj faze i përket edhe palku 6.4 m i thellë.

Grupit të tretë (shek. I /II e.s.) i përket një epistil jonik me zbukurime të ngjeshura, ku ndihet qartë frika nga boshi (horror vacui) ndoshta dhe trungjet e facetuara deri në shpatulla të kolonave dorike.

info@balkancultureheritage.com