Apollonia
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Apollonia

Shëtitoret e Apollonisë janë elementi përvijues i agorasë së qytetit. Shëtitorja e parë (Apollonia 1) shquan nga shëtitoret e tjera për strukturën e onduluar, me nishe cilindrike, të murit të pasmë.

Shëtitorja e dytë (Apollonia 2), e zhvillon më tej këtë novitet duke i trajtuar nishet si absida cilindrike të mbuluara me kupolë. Apollonia 2 është jashtë çdo diskutimi, shëtitorja më perfektet e tërë shëtitoreve helenistike, apexi i tyre.

Apollonia I

Shëtitorja e hershme e Apollonisë, Apollonia 1, qarkonte nga juglindja dhe verilindja agoranë drejtkëndëshe, të qytetit. Prej saj ruhet një pjesë e krahut juglindor dhe stilobati i krahut verilindor bashkë me një nishe të tijën. Sipas rikonstruksionit hipotetik, Apollonia 1 ishte i lartë, ndërsa i sipërmi 2.30 m. Muri i pasmë i shëtitores është I tejet masiv: 1,80 m i gjerë në y mesin e nisheve dhe 4,50 m në ballin e pilastrave. Muri është ndërtuar me blloqe kuadratike prej guri gëlqeror, me ballë të rrafshët, të njëjtë me blloqet e murit rrethues të shek. IV p.e.s.  Nga jashtë ai vijon i drejtë, ndërsa brenda gjymtyrizohet në nishe cilindrike me diametër 5.50 m, të këmbyera me pilastra 2.20 metërsh mes tyre. Nishet vijojnë të drejta, cilindrike, të pambuluara me kupolë.

Përgjatë ballit vijon stilobati njëshkallësh, mbi të cilin mbështetej kolonada dorike prej guri gëlqeror, e sjellë e punuar nga kantieret e Karaburunit. Në balli n e blloqeve të stilobatit shihen trekëndëshe në reliev, shenja apotropeike për “lidhjen e syrit të keq” para hyrjes në shëtitore. Kolonat ndodhen në meset dhe anët e nisheve, në një hapësirë drite (interkolumn) 2 m nga njëra-tjetra. Largësia prej 5.30 m e kolonave nga balli i pilastrave, shënjon gjerësinë e shëtitores. Si e tillë ajo qëndron brenda standardit 5- 7 m.

Lartësia e kolonadës është 3.20 m, ndërsa raporti diametër/ lartësi kolone 1 : 6.15, po brenda normave të kohës, afër “prerjes së artë”. Duke i shtuar kësaj lartësie entablementin (arkitra, friz, kornizë), kati i poshtëm rezulton rreth 3,70 m i lartë. Trungjet e kolonave dhe kapitelet dorike dëshmojnë për një kat të sipërm rreth 2,30 m të lartë.

Rikonstruksioni hipotetik. Gjurmët, ndonëse të zbehta, lejojnë supozimin se krahu i ruajtur Jug-Lindor puqej në kënd të drejtë me krahun verilindor të cilit duket se i përkiste një stilobat 115 metërsh dhe një nishe. Nëse kjo hipotezë është e drejtë, shëtitorja në formë të shkronjës L, do përvijonte sheshin drejtkëndësh të qytetit (115 x 60 m) nga anët Veri-Lindje dhe Jug-Lidnje.

Shëtitorja e parë ishte e thjeshtë, me konture të rregullta gjeometrike.

Vargu i pandërprerë i kolonave dhe hapësirave mes tyre dhe këmbimi i vazhduar dritë-hije kushtëzonte një arkitekturë të parënduar, ritmike. Monotonia e paevitueshme e murit të pasmë, të gjatë dhe të dystë, në të është zgjidhur në mënyrë origjinale, pa kopjuar asnjë shëmbëlltyrë tjetër: Sipërfaqja e rrafshët dhe monotone e këtij muri, u gjymtyrizua në një varg pilastrash dhe nishesh, të këmbyera në një lojë dritë-hije të butë, opake. Nëse nishet kanë pasur a jo shtatore kjo s’mund të thuhet me siguri, por prania e tyre në shëtitoren e re, Apolloninë 2, tregon për një traditë.

Shëtitorja i kundërvihej shikimit që në hapat e parë gjatë rrugës kryesore të qytetit, të drejtë dhe të gjatë, e cila niste në rrëzë të kodrës. Dora-dorës me afrimin në qendër ajo rritej në madhësi, derisa me hyrjen në shesh i shpalosej vështrimit me të dy krahët. Nga lart saj shikimit i hapej horizonti i gjerë mbi fushën e gjelbër të Gylakut (Gylakion Pedion) dhe ujërat e kaltra të Adriatikut.

Datimi. Gërmimet arkeologjike nuk dhanë ndonjë element të sigurt, rrjedhimisht për datimin vlerë ka analiza e elementeve arkitektonike. Karakteristikat e kapitelit dhe kolonave të çojnë drejt mesit të shek. IV p.e.s. Ndërkohë, me gjithë lidhjen e qartë gjenetike midis Apollonisë 1 dhe Apollonisë 2, diferencat mes tyre janë të mëdha si në drejtim të strukturës ashtu edhe trajtimit arkitektonik. Si e tillë Apollonia 2, e datuar qartë në fillimet e shek. III p.e.s, u ndërtua pas një kohe të gjatë. Kjo dhe sugjeron datimin e shëtitores së parë diku nga mesi i shek. IV p.e.s.

Apollonia II

Në një periudhë të dytë, gjasisht si pasojë e shembjes nga tërmeti, shëtitorja e Apollonisë ju nënshtrua ritrajtimit rrënjësor. Ansambli i ri u formulua nga dy njësi të veçanta: prej krahut të trashëguar Jug-Lindje dhe korpusit të ri Veri-Lindor, të lidhura me anë të një trakti ndërmjetës, në rolin e hallkës zbutëse. Korpusi i ri nuk u bashkua me krahun e trashëguar me kënd të drejtë, por me kënd të gjerë, 110.° Si pasojë shpina e shëtitores i mbështetet kodrës, duke e prerë shpatin e saj. Kjo solli kalimin nga trajta e rregullt gjeometrike në një strukturë të lirë dhe të hapur, e cila ndryshonte pamjen sipas rakursit. Kjo i theu monotoninë edhe sheshit, duke i dhënë atij zhdërvjelltësi.

Korpusi i ri me përmasa 78 x 12.70 m, është dynefësh, dykatësh dhe me ante. Kati i poshtëm përbëhet prej kolonadës së jashtme dhe të brendshme, dy pistave për shëtitje dhe murit të pasmë me nishe absidale për shtatoret. Kati i dytë me kolonadë jonike në ballë, ka një pistë shëtitjeje dhe pas saj vargun e triklineve, bujtinave të vogla.

Nga ballkonada e katit të sipërm, shikimit i hapej po fusha e gjerë e Gylakut, gjarpërimet e argjendta të lumit Aoos (Vjosës), i cili para tërmetit te vitit 217 p.e.s. derdhej në det para Apollonisë, ujërat e kaltra të Adriatikut dhe deri ishujt e Sazanit.

Kati poshtëm. Prej katit të poshtëm ruhet muri i pasmë me nishe dhe pilastra mes tyre, muret anësore, antet, stilobati dhe kolonat.

Anash balli kufizohej prej anteve, cungjeve të shkurtra murale (2.15 m), midis të cilave vijonte stilobati njëshkallësh. Në stilobat mbështeteshin kolonat e rreshtit të jashtëm, ndërsa ato të rreshtit të brendshëm ngriheshin mbi bazamente katrore gëlqerori. Themelet e thella, si të stilobatit ashtu dhe bazamenteve, tregojnë se kolonat mbartnin një ngarkesë të konsiderueshme.

Largësia ndërmjet kolonave të jashtme dhe të brendshme, përkatësisht gjerësia e pistës së parë, është 5.35 m, ndërsa ajo ndërmjet kolonave të brendshme dhe ballit

të murit të pasmë, përkatësisht gjerësia e pistës së dytë, 4.75 m. Këto përmasa lejonin lëvizjen e lirshme të vizitorëve dhe nuk paraqisnin vështirësi për mbulim.

Hapësira e dritës mes kolonave (jnterkolumn), si e rreshtit të jashtëm ashtu dhe të brendshëm është 1.60 m, e përshtatur për mbajtjen e arkitrarëve të gurtë. Por nëse për rreshtin e jashtëm ky interkolumn është brenda caqeve të zakonshme, ai është krejt i pazakontë për rreshtin e brendshëm, interkolumnet e të cilit janë 4- 4,5 m? Kjo tregon se kolonada e brendshme mbartte mbi vete një arkitra të gurtë, përkatësisht një ngarkesë të paheqshme.

Kolonat dhe kapiteli i përkasin një stili të veçantë karakteristik për shkollën arkitektonike të Pirros: dorizues, por jo dorik. Ndonëse abaku i kapitelit mbetet po kuadratik, ekini nuk është më konik por tetëkëndësh dhe po këtë formë ka edhe kolona e papajisur me kanelyra. Kolonat lehtësisht të ngushtuara, janë të proporcionuara mirë, thuajse në raportin e “prerjes së artë”.

Kolonat përbëhen prej kapitelit dhe tre trungjeve me përmasa standard, të matrikuluara me numra, çka i tregon ato të parafabrikuara. Në ndjekje të traditës së Apollonisë 1, muri i pasmë gjymtyrizohet në 17 nishe gjysmërrethore (3- 3.10 m) dhe 18 pilastra mes tyre (1.20- 1.27 m).

Pilastrat krijonin një strukturë të qëndrueshme dhe inkuadronin estetikisht nishet brenda një konturi të mbyllur. Nishet arrinin një lartësi 3.05 m, 3.65 m së bashku me ballin e harkut, ekzakt sa kolonada e katit të parë.

Nishet, cilindrike deri në 1.50 m lartësi, mbulohen me një strukture sferike tejet të komplikuar. Mbi blloqet e pjesës cilindrike vijojnë dy blloqe paralelepipede të zgavruara në formë sferike në pjesën e dukshme. Mbi to mbështeten 9 blloqe në formë pyke, të rrafshëta në faqet e bashkimit, të harkuara nga balli, konike lart dhe me kurbaturë sferike në pjesën e brendshme. Në këtë mënyrë krijohej një kupolë, e cila statikisht punonte si qemer konik, e para dëshmi kjo e kupolës dhe qemerit konik në tërë arkitekturën antike, së paku europiane. Vendosja në seri e nisheve dhe qemerëve të tyre konikë, sillte eliminimin reciprok të komponentëve shtytës dhe kundërvënien presionit të terrenit të pasmë. Si e tillë zgjidhja si estetike ashtu dhe statike është tejet e përsosur dhe origjinale, absolutisht e panjohur tjetërkund.

Ka mjaft gjasë që tabani i shëtitores të ketë qenë mbuluar me pllaka guri dhe nishet të kenë qenë të suvatuara. Afer nisheve janë gjetur 5 shtatore mermeri, 5 kokë dhe fragmente të 9 shtatoreve të tjera të cilat shquajnë për punimin e përsosur. Skulpturat, forma dhe përmasat e nisheve tregojnë qartë se ato shërbenin për mbajtje shtatoresh. Si e tillë shëtitorja e Apollonisë shërbente njëkohësisht si glyptotekë, sallë ekspozimi skulpturash.

Kati i sipërm. Fasadën e katit të sipërm e formulonte kolonada me gjysmë kolona/pilastra të thjeshta jonike, me parapete midis tyre. Kolonada mbante mbi vete entablementin, mbi të cilin vijonte çatia me tjegulla, ndërsa anash inkuadrohej prej anteve.

Dendësia e kolonave të brendshme të katit të parë, shpjegohet vetëm me praninë e një arkitrau të gurtë mbi to: Sikur interkolumni i kësaj kolonade të ishte, si në tërë shëtitoret e tjera, sa dyfishi i interkolumnit të jashtëm (4,30 m), kolonat do të mund të mbartnin arkitrarë druri por jo guri.

Kjo tregon se mbi këtë arkitra ndodhej një ngarkesë e shpërndarë, përkatësisht një mur i cili vijonte në tërë gjatësinë e shëtitores. Numri i madh i blloqeve të gjetura gjatë gërmimit, dëshmon se ky mut dhe muri i pasmë i katit të sipërm qenë të gurtë.

Kapakët e shumtë të amforave, fragmentet e vazove dhe kryesorja mangalleve, tregojnë se ndërmjet dy mureve gjendeshin dhoma ngrënieje dhe pushimi me përmasat standarde të triklinit (3,8 x 4,5 m). Si tillë ky kat luante edhe rolin e katagogion-A, bujtinës.

Gërmimet gjetën një numër të madh gjysmëkolona/ pilastrash jonike, sot të humbura. Kolonada e katit të sipërm, me gjysmëkolona jonike të bashkuara me pilastra drejtkëndëshe (35 x 42 cm), i nënshtrohej, siç e kërkon poetikisht Vitruvi, parimit të konicitetit të drurëve të pyllit: Diametri i poshtëm i kolonave të këtij kati është sa diametri që do të arrinte kolona e katit të parë po të vazhdonte ngushtimin gjatë entablementit.

Pilastrit drejtkëndësh i përgjigjet një kornizë e thjeshtë, ndërsa gjysmëkolonës një kapitel joni-zues, i nëntipit gonxhe zambaku uji. Gjysmëkolona/pilastrat siguronin lidhjen e lehtë dhe të sigurt të parapeteve45 (1.60 x 0.93 m), të cilat nga njëra anë inkastroheshin në kanalin e gjysmëkolonës dhe nga tjetra mbërtheheshin me kunja në kornizën e enatblementit.

Në syprinën e tyre është gdhendur një bazament i profiluar dhe dy panele katrore me rombe ose luspa. (l Entablementi përbëhej nga arkitrau, korniza jonike me profil “sqep korbi”, tipik për fillimet e shek. III p.e.s., dhe hymationa jonik.

Tjegullat e shumta të cilat gjatë gërmimit “vende-vende formonin një shtrat të vërtetë”. । tregojnë qartë për një çati me tjegulla.

Kolonat, parapetet dhe entablatura janë prej guri dolomit, të para-pregatitura në guroret e Karaburunit dhe vetëm të montuara në vend, e trungjeve të tilla në Durrës, Nikae, Bylis, Buthrot e Foinike tregon se në Karaburun, përveç guroreve kishte punishte për përpunimin sipas porosive.

Raporti diametër/lartësi kolone tregon për një kolonë më të ngjeshur se e zakonshmja. Po aq, raporti lartësi kolone të katit të poshtëm/ kolonë e katit të sipërm, 3.7/2, është mjaft më i vogël se në shëtitoret e tjera. Si i tillë ai krijonte përshtypjen e ngjeshjes së këtij kati nga pesha e çatisë.

Tipologjia dhe datimi. Paralelen tipologjike Apollonia 2 e gjen vetëm në binjaken e saj, në shëtitoren jugore të Dimalit. Muratura me blloqe brekçeje shpati, me faqe të sheshta të prera në anët, është e njëjtë me atë të murit rrethues lindor të qytetit, të mesit shek. IV p.e.s. Ndryshe prej tyre, blloqet prej guri ranor të ndërtimeve të gjysmës së dytë. të shek. III p.e.s. (Nimfeu, muri L i temenosit), janë pajisur me anathyrozë dhe mbartin monogramin (Damosia, i popullit). Këto data, pas mesit shek. IV p.e.s./ para mesit të shek. III p.e.s., caktojnë dhe diapazonin ku duhet kërkuar Apolionia 2.

Mbështetjen kryesore për këtë datim e japin stilet arkitektonike: kolonada dorizuese tetëkëndëshe dhe kapitelet jonike me gonxhe zambaku uji, të lidhura pa asnjë ekuivok me veprimtarinë ndërtimore të Pirros në fillim të shek. III p.e.s. Përdorimi i këtyre orderëve dhe veçantia interkolumnit të brendshëm të njëjtë me të jashtmin, e afron qartë Apolloninë 2 me shëtitoren L të Bylisit, po të fillimit shek. III p.e.s.

info@balkancultureheritage.com