Apollonia I
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Apollonia I

Shëtitorja e hershme e Apollonisë, Apollonia 1, qarkonte nga juglindja dhe verilindja agoranë drejtkëndëshe, të qytetit. Prej saj ruhet një pjesë e krahut juglindor dhe stilobati i krahut verilindor bashkë me një nishe të tijën. Sipas rikonstruksionit hipotetik, Apollonia 1 ishte i lartë, ndërsa i sipërmi 2.30 m. Muri i pasmë i shëtitores është I tejet masiv: 1,80 m i gjerë në y mesin e nisheve dhe 4,50 m në ballin e pilastrave. Muri është ndërtuar me blloqe kuadratike prej guri gëlqeror, me ballë të rrafshët, të njëjtë me blloqet e murit rrethues të shek. IV p.e.s.  Nga jashtë ai vijon i drejtë, ndërsa brenda gjymtyrizohet në nishe cilindrike me diametër 5.50 m, të këmbyera me pilastra 2.20 metërsh mes tyre. Nishet vijojnë të drejta, cilindrike, të pambuluara me kupolë.

Përgjatë ballit vijon stilobati njëshkallësh, mbi të cilin mbështetej kolonada dorike prej guri gëlqeror, e sjellë e punuar nga kantieret e Karaburunit. Në balli n e blloqeve të stilobatit shihen trekëndëshe në reliev, shenja apotropeike për “lidhjen e syrit të keq” para hyrjes në shëtitore. Kolonat ndodhen në meset dhe anët e nisheve, në një hapësirë drite (interkolumn) 2 m nga njëra-tjetra. Largësia prej 5.30 m e kolonave nga balli i pilastrave, shënjon gjerësinë e shëtitores. Si e tillë ajo qëndron brenda standardit 5- 7 m.

Lartësia e kolonadës është 3.20 m, ndërsa raporti diametër/ lartësi kolone 1 : 6.15, po brenda normave të kohës, afër “prerjes së artë”. Duke i shtuar kësaj lartësie entablementin (arkitra, friz, kornizë), kati i poshtëm rezulton rreth 3,70 m i lartë. Trungjet e kolonave dhe kapitelet dorike dëshmojnë për një kat të sipërm rreth 2,30 m të lartë.

Rikonstruksioni hipotetik. Gjurmët, ndonëse të zbehta, lejojnë supozimin se krahu i ruajtur Jug-Lindor puqej në kënd të drejtë me krahun verilindor të cilit duket se i përkiste një stilobat 115 metërsh dhe një nishe. Nëse kjo hipotezë është e drejtë, shëtitorja në formë të shkronjës L, do përvijonte sheshin drejtkëndësh të qytetit (115 x 60 m) nga anët Veri-Lindje dhe Jug-Lidnje.

Shëtitorja e parë ishte e thjeshtë, me konture të rregullta gjeometrike.

Vargu i pandërprerë i kolonave dhe hapësirave mes tyre dhe këmbimi i vazhduar dritë-hije kushtëzonte një arkitekturë të parënduar, ritmike. Monotonia e paevitueshme e murit të pasmë, të gjatë dhe të dystë, në të është zgjidhur në mënyrë origjinale, pa kopjuar asnjë shëmbëlltyrë tjetër: Sipërfaqja e rrafshët dhe monotone e këtij muri, u gjymtyrizua në një varg pilastrash dhe nishesh, të këmbyera në një lojë dritë-hije të butë, opake. Nëse nishet kanë pasur a jo shtatore kjo s’mund të thuhet me siguri, por prania e tyre në shëtitoren e re, Apolloninë 2, tregon për një traditë.

Shëtitorja i kundërvihej shikimit që në hapat e parë gjatë rrugës kryesore të qytetit, të drejtë dhe të gjatë, e cila niste në rrëzë të kodrës. Dora-dorës me afrimin në qendër ajo rritej në madhësi, derisa me hyrjen në shesh i shpalosej vështrimit me të dy krahët. Nga lart saj shikimit i hapej horizonti i gjerë mbi fushën e gjelbër të Gylakut (Gylakion Pedion) dhe ujërat e kaltra të Adriatikut.

Datimi. Gërmimet arkeologjike nuk dhanë ndonjë element të sigurt, rrjedhimisht për datimin vlerë ka analiza e elementeve arkitektonike. Karakteristikat e kapitelit dhe kolonave të çojnë drejt mesit të shek. IV p.e.s. Ndërkohë, me gjithë lidhjen e qartë gjenetike midis Apollonisë 1 dhe Apollonisë 2, diferencat mes tyre janë të mëdha si në drejtim të strukturës ashtu edhe trajtimit arkitektonik. Si e tillë Apollonia 2, e datuar qartë në fillimet e shek. III p.e.s, u ndërtua pas një kohe të gjatë. Kjo dhe sugjeron datimin e shëtitores së parë diku nga mesi i shek. IV p.e.s.

info@balkancultureheritage.com