Arkeologji
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Gjetje arkeologjike

Objekte varrimi nga varrezat monumentale në Selcë të Poshtme
Objekte varrimi nga varrezat monumentale në Selcë të Poshtme
...
Shtat gruaje me veshje ilire punuar në gur shek. III-II p.e.sonë Vlorë
Shtat gruaje me veshje ilire punuar në gur shek. III-II p.e.sonë Vlorë
Gur varri i një gruaje ilire me emrin Lepidia shek. I p.e.sonë, Dyrrah
Gur varri i një gruaje ilire me emrin Lepidia shek. I p.e.sonë, Dyrrah
Figurë bronzi lidhur me mitologjinë e kohës
Figurë bronzi lidhur me mitologjinë e kohës
Figurinë bronzi e Poseidonit, përfytyrim mitologjik i perëndisë së deteve, Antigone, shek. II p.e.sonë
Figurinë bronzi e Poseidonit, përfytyrim mitologjik i perëndisë së deteve, Antigone, shek. II p.e.sonë
Sfinks prej bronzi - trup shpendi e kokë gruaje - përhapur në mitologjinë e lashtë, shek. II p.e.sonë, Antigone.
Sfinks prej bronzi - trup shpendi e kokë gruaje - përhapur në mitologjinë e lashtë, shek. II p.e.sonë, Antigone.
Bust i një djaloshi punuar në mermer shek. II p.e.sonë, Buthrot
Bust i një djaloshi punuar në mermer shek. II p.e.sonë, Buthrot
Koka e Apollonit e ashtuquajtura "Hyjnesha e Butrintit" vepër arti, skulpturë punuar sipas shkollës praksiteliane të shek. IV p.e.sonë.
Koka e Apollonit e ashtuquajtura "Hyjnesha e Butrintit" vepër arti, skulpturë punuar sipas shkollës praksiteliane të shek. IV p.e.sonë.
Herkuluiana e Madhe
Herkuluiana e Madhe
Shtat i Erosit shek. II e.sonë gjetur në Qesaret, Tepelenë.
Shtat i Erosit shek. II e.sonë gjetur në Qesaret, Tepelenë.
Figurinë e vogël bronzi e Erosit me delfinë, shek. III e.sonë, gjetur në Dyrrah.
Figurinë e vogël bronzi e Erosit me delfinë, shek. III e.sonë, gjetur në Dyrrah.
Enë balte në trajtën e një koke fëmije shekujt e parë të e.sonë. Tren.
Enë balte në trajtën e një koke fëmije shekujt e parë të e.sonë. Tren.

Kërkime arkeologjike në gjysmën e parë të shek. XX

Shum pak dijmë për germimet e kerkimet arkeologjike qi jane ba në këto kohët e fundit në Shqipni. Përveç ndonji artikulli, shkrue me qellim informativ, ende nuk kemi njohuni të sigurta për të gjetunat e bame. Dihet se mbas vdekjes së Luigi M. Ugolini-t, kryetarit të parë të misjonit arkeologjik italjan, erdhen në Shqipni, po me at detyrë, Pirro Marconi dhe mbas tij DomenicoMustilli i Universitetit te Napoli-t. Këto të dy vijuengermimet në vendet e lejueme nga Shteti shqiptar misjonit arkeologjik italjan. Mbas 1939-ës me rasen e largimit të Misjonitfrançes të tjera krahina kalojnë nën misjoninitaljan. Ma vone krijohet praneMinistriss’Arsimit,Drejtorija për arkeologjinë tuepasë si kshilltarë të vetin njiitaljan, Dr. Pellegrino Claudio Sestieri.

Me vdekjen tragjike të Pirro Marconi-t zhduken dokumentat relative të germimeve të vjetve 1937-38. Po e njajtagja ndodhe edhe për germimet e vjetve ma të vonshem, gjatë luftës italo-greke. Me gjithë këtë germimet u banë dhe mjaft monumenta e objekte hartistike u gjeten. Por pak gja kemi për të dijte deri sa zbuluesit nuk kanë per të na dhanë shpjegimet dhe skjarimet e duhuna, dhe s'kemi për të njohtë veçse përcipisht këto të gjetuna.

Animire, sa do te pakta të jenë shpjegimet, le të shohim se çka u germue e u zbulue. (Lajmet për shka i përket të gjetunave të Butrintit i kam nga Prof. Mustilli, kurse për ato t’Apollonis kam para syshënji artikull paraprak të zbuluesit, Dr. Sestieri-t, botue në Rivista d’AlbaniaVj. Ill, Fashikull I Marc 1942).

Luigi M. Ugolini, përpara se të largohej premazi nga Shqipnija për të shkue në Maltë, pat si qendër veprimi qytetin e Butrintit. Edhe kryetaret e tjerë të misjonit arkeologjik italjanpërqendruen veprimet e tyne në këtë zonë, tue ndjekë shemullin e Ugolini-t. Prej këtyne qe ngarkue ma vonë, Profesori i PaleologjisNjerzores'Universitetit të Firenze-s LuigiCardini, me bakerkimepërshka i perkitte objekteve e sendeve prehistorike. U banë germime të hapta dhe të gjetuna nuk munguen. Edhe prej këtij studjozi priten hollsihambassi për të parën herë në Shqipni zbulohen gjurmë të kohve ma të lashta (paleolitik musterjan e syperuer). Ndërsa Cardinibantekerkime ndër rrethe të Butrintit germimetmbrendën‘akropolin e Butrintit vazhdojshingjithnji.

N'akropol, në majë të kodrës, Ugolirii pat qitë në drite teprica të një kishe byzantine me dysheme prej mozaiku por nuk gjet kurrfare gjurme jete së ma hershme. Për këtë arsye kryetari i misjonit vendosi të nguli kazmen këtu kah fundi i 1938-ës. Qenë çilë gropa mjaft dhe u zbuluen mure të ndryshem prej të cillve edhe pjesë të kohës venecjane. Ma thellë mandej duelen ne shesh mure të tjerë, të kohvebyzantine e rromake. Në shtratin mesjetar u gjetën copa çeramike po t'asaj kohe bashkë me nji monedhë. Në shtratin tjetër u zbuluen: nji themel shtylle, nji copë trupore prej mermeri; nji pjesë epigrafi lafin, njishtamëvorri, disa copa qypash aretin, nji fenerë deltinuer e ndonji send bronxi me disa pare te pa njoftuna. Në token aty për rreth u gjetën fragmente qypash protokorincjan, por ma me shumicë janë ata të Korintit me trajta e madhsi të ndryshme. Çeramika e Attikës asht fare e rrallë. Qypat korincjan na dëshmojnë të qenunit në raport, në kohën historike, te Butrintit me Korint.

U zbuluenji portë kah deti, qi hapet kah jugu në fund të kodriness’akropolit afër kishës venecjane e rrenimeve të ninfeutrromak. Bashkë me këtë derë numri i portave në Butrint mrrine në pesë, të të gjitha të kohës greke. Ndër ana të portës gjinden dy pyrgje. Në nëntokën u gjetën nji shumicë fragmentashepigrafike, elementash arkitektonike objekte të tjera ndër të cillëtnji krye derri t’egër prej bronxi e shum pjesë çeramikearetine. Koha kur këjo portë mund të jetë ndërtue, qe caktue ajo e helenistikës. Të njajtës kohe janë edhe muret përbri.

Pranë baptisterit, nën nji kishë mesjetare. u zbuluenjindertesë e përbame prej sallash të ndryshme. Marconi pat mendue se kishte të bajë me njigymnaz (vend ku zhvilloheshin ushtrime trupore) por deri tash asnji element nuk e ka vërtetuethanjen e ma sipërme. Mund të thohet se ndertesa nuk asht e nji kohe. dhe se asht ndërtue kah i II-ti shekull mbas Kr.

Termë rromake (ndërtue me qëllim banjoje) u gjet pranë por¬tës së detit dhe asht pjesërisht e germueme. Pjesa e zbuluemepërbahet prej dy ambjentesh me hymje të ndryshme. Te sajuemt (struktura) qe dukë të jetë i kohës perandorake në Butrint.

Nji ndërtese e dytë e tillë u zbulue pak larg pyrgutvenecjan. Për me kalue në sallën e banjave të kësaje ndërtese hyhet së pari në nji dhome, pjesërisht të germueme e të shtrueme në mozaik. I pari ambjent asht në trajtë të njitetëkandshi me zgavrra e me nji fare lugu në trajtë patkoni. Në majtë ka nji tjetër sallëpothuej se katrore. Struktura e murit të ndërtesës asht nji pjesë në tulla e nji tjetër në gur. Duken ndreqjet qi janë ba në kohnat e ma vonshme.

U banë germime edhe mbas ngrehinës skenike së theatrit. Edhe këtu, në nji zone mjaft të hapte duel në shesh nji ndërtesë termale, ende e pa zbulueme krejtësisht, por qi qe dukë të jetë ma e madhja ndër shoqe. Këjo ndërtesë termale qe qujte prej Ugolini-t [i]frigidarium[/i].

Landa e gjetun këtu prej kerkuesve asht e shumtë dhe prej të cillës mund të njehen: nji krye prej delte, nji shumicë paresh e pjesë stolinash arkitekture në mermér. U gjetën edhe pjesë truporesh sikur nji fytyrë e coptueme e nji djali, nji trup burri e nji krye satyri. Me randësi janë këtu disa pjesë riljevesh. Nji prej këtyne me mermer grek, pa krye, duket të jetë i shekullit të V-të para Kr. Janë mandej edhe dy të tjerë të kohës rromake. Dhe për me plotsue kuadrin e të gjetunave po njehi edhe njinekropull, germue ma përpara prej Ugolini-t, me vorreqi janë të të IV-tit shekull para Kr. e qi shkojnë deri në kohën rromake. Në vjetin 1940 u gjet njivorr tjetër qi duket të jetë i të dytit o i të tretit shekull mbas Kr.

Këto janë të gjetunat e fundit në Butrint. Të shohim tash se ç'farëgermimesh u banë në vendet e tjera e pikrishtn'Apolloni. * Mbas krijimit të sajë. Drejtorija për arkeologjinë pranë Ministriss'Arsimit filloi, kah fundi i vjetit 1941, germimetn'Apolloni. Qe zgjedhë qyteti i Pojanit (Apollonia e hershme ka këtë emen sot) për arsyenaqi vetë germuesi na i shpjegon. Së parit pse zona e germimeve ishte afër qendrës, d.m.th. Tiranës, dhe kështu mund të mrrihej e të furnizohej lehtësisht, së dytit, me kenë se për të paren herë bahejnjigja e tillë në Shqipni, duhej me doemosdonji vend qit'ishte i njohtun dhe ku të mrriheshe në përfundime pozitive, qi të kënaqshin publikun. Ishin për t'u zgjedhë Apollonia e Butrinti. U pelqye ma tepër Apolloniambassi Butrinti ishte shum larg dhe se të gjetunat e kësaj qendre ishin mjaft të hapta e të njoftuna.

Kerkimet pra filluen në Pojan, ku ma parë të tjerë arkeologë kishin germue aty ku gjatë luftës botnore pat germueaustrijaku C. Praschnikertuezbulue pjesë të ndryshme përmendoresh dhe ndërtesash shum interesante dhe ku mbas luftës e pat përqendrue veprimin e vet misjoni arkeologjik françez, nen kryesin e L. Rey-it, tuegjetë pjesë të tjera sendesh dhe monumentashhartistikë me randësi të madhe. Sestieri filloi të germojë ndër ana të ndryshme, ku germimet nuk ishin krye, me qellim qi të delshin në dritë monumente të ndryshme të jetës së qytetit.

Për këtë gja i pari germim (gjithmonë për sa na thotë zbuluesi) u ba në luginen e Kryegjatës, vend në të cillinPraschniker kishte vrejtënjinekropull grek e rrornak si edhe të qenunit e disa përmendoreve rromake me karakter funerar. Germimet e tjera u bane, nji herë, në pjesën ma të naltë të kodrës s’Apollonis, mbrenda në rrethin e mureve të qytetit, e mandej në të ramen lindore të kodrës ku Praschniker kishte zbuluenji qemer të nji muri të madh dhe ku dallohej lehtas madhësija e këtij qemeri. Germimi i tempullit funerar u ba në nji fushë, n’e majtë të prronitKryegjat, mbrenda rrugës qi prej ketij katundi të çon në kuvendin e Pojanit. Në fillim u germue sa për provë mbassisheje përmbi tokë nuk kishte fare. Pritej diçka mbassi jo larg prej kësaj pike Praschniker kishte zbuluenji tempull funerar te kohës perandorjake. E me të vërtetë dalin në drite muret e nji ndërtese të perbame prej dy ambjentesh në trajtë të njidrejtëkandshi. Të dyja pjesët e ndertesës janë goditë vetmas e pshtetenjena tjetrës. Bashke me disa fragmente arkitekture në gelqere, në njenin prej ambjenteve, janë gjetë tepricat e tri truporeve të mdha prej mer¬meri e dy krena, nji mashkulli me floke të gjatë e mjekërr, e njifemne me floke të përdredhun në majë të kokës. Të dy krenat kanë të bajnë me dy prej atyne tri truporeve qi përmenda ma sipër. E treta trupore, së cillës nuk i asht gjetë kryet, asht me madhësi ma e vogël se të tjerat e sigurisht do të kenë qenë e fmis së këtij çifti qi përmenda. Keto skulptura, të gjitha prej mermeri, të trajtueme mirë, na tregojnë se ndërtesa do të ketë shërbye si vorrndonji familjes së pasun. Mungojnë këtu mbishkrimet, të cillët do të kishin tregueemnin e titullarit të këtij vorrit, qi pa dyshim do të kete qenë nji prej banorve ma të pasunt'Apolonis.

Stolisja arkitektonike asht prej guri gelqeruer të bardhë. Përjudhen kur u ndreq e u përdor këjondertese e kemi prej trupo¬reveqi janë të kohes së Antonin Pio-s, e mundesisht të ditve të fundit të mbretnimit të ketij mbreti, në 160 mbas Kr. Këjo ndërtese, me gjithë se bame për nevojë funerare, dëfton qartas se në ç'farë gjendjet kulturale ishte Apollonia në kohen rromake.

Ne nji vend, nja 300 metër në Jug të kuvendit të Pojanit, asht zbuluenji ndërtesë e mbiquejtunGymnasium. Na këtë ndërtesë nuk mund të quejme bash me këtë emënmbassi, ndër pjesët kryesore e qituna në dritë ato të hershmet janë fare të pakta e pse këtyne u janë shtue të tjera në epoka të ndryshme.

Germimi për shka i përket kësaj ndërtese nuk ka mbarue. Qka asht gjetëpërbahet prej nji kompleksi në trajtë katërkandshi dhe mban nji vend mjaft të haptë. Dallohen këtu dy salla gadi katrore n’anën e verit, e fillimi i nji të tretit në lindje të tyne. Mbas këtyne kemi njikorriduer e në lindje njiambjent tjetër me dysheme prej delte së vrazhdë, në të cillen ishte mbërthye nji lug për banjo prej bote së pjekme me njindejse e me nji legen për të zhyte kambet. Ky lug me ndejse e legen të kambve janë të kohës helenistike. Pranë këtij ambjentindame prej nji muri tullash, asht edhe nji tjetër i tillë prej të cillit s’ka ngel’ veçse dyshemja e prishun.

Ndër dy dhomat e para asht gjetëçeramike helenistike e zezë e pikzueme. Në livelin e murit, prej gurësh të vrazhdë, t'ambjentitlinduer u gjetën pare të kohës së Konstantinit, dhe pranë nji tjetri monedha të tjera. Të gjetunat e pareve na dëftojne se ndërtesa u përdorue si banim dy here rresht në kohën rromake, në të II-tin e IV-tin shekull mbas Kr.

N’ambjentin kah lindja janë gjetë edhe tri trupore të vogla helenistike prej mermeri: nji e Eros-it (hyut të dashunis, djalit të Marti-t e Afroditës) e dy të Artemis-it (hyjneshës së dritës, motrës s’Apollo-s e bijës së Zeuz-it e Leto-s).

E para trupore, qi paraqet Artemis-in, asht e pa krye e pa krahë e ka të ruejtun vetëm nji pjesë të vogël bashkë me kambetqi janë të thyeme në gjuj. Mban veshë kitonin (veshje greke prej leshi o liniiqi përdorej për mish drejtë për së drejti) e lehtë e të pa mangë. E dyta trupoiefemne, ndoshta edhe këjo e Artemis-it, asht e pa kokë, i mungon krahu i djathtë e dora e majtë. Veshë kitonin e nji tjetër veshje greke himation (qi ishte si njimantelo pelerinë e qi hidhej syper trupit). Trupores s'Eros-it i asht gjetë koka për tokë. Ky asht po thuej se lakuriq. I mungon llana e dorës së djathtë me gjithbrryl; dora duhej t’ ishte e pshtetunn’ijë.

Prej nji salle tjetër kemi edhe nji trupore femne, të veshun me kiton e himation e të pshtetun në nji shtyllë. I mungon pjesa e sypërme me gjoks e nji pjesë e barkut. Të katër truporet janë të kohës helenistike, e mundësisht të të II-tit shekull para Kr. Por në nji anë tjetër të ndertesës janë gjetë disa gjana edhe ma të moçme. Janë gjetë dy antefikse (përdoreshin ndër ndertesat e vjetra greke si zbukurim me riljeve në përvazat) të njillojta e qi janë të të IV-tit shekull para Kr. Të dyja paraqesin maska të ndonjifemne.

Germimi, qi ka dhanë përfundime mjaft të mira, asht aj qi u ba në të ramen lindorë të kodrinës s’akropolit. Në këtë vend, ku dikur ishte njikishëz e Shën Premtes, Praschniker-i kishte qitë në dritë nji pjesë muri të ndrequn me bloqe, në trajtë paralelopipedi. Me rifillimin e punimeve u zbuluen edhe pjesë të tjera të këtij muri, të cillat ishin të mbulueme me dhé plot me copa çeramike, teprica truporesh prej delte e ndonji pjese arkitekture. Ndër shtresa të ndryshme të tokës u-gjetën copa shtamashrromake, rrfanashtamash prej Rodi, fragmente çeramike helenistike e teprica qypash protokorincjan e korincjan. Me shumicë janë truporet e vogla prej delte, e të thyeme e qi na paraqesin gjithmonë femna. Prej këtyne kemi edhe disa shum të vjetra. Randësi të madhe kanë rrfanat prej Rodi mbassi na tregojnë mardhanjetqi qyteti i Apollonis ka pasë me këtë ishull.

Të goditunit e murit asht mjaft i rregullt: prej gurësh gelqereje me trajtë paralelopipedi. Si mbas shtresave e konstruksjonit zbuluesi mujti me thanë se ky mur asht ndreqë në të V-tin shekull para Kr. Arsyeja për të cillen ky mur qe ba ende nuk diheft, e këtë kena për t’ a marrë vesh mbas gërmimesh të tjëraqi kanë me u ba në t’ardhmen.

Nga historia e lashtë e Skampinit (Elbasanit)

Që në kohën e Skënderbeut, emri i lashtë i Elbasanit, kishte rënë në harresë. Marin Barleti, biografi i heroit tonë kombëtar, kur na flet për rindërtimin e kalasë së këtij qyteti nga turqit, i quan gërmadhat, mbi të cilat u ngrit kjo, me emrin Urbs Valmorum[1] (qyteti i Valmëve), por na kumton gjithashtu se <tanët», domethënë shqiptarët i thënkeshin thjesht Civitas[2]. Barleti, jo më kot bën dallim ndërmjet urbs, kryeqytet, qendër (dihet se për romakët me urbs nënkuptohej vetëm Roma) dhe civitas emër me të cilin ai përkthen fjalën qytet[3] shprehje kjo shumë kuptimplotë, mbasi, kudo që ka qenë përdorur dhe përdoret edhe sot nga goja e popullit, e ndihmon arkeologun për të rënë në gjurmat e mbeturinave të qyteteve e vendbanimeve antike të zhdukura.

Barleti, për kohën në të cilën jetoi, ka një kulturë të gjerë humanistike: ai njeh jo vetëm vepra mesjetare si Aleksiadën e Ana Komnenës, por, ka lexuar edhe luftën civile ndërmjet Jul Cezarit e Pompeut dhe nuk gabon shumë kur kërkon ta identifikojë Oppidum Parthinorum, të pushtuar gjatë kësaj lufte nga legjionet romake, me Prezën[4]. Ai di që gotët, të cilët i quan gologrekë, në marshimin e tyre kundër Durrësit, pushtuan e rrënuan edhe qytetin tonë. Por këtë njohuri të tij, heistoriani i parë shqiptar, me sa duket, nuk e ka marrë nga Malhu, i vetmi që na e kumton këtë episod historik[5] përndryshe do të kishte dhënë, për gërmadhat, emrin Skampia dhe jo Urbs Valmorum, të krijuar prej tij, duke marrë për shembull Oppidum Parthinorum të Çezarit.

Vetëm në shekullin e kaluar, kur studimit të gjeografisë antike, filloi t’i kushtohet vëmendja e duhur, u bë e mundur të identifikohen, ku me të drejtë e ku pa të drejtë, një pjesë emirë e qyteteve antike me vendbanime apo gërmadha ekzistuese të vendit tonë. Një ndër këto ishte edhe Elbasani. Duke u mbështetur në koordinatat gjeografike të Ptolemeut si dhe në distancat e largësisë së shënuar mbi tabelën e Peutingerit (tabula Peutingeriana), itineratet e Antoninit dhe të Burdigalës, nuk paraqiste më vështirësi serioze për gjeografët, arkeologët e historianiët të zbulonin se Elbasani i sotëm ka qenë rindërtuar mbi gërmadhat e një vendbanimi antik të një stacioni me rëndësi të rrugës Egnatia. Këtë stacion rrugor, ketë mansio të etapës së parë të Via Egnatia[6] burimet e shkruara, e përmendin në forma të ndryshme por, pothuajise gjithnjë, duke ruajtur rrënjën Skamp. Sikurse do të shohim më poshtë, shqiptimi i dikurshëm i këtij vendbanimi ilir, nuk ishte Scampa, siç është zakon të thirret, por Skampinus.

Në fillim të shekullit tonë, arkeologu austriak C. Praschniker, i mbështetur tek mbeturinat e ndryshme arkeologjike të zbuluara në Elbasan, kryesisht tek mbishkrimet sepulkrale laitine dhe sidomos, nëpërmjet studimit të murit rrethues, tek i cili ai dalloi themele të lashta të kohës së vonë antike, e përforcoi edhe më tej identifikimin e Skampinit me Elbasanin[7]. Mendimi i tij gjeti vërtetim të plotë pas gjetjes, aty nga viti 1922, të mbishkrimit të M. Sabidit[8], që ruhet në Muzeun e Elbasanit. Rëndësia e këtij dokumenti mbishkrimor qëndron, në radhë të parë, në faktin se ai është i vetmi monument epigrafik që na përmend emrin e lashtë të Elbasamit, ndonëse në trajtë të shkurtuar, duke mos na sqaruar kështu mbi shqiptimin e plotë të emrit antik të qytetit tonë; mbishkrimi shënon vetëm Scamp dhe është plotësuar nga botuesi i tij, në përputhje me kontekstin, me Scampenses. Por një lexim i tillë, do të ishte i pranueshëm vetëm në qoftë se emri do të ketë qenë Scampa. Një vërtetim i tillë ka munguar deri më sot, si nga A. Betzi, ashtu edhe nga hulumitues të tjerë.

Edhe pse mbishkrimi në fjalë, në këtë drejtim, nuk na sqaron sa duhet, ai ruan rëndësinë e tij për faktin se u zbulua në pjesën e shembur të portës jugore të kalasë, pra në truallin e atij qyteti që ka qenë mbajtur për Skampinin (Skampa), përpara se të zbulohej mbishkrimi farkëtues. Duke qenë se guri, mbi të cilin ëshitë skalitur mbishkrimi, ka një peshë të rëndë, që e përjashton mundësinë e sjelljes së tij nga një vend i largët u zhduk edhe ai dyshim i vogël, që pengonte identifikimin pa rezerva të Skampinit me Elbasanin e sotëm.

Cili duhet të ketë qenë emri i plotë i vendbanimit antik, trashëgimtar i truallit dhe historisë së të cilit u bë Elbasani? Dokumenti më autentik, ku mund të mbështeteshim, pa më të voglin ngurim, do të kishte qenë, para së gjithash, mbishkrimi i M. Sabidit, Po ky, sikurse e pamë, na jep emrin në formë të shkurtuar, në një trajtë që e lë rrugën hapur për plotësime të ndryshme. Megjiithatë ndihma e tij, në këtë drejtim, nuk është për t’u nënçmuar, pasi ka ruajtur rrënjën e emrit dihe na lejon kështu të quajmë si korrumpime disa emra që largohen nga rrënja Skamp, st përshëmbull Skapta dhe Skappa[9].

Në burimet letrare, qyteti ynë, përmendet për herë të parë nga gjeografi egjiptas Ptolemeu[10], domethënë jo më parë se në shek. II të erës sonë. i cili e quan Skampeis. Mbi tabelën rrugore të Peutingërit qyteti shkruhet si Scampia, në itinerarin e Antoninit (318, 2), na paraqitet me dy forma, si Scampis dhe Scambis, kurse në atë të Burdigalës (608, 2) lexojmë Hiscampis. Një formë tjetër e kumtuar nga Malhu (18. 413) na e jep emrin e qytetit si Scampia, Hierokli, më në fund, siç e pamë më lart, na përmend një Skapla apo Skappa.

Sikurse shihet emri Scampa, nuk na kumtohet në asnjë literaturë antike, prandaj duhet ta shlyejmë, në këtë formë, nga leksiku ynë: Shumë-shumë ai mund të qëndronte si Scampia. Por unë kujtoj se rrënja e vërtetë e emrit, siç del nga literatura e sipërpërmendur, nuk është Scamp por Scampi (n) me theksin mbi i-në hundore. Në analogji me Dri(n)-Drini lat. Drinus kemi edhe këtu Skampi (n) — Skampini dhe lait. Scampinus. s dhe a nuk janë tjetër veçse prapashtesa që ia vunë emrit për t’ja përshtatur atë gjuhëve greke e latine.

Mendimi i sipërm do të ishte dënuar të mbetej një hipotezë, në- qoftë se nuk do të na vinte në ndihmë një burim tjetër jo me më pak vlerë dokumentuese sa mbishkrimi i M. Sabidit, të cilin ai e plotëson. Është f jala për dy letra, për dy dokumente origjinale të arkivit të Romës, të cilat, ka shumë të ngjarë të jenë shkruar e nisur nga qyteti ynë. Është një korrespoodecë në gjuhën- latine e vitit 519[11]; me njerën prej tyre i raportohej Papës për pritjen e ngrohtë, që i bëjnë klerikët e Skampinit delegatëve të tij të ngarkuar me një mision të posaçëm. Në të dyja letrat përmendet, për disa herë, emri i qytetit tonë, gjithnjë në trajtën Scampinus, me përjashtim të një rasti të vetëm kur jepet me Scampis.

Nuk mund të ketë dyshim se të dy letrat e përmendura, të shkruara e të nisura nga Scampini, na japin emrin e vërtetë, ashtu si ka qenë shqiptuar aso kohe nga banorët. Po këtë trajtë ka pasur sigurisht edhe kur u skalit mbishkrlimi i M. Sabidit, kur Scampini nuk ishte veçse një fshat i thjeshtë, një vicus i varur nga Dyrrahu. Këtë e përforcon për kohën e mëvonshme edhe emri i lumit që e përshkonte qytetin tonë nga jugu, i cili, në një dokument të vitit 1338 shkruhet njëlloj si edhe emri i qytetit të rënë në harresë, Scampinus[12]. Në trajtën Scampinus këtë lumë e njeh edhe Marin Barleti[13]. Nuk mund të përcaktohet me siguri data se kur ndodhi ndërrimi i emrit antik të lumit nga Genusus në Scampin - Shkumbin. Por fakti që ai, në tabelën e Peutingerit, quhet ende Genesis flumen, tregon se ndryshimi nuk ngjan të ketë ndodhur veçse në një kohë kur vendbanimi, të cilit i mori emrin, arriti kuimin e zhvillimit të vet, sidoqoftë jo më parë se ky të ngrihesh në shkallën e qytetit.

Në favor të tezës, se emri i vjetër i qytetit tonë duhet të jetë Skampin dhe jo Scampa, ngjan të flasë më në fund edhe një emër tjetër, të cilit deri më sot nuk i është kushtuar asnjë vëmendje. E kam fjalën për një emër, që përfshihet në listën e gjatë të fortesave të ndërtuara prej perandorit bizantin Justinianit I (527-561), në tokat e Epirit të Ri, ku bënte pjesë dhe krahina e Elbasanit. Emri na kumtohet në trajtën Skeminites[14], në një formë pra, që ka një tingëllim shumë të afërt me emrin e lashtë të Elbasanit, veçanërisht me formën e dhënë në dy dokumentet e vitit 519. Po t’i heqnim emrit prapashtesën greke, ites,  e cila, në rastin tonë ngjan të ketë më tepër karakter etnikoni, do të mbetej Skemin, i cili nga pikëpamja gjuhësore, na duket se ka lidhje drejtpërdrejtë me emrin. Skampin (Skempin, Skemin). Pra tek kjo formë nuk kemi veçse një deformim, një korrumpim, që vërehet edhe tek shumë emra të tjerë të listës së këtij autori. Ky tingëllim i afërt gjuhësor ka të mirën e vet. Ai përputhet edhe me të dhënat arkeologjike, mbasi themelet e mureve, mbi të cilët u ndërtua kalaja turke, kujtohen t’i përkasin pikërisht njerës nga fortesat kala të Epirit të Ri, për të cilat na flet Prokopi i Cezaresë[15].

Si përmbledhje e analizës së sipërme del se emri Scampa nuk ka .asnjë mbështetje dokumentare, kurse format Skampeis, Scampeis, Hiscampis, Scampia dhe Skeminites, nuk na e japin veçse pjesërisht dhe jo në trajtë të plotë emrin e vërtetë të qytetit tonë. Me f jalë të tjera emri i vjetër i Elbasanit ishte Scampi (n), ashtu si na e kujtojnë dy dokumentet origjinale të vitit 519, dhe na është ruajtur edhe tek lumi Shkumbi (n), që lagte brigjet jugore të tij. Të mbështetur në këtë përfundim, mund t’i lejojmë vetes, për të marrë në shqyrtim edhe një herë plotësimin, që i bëhet formës së shkurtuar Scamp në mbishkrimin e Sabidit e ta lexojmë Scamp (inertses) dhe jo Scamp (enses).

Si shënimet letrare, me në krye Ptolemeun, ashtu edhte dokumenti mbishkrimor që përmendet më sipër, i cili i. përket gjithashtu shek. II të erës sonë, janë të një periudhe relativisht të vonë antike. Këto dëshmojnë vetëm për ekzistencën e Skampinit, në këtë kohë, e jo më tepër. Mbi jetën e tij të mëparshme, nuk kemi asnjë të dhënë letrare. Ndriçimi i kësaj periudhe të historisë së Skampanit, është dhe mbetet detyrë e kërkimeve dhe zbulimeve arkeologjike. Në truallin e qytetit të Elbasanit, kryesisht brenda në lagjen kala dhe në terrenet kufitare përreth saj, në afërsi të qytetit, si në Tepe[16] apo tëk kodra, që ngrihet përtej urës së Shkumbinit dhe që ruan emrin qytet, janë zbuluar një tok varre e gur-varresh me mbishkrime latine, pjesë arqitektonike e objekteve të tjera, që nuk janë më të hershme se të kohës perandorake romake[17]. Vetë muret e rrethimit, qoftë përsa i përket materialeve të ndërtimit ashtu edhe teknikës së përdorur, të çojnë në një kohë edhe më të vonë, në shek. IV të erës sonë.

Skampini, edhe sikur të mendohej se ekzistonte si vendbanim shumë kohë më parë se sa na e thonë Ptolemeu dhe gjetjet e deritanishme arkeologjiike, nuk mund të zhvillohej kurrsesi në qytet, për arsye të pozitës së tij topike. Skampini, i ndërtuar në fushë, nuk gëzonte as pozitë strategjike të forcuar prej natyre, as ka qenë rrethuar me mure të një periudhe më të lashtë se sa të erës sonë. Këtë privilegj, për të qenë qendra politike ekonomike e krahinës, e kishin fituar qytetet, ose më drejt, vendbanimet e fortifikuara të Lieshanit dhe të Shkambit të Shënlliut[18], të ciiët, me sa del nga monedhat e sendet e tjera antike të gjetura në gërmadhat e tyire, e kanë pasur këtë funksion, të paktën që nga koha helenistike dhe nuk e lëshuan deri aty nga fillimi i kohës së Augustit[19]. Skampinit i takoi ta përvetësonte këtë rol udhëheqës të krahinës së vetëm kur me forcimin e pushtetit romak dhe zgjerimin e kufijve të perandorisë, nuk qenë më kushtet strategjike, por kushtet ekonomike ato që fituan për një çast supremacinë dhe ndihmuan kështu edhe në zhvillimin e vendbanimeve të hapta e të pambrojtura as nga natyra, as nga dora e njeriut.

Lindjen dhe zhvillimin e tij, Skampini, ia detyron pikërisht kësaj periudhe dhe, në radhë të parë, ndërtimit të rrugës Egnatia[20]. Kjo rrugë përbënte arterien kryesor të lëvizjeve tokësore dhe marrëdhënieve tregtare, ndërmjet gadishullit të Apenineve, nga njëra anë dhe Ballkanit dhe Orientit nga ana tjetër. Si trase natyrale kjo rrugë punonte edhe shumë kohë më përpara se pushtimi romak i Ilirisë; por ndërtimi artificial i saj dhe ngritja e staçioneve të mëdha në pika fikse e distanca të një largësie të barabartë, afërsisht prej 25 miljesh, domethënë 37 km. nga njëra-tjetra, i detyrohet periudhës së sundimit të Augustit[21], jo më parë se viti 37 para e sonë. Duke qenë se edhe gjetjet e deritanishme arkeologjike, në truallin e Elbasanit, nuk janë në kundërshtim, por e mbështesin këtë datim, lindjen e Skampinit, si qendër e banuar dhe stacion rrugor mund ta vendosnim aty niga fundi i shekullit I para e. sonë ose në fillimin e erës së re.

Via Egnatia, si edhe rrugët e tjera kryesore të perandorisë romake, u pajis me dy lloj stacionesh: me mutationes, për ndërrrimin e kafshëve e të mjeteve të tjera të udhëtimit, por edhe për çlodhje të udhëtarëve; dhe mansdones, që shërbenin për bujtje e fjetje. Ky organizim, u ndoq në rrugët tona edhe gjatë mesjetës dhe vazhdoi edhe në kohën e pushtimit turk, veçse mutationet u shndërruan në hane, kurse vendin e mansioneve e zunë qyetet, që lindën nga disa prej tyre. Skampini nuk ishte një mutaitio e thjeshtë, por një mansio, e dyta e trasesë kryesore, që fillonte nga Dyrrahu dhe mansio e katërt e degës që nisesh nga Apolonia[22].

Gjatë kohës perandorake, Skampini mori një zhvillim gjithnjë e më të madih. Përveç me rrugën Egnatia ai u lidh, në këtë periudhë, edhe me një rrugë të dytë të rëndësishme, që e kalonte Shkumbinin tek Fusha Mbret, nëpërmjet të një ure të gurtë të lidhur me horosan, këmbët e së cilës duken edhe sot e kësaj dite në shtratin e lumit pranë Topçiasit. Kjo rrugë që lidhte Skampinin me hinterlandin e tij më pjellor, krahinën e Dumresë dhe Shpatin e ulët, kalonte nga Muriqani, ku shihen gjurmët e një ure tjetër, po aq të moçme sa ajo e Topçiasit[23]; prej andej merrte drejtimin për në Gradishten e Belshit për t’u lidhur pastaj me Antipatrian- Beratin, Byllis-in (Hekalin) dhe Aulonën — Vlorën.

Pikërisht këtij zhvillimi të vrullshëm, që e ngriti katundin e dikurshëm në shkallën e një qyteti të begatshëm, në një qendër të rëndësishme ekonomike të krejt pellgut të Shkumbinit, i detyrohet edhe rënëja apo lënia në harresë e emrit antik të lumit Genusus dhe pagëzimi i tij në Skampin, me emrin e qytetiit kryesor pranë të cilit kalonte.

Në itinerarin e Burdigalës, stacionet kryesore, Apollonia (Pojani), Cledo (Ohri), Serdica (Sofja) quhen Civitates, domethënë qytete. Hiscampis (Skampini) nga ana tjetër, nuk shoqërohet me një emër të tillë. Kjo do të thotë se, deri nga mesi i shekullit IV të erës sonë (itinerari i Burdigalës u. përpilua në vitin 333), Skampini ynë vazhdonte të ishte, ashtu si na thotë edhe mbishkrimi i Sabidit, ende një vicus, katund i varur nga një civitas, nga një qytet, në rastin tonë, nga Dyrrahu. Në listën e qyteteve të Hieroklit[24], nga ana tjetër, të përpiluar në shek. VI, Skampini figuron si qytet. Ngritja e tij në shkallën e qytetit duhet të ketë ndodhur ndërimjet këtyre dy datave. Malhu, kur flet për pushtimin e Skampinit nga gobët[25], aty nga çereku i fundit i shek. V nuk na thotë shprehimisht në se në këtë kohë e gëzonte këtë të drjtë; por fakti që ky historian e përmend si një nga pushtimet me rëndësi të gotëve, lë të kuptohet, se një privilegj i tillë i ka qenë njohur Skampinit disa kohë më parë; ndoshta që me organizimin e ri admindstraitiv të vënë në jetë fill mbas ndarjes së perandorisë romake; sidoqoftë jo më vonë se në vitin 458, që njihet si datë në të cilën Skampini bëhet qendër peshkopate[26].

Në qoftë se Prokopi i Cezaresë ngritjen e fortesës së Skeminites — Skampinit e konsaderon si një ndërtim të ri, duke mos e rreshtuar në listën e fortesave të rindëntuara, kjo nuk do të thotë aspak se qyteti, në këtë kohë, nuk ekzistonte. Nuk ishte qyteti që u ndërtua rishtas, por muret me të cilët u rirrethua për t’u mbrojtur nga dyndjet e popujve të Veriut dhe nga kryengritjet e ilirëve.

Sikurse e vërtetojnë gjetjet arkeologjike, veçanërisht mbishkrimi i M. Sabidit, Skampini ekzistonte shekuj më parë, kështu që Justiniani I nuk bëri gjë tjetër veçse e shndërroi nga një qytet i hapët në një të tillë të rrethuar me mure.. Kësaj periudhe i përket edhe ndërtimi i kalasë së Mengnit, e cila shërbente si një parafortesë për mbrojtjen e qytetit të Skampinit, rënia e të cilit në duart e armikut rrezikonte krejt provincën e Epirit të Ri dhe qendrën e saj Dyrrahun.

Njëkohësisht, me ngritjen në shkallën e qytetit, jo shumë kohë më përpara se në vitin 458, Skampini u bë edhe qendër peshkopate[27]. Si e tillë përmendet, për herë të fundit, në dy dokumentet e sipërpërmendura të vitit 519. që nuk do të thotë, natyrisht, se në këtë vit u suprimua përsëri. Skampini mori fund, si një seli e lartë kishtare, ditën e shkatërrimit të qytetit dhe largimit të popullsisë, datë kjo që mbetet një nga pikat e errëta të historisë së qytetit.

Sipas Barletit, Skampini ka qenë rrënuar nga galogrekët, domethënë gotët; por Malhu flet vetëm për një pushtim; banorët ishin larguar para se të vinë gotët. Sidoqoftë të dhënat burimore, si dhe ato arkeologjike, tregojnë se nga ky rrebesh d.m.th. rrënimi got, Skampini duhet ta ketë marrë veten shpejt, pasi, sikundër e pamë, jo vetëm rrethimi i tij me mure, por edhe përmendja e fundit dokumentare si qendër peshkopate, bien pikërisht pas kësaj ngjarjeje.

Sikurse lindjen e zhvillimin në qytet ashtu edhe rrënimin përfundimtar Skampini ia detyron të njëjtit faktor, rrugës Egnatia. Ndërsa, në shekujt e parë të erës sonë, ndërtimi i saj qe burim mirëqënjeje e lulëzimi ekonomik jo vetëm për Skampimn, por për krejt krahinën rreth e rrotull, në vigjiljen e dyndjeve të popujve e në vazhdim të tyre, ajo u shndërrua në një shkak mjerimi të pandërprerë. Rrëmuja e pasiguria, që mbretëronte në kohën e vonë antike dhe mesjetën e hershme mbi këtë rrugë, nëpër të cilën ndiqnin njeri-tjetrin, invazionet e popujve të ndryshëm dhe vinin e shkonin ushtritë jo më pak shkatërrimtare bizantine, nuk i kanë të qetë banorët e fshatrave, të qyteteve e të krahinave rreth e rrotull. Këto dyndje e vërshime kërcënonin, grabitnin, digjnin, e shkatërronin edhe qytetet e fortifikuara, të ndërtuara buzë rrugës, dhe as u jepnin këtyre kohë e mundësi të shëronin plagët e rënda të shkaktuara nga rrënimet e herëpashershme. Kështu, një pjesë e mirë e popuilsisë, që mundi të shpëtonte kokën, u detyrua të largohesh përgjithnjë nga vendi i lindjes dhe i punës e te mos kthehej më. Një nga vërshimet me pasoja të rënda, viktimë e të cilit ra, me sa duket, edhe Skampini, ka shumë të ngjarë të ketë qenë invazioni bullgar i shekullit IX, i cili. me sa tregojnë emrat tipike sllave të rrethit të ngushtë e të largët të Elbasanit e rrethoi edhe më tepër popullsinë autoktone ilire dhe vende-vende edhe e shfarosi.

Kemi shumë shembuj që dëshmojnë se emrat antike janë trashëguar deri në ditët tona. Ka raste, madje që një pjesë nga këto emra vendesh të mos benë pësuar, edhe pse u krijuan dhjetra shekuj më parë, asnjë ndryshim ose një ndryshim shumë të vogël si për shembull Skodra-Shkodra; Lisi-Leshi[28], Aulon-Vlona etj. Emra të tjerë u shpëmgulën bashkë me banorët dhe iu dhanë, prej tyre, vendbanimeve të reja: Amantia- Amonica; Byllis-Ballsh. Nuk është i vogël numri i atyrë që ranë në harrese; duke lënë pas vetëm gërmadha pa emër ose ja trashëguan këtë, sikurse ndodhi në rastin tomë, lumit që kalonte pranë Skampin — Shkumin[29]. Më në fund kemi edhe një kategbri tjëtër, ku emri i sotëm përkujton një faktor tjetër që kishte bërë të njohur vendin në kohën antike. Kështu Nymfeu (Nymphaeum), pranë Apollonisë, që njihej e çmohej shumë jo vetëm për serën, por edhe për orakullin e tij, ideiitifikohet sot me fshatin Frakull në rrethin e Fierit, emër ky që nuk ka asnjë ldhje me emrin antik, por rrjedh nga f jala latine oraculum. Kujtoj se ne nuk do të gabojmë, në qoftë së, do ta rreshtojmë, në këtë kategori të fundit, edhe Skampanin. Pikërisht pozita e tij, si mansio, mundi t’i rezistonte harresës së kohës dhe të ruhet edhe sot tek Mansi (Rrapi Mansit, Çesmja e Mansit). Në këtë vend, ku është ruajtur ky emër dhe ku kishte edhe ujë të bollshëm burimi, dcr ta kërkoja unë edhe Skampinin më të hershëm, dhe jo aty ku u ngrit kalaja, e cila në origjinën e saj, sikurse e thamë më lart, i përket kohës së Justinianit; distanca prej 6 miljesh, domethënë 9 km. ndërmjet mutatios Ad Quintum (gërmadhat romake të Fikasit)31 dhe Skampinit do t’i përgjigjeshin Më mirë teqes së dikurshme bektashiane, ku duhet vendosur mansio Hiscampis e itinerarit të Burdigalës, se sa El-basanit. Si përforcim mund të shërbente katundi Manës i sotëm, që ndodhet mbi rrugën Dyrrah-Lis-Scodra e që të përkujton pa dashur një mansio të kësaj dege tjetër rrugone të kohës antike.

Një kujtim tjetër të lashtësisë historike të qytetit tonë duhet të shohim, mendoj unë, edhe tek emri Fusha Mbret, në analogji me Udha Mbret, emrin që mban trakti i degës së rrugës Egnatia, prej Apollonisë nga ku niset32. Në se fjala shqipe mbret rrjedh apo jo etimologjikisht nga latinishtja imperator, kjo nuk peshon edhe aq në rastin tonë. Rruga nga Ad Quintum-Fikas për në mansio Hiscampis-Elbasan nuk merrte drejtimin e rru-gës së sotme automobiiistike, por kalonte, përmes fushave të Mozgës dhe të Mbretit për të hyrë në Elbasan nga rrapet e Kamqopekut dhe jo nga Zaranika. E sigurtë është se emri Fusha Mbret është shumë më i vjetër se sa pushtimi turk, pra ka shumë të ngjarë të jetë trashëguar në mos nga koha antiike, nga koha e mesme.


[1] Marlin Barleti, Historia e jetës dhe veprave të Skënderbeut, Tiranë 1964, f.481.

[2] Po aty.

[3] Sikurse dihet vepra orgjinale e Barletit u shkrua në gjuhën latine. Autori duke dashur t’i përgjigjet kërkesës së kohës, atje ku pati mundësi, i ka përkthyer latinisht të gjitha toponimet shqiptare: Guribardhë(Petralba), Ujët e Bardhë, ndërmjet Krujës e Milotit (Albula), Fusha e Kuqe, afër Ishmit(Rubra) etj. Për shembuj të tjerë shih H. Ceka, Vërejtje mbi disa të dhëna topografike rreth luftave të Skënderbeut sipas Barletit, Buletini i Shkencave shoqërore nr. 3. 1952, f. 21-36.

[4] M. Barleti, vep. e cit. f 247.

[5]Malchus në: Burime të zgjedhura për historinë e shqipërisë, vëll. I, Ilirët dhe Iliria, Tiranë, 1965, f. 407.

[6] Ndër hulumtuesit e shumtë që janë marrë me problemin e identifikimit të Skampinitka qenë edhe J.G.v. Hahn, Albanesische Studien, vëll. I, Jena 1853, f. 195, i cili e bën njëkohësisht edhe përpjekje ta shpjegojë me shkëmb (tosk), shkamb (geg), Shkumb(lumi i soçëm).

[7] C. Praschniker-A.Schober, Archaologische Forschungen in Albanien un Montenegro. Wien 1919, f, 48 vv. Një vrojtim më të plotë të bazuar në pastrime dhe sondazhe e kemi nga Gj. Karaiskaj, Kalaja e Elbasanit, (Monumentet), 1, 1971.

[8] A. Betz, Eine neue Inschrift aus Elbasan in Albanien, në: (Jahresh. d. Ost. Arch. Institutes in Wien), Bd. XXX/1 (1936); 101 vv.

[9] Në këto dy trajta e gjejmë emrin e qytetit tonë tek Hierokli, 653, ndërsa tek Kostandin Porfyrogeneti, De them. 2, 26, i cili mbështet po tek Hirokli, lexojmë Scampta.

[10] Në Notitia Dignitatum Orientis, 9, bëhet fjalë për një repart pseudocomitatenses Scampenses. Duke qenë se një etnikon i tillë nuk mund të rridhte veçse nga një qytet Scampa u nxuarr konkluzioni se format e kumtuara nga Hierokli e Kostandin Porfyrogeneti ishin korruptime të emrit Scampa, kurse trajta Sampis nuk paraqiste veçse një ablativ të marrur gabimisht për normativ nga Ptolemeu e të tjerë që ndoqën atë. Shih Praschniker-Schober, vep. cit. f. 48m shënimi 37 dhe A. Betz, vep. cit. kol. 105, shënimi 10.

[11] Shih L. Thalloczy, C. Jerecikm E. Sufflay – Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia, vëll. I. Vindobonae 1913, dokumentet nr. 29 e 30.

[12] Po aty, f. 246, dokumenti nr. 816.

[13] Barleti, po aty, f. 481.

[14] Prokopi i Cezaresë, De aedificiis, 4, 3 (Ilirët dhe Iliria, f. 439)

[15] Gj. Karaiskaj, vep. cit., dallon në këto mure dy periudha ndërtimi, të vonën e të cilave e lidh me rindërtimet e Justinianit.

[16] Në vitet 1968-69 u zbulua aty një bazilikë paleokristiane që u datua nga autorët e gërmimit në shek. IV-VI të e. sonë: A. Meksi N. Ceka, Bazilika paleokristiane në Tepe të Elbasanit, Buletini Arkeologjik, Tiranë 1973.

[17] Mbi zbulimet e vjetra arkeologjike të Elbasanit — shih kryesisht Praschniker- Schober, po aty, f. 52-54 dhe 59 vv. Shih edhe L. Heuzey et H. Daumet, Mission archeologique de Macedoine, Paris, f. 347 dhe H. Ceka — S. Anamali, Mbishkri- me të pabotuara të Shqipërisë, Bul. USH Seria Shk. Sh. nr. 1 — 1961, f. 221 vv. Mbi nekropolin e qyteiit shih H. Geka, Zbulimi i një nekropoli në Elbasan, B.I., Sh. hr. 1, 1948; f. 64 vv. Për të rejat: Gj. Karaiskaj, Të dhëna të reja për datimin e kalasë së Elbasanit, Monumentet, 3, 1972; N. Ceka, Vështrim arkeoiogjik mbi rrethin e Elbasanit, po aty.

[18] Gërmadhat e qytetit të Lleshanit, emrin antik të të cilit nuk e dimë, ndodhen në sinurin e katundit të soçëm Lleshan, në krahinën e Shpatit, në jugë të Elba- sanit. Nuk e njohim as emrin e lashtë të qytetit, tek Shkambi i Shenlliut, afër Katundit Petresh (nga petra-shkëmb), mbi rrugën automobilistike Elbasan-Tiranë

[19] Pjesa më e madhe e monedhave antike të Muzeut të Elbasanit, kryesisht të prera në punishten monetare të Dyrrahut, e kanë prejardhjen nga Lleshani. Deri tani nuk është gjetur këtu asnjë monedhë që të jetë më e re se koha e Augustit.

[20] Mbi teknikën e ndërtimit të kësaj rruge, dhe funksionimin e saj në kohën antike, shih N. Ceka, L Papajani, Rruga në luginën e Shkumbinit në kohën antike, Monumentet 1, 1971.

[21] L. Friedlander, Sittengeschichte Roms. Ungekiirzte Textausgabe, Wien, 1934; f. 285

[22] Shih Tabelën e Peutingerit dhe itineraret e Antoninit e të Burdigalës, në «Ilirët . dhe Iliria, f. 311, 316 e 318.

[23] Për ekzistencën e kësaj rruge shih artikullin e cituar të N. Cekës dhe K. Papajanit..

[24] Hierokli, 653 (Ilirët dhe Iliria, f. 455).

[25] C. Praschniker-A. Schober, vep. cit.

[26] Thalloczy-Jirecek-Sufflay, Acta et diplomata, indeks. f. 251.

[27] Po aty. Duhet shtuar këtu se data 458 nuk duhet marrë si vit, në të cilin Skampini u bë qendër peshkopate, por si një terminus arite quem për vendosjen e selisë së një peshkopi në këtë qytet të ri.

[28] Duhet thënë se, si në alfabetin grek ashtu edhe në atë latin, mungonte një germë e posaçme për sh: kështu që ka shumë të ngjarë që kjo bashkëtingëllore të jetë dhënë po ime germat 2 resp.s; pra pavarësisht se shkruhet Scodra, apo Scampin(us). shqipttai i vërtetë të ketë qenë ashtu si sot, ShkocLra, Shkampin (us). Në rastin Lis (sus),— Lesh (por jo Lezha, formë e cila, me sa di unë, nuk përdoret nga populli) mund të jetë fjala edhe për një shndërrim historik të s-së në sh.

[29] Një fenomen i tillë ka ndodhur edhe në ditët tona. Lumi që përshkon kryeqyte- tin tonë nga ana e veriut thirrej, ende para disa dhjetra vjetësh, ashtu sikurse në kohën e Skënderbeut (Shih, M. Barleti, Historia e Skënderbeut, f. 462) me emrin Argjilata. Ky emër ka rënë sot pothuajse fare në harresë dhe është zë- vendësuar me emrin Lumi i Tiranës.

Në gjurmë të qyteteve Peneste

Njoftimet historike që kemi trashëguar nga literatura antike për fisin ilir të penestëve, siç dihet janë tepër të varfëra. Burimi më i vjetër është Polybi, i cili në kapitujt e cunguar që merren me luftën e tretë romake-makedone, përmënd qytetin Uskana, Yơxανα[1]  pa na dhënë për të asnjë hollësi, përveç asaj që riprodhon Stefan Byzantini, se ishte një «qytet i Ilirisë»,[2]. Të vetmet lajme me interes mbi Penestinë, penestët dhe qytetet e tyre, i kemi kryesisht nga vepra e Tit Livit, i cili ka shfrytëzuar kapitujt e humbur të Polybit dhe burime të tjera të panjohura për ne.

Sipas Livit, në pragun e pushtimit romak, në truallin e penestëve (Penestiana terra) kishte 14 qyteza dhe kështjella, prej të cilave ai na jep vetëm tri emra — Uskana (Uscana), (Oaeneum) dhe Draudak (Draudacum)[3], Uskana cilësohet prej tij «qytet» (urbs) dhe «qytezë» (oppiduim). Po ashtu cilësohet edhe vendbanimi Oenë, kurse Draudaku dhe 11 pikat e tjera anonime vetëm «kështjella» (castella). Njoftimet e tjera të shkrimtarit romak, edhe pse të cekëta, janë me interes për lokalizimin e truallit të penestëve dhe për identifikimin e vendbanimeve të tyre. Sipas tij, në vitin 172 para erës sonë, repartet romake që zbarkuan në brigjet jugore të Ilirisë, pasi marshuan në thellësi të vendit, pushtuan kështjellat e dasaretëve dhe të ilirëve, ndër të cilat nënkuptohet, Lyhnidin dhe Uskanën, duke hyrë kështu si pykë midis mbretërisë ilire të Gentit dhe mbretërisë makedone të Perseut. Pak më vonë, ushtri të tjera romake, të cilat zbarkuan gjithashtu në brigjet e Ilirisë jugore, marshuan nga tjetër rrugë në thellësi të Ballkanit dhe dolën në Thesali, në kufijtë jugorë të Makedonisë, duke hyrë edhe këtu si pykë midis mbretërisë makedone dhe shteteve greke. Dy vjet pasi kishte filluar lufta romake-makedone, për të lehtësuar pozitën e vështirë të Makedonisë, Perseu mori dy masa të rëndësishme me interes për temën tonë:

Njera, me karakter ushtarak, synonte të pastronte trevën e penestëve (dhe jo atë të dasaretëve) nga garnizonet romake. Për këtë qëllim në janar të vitit 169, mbreti makedon u nis së bashku me ushtritë e veta nga Styberra dhe pas një marshimi triditor, arriti përballë Uskanës, të cilën e pushtoi. Livi thotë se Uskana ishte qyteti më i madh i tokës së penestëve (Penestianae terrae ea maxima urbs est Uscana), se në atë kohë qyteti kishte 10 mijë banorë dhe se ishte i rrethuar me një kala të fuqishme me dy porta[4]. Që këtej, Perseu e vazhdoi marshimin kundër qytezës Oenë, e cila sipas shkrimtarit romak, ishte tepër e vështirë të pushtohej pa një rrethim të rregullt, mbasi muret e saj ishin shumë më të forta se ato të vendbanimeve të tjera peneste. Veç kësaj qyteza Oenë mbrohej nga njera anë prej lumit Artatus, nga ana tjetër prej një mali shumë të lartë që mezi kalohej dhe se me pozitën e mirë që kishte, ajo kontrollonte rrugën nga kalohej për në viset e labeatëve ku mbretëronte Genti»[5]. Por gjatë marshimit për në Oenë, Perseu kaloi pranë kështjellës Draudak, për të cilën shkrimtari romak shton se ishte një vendbanim mjaft i populluar, se kishte nga çdo pikëpamje një pozitë më të përshtatshme se kështjellat e tjera të Pënestisë dhe se, sipas sugjerimit qe një njohës i mirë i vendit i dha Perseut, pushtimi i qytezës Oenë nuk do t’i sillte atij asnjë dobi nëqoftëse nuk do të shtinte në dorë më parë kështjellën Draudak[6]. Pasi e mori Draudakun, Perseu përshkoi trevën peneste dhe pushtoi 11 kështjellat e tjera të Penestisë derisa më në fund iu turr qytezës Oenë, të cilën e shtiu gjithashtu në dorë.

Masa tjetër, me karakter diplomatik, syhonte ta tërhiqte mbretërinë ilire sa më parë në luftë të përbashkët kundër Romës. Për ta bindur Gentin që ta lidhte aleancën ushtarake me Makedoninë, Perseu nisi për në Shkodër dy delegatë, Pleuratin ilir dhe Adaeun makedon[7]. Delegatët e Perseut, kaluan malin e Skardit — te Polybi: te Livi: Scaprdus mons, Scordus mons dhe përshkuan krahinën që quhej lliria e shkretuar»  te Polybi, Illyrici solitudines, te Livi — vend të cilin më parë e kishin prishur makedonët për të penguar dardanët që të dyndeshin në «Iliri dhe në Makedoni». Kur delegatët makedonë arritën në Shkodër, mësuan se mbreti Gent ndodhej në Lissus (Lezhë), prandaj e vazhduan rrugën më tutje. Meqënëse delegatët nuk e bindën dot Gentin ta nënshkruante aleancën, Perseu nisi një dërgatë të re prej tri vetash (Pleurati, Adaeu dhe Glaukia), kurse ai vetë u vendos në Uskanë. As Polybi, as Livi nuk e tregojnë rrugën që ndoqi kësaj radhe dërgata për në Shkodër.


[1] Polybi, XXVIII 8,11.

[2] Stefan Byzantini, s.v. “Yơxανα.

[3] Tit Livi, XLIII 10, 18-21.

[4] Livi, XLIII 10, 1; 18, 15; 19, 3, 8, 9.

[5] Livi, XLIII 16, 3:    . in Penesteas exercitum reducit ad Oaeneum oppidum inpotestatem redigendum, et alioqui oportune situm, et transtitus ea est in Labeates ubi Gentius regnabat...

[6] Livi, XLIII 19, 3-5.

[7] Polybi, XXVIII 8, 1-2: “Οτ

Mesapët dhe gjuha e tyre

Herodoti, i njohur si «babai i historisë», që ka jetuar në mesin e shekullit V p. e. sonë, na jep të dhënat e para për mesapët. Autorë të tjerë të mëvonshëm si Skymni, Livi, Straboni, Plutarku etj. japin njoftime të plota për shtrirjen e tyre. Këto burime të fragmentuara u zgjeruan dhe u plotësuan nga zbulimet e shumta arkeologjike që u bënë gjatë këtij shekulli. Duke u mbështetur në këto zbulime u arrit në përfundimin se mesapët ishin një nga fiset e mëdha të Italisë së Jugut, që në shek. XI deri në pushtimin romak (shek. III p. e . sonë) jetonin në territorin që zënë sot provincat e Leçes, Brindizit dhe Tarantit.

Në historinë e studimit të kulturës dhe gjuhës mesape një vend të veçantë zënë kërkimet sistematike që janë bërë këta pesëmbëdhjetë vjetët e fundit nga Universiteti i Leçes nën drejtimin e Prof. F. D’Andria dhe të K. Pogliara, të cilët e kanë përtëritur plotësisht tablonë kulturore dhe kanë hedhur poshtë një sërë tezash e mendimesh të vjetra për historinë e kulturën e kësaj zone. Gërmimet dhe zbulimet që u bënë në Leuka, Kavalino, Vaste, Oria, Ugento dhe mbi të gjitha në Otranto, lejojnë sot të përcaktohen me siguri vijat themelore të qytetërimit Mesapik. Po kështu janë përcaktuar lidhjet dhe marrëdhëniet e dendura të kësaj popullsie me ilirët e vendosur në brigjet kundrejt Adriatikut, me krahinat e qytetet e Greqisë Perëndimore e brigjet e largëta të Egjeut Lindor. Të gjitha këto janë dëshmuar të paktën që nga fillimet e shek.. VIII p. e. sonë, d. m. th. rreth një shekull para themelimit të kolonisë së Tarantit. Këto marrëdhënie të hershme, të dendura e të vazhdueshme ndërmjet mesapëve dhe grekëve ndikuan në lulëzimin e shpejtë e të jashtëzakonshëm të qendrave vendase të Salentos. Ky ndikim duket në ndërtimet e hershme urbane si dhe në përshtatjen e shkrimit alfabetik që në mesin e shek. VI p. e. sonë. Marrëdhëniet e mesapëve me Ilirinë e Greqinë u kushtëzuan nga roli lidhës që luante kanali i Otranit si rrugë e rëndësishme e Adriatikut.

Për këmbimet midis dy brigjeve të Adriatikut Jugor gjatë epokës parahistorike ka sot dëshmi të shumta arkeologjike. Objektet më të hershme me origjinë italike të gjetura në territorin e Ilirisë Jugore i takojnë periudhës së bronzit të mesëm (1800-1500 p. e. sonë), të zbuluara në tumat e Vajzës së Vlorës.

Objektet metalike me origjinë italike të zbuluara në Torovicë të Lezhës, në Hamallaj të Durrësit, në Patos të Fierit, në Dukat të Vlorës e në Katundas ne Berat, që i takojnë fillimit të epokës së hekurit (shek. XI-VIII p. e. s.), dëshmojnë se këmbimet midis dy brigjeve në këtë periudhë bëhen më të shpeshta. Më mirë këtë intensifikim të këmbimeve e provojnë prodhimet e shumta të poçerisë ilire të gjetura në krahinën e Salentos. Një vlerë të dorës së parë ka qeramika e pikturuar e stilit devollit e gjetur në Otranto dhe e përcaktuar nga arkeologë italianë si një import i mirëfilltë ilir. Për t’u vënë në dukje janë edhe disa përputhje gati të plota në format kryesore të enëve e të zbukurimeve të qeramikës së Ilirisë së Jugut me atë të trevës së masapëve. Këto, të marra në tërësi, janë tregues të një rëndësie të dorës së parë, që shprehin me mjaft siguri edhe përkatësinë e tyre etnike, d. m. th. burojnë nga një origjinë e përbashkët. Këtu na vjen në mbështetje dhe një tregues tjetër i rëndësishëm nga sfera e botës shpirtërore, riti i varrimit në tuma. Riti i varrimit, që është një nga karakteristikat më të qenësishme për trevën ilire, është i njohur dhe në territorin e Apulies të kohës së hershme të hekurit. Edhe pas shek.  VIII p. e. sonë në prodhimet e qeramikës mesapike, në format kryesore të enëve dhe në skemën dekorative të qeramikës së pikturuar u ruajtën të fuqishme traditat e qeramikës devollit.

Këto të dhëna shumë të qarta arkeologjike vijnë në mbështetje të pikëpamjes së shprehur edhe në burimet e shkruara se në fillim të epokës së hekurit fise ilire jugore kaluan Adriatikun dhe u vendosën në Italinë e Jugut. Kë kushtet e reja social-ekonomike e historike ata u zhvilluan më tej, duke arritur në prag të kolonizimit grek një nivel të lartë zhvillimi, gjë që dëshmohet më së miri edhe nga një pasuri e madhe mbishkrimore që është ruajtur deri në ditët tona.

Zbulimet e mbishkrimeve mesapike zënë fill që nga shek. XVI. Mbledhja, grumbullimi i parë sistematik filluan në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar dhe mund të thuhet se në këtë kohë nisën edhe studimet e thelluara glotologjike, që vazhduan edhe gjatë shekullit tonë. Deri më 1983 ishin grumbulluar, nga zbulimet e rastit, rreth 500 mbishkrime mesapike, kryesisht gurë varresh, që japin vetëm emra, epigrafe fragmentare. Kuptohet se dëshmi të tilla paraqesin vështirësi të mëdha për leximin e mesapishtes. Në raste të tilla, zgjidhja e shumë problemeve gjuhësore mund të arrihet me zbulimin e teksteve me mbishkrime dygjuhëshe, njëra prej të cilave të jetë e njohur. Rruga tjetër për leximin e gjuhëve të tilla është rritja shumë e madhe e materialeve epigrafike, që bën të mundur nisjen e hulumtimeve komplekse si në sasi edhe në cilësi. Ky rast i takon sot për sot edhe mesapishtes.

Në verë të vitit 1983, në Roka Vekia ose siç quhet ndryshe në Shpellën e Poezisë, nga prof. K. Pagliara u zbulua një pasuri e jashtëzakonshme mbishkrimore në gjuhën mesapishte. Roka Vekia gjendet pak kilometra në veri të qytetit të Otrantos, në krahinën e Salentos. Ajo është një shpellë e madhe karstike e formuar në kohë të lashta gjeologjike. Në kohët parahistorike dhe antike hyrja në shpellë bëhej nga ana e detit nëpërmjet një korridori të gjatë. Sot tavani, është hapur nga erozioni dhe nëpërmjet një shkalle mund të hyhet lirisht në shpellë.

Në vështrim të parë ajo duket si një shpellë karstike e zakonshme, po vlera dhe «mrekullia» e Shpellës së Poezisë qëndron në faqet e brendshme, të cilat janë të mbushura me incizime e  mbishkrime të një gjuhe të zhdukur. Faqet shkëmbore të këtij «libri» zënë një sipërfaqe prej 400m² e nga përllogaritje të përafërta del se janë rreth 2000 mbishkrime.

Puna për pastrimin, dokumentimin dhe studimin e kësaj pasurie të rrallë mbishkrimore sa ka filluar, ndaj është shpejt të flitet për rezultate përfundimtare. Në serinë e madhe të shenjave që janë njohur e veçuar në faqet e shpellës, më të hershmet i takojnë artit shkëmbor parahistorik. Ato ngjasojnë shumë me pikturat e njohura të Porto Badiskos që gjendet disa kilometra më në jug të këtij bregdeti. Kjo dëshmon se shpella ka qenë frekuentuar nga njerëzit për qëllime kulti qysh në parahistori; ata kanë skalitur mbi faqet e saj shenja dhe simbole që lidhen me gjahun, me pjellorinë ose me kulte të tjera.

Pjesën kryesore e më të rëndësishme të Roka Vekias e përbëjnë mijëra mbishkrime në gjuhën mesapishte. Ato shpesh gjenden njëri mbi tjetrin dhe shkronjat ndërpresin e trazojnë njëra-tjetrën, duke e bërë të vështirë leximin e tyre. Megjithatë duket se në shumicën e rasteve është fjala për tekste që përmbajnë formula të kultit, përkushtie. Ndër to ndeshet shpesh emri Thaotor, që është me siguri emër hyjnie. Të shumtë janë edhe emrat e njerëzve, d. m. th. të atyre që shkruan ose bënë që të shkruheshin mbishkrimet. Në një sipërfaqe prej një metër katror të pastruar, të cilën patëm rastin ta shikonim, në shpellë ishin shkruar: Thaotor, Dazion, Iliria etj., që janë, të parët emra njerëzish ilirë, dhe i treti emri i vendit – Ilirisë.

Një nga karakteristikat e dëshmive epigrafike është pikërisht ajo e ndryshimit të grafive, e shenjave të shkrimit. Kjo tregon se ato nuk janë shkruar prej zejtarësh të mësuar për të skalitur gurin sipas rregullave dhe mënyrave të njësuara. Në këtë mënyrë është e mundur të hetohen pasiguri dhe gabime, por edhe të hapen të dhëna të çmueshme për mënyrën e shkrimit si shprehje grafike vetjake. Kjo e parë në lidhje me përmbajtjen e teksteve të veçanta, mund të japë elemente vlerësimi për funksionet, përmbajtjen, që shkruesi i ka besuar mesazhit të vet.

Të 2000 mbishkrimet e porsazbuluara në Shpellën e Poezisë i takojnë shek. VI-III p. e. s. dhe ruajnë të gjitha karakteristikat e rreth 500 mbishkrimeve të tjera të zbuluara më parë, të cilat janë përcaktuar saktësisht se i takojnë gjuhës mesapishte.

Hulumtuesit i janë vënë me ngulm punës tërheqëse për të deshifruar shenjat e lashta dhe shpresojnë se ato do të japin çelësin për të zbërthyer sekretin e gjuhës mesapishte. Pasuria e madhe e teksteve në faqet e kësaj shpelle janë një mesazh i heshtur, që duke kapërcyer pengesat e gjata të kohës, ka mbërritur deri në ditët tona. Ajo i fton studiuesit në një ndërmarrje të re, në të cilën do të kenë mundësinë të vënë në provë aftësitë për të kuptuar një kulturë shumë të largët, për të lexuar një gjuhë të zhdukur. Këto përfundime të pritshme do të hedhin poshtë ose do të mbështesin tezën e bazuar në burimet e autorëve antikë e të dhënat arkeologjike se mesapët janë me origjinë ilire dhe se gjuha e tyre ishte një dialekt i ilirishtes.

Problemi i formimit të popullit shqiptar në dritën e të dhënave arkeologjike

Mbishkrim kushtuar perëndeshës Artemis në kohën e prytanis me emrin ilir Triteutas
Mbishkrim kushtuar perëndeshës Artemis në kohën e prytanis me emrin ilir Triteutas

Aspekti më i ri dhe padyshim më i rëndësishëm për fazën e sotme të zhvillimit  të arkeologjisë mesjetare është ai i kërkimeve të ndërmarra këto vitet e fundit pothuaj në tërë vendin tonë, të cilat kanë pasur si qëllim edhe njohjen e procesit të formimit të popullit shqiptar. Kjo është një kohë për të cilën burimet historike të shkruara janë të mangëta dhe ku të dhënat arkeologjike fitojnë një vlerë të veçantë. Grumbullimi i një lënde të pasur e të larmishme arkeologjike, bashkë me të edhe i fakteve të reja, i kanë dhënë asaj mundësinë që në lidhje me këtë problem të arrijë një varg rezultatesh të shënuara.

Mbi bazën e këtyre të dhënave në referat do të trajtohen këto çështje: Kultura e antikitetit të vonë dhe uniteti i saj (duke përfshirë edhe ndikimet romake-provinciale bizantine të hershme), kultura arbërore e mesjetës së hershme dhe veçoritë e elementët përbërëse të saj dhe prejardhja e tyre, vendi dhe koha e formimit të kësaj kulture dhe vazhdimësia e jetës qytetare nga antikiteti në mesjetë. Ato përbëjnë një problem të madh e të vështirë dhe kërkimet arkeologjike po japin dita-ditës dëshmi të qarta që procesi i formimit të popullit shqiptar u krye në kushtet e një zhvillimi në fillim të ngadalshëm por që pas shek. VIII mori përpjesëtime të dukshme. Koha e vonë antike ka qenë një periudhë vendimtare në historinë e ilirëve të jugut, një kohë kur u krye procesi konservues i kulturës materiale e shpirtërore, mori impulset e para një proces tjetër, ai i formimit të popullit shqiptar. Ky proces u zhvillua në kuadrin e Perandorisë Romake të vonë e më vonë të asaj Bizantine dhe mban vulën e kohës si në aspektin historik, ashtu edhe kulturor.

  1. Shtimi i zbulimeve arkeologjike i ka ndryshuar mendimet e vjetra për kohën e vonë antike në trevën e ilire jugore dhe na ka imponuar një vizion historik të ri. Ato kanë dhënë prova të pakontestueshme të vazhdimësisë etno-kulturore ilire në provincat e Prevalitanës, Dardanisë, Epirit të Ri dhe Epirit të Vjetër dhe të pranisë në to në atë kohë të [i]një kulture unitare[/i].

Dihet se një nga pasojat më të rëndësishme të rendit skllavopronar qe rënia e qyteteve dhe ruralizmi i jetës, sidomos në perëndim. Kjo u ndie edhe në provincat lindore të Perandorisë Romake. Në trevën e gjerë ilire vihet re rritje e ndjeshme e vendbanimeve fshatare, të cilat në antikitetin e vonë na dëshmohen nëpërmjet të dhënave arkeologjike në një numër më të madh, sesa në shekujt e mëparshëm. Me interes janë në këtë vështrim gjetjet e dendura të veglave bujqësore në nekropolet pranë këtyre vendbanimeve fshatare. Në vendin tonë kjo dukuri pasqyrohet në Ultësirën Bregdetare të njohur më parë si një krahinë e urbanizuar intensivisht[fn]S. Anamali, [i]Arkeologjia dhe bujqësia[/i], Tiranë1980, f. 55-63[/fn]. Popullsia fshatare e këtyre vendbanimeve na paraqitet tani si një fshatarësi e lirë dhe mjaft aktive. Kriza e rendit skllavopronar ndikoi edhe në lidhjet tregtare ndërprovinciale. Ato tani ndërpriten dhe treva ilire na paraqitet e pavarur nga importi. Prodhimet zejtare vendëse tani plotësojnë nevojat e konsumatorëve, por, ndryshe nga e kaluara, ky është prodhim i zejtarëve të vegjël.

Popullsia fshatare ilire në qëndresën e gjatë kundër pushtuesve romakë ka treguar një stabilitet në fusha të ndryshme të jetës. Fundi i sundimit të gjatë të traditave të artit romak i çliroi edhe në provincat ilire jugore forcat krijuese vendëse, të cilat deri atëherë i kishte ndrydhur ky art. Në lidhje me këtë rilindje të artit vendës, ku nuk mungojnë edhe ndikimet antike, janë me shumë interes disa relieve të gjetura këto vitet e fundit. Ato tregojnë njerëz të punës, bujq e zejtarë, dhe janë vepra të dala nga duart e mjeshtërve popullor. Këto relieve që zbulohen kryesisht në vendbanime fshatare, dallohen nga ato më të hershmet nga kompozimi, gdhendja e cekët e gurit dhe sidomos nga veshja tipike ilire që mbajnë figurat njerëzore të skalitur[fn][i]Po aty[/i], f. 64-68[/fn]. Ky art popullor provon se bashkësia etnike ilire nuk ka pushuar së ekzistuari asnjëherë. Ecuria e procesit evolutiv të kulturës ilire gjatë kohës së vonë antike u bë në mënyrë të rregullt.

Këtu duhet shtuar edhe ky fakt: me gjithë qëndresën e gjithanshme kundër romanizimit – i cili nuk mundi të çonte në asimilimin e kulturës – si pasojë e kontakteve të vazhdueshme me kulturën e Perandorisë Romake, në kulturën ilire hynë elemente të reja, por ilirët mbetën një element etnik i qëndrueshëmS. Anamali, [i]Nga ilirët te arbërit[/i], në «Studime historike», 3, 1972, f. 122-126.

Karakteristikë për kohën e vonë antike ka qenë edhe fortifikimi i disa qyteteve, por sidomos rindërtimi i kështjellave fushore me karakter ushtarak. Të tilla kanë qenë fortesat e Skampinit (Elbasan), Vigut (në rrethin e Shkodrës), Paleokastrës (në rrethin e Gjirokastrës), e në ndonjë tjetër. Është thënë se ngritja e tyre ka qenë diktuar më tepër nga nevoja e mbrojtjes kundër invazioneve të gotëve e të barbarëve të tjerë[fn]A. Baçe, [i]Kështjella e Paleokastrës[/i], në «Iliria», 2, 1981, f. 36.[/fn]. Duke pranuar si të drejtë këtë mendim, duhet shtuar se këto kështjella u ndërtuan edhe për një arsye tjetër jo më pak të rëndësishme: për të kontrolluar lëvizjet e kryengritjet e popullsisë vendase, e cila, siç njoftohet në mjaft raste, ka kundërshtuar pushtimin romak. Le të kujtojmë këtu një kryengritje të ilirëve taulantë të vitit 395 të e. sonë, të cilën perandori Honor e shtypi duke dërguar kundër tyre vizigotët e komanduar nga Alariku[fn]Prokopi i Cezaresë, «[i]De bello vandalico[/i]» III, 10-12, në vëllimin «Ilirët dhe Iliria tek autorët antikë», Tiranë 1965, f. 431.[/fn].

Një pamjet tjetër kemi në qytetet, ku kriza e rendit skllavopronar u ndie më shumë dhe u shoqërua me pasoja të rënda, sidomos në shek. IV të e. sonë. Por, megjithatë, jo të gjitha qytetet e provincave ilire jugore u rrënuan dhe u braktisën nga popullsia. «Seleksionimi» i qyteteve të lashta u bë më tepër në ultësirën Bregdetare të Adriatikut, ku kishte një dendësi qytetesh relativisht të madhe. Kështu ndodhi në qytetin e madh e të njohur të Apolonisë. Pas një mijë vjet jetë Apolonia u bë dhe qendër peshkopale, por, duke mos pasur një rol ekonomik (lumi Aoos kishte ndërruar shtrat dhe derdhej më në jug, kurse rrethina bujqësore ishte bërë moçalore), u kthye në një qendërbanim «parazitar», të cilin dora-dorës e braktisën banorët. Në atë kohë u braktisën edhe qytete të tjera si Antigones (Jerma pranë Gjirokastrës), qyteti në Zgërdhesh të Krujës etj.

Në shek. V e VI gjendja e përgjithshme e provincave ilire jugore të përfshira në Perandorinë e Lindjes, disi ndryshoi. Kishte ende qytete të cilat, të favorizuara nga pozita e mirë gjeografike, e përballuan dhe e kapërcyen krizën e rendit skllavopronar të shek. IV dhe mbetën përsëri qendra të rëndësishme të fortifikuara me mure të rindërtuara. Këto qytete u mbajtën gjallë si rezultat i rritjes së elementeve prodhuese dhe të periferisë së tyre. Disa nga këto qytete, Skodra, Lisi (Lezha), Antipatrea-Pulkeriopoli (Berati), Aulona, Hadrianopoli (Melani në rrethin e Gjirokastrës), Onhezmi (Sarandë) e ndonjë tjetër, duke u ndodhur në rrugët e rëndësishme tokësore e detare mbetën qendra zejtare-tregtare. Kërkimet arkeologjike kanë treguar se në Lis, poshtë, në këtë kohë ka pasur një lagje, e cila, e favorizuar nga kalimi i një rruge kryesore që lidhte Dyrrahun me qytetet e Dardanisë dhe nga lundrimi nëpër lumin Drin, arriti të bëhej më e madhja e qytetit. Në kështjellën e Beratit janë gjetur dëshmi të shumta arkeologjike, që tregojnë se Antipatrea-Pulkeriopoli vazhdonte të ishte në shek.. V-VI ende një qendër e madhe. Nën muret e kështjellës mesjetare janë zbuluar pjesë muresh të ngritura në kohën e vonë antike, kurse në disa pika brenda kështjellës mesjetare, ku janë bërë gërmime, kanë dalë në dritë rrënoja godinash po të kësaj kohe. Në vendet e gërmuara janë gjetur me shumicë fragmente enësh balte të pjekur të përdorimit të përditshëm – enë të tryezës, të gatimit e të qilarit. Bashkë me to, në shtresën kulturore u gjetën vegla pune, sende shtëpiake dhe monedha[fn]H. Spahiu, [i]Qyteti iliro-shqiptar i Beratit[/i] (rezultate të gërmimeve arkeologjike), kumtesë e lexuar në sesionin shkencor të v. 1978[/fn].

Dyrrahu (Durrësi), kryeqendra e provincës Epiri i Ri, ka qenë edhe në antikitetin e vonë një qytet i madh. Përqendrimi i administratës provinciale dhe ushtarake dhe i institucioneve kishtare stimuloi zhvillimin e degëve të ndryshme të prodhimit dhe të tregtisë së qytetit me prapatokën e tij. Në Dyrrah ka pasur punishte të mëdha perandorake prodhuese të tullave e të tjegullave, punëtori të gdhendjes së skulpturave dekorative arkitektonike, të cilat furnizonin jo vetëm qytetin, por një krahinë të gjerë[fn]K. Zheku, [i]Zbulime epigrafike në muret rrethuese të kalasë së Durrësit[/i], në «Monumentet», 3, 1972, f. 147-158.[/fn]. Kjo ka qenë krahina e quajtur Dyrrakia, e cila, sipas Vib Sekuestrit, një gjeograf i shek. V, shtrihej nga Mati në veri deri në Shkumbin në jug[fn]Vebii Sequestris, [i]De fluminibus, fontibus, lacubus, nemoribus, paladibus, montibus, gentibus per litteras Tiballus[/i], Lipsiae, 1967, f. 6.[/fn]. Kjo ka qenë një krahinë e banuar nga një popullsi ilire kompakte, që mbrojti kurdoherë qytetin dhe luajti një rol të rëndësishëm në ngjarjet e shek. VI e fillimet e shek. VII dhe që mbeti e lidhur me Dyrrahun edhe në mesjetë. (Burimet historike përmendin 30 kështjella që e mbronin këtë qytet dhe që shkonin në veri deri në Ulqin). Në kohën e vonë antike Dyrrahu ka pasur një sistem të fuqishëm muresh mbrojtëse të ngritura nga perandori Anastas I me origjinë nga ky qytet[fn]Gj. Karaiskaj – A. Baçe, [i]Kalaja e Durrësit dhe sistemi i fortifikimit përreth në kohën e vonë antike[/i], në «Monumentet», 9, 1975, f. 5-23.[/fn]. Këto mure, dhe ato të ndërtuara në kohën e perandorëve Justin dhe Justinian, do të mbeten gjatë gjithë mesjetës paraturke baza kryesore e mbrojtjes së qytetit. Muzeu i Durrësit ka sot koleksionin më të pasur të skulpturës dekorative arkitektonike paleokristiane të vendit tonë; ato janë shtylla e kapitele prej graniti e mermeri nganjëherë me përmasa shumë të mëdha, ku nuk mungojnë edhe ekzemplarë nga Prekonezi pranë Kostandinopojës, si dhe pllaka e korniza të skalitura me shumë mjeshtëri, që dikur zbukuronin një varg bazilikash monumentale që ngriheshin në qytet dhe në rrethinën e tij[fn]S. Anamali, [i]Dyrrahu në shekujt V e VI e. sonë[/i], kumtesë e lexuar në sesionin shkencor të vitit 1979 në Durrës (dorëshkrim).[/fn].

Në provincat jugore ilire ka pasur qytete të cilat, megjithëse vazhduan të ekzistonin në antikitetin e vonë, kishin pësuar ndryshime. Kishte qytete që ishin rrudhur në kështjella të thjeshta ushtarako-strategjike, kishte të tjera që nuk kishin as muret madhështore të mëparshme, as godinat e vjetra shoqërore – me përjashtim të ndonjë kishe – dhe që nuk kishin, çka është më me rëndësi, as fuqinë, as edhe mjetet ekonomike të dikurshme, madje edhe sipërfaqja e banuar ishte zvogëluar, duke zënë vetëm një pjesë të vogël të qendërbanimit të lashtë.  Një pamje e tillë ka dalë në rrënojat e qytetit ilir Bylis të zbuluar në kodrën mbi fshatin Hekal të Mallakastrës, në rrethin e Fierit.

Sipas udhërrëfyesit të shek. VI, Synekdemit të Hieroklit, në provincat ilire aso kohe kishte 20 qendërbanime të konsideruara si qytete[fn]Hierocli [i]Synecdemus[/i], 651-656, në vëllimin «Ilirët dhe Iliria te autorët antikë», f. 455-456.[/fn]. Ky numër përputhet me të dhënat e koncileve kishtare të kohës, mbasi thuajse të gjitha qytetet e mëdha ishin edhe seli peshkopale. Të tilla qenë Skodra, Lisi, Dyrrahu, Skampini, Skupi (Shkupi), Ulpiana (pranë Prishtinës), Lyhnidi (Ohri), Apolonia, Bylisi, Amantia (Ploça e Vlorës), Aulona, Butroti (Butrinti), Onhezmi, Foinike (Finiqi i Sarandës) dhe Hadrianopoli – Justiniapoli.

Kërkimet e gërmimet arkeologjike kanë zbuluar një pamje deri dje të panjohur për këtë trevë, ku, përveç ndërtimeve ushtarake – civile, ka pasur një veprimtari të gjerë krijuese edhe në fushën e ndërtimeve monumentale kishtare, e cila shihet në arkitekturën e tyre, në mozaikët dhe në plastikën dekorative arkitektonike. Po përmendim si zbulime të reja të shek. V e VI bazilikën e Sarandës, të ngritur brenda mureve rrethuese të qytetit me dysheme të shtruara me mozaikë shumëngjyrësh që zë një sipërfaqe prej 150 m², bazilikën e Ballshit (në rrethin e Fierit) që ka dhënë një skulpturë dekorative arkitektonike shumë të pasur dhe bazilikën e Arapajt në rrethin e Durrësit, e cila paraqitet si një nga godinat e kultit kristian nga më të mëdhatë të zbuluara në vendin tonë[fn]S. Hidri, [i]Një bazilikë e shek. VI-XII në fshatin Arapaj (Durrës)[/i] kumtesë e lexuar në sesionin shkencor të Sarandës (14.6.1982)[/fn].

Numri i rrënojave të bazilikave paleokristiane të zbuluara këto vitet e fundit ka ardhur duke u rritur shumë. Në Ultësirën Bregdetare dhe në brendi të vendit, në qytetet dhe në rrethinat e tyre numërohen mbi 30 rrënoja bazilikash paleokristiane. Këto ndërtime kanë qenë lidhur me shtresat e larta sunduese.

Krahas qyteteve seli peshkopale, ka pasur edhe një tog qyteza e kështjella, ndonjëra prej tyre e lidhur me interesat ushtarake të Perandorisë Bizantine, por shumica e tyre qenë qendra banimi të tipit fshatar, në jetën e të cilave bujqësia zinte një vend të dorës së parë. Këto të fundit kanë qenë ndërtuar nga popullsia vendase, gjë që shpjegon edhe numrin e madh të tyre. Me shumë interes janë qytezat e fortifikuara të kohës së vonë antike të Kosovës, qendërbanime të popullsisë minatore dardane – ne njohim më mirë ato të Drenicës[fn]Gjatë ekspeditës arkeologjike të vitit 1980 në Kosovë eksploruam kështjellat e Verbovcit e të Kosmacit. Shih edhe Muhamet Pirraku, [i]Ndihmesë për hartë arkeologjike të pjesës qendrore të Kosovës[/i], në Onomastika e Kosovës, Prishtinë 1979, f. 475-539.[/fn] – por ende të pagërmuara dhe të studiuara në mënyrë të pamjaftueshme.

Të dhënat që sollëm deri tani tregojnë për praninë në shek. V e VI të [i]një kulture materiale unitare[/i] në trevën e banuar nga shqiptarët. Uniteti i kësaj kulture vërehet në prodhimet e ndryshme zejtare, në qeramikë (duke përfshirë edhe qeramikën e ndërtimit), në artin e të ndërtuarit, në plastikën arkitektonike e në mozaikët dhe deri në qarkullimin monetar[fn]S. Anamali, [i]Antikiteti i vonë dhe mesjeta e hershme (arritje e probleme) në «Iliria», IX-X, 1979-1980.[/fn]. Konstatimi i kësaj kulture materiale unitare në provincat ilire jugore, Prevalitanë, Dardani, Epir i Vjetër dhe Epir i Ri tregon se popullsia e tyre e njësishme nga pikëpamja etnike ka reaguar njëlloj ndaj ndikimeve të kulturës romake dhe më vonë asaj bizantine[fn]A. Buda, [i]Rreth disa çështjeve të historisë së formimit të popullit shqiptar, të gjuhës e të kulturës së tij[/i], në «Studime historike», 1, 1980, f. 170.[/fn].

  1. Me një zhvillim ekonomik e shoqëror të përparuar, me një kulturë materiale e shpirtërore unitare hynë ilirët në mesjetë. Por në burimet tregimtare bizantine pas shek. VI nuk ka njoftime për ta. [i]Për mesjetën e hershme ka kryesisht materiale arkeologjike[/i]. Materialet arkeologjike shtohen nga viti në vit, por rritet edhe vlera dokumentare e tyre, sepse ato janë thuajse tërësisht vendase.

E tillë është «[i]Kultura e Komanit[/i]». Zbulimet e para të kësaj kulture i takojnë fundit të shekullit të kaluar dhe u bënë, sikurse dihet, në varrezën e Kalasë së Dalmaces, pranë fshatit Koman të Pukës, prej të cilit ka marrë edhe emrin. Që kur u zbuluan varret e para, gjetjet arkeologjike të varrezës tërhoqën vëmendjen e studiuesve dhe ngjallën diskutime të shumta. Duke u gjetur para një kulture të panjohur, por me një interes shkencor të madh, studiuesit u përpoqën të zbulonin «misterin» e saj. Pa njohur historinë e popullit e të vendit, ku ishte zbuluar varreza, me pak fjalë gjeografinë e krahinës së Pukës, ata çuan në Koman popuj që nuk kishin të bënin me vendasit, si suevët germanikë, avarët e sllavët. Më i arsyeshëm e më i pranueshëm qe, për atëherë, mendimi se në varrezat e Kalasë së Dalmaces duhet parë një popullsi ilire e romanizuar, sikurse edhe datimi i dhënë: koha e «dyndjes së popujve» apo shek. IV-VII[fn]S. Anamali, [i]Problemi i kulturës së hershme mesjetare shqiptare në dritën e zbulimeve të reja[/i], në «Studime historike», 2, 1967, f. 29-40.[/fn].

Gjurmimit e studimit të kulturës së Komanit, në këta 20 vjetët e fundit, arkeologjia jonë i ka kushtuar një vëmendje të posaçme. Rezultat i kërkimeve sistematike të këtyre viteve ka qenë zbulimi i një tog varrezash të ngjashme me atë të Kalasë së Dalmaces, kryesisht në Shqipërinë e Veriut e të Mesme, në rrethet e Tiranës, Durrësit, Krujës, Lezhës, Mirditës, Shkodrës e Kukësit. Kultura e Komanit është zbuluar edhe jashtë kufijve të R. të Shqipërisë: në një varrezë të vogël në Afionë të Korfuzit (Greqi), në varrezën e Mijeles pranë Vir Pazarit në breg të liqenit të Shkodrës (Mal i Zi) dhe në varrezat e Grobinikut, Radolishtit e Shën Erazmit në rrethin e afërt të qytetit të Ohrit (Maqedoni). Numri relativisht i madh i varrezave të zbuluara – gërmimet sistematike të bëra në disa prej tyre, si dhe lënda arkeologjike e pasur që ka dalë në dritë, kanë krijuar kushtet për studimin e kulturës së Komanit në një sfond gjeografik të ndryshëm nga ai i studiuesve të parë, mbi një bazë materiale të bollshme dhe, ajo që është me shumë rëndësi, kanë lejuar të zgjidhen drejt çështjet më themelore që lidhen me të[fn]Po ai, [i]Nga ilirët te arbrit[/i], f. 130-132.[/fn].

Në të gjitha varrezat e gjurmuara, duke përfshirë edhe ato më të voglat, është gjetur [i]një kulturë materiale e vetme[/i]. Këtë e tregon në rradhë të parë [i]inventari i varreve[/i], ku fibula me këmbë të përthyera përbën shembullin më të bukur. Por e tregojnë edhe disa elemente të përbashkëta, si përdredhjet spirale të telit ose kokat piramidore etj. që vërehen në një grup stolish sikurse janë fibulat, rrathët e qafës, rrathët e dorës e rrathët e tëmthave si  dhe varëset e mëdha të rripave. E njëllojtë është edhe zbukurimorja e stolive metalike, në të cilat përsëriten nganjëherë me një insistim e gjerësi të jashtëzakonshme shumë elemente të simbolikës ilire.

Në të gjitha varrezat janë gjetur [i]varre të ndërtuara njëlloj[/i]; ato kanë trajtën e një arkëze, ndonjëherë pakëz të fryrë në mes. Zakonisht varret kanë anash rasa shtufi apo gëlqerori të vendosura pingul, në raste të tjera janë të rrethuara me mure gurësh të vegjël ose të përzier edhe me rrasa. Me rrasa është edhe çatia, e cila në disa varre (kryesisht në Krujë), ka trajtën e një çatie dyujëshe. Kudo varret janë me vendosje trupi të shtrirë në shpinë drejt në tokë. Unitet ka në orientimin e varreve, ku mbizotëron ai lindje-perëndim. Janë gjetur varre edhe me orientim verilindje-jugperëndim ose veriperëndim-juglindje (ka të ngjarë të diktuara nga stinët e motit) dhe më rrallë (kryesisht në Krujë) varre me orientim veri-jug. Si ndërtimi e orientimi i varreve dhe riti i varrimit janë të lashta në vendin tonë, ata janë gjetur gati në të gjitha varrezat tumulare që nga periudha e fundit e bronzit e epoka e hekurit.

Arkeologët që kanë studiuar kulturën e Komanit kanë përcaktuar [i]edhe përbërësit e saj[/i]. Madje me anën e këtyre përbërësve ata kanë mundur të ndjekin edhe procesin e formimit autokton të kësaj kulture. Kështu, tashmë është krejt e qartë që kultura e Komanit është vazhduese e drejtpërdrejtë e kulturës vendase të kohës së vonë antike, por në një nivel më të lartë. Kjo vërehet shumë mirë në një tog objektesh të gjetura në varret, tek veglat e punës e armët, latushat, sëpatat, thikat e majat e shigjetave, tek stolitë, fibulat, broshet, tokëzat dhe në qeramikë. Të gjitha këto objekte riprodhojnë trajta të njohura,  të cilat i kemi gjetur në varreza e qendërbanime të  shek. IV-VI, dhe janë me shumë interes, sepse tregojnë për prodhimin e tyre në vend, pra dëshmojnë për [i]vijimësinë[/i] e disa zejeve si argjendaria, farkëtaria  e poçeria, një dukuri kjo krejt e natyrshme në procesin e formimit autokton të kulturës së Komanit.

Midis gjetjeve arkeologjike të bien në sy disa varëse – që lidheshin me veshjen – dhe që vijnë nga fondi i kulturës ilire të epokës së hekurit. Këto varëse të punuara vetëm në bronz kanë trajtën e një ose dy-tre rrathëve me ose pa rreze të brendshme dhe shpesh janë të zbukuruara, në dy ose katër anët, me protome shpendësh. Këto varëse rrethore janë quajtur edhe rrotëza dhe tek ilirët kanë kryer funksionin e amuleteve. Me trajtën e tyre rrethore paraqesin diellin ose tregojnë simbolin e diskut diellor. Protomet e shpendëve i lidhin ato edhe me kultin e zogut diellor.

Varëse të tilla, jo të pakta, janë gjetur në të gjitha varrezat e mëdha, çka do të thotë se ato ruanin përmbajtjen e vjetër simbolike dhe se kanë qenë bartur edhe në mesjetën e hershme. Një përfundim i tillë është me shumë rëndësi: [i]së pari[/i] tregon se në gjirin e popullsisë që përdori varrezat ruheshin ende të forta disa mbeturina të kulteve pagane, bashkë me to edhe mbeturina të kulturës së lashtë shpirtërore të tyre.

Një dukuri tjetër që është vërejtur në varrezat dhe që përforcon mendimin tonë mbi vazhdimësinë ilire është edhe prania në varret e disa objekteve karakteristike ilire, si sumbullat gjysmësferike të zbukuruara në pjesën e sipërme me vija radiale të tejshpuara, rruazat bikonike, rrathët me gunga anësorë dhe pjesë stringlash, të gjitha të punuara në bronz. Të gjitha këto objekte janë gjetje të zakonshme në varrezat tumulare ilire të Matit. Por në varrezat tona ato janë gjetje të vetmuara, të cilat nuk e kanë më funksionin e vjetër – një sumbull gjysmësferike u gjend në një varr e varur në një gjerdan rruazash prej qelqi – dhe kanë mbetur relike, objekte me karakter simbolik të trashëguara nga banorët e lashtë të viseve ku ndodheshin varrezat.

Të gjitha të çojnë në një përfundim logjik se [i]rrënjët e thella të kulturës së Komanit arrijnë tek ilirët, banorët e lashtë të vendit tonë[/i][fn]Po aty.[/fn].

Në fondin e kulturës së Komanit ka edhe objekte të cilat janë drejtpërdrejtë ndikime bizantine të hershme dhe njëkohësisht pjesë përbërëse e rëndësishme e saj. Disa prej këtyre objekteve dhe në radhë të parë vathët nuk janë thjesht «[i]imitime bizantine»[/i], por i janë nënshtruar një përpunimi krijues dhe kanë marrë nga një trajtë, kanë fituar një paraqitje artistike vendëse, e cila lidhej me aftësitë e mjeshtërve që i punuan, duke treguar njëkohësisht se trajtat e reja janë përthithur prej tyre. Në përgjithësi stolitë e kulturës së Komanit janë tregues të veçorive të qarta etnike. Kjo shihet qartë kur i krahasojmë me ato të popujve të tjerë fqinjë. Dallimi ndihet menjëherë; ato nuk gjenden jashtë trevës së banuar nga një popullsi autoktone.

Midis stolive, disa lloje tokëzash rripi, broshat e praruara dhe ndonjë rreth floriri, të ardhura me ndërmjetësinë e parisë vendase, i takojnë drejtpërdrejtë [i]importit bizantin[/i]. Pjesa më e madhe e tyre janë gjetur në varrezën e Krujës, por nuk mungojnë edhe në inventarët e varrezave të Lezhës, Milijes e bile të Kalasë së Dalmaces. Qendra prej nga erdhën këto objekte dhe në përgjithësi «ndikimet bizantine» ka qenë qyteti i Dyrrahut. Kjo mund të shpjegohet në radhë të parë nga pozita gjeografike e tij dhe afërsia me rrugët që kalonin asokohe pranë varrezave që përmendëm. Një provë tjetër, tani për tani vetëm për tokëzat, na kanë dhënë gjetjet e reja në disa varre të shek. VII të zbuluara brenda qytetit të Durrësit, inventari i të cilave përbëhet kryesisht prej tokëzave, ku ka edhe trajta që i shohim për të parën herë[fn]F. Tartari, [i]Varreza e Durrësit e shek. VI-VIII[/i], kumtesë e lexuar në sesionin shkencor të Sarandës (14.6.1982)[/fn].

Gjetja e objekteve bizantine në varrezat tona do të thotë se kultura e Komanit kishte edhe [i]elemente kulturore të natyrës ballkane-bizantine[/i], por të hershme.

Në kulturën e Komanit nuk ka elemente të kulturës sllave e avarë. Shfaqja e vetmuar e tre fibulave të harkuara «me gishta», të gjetura në varrezat e Krujës e të Lezhës, janë sigurisht të pamjaftueshme për të pohuar praninë e një kulture sllave të ardhur me dyndjet në shek. VI-VII. Në lidhje me këto fibula, të datuara në dy shekujt e mësipërm, në arkeologji ka mendime të ndryshme. Tani së fundi disa studiues rumunë, duke u nisur nga fakti se gjenden në vise të ndryshme të Perandorisë Bizantine (deri në Azi të Vogël), janë të mendimit se ato duhen lidhur me popullsinë autoktone të viseve ku janë gjetur[fn]Petre Aurelian, [i]Les fibules «digitées d’Histria»[i], në «Studi si cercetari de Istorie Veche», 1, Tomul 16, 1965, f. 67, 96; V. Çiuca, [i]Fibula digitata[/i], në «Revista Muzeelor si Monumentelo». 6. 1978, f. 47.[/fn]. Disa të tjerë i quajnë si stoli të grave sllave, por duke shtuar se nga shqyrtimi i vendgjetjeve këto fibula «nuk kanë qenë karakteristike për të gjithë sllavët, por vetëm për antët»[fn]Shih [i]«Rapports du III Congrés International d’Archéologie Slave»[/i], Tome 1, Bratislave, 1979, f. 31.[/fn]. Kjo tregon qartë se «tri fibulat» tona kurrsesi nuk duhen marrë si mbeturina të përhapjes së sllavëve, por ka të ngjarë të jenë «të ardhura në këto vise nëpërmjet tregtisë». Një gjë e tillë duhet menduar edhe për ndonjë majë shigjete trifletëshe prej hekuri të përdorura nga avarët dhe të gjetura në tre varre (Lezhë e Shurdhah) apo në qytezën e Pogradecit (dy ekzemplarë).

Në lidhje me «teorinë» e disa arkeologëve jugosllavë, që shihnin në disa objekte të varrezës së Kalasë së Dalmaces «mbeturina sllave», para shumë vjetësh të mbështetur në dëshminë e një materiali arkeologjik të pasur dhe me argumente të shumta, ne kemi provuar paqëndrueshmërinë e saj[fn]S. Anamali, [i]Mbi kulturën e hershme shqiptare[/i], në «Studime historike», 2, 1969, f. 155-169.[/fn]. Për hir të vërtetës duhet thënë se sot në literaturën jugosllave nuk ka më një mendim të vetëm për elementet «sllave» në kulturën e Komanit, sidomos pas shtimit të zbulimeve arkeologjike dhe gjetjes së varrezave me objekte të kësaj kulture në brigjet e liqeneve të Shkodrës e të Ohrit. Një pjesë e mirë e arkeologëve jugosllavë pranojnë se në kulturën e Komanit «[i]shihet një traditë materiale e shpirtërore e popullsisë vendase, se ajo formohet si një kulturë me vete në traditën antike të vonë[/i]»; për ndonjë tjetër qëndron mendime se «[i]në një hapësirë të caktuar është formuar një grup arkeologjik me karakteristika të veçanta me shumë import bizantin, i cili i takon një etnosi[/i]». Por ndodh që thuhet edhe kështu – sikurse është rasti për inventarin e nekropolit të Mijelës në Mal të Zi «[i]Analogjia më e afërt na jepet prej materialit funerar të Kalasë së Dalmaces e të Krujës[/i]». Ka autorë pastaj që kërkojnë rrugë kompromisi sikur është rasti përsëri për varrezën e Mijeles kur pohojnë se «[i]tani për tani mund të flitet për një trashëgim që përfshin periudhën në të cilin në këtë vend (në Mijelë, Kala e Dalmaces, Krujë e Lezhë) ishin të pranishëm me krijimtarinë e tyre materiale e shpirtërore ilirët dhe për kohën e dyndjeve barbare kur ka qenë e mundur të bëhet sinkretizimi i kulturave të dy etnoseve iliro-shqiptare dhe sllavëve.[/i]» Një mendim i paargumentuar jepet për bartësit e kulturës së tri varrezave të periferisë së Ohrit. Duke mohuar plotësisht kulturën e Komanit e shtrirjen e saj, objektet i atribuohen një fisi sllav brsjacöve[fn]Shih për këto: Irena Rajteric-Sive, [i]Stand der Mittelterlichen archeologischen Forschung in Albanien nach dem II Weltkrieg[/i], në «Arheoloski Vostnik, XXV, 1974, Lubjana 1976.

J. Kovacevic, [i]Sloveni i starobalkansko stanovisto[/i], në «Materiali» IX 1972, f. 171.

O. Velimirovic-Zizic, [i]Mijele, Vir Pazar-ranosrednjovekovna nekropola[/i] në «Arheoloski Pregled»,8, 1966, f. 155.

P. Mijovic, [i]Mijelskinakit i kultura verovanja[/i], në «Starina» XX, 1, 1970 (Beograd 1972), f. 68-69.

B. Babie, [i]Od arheoloskoto bogatsva na SR Makedonia[/i] (Srednovekoven period vo SR Makedonija), Skopje, 1980, f. 103.

Sikurse shihet në literaturën jugosllave në lidhje me kulturën e Komanit ka mendime kontradiktore. Por një gjë është e vërtetë, «Kultura e Komanit» në shumicën e rasteve pranohet që është një kulturë vendëse (nuk thuhet shqiptare), por me shtojcën se, përveç ndikimeve bizantine, ka edhe ndikime sllave (të cilat te sllavët – kanë ardhur nga Bizanti).

Elementët e kulturës provinciale romake që u ruajtën në kohën e vonë antike dhe vazhduan në mesjetën e hershme, elementet e kulturës së hershme bizantine nuk e dobësojnë karakterin autokton të kulturës së Komanit. Përkundrazi, sikurse e kemi theksuar edhe më parë ato tregojnë se kjo kulturë u zhvillua në kontakte të ngushta me to dhe se [i]bartësit e saj janë arbrit mesjetarë, pasardhësit e drejtpërdrejtë të popullsisë së lashtë ilire[/i], e cila i kishte njohur në vend kulturat romake provinciale dhe bizantine të hershme.

E mbështetur në këto të dhëna, arkeologjia jonë arriti në përfundimin se kultura e Komanit është një kulturë vendëse dhe u zhvillua mbi bazën e një kulture më të vjetër, po ashtu vendëse. Duke qenë e tillë kuptohet se edhe bartësit e saj nuk janë tjetër veçse pasardhësit e popullsisë së vjetër ilire, të cilët në mesjetë dolën me emrin arbër, vazhdues të emrit të albanëve të Ptolemeut. Kultura e Komanit lulëzoi aty nga fundi i shek. VI-VIII, në një kohë kur kishte nisur të zhvillohej procesi i formimit të popullit shqiptar. Prandaj ajo lidhet me arbrit – shqiptarët e hershëm.

Popullsia arbërore në shek. VII e VIII është e organizuar në bashkësi fshatare e qytetare. Por në varrezat e përdorura nga kjo popullsi janë gjetur varre me inventar të pasur, të varfër dhe bile pa inventar, çka tregon për një diferencim ekonomik dhe për shtresa të ndryshme në gjirin e bashkësisë. Kultura e Komanit ka qenë kultura e bashkësive fshatare e qytetare arbërore, shthurja e të cilave i takon periudhës fillestare të vendosjes së marrëdhënieve feudale.

Cilët kanë qenë kufijtë e shtrirjes ose treva ku u përhap kultura e Komanit? Zbulimi i kësaj kulture në krahinën e Kukësit përbën një provë të qartë që edhe trualli i Dardanisë, ku ka qenë përfshirë kjo krahinë në mesjetën e hershme, ka pasur të njëjtin zhvillim kulturor si krahinat e tjera të vendit tonë. Po e njëjta gjë mund të thuhet edhe për krahinën përreth liqenit të Ohrit, ku si në truallin dardan banojnë pasardhësit e bashkësisë së madhe ilire. Mendoj se nuk është për të mos u përfillur mendimi i shfaqur 15 vjet më parë se «shkaku i mungesës se gjetjeve (të kulturës së Komanit S. A.) në provincat e Maqedonisë e të Dardanisë duket se e ka burimin në veprimtarinë relativisht të pamjaftueshme, të gjurmimit, sepse në provincat fqinje të Prevalitanës e të Epirit të Ri kemi një popullsi autoktone të atyshme dhe një sasi gjetjesh përkatëse nga varrezat e rëndësishme. Shembulldhënës është nekropoli i Komanit, dikur kalaja e Dalmaces në Shqipërinë e Veriut, pastaj nekropoli i Shqipërisë së Mesme i Krujës etj»[fn]Zd. Vinski, [i]Preslavenski Etnicki Elementi na Balkanu etnogenezi juznih Slovena[/i] në «Sympozium», Mostar 24-26 tetor 1968. Sarajevo 1969.[/fn]). Gjetja e varrezës së Afionës në Korfuz na bën të mendojmë edhe për viset jugore një dukuri të ngjashme.

Sidoqoftë, mund të thuhet me plot bindje se kultura e Komanit ka qenë përhapur në një trevë të gjerë, e cila  ka qenë përfshirë në grupin kulturor ilir të Matit. Mbi këtë bazë u shtri në fillim të mesjetës një krahinë e mëvonshme e madhe etnografike.

  1. Gërmimet arkeologjike të bëra në këto vitet e fundit  në disa varreza tumulare të Shqipërisë Jugore kanë zbuluar edhe në këto vise praninë e një kulture arbërore të mesjetës së hershme. Ajo ka dalë nga një tumë në Dukat të Vlorës, në tumat e Piskovës, Rapckës e Grabovës në rrethin e Përmetit, në tumën e Rehovës të Kolonjës dhe në disa varre vendbanimesh fshatare në Skrapar[fn]N. Bodinaku, [i]Gjetje të kulturës së hershme mesjetare në luginën e sipërme të Vjosës[/i]. Kumtesë e lexuar në Konferencën Kombëtare për Formimin e Popullit Shqiptar, të Gjuhës dhe të Kulturës së Tij, (Tiranë 2-5 korrik 1982).

S. Alia, Gjetje të mesjetës së hershme në Rehovë (Kolonjë)[/i], kumtesë e lexuar në sesionin shkencor të Sarandës (14.6.1982).

S. Anamali, [i]Gjetje mesjetare në rrethin e Skraparit[/i] (dorëshkrim)[/fn]. Gjetjet nga këto varreza janë ende të pastudiuara e të pabotuara, çka lë të kuptohet se një përpjekje sintezë është një detyrë e vështirë dhe e parakohshme. Megjithatë, nga kumtimet e bëra nga gjurmuesit e tjerë mund të krijohet një përfytyrim paraprak rreth kulturës së këtyre varrezave. Ajo që do theksuar menjëherë është ripërdorimi i tumave të vendvarrimeve në mesjetë, riti i varrimit me vendosje trupi dhe varret në trajtë arke, dukuri dëshmon për ruajtjen e elementëve të kulturës shpirtërore të lashtë dhe për praninë e një popullsie autoktone, që edhe këtu është arbërore.

Në varrezat e mësipërme deri tani mungojnë objektet që të kujtojnë antikitetin, kurse objektet e mesjetës së hershme, numerikisht të pakta dhe të kufizuara në disa lloje stolish, kryesish vathë, unaza, gjerdanë rruazash dhe ndonjë byzylyk, e kanl origjinën te trajtat korresponduese bizantine të shek. IX. Ndoshta ky tipar i kulturës arbërore ka qenë kushtëzuar nga pozita gjeografike dhe situata politike, ku janë për t’u shënuar kontaktet me bizantin ishin [i]më të lehta dhe më të shpeshta nëpër luginën e Vjosës.

Edhe pse ende me gjetje të kufizuara, mund të flitet për praninë në Shqipërinë e Jugut të një kulture materiale të mesjetës së hershme që lidhet me popullsinë arbërore të porsaformuar. Mendoj se na imponohet edhe një përfundim tjetër, i cili sot ka karakter paraprak e kërkon dëshmi të reja arkeologjike, formimi i një krahine tjetër të madhe etnografike. Për atë janë karakteristike një grup tjetër stolish, sidomos disa tipa vathësh argjendi. Ka shumë të ngjarë që kjo krahinë etnografike t’i përgjigjet trevës në jug të Shkumbinit ku ka qenë  përhapur grupi kulturor ilir jugor. Por, për ta bërë më të qëndrueshëm këtë mendim, duhen bërë kërkime të reja dhe duhet zbuluar një material arkeologjik i pasur dhe i larmishëm.

Një material arkeologjik me interes, që u takon shekujve X-XII, është zbuluar në disa varreza të Shqipërisë Juglindore. Ai ndryshon në një farë mënyre nga ato më të hershmet dhe kjo pjesërisht nga inventari dhe pjesërisht nga shtrirja gjeografike.

Varret e varrezat janë gjetur kryesisht në pjesën juglindore të vendit tonë, në rrethet e Pogradecit, Korçës, Kolonjës, Skraparit e më pak në rrethin e Përmetit. Inventari i varreve të hapura [i]është mjaft uniform[/i] dhe përbëhet kryesisht prej byzylykësh të hapur, vathësh e unazash të punuara në përgjithësi në bronz[fn]Pjesa më e madhe e varrezave të kësaj kohe janë të pabotuara. Shih D. Komatën, [i]Gërmimet në varrezën mesjetare të Shtikës[/i] (Kolonjë), Buletini Arkeologjik, Tiranë 1969.

Këto stoli kanë pasur një shtrirje të gjerë edhe në vise të tjera të Ballkanit, në Greqi, Maqedoni, Bullgari e Serbi. Në literaturën arkeologjike rreth këtyre stolive, të përhapura në shek. IX-XI, janë shfaqur mendime të ndryshme. Për disa studiues ato duhen konsideruar se «janë zhvilluar nga modele bizantine», kurse disa të tjerë i kanë lidhur me sllavët[fn]S. Anamali, [i]Antikiteti i vonë...[/i] f. 11[/fn]. Nga fakti që rrethet e mësipërme i takojnë një zone të një kontakti të veçantë e të vazhdueshëm me shtetin bullgar, prania e tyre në vendin tonë, pa harruar edhe ndikimin bizantin, mund të lidhet edhe me pushtimet bullgare.

Përhapja e këtyre objekteve në trevën arbërore të Jugut nuk ka të bëjë me formimin e popullit tonë, sepse ky proces ishte kryer tashmë dhe kishte nisur një proces tjetër, ai i konsolidimit të kombësisë shqiptare. Përveç kësaj këto objekte qenë të përhapura sikurse thamë, në një zonë kontakti, por gjeografikisht e kronologjikisht të kufizuar. 

Në lidhje me këtë krahinë etnografike të formuar në shek. VI është për t’u vënë në dukje edhe një fakt tjetër po ashtu me rëndësi: gjallërimi i jashtëzakonshëm i një vargu vendbanimesh e qytetesh vendase në ngjarjet e shek. X-XI, si Ballshi-Gllavenica, Jerikoja, Butroti, Hadrianopoli, Kolonea e Deaboli. Këto janë tashëm qytete arbërore dhe luftërat e pushtimet e huaja mund të jenë shoqëruar me pasoja të rënda ekonomike për popullsinë vendase, por nuk ndryshuan dot pamjen që kishin këto vise jugore që nuk ndryshonte nga ajo e atyre veriore.  Arkeologjia nuk ka dhënë asnjë dëshmi të qendërbanimeve të reja që mund të lidheshin me pushtimet e huaja të shek. X-XI. Ka vetëm qytete që kanë ardhur nga lashtësia dhe qytete që u ngritën së kështjella nga arbrit dhe që pastaj vetë arbrit i transformuan në qytete.

  1. Për problemin që trajtojmë me shumë interes është shqyrtimi i jetës qytetare në mesjetën e hershme, sepse qytetet kanë qenë ndërlidhëse në transmetimin e traditave etnokulturore të lashta dhe kanë luajtur një rol të dorës së parë në formimin e popullit shqiptar. Në këtë shqyrtim duhen pasur  parasysh dy faktorë të rëndësishëm: së parë që qyteti arbëror u zhvillua në një truall me tradita të lashta qytetare, për të cilat kërkimet arkeologjike të antikitetit kanë dhënë prova të shumta bindëse dhe së dyti se ky truall, sidomos zona bregdetare, u prek fare pak nga dyndjet e invazionet barbare që ndodhën në Ballkan në prag të mesjetës[fn]S. Anamali, Dyndjet barbare në Ballkan, karakteri i tyre. Sllavët e jugut (dorëshkrim).[/fn].

Ajo që duhet thënë që në krye është se fizionomia e qyteteve dhe varrezave arbërore, në fillim të mesjetës, ishte mjaft e ngjashme me atë të kohës së vonë antike, sidomos në dy shekujt e parë të mesjetës. Ato vazhduan rregullisht jetën duke kaluar nga antikiteti i vonë në mesjetë si rrjedhim i një zhvillimi të brendshëm të pandërprerë, por duke përjetuar krizën e rendit skllavopronar dhe pasojat e tij. Do të përmend shembujt më të njohur që kanë dalë në gërmimet e dhjetë vjetëve të fundit.

Kështjella e Pogradecit është një nga qytezat e vogla të fortifikuara të ngritura në kohën e vonë antike, që vazhduan edhe në mesjetën e hershme, ku bujqësia zë një vend të dorës së parë[fn]S. Anamali, [i]Kështjella e Pogradecit[/i], në «Ilira», IX-X, 1970-1980.[/fn]. Gërmimet katërvjeçare kanë nxjerrë në dritë dëshmi të një rigjallërimi të popullsisë së këtij qyteti dhe një ripërtëritje të disa traditave kulturore. U vërejt se elemente të kulturës materiale të kohës së vonë antike autoktone vazhduan edhe në mesjetën e hershme. Majat e shigjetave dhe thikat prej hekuri që u gjetën në qytezë, analogjitë më të bukura i kanë në lëndën e varrezave të shek. VI-VIII të Shqipërisë Veriore e të Mesme. Vorbat kanë trajta e motive zbukurimi që vazhdojnë edhe në mesjetë. Shek. VI e VIII në këtë kështjellë u takojnë një tog fragmentesh qeramike të një tipi të veçantë; enë të mëdha prej brumi balte të verdhë, të zbukuruara me pika e vija, ku nuk mungon edhe motivi i kryqit, me ngjyrë kafe e të kuqe; bashkë me to u gjetën edhe një vëth floriri me varëse në trajtë vile rrushi dhe një enkolpion prej bronzi, të gjitha të prodhimit bizantin.

Gërmimet në gradishtën e Symizës (në rrethin e Korçës) një qytezë me origjinë desarete, gjithashtu qendër e një zonë bujqësore, kanë dhënë këtë pamje. Në fillim të mesjetës në qytezë është vërejtur një rënie e përkohshme e intensitetit të jetës, e shkaktuar sipas gjurmuesve të saj nga gjendja e turbullt e krijuar në viset lindore fqinje. Që nga shek. VIII, e sidomos në shek. IX-XI, sipas gjetjeve arkeologjike, jeta në qytezë gjallërohet përsëri. Karakteristikë për këtë periudhë është qeramika, e cila «vazhdon traditat e antikitetit të vonë, që pasqyrohen në format dhe zbukurimet e enëve»[fn]Gj. Karaiskaj, [i]Gradishta e Symizës në periudhën e vonë antike dhe në mesjetë[/i], në «Iliria», IX-X, 1979-1980.[/fn].

Vazhdimin e traditave të poçerisë popullore të kohës së vonë antike në mesjetën e hershme si dhe ekzistencën e punishteve poçarë vendase arkeologët i kanë konstatuar edhe në gërmimet në rrënojat e qytetit të njohur të Butrintit. Butroti edhe në mesjetën e hershme ka qenë një qytet i rëndësishëm i Perandorisë, i cili nuk i ndërpreu asnjëherë lidhjet me pushtetin perandorak, sikurse e tregojnë edhe gjetjet arkeologjike të burimit bizantin si qeramike e emaluar, disa lloje stolish (vathë, tokëza rripi etj.) edhe monedhat[fn]K. Lako, [i]Rezultatet e gërmimeve arkeologjike në Butrint në vitet 1975-1976[/i], në «Iliria», 1981, 1.[/fn]. Muret e ngritura në shek. IX në këtë qytet rrethonin një hapësirë më të madhe se ato të periudhave të mëparshme historike, dhe në to janë ripërdorur edhe blloqet antike. Shpesh këto rindërtime të mesjetës së hershme janë bërë mbi muret antike, siç shihet qartë në anën veriore të fortifikimeve të qytetit[fn]Gj. Karaiskaj, [i]Muret rrethuese të Butrintit në mesjetë në shek. VIII-XV[/i], në «Monumentet», 20, 1980, f. 15.[/fn].

Bashkëkohës me Butrintit dhe që ka pasur një zhvillim ekonomik e kulturor të ngjashëm në kohën e vonë antike dhe në mesjetën e hershme kanë qenë edhe qytetet Antipatrea-Pulkeriopoli-Beligradi e më vonë dhe Kanina. Të dhënat arkeologjike të fituara nga gërmimet në kështjellën e Beratit tregojnë se në mesjetën e hershme ai është një qytet i vërtetë. Muret mesjetare në këtë kështjellë janë ngritur mbi muret ilire dhe ndjekin vijën e tyre[fn]H. Spahiu, Po aty.[/fn]. Po kështu në kështjellë e Kaninës muret mesjetare ngrihen mbi muret e lashta[fn]D. Komata, [i]Të dhëna të reja arkeologjike nga kalaja e Krujës[/i], në «Iliria», 1, 1982.[/fn]. Edhe në qytetin e Hadianopolit muret mesjetare, me pak ndryshime, i përmbahen rrethimit të vjetër. [i]Pamjen që kështjellat arbërore kanë pasur në mesjetë dhe që pjesërisht e ruajnë edhe sot e kanë marrë në mesjetën e hershme[/i]. Shembujt që solla, mendoj se tregojnë një të vërtetë: popullsia në antikitetin e vonë dhe në mesjetën e hershme është po ajo, sepse ajo ruajti në të njëjtin kuadër jetësor e urbanistik edhe kulturën materiale e shpirtërore.

Një situatë deri diku e ngjashme ka dalë edhe në Dyrrah. Ky qytet edhe në mesjetën e hershme vazhdonte të ishte i rrethuar me muret që kishte pasur në antikitetin e vonë. Në shek. VII e VIII ai nuk kishte nevojë, por, me sa duket, nuk kishte as mjetet ekonomike për të bërë ndërtime të reja, sepse qëndronin ende në këmbë godinat e mëdha civile e fetare dhe funksiononte për bukuri sistemi i kanaleve nëntokësore të kohës së vonë antike. Qyteti i ishte përshtatur gjendjes së krijuar në përgjithësi në Perandorinë Bizantine dhe qëndroi brenda kufijve të tij të vjetër pa u rrudhur e pa u zgjeruar dhe çka duket më e rëndësishme, duke ruajtur marrëdhëniet e dobishme që kishte pasur me popullsinë arbërore të prapatokës. Dyrrahu, në mesjetën e hershme vazhdoi të ishte një qendër zejtare-tregtare dhe këtë e tregojnë shumë qartë një grup stolish metalike të tipit bizantin të shek. VII e VIII të ardhura nga ky qytet dhe të gjetura në disa varreza arbërore.

Karakteristikë për këtë fazë të parë të mesjetës së hershme dhe që lidhet drejt me popullsinë arbërore është edhe ruajtja e organizimit të vjetër kishtar. Edhe në lidhje me godinat kishtare «[i]intra et extra muros[/i]» të qyteteve vërejmë të njëjtën dukuri. Për më se dy shekuj nuk konstatohen ndërtime të reja, por ruhen godinat monumentale «paleokristiane» duke u meremetuar pjesërisht. Kjo u ka rënë në sy studiuesve të bazilikave monumentale të Butrintit, Arapajt, Sarandës, Ballshit etj.

Bazilika e Ballshit është një monument që meriton një vëmendje të posaçme. Ajo ka qenë një bazilikë peshkopale dhe një ndërtim i kohës së sundimit të perandorit Justinian dhe zë një vend të rëndësishëm në ngjarjet historike që u zhvilluan në krahinat jugore të trevës arbërore më vonë. Ajo hyn në grupin e bazilikave që lidheshin me manastiret e fortifikuara dhe që zotëronin prona të mëdha tokësore. Qendërbanimi  i vogël i Ballshit me manastirin e tij në qendër, me burime më të mira ekonomike, zuri në prag të mesjetës vendin e Bylisit ilir. Me shpërnguljen e qytetit dhe me kalimin e kohës emri i vjetër ilir u transformua: në burimet kishtare ne lexojmë: [i]Bylis, Belis, Ballis, Vallis,[/i] të cilat na çojnë te emri i sotëm Ballsh. Burimet bizantine në shek. IX-XI në këtë pjesë jugore të trevës arbërore përmendin një qytet, që është edhe një qendër peshkopale, Gllavenica-Kefaleninë që, sipas mendimit tonë është Ballshi (krahaso Ballsh-Kokë-Gllava-Kefalis). Meqenëse për një farë kohe, sipas burimeve tregimtare bizantine, Ballsh-Gllavenicën e pushtuan bullgarët dhe ajo u lidh me figura historike bullgare, është shfaqur mendimi se bazilika e Ballsh-Gllavenicës ka qenë një ndërtim bullgar. Gërmimet e bëra në rrënojat e bazilikës së Ballshit, sikurse është thënë, kanë provuar se ajo është një ndërtim i kohës së Justinianit dhe për më tepër një ndërtim me vlera të mëdha arkitektonike dhe artistike, që ka pasur një jetë më shumë se njëmijëvjeçarë. Deri tani nuk është zbuluar asgjë që të tregojë se ndërtimet e bëra në fazën bullgare që mbaron më 1018, madje edhe rindërtimi i parë i madh, i cili ka prekur edhe arkitekturën dhe plastikën zbukuruese të brendshme, duke u mbështetur në zbulimet arkeologjike, i takon shek. IX-XII dhe periudhës së rilindjes së arkitekturës së artit bizantin[fn]S. Anamali, [i]Monumenti iliro-shqiptar i Ballshit[/i], në «FIERI» almanak, 1976, [i]Rreth skulpturës dekorative arkitektonike të Ballshit[/i] në «Iliria» 2, 1981[/fn].

Për një veprimtari ndërtuese të popullsisë arbërore në mesjetën e hershme dëshmojnë edhe disa kështjella, të cilat i kemi gjurmuar tani për tani në viset veriore. Si një shembull të njohur, ku janë bërë gërmime sistematike dhe ka pasur rezultate shumë të mira, po përmend [i]Kështjellën e Shurdhahut (Sardën mesjetare)[/i].

Sarda (Shurdhahu) e filloi jetën si kështjellë në shek. VI-VII, jo shumë larg një rruge të rëndësishme që lidhte bregdetin e Adriatikut me viset e brendshme dardane (Kosovën). Në periudhën e parë kishte një mur që rrethonte gjithë kodrën (të rrethua në tri anët nga lumi Drin) dhe 12 kulla të trajtave të ndryshme. Nga materialet që ndihmojnë në përcaktimin e shek. VI-VII si fillim të jetës dhe të ngritjes si kështjellë janë së pari enët prej balte të dala në gërmimet, pastaj gjetjet e varrezës që i takojnë kulturës së Komanit. Madje në Shurdhah kemi diçka me interes, që më vonë është përsëritur në Krujë; brenda në kështjellë, midis rrënojave të banesave më të hershme, janë gjetur stoli e vegla pune të kulturës së Komanit[fn]H. Spahiu, D. Komata, [i]Shurdhahu-Sarda, qytet i fortifikuar mesjetar shqiptar[/i], në «Iliria», III (1974); D. Komata, Po aty.[/fn]. Me të dhënat e gjetjeve arkeologjike përputhen edhe elementët e arkitekturës. Të gjithë ata që kanë studiuar këtë kështjellë kanë ardhur në përfundimin se me kështjellën e mesjetës së hershme të Shurdhahut elementet e trashëguara nga antikiteti i vonë nga kastrat romake provinciale janë kudo të pranishme në trajtat e kullave, në mbrojtjen e hyrjes nga dy kulla, nga aksi i vetëm i qytetit që nis nga mesi i portës e shkon lart etj. Në përgjithësi bie në sy një dëshirë për të zbatuar kërkesat e një sistemi fortifikimi të mëparshëm të njohur mirë dhe njëkohësisht një përpjekje për të respektuar konceptet kompozicionale të arkitekturës paraardhëse.

Të gjitha këto që vërehen në kështjellën e Shurdhahut nuk i detyrohen një rastësie: ato lidhen me një popullsi vendase trashëgimtare të qytetërimit të vonë antik, e cila njihte jetën qytetare. Kështjella e Shurdhahut – Sarda u ngrit për t’i shërbyer në një fazë të caktuar popullsisë vendase, popullsisë arbërore që po formohej në truallin ilir. Më vonë është kjo popullsi e re e mbrujtur edhe si kombësi më vete që do ta transformojë Shurdhahun nga një kështjellë në një qytet.

Shurdhahu nuk qe kështjella e vetme që ruajti një farë origjinaliteti, ajo pati marrëdhënie me Bizantin, por në të njëjtën kohë kishte edhe autonominë e vet. Tabloja e lindjes dhe e zhvillimit të kështjellës së Shurdhahut është shumë e ngjashme me ato të Drivast-Drishtit e të Krujës. Edhe ato u ngritën si kështjella duke iu përshtatur terrenit, por edhe duke qenë pjesërisht të mbrojtura nga natyra. Për Krujën nuk ka ndikuar veçse në mënyrë anësore afërsia me Dyrrahun; lënda arkeologjike lidhet si edhe në Shurdhah me praninë e një popullsie arbërore së cilës në shek. VI-VIII i përket varreza e pasur që shtihej në shpatin e malit përbri.

Ngritja e kështjellave nga vetë popullsia vendase u bë në kushtet e dobësimit të përkohshëm të Perandorisë Bizantine, por edhe të dobësimit të lidhjeve të shumë krahinave arbërore me pushtetin qendror. Në këtë gjendje politike të ndryshuar popullsia arbërore u çlirua nga presioni direkt i autoriteteve perandorake dhe u zhvillua më lirisht. Kjo ndikoi në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në gjallërimin e prodhimit. Ky gjallërim i zejtarisë vendase (kujto lëndën e pasur arkeologjike të varrezave arbërore) na bën të mendojmë se për më shumë se dy shekuj shfrytëzimi i minierave, metalurgjia, zejtaritë e ndryshme dhe këmbimet, duke përfshirë edhe ato ndërkrahinore, kishin kaluar në duart e popullsisë vendase, që ishte bërë asokohe një forcë e gjallë.

Sipas të dhënave të arkeologjisë, duke filluar nga fundi i shek. VIII, por në mënyrë të veçantë në shek. IX qytetet arbërore gjallërohen edhe më shumë. Shkaqet e këtij gjallërimi kanë qenë të ndryshme. S’ka dyshim që në radhë të parë i dhanë nxitje zhvillimit të brendshëm forca prodhuese vendase dhe riorganizimi administrativ i Perandorisë Bizantine, [i]krijimi i temës së Durrësit[/i] dhe më pas i asaj të Nikopojës në të cilat qe përfshirë gjithë treva arbërore. Por ky nuk ka qenë shkaku i vetëm. Mendoj se duhen pasur parasysh edhe fakte të tjera jo më pak të rëndësishme, forcimi gradual i marrëdhënieve feudale dhe krijimi i një klase feudale vendase dhe formimi tashmë i popullit shqiptar, kalimi drejt mbrujtjes së kombësisë.

Janë përmendur më sipër rindërtimet e mureve mbrojtëse të disa qyteteve të kështjellave, pra ndërtime me karakter ushtarak, të stimuluara më tepër nga shteti dhe të lidhura tani me rritjen e rëndësisë ushtarake administrative të tyre. Këto i takojnë fazës së parë. Më pas shtohen edhe ndërtimet me karakter kishtar e ndërtime të tjera civile që mund të shikohen si tregues të rritjes ekonomike. Një shembull klasik përbën edhe për këtë kohë përsëri qyteti i Durrësit. Një kompleks gjetjesh të rastit[fn]Këto janë zakonisht fragmente kornizash me mbishkrime dhe të shoqëruara me motivin e «valëve që ndjekin njëra-tjetrën» dhe pjesësh arkitektonike të zbukuruara me gërsheta trifishe që ndërthuren. Ruhen në muzetë arkeologjik të Durrësit e të Tiranës.[/fn] vendosja e qytetit të ri mbi qytetin mesjetar [i]pengon shpesh gërmimet e gjëra[/i] – ku mbizotërojnë ekzemplarë të një plastike zbukuruese arkitektonike të një tipi të ri dhe me vlera artistike tregon për ndërtime kishtare monumentale të reja në këtë qytet. Në të njëjtën kohë që është edhe periudha e rigjallërimit të peshkopatave të vjetra dhe krijimit në viset e brendshme të peshkopatave të reja – godina të kultit ndërtohen edhe jashtë qyteteve. Është me rëndësi të theksohet ajo që u ka rënë në sy studiuesve të këtyre monumenteve, vazhdimësia e kishave të tipit bazilikal – çka nuk ndodh në Kostandinopojë në atë kohë, gjetja e një plastike zbukuruese arkitektonike të pasur (në rrethet Fier, Berat, Gjirokastër, Sarandë etj.) dhe teknika e ndërtimit që nuk ndryshon nga ajo e fortifikimeve bashkëkohëse.

Shek. IX-XI kanë qenë për popullsinë arbërore një periudhë e ngarkuar me shumë luftëra dhe me pasojat e tyre. Këto luftëra u kanë dhënë rast kronistëve bizantinë të përmendin një tog qytetesh. Arbanoni, si dikur Iliria, është i mbushur me to e me kështjella të fortifikuara dhe jo vetëm në krahinat bregdetare, por edhe në viset e brendshme. Duhet shtuar edhe diçka tjetër: në viset arbërore ka një vazhdimësi historike të pandërprerë midis qytetit ilir dhe atij shqiptar e shoqëruar me të gjitha pasojat e kalimit nga shoqëria skllavopronare në feudalizëm. Për të provuar këtë, fjala e parë i takon arkeologjisë dhe arkeologjia e ka bërë. Por karakterin arbëror të shumë qyteteve tona të mesjetës, madje dhe vazhdimësinë e tyre e tregojnë edhe emrat që mbajnë sot dhe argumentet për këto dukuri e të tjera që lidhen me toponomastikën i kanë sjellë dhe pasuruar gjuhëtarët[fn]E. Çabej, [i]Problemi i autoktonisë së shqiptarëve në dritën e emrave të vendeve[/i], në «Buletini i Universitetit Shtetëror të Tiranës»,  Seria e Shkencave Shoqërore, 2, 1958, f. 54-62; [i]Vendbanimi i hershëm i shqiptarëve në Gadishullin Ballkanik në dritën e gjuhës e të emrave të vende[/i], ibidem 1, 1962, f. 219-236..

Lindja e zhvillimi i qyteteve ka qenë lidhur me popullsinë vendëse. Në këto qytete ka jetuar gjithmonë [i]një shtresë e fuqishme etnike[/i], e cila, edhe kur nuk e ka pasur në duar pushtetin politik, ka ushtruar një ndikim të fortë në drejtimin që duhej të merrte jeta ekonomike e politike e vendit. Kjo ka bërë që në trevën ilire jugore, ndryshe nga ajo e Ballkanit Qendror, çurbanizim gati i plotë nuk ka pasur as në kohën e vendosjes së sllavëve në Ballkan, as më vonë. Qytetet ilire shqiptare kanë vazhduar jetën me zigzaget që kanë sjellë kohërat, por pa e ndërprerë atë asnjëherë.

Në trajtesën e parashtruar nëpërmjet rezultateve të kërkimeve arkeologjike kemi ndjekur procesin e formimit autokton të popullit tonë dhe të kulturës së tij. Por, duhet pranuar se ato nuk janë shteruese. Për arkeologun zbulimi i vazhdueshëm i fakteve të reja nëpërmjet kërkimeve e gërmimeve  arkeologjike është një gjë e domosdoshme, por jo një qëllim në vetvete. Për të zbuluar të vërtetën faktet arkeologjike duhen krahasuar, lidhur midis tyre dhe shpjeguar. Këtë rrugë ka ndjekur arkeologjia jonë dhe kjo rrugë e ka çuar atë në konkluzione të rëndësishme.

info@balkancultureheritage.com