Aurel Viktori
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Aurel Viktori

Aurel Viktori, me prejardhje fshatare, lindi në Afrikë aty nga fillimi i shek. IV të e. sonë. Në vitin 361 ai u emërua sundimtar i provincës së Panonisë së Ulët, ndërsa në kohën e perandorit Teodos I u bë prefekt i Romës. Pak kohë mbas këtij emërimi ai ngjan të ketë vdekur.

Vepra e tij "Liber de Caesaribus" (Libër mbi perandorët), fillon aty ku mbaron historia e Tit Livit dhe përshkruan ngjarjet që nga Augusti deri tek Konstanti II (viti 360). Në këtë vepër midis të tjerash gjejmë edhe disa të dhëna të rëndësishme për historinë e Ilirisë në periudhën perandorake. Për kohën para tij, Aurel Viktori mbështetet kryesisht tek Eutropi, të cilin shpesh herë e kopjon fjalë për fjalë.

Aurel Viktori konsiderohet gjithashtu edhe si autor i dy veprave të tjera "Liber de viris illustribus urbis Romae" (Libër mbi njerëzit e shquar të qytetit të Romës) dhe "Origo gentis Romanae" (Prejardhja e popullit romak). Nga një autor i panjohur kemi një përmbledhje të librit të tij mbi perandorët, shkurtim ky që mban titullin "Epitome de Caesaribus". Në të përfshihen edhe disa materiale të reja, që trajtojnë periudhën mbas vitit 360 e deri në kohën e Teodosit I (379-395).

Mbi njerëzit e shquar të qytetit të Romës

Pirrua, mbret i epirotëve, nga e ëma me prejardhje prej Akilit, kurse nga i ati prej Herkulit, duke dashur të sundonte botën dhe duke parë romakët e fuqishëm, u këshillua me Apollonin për çështjen e luftës. Ai iu përgjigj me dy kuptime: "Të them o Aiakid, se romakët mund t'i mundësh". Ai pasi i shpjegoi këto fjalë ashtu si i pëlqeu, me ndihmën e tarentasve u shpalli luftë romakëve. Konsullin Levin ai e çorientoi pranë Heraklesë me fiitjen në luftë të elefantëve. Ai /Pirrua/ kur pa romakët e vrarë me plagë në gjoks tha: "Unë me ushtarë të tillë do mund të nënshtroja botën brenda pak kohe". Miqve që po e përgëzonin u tha: "Çfarë fitore do të kem unë në qoftë se humbas fuqinë ushtarake?" Lëmin e vendosi te guri i 20-të 8 larg Romës; Fabricit ia ktheu robërit pa shpërblim... I mundur nga Kuri dhe Fabrici 10 iku në Tarent dhe doli në Siqeli... Atëherë u tërhoq në Greqi dhe ndërsa po sulmonte Argon u vra nga një tjegull. Trupi i tij, pasi u dërgua tek Antigoni, mbreti i Maqedonisë, u varros me nderime.

Si konsull /Komel/ Sula mori me short Azinë dhe në një betejë shpartalloi Mitridatin pranë Orhomenit dhe Keronesë , në Athinë mundi prefektin e tij Arhelaun, pushtoi limanin e Pireut dhe gjatë rrugës theu medët dhe dardanët.

Libri mbi perandorët

Dhe në këtë mënyrë Oktaviani, afërsisht mbas 44 vjetësh vdiq në Nola, pasi shtriu sundimin mbi banorët e Retisë dhe Ilirikut dhe ndaloi sulmet e fiseve të jashtme, përveç atyre të Germanisë; ai qe i treti pas Numës, që pasi mundi Antonin, mbylli tempullin e Janit, gjë që sipas së drejtës romake bëhej mbas mbarimit të luftërave.

Deci i lindur në një fshat të Sirmit, filloi karrierën si ushtar dhe arriti deri tek pushteti perandorak. Shumë i kënaqur nga vrasja e armiqve të tij, ai bëri cezar të birin e tij të quajtur Etrusk. Pas kësaj e dërgoi /atë/ menjëherë në Ilirik, kurse vetë qëndroi për një farë kohe në Romë që të inauguronte muret që ndërtoi.

Meqenëse këto ngjarje u zhvilluan në mënyrë të favorshme dhe papritmas, Galieni, siç ndodh zakonisht tek njerëzit, ra në shkujdesje për shkak të suksesit të tij dhe së bashku me të birin Saloninin, të cilin e bëri cezar, e shtyu shtetin romak në mbytjen e anijeve. Gjendja arriti deri atje saqë gotët kaluan lirisht Thrakinë dhe pushtuan Maqedoninë, Ahenë dhe krahinat aziatike fqinje me to; parthët pushtuan Mespotaminë, kurse në Orient sundonin kusarë dhe bile një grua ... humbën edhe tokat përtej Istrit që i kishte pushtuar dikur Trajani.

Akoma s'kishte një ose dy muaj që mbante pushtetin dhe u vra nga ushtarët e tij pranë Tarsit, pasi ata mësuan se në Ilirik ishte bërë pemador Probi-pothuaj Hanibali i dytë, për njohuritë e tij të mëdha ushtarake në lidhje me stërvitjen e gjithanshme të ushtarëve dhe në kalitjen e rinisë. Dhe me të vërtetë, ashtu si Hanibali mbolli pjesën më të madhe të Afrikës me ullinj me ndihmën e legjioneve, pushimi i të cilëve shikohej si diçka e dyshimtë nga shteti dhe komandantët, po në të njëjtën mënyrë Probi e mbushi Galinë, provincat e Panonisë dhe kodrat e Myzisë me hardhi, kuptohet, pasi qenë zhdukur fiset barbare, të cilat u futën për shkak se perandorët tanë u vranë nga dora kriminale e njerëzve të tyre. Njëkohësisht me këtë u mundën nga ushtria Satuminit në Orient dhe Bonosi në Agripinë, për arsye se që të dy bënë përpjekje të mermin pushtetin me forcat ushtarake, që ata komandonin. Për këtë arsye, pasi çdo gjë ishte ripushtuar dhe qetësuar, flitet se ai pati thënë se së shpejti ushtarët do tëjenë të tepërt.

Për këtë arsye, ata shumë të zemëmar më në fund e vranë atë rreth vitit të gjashte në Sirm, kur i detyroi të thanin me anë kanalesh qytetin e tij të lindjes, i cili për shkak të tokës moçalore dëmtohej nga ujërat e dimrit.

Në të njëjtën kohë persët kërcënonin shumë Orientin, kurse Juliani dhe fiset kuinkuengentane Afrikën. Prej këtu një i quajtur Akil, përvetësoi shenjat e pushtetit perandorak në Aleksandrinë e Egjiptit. Për këtë arsye /Diokletiani dhe Maksimiani/ zgjodhën për cezarë Jul Kostantin dhe Galer Maksimianin, e mbiemëruar "Armentari‘,dhe u bënë kushërinj me ta. Pasi u ndanë me bashkëshortet e para të tyre, i pari mori thjeshtrën e Herkulit, kurse tjetri - të bijën e Diokletianit, po ashtu sikurse dikur Augusti veproi me Neronin, Tiberin dhe të bijën e tij Julien.

Atdheu i gjithë këtyre ka qenë Iliriku. Megjithëse pak të qytetëruar, ata kanë qenë mjaft të kalitur në vështirësitë e jetës fshatare dhe ushtarake dhe qenë shumë të dobishëm për shtetin.

Dhe meqenëse vështirësitë e luftërave, për të cilat folëm më sipër, e shtrëngonin përherë e më tepër tërë shtetin, ai u nda në katër pjesë: Galia përtej Alpeve iu besua Konstantit, Afrika dhe Italia - Herkulit, Galerit - tokat e Ilirikut, deri tek ngushticat e Pontit, kurse tokat e tjera - Valerit. Në këtë kohë u thyen markomanët, dhe fisi i karpëve një pjesë e të cilit qe shpërngulur që nga koha e Aurelianit, tani u vendos i tëri në tokën tonë.

Gaieri i zemëruar akoma më tepër nga kjo gjë, pasi u këshillua me Jovin , shpalli si perandor Licinin me të cilin e lidhte një miqësi e vjetër. Ai e la atë për të mbrojtur Ilirikun dhe Thrakinë dhe u nis për në Romë...

Galeri vdiq nga një plagë e pashërueshme. Ai pati fituar në Panoni toka mjaft të dobishme për shtetin, pasi preu pyje shumë të mëdha dhe lidhi me Danubin liqenin Pelson. Për këtë ai e quajti provincën me emrin e gruas së tij Valeria.

Atëherë Vetrani, me prejardhje nga vendet e egra të Myzisë së Sipërme, njeri krejtësisht analfabet, i trashë nga mendja dhe për këtë arsye shumë i keq nga padituria e tij, pati marrë në mënyrë jo të ndershme pushtetin , meqenëse kujdesej për ushtarët e tij, si komandant i ushtrive në Ilirik.

Deci, i lindur në Bubalia, në Panoninë e Ulët, sundoi 30 muaj. Aureliani rridhte nga një baba i thjeshtë i cili, siç tregojnë, ka qenë kolon, i shumë të ndriturit senatorit Aurel diku në mes Dakisë dhe Maqedonisë. Ai sundoi 5 vjet dhe 6 muaj...

Në këtë kohë Septimi, pasi u shpall perandor tek dalmatët u vra menjëherë prej të vetëve.

Probi, i biri i një fshatari, që merrej me kopshtari dhe emri i të cilit ishte Dalmat, sundoi 6 vjet. Ai i theu perandorët e shpallur: Satuminin në Orient, Prokulin dhe Bonosin në Agripinë. U dha leje galëve dhe panonëve që të kenë hardhi. Me punën e ushtarëve mbolli me hardhi malin Alma në Sirm dhe Aureun në Myzinë e Sipërme. Ai u vra në Sirm në një kullë hekuri.

Diokletiani dalmatas, libert i senatorit Anulin, para se të merrte sundimin quhej Diokles, emër të cilin e kishte nga mëma dhe njëkohësisht nga qyteti Diokle, por kur mori fuqinë e shtetit romak e ndërroi emrin në Graj sipas zakonit romak, dhe sundoi 25 vjet.

Pasardhësit e Diokletianit, nga karakteri kanë qenë të tillë: Aurel Maksimiani, i mbiquajtur Herkul, ka qenë i egër nga natyra, i ndezur nga pasioni, budalla në këshillat e tij. Rridhte nga një familje fshatare në Panoni. Edhe sot afer Sirmit gjendet një vend, ku ka qenë ndërtuar një pallat. Atje prindërit e tij punonin si mëditës.

Dhe kështu, pushteti në perandorinë romake qe ndarë në mes tre bijve të Konstantinit: Konstantinit, Konstantit dhe Konstansit. Secili nga ata morën veçmas, për të sunduar këto pjesë: Konstantini i ri - të gjitha tokat përtej Alpeve; Konstanti - Azinë dhe Orientin, duke filluar nga ngushticat e Propontit; Konstansi - Birikun, Italinë dhe Afrikën; Delmati - Thrakinë, Maqedoninë dhe Ahenë; Hanibaliani, i vëllai i cezar Delmatit - Armeninë dhe popuj fqinjë.

Joviani, i biri i Varronianit, banues i tokës së Singidunit, provincës së Panonisë, sundoi 7 muaj.

Valenti, së bashku me vëllanë Valentinianin, për të cilin folëm më sipër, sundoi 13 vjet dhe 5 muaj. Ky Valent, kur filloi luftën e përgjakshme me gotët, i plagosur nga shigjeta, u soll në një kalibe të varfër fshatare. Gotët arritën papritmas, e dogjën atë, dhe ai vetë u dogj në zjarr.

Valenti kishte këto cilësi për t'u lavdëruar: qe mbrojtës i mirë i bujqve, i ndryshonte shumë rallë gjyqtarët, qe besnik ndaj shokëve të tij, zemërohej por pa dëmtuar dhe pa qenë i dëmshëm për ndonjërin, por qe shumë i pavendosur.

Gratiani i lindur në Sirm, sundoi bashkë me të atin 8 vjet e 85 ditë...

Kur /Gratiani/ vuri re se Thrakia dhe Dakia ishin bërë pothuaj tokë amtare e zotëruesve të tyre gotë dhe taifalë, dhe se një rrezik i madh i kërcënohej pushtetit romak nga hunët dhe alanët, më të egër ndërmjet të egërve, thirri nga Hispania Teodosin, i cili po kalonte vitin e 33-të të tij, dhe me pëlqimin mirëpritës të të gjithëve, i dha një të tretën e perandorisë.

Teodosi, i biri i Honorit dhe Termantisë, me prejardhje hispane dhe me origjinë nga perandori Trajan, pasi u shpall perandor pranë Sirmit nga Augusti Gratian, sundoi 17 vjet. Dhe Teodosi qe një zgjerues dhe mbrojtës i shkëlqyer i shtetit. Kështu në beteja të ndyshme mundi hunët dhe gotët, të cilët e patën dobësuar atë gjatë sundimit të Valentit.

info@balkancultureheritage.com