Banesa B
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Banesa B

Peristili i banesës B

Pasi kalohet teqja bektashiane dhe ngjitemi drejt agorasë, ndeshim në krahun e djathtë një banesë antike me peristil. Kjo banesë me përmasa 29,5 x 24,8 m, zinte dikur një të gjashtën e një insule, në kryqëzimin midis plateias C dhe asaj IV. Ajo ishte e vendosur në një terracë të krijuar nga mure të fuqishme prej blloqesh të punuara trashë, duke niveluar pjesërisht terrenin e pjerrët. Qendrën e banesës e formonte oborri katërkëndësh me brinjë 9,6 m, i cili rrethohej nga një kolonadë e ordrit dorik. Korridori i peristilit me gjerësi 3,6 m lidhte kthinat e vendosura në anët lindore e veriore. Ana jugore, ku gjendej edhe hyrja, si dhe ajo perëndimore, e ngritur mbi murin e terracimit, përbënin një hajat të gjatë, që përdorej për veprimtarinë ekonomike.

Dhoma kryesore, andron, gjendej në krahun lindor dhe ka përmasa 6,4 x 7,7 m. Ajo e ka ruajtur këtë funksion edhe në rindërtimet e mëvonshme të banesës, deri në shek.III m.Kr., kur muret e saj kanë qenë suvatuar dhe lyer me një kombinim kuadratesh.

Portret i perandorit Hadrian

Oborri ka qenë shtruar me pllaka gëlqerore, për ta mbajtur pastër. Në këndin juglindor gjendet stera, ku mblidhej uji i shirave nga çatia, si rezervë për sezonet e thata. Uji i tepërt përcillej nëpërmjet një kanali në këndin veriperëndimor, për në rrugicën që e ndante këtë banesë nga ato fqinje.

Banesa B ka qenë ndërtuar në shek.III p.Kr., nga një familje e pasur dhe ka qenë përdour pa ndërprerje deri në shek.IV m.Kr. Në shek.V, në rrënojat e saj u ngritën dy banesa dykthinëshe, kurse në fundin e shekullit VI m.Kr., ajo është shndërruar në një vendvarrim ndoshta për të ardhurit. 

Banesa fqinje e anës veriore përfaqëson periudha të ndryshme ndërtimi dhe nuk paraqet vlera të veçanta arkitektonike. Gjatë gërmimit të saj u gjet një kokë mermeri e perandorit Hadrian, që sigurisht është sjellë në këtë banesë, pas thyerjes nga shtati.

info@balkancultureheritage.com