Në lindje të teatrit shtrihet një banesë e madhe e tipit me atrium, me oborrin katror 12.50 x 13.50 m të rrethuar me një peristil prej 12 kolonash jonike. Impluvium-i është i shtruar me pllaka të mëdha guri dhe ka pranë këndit veriperëndimor një sterë ku mblidheshin ujrat e çatisë. Nga lindja, ku gjendej edhe hyqa përmes një salloni, ishin vendosur katër kthinat më të mëdha, të cilat pasohen nga tri kthina më të ngushta në anën jugore, të gjitha këto ambiente qëndrimi apo fjetjeje. Pjesa perëndimore e oborrit kufizohej me një radhë kthinash me funksion shërbimi.
Megjithë pamjen monumentale ndërtesa ka një trajtim të thjeshtë të ambienteve dhe ka qenë pëdorur si një hotel publik në raste festash për të ftuarit apo aktorët. Ajo ka qenë ndërtuar në shek. II m Kr., duke pasur një përdorim deri në shek. IV m. Kr.