Banesat
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Banesat

Në Çukën e Aetojt janë ruajtur edhe shumë rrënoja banesash. Mund të themi se është një ndër rastet e rralla ku këto ndërtime kanë lënë gjurmë kaq të dukshme në sipërfaqe. Në Akropol, ne mundëm të numërojmë rreth 40 të tillë. Prej tyre grupin më të madh e përbëjnë ato të pjesës perëndimore, ndërsa në pjesën qendrore dhe atë lindore, gjurmët janë më të rralla. Kështu të paktën, rezulton gjendja nga gjurmimet tona të deritanishme, të cilat i konsiderojmë të pamjaftueshme. Një grup tjetër banesash vihet re në qytetin e poshtëm të anës perëndimore, i cili shtrihej mbi dy tarraca të mëdha (T1 e T2). Me emërtimet që u dhamë tri pjesëve të Akropolit dhe tarracave në qytetin e poshtëm të anës perëndimore, nuk duam të dallojmë as lagje të veçanta e as blloqe të qytetit. Në stadin aktual të njohjes, kjo do të ishte tepër e shpejtuar, edhe pse në të ardhmen mund të rezultojë si e drejtë.

Në kushtet e terrenit shumë të thyer që karakterizojnë faqet e banuara të kodrës së Çukës së Aetojt, e vetmja zgjidhje e përshtatshme për vendosjen e godinave ishte ajo e sistemit të tarracimit. Rrënojat e banesave si në Akropol, ashtu edhe në qytetin e poshtëm, dëshmojnë se banorët e vjetër të kësaj qendre e kanë zbatuar me mjeshtëri këtë sistem. Në anën perëndimore të Akropolit, ku gjurmët e banesave janë më të dendura, vërejmë se ato i ngjiten kodrës në mënyrë të shkallëzuar, duke i dhënë qytetit të atëhershëm një pamje mjaft piktoreske. Vendosja e banesave nuk ndjek ndonjë rregull të caktuar. Ajo që përcaktonte pozitën e tyre, ishte kërkesa për një vend që të kishte frymëmarrje në raport me godinat e tjera dhe pamje të lirë në horizont.

Midis rrënojave të shumta të banesave kemi mundur të rilevojmë një grup prej tyre në qytetin e poshtëm dhe një tjetër në Akropol. Për të sqaruar karakterin e këtyre banesave, në vitin 1979 bëmë gërmime në dy pika të qytetit: një në qytetin e poshtëm dhe një tjetër në Akropol. Sipas rendit që u kryen gërmimet ato u emërtuan.

info@balkancultureheritage.com