Bazilikat
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Bazilikat

Për sa i përket ndërtimit planimetrikovëllimor, vendosjen në kohë dhe shtrirjen territoriale, bazilikat përbëjnë një tip me rëndësi për studimin e arkitekturës mesjetare. Ato ruajnë traditën e ndërtimeve, duke pasur si shembuj monumentet akoma në këmbë në këto shekuj siç e dokumentojnë bazilika e madhe e Butrintit dhe ajo e Ballshit të shek. V-VI.

Kisha e Shën Kollit në Perhondi të Beratit

Është një bazilikë trenefshe mbuluar me çati druri. Ajo përbëhet nga naosi trenefësh, narteksi me kambanoren në anën perëndimore dhe ambienti i altarit i ndarë në bemë, protezis dhe diakonikon, me nga një absidë për secilën, ndër të cilat ajo qendrorja është më e madhe, e ndriçuar nga një dritare e madhe treshe. Nefi qendror është i lartë dhe ndriçohet me nga tre dritare për çdo anë në murin që ngrihet mbi arkadat ndarëse të nefeve. Muret e kishës janë ndërtuar me gurë dhe tulla. Këto të fundit janë vendosur sipas një teknike të rregullt, me veçanti vendosjen në radhë jo të plota, si dhe njëra mbi tjetrën ndërmjet gurëve. Duke u nisur nga tipi arkitektural, ndarja e qartë e ambientit të altarit, mbulimi i bemës në nivel më të ulët se nefi qendror dhe teknika e ndërtimit kisha datohet si e shek. X-XI. Një fazë më të vonë i takon ndërtimi i kambanores dhe pjesërisht i narteksit, me gurë dhe breza tullash, njëlloj si në muret e fillimit të shek. XIII në kalanë e Beratit. Me interes është kambanorja e lidhur me narteksin, shenjë e influencës së arkitekturës perëndimore dhe një ndër shembujt më të parë në arkitekturën bizantine të Ballkanit. E një kohë edhe më të vonë (shek. XIII-XIV) është ngritja me teknikën e kluasonazhit e mureve të narteksit dhe nefeve anësore për të zbutur pjerrësinë e çatisë. Edhe pse nuk mund të quhet e përkryer në aspektin estetik, nëpërmjet proporcioneve, lëvizjes së vëllimeve, dekorimit piktoresk të mureve ndërtuesit na kanë dhënë një godinë që shquhet ndër monumentet e kësaj periudhe. Duke u ruajtur në tërësinë e saj, ajo gjithashtu përbën një dëshmi të dorës së parë për njohjen dhe vlerësimin e arkitekturës të shek. XI-XIV.

Bazilika nën Xhaminë e Fatihut në Durrës

Mbi rrënojat e një bazilike të vjetër në qendrën më të madhe të kësaj periudhe në vendin tonë është ngritur Xhamia e Fatihut. Nga ndërtimi i vjetër ruhen themelet dhe pak mure me tulla. Ruhen gjithashtu pjesërisht arkada veriore dhe muri perëndimor i ndërtuar me teknikën e kluasonazhit që i takojnë një fazë më të vonë. Nga gërmimi dhe sondazhet kanë dalë në dritë 3 absida në anën lindore dhe planimetria trenefëshe me arkada mbi pilastra. Arkadat mbështeten në numrin lindor, duke mos veçuar në këtë mënyrë ambientin e altarit. Për sa njihet sot monumenti, duke u nisur nga planimetria e tij drejtkëndore e duke pasur parasysh paralele të tilla si kishat e Kosturit (Greqi) është datuar si i shek. XI. Në shek. XIIIXIV ky monument ka pësuar një rindërtim, duke përdorur teknikën e ndërtimit të kohës.

Kisha e Shën Stefanit në Dhërmi

Paraqet, në gjendjen e sotme, një kapelë të periudhës së pas pushtimit turk, në muret e së cilës janë përfshirë edhe pjesë muresh më të vjetra. Studimi i tyre dhe shtrirja planimetrike flasin qartë se ndërtimi i vjetër ka qenë një bazilikë trenefëshe. Kapela e re është ndërtuar duke përdorur pjesë të absidës së vjetër dhe është në brendësi të nefit qendror. Muri i absidës është ndërtuar me gurë lumi, lidhur me llaç gëlqereje. Në fugaturën me llaç të bollshëm ndërmjet gurëve janë vendosur dhe copëra tjegullash. Në ndonjë vend ka dhe tjegulla të vendosura pjerrtas. Si ndërtimi planimetrik, ashtu edhe teknika e ndërtimit të mureve të shtyjnë të mendosh për një datim të hershëm të kishës. Nisur nga mënyra e ndërtimit të mureve që takohet edhe në Himarë, ne do të mendonim se kjo kishë është ndërtuar gjatë shekujve XI-XII.

Kisha e Shën Sergjit dhe Bakut

Pranë fshatit Shirgj të rrethit të Shkodrës (buzë lumit të Bunës) është ndër monumentet më të rëndësishëm të Shqipërisë së Veriut. Rrënojat e saj, edhe pse në pjesën më të madhe janë të rrëmbyera nga Buna janë mjaft madhështore dhe flasin për vlerën e këtij monumenti. Shkalla e ruajtjes të rrënojave jep mundësi për njohjen e monumentit. Kisha është me planimetri trenefshe, me tre absida rrethore, nga të cilat e mesit është më e madhe. Nefet ndahen nga absida me nga tre pilastra drejtkëndore secila. Nefi qendror është më i lartë se anësorët, duke qenë nën të njëjtën çati me to dhe duke përfunduar kështu 451. Durrës, Bazilika, muri perëndimor. Dhërmi, kisha e Shën Stefanit, planimetria. me fronton të rregullt në anën perëndimore dhe lindore. Ndryshe nga ndërtimet e këtij tipi, kisha nuk mbulohet me qemer dhe kapriata, por me çati të thjeshtë, duke pasur harqe nga pilastrat në muret në arkadat dhe ndërmjet tyre. Porta perëndimore që ishte dhe kryesorja, sot e rindërtuar, ka dy pllaka me mbishkrime që i takojnë njëra ndërtimit, ndërsa e dyta një rindërtimi. Mbishkrimi i parë jep vitin e ndërtimit të kishës 1290. Mbishkrimi i dytë jep rindërtimin e vitit 1318.

E vështruar në aspektin tipologjik, kisha është ndërtuar sipas skemave karakteristike të arkitekturës së urdhrit të benediktinëve në Italinë e Jugut. Ajo i takon gotikut të zhvilluar, me mjaft element të arkitekturës romanike, që vërehet në harqet gjysmë rrethor, në mbulesën me çati dhe që gjen paralele në abacitë italiane të Fosanovës dhe Kasamarit, nga e cila frymëzohet dhe fasada perëndimore. Edhe pse të veçuara dhe të pakta, mbeturinat e kishës së Shirgjit flasin për një ndërtim që me arkitekturën e tij influencoi zona të tëra. Me linjat e saj të sakta, harqet e mprehta, teknikën e mureve shumëngjyrëshe, dekorin, kisha mbeti si model arkitektural për një kohë të gjatë.

Kisha e Shën Mërisë në Shëmri të Krujës

Është një rrënojë e ruajtur relativisht mirë. Në një shkëmb pranë saj ruhen rrënojat e një kambanoreje. Në planimetri kisha është e tipit bazilikë trenefshe e gjatë 18,8 m me gjerësi të nefit qendror 7,5 m dhe të atyre anësorë 3,1 m. Nga ajo ruhen relativisht mirë muri verior, muri lindor me absidën gjysmë rrethore relativisht e madhe, arkada nga jugu dhe fillimet e arkadës veriore. Arkadat përbëheshin prej tre harqesh që mbështeteshin në pilastrat në mure dhe në dy pilastrat me planimetri drejtkëndëshi. Në absidën e madhe ruhen pjesë të pikturës murale të dikurshme, mbishkrimet e të cilave janë me germa latine. Nga një nike gjysmë rrethore për secilën nef anësor është ndërtuar në murin lindor, shenjë kjo e një influence të qartë të ritualit ortodoks, i cili, herë pas here ndërronte në varësi të ndodhive historike. Për sa i përket mbulimit të kishës ai duket se ka qenë me çati druri dhe me dy flegra, të njëjta për nefin qendror dhe ata anësorë. Kisha duket se i takon shek. XIII, ndërsa mbetet e paqartë se kujt i shërbente kjo, një manastiri apo ishte selia e peshkopëve të Arbërisë.

Bazilika në fshatin Çiflik të Sarandës

Ruhet sot në gjendje rrënojë. Ajo është një bazilikë me tre nefe të ndara nga arkada me një kolonë në mes dhe pilastra në murin perëndimor dhe ambientin e altarit. Ambienti i altarit përbëhet nga bema, protezisi dhe diakonikoni të ndara ndërmjet tyre. Në anën perëndimore  është narteksi, i cili për sa mund të gjykohet nga gjurmët ka qenë me dy kate. Muret janë ndërtuar me gurë dhe tulla, me një teknikë të përafërt me atë të mureve të kishës së Perondisë, por me më pak tulla në radhë horizontale. Në pjesën e sipërme të murit perëndimor kemi dhe muraturë me kluasonazh me një tullë vertikale. Me interes është trajtimi i fugave të cilat janë mbushur me një pastë ngjyrë okër njëlloj si në kishën e Mesopotamit. Kjo veçanti teknike si dhe forma planimetrike e njëjtë me atë të Shën Theodhorës në Artë (Greqi) e datojnë këtë monument si të fundit të shek. XIII. Duhet të shënohet këtu përdorimi i tipit tradicional nga njerëz që kanë punuar edhe në monumente të tjerë, si në Mesopotam, pra nga ndërtues vendas. Një bazilikë tjetër është në fshatin Klos të Sulovës, me tre nefe dhe arkadë mbi pilastra, ndërtuar kryesisht me gurë dhe e datuar në shek. XIII-XIV. Kjo bazilikë përbën një shembull të rëndësishëm, që me vendosjen në brendësi të vendit pavarësisht nga niveli i ndërtimi dëshmon dhe më tepër për rrënjat e thella të këtij tipi ndër ne. Studimi i bazilikave mesjetare të Shqipërisë paraqet rëndësi për nxjerrjen në pah të traditave ndërtimore të vendit tonë. Shtrirja e tyre jo vetëm në qendra të rëndësishme apo pranë tyre, por dhe në zona të tjera, tregon gjithashtu traditën ndërtimore dhe vazhdimësinë e saj. Me rëndësi është përdorimi në çdo rast i variantit helenistik (me çati druri), që dëshmon për vijueshmëri të drejtpërdrejtë të tipave paleokristiane e bizantine të hershme dhe për një traditë ndërtimore, pavarësisht nga lidhjet me vendet fqinje dhe perëndimin.

info@balkancultureheritage.com