Bejliku Karamanogllu (Karamanoglu)

Bejliku Karamanogllu (Karamanoglu)

Ndërkohë që Sulltan Muradi ishte në pjesën evropiane të Devletit Osman, Mehemmed Beu i Karamanit, u përpoq të pushtonte kështjellën e Antaljas në vitin 830/1426, por ai vdiq gjatë këtij rrethimi. Djali i tij, Ibrahim Beu, shkoi në Konja, por xhaxhai i tij, Ali Beu, e kishte marrë ndërkohë në dorë sundimin e Karamanit. Kështu, Ibrahim Beu u arratis së bashku me të vëllain, Isain, dhe u strehua tek Sulltan Muradi. Ky i fundit ju siguroi atyre mbrojtje dhe i martoi me dy motrat e tij.

info@balkancultureheritage.com