Beteja e Prutit 1711
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Beteja e Prutit 1711

Duke qenë se rusët kishin ndërtuar disa kështjella jashtë Orit, portës së Krimesë, osmanët morën guximin të ndërtonin Jeni Kalenë (Kështjellën e Re) në bregun e Detit Azak, në mënyrë që tua bllokonin atyre hyrjen në Detin e Zi. Në atë kohë, Cari rus, Petër, dhe Mbreti i Suedisë, Karli XII (sundoi 1697-1718), ishin të angazhuar në një luftë të ashpër kundër njëri-tjetrit, ku ky i fundit e humbi betejën dhe u plagos në Poltava, në vitin 1121/1709. Ai u terhoq në Bender, që ishte një qytet kufitar osman, por rusët e shkelën marrëveshjen e kufirit dhe e ndoqën atë nëpër qytet, duke i shkaktuar dëme të mëdha popullsisë. Për pasojë, Ordu-ju Hymajun u dërgua për t'u përballur me Carin Petër, nën drejtimin e Sadrazamit Balltaxhë Mehmed Pashait, ndërkohë që edhe Donanma-jë Hymajun u nis drejt Detit Azak. Ordu-ju Hymajun arriti të kalonte lumin e Prutit duke ndërtuar ura kalimi mbi të, edhe pse ushtria ruse u përpoq t’i ndalonte ata në vitin 1123/1711. Ushtria osmane rrethoi ushtrinë ruse, ndërkohë që Hani i Krimesë ua preu rrugën rusëve që po tërhiqeshin.

Cari Petër u tërhoq në cepin e tendës së tij për shkak të situatës së pashpresë. Marta Rabe, që më vonë do të bëhej Perandoresha e Rusisë, me emrin Katerina I, organizoi një mbledhje me gjeneralët e ushtrisë ruse dhe i bindi ata të dorëzoheshin, duke iu thënë se nuk kishte asnjë rrugëzgjidhje tjetër. Më pas, ajo mori të gjitha paratë dhe stolitë e saj, duke shtuar këtu dhe një shumë parash të marra hua nga të tjerë, mblodhi një shumë prej 200.000 rublash, dhe ia dërgoi këtë shumë Serdar-ë Ekremit (Kryekomandantit) Osman, duke i kërkuar atij vendosjen e paqes. Pretendimi se Katerina shkoi personalisht te Veziri i Madh Balltaxhë Mehmed Pasha, nuk duket i logjikshëm, dhe pretendimi se paratë bashkë me stolitë e saj u përdorën si ryshfet, është gjithashtu i pabazë, pasi ishte një traditë e kohës që dhurata të tilla t'iu dërgoheshin komandantëve fitimtarë.

Kur delegatët rusë mbërritën, Balltaxhë Mehmed Pasha organizoi një mbledhje me komandantët dhe dinjitarët në radhët e ushtrisë osmane. Ata diskutuan mbi propozimin e rusëve për paqe dhe vendosën që rusët duhet t'i pranonin të gjitha kërkesat e osmanëve. Komandantët dhe zyrtarët osmanë e pranuan propozimin e rusëve; arsyeja ishte se ata nuk kishin besim në veprimin e suksesshëm të ushtrisë osmane, pasi, një ditë më parë, ajo, për disa çaste, ishte tërhequr për shkak të zjarrit të furishëm që artileria ruse kishte hapur kundër tyre, edhe pse rusët nuk e kishin vënë re këtë veprim të osmanëve, për shkak të muzgut që kishte filluar të binte. "Themeluesi i Rusisë Moderne dhe ushtria e tij ishin dorëzuar plotësisht dhe gjendeshin në mëshirën e otomanëve. Ndërkohë që artileria otomane godiste kampin e Carit, duke i shkaktuar humbje të rënda, rusët po vuanin gjithashtu edhe nga mungesa e ushqimeve dhe nevojave të tjera. Me situatën e krijuar, në të cilën rusët ishin nën mëshirën e tij, dukej sikur veziri i madh mund të kërkonte të arrinte dorëzimin e tyre pa kushte, marrjen e një territori të gjerë dhe përfitime të tjera. Por, edhe ai po përballej me probleme serioze. Ushtria e tij kishte mungesa furnizimesh për të vazhduar luftën, dhe nuk ishte e sigurt nëse tatarët do t'i qëndronin besnikë, apo nëse rusët do të sillnin përforcime nga veriu." Pas bisedimeve të gjata, u vendos që rusët të shkatërronin të gjitha kështjellat që kishin ndërtuar pas Traktatit të Karlovicit, si dhe t'iu kthenin osmanëve kështjellën e Azakut. Gjithashtu, u vendos si kusht që rusët nuk do të ndërhynin në çështjet e Kazakëve, që ishin nën kontrollin e Hanit të Krimesë dhe Polonisë, si dhe të bënin të mundur kthimin e sigurt në vendin e tij, në Suedi, të Mbretit Karl. Rusëve iu kërkua edhe që të largonin nga Stambolli ambasadorin e tyre, si dhe t'i paguanin tagër vjetor Hanit të Krimesë që ishte një detyrim i vendosur më parë.

Sulltan Ahmedi II e ktheu Karlin XII, në vendin e tij, bashkë me disa dhurata të çmuara dhe 10.000 dukate për shpenzimet e rrugës. Mbreti i Suedisë dhe Hani i Krimesë nuk ishin të kënaqur me këtë traktat paqeje, dhe dëshironin që ushtria ruse të shkatërrohej në Prut, por osmanët ishin të kënaqur me koncesionet që kishin marrë nga rusët, pasi ata ishin të ndërgjegjshëm, për faktin që ushtria osmane nuk luftonte më, ashtu sikurse kishte luftuar dikur, dhe se rënia e saj kishte filluar. Në aspektin e aftësisë luftarake të ushtrisë, situata nuk ndalonte ata në vitin 1123/1711. Ushtria osmane rrethoi ushtrinë ruse, ndërkohë që Hani i Krimesë ua preu rrugën rusëve që po tërhiqeshin.

Cari Petër u tërhoq në cepin e tendës së tij për shkak të situatës së pashpresë. Marta Rabe, që më vonë do të bëhej Perandoresha e Rusisë, me emrin Katerina I, organizoi një mbledhje me gjeneralët e ushtrisë ruse dhe i bindi ata të dorëzoheshin, duke iu thënë se nuk kishte asnjë rrugëzgjidhje tjetër. Më pas, ajo mori të gjitha paratë dhe stolitë e saj, duke shtuar këtu dhe një shumë parash të marra hua nga të tjerë, mblodhi një shumë prej 200.000 rublash, dhe ia dërgoi këtë shumë Serdar-ë Ekremit (Kryekomandantit) Osman, duke i kërkuar atij vendosjen e paqes. Pretendimi se Katerina shkoi personalisht te Veziri i Madh Balltaxhë Mehmed Pasha, nuk duket i logjikshëm, dhe pretendimi se paratë bashkë me stolitë e saj u përdorën si ryshfet, është gjithashtu i pabazë, pasi ishte një traditë e kohës që dhurata të tilla tiu dërgoheshin komandantëve fitimtarë.

Kur delegatët rusë mbërritën, Balltaxhë Mehmed Pasha organizoi një mbledhje me komandantët dhe dinjitarët në radhët e ushtrisë osmane. Ata diskutuan mbi propozimin e rusëve për paqe dhe vendosën që rusët duhet t'i pranonin të gjitha kërkesat e osmanëve. Komandantët dhe zyrtarët osmanë e pranuan propozimin e rusëve; arsyeja ishte se ata nuk kishin besim në veprimin e suksesshëm të ushtrisë osmane, pasi, një ditë më parë, ajo, për disa çaste, ishte tërhequr për shkak të zjarrit të furishëm që artileria ruse kishte hapur kundër tyre, edhe pse rusët nuk e kishin vënë re këtë veprim të osmanëve, për shkak të muzgut që kishte filluar të binte. "Themeluesi i Rusisë Moderne dhe ushtria e tij ishin dorëzuar plotësisht dhe gjendeshin në mëshirën e otomanëve. Ndërkohë që artileria otomane godiste kampin e Carit, duke i shkaktuar humbje të rënda, rusët po vuanin gjithashtu edhe nga mungesa e ushqimeve dhe nevojave të tjera. Me situatën e krijuar, në të cilën rusët ishin nën mëshirën e tij, dukej sikur veziri i madh mund të kërkonte të arrinte dorëzimin e tyre pa kushte, marrjen e një territori të gjerë dhe përfitime të tjera. Por, edhe ai po përballej me probleme serioze. Ushtria e tij kishte mungesa furnizimesh për të vazhduar luftën, dhe nuk ishte e sigurt nëse tatarët do ti qëndronin besnikë, apo nëse rusët do të sillnin përforcime nga veriu." Pas bisedimeve të gjata, u vendos që rusët të shkatërronin të gjitha kështjellat që kishin ndërtuar pas Traktatit të Karlovidt, si dhe tiu kthenin osmanëve kështjellën e Azakut. Gjithashtu, u vendos si kusht që rusët nuk do të ndërhynin në çështjet e Kazakëve, që ishin nën kontrollin e Hanit të Krimesë dhe Polonisë, si dhe të bënin të mundur kthimin e sigurt në vendin e tij, në Suedi, të Mbretit Karl. Rusëve iu kërkua edhe që të largonin nga Stambolli ambasadorin e tyre, si dhe t'i paguanin tagër vjetor Hanit të Krimesë që ishte një detyrim i vendosur më parë.

Sulltan Ahmedi II e ktheu Karlin XII, në vendin e tij, bashkë me disa dhurata të çmuara dhe 10.000 dukate për shpenzimet e rrugës. Mbreti i Suedisë dhe Hani i Krimesë nuk ishin të kënaqur me këtë traktat paqeje, dhe dëshironin që ushtria ruse të shkatërrohej në Prut, por osmanët ishin të kënaqur me koncesionet që kishin marrë nga rusët, pasi ata ishin të ndërgjegjshëm, për faktin që ushtria osmane nuk luftonte më, ashtu sikurse kishte luftuar dikur, dhe se rënia e saj kishte filluar. Në aspektin e aftësisë luftarake të ushtrisë, situata nuk ishte aq e mirë nga ç'dukej. Por, nga ana tjetër, uria kishte filluar të mbizotëronte në radhët e ushtrisë ruse. Ushtarët rusë kishin arritur në një gjendje të tillë, që hanin gjethe dhe lëvoret e pemëve, pasi i kishin mbaruar të gjitha fumizimet me ushqime. Gjenerali suedez, Poniatovski, i këshilloi ata të mos e sulmonin ushtrinë ruse, por të prisnin dorëzimin e saj, këshillë kjo që nuk u zbatua. Njerëzit e oborrit osman patën ndikim në këtë vendim dhe ata nuk arritën ta vlerësonin në mënyrën e duhur situatën. Osmanët kishin qenë luftëtarë të mirë në fushën e betejës, por ata ishin në përgjithësi humbës të mëdhenj në tryezën e bisedimeve.

info@balkancultureheritage.com