Brigjet italiane
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Brigjet italiane

Përvijimi i tyre është gati krejt drejtvizor, nëse përjashtohet e dala e malit Gargano, njëfarë mamuzi i çizmes italiane.

Po të lihen mënjanë ato pak kilometra ndërmjet Triestes dhe Monfalkones, që janë një copëz e Karstit (për italianët, Carso), brigjet italiane mund të ndahen në tri pjesë.

Në veri, nga Monfalkone në Rimini, bregdeti fushor është i kufizuar me një varg lagunash për 270 kilometra: kjo është dalja në det e ultësirës së lumit Po. Kënetat, sot të drenazhuara, kanë qenë dikur shumë të shtrira. Prapa tyre shfaqet, në të dyja anët e Posë, një brez fushash të ulëta që përshkohen nga lumenj të vegjël bregdetarë. Në mes rrjedh lumi Po: e gjithë ultësira është vepër e këtij lumi, delta e të cilit shtyhet tej në det me ujërat që i ndahen në sa e sa jaze. Punimet tharëse, kulluese e ato për sistemimin e lumenjve janë një vepër shekullore që u zbatua kryesisht pas vitit 1850. Por, përpara se të mund t’u bënin pritë lumenjve dhe t’i thanin tokat buzë tyre, njerëzve u është dashur të përballeshin aty për shumë kohë me ethet e malaries.

Në të dyja anët e lumenjve bregdetarë (Izonco, Taliamento, Piave, Brenta, Reno) dhe në të dyja anët e dy organizmave lumorë më të mëdhenj, Posë dhe Adixhes, shtrihen laguna të ndara nga deti prej rripave bregdetarë ranorë që i quajnë lidi. Ravijëzimi i lagunave dhe i gjuhëzave të rërës ndryshon pareshtur, njëkohësisht edhe nën veprimin e rrymave bregdetare, edhe nën atë të formimit të lymërishtave. Lagunat komunikojnë me detin nëpërmjet të quajturve poi'ti: të ngjashëm me ato gryka të cilave u thonë praus në Langëdokun jugor të Francës. Në mëshirën e stinëve dhe të përmbytjeve, grykat zhvendosen. Fushëgropat lymore kthehen atëherë në këneta malarike.

Venecia ka mbetur një port i rëndësishëm falë një përpjekjeje të pandërprerë për hapje kanalesh e për devijimin e lumenjve që mbushnin lagunën. Sidoqoftë, rasti i Venecias përbën një pëijashtim, sepse bregdeti është një varrezë e vërtetë portesh të mbushura me lym e të shtyra në brendësi të tokave nga mbathjet me dhe, si Akuilea në bregdetin e Friulit dhe Ravena në jug të lumit Po, e cila vazhdonte të ishte e braktisur si port, deri kur u gërmua kohët e fundit një kanal detar.

Në qendër, nga Rimini deri në rrëzën perëndimore të Garganos, bregu është po ashtu drejtvizor, por me reliev shumë më të thyer. Aty ka lugina të shkurtëra e paralele që zgavrojnë një botë kodrinash deltinore, shumë të ndjeshme ndaj erozionit. Më tej, në thellësi të vendit, kodrinat deltinore ua lënë vendin ca maleve të thepisura, piramidat gëlqerore të të cilave lartësohen në gati 3000 metra.

Në bregdet, vendet e mbrojtura janë të rralla, me përjashtim të Ankonës, ku ndodhet një liman natyror i strehuar pas një kepi, kepit Konero. Askund gjetiu nuk shihet ndonjë fushë bregdetare, por veç një varg luginash të thella të ndara perj karmash të prera në argjil.

Që nga mali Gargano, peizazhet ndërrojnë kryekëput. Vetë mali Gargano dhe Pulia janë pllaja gëlqerore. I pari arrin në lartësi shumë më të mëdha (1060 metra) dhe është i veshur në shpatin verior me pyje dushku e ahu. Shpatin jugor e mbulojnë kullota të varfëra.

Në jug të Garganos shtrihet fusha e Tavolieres, 100 kilometra e gjatë dhe 50 kilometra e gjerë. Për shekuj e shekuj, ajo ka qenë një vend kullote ekstensive për 

bagëtitë e imta shtegtuese. Nëpërmjet sistemit tatimor, shteti e kishte ndaluar me ligj punimin e më shumë se një të pestës së tokave në këto vise, në mënyrë që të siguronte për vete vjeljen e taksave mbi kopetë shtegtuese. Ky sistem ekstensiv vazhdoi për shekuj me radhë deri më 1865, kur, nga e detyrueshme që ishte, kullota u bë e lirë.

Më pas vijnë pllajat gëlqerore të Pulies, që të kujtojnë rrafshnaltat bregdetare të Dalmacisë. Në këto pllaja të nxehta e të thata nuk ka as edhe një vijë uji: për shkak të depërtueshmërisë të gëlqerorëve, uji rijedh vetëm në nëntokë. Për fat, pllajat gëlqerore janë shpesh të mbuluara me terra rossa visharake dhe fushëgropat e tyre janë të mbathura me fundërresa të shkrifta. Prandaj edhe Pulia është kthyer me kohë në një krahinë të pasur bujqësore, plot me vreshta e ullishta.

Bregdeti i Pulies nuk është aq mosmikëpritës sa ai i Abrucos e i Markeve. Por edhe aty limanet janë jo fort të shpeshta dhe në të shumtën e rasteve fare të vogla: dy më të mirat janë ai i Barit e sidomos ai i Brindizit, ku një paraport i thellë dhe i ndarë në dy degë përbën një skelë të volitshme, në një pikë ku gjerësia e Adriatikut vjen e ngushtohet. Nuk ka dyshim që kanali i Otrantos është edhe më i ngushtë, por limani i Otrantos as që i afrohet fare atij të Brindizit. Prandaj nuk është për t’u habitur me mbarësinë jetëgjatë të këtij porti, i cili, në kohët e lashta, ka qenë pikënisja e via Appia-s dhe porti i lidhjeve me Greqinë, rol që e luan edhe sot e kësaj dite.

info@balkancultureheritage.com