Butrot
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Butrot

Naiskosi i Asklepit. Shpella e Shenjtë e Buthrotit, ashtu si edhe orakulli i Dodonës, fillimisht ka qenë një element i natyrës. Nga fillimi shek. IV p.e.s. shpella u kthye në adyton, përkatësisht nga vend i shenjtë në natyrë në vendin e shenjtë të Asklepit. Mbishkrimi kushtimor i teatrit “u ndërtua me të ardhurat e hyut (Asklep)” tregon se naiskosi ishte ndërtuar para teatrit. Kjo kuptohet edhe nga deformimi i planimetrisë së teatrit në respekt të kontureve të naiskosit. Datimi i teatrit nga mesi shek. IV p.e.s., tregon se naiskosi ishte ndërtuar para mesit të këtij shekulli. Në gjendjen e sotme, fasada e tempullit i përket fazës së dytë, të shek. I/II e.s.

Tempulli origjinar i tipit distyle in antis, ndahet në kthinën e shenjtë dhe parakthinën e kufizuar anash nga antet, zgjatimet e mureve të kthinës, mes të cilave gjenden dy kolona dorike. Dyshemeja e tij është e shtruar me pllaka të mëdha guri gëlqeror të prera mirë, ndërsa dy kthinat lidhen me derë.

Në të majtë të tempullit vijonte temenosi i cili ishte njëkohësisht agoraja e qytetit. Në këtë anë temenosi kufizohej prej një shkallareje të zbukuruar me putra luani, identike me ato të teatrit, nga muri rrethues i qytetit dhe një ndërtim me oborr qendror, me funksion të paqartë.

Naiskosi mbi teatër. Tempulli ndodhet në një platformë të vogël, mes shkëmbit të lartë të thiktë dhe teatrit. Tempulli, balli i të cilit është zhdukur, ka përmasa të njëjta me tempujt prostilë të Dodonës (6,3 x 10 m). Tempulli përbëhej prej kthinës së shenjtë, me planimetri katrore dhe parakthinës. Muret me orthostate mbi stereobatin treshkallësh, janë suvatuar me gëlqere me kashtë dhe patinuar me një shtresë të hollë ajke gëlqereje. Ngjasia e naiskosit mbi teatër me naiskoset prostilë të Dodonës, e daton edhe atë rreth vitit vitit 218 p.e.s. Shtrimi i dyshemesë në shek. I e.s. me mozaik monokrom gjeometrik, tregon se ai u përdor si i tillë dhe në periudhën romake.

info@balkancultureheritage.com