Kryeqyteti i sanxhakut të vjetër osman të Delvinës, në jug të Shqipërisë, dikur një qendër administrative dhe ushtarake e një rëndësie mjaft të madhe, nuk ka të ruajtur ndonjë monument historik. Në këtë kontekst, ai do të përshkruhet vetëm me qëllim për të ilustruar se sa gjë e rrezikshme është të gjykosh qytetërimin osman të një zone të caktuar, vetëm në bazë të monumenteve që janë'ruajtur deri tani.
Delvina mesjetare duhet të ketë luajtur një rol të rëndësishëm gjatë periudhës bizantine, por në lidhje me këtë nuk dihet asgjë. Osmanët e kanë mposhtur këtë zonë gjatë luftimeve të Sinan Pashës, në vitin 1430-31, vit i pushtimit të Janinës, por ata u bënë zotërues të plotë të zonës përmes luftimeve të Bajazidit II, në vitin 1492. Në vitin 1537, zona përreth qytetit u qetësua nga Ajaz Pasha, veziri shqiptar i Sulejmanit madhështob0. Në atë kohë, u themelua sanxhaku i ri i Delvinës, përballë bazës veneciane të Korfuzit dhe kryeurës së saj në bregun shqiptar, vetëm 35 km në jug të Delvinës. Një detyrë e dytë po i mbante nën kontroll banorët e padisiplinuar të Himarës dhe Kurveleshit, të cilët mbështeteshin nga Venediku. Evlia Çelebiu e përshkruan Delvinën si një vendbanim të përbërë nga shtëpi-kulla, të shpëmdara në mes të kopshteve poshtë një fortese madhështore, e cila kishte një gamizon prej 100 burrash.
Evlia përmend një numër ndërtesash islame, midis të cilave ishin xhamia e Bajazidit, ajo e mëhallës Vlaqa dhe xhamia e mëhallës së Gjin Aleksit. Në Delvinë kanë ekzistuar tri medrese dhe tre mejtepe, po ashtu edhe një hamam, tri teqe dhe tri hane. Të gjithë banorët flisnin vetëm në shqip dhe nuk e kuptonin greqishten.
Gjatë sundimit të Ali Pashë Tepelenës, Delvina u përfshi nën sundimin e tij. Ka shumë mundësi që ai ta ketë rindërtuar kështjellën e vjetër.
Sipas salnames osmane të vilajetit të Janinës, të vitit 1306 H (1888/89), Delvina kishte 2 200banorë. Ky burim përmend praninë e disa medreseve dhe tregon emrat e nëntë xhamive që ekzistonin në atë kohë: xhamia e Bajazid Veliut, e Sijavush Pashës, Haxhi Aliut, Hajdar Babait, Mustafa Pashës, Avanoz Beut, Haxhi Ali Efendiut, Ali Pashës dhe Ahmed Beut.
Delvina osmane u shkatërrua gjatë Luftës I Botërore, nga bandat greke të Zagrofos. Midis dy luftrave botërore, Delvina e rimori veten dhe u rindërtua përgjatë një rruge pazari shumë piktoreske. Kështjella e vjetër dhe shumica e xhamive u lanë të shkatërruara. Kur Babingeri e vizitoi vendin, në vitet 20, ai gjeti vetëm një xhami, atë të Haxhi Ahmed Agait, të ndërtuar në vitin 1872. Në kohën e Babingerit qyteti kishte 3000 banorë, dy të tretat e të cilëve ishin muslimanë. Pas Luftës së II Botërore, Delvina u rindërtua plotësisht sipas stilit modern. Xhamia e fundit u prish gjatë Revolucionit Kulturor të vitit 1967. Nga kështjella, e rindërtuar nga Ali Pasha në fillim të shekullit XIX, kanë mbetur vetëm disa rrënoja.