Dimali
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Dimali

Shëtitoret e Dimalit, qytetit më skajor të shtrirjes së kësaj gjinie, dallojnë për vendosjen e çrregullt urbane. Prej tyre veriorja, në funksionin e një belvedereje, i kthen me indiferencë shpinën ndërtimeve të q’era të akropolit, ndërsa jugorja, vetmitare dhe me përmasa të kufizuara, i mbështetet lirshëm kodrës së akropolit.

Shëtitorja Jugore

Shëtitorja jugore, i mbështetet një kupole të ulët kodri-nore në skajin lindor të qytetit, ku ndodhet akropoli i qytetit (2.5 ha), i njësuar me temenosin-in e Herës. Terreni para saj rrëzohet me pjerrësi të madhe, pa lejuar zhvillimin e ndonjë sheshi a qendre.

Shëtitorja prek dhe dëmton me shpinë murin rrethues të akropolit, të mesit shek IV p.e.s., duke ndalur para një kulle të tij drejtkëndëshe. Ajo vijon nga lindja në perëndim, me ballin e orientuar drejt jugut. Një orientim i tillë i shpaloste vështrimit një panoramë të gjerë, shmangte erërat e ftohta dhe i siguronte shëtitores insolacionin e rëndësishëm për klimën e ftohtë të kësaj zone.

Shëtitorja me planimetri drejtkëndëshe, 11.50 m e gjerë dhe minimalisht 30 m e gjatë, ka qenë me dy pista, me nishe absidale të këmbyeta me pilastra në murin e pasmë. Themeli i gjerë dhe i thellë i stilobatit (1.80 x 0.80 m) tregon se shëtitorja ka qenë dykatëshe. Si e tillë ajo ripërsërit Apolloninë 2 si për nga arkitekturn ashtu dhe konstruksioni, duke e miniaturizuar lehtë atë. Për të rritur qëndrueshmërinë ndaj lëkundjeve sizmike, tabani i shëtitores është mbushur me gurë të thyer. Muri i saj i pasmë është punuat me blloqe kuadratike me faqe të rrafshët prej brekçeje shpati, të pajisur me vijë peshimi skajeve. Muri, gjymtyrizohet në shtatë nishe gjysmërrethore me diametër 3 m dhe pilastra 1 metërsh mes tyre. Nishet deri në 1.25 m lartësi vijonin cilindrike, me faqe të drejta, ndërsa më tej mbuloheshin me kupolë sferike si në Apolloninë 2. Në këtë mënyrë ato fitonin një formë absidale dhe lartësi 2.75 m. Duke i shtuar lartësisë së nisheve gjerësinë e qemerit dhe dyshemesë, lartësia e katit të parë rezulton 4.25 m. Si i tillë kalimi për në katin e sipërm mund të kryhej dhe nga shpina, nga niveli i akropolit. Tabani i shëtitores ka qenë shtruar me rrasa të mëdha dhe të paskuadruara guri. Ndonëse bazamentet e kolonadës së brendshme kanë shkarë nga gërryerja e terrenit, gjerësia 10 m nga balli i pilastrave dëshmon qartë se shëtitorja ka pasur dy radhë kolonash.

Shëtitorja mbulohej me çati me tjegulla, vulat e të cilave AIMAAAITAN (Dimalitan, e Dimalitëve) dhe HPAION (Eraion, e Herës), tregojnë se shëtitorja pati dy ktitorë: bashkësinë qytetare dhe tempullin e Herës.

Shëtitorja Lindore

Shëtitorja lindore e Dimalit ndodhet në mes të qytetit, në një terren të rrafshët të përshtatur për agoranë. Shëtitorja me planimetri drejtkëndëshe (29 x 5.4 m) vijon nga veriu në jug, me ballin e hapur drejt lindjes. Muret anësore (0.50 m) shpërvilen anash në formë U-je. Në ballë vijojnë 7 bazamente kolonash me interkolumn 2.80 m.

Foletë e kunjave mbi kapitelet tregojnë për një entablement të gurtë. Kapitelet, të njëjtë me ata të shëtitores veriore, i sinkronizojnë në kohë të dy këto ndërtime.

Një kanal me tulla (0.70- 1.40 x 0.30 m) dhe një mur paralel me të pasmin, ndoshta parapritë e ndonjë burimi, sugjerojnë se kemi të bëjmë me një nimfe. Ndërkohë mungesa e gjurmëve të suvatimit hidroizolues e lë po të hapur supozimin se kemi të bëjmë me një shëtitore.

Shëtitorja Veriore

Shëtitorja veriore (50.50 x 7.80 m), dyrrugëshe dhe njëkatëshe, përbëhet nga muri pasmë i përshkuar në mes nga korridori i hyrjes, muret anësore, kolonada dhe çatia. Nga balli i hapur verior, vështrimit i shpaloseshin valëzimet e lehta të kodrave dhe fusha e Gylakut (Myzeqeja), por orientimi i saj ndaj diellit nuk është i përshtatshëm.

Meqenëse terreni para rrëzohet me pjerrësi të madhe, hyrja kryhej nga shpina nëpërmjet një korridori 3 metërsh, përmes të cilit kalon një kanal i mbuluar. Kjo hyrje e dëshmon atë shëtitore dhe jo treg, pasi në të kundërt balli do hapej drejt jugut, pa kalime të komplikuara. Muret janë njëfaqëshe me blloqe me ballë të sheshtë dhe fugatura të dobëta. Prej tyre, muri i pasmë kryente dhe rolin e murit mbajtës të terrenit.

Në ballin e shëtitores vijonin 18 kolona me interkolumn 2.80 m, të mbështetura në pllaka guri. Foletë e kunjave mbi kapitelet tregojnë se mbi to vijonte entablementi i gurtë.

Diametrat e ndryshëm të kolonave dhe kapiteleve tregojnë se shëtitorja ka pasur kolonadë të brendshme.

Nisur nga gjerësia e mureve shëtitorja ka qenë njëkatëshe. Fragmentet e shumta të qeramikës tregojnë për mbulimin e saj me çati tjegulle. Ndonëse gjurmët mungojnë, muratura e dobët, që nuk përputhet me kualitetin e mirë të kolonave, supozon se ajo ka qenë e suvatuar.

Qeramika dhe monedhat i përkasin shek. III p.e.s. Karakteristikat e kapitelit, tipike për fundin e shek 4,62 e shtyjnë këtë datim nga çereku i fundit i këtij shekulli.

info@balkancultureheritage.com