Dimali
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Dimali

Dimalitan

Dimali ndodhet në afersi të fshatit Krotinë, 20 km larg Apolonisë, në një zonë të valëzuar kodrinore pararendëse të malit të Shpiragut (fig.l). Krahina përmendet në mesjetë për blegtorinë e zhvilluar ndërsa para qytetit ndodhet dhe një fushë e gjerë e cila lejonte edhe zhvillimin e bujqësisë. Kodra ku ngrihet qyteti ka një fushëpamje të gjerë nga Mali Shpirag në Gylakion Pedhion (Fushën e Myzeqesë). Këtu, në veri të Dimalit, kalonte rruga Apoloni - Antipatrea - Luginë e Osumit (Apsus) prej ku dilej në Pellgun e Korçës dhe Maqedoni.

Kodra në të cilën shtrihej qyteti (144 m) rrafshohet lart në një pllajë të valëzuar me konture të çrregullta. Brenda kësaj pllaje ndodhet një sukë dy hektarëshe, 40 m e lartë, ku janë gjetur gjurmë të fundit periudhës bronzit - fiilimit të asaj të hekurit.

Falë zhvillimit ekonomik dhe kushteve të përshtatshme Dimali në periudhën antike u kthye në qytet duke u pajisur me mure rrethuese të cilat e bënin atë, sipas Polybit, “një qytet që pandehej që s’e merrte dora e njeriut" (Polyb. 3 18 4-6). Gjurmë emplecton-i në skajet veriore dhe perëndimore të pllajës, ku terreni i rrafshët ja lë vendin shpateve të pjerrët, si dhe blloqe të rrëzuara në rrëzën jugore të kodrës tregojnë se muret rrethonin një sipërfaqe rreth 18 hektarëshe. Me rrethimin e ri suka e fortifikimit të periudhës së bronzit duket se u kthye në akropol dhe temenos të qytetit.

Blloqet e murit prej guri gëlqeror kanë formë drejtkëndëshe, çka tregon për një muraturë izodomike ose pseudoizodomike. Numri i kufizuar i blloqeve të gurtë, pavarësisht se jeta në shek e 3 merr fund përgjithmonë, si dhe gjetja e një sasie të madhe tullash dhe numri i madh i punishteve të qeramikës tregojnë se muri rrethues duhet të ketë qenë me qerpiç ose tulla mbi xokolin e gurtë.

Fortifikimi

Urbanistika

Shpëmdaija e ndërtimeve shoqërore tregon për një sistem urbanistik policentrik, ndërsa orientimi i ndërtimeve tregon për një rrjet urbanistik të çrregullt, jo-ortogonal. Sistemi i kanalizimit dhe i rrugëve dëshmon se rrjeti rrugor dhe ai sanitar ishin organizuar mjaft mirë. Nga ndertimet në brendi të qytetit njihen dy stoa dhe një nimfe. Stoa 1, tepër e ngjashme me stoan 2 të Apolonisë të datuar në shek. e 3 p.e.sonë, ndodhet në shpatin jugor të akropolit e ndërfutur brenda sistemit të tij mbrojtës.

Stoa, dy katëshe, ka gjatësi 29,4 m, por për shkak të gërryerjes së terrenit gjerësia e saktë nuk përcaktohet dot. Gjasa më e madhe është që, në ndryshim nga shëtitorja dy nefëshe e Apolonisë, ajo të ketë qenë një nefeshe. Muri i saj i pasmë gjymtyrizohet si në Apoloni në 7 nike gjysmë cilindrike me diametër 2.98 m dhe pilastrat ndërmjet tyre (0,98 m).

Muratura e këtij muri është izodomike me blloqe konglomerati me faqe të rrafshëta, e pajisur në skajet me vija peshimi. Stoa 2 ndodhet në qendër të qytetit në një tarracë të sheshuar për ndërtimin e saj (50 x 7,80 m). Stoa është dy nefeshe, me interkolumn 3 m, dhe një katëshe. Për ndërtimin e saj dheu i nxjerrë nga gërmimi i shpatit nga pas është hedhur para për zgjerimin e platformës së stoas. Elementët përbërës të shëtitores janë antablementi dhe kolonada prej druri me dy radhë kolonash , muri i pasmë që kthehet nga pas me ante dhe çatia. Muratura është me rrasa ranori të latuara ashpër.

Para ballit të stoas terreni bie me pjerrësi, rrjedhimisht hyrja kryhej nga pas, nëpërmjet një rruge- korridor (2,40 m) në mesin e saj, ndërsa balli i hapur shërbente vetëm për soditje. Shtresa kulturore (shek. 2-1 p.K)dhe thesari me monedha Apoloniate i gjysmës së dytë të shek. I p.e.sonë japin si terminus ante quem dhe terminus post quem fillimin e shek 2 p.e.sonë – gjysmën e dytë të shek. 1 p.e.sonë

Gjetjet arkeologjike

Sëpatat e gurta tregojnë fillimin e jetës në fillim të periudhës së bronzit në sukën e akropolit, ndërsa qeramika e periudhës së l të hekurit tregon vazhdimësinë e jetës në këtë periudhë. Vazot e tipit Gnathia dhe qeramika me figura të kuqe në sfond të zi i përkasin fundit të shek. 4 p e.sonë. Më të pasura janë shtresat e shek. 3 p.e.sonë kryesisht prodhime lokale ose importe Apoloniate. Qeramika e ndërtimit në pjesën më të madhe ka vula epigrafike të cilat dëshmojnë praninë e mbi 19 punishteve. Prej tyre vula në solenët Dimallitan, në dialektin dorik e Dimalasve, tregon praninë e punishteve shtetërore dhe lejon identifikimin e qytetit.

Kallëpet e terakotave tregojnë për prodhimin vendor të qeramikës artistike. Në objektet metalikë mbizotërojnë veglat e bujqësisë, ndërsa skoriet e metalit tregojnë praninë e punishteve përkatëse. Gjetjet tregojnë se në shek 3 p.e.sonë jeta në Dimal zbehet dhe pushon.

Identifikimi

Vula në solenët Dimailitan e identifikon pa mëdyshje qytetin. Emri gjasisht shpjegohet me ilirishten dhe shqipen e sotme: dy male. Në antikitet Dimale ishte qendra më e madhe ekonomiko-administrative e zonës në jug të Apsit (Lumi Seman). Dimali bashkë me një sëre vendbanimesh përreth formonte bashkësinë që shtrihej në shpinë të Apolonisë, në fqinjësi me parthinël dhe Koinonin e Bylinëve.

Qyteti fiton një rëndësi të veçantë strategjike në ngjarjet e viteve 215- 205 p.e.sonë: Në traktatin maqedono-kartagjenas të viti- 215 p.e.sonë. ndërmjet Filipit V dhe Hanibalit, kariagienasit premtojnë të bëjnë paqe me romakët vetem me kusht që ata të mos jenë zotër të “Kerkyrës, Apolonisë, Epidamnit, Farit, Dimalit” (Polyb. 7 9 13). Viceversa komandanti romak Semproni epranon në vitin 205 p.K. Paqen e Foinikes me kusht që “Dimale, Barguli dhe Eugeni do të jenë të romakëve“ (Liv 29 13). Brenda këtij kuadri, sipas Polybit, në vitin 216 p.e.sonë “Komandanti romak (Luc Emili)... vuri re se armiqtë mburreshin me fortifikimin dhe pajisjen e Dimalit që pandehej si një qytet që s’e merrte dora e njeriut, prandaj vendosi t’i bjerë Dimalit më parë... pasi e pushtoi atë brenda shtatë ditëve i mposhti shpirtërisht tërë kundërshtarët“ (Polyb. 3 18 3-6).

info@balkancultureheritage.com