Dion Kasi
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Dion Kasi

Dion Kasi Koceiani, historiani më i madh grek i epokës perandorake, lindi në Nike të Bitynisë rreth vitit 155 të e. sonë dhe vdiq në 235 e. sonë. Mori pjesë aktive në jetën politike dhe administrative të asaj kohe. Dy herë u zgjodh konsull. Si i tillë ai drejtoi dhe provincat e Afrikës, Dalmatisë dhe Panonisë. Dion Kasi shkroi një vepër të madhe historike të titulluar "Historia romake" në 80 libra prej të cilëve kanë arritur tek ne të plotë librat 36-60. Nga librat e tjerë kemi trashëguar vetëm ekstrakte të ruajtura tek autorë të vonë si Zonara, etj. Në këtë vepër përshkruhen ngjaijet historike që nga arritja e Eneut në Itali dhe deri në vitin 229 të e. sonë. Dion Kasi interesohet edhe për organizimin politik e administrativ të cilin historianët romakë nuk e kanë përfillur edhe aq, duke dhënë kështu një sërë lajmesh interesante. Vepra e Dion Kasit dallohet për pasuri faktesh dhe për përshkrimin e gjerë të tyre. Ajo formon një burim të rëndësishëm për njohjen e historisë së Romës, veçanërisht për periudhën e fundit të republikës dhe atë të shekujve të parë të e. sonë. Për historinë e Uirisë vepra e Dion Kasit gjithashtu ka rëndësi të madhe sepse në të ne ndeshim shumë të dhëna mbi fushatën e Pirros në Itali, mbi Juftërat iliro-romake, mbi qëndresën e ilirëve kundër pushtimit romak, etj.

Historia e Romës

Pirrua, mbreti i të quajturit Epir, mbretëroi edhe në pjesën më të madhe të tokave helene, këtë gjë e bënte herë me mirëbërësi, herë me anë të fnkës. Në atë kohë atij i shërbenin etolët që ishin të fuqishëm, Filipi maqedonas dhe dmastët c Ilirisë. Ai dallohej shumë nga të tjerët, nga natyra e tij e shkëlqyer, nga arsimi i lartë, nga përvoja për çështjet shtetërore, kështu që ai mbivlerësonte forcat e tij kundrejt aleatëve, megjithëse edhe ato ishin shumë lë mëdha.

Kinea thoshte se shumica e qyteteve u shkatërruan nga arma e mbretit Pirro, kurse Plutarku thotë se ishte i fortë në të folur dhe i vetmi që mund të krahasohej për këtë me Demostenin.

Pirrua dërgoi në Dodonë dhe mori përgjigjen për ekspeditën; orakulli i tha se nëqoftëse do të kalonte në Itali do t’i mundte romakët dhe, duke e lidhur këtë me vendimin (ndonjë ka dëshirë të madhe të gënjejë), nuk priti as pranverën.

Romakët, kur morën vesh se Pirrua arriti, u frikësuan nga ai, mbasi ishte luftëtar i zoti dhe mësuan se sillte me vete një ushtri të madhe, të pamposhtur...

Kjo fitore e bëri Pirron të shkëlqyer dhe i dha emër të madh, kështu që ata të cilët qëndronin midis tij e romakëve u bashkuan me të, ndërsa të gjithë aleatët erdhën tek ai. Në këtë rast ai as nuk shfaqi haptas zemërimin e tij kundrejt tyre as nuk e fshehu krejtësisht dyshimin e tij. Por, mbasi u hoqi atyre vërrejtjen pse ishin ndarë (në përgjithësi i priti mirë duke i afruar shumë), i trembi me qëllim që të mos kishte një përçarje, nga ana tjetër, e bëri këtë për të mos u dhënë ndonjë shenjë që ata të kujtonin me naivitet se ai nuk ishte në dijeni mbi atë që ata kishin bërë ose që të mos u linte dyshimin se ai ka një zemërim të fshehur, mospërfillje apo urrejtje me qëllim të keq dhe të mos ndodhte ndonjë gjë e papritur. Të gjitha këto ai i bisedoi me ta në mënyrë të qetë dhe u dha atyre diçka nga plaçka.

Pirrua u mundua në fillim t'i bindte robërit romakë, që ishin të shumtë, të luftonin bashkë me të kundër Romës. Kur ata nuk pranuan, ai tregoi kujdes të madh për ta dhe as lidhi njeri prej tyre, as u bëri ndonjë të keqe tjetër, por i ktheu falas dhe në këtë mënyrë mori pa luftë Romën.

Romakët u habitën nga elefantët, mbasi nuk kishin parë asnjëherë bisha të tilla, por duke ditur se bishat prej natyre janë të vdekshme dhe se ato në asnjë mënyrë nuk janë më të përsosura se njeriu, aq më tepër edhe nga forca nuk u habitën më dhe morën guxim.

Ushtarët e Pirros, si ata që kishte sjellë nga vendi i tij ashtu edhe aleatët, u dhanë tmerrësisht pas plaçkitjes, mbasi ata nuk paraqisnin ndonjë vështirësi e rrezik.

Epirotët e shkelën miqësinë, për shkak se ata ishin zemëruar shumë, mbasi, megjithëse ekspeditën e kishin ndërmarrë me shpresa të mëdha, asgjë nuk kishin përfituar nga gjendja e krijuar, ndonëse në këtë kohë shumë gjëra ndodhën te romakët; kurse ata që banonin në Itali dhe që ishin me ta u shkëputën prej tij, mbasi panë se ai po pushtonte njëlloj si vendet e armiqve, ashtu edhe të aleatëve. Ata shikonin më tepër veprat e tij se sa premtimet. Pirrua, si mori vesh se për çështjen e robërve vinin delegatë të tjerë bashkë me Fabricin, dërgoi një roje për ta në kufi, me qëllim që të mos u ndodhte ndonjë gjë e papritur prej tarantasve dhe mbas kësaj çoi e i priti dhe i futi në qytet, ku i gostiti në mënyrë të shkëlqyer, dke iu bërë të gjitha rregullat e tjera të pritjes. Ai shpresonte se, meqenëse ata ishin të mundur, do të arrinte në marrëveshje.

Dhe Pirrua, duke menduar kështu, u tha delegatëve: "O romakë, as në të kaluarën unë nuk luftova kundër jush me dëshirë, as edhe tani dëshiroj të luftoj; do të bëj gjithshka që të jem mik i juaj, për këtë do të liroj të gjithë robërit pa shpërblim dhe do të bëj marrëveshje për paqen"...

Pirrua kërkoi edhe të tjera dhe për këtë bisedoi edhe me Fabricin. "Unë o Fabric akoma dhe tani nuk kam nevojë që të luftoj kundër jush, por duke u përgjegjur thirrjes së tarantasve u binda dhe erdha këtu, megjithëse pastaj m'u ndryshua mendja. Sidoqoftë unë ju munda në betejë. Me kënaqësi do të bëhesha mik i të gjithë romakëve, veçanërisht i yti, sepse unë po e shoh se je burrë i mirë <dhe i logjikshëm. Dua që të përfundojmë bashkë paqen dhe të kthehem shpejt në shtëpi /në Epir/. Meqenëse do të bëj një ekspeditë në Heladë, kam nevojë të të kem si këshilltar ushtarak".

Dhe duke bërë këto, romakët megjithëse përherë fitonin, asnjëherë nuk u rritej mendja, dhe senatorin Kuint Fabin ia dorëzuan apolloniatëve të gjiut të Jonit, koloni e korinthasve, meqenëse ai shau disa delegatë të tyre. Ata nuk i bënë asgjë të keqe, por e dërguan në shtëpi.

Ishulli Isa iu dorëzua vullnetarisht romakëve. Këtë e bënë, së pari, që të provonin ata, të cilët i kujtonin se ishin më të dashur dhe më besnik se të tjerët; prandaj menduan se do të ishin më mirë në një gjendje, që nuk e njihnin, se sa në gjendjen e tanishme, se nga njëra anë do të shpëtonin nga vuajtjet, dhe nga ana tjetër shpresonin se kjo do të ishte më mirë për ta. Romakët deshën që nga njera anë isasve, të cilët kishin kaluar në anën e tyre, t'ua shpërblenin në një farë mënyre këtë të mirë shpejt e me gatishmëri, me qëllim që të dukeshin se i ndihmonin ata, që ishin treguar të gatshëm ndaj tyre, nga ana tjetër deshën të mbroheshin nga ardianët, sepse këta i keqpërdomin të gjithë ata, që lundronin duke u nisur nga Brendesi. Prandaj dërguan njerëz te Agroni, për të kërkuar që ardianët të hiqnin dorë dhe e akuzuan atë vetë se, megjithëse s'kishte pësuar ndonjë të keqe më parë nga ana e tyre, po u binte më qafë. Po delegatët nuk e gjetën të gjallë se ai kishte vdekur duke lënë një djalë, të quajturin Pin. E shoqja, Teuta, njerka e Pinit, sundonte mbi ardianët... Nga zemërimi ajo nuk iu përgjigj atyre në mënyrë të matur, po përkundrazi e shtyrë nga krenaria që gruaja e ka prej natyre dhe nga fuqia që kishte atëherë në dorë, disa nga delegatët i lidhi e disa të tjerë i vrau, për të vetmen arsye se këta kishin folur hapur. Dhe atëherë, aty për aty, iu rrit mendja, duke pandehur se vepra e saj kriminale dhe e pashpirt i dha një farë fiiqije, por pa kaluar shumë kohë e nxori në shesh dobësinë e saj prej gruajc mendje shkurtër, që zemërohet shpejt, po edhe që kapet shpejt prcj frikës. Meqcnëse shpejt mori vesh që romakët kishin vendosur të bënin luftë, u tmcrrua dhc u prcmtoi t'ua kthente burrat, që mbante rob; sa për ata që ishin vrarë u përgjigj, duke thënë sc vrasja e tyre ishte bërë nga kusarët. Romakët atëherë pezulluan pregatitjet e fushës dhe kërkuan t'u dorëzoheshin vrasësit e tyre, por atëherë meqë pa se rreziku akoma nuk ishte afruar, filloi t'i përbuzte dhe jo vetëm vrasësit nuk i dorëzoi, por dërgoi ushtrinë kundër Isës. Vetëm kur dëgjoi se konsujt e Romës po afroheshin, vetëm atëherë u tremb përsëri, e la më një anë inatin dhe u tha se ishte gati të pranonte çdo kërkesë të tyre. Por prap s'vuri mend. Me të marrë vesh se konsujt kaluan në Kerkyrë, mori përsëri guxim e dërgoi ushtri kundër Epidamnit (dhe Apollonisë). Edhe atëherë kur romakët i shpëtuan këto qytete dhe kapën anijet e saj që sillnin të holla, edhe atëherë nuk deshi të bindej. Edhe kur zbarkuan nga deti në tokë dhe pushtuan kodrën Atyri, edhe në këtë rast nuk u përkul (mbasi akoma ishte dimër) dhe shpresonte se do të largoheshin përsëri nga ato vende. Por kur mori vesh se Albini po qëndronte aty edhe se Demetri nga marrëzia e saj e nga frika e romakëve kaloi nga ana e tyre dhe bindi disa të tjerë që të dezertojnë, u tremb shumë dhe e la pushtetin.

51 Demetri, si kujdestar i Pinit, u martua me të ëmën e tij, Triteutën - se Teuta kishte vdekur - dhe nga ky shkak u bë kryelartë dhe i rëndë me vendasit, e përveç kësaj edhe fqinjët i keqpërdorte. Romakët atëherë, e thirrën atë në Romë (mbasi dukej se duke spekulluar miqësinë e romakëve u bënte atyr padrejtësi); po ky, jo vetëm nuk dëgjoi të shkonte, po vuri dorë edhe mbi aleatët e tyre. Prandaj romakët dërguan ushtri kundër tij, që ndodhej në Isa...

65 Perseu shpresonte se do t'i dëbonte plotësisht romakët nga Hellada, por për shkak të tërheqjes së parakohëshme, që pati si rezultat ngurriihin e aleatëve, ai u dobësua menjëherë... Dhe as Eumenit, as Gentit nuk u dha të hollat që u kishte premtuar, duke kujtuar se atakishin një shkak të përbashkët për armiqësi me romakët...

Libri XXXVIII

Ky /Antoni/ punoi shumë gjëra të tmerëshme tek nënshtetasit e Maqedonisë, të cilën e sundoi si edhe tek aleatët, por edhe vetë pësoi shumë. Megjithëse i shkretoi viset e dardanëve dhe të fqinjëve të tyre, ai nuk guxoi të pengonte kalimin e tyre, dhe në një rast tjetër kur ai u tërhoq me kalorët, ata i dëbuan me forcë prej vendit këmbësorët e rrethuar, duke u marrë edhe plaçkën.

Libri XLI

Cezari gjendej në Brendes, duke pritur pranverën, por kur mendoi se ai /Bibuli/ gjendej larg, se bregdeti i Epirit përkarshi ishte i mbrojtur pa kujdes, dhe se kishte ardhur koha, sulmoi. Meqenëse ishte mesi i dimrit, një pjesë të ushtrisë e tërhoqi (sepse anijet nuk ishin në gjendje t'i kalonin menjëherë që të gjithë ata). Duke i ikur fshehurazi Mark Bibulit, të cilit i ishte ngarkuar ruajtja e detit, kaloi në malet e quajtura Keraune; këtu është fundi i Epirit afër ngushticës së detit Jon. Ndërsa, pra, /Cezari/ e kalonte kohën këtu nënshtroi edhe Orikun dhe Apolloninë, edhe vende të tjera atje, të braktisura nga rojet e Pompeut. Kjo Apolloni e quajtur korinthase ndodhet në një vend të bukur të tokës dhe të detit, dhe në një vend shumë të bukur lumenjsh. Por ajo që më çuditi më shumë se çdo gjë tjetër është zjarri i rnadh3’ që del pranë lumit Ana dhe që nuk përhapet më tepër në tokën rreth e rrotull dhe as atë, në të cilën del e qëndron, nuk e djeg as nuk e than në një farë mënyre, por përkundrazi atje, bile shumë afër tij, ka edhe gjelbërim dhe pemë që lulëzojnë; përveç kësaj, kur bie shi, ky zjarr shtohet edhe ngrihet më lart. Për këtë ky vend quhet Nymfe dhe bile këtu ka patur edhe një orakull.

Dyrrahu ndodhet në atë tokë, e cila u përkiste më përpara ilirëve parthinë, kurse tani dhe atëherë sigurisht ka qenë dhe është tokë e Maqedonisë, dhe është qytet shumë i rëndësishëm, qoftë ky Epidamni i kerkyrasve, qoftë i ndonjë tjetri. Ata që shkruan për të, edhe themelimin, edhe emrin e tij e lidhin me heroin Dyrrah. Por të tjerë thonë se vendi u quajt Dyrrachium prej romakëve, për shkak të vështirësisë që paraqet bregu i tij, sepse fjala Epidamnus, në gjuhën latine, ka kuptimin e dëmit 3 dhe kështu e quanin se është një shenjë e keqe për zbarkimin e tyre këtu.

Libri XLII

Çështja pra ka qenë kështu: Katoni në Dyrrah ishte ngarkuar pranë Pompeut për të shikuar anën e Italisë se mos kalonte njeri dhe të ndalonte parthinët, nëqoftëse bënin ndonjë veprim, por duke qenë i detyruar të bënte luftë, së pari luftoi kundër parthinëve, më pas, meqenëse Pompeu u mund, la Epirin dhe kaloi në Kerkyrë, së bashku me ata që isin të një mendimi me të2). 12 Dhe Gne Pompeu, duke lundruar me anijet egjyptiane, sulmoi më përpara të quajturin Epir dhe pas pak mori Orikun që e mbante Mani i Akilit, i cili në hyrje të limanit kishte vënë anije të mbushura me gurë dhe në të dy anët e grykës kishte ndërtuar kulla në stere dhe mbi anije transporti. Gurët që ishin në anijet i hoqi me notarë që u zhytën në ujë, ndërsa anijet i rimorkjoi duke liruar kështu rrugën e lundrimit; pas kësaj zbarkoi ushtarë në të dy anët e grykës dhe dogji anijet e pjesën më të madhe të qytetit. Pushtoi edhe pjesën tjetër të qytetit, por nga frika se mos vdiste nga një plagë që kishte marrë ua la këtë egjyptasve. Pasi u shërua, Orikun nuk e sulmoi më, por rrethoi vende të tjera të cilat i forcoi, ashtu si kishte bërë një herë kot në Brendes.

Libri XLVII

Në këtë kohë Vatini sundonte tek ilirët kufitarë dhe prej këtej, duke sulmuar Dyrrahun, e pushtoi atë; ai ishte indifferent kundrejt kryengritjes dhe s'mundi t'i bëjë ndonjë të keqe, se ushtarët e tij që ishin zemëruar edhe më parë, përfituan tashti nga sëmundja e tij, e lanë dhe u hodhën në lëmin e Brutit, /Brutij i futi, pra, edhe këta në radhët e ushtrisë së vet, dhe u nis kundër Antonit që ishte në Apolloni, dhe posa i takoi forcat e tij, i bëri ushtarët ta braktisnin dhe Antonin, që u mbyll në fortesë, e kapi të gjallë me anë të tradhëtisë, por nuk i bëri ndonjë gjë të keqe. Si kreu këto veprime dhe si bëri për vete gjithë Maqedoninë dhe Epirin, njoftoi senatin mbi sa kishte vepruar...

Libri XLVIII

Më vonën ngjau kjo: "Antoni atëherë ngarkoi disa që t'i shkatërronin ata /ushtarët e OktavianitJ, ndërsa vetë marshoi kundër japydëve. Ata që ishin pranë detit i bëri për vete, ndërsa të tjerët që banonin në male e vende të thella i shtiu në dorë me shumë mundime. Ata duke mbrojtur Metulin, qytetin e tyre më të madh, zmbrapsën shumë sulme të romakëve, dogjën shumë maqina, kurse Antonin që kishte hypur mbi një kullë prej druri e plagosën. Ai jo vetëm që nuk u largua, por dërgoi edhe forca të tjera. Pastaj vrau të gjitha rojet në kullat e qytetit, dogji shtëpitë dhe vrau gra e fëmijë, në mënyrë që asnjë prej tyre të mos i mbetej Cezarit. Edhe ata që shpëtuan u vranë më vonë si të parët.

Panonët banojnë afër Delmatisë, pikërisht afër Istrit që prej Norikut deri në Myzinë europiane. Bëjnë jetë më të keqe nga të gjithë njerëzit (nuk kanë as ajër, as tokë të mirë, as vaj, as verë, vetëm shumë pak verë, të cilën e përpunojnë keq dhe ushqehen në dimër keq, gjithashtu elbin dhe thekrën e hanë dhe e pijnë njësoj), por janë më të fuqishëm se sa mendohet prej të tjerëve; kanë qenë të vrullshëm dhe të arsyeshëm, por nuk kishin asnjë mundësi të rronin më mirë edhe po të donin. Këto jo vetëm që i kam dëgjuar dhe lexuar, por edhe i kam mësuar me fakte, prandaj sa po fillova i dinja këto; pas Afrikës dhe Delmatisë, sundimtar i së cilës dikur, për një kohë, ka qenë babai im, vura në radhë të parë Panoninë e quajtur të Sipërme, pikërisht sepse duke i njohur të gjitha mund të shkruaj. Quhen kështu panonë për shkak se këmishat prej cohe i presin dhe i qepin duke e quajtur këtë veprim me emrin pannus. Vetëm për këtë dhe për asgjë tjetër quhen me këtë emër, ndërsa disa prej helenëve, duke mos ditur të vërtetën, i quajtën këta paionë. Ky emër është i vjetër, por jo vetëm atje, po edhe në Rodop, në Maqedoninë e sotme gjer në det. Pikërisht për këtë unë ata i quaj paionë dhe këta panonë.

Lumi që prej tyre quhet Kolops, duke njedhur rreth e përqark derdhet në Sau, që është pak larg tij dhe që tani rrethon gjithë qytetin2). Tiberi bëri një kanal të madh, nëpërmjet të cilit uji u kthye në njedjen e mëparshme. Atëherë meqenëse Kolopsi i kalon afër murit dhe Sau pak larg tij, dhe midis tyre mbetet një boshllëk, këtë hapsirë e fortifikuan me gardhe e hendeqe. Cezari, pra, duke marrë prej aleatëve anije dhe duke kaluar prej Istrit në Sau, dhe prej kësaj në Kolops, e goditi njëkohësisht me këmbësori dhe me anije; disa prej këtyre të fundit bënë edhe luftë detare. Barbarët duke ndërtuar lundra nga një dru rrezikonin edhe në lum; edhe Menin të birin e Sekstit e vranë dhe kundra tij në tokë qëndruan me forcë, deri sa u njoftuan se disa prej aleatëve të tyre ishin sulmuar befas dhe ishin shkatërruar; atëherë duke humbur durimin i lanë romakët të lirë. Kështu romakët, duke pushtuar edhe pjesën tjetër të Panonisë bënë një marrëveshje me ta.

Meqenëse delmatët u nënshtruan plotësisht, nga plaçka e marrë prej tyre ndërtoi3) portikët dhe depot e librave, të cilat në kohën e së motrës u quajtën oktaviane...

Libri L

Ose kundër tauriskëve, japydëve, delmatëve, panonëve, ju që jeni tëpranishëm keni luftuar me vullnet për disa fortifikime dhe për një tokë shpesh të shkretë dhe të gjithë, mcgjithëse njihen si më luftarakë, i nënshtruar...

Libri LI

Ditën e parë festoi triumfin mbi panonët, mbi delmatët, japydët dhe krahina e tyre mbi keltët dhe disa nga galët.

Libri LIII

Pushtetin e tij personal Augusti e forcoi në ketë mënyrë në kurriz të senatit e të popullit, duke dashur megjithatë të tragohej si popullor dhe pikërisht ai mori përsipër kujdesin dhe admimstnmin e gjithë punëve shoqërore, që kërkonin një mbikqyrje të veçantë. Ai tha se nuk do të admmistrojë të gjitha provincat , bile edhe në ato raste, të cilat do t'i admmistrojë vetë, nuk do t'i zgjidhë plotësisht të gjitha çështjet admimstrative; ato më të thjeshtat që i përkasin kohës së paqes dhe nuk kanë të bëjnë me punët e luftës, ai ta kaloi senatit, kurse punët më të ndëriikuara, më delicate dhe të rrezikshme, që shkaktonin një qëndrim armiqësor tek disa fqinjë ose që mund të çonin në ndonjë tronditje seriozc në shtet, ai i mon përsipër vetë. Në dukje ai e bëri këtë mc qëlhm që senati të gëzonte pa asnjë rrezik frutet e administrimit, kurse mbi lë të binin të gjithë vështirësitë dhe rreziqet; në të vërtetë e bëri këtë që senatorët me këtë shkak të mbeteshin të çarmatosur dhe të paaftë për të luftuar, dhe që vetëm ai të ishtc i armatosur dhe të mund të mbante forca ushtarake. Prandaj ai vendosi të kalonte nën administrimin e popullit Afrikën, Numidinë, Azinë, Helladën me Epirin, Delmalinë dhe Maqedoninë, si edhe Siqelinë, Kretën së bashku me Libinë, që është afër Kyrenës dhe Bityninë së bashku me Pontin që lidhet me të, Sardën dhe Betikën, kursc në administrimin e Cezarit mbetën pjesa tjetër e Iberisë pas Tarrakonës, Lusitania dhe gjithë galatët; narbonezët, lugdunasit, akuitanët dhe keltët, si ata vetë, ashtu edhe kolonët e tyre; sepse disa keltë, të cilët tani i quajmë germanë, duke zënë gjithë Keltikën gjatë lumit Ren, i kanë dhënë asaj emrin Germania, si asaj në rrjedhjen e poshtme deri te oqeani Britanik. Po kështu i mbetën edhe Siria e quajtur Koile Siria , Fenikia, Kilikia, Kyprua dhe Egypti. Më vonë ai kaloi në administrim të popullit Kypriot dhe Galinë narboneze, kurse mori për vete në vend të tyre Delmatinë. Kjo masë u mor pastaj edhe për provincat e tjera, siç do të dalë nga tregimi i mëposhtëm. Këtu unë numrova të gjitha provincat, sepse që nga kjo kohë ai filloi të administrojë çdo provincë më vete, kurse më parë, dhe për një kohë të gjatë, ato administroheshin nga dy e nga tre së bashku. Të tjerat unë nuk i përmenda, sepse disa prej tyre u bashkuan më vonë, kurse të tjerat edhe nëqoftëse ishin atëherë në përbërjen e shtetit romak, nuk administroheshin nga romakët, por ose u ishte dhënë autonomia, ose administroheshin nga pushteti mbretëror /vendas/; kurse të gjitha provincat që ranë nën pushtetin e Romës, pas kësaj u gjendën nën administrimin e atij që kishte në dorë gjithmonë pushtetin.

Kështu u nda administrimi i të gjithë provincave...

info@balkancultureheritage.com