Dodona
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Dodona

Vargu i Homerit “O Zeus, mbret Dodonas Pellazgjik, që sundon Dodonën e largët dimërkeqe” (Hom. II. 16.235), tregon se kryezot i Dodonës, qytetit orakull më të lashtë europian, (Herod. 2. 52) ka qenë Zeusi, për nderin e të cilit në Dodonë zhvillohej festivali i Zeus/Naias. Vulat e tjegullave të skenës së teatrit me mbishkrimin “Tempulli i Zotit (8100 vaou)”, tregojnë se ktitor i tij ishte tempulli dhe Tomouroi-t, priftërinjtë e Zeusit.

Teatri shtrihet në shpatin në Jug-Perëndimor të Akropolit, me skenën në vargan me thesauroset e qytetit të shenjt. Këshilli i Qytetit në lindje dhe stadiumi në jugperëndim, e tregojnë atë pjesë integrale të agorasë të integruar me temenosin, arealin e shenjtë të perëndisë. Prej shkallares së hapur drejt jug-juglindjes (158°), vështrimit i shpaloset peizazhi fantastik i luginës dhe shpateve të malit të shenjtë Tomar.

Vetë teatri përbëhet nga shkallarja, ndërtesa skenike, orkestra dhe hyrjet (parodoi). Ndërsa rreshtat e sipërm të shkallares vijojnë deri në mes të shpatit të kodrës, skena shtrihet në rrafshin e tempujve.

Shkallarja me diametër 135 m, lartësi 24.50 m dhe kënd pjerrësie 23° 50', u thellua në shpatin e kodrës nëpërmjet largimit të 2000 m3 shkëmb. Forma gjysmërrethore e shkallares dhe ballinat e drejta, paralel me diametrin e orkestrës, e klasifikojnë atë në shkallaret gjysmërrethore, të ndryshme nga shkallarja standard Q e teatrit Grek.

Përveç ballinave, shkallarja kufizohet dhe mbahet prej dy mureve anësore. Në anën e pjerrët perëndimore muri vijon i drejtë, me vetëm një dhëmbëzim, ndërsa në anën e rrafshët lindore ai harkohet, me 5 dhëmbëzime të njëpasnjëshme.

Sistemi i qarkullimit të spektatorëve përbëhet nga 3 rrugina perimetrale (diazomata-. 1.50, 2.30, 3.30 m), të cilat e ndajnë shkallaren në tre sektorë (zonai) me 19, 17 dhe 21 rreshta. Rrugina e tretë që kurorëzon pjesën e sipërme të shkallares, kufizohet prej një muri perimetral 2.60 m të lartë, i cili përshkohet nga hyrje të vogla që e lejonin hyrjen edhe nga lart.

Dy sektorët e poshtëm ndahen nga 10 shkallë për kalimin e spektatorëve në 9 pyka (kerkides). Në sektorin e sipërm shkallët dublohen në 19 dhe pykat në 18. Ballinat e shkallares përforcohen nga tri struktura në formë kulle (pyrgoi), të cilat përcjellin imazhin e mureve të fortifikimeve. Prej tyre kulla e parë mban dhe shkallën e jashtme për në rruginën e mesit.

Katër rreshtat e parë, u çmontuan në vitin 30 e.s., për t’i lënë vend parapetit për mbrojtjen nga kafshët e egra. Rreshtat në vazhdim (0.38 X 0.76 m) janë me blloqe me seksion kuadratik (0.38 x 0.40 m, Eretria 3). Midis tyre, mbi mbushjen prej dheu, vendoseshin pllakat për mbështetjen e këmbëve të spektatorëve të rreshtave të sipërm.

Si pasojë e shtyrjes së ballinave për 4 m tej mesit të orkestrës, rrethi i brendshëm i shkallares është i jashtëqendërt me rrethin e jashtëm: Ndërsa i jashtmi është saktësisht një gjysmë rrethi, perimetri i të brendshmit është pak më i madh se gjysma e rrethit. Falë ndërfutjes së teatrit në shpatin e kodrës, ballinat e shkallares i kundërvihen izoipseve, pa i ndjekur ato si ballinat standard të shkallareve Q. Kjo sjell reduktimin e lartësisë nga 23 m që do të arrinin në shkallaren Q, në 14 m. Si e tillë lartësia, përkatësisht kostoja e ndërtimit, është reduktuar në masën 35 %.

Largësia e spektatorëve të rreshtit të fundit të sektorit të parë nga skena është 38 m, e spektatorëve të rreshtit të fundit të sektorit të dytë 52 m dhe e spektatorëve të rreshtit të fundit të shkallares 72 m. Këto largësi, për sektorin e parë lejonin ndjekjen e plotë të gjesteve, për sektorin e dytë ndjekjen e lëvizjeve të figurave të veçanta dhe për sektorin e tretë ndjekjen e shfaqjeve të ansambleve.

Shkallarja ruan me fanatizëm të njëjtin kënd pjerrësie, këndin ideal 25°, i cili siguron akustikën perfekte (Vitruv 5. 6, 3). Për ta ruajtur të pacenuar këtë kënd, ndërtuesit sakrifikuan një rresht pas rruginës së parë dhe dy rreshta pas rruginës së dytë.

Forma dhe përmasat tregojnë se teatri kishte një kapacitet për 16-18.000 spektatorë dhe një kohë zbrazjeje të plotë 12’- 13’ 30”.

Orkestra. Buza e jashtme e kanalit të largimit të ujërave (euripos) shënjon cakun e orkestrës së mirëfilltë ku qëndronte kori, pjesëmarrës aktiv i shfaqjeve. Orkestra ka diametër 19.50 m dhe taban të shtruar me dhe të ngjeshur. Qendër e saj dhe fokus i kalkulimeve të teatrit është altari (thymele) prej të cilit ruhet bazamenti i gdhendur në shkëmb (bema, 0.6 x 0.6 m).

Rreshti i parë i shkallares vijonte në formë të shkronjës U, por vetë orkestra ka formë rrethore. Rrethi i saj hipotetik prek tangjent ballin e palkut skenik (proskenio), ndërsa rrethi hipotetik i rreshtit të parë të shkallares thuajse prek ballin e skenës. Kanali i ujërave të shiut (0.5 x 0.92 m), mbulohet në drejtim të shkallëve të spektatorëve prej 10 blloqeve ura prej guri, ndërsa pjesa tjetër është e lirë. Ganxhat metalike, tregojnë se për të evituar rënien në kanal përgjatë shfaqjeve të aktorëve të orkestrës (thymelici), pjesa e lirë mbulohej me panele druri. Në kohën tjetër këto panele hiqeshin, duke e lënë kanalin të hapur. Unaza e gurtë midis kanalit të ujërave dhe rreshtit të parë (2.25 m) dhëmbëzohej lehtë në mes. Fasha e saj e parë shërbente për mbështetjen e këmbëve të spektatorëve të radhës së parë ndërsa e dyta si rrugë kalimi për spektatorët.

Korridoret e hyrjes janë të brylëzuar në formën e shkronjës T. Shtaga vertikale (19.2 x 7.2 m) vijon ndërmjet paraskenës dhe murit që disiplinon shpatin e gërmuar të kodrës, ndërsa horizontalja (13 x 6.4 m) mes ndërtesës skenike dhe ballinave të shkallares.

Në mesin e shtagës së gjatë, në një plan me ballin e skenës, korridoret priten prej hyrjeve dydyershe monumentale (dipylon, 2x2 m). Hyrjet përbëhen nga tri gjysmëkolona-pilastra të fuqishme jonike dhe entablatura me profil “sqep korbi” mbi to, identike në stil me ata të ballit të palkut të skenës (proskenio).

Muratura e tërë teatrit është izodomike, me blloqe të mysëta kuadratikë, të pajisura me vija peshimi në skajet. Ndërtesa skenike (37 x 15.1 m) e ndërtutur në shpat nëpërmjet rrafshimit të shkëmbit, ka një sipërfaqe të konsiderueshme: 560 m2. Ajo përbëhet nga trakti i mesëm drejtkëndësh (31.2 x 15.1 m) dhe dy paraskenat anësore (3.16 x 3.30 m, 3.15 X 3.05 m).

Kati parë gjymtyrizohet së gjeri në tri mjedise: mjedisi nën palk (hypologeion, 3,20 m), mjedisi nën skenë (hyposkenion, 5,80 m) dhe stoa (4m).

Mjedisi nën palk, i ndarë prej mjedisit nën skenë nga 6 pilastra kuadratikë 2.20 m të larta, komunikonte lirshëm me të.

Stoa, që lidhet me këto mjedise me një hyrje të vogël me hark, vijon në tërë gjatësinë e ndërtesës skenike (31.2 x 4 m). Nga ana lindore ajo mbyllet prej një muri që kthehet në formë anti edhe nga balli. Pjesa tjetër e saj formulohet e hapur, me 14 kolona dorizuese tetëkëndëshe 2.75 m të larta, të cilat prodhonin 15 hapësira 1.65 metërshe.

Kati i parë i paraskenës perëndimore është i zbrazët, me portë nga pas, ndërsa kati i parë i paraskenës lindore i verbër, përkatësisht i mbushur. Midis dy paraskenave vijon stilobati 30.1 m i gajtë, i cili mbante 18 gjysmëkolona (tip. la, 3a) me kapitele “gonxhe zambaku uji”, identike me ato të shëtitores së re të Apollonisë.

Gjysmëkolonat ktijonin 19 hapësira drite (1.17 m) për vendosjen e pinakeve dhe mbartnin establementin. Ky i fundit përbëhej prej arkitraut, në anën e brendshme të të cilit ndodhen foletë e trarëve të fuqishëm të palkut, dhe frizit me profil “sqep korbi”. Si e tillë lartësia e palkut rezulton rreth 3 m.

Rikonstruksioni. Për rikonstruksionin e ndërtesës skenike ka dy sprova. Sipas së parës, ndërtesa skenike ka qenë njëkatëshe, por “për lojën e luajtur në nivelin e orkestrës mund të improvizoheshin lart vende për të recituar”.

Kjo ka kuptimin se në momentet kulminante, aktorët duhet të dilnin për të recituar dhe gjestikuluar në hatlla, çmontohej brenda dy orëve dy herë në ditë.

Ndryshe prej tyre, skenën e Dodonas e shohim monolite, të ndërtuar me një dorë të vetme, të modifikuar vetëm pas vitit 30 e.s. kur nisën ndeshjet e gladiatorëve. Sipas këtij rikonstruksioni në ballë të katit të parë vijonte proskenioni me 18 gjysmëkolona që mbanin panelet e pikturuara prej druri. Pas tij vijonin magazinat mbi tjegullat e çatisë së skenës.

Sipas sprovës së dytë skena prej druri çmontohej sa herë shfaqej drama dhe montohej sa herë shfaqej komedia. Ndërkohë programi i festivaleve ka qenë tejet i ngjeshur, me një alternim të vazhduar të tragjedisë, komedisë, lojës së satirëve dhe recitimit, pa asnjë pushim, ose e shumta me një pushim dy orësh mes tyre. Nëse do ta pranonim këtë, skena e drunjtë mbi 30 m e gjatë, mbi 3 m e lartë dhe me një vëllim rreth 300 m3, duhet të montohej dhe çmontohej brenda dy orëve dy herë në ditë.

Ndryshe prej tyre, skenën e Dodonas e shohim monolite, të ndërtuar me një dorë të vetme, të modifikuar vetëm pas vitit 30 e.s. kur nisën ndeshjet e gladiatorëve. Sipas këtij rikonstruksioni në ballë të katit të parë vijonte proskenioni me 18 gjysmëkolona që mbanin panelet e pikturuara prej druri. Pas tij vijonin magazinat për rekuizitën dhe butaforinë (hyposkenio, hypologeiori) dhe në shpinë stoa. Kjo e fundit shërbente për ushtrimin e korit dhe provat e aktorëve dhe si vend strehimi për spektatorët e shquar në rast rrebeshi të papritur (Vitruv 5.9.1). Lartesia 3 m e e tërë ambienteve, tregon se kati i parë zhvillohej në një plan unik.

Arkitektura e fasadës së përparme është jonike, me kapitele gonxhe zambaku uji dhe epitele “sqep korbi”. Arkitektura e fasadës së pasme, e stoas, është dorizuese, me kolona tetëkëndëshe. Çiftëzimi i këtyre dy stileve, specifik për arealin, dëshmon njëkohshmërinë e proskenionit me stoan, përkatësisht ndërtimin e teatrit në një fazë të vetme.

Ambientet e katit të parë pasqyroheshin rigorozisht në katin e dytë. Si i tillë ai përbëhej nga palku skenik (logeion), kati i dytë i paraskenave, skena, prapaskena në funksionin e depos së rekuizitës së lehtë dhe vendqëndrimit të aktorëve (skenotheke) dhe kati i dytë i stoas. Bërthamë e tija dhe mbarë teatrit, ishte palku i stërshtrirë, 31 m i gjatë, 3.15 m i gjerë, me sipërfaqe 100 m2. Gjatësia e tij e kalon ndjeshëm diametrin e rreshtit të parë të shkallares dhe si i tillë ai është njëri nga katër palket më të gjatë të antikitetit (Dodona, Foinike, Epidaur, Dionisit i Athinës).

Palku kufizohej anash prej paraskenave. Këto të fundit kanë vetëm një pikë kontakti me skenën dhe si të tilla nuk mund të kishin çati të përbashkët me të. Modeli i terakotës Santangelo, tregon qartë se paraskenat mbuloheshin me tarracë të sheshtë, të shkëputur nga çatia e bllokut qendror.

Shkallët e brendshme të paraskenës së zbrazët perëndimore të nxirrnin nga mjedisi i jashtëm në palk dhe më tej në tarracë, ku supozojmë theologeionin, vendin e shfaqjes së perëndive dhe heronjve. Shkallët e paraskenës lindore nuk nisnin poshtë, nga mjedisi i jashtëm, por në logeion, çka tregon se kati i tyre i parë ka qenë i mbushur. Nisur nga kjo, përkatësisht nga struktura statikisht më e qëndrueshme, në tarracën e saj do të kërkonim vinçin e rrotullueshëm (geranos), të domosdoshëm për shfaqjen e papritur të perëndive (deus ex machind) dhe heronjve. Faktikisht ky dhe është vendi i vetëm ku mund të vendosej vinçi pa dëmtuar konstruksionin e çatisë.

Mbyllja me mur e anës lindore të stoas dhe sipërfaqja e vrazhdët e blloqeve të anës së brendshme të këtij muri, tregon se këtu ndodhej shkalla për në katin e dytë të stoas.

Muri ballor i skenës pasqyronte gjymtyrëzimin e katit të parë. Si i tillë balli i skenës përçahej në 7 thyromata (4.2; 2 x 3.3; 2 x 4.5; 2 x 3.3 m). Në tre thyromatat më të gjera, 4.2 dhe 4.5 metërshe (2,4, 6), do të kërkonim dyert që të nxirrnin në logeion nga “pallati” dhe “bujtinat”, ndërsa në katër të tjerat do kërkonim makineritë për ndërrimin e dekorit të skenës (periaktoi, hemikyklion Poll. 426). Nisur nga lartësia thyromatave sa gjerësia e thyromatas më të madhe, skena bashkë me entablementin rezulton rreth 5.5 m e lartë. Duke i shtuar asaj lartësinë e katit të parë dhe çatinë dyujëse, lartësia e plotë e skenës rezulton rreth 12 m dhe raporti kat i parë/ kat i dytë 1:1,8. Fragmentet tregojnë se çatia mbulohej me tjegulla dhe korniza e saj zbukurohej me antefikse guri me palmeta dhe zambakë uji.

Datimi.Tipologjikisht, teatri i Dodonës ka vetëm një paralele: vëllanë e tij binjak në Bylis. Ndonëse logjikisht teatri i Dodonës duhet të ishte protomodeli i Bylisit, reperët arkeologjikë i japin Bylisit përparësi, qoftë të ngushtë, kohore: Ndërsa në Bylis elementet arkitektonike i përmbahen stilit të mirëfilltë dorik ose jonik, në Dodonë elementet arkitektonike janë dorizuese dhe jonizuese, karakteristikë për arkitekturën e Pirros. Përputhja e plotë e këtyre elementeve arkitektonikë me ata të shëtitores Apollonia 2, të fillimit shek III p.e.s., e daton teatrin në fillim të shek. III p.e.s. (297-271 p.e.s.).

Në v. 219 teatri dëmtohet nga etolët dhe riparohet, në periudhën e Augustit kthehet në teatër për ndeshjet e gladiatorëve dhe në shek. IV e.s. braktiset përfundimisht për shkak të ndalesave të fesë së krishtere.

info@balkancultureheritage.com