Drejt një liqeni venedikas (shekujt XI-XIII)
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Drejt një liqeni venedikas (shekujt XI-XIII)

Si ke mbërritur në këtë pikë, ke përpara rrezikun e madh që historinë e Adraitikut ta shndërrosh në një histori të thjeshtë të Venedikut, çka do t’ia fshihte kompleksitetin e pambarimtë. Është e vërtetë që një tundim i tillë nuk është i vogël, por megjithatë, ata që përcaktuan, në fund të shekullit XI, fatet e këtij gjiri do të ishin normanët, të cilëve u detyrohet, ringjallja në Adriatik, qoftë edhe padashje, e komunikimeve të kryqëzuara veri-jug si dhe lindje-perëndim, edhe pse këto shpesh me çmimin e një dhune të skajshme.

Këta normanë janë ai popull, që duke nisur së paku prej viteve 1030, si pasojë e një rritjeje të fortë demografike që nuk mund të përmbahej në kufijtë e një province mjaft të ngushtë, u përhapën si mercenarë si drejt Italisë ashtu dhe drejt ishujve britanikë, të cilët i pushtuan më 1066, ose edhe në shërbim të perandorëve të Lindjes, ku erdhën e u bënë një element i zgjedhur i gardës.

Në Italinë e jugut janë principatat lombarde, vazhdimisht në luftë me njëra- tjetrën dhe kundër fqinjëve të tyre grekë e saraqenë, dhe pa ushtri që ta meritonin këtë emër, ato që i pritën të parat këta mercenarë të mirë: gojëdhënat më të vjetra na i japin normanët e parë që sillen si do shtegtarë në shërbim të fesë. Aty nga viti 999 kronikani Amato i Montecassinos, i ndjekur nga Leoni i Osties, dëften për 40 pelegrinë normanë që duke u kthyer nga Jeruzalemi çlirojnë Salernon e rrethuar nga myslimanët, e këndej vijnë kërkesat për mercenarë që bën në Normandi princi Gaymard; por një rrëfim tjetër thotë se ata kaluan prej Garganos, në tempullin e shën Mikelit, që e kishin fort për zemër e këndej këta shtegtarë (ose ishin të tjerë...) takuan një tregtar lombard nga Bari të quajtur Meles (Melo), i cili kishte ngritur krye kundër administratës bizantine dhe kish mërguar në tokë lombarde, sikurse kishin bërë shumë të tjerë përgjatë gjithë shekulli X.

Në të vërtetë realiteti është më prozaik, sepse, diku rreth vitit 1010, princët e Kapuas ashtu si dhe abatët e Montecassinos i përdorën mercenarët normanë kundër bandave të hajdutëve: të vendosur në pozicionet e fortifikuara (castra), këta luftëtarë u ngulitën këndej pa bërë shumë zhurmë deri sa, aty nga vitet 1040, mund të vërehej se e kishin gëlltitur sistemin aanarkik ushtarak të shteteve lombarde duke e zëvendësuar këtë me një organizim parafeudal. Sido që të jetë, normanët u kishin ardhur pranë temave bizantine të Kalabrisë dhe të Puljes, të cilat të përmbledhura në një katepanat (qeveri e përgjithshme), do të pajiseshin nën qeverimin e gjatë të katepanit Vasili Vojoanes (1018-1028) me një vijë qytetesh të fortifikuara të renditura në bregun e djathtë të lumit Fortore me qendër nevralgjike qytetin e ri të Trojës, të themeluar më 1019, që u rrinte përballë lombardëve dhe aleatëve të tyre normanë.

Çfarëdo të ketë qenë, është e sigurt se pas një revolte të parë të Melesit më 1009, ky u thye dhe u detyrua të mërgojë në tokë lombarde, ku merr kontakte më serioze me prijësat normanë, sidomos me ata të principatës së Kapuas; me ta në krah ai do të pushtojë më 1017 Puljen bizantine, ku dhe sipas burimeve që i simpatizojnë më shumë, normanët me shkatërrimet e llahtarshme që bënë, lanë një përshtypje kaq të fortë tmerri saqë popullata nuk u përzie fare me këtë lëvizje; kështu që ndërhyija masive dhe e organizuar e katepanit Vojoanes bëri pjesën tjetër dhe normanët u shpartalluan në tetor 1018: Melesi, i njohur si duka i Puljes nga perandori Henriku II, do të vdesë në Bamberg, dhe çështja nuk do të ketë pasoja të atypëratyshme.

Megjithatë këto sulme të para normane ilustrojnë një fakt që tanimë është sinjalizuar: kemi një ringjallje të fortë të lidhjeve midis dy brigjeve të kanalit të Otrantos, midis katepanatit dhe temave të Dyrrahionit dhe Qefalonisë, që janë bërë tashmë shtylla të përforcimeve ushtarake të drejtuara për në Itali. Më 1016 katepani i Italisë Vasili Mesardonites vdes në Butrint, në skajin jugor të Shqipërisë, dhe njeriu që e zëvendëson, Tomikios Kontoleon, do ta lërë postin e vet si strateg i Qefalonisë për t’i zënë vendin në Bari206. Është e qartë se ky bashkëpunim i ngushtë midis forcave ushtarake të të dyja brigjeve, që bëhet i mundur për shkak se, pasi ka mbaruar lufta bullgare, boshtet e mëdha rrugore ballkanike janë sërish të çliruara nga pengesat, do të luajë një rol thelbësor në mbajtjen e gjatë të pushtetit bizantin në Itali të jugut, deri dhe në plane ripushtimi, që janë duke u gatuar, për një mësymje nga kjo pikënisje drejt Sicilisë: më 1038, edhe pse ky episod do të përfundojë me disfatën e gjeneralit dhe humbjen e shpejtë të pushtimeve të tij, Georg Maniakesi, që vinte prej Dyrrahionit dhe kishte zbarkuar në Pulje me një ushtri të madhe, së cilës iu bashkuan edhe mercenarë normanë, ia doli të shtjerë në dorë shumicën e qyteteve lindore të ishullit207. Vitaliteti i boshtit Dyrrahion-Selanik dëshmohet nga ana tjetër prej tri orvatjesh pushtimi që, duke u nisur nga Dyrrahioni, kanë për synim Selanikun edhe Konstantinopojën: ajo e vetë Maniakesit, pastaj dy tentativat e Niqifor Vrienosit dhe Niqifor Vasilakesit më 1042, 1077 dhe 1078.

Sido që të jetë orvatjet e reja të pasuksesshme të ekspansionit norman shënohen tamam në kohën e sulmeve greke mbi Sicili, më 1040-1041: ky moment është zgjedhur mirë pasi grekët janë të zënë diku larg. Duke u nisur nga Aversa, ngulim norman i viteve 1030 në një territor që ua kishte dhënë duka i Napolit, 12 kontë normanë, nën kryesinë e njëfarë Ardouini, që duket se ka marrë pjesë në shpeditën siciliane, ia nisën një ndarjeje ta parakohshme të tokave që synonin të pushtonin në territorin bizantin: midis marsit dhe shtatorit 1041 do të ketë tri beteja shkatërrimtare për grekët kundër normanëve, e pas kësaj gjithë pjesa perëndimore e Pulies do t’i ikë nga duart Bizantit, që mbetet sundues vetëm i brigjeve, ku deri dhe qytetet e mëdha bregdetare si Bari, Monopoli dhe Giovinazzo, pothuajse të braktisura nga ushtritë bizantine, shtrëngohen të bëjnë marrëveshje të veçanta me armikun norman; një gjeneral tjetër bizantin, pasi ka kaptuar ngushticën, e sheh veten ballë pamundësisë për t’i bashkuar tok qytetet e tjera dhe mbetet i mbërthyer në Otranto: Argirosi, djali i Melesit, ka nisur një kryengritje të re i përkrahur nga normanët. Manjakesi dërgohet nga e keqja në Itali, por tanimë bregdeti puliez është kaq i padepërtueshëm saqë i duhet të zbarkojë në Taranto, ku do të marrë vesh vdekjen e Mihalit IV dhe ngjitjen në fron të Konstantinit IX Monomak, për të cilin e di mirë se mbështetet te armiqtë e vet më të këqinj: revolta që bën dhe vetëshpallja si perandor, pastaj nisja e tij në kërkim të fronit drejt Dyrrahionit dhe Selanikut, ku do të gjejë vdekjen, kanë si përfundim hedhjen e gjithë rajonit në një konfuzion të përgjithshëm; Argirosi kalon nga ana perandorake duke favorizuar kështu depërtimin norman.

Italia bizantine duket tashmë e humbur dhe Konstantinopoja nuk ka ndonjë aleat të mundshëm, ndërkohë që rizgjohet çështja e të dy perandorive: Henriku III, i biri i Konradit II, zbret në Itali më 1046 duke u diktuar betimin normanëve, që prej aty janë në pozita të barabarta me princët lombardë, përherë rebelë kundrejt perandorisë gjermanike. Henriku, të cilin e thërresin në veri, i ngarkon normanët që t’i sjellin këta ndër mend, dhe ata e zbatojnë porosinë aq mirë saqë përparojnë duke marrë Trojën më 1048 e duke thyer disa ushtri bizantine; pastaj duke mësyrë drejt Kalabrisë më 1050: qysh në këtë kohë bie në sy djali i ri i Tankrëd de Hauteville, Robert Guiskardi. Jo vetëm që lufta normane do të trazojë gjithçka, veçanërisht kishat, por pushtuesit do të zaptojnë tanimë një pjesë të pronave papnore: papa Leon XI, në emër të reformës, duke qenë vetë një nxitës i zjarrtë i saj, por gjithashtu edhe në emër të perandorit Henrik, kërkon t’i kthehen pronat dhe burimet e tjera të konfiskuara nga vasalët e rinj të perandorisë; teksa bën një udhëtim të gjatë në Itali të jugut në vitet 1049-1050 mbushet me premtime të bukura nga normanët, për të cilët merr vesh, si kthehet në Romë, që janë duke bërë edhe më shumë grabitje dhe abuzime. Tekstet njoftojnë për refugjatë të panumërt që vërshojnë nga Pulja drejt Romës, me sy të çjerrë e të gjymtuar në atë farë soji, nga ata që rrethet papnore arrijnë t’i quajnë tani “Agarënes impies”, epiteti klasik që lëshohet ndaj saraqenëve, ndërkohë që prej Toskane e deri në Pulje urrejtja ndaj normanëve shpërthen pak a shumë ngado: kur Beneventoja i nështrohet papës më 1051, në Pulje shpërthen një revoltë e fortë kundër normanëve, në kohën që Konstantin Monomaku dërgon atje Argirosin me titullin e dukës. Ky e ka të vështirë të shtjerë në dorë Barin, ku më kot përpiqet t’i blejë ose t’i përçajë normanët.

Aso kohe del e qartë nevoja për një aleancë midis Romës e Bizantit: kjo do të vuloset nga një dërgatë e Argirosit pranë papës, mirëpo mungon mbështetja e Henrikut III i cili, pasi i beson një ushtri mjaft të fuqishme Leonit që ka ardhur ta takojë në Bavari, do ta rithërresë atë menjëherë, i bindur nga kundërshtarët e shumtë të këtyre shpeditave të largëta e pa rezultate të prekshme. Kështu që papa do të përpiqet që t’i bashkojë në qershor 1053 forcat e veta me Argirosin, por do të thyhet nga normanët: këta do ta pengojnë në Civitate në perëndim të Garganos e kjo do të kthehet në një katastrofë për Leonin që mbetet rob i normanëve. Këta e detyrojnë t’i falë; edhe pse i bllokuar në Benevento japemarrjet e tij me Konstantinopojën do të vazhdojnë, pasi ai e mendon aleancën gjithmonë të mundshme. Por të dërguarit që ai nis më janar 1054 nuk kanë për detyrë të bisedojnë vetëm për këtë aleancë: ata duhet të kërkojnë gjithashtu nënshtrimin e kishës bizantine, patriarku i së cilës, Mihal Kerullariosi, sapo i ka sulmuar në mënyrë shumë të ashpër doktrinën dhe ritet romane. Dihet që të dërguarit, reformatorë edhe më të rreptë se vetë papa, megjithë vullnetin e mirë të perandorit që e dëshiron aleancën, e çkishërojnë Mihalin në korrik, duke mos e ditur që ndërkaq papa kishte vdekur prej muajit prill...

Nuk është kjo “skizmë” tepër e diskutueshme ajo që do të sjellë drejtpërdrejt prishjen e një mirëkuptimi kaq të dëshiruar, por ndërmbretërimi i gjatë që pason vdekjen e Leonit, gjatë të cilit normanët do të përhapen në Capitanata, duke u diktuar haraç shumicës së qyteteve të mëdha të bregdetit, të cilat e shohin veten disi në situatën e qyteteve dalmate gjatë pushtimit sllav; por mundimet do të jenë më të mëdha në jugperëndim: më 1056 pothuajse e gjithë toka e Otrantos është nënshtruar dhe midis Adriatikut dhe gjirit të Tarantos mbretëron shkatërrimi. Në këtë kohë vdes Onfroy de Hauteville, i pari i familjes pushtuese më të njohur, i cili ia lë regjencën e djalit të tij të mitur vëllait më të vogël, Robert Guiscardit, i cili kishte përfituar më parë sundimin në Kalabri dhe do të jetë ky që e kupton se lëvizja reformatore në Romë tashmë është ngadhënjimtare dhe se ka rëndësi pajtimi me papën. Në koncilin e Melfit, më 1059, Nikolla II i anulon çkishërimet e tij të shumta dhe e shpall atë dukë të Puljes dhe të Kalabrisë, çka do të thotë mohim i të drejtave bizantine për të sunduar në Itali të jugut. Megjithë aleancën me Romën, për të cilën normanët janë tanimë mbështetja më e fortë, prej kësaj kohe deri më lobylufta do të ngecë, e ndalur në marrje e rimarrje qytetesh si Taranto e Brindizi, ndërkohë që qëndresa bizantine mbetet e fortë midis Barit dhe Otrantos, ku vijnë njëra pas tjetrës përforcime nga Lindja. Janë përpjekje të kota, sepse Bari bie më 1071, një moment ky kur Perandoria vihet përballë një katastrofe të dyfishtë, pasi po atë vit turqit selxhukë e shpartallojnë në Manxikert të Armenisë, një goditje që perandorinë do ta dërrmojë edhe më shumë se tjetra. Normanët janë tani thuajse zotër të të gjithë bregdetit puljez, çka i jep fund kontrollit bizantin mbi kanalin e Otrantos: flota tregtare greke, e cila e furnizon përsëri qytetin edhe disa ditë para se të bjerë, do të jetë e fundmja e llojit të vet.

Kjo prani normane e përmbys rrënjësisht situatën e cila deri më aty shihte sundimtar të historisë së Adriatikut Lindjen europiane dhe shprehjen e saj, Venedikun, megjithë të papriturat e ndryshme: thuajse gjithmonë pushtuesit kishin ardhur nga Lindja, ose kishin qenë ushtarët perandorakë që zbatonin detyrën e riafirmimit të pushtetit të Konstantinopojës. Ndërsa tani rruga e Ballkanit hapet përpara sundimtarëve të rinj të Italisë së jugut, ndërkohë që fuqizimi i Venedikut, edhe pse ky pak shkëputet realisht nga perandoria, paraqet një rrezik potencial edhe më të frikshëm.

Venediku, xhandar i kundërshtuar i Adriatikut

Rreziku është më i drejtpërdrejtë për Venedikun, për arsye se Roma vjen e merr sërish peshë në Adriatik, ku mbështetet tani prej normanëve, krahu shekullar i ndërmarrjes së saj të gjerë reformatore; në fillim ajo i drejtohet Grados siç kishte bërë ndaj Italisë së jugut, sidomos mbas 1073-shit, kur sundonte ai më energjiku i reformatorëve, Gregori VII, që kishte qenë frymëzuesi i koncilit të Melfit. Por, ca më keq, ajo vë në diskutim status quo-në gjithmonë të brishtë midis Kroacisë dhe Dalmacisë në dëm të Venedikut: kur vdes më 1075 mbreti Kresimir i Kroacisë, i cili kishte restauruar ipeshkvninë historike të Ninit, Roma e mbështet haptas kandidatin e saj banin Zvonimir kundër trashëgimtarit legjitim banit Stefan, duke bërë të shpërthente nëkëtë mënyrë njëluftë e egër midis partish, që përçan fillimisht oborrin, e përhapet pastaj në qytetet dalmate të cilat janë bërë strehë për ithtarët e reformës fetare e janë nëpërkëmbur keqas nga pushteti kroat. Po atë vit papa rri e sheh teksa qytetet dalmate Spalato, Trau, Zara dhe Biograd ftojnë kontin norman Amico de Giovinazzo të vijë e t’i marrë nëmbrojtje; sulmin e tij konti do ta nisë nga pika më veriore, në Quarnero, duke marrë Ardën dhe fortesën kryesore të Pagut, Chissën, ku merr rob mbretin Stefan. Venediku përgjigjet me një shpeditë të armatosur të fuqishme që drejtohet nga dogji Domenico Selvo, i cili arrin të pushtojë ishullin e Arbit, e pastaj gjatë një seance solemne të mbajtur në Spalato më 8 shkurt i detyron autoritetet e Zarës, Traut, Spalatos dhe Biogradit të bëjnë betim solemn me të cilin zotohen se do t’ua mbyllin portat normanëve dhe “të huajve të tjerë”216. Sfida që i lëshon papës Venediku e vë këtë në kampin e armiqëve më të ligj të Romës, në atë të dy perandorëve të cilët ndërkaq kanë lidhur aleancë kundër normanëve, bizantinit Mihali VII dhe gjermanit Henriku IV, të çkishëruarit; këta i tremben sa njëri dhe tjetri përparimit të Guiscardit drejt Italisë po ashtu si dhe drejt hapësirave detare. Por, ndërkohë, Roma duket se kishte fituar në Kroaci: në shtator 1076, një sinodë e mbajtur në Spalato në prani të një të dërguari të papës i jepte fund krizës politike duke zgjedhur për mbret Zvonimirin, zgjedhje kjo qëpaguhet me një betim besnikërie ndaj fronit roman dhe me një tribut prej 200 monedhash floriri. Por ngadhënjimi do të ishte jetëshkurtër, sepse më 1089, pas një kërkese për ndihmë ushtarake që bëri Urbani II dhe që fisnikërisë së tij iu duk e papërballueshme, Zvonimiri, dashamiri i Romës, vritet mu në mes të asamblesë që po rrihte pikëpamje të ndryshme...

Ndërkaq, në jug Guiscardi kishte çliruar më 1081 kanalin e Otrantos për t’i vënë rrethimin Dyrrahionit, duke hapur kështu një radhë ndërhyijesh të sovranëve të Italisë së jugut, e duke shpërfaqur qartazi synimin e tij për të shkuar deri në Konstantinopojë nën pretekstin e rivendosjes në fron të Mihalit VIII, të cilit ia kishte mohuar këtë të drejtë Aleksis Komneni. Për Venedikun si dhe për Bizantin rreziku është i madh: një prani normane më njërën e më tjetrën anë të Adriatikut do të ishte për të parën vdekjeprurëse duke e bllokuar në gjirin e tij, ndërkohë që grekët mund të prisnin gjithëfarë të këqiash nga ambiciet normane në Ballkan: Ana, vajza e Aleksit dhe historiograija e tij, na e tregon Guiscardin tek mburret se dëshiron që të vetëvendoset mbi fronin e Lindjes. Aleanca hyn në lojë kur perandori i bën thirrje për ndihmë Venedikut, edhe pse nuk duket me gjasë t’i ketë premtuar se do t’i jepte “gjithë çfarë do të kërkojë”. Në të vërtetë, krisobulla që i jep më 1082, përveç dhuratave dhe titujve të tjerë të nderit që u falen autoriteteve kryesore të dukatit, i jep atij në Konstantinopojë edhe një lagje që ka skela, magazina, lokale të banueshme dhe një kishë, në bregun e Bririt të Artë, ashtu siç dhe i lihet i hapur Dyrrahioni, ku venedikasit marrin privilegje të ngjashme; tanimë Venediku gëzon mbi të gjitha pëijashtim të plotë prej detyrimeve doganore në perandori dhe është i autorizuar të qarkullojë gjithkund atje, përveç Detit të Zi dhe ishujve të mëdhenj të Qipros e të Kretës.

Nga këndvështrimi ynë, do të vihet re se Venediku, i lirë për të lundruar në Adriatik, vendoset tanimë zyrtarisht në Dyrrahion, e mund ta shfrytëzojë këtë pikënisje të rrugës së madhe transballkanike që shpie drejt Selanikut dhe Konstantinopojës dhe që ka për më tepër bash në këtë epokë rizgjimin e vet. Kjo dëshmohet nga një tekst anonim që duhet t’i përkasë viteve 1090-1095, i cili tregon një mrekulli të Shën Nikollës ku janë të pranishëm dy grekë të Dyrrahionit që vijnë me rrugë tokësore prej Konstantinopoja drejt qytetit tyre: kur mbërrijnë në Selanik ata takojnë shenjtorin i cili u thotë se në Dyrrahion do të gjejnë shumë nga miqtë e tij në port e sidomos njëfarë Godoinusi; dhe me të vërtetë e takojnë këtë në port të rrethuar nga shumë grekë por edhe nga shumë venecianë. Mundet që Venediku të ketë pasur fat të mbrapshtë gjatë tri shpeditave që nisi drejt Dyrrahionit të cilat përfunduan me disfatë dhe vetëm Aleksisi do mund të k»ndërsulmonte e ta rimerrte qytetin më 1085: mirëpo ndërkaq mbarësia tregtare e Venedikut është fakt i kryer në Lindjen e krishterë, ku gëzon një status edhe më të favorshëm sesa vetë subjektet bizantine. Dhe qyteti nuk e bën atë gabim që të harrojë Henrikun IV, i cili tek konfirmon privilegjet e vjetra më 1091 dhe 1095, e ripërtërin sistemin e ngritur qysh prej paktit të Lotharit.

Ndërkaq politika venedikase e këtyre kohëve mund të duket e paqëndrueshme, sepse për herë të parë vëmendja e madhe që ka mbi Adriatik nuk e lë këtë qytet t’i shfrytëzojë deri në fund mundësitë e veta të shtrirjes drejt Lindjes greke e, mbi të gjitha, drejt asaj myslimane. Në të vërtetë Venediku e di se Henriku IV, për të arritur mposhtjen e papës, favorizon dredhitë gjithmonë e më të qarta të hungarezëve që joshen së tepërmi nga Adriatiku, e vetmja rrugëdalje e mundshme detare për ta, në një kohë kur trazirat kroate iu kanë hapur rrugën drejt detit. Kështu që Adriatiku pak ka të bëjë me kryqëzatën që shpallet më 1095; vetëm disa elementë të veçuar zgjedhin rrugën që u kanë hapur normanët, Puljen, pastaj Dyrrahionin, siç është rasti i Hugues të Francës, të cilin grekët e arrestojnë kur ky zbarkon, për ta çuar pastaj me nderime në Konstantinopojë. Sa për Venedikun, janë në radhë të parë kroatët ata që e shqetësojnë në dekadën 1090-1100, dhe veç me vonesë të madhe, në pranverë 1100, ai vendos që të marrë pjesë në kryqëzatë, duke dërguar në Lindje një flotë prej 200 anijesh të komanduar nga Giovanni, djali i dogjës Vitale Michiel: kjo flotë do të marrë pjesë vetëm në marrjen e qytetit të Jaffas, akt tepër modest, dhe do të kthehet shumë shpejt për të kundërgoditur kroatët, çka do të thotë se në krahasim me Gjenovën dhe Pizën që zhvasin mirë në Tokën e Shenjtë, Venediku kthehet thuajse duarthatë.

Nga ana tjetër, përballë vendosmërisë që tregohet në vitet 1081-1085 për t’i zmbrapsur romanët nga bregu ballkanik, ky kthim i ngutur tregon qartë se ku janë në atë kohë interesat jetësorë të Venedikut: në radhë të parë në Adriatik, ku ekspansioni hungarez nuk është ndonjë kërcënim i zbrazët, pasi mbreti Ladislas, i kunati i Zvonimirit, gëzon disa të drejta mëtimi për fronin kroat, gjë që e realizon më 1091, kur pushton thuajse krejt Kroacinë dhe nis një mësymje diplomatike drejt qyteteve dalmate, Romës dhe Bizantit për të marrë legjitimimin. Sigurisht dështon e i duhet të kthehet me ngut në Hungari për arsye se Konstantinopoja që sapo ka ngadhënjyer kundër peçenegëve hedh mbi të trupa kumane të cilat i largon nga vetja me dëshirë, por Ladislasi ka lënë pas një prej të nipërve, Almosin, me titullin e mbretit të Kroacisë dhe hungarezët nuk kanë harruar asgjë. Sa për qytetet e vjetra latine të Dalmacisë ato shfrytëzojnë rastin për të theksuar qartë se Dalmacia dhe Kroacia janë dy gjëra të ndryshme: në diskutimet e tyre, kur flasin për emërimin e Almosit, e trajtojnë si një çështje të huaj për ta. Pushtimi hungarez shënon një etapë të rëndësishme në “tëhuajzimin” që ka zënë vend prej një kohe të gjatë mes qyteteve romane dhe tokave kroate.

Sa për Venedikun, ky nuk shqetësohet shumë për Tokën e Shenjtë dhe kjo edhe për arsyen se fati i tij në ato kohë luhej në perandorinë greke dhe jo në botën myslimane, ku nuk mund të shpresonte ende ndonjë liri veprimi të ngjashme me atë që i ishte dhënë nëpërmjet privilegjit të 1082-shit. Qysh nga ajo kohë, politika e tij nuk do të ndryshojë aspak: sigurimi përfundimtar i qarkullimit të lirë në Adriatik nëpërmjet zotërimit të pikëmbështetjeve të vogla por të zgjedhura me kujdes, pastaj hapja e një rruge sa më të sigurt drejt Levantit grek, mbështetur në po të njëjtat parime: si në Adriatik ashtu dhe në Mesdhe ato nënkuptojnë refuzim të prerë të çdolloj kontrolli të drejtpërdrejtë politik mbi hapësirat e brendshme, një doktrinë së cilës do t’i qëndrojë besnik së paku deri më 1204.

Mirëpo qarkullimi në Adriatik nuk është aspak i siguruar: më 1095, në kohën kur ngrihet kryqëzata e parë, Ladislasin e pason në Hungari Kalmani, një diplomat i hollë ky që do të fitojë më 1096 mbështetjen entuziaste të papës Urban II, për të cilin Hungaria deri më aty quhej e vendosur në anë të “skizmatikëve” grekë, ndërsa tanimë ofronte një kalim të lehtë për kryqëzatën që i drejtohej Konstantinopojës. I përforcuar nga kjo mbështetje, Kalmani pushton Kroacinë, thyen qëndresat nacionale në betejën e Petrova Gorës në pranverë 1097, ndërkohë që Bizanti, siç është i zënë me kryqtarët që tanimë kanë mbërritur në Konstantinopojë, nuk mund të reagojë. Kroacia e lidhur ndërkaq me kurorën e shën Stefanit pushon së ekzistuari si shtet i pavarur e kështu qyteteve dalmate dhe ujërave venedikase do t’i pranëvendoset një mbretëri e re dhe e fuqishme.

Adriatiku midis Hungarisë dhe riafirmimit bizantin

Ajo më e keqja ende s’ka ardhur, së paku për Venedikun, që e sheh veten sërish të konfirmuar në rolin e tij si aleat besnik i Bizantit: më 1107, Kalmani mësyn kundër qyteteve dalmate. Tani ai jo vetëm që është martuar me të bijën e normanit Roger I, “kontit të madh” të Sicilisë, por ashtu si Rogeri edhe ai është në marrëveshje të plotë me papën e, edhe më keq, është aleat i një normani tjetër, Bohemondit të Tarantos, djalë i Guiscardit dhe princ i Antiokias, i cili më 1081 e përsëdyt shpeditën që kishte nisur mbi Dyrrahion në krah të të atit. Gjatë kësaj krize të rëndë, ku bashkohen si në një skenar tanimë klasik, trysnia e armiqve që vijnë nga Perëndimi me ato nga Lindja, nga kontinenti dhe nga deti, interesat jetike të Venedikut do të preken në dy pikat më të ndjeshme, në rrugën e tij kryesore të Dalmacisë dhe në hyrjen e vetme tokësore që ka për në perandorinë greke. Sigurisht, Bohemondi u shpartallua dhe u detyrua të nënshkruante më 1108 me Aleksis Komnenin traktatin e Deabolisit, në kufirin midis Shqipërisë dhe Maqedonisë, çka e bëri atë dhe principatën e vet të Antiokias vasal të Bizantit për; mirëpo ndryshe shkon puna me hungarezët që bëhen sundimtarë të qyteteve dalmate Zara, Trau, Spalato e të tjera, por gjithaq edhe të ishujve kryesorë të Quarneros, që janë aq të rëndësishëm për Venedikun. Kalmani ripërtërin kudo privilegjet, veçse duke i mëshuar fort edhe sovranitetit të tij: në kartën e dorëzuar në Trau ai nënvizon qartazi se është pasuesi “i perandorit të Konstantinopojës”, ndërsa në Zarë si dhe gjetiu, veçse në mënyrë edhe më simbolike, familja e vjetër e priores-ve, Madiitëve, eklipsohet në të mirë të një konti të thjeshtë, përfaqësues i mbretit, ndërkohë që zhvillimi i ndarë i të dy Dalmacive, asaj të veriut përqark Zarës dhe asaj të jugut përqark Raguzës dhe Kotorrit, me Shqipërinë si shtojcë të vetën perandorake, bëhet tashmë i pakthyeshëm.

Pasojat e ndërhyrjes normane (Bohemondi vdes më 1111), por mbi të gjitha heshtja e grekëve, që nuk janë të pakënaqur tek shohin dobësimin e pushtetit venedikas në Dalmaci dhe më 1111 i kanë akorduar një privilegj Pizës, në të cilin venedikasit shohin jo pa arsye një orvatje për t’iu zënë atyre vendin në Lindjen greke, përzihen për të shpjeguar reagimin e vonuar të Venedikut, i cili yjen vetëm mbas vdekjes së Kalmanit më 1114: megjithëse më 1112 dogji Ordelaffo Falier dërgoi patriarkun e Grados në Konstantinopojë për t’i kërkuar protektorit të vet që ta ndihmonte në ripushtimin e Dalmacisë, por Aleksisi kishte bishtëruar...

Nuk ishte kjo ende prishja me Perandorinë, mirëpo ndërkaq diçka kishte ndryshuar në marrëdhëniet e qytetit besnik kundrejt mbrojtësit të tij: jo i pakuptimtë është fakti që në qendër të të famshmes Pala d’Oro, të Thesarit të shën Markut, portreti i Ordelaffo Falierit ka zëvendësuar, në të vërtetë nuk dihet saktë se kur, atë të perandorit që ky ia kishte dhuruar Venedikut. Kjo ngaqë ky i fundit ndihet tanimë i pavarur dhe vepron më vete: midis 1115 dhe 1117 dogji rimerr, gjatë tri shpeditave që i drejton vetë, Arbën dhe ishujt e Quarneros, duke dështuar në krye përpara Zarës, por duke marrë pastaj Sebenicën, Traun dhe Spalaton e duke ia dalë së fundi, më 1117, nëpërmjet lënies së lirive të gjera për qytetin, që të gjejë kompromisin me Zarën; ai vdes pa arritur të kthehet në Venecia, por pasardhësi i tij Domenico Michieli, ia del që t’u diktojë hungarezëve një armëpushim prej 5 vjetësh.

Do të ishte ndërkaq punë e mërzitshme që të numëroje të gjitha veprimet e kundërveprimet venedikase e hungareze në Dalmaci, duke nisur prej vitit 1123: në këtë fillim shekulli XII ajo më thelbësorja në këto luftëra rraskapitëse është atomizimi në rritje i qyteteve dalmate të cilat, duke kaluar nga dora në dorë, luanin sa nga njëri kamp në tjetrin dhe tek e fundit nuk ruajtën asgjë nga strukturat e përbashkëta që Venediku ishte munduar t’u diktonte; simbolike është ngritja e Zarës më 1154 në rangun e arkipeshkvnisë prej papës Aleksandri IV, i cili e bën kësisoj qytetin krejtësisht të pavarur nga Spalato, ku diktojnë hungarezët. Pa dyshim ajo më e rëndësishmja në këtë kohë është rrënjosja e Venedikut në Dalmaci, ku funksionarët e mbi të gjitha, kontërit venecianë të dalë nga patriciati më i lartë, shpesh bij dogjësh, bujisin nga të katra anët. Aty ata vihen në krye të qyteteve, marrin thuajse ngado prona dhe endin me durim lidhje martesore me sllavët dhe hungarezët rreth e përqark. Kështu njëfarë konti i Osseros martohet me vajzën e Dessas, zhupanit të madh të Serbisë, ndërkohë që konti i Arbes martohet me një nga vajzat e Ladislasit të Hungarisë, të ndjekur këta nga mjaft të tjerë, gjë që nuk është gjithmonë pa rrezik për komunën, për arsye se qytetet dhe ishujt zënë e gjembëzohen me banesa patricësh shpesh të fortiflkuara, ndërkohë që këta manjatë konfiskojnë, në dëm të Venedikut, kullota, fusha, vreshta, kripore, si p.sh. në ishullin e Pagut.

Këto qëndrime dhe zhvillime të ngatërruara kanë një sfond oriental që e bën veprimin venedikas të hasë vështirësi e kundërshtime; më 1122, merr fund privilegji i Aleksis Komnenit, ndërsa perandori i ri Jani II Komnen, i cili fillon të ndiejë peshën e tregtisë venedikase në perandorinë e tij, ku rrezikojnë të anashkalohen vetë nënshtetasit perandorakë, refuzon prerazi ta vazhdojë atë, diçka që shkakton krizën e parë të rëndë midis Venedikut dhe Bizantit: për 4 vjet rresht Komuna kishte sulmuar në ujërat bizantine dhe vetëm më 1126 perandori u tërhoq duke i akorduar Venedikut privilegje të reja, ndër to edhe lëvizje të lirë për në ishujt e Qipros dhe të Kretës; duke filluar prej vitit 1130, prania e tregtarëve venedikas në Kretë tregon se Adriatiku tanimë i ka kapërcyer kufijtë e hapësirës së tij.

Ftohja e marrëdhënieve me Bizantin nuk e pengon më anë tjetër Venedikun që të njohë interesat e përbashkëta që ka me perandorinë, në mënyrë të veçantë mbylljen e Adriatikut ndaj të huajve, sidomos kur është fjala për normanët që nuk kanë hequr dorë prej tij; kur mbreti i Sicilisë Rogeri II përfiton nga paraliza ku i fut kryqëzata e dytë fuqitë perëndimore, për të mësyrë kundër perandorisë greke duke shtënë në dorë në kalim e sipër ishujt jonianë, para së gjithash Korfuzin, një shul i vërtetë për Adriatikun, Venediku, si merr nga Manuel Komneni në tetor 1147 zotimin e të tij, vë në dispozicion të perandorisë flotën dhe trupat e tij të cilat, në krah të grekëve shkojnë e rrethojnë kështjellën e Korfuzit, që bie më 1149. Ky bashkëpunim i bukur, me interes dypalësh, nuk duhet të fshehë përplasjet që vënë kundër njëri-tjetrit bizantinët e venedikasit gjatë kësaj fushate, deri dhe përballë armikut të përbashkët: gjatë rrethimit të Korfuzit, arroganca e venedikasve dhe acarimi i grekëve ndeshen aq ashër, saqë - diçka që duket e pamundur për ata që perandoria vazhdon t’i shohë si subjekte - venedikasit marrin galerën perandorake dhe, teksa zhvillojnë aty një ceremoni tallëse, vendosin mbi fronin e perandorit një zezak të bërë si një palaço me stemat e rrobat e shenjta gjoja për t’i bërë këtij nderime groteske; kjo shkakton midis palëve përleshje që grekët mezi arrijnë t’i qetësojnë.

Sigurisht nuk ka ende prishje, por venedikasit janë të qartë për nervozizmin e grekëve dhe ata janë të pranishëm kudo në Perandori e sidomos në Konstantinopojë, ku ndër të tjera kanë aq afri me oborrin sa të jenë në dijeni të projekteve të mëdha që ka Manueli, të cilat kërkojnë as më pak e as më shumë por ripushtimin e Dalmacisë, madje edhe të Italisë, çka do të thoshte vendosje e Venedikut sërish në pozicionin e të nënshtruarit, duke rivendosur lidhjen detare midis dy brigjeve të Adriatikut, diçka që do të këpuste qarqet jetike venedikase; që nga rimarrja e Korfuzit duket sikur Manueli e kishte zgjedhur edhe portin e zbarkimit, Ankonën, një qytet ku kishte mbetur një popullatë e rëndësishme greke dhe ku, pra, shihej me sy të mirë. Kështu skicohet së paku një shpeditë: në vitet në vazhdim perandori mban gjallë një qendër të vërtetë rekrutimi në këtë qytet, i cili ëndërron ta gjejë dhe njëherë fatin e dikurshëm detar, të eklipsuar ndërkohë nga Venediku, si dhe në gjithë bregdetin e majtë të Adriatikut. Grekët u nxjerrin para syve ankonasve, por dhe banorëve të tjerë të qyteteve tregtare vezullimin e një rindërtimi të mundshëm të Ekzarkatit të dikurshëm të Ravenës, aq sa qysh atëherë Ankona mund të konsiderohej si një kryeurë e vërtetë bizantine234. Vetë shpedita do të jetë një dështim pa të ardhme, por gjithaq edhe një mësim për Venedikun, i cili prej atëherë do të marrë masa, teksa lidh qysh më 1154 marrëveshje me armiqtë e vet të djeshëm, normanët e Sicilisë, që janë si gjithmonë kundërshtarë të ashpër të Bizantit235. Qyteti dukal nuk është gënjyer: më 1155 Mihal Paleologu, në krye të një ushtrie mercenarësh, zbarkon në Pulje, ku vasalët e mbretit Guliem I i Sicilisë kanë ngrityr krye e ku, nëse do t’u besojmë teksteve, më shumë se 50 qytete i dorëzohen, ndër të cilat Bari, Trani dhe Barletta, por gjenerali bizantin ndesh aty në një kundërofensivë të fuqishme të Guilemit, në kohën që rreket të përparojë drejt gjirit të Tarantos. Atëherë trupat bizantine vërshejnë sërish drejt veriut, ku shkojnë e gjejnë strehë në Ankona, e cila mund të shihet, falë këtij përforcimi, si një qytet i vërtetë perandorak në Itali.

Ndërkaq në Dalmaci vërehet një fakt që në të ardhmen do të përsëritet shpeshherë: Venediku bën përpara, për arsye se retë që po grumbullohen në Lindje e bindin gjithmonë e më shumë se është e nevojshme të mbahet fort rruga që ka nisur; më 1155, ai arrin të sigurojë prej papës që ta vendosë arkipeshkvin e ri të Zarës, megjithë sufragantët e ishujve të Quarneros, nën autoritetin e patriarkut të Grados; mirëpo, në 1159 Zara ngre kiye duke përfituar prej një skizme papnore në Romë, e ndjekur kjo nga dy rebelime të tjera më 1164 dhe 1168. Sidoqoftë është Venediku ai që ia arrin së vetës në tërësi: jo vetëm që kjo është koha e artë ekspansionit të tij të madh tregtar në perandorinë greke, por edhe komunat dalmate nuk kanë asnjëlloj protektori të vërtetë. Mbretëria hungareze është dobësuar shumë, duke hapur kështu perspektivën e një nënshtrimi ndaj perandorisë greke: në mesin e shekullit Manueli ka futur hundët në luftën që kundërvinte dy pretendentët për ffon, Stefanin III me Stefanin IV, të cilit perandori i vjen në ndihmë më 1163. Edhe pse grekët thyhen dhe u duhet të pajtohen me Stefanin III si mbret, Manueli ka ngjallur praktikat e dikurshme të perandorisë, duke bërë për vete vëllanë më të vogël të mbretit hungarez, Belën, të cilit i jepet qeverimi i Kroacisë dhe i Dalmacisë, me të drejtë trashëgimi të fronit, ndërkohë që turpat greke pas gjasash i kanë pushtuar këto, së paku pjesërisht, qysh prej vitit 1164. Në atë kohë perandori ndërmerr një aksion të madh pushtimi në Dalmaci, ku rimerr Traun, Spalaton dhe gjitlië bregdetin midis Krkës dhe Cetinës, duke rindërtuar kështu më 1166 një provincë bizantine në Adriatik, dukatin e Dalmacisë dhe të Dioklesë, që mbulon gjithë hapësirën e bregut prej derdhjes së Narentës e deri në liqenin e Shkodrës.

Venediku ka shqetësime të shumta: prej kësaj kohe në Adriatik, ku Ankona i është bërë një spicë e vërtetë në thembër, Venediku sheh të venë e vinë edhe anijet pizane, një sfidë e vërtetë për të. Sepse më 1169 Piza nënshkruan një pakt tregtar dhe politik me Raguzën dhe Spalaton: perandoria greke ka në dispozicion tashmë një pikënisje, si në Dalmaci ashtu dhe në Shqipëri, një port të siguruar në Itali, si dhe mjete transporti që mund t’i presë nga republika toskane, së cilës po atë vit Manueli ia ripërtërin privilegjet, të ratifikuara solemnisht më 1171, që shënojnë rikthimin ngadhënjimtar të toskanasve në Konstantinopojë; pas një grindjeje prej 15 vjetësh, tani ata po bashkoheshin aty dhe me kundërshtarët e urryer të Venedikut, gjenovezët, të cilëve Manueli prej vitit 1155 u ka dhënë një privilegj, klauzolat e të cilit - e kjo është një hollësi jo aq e pafajshme - i komunikohen gjenovezëve prej Mihal Paleologut, prijësit të shpeditës italiane. Në pranverë të vitit 1170 perandori i shton kësaj dhënien e një lagjeje, Koparionit, në qendër të Konstantinopojës. Prej 1162-shit, venedikasit e Konstantinopojës, të mbështetur nga pizanët, deri dhe nga vetë grekët, u ishin vërsulur gjenovezëve duke shpartalluar me gjithsej ngrehinat e embolosit të tyre në breg të Bririt të Artë. Jo vetëm që qarqet adriatikase do të mbylleshin kështu përpara Venedikut, por kështu rrezikonte që dhe tregu i tij kryesor i Lindjes të pushtohej nga italianë të tjerë, që duket sikur tani po e mbanin edhe vetë gjirin venedikas në mëshirë të tyre. Megjithatë, deri më 1171 venedikasit nuk duket se i besonin një kthimi të fletës prej perandorit: Historia Ducum anonime tregon se si më 1170 ishin të shumtë venedikasit që vinin nga Adriatiku drejt Konstantinopojës, “që kishin me vete shuma pa mbarim të hollash e një numër të madh armësh dhe anijesh të mëdha të shumta”.

Nuk do të ndalemi gjatë në hollësitë e ngjarjeve që tanimë precipitojnë dhe, edhe pse nga jashtë Adriatikut, ndikojnë thellësisht mbi historinë e tij. Sapo që Gjenova merr sërish privilegjet e saj, aty nga maji 1170, venedikasit plaçkisin dhe i vënë zjarrin sërish Koparionit, duke e irrituar kaq shumë perandorin saqë më 12 mars 1171 ai iu sekuestron e mban mallrat dhe personat vetë kudo që gjendeshin në perandori, një humbje e tmerrshme kjo për Komunën, e cila e kishte shndërruar Konstantinopojën dhe qytetet e Greqisë në magazina të saj, si për qarkullimin e mallrave në Perandori ashtu dhe për lidhjet e saj me botën myslimane të Orientit, pikësëpari me Aleksandrinë; veç të tjerash ajo humbi me këtë rast shuma të mëdha tëhollash, gjë që shkaktoi rrënimin e shumë venedikasve që, ndryshe nga fisnikëria e vjetër, duke mos pasur prona në troje e kishin vënë gjithçka në fatet e lundrimit: fatkeqësia e këtij popolo vecchio do të pllakoste mbi Venedik deri në kryqëzatën e 1204-ës por edhe më tej, në vuajtjet e trazirave shoqërore që sillnin ndër mend kujtimet e këqija të shekujve IX e X. Tronditja është kaq e rëndë saqë Venediku ngre menjëherë një flotë, të drejtuar nga dogji Vitali II Falier dora vetë, i cili - kaq i fortë ishte ende besimi i qeverisë - u mjaftua të lundronte në ujëra greke, me shpresën e kotë të një zgjidhjeje diplomatike, për t’u dhjetuar tek e mbramja nga murtaja e për të ardhur në Venedik me mbeturina; përpos këtyre ata u sulmuan në kalim e sipër nga flota bizantine e Dyrrahionit, duke u kthyer më së fundi në Venecia ku i priste nje atmosferë mbytëse, në të cilën qarkullonin akuza për paaftësi bile dhe për tradhti, deri sa më në fund dogji, i braktisur nga të gjithë këshilltarët e tij, vritet te porta e kishës San Zaccaria nga Marco Casulo, një përfaqësues tipik i këtij popolo vecchio që kishte humbur gjithçka.

Tani prishja është e plotë: Manueli nuk duron asnjë lloj kompromisi dhe mjaftohet me pranimin e blerjes individudale të robërve. Venediku radhitet kështu nëkrahun e antibizantinëve të zjarrtë; më 1173 dërgon një kontingjent në ndihmë të trupave gjermane që rrethonin Ankonën, pastaj nënshkruan me mbretin e Sicilisë një marrëveshje më 1175, e cila i përjashton nga tregtia siciliane ata venedikas uqë kanë ndihmuar perandorin e Konstantinopojës” (çka provon se bënin tregti...) dhe tek e fundit pret më 1177 perandorin Frederik Barbarosa [Frederiku 1] dhe papën Aleksandri III, që vijnë të bëjnë paqe me të, por duke patur në sy një lidhje perëndimore kundër perandorisë greke.

Në Lindje fillon një rikthim i Venedikut në Egjipt dhe Levantin mysliman, ku e kishin lënë aq pas pizanët dhe gjenovezët, por venedikasit e parë do të shfaqen në perandorinë greke vetëm nga vitet 1183-1184, çka i shpëtoi të paktën prej masakrës së tmerrshme të latinëve që do ta përgjakte Konstantinopojën më 1182, mbas vdekjes së Manuel Komnenit, ku haraçin e paguan vetëm kundërshtarët e Venedikut. Kjo rivendosje e lidhjeve na nxjerr në pah më anë tjetër që, mesa duket, tregtarët venedikas vazhdojnë t’i tremben në këtë periudhë rreziqeve që i kanosen transportit detar dhe se kishin zgjedhur, së paku njëherë për njëherë, rrugën tokësore, e cila nga Dyrrahioni çonte deri në Konstantinopojë; në shkurt 1183 tregtari Pietro da Molin mori një ngarkesë 200 librash me aspra që duhej t’i dërgonte me det deri në Dyrrahion e që pastaj i mbarti me rrugë tokësore drejt Konstantinopojës: dëftesa për këtë iu dha në Rialto në gusht 1184. Rëndësia e këtij itinerari mund të shihet edhe më qartë në çastin e një paqeje pa bujë që më në fund lidhet me perandorinë më 1183: në qoftë se privilegji që përfiton më së fundi nga Isaku II më 1187, përsa 1 takon bregut shqiptar, nuk është asgjë më shumë veç përsëritje e dispozitave të marrëveshjeve të 1082 dhe 1148, gjersa përmenden vetëm portet e Dyrrahionit dhe të Valonës, ai që i jep Aleksisi III më 1198 e tregon shprehimisht ekzistencën e pasurive të patundshme që zotëronin venedikasit në këto dy qytete, po gjithashtu edhe në provincën e Jerichos (Orikonit) dhe të Kaninës, duke dëftyer shtrirjen e interesave venedikase në tërësinë e bregdetit qendror të Shqipërisë së sotme243. Shembullin e tyre e ndjekin edhe latinë të tjerë: një akt i Aleksandrit III më 1168 flet për “murgj dhe latinë të tjerë, si klerikë ashtu dhe laikë, që jetojnë në Dyrrahion”, por edhe tregtarët vijnë e bëhen të larmishëm, me ngulitjen e raguzianëve dhe pa dyshim të dalmatëve të tjerë: privilegji qëijepet Raguzës më 1192 aludon përpasun që u janë grabitur në Dyrrahion tregtarëve raguzianë244. Që tani nis të përvijohet tregtia e Orientit e shekujve XIV dhe XV, me krahun e vet detar dhe karvanet e saj, që kanë në krye të tyre Dyrrahionin dhe Valonën.

Adriatiku në sulm mbi Lindje: kryqëzata e katërt dhe perandoria venedikase

Pavarësisht nga kujtimet e këqija që i kishte lënë Venedikut, Manuel Komneni, zot teorik i bregdetit lindor dhe njeriu të cilit ia kishin frikën mbretërit dhe sundimtarët e hinterlandit, kishte ruajtur aty një rend të favorshëm për të; mbrapështitë që ndesh Venediku në Adriatik, ndërkohë që në Lindje ndodhin ngjaije shumë më të njohura, janë të domosdoshme për të kuptuar një periudhë topitjeje e cila do të marrë fund vetëm me kryqëzatën e katërt. Kjo për arsye se vdekja e Manuelit kishte shpërthyer një radhë konvulsionesh që ishin kthyer të gjitha në dëm të Komunës, duke filluar me një aleancë të frikshme të lidhur mes Hungarisë dhe Serbisë, e sanksionuar prej dimrit të vitit 1180: Bela III i Hungarisë, rob i dikurshëm në Konstantinopojë, rimerr Spalaton me gjithë rajonin e saj, ndërkohë që zhupani i madh Stefan Nemanja, pararendësi i dinastisë më të shquar serbe, i është qepur Dalmacisë së jugut e sidomos Raguzës; në vitet 1185-1186 kemi çlirimin e bullgarëve dhe serbëve prej Konstantinopojës, por që më. 1184 zhupani i madh kishte marrë në zotërim kufijtë shqiptaro-malazias me Ulqinin dhe Tivarin e pastaj kishte sulmuar Kurzolën, kurse më 1186 ai bëhet zot i Kotorrit; Venedikut nuk i mbeten veçse disa pak ishuj të Quarneros dhe ndërhyrja e flotës së tij, më 1187, përfundon me një disfatë të vajtueshme; ndërkaq ngrenë krye disa qytete bregdetare, pikësëpari Zara, e cila më 1183 dëbon kontin venedikas, duke e zëvendësuar atë me një prej qytetarëve të vet e duke u vendosur nën autoritetin hungarez: megjithë një seri shpeditash detare kundër këtij qyteti, ai do të mbetet hungarez deri më 1200.

E ardhmja duket e zymtë: Raguza u reziston serbëve prej vitit 1184, por tek e fundit i dorëzohet mbretit të Sicilisë më 1185, për të dalë nga varësia e tij vetëm më 1192, ndërkohë që Zara lidh më 1188 një pakt me Republikën e Pizës që ndjehety në Adriatik si shtëpinë e vet. Më 1190 venedikasit ndërmarrin një shpeditë tjetër që përfundon me disfatë edhe më të madhe e pas saj Venediku u lë lamtumirën margaritarëve të tij të Quarneros, Arbës, Osseros dhe Pagos, të cilët do t’i rimarrë veç pas dy vjetësh, në kohën kur aleanca e Zarës me Pizën sjell frutet e veta duke tërhequr pas rryme deri dhe Polën në Istrie, e cila tanimë ia ndalon edhe vetë Venedikut hyrjen sipas dëshirës. Situata bëhet kaq kritike, sa që sipas traditës vededikase pikërisht në këtë periudhë vendoset një episod me pak të ngjarë, por gjithësesi simbolik: dogji Enrico Bandolo, i zgjedhur më 1192, thuhet të ketë hequrdorë në këtë kohë nga titulli i dukës së Dalmacisë, duke u zotuar ta rimarrë atë vetëm mbasi të ketë ripushtuar Zarën.

Por nuk është vetëm Dalmacia në këtë fund shekulli që duket se i shpëton kontrollit venedikas: mbreti norman i Sicilisë Guliami II, duke lidhur edhe një herë interesat e tij me synimet e Guiscardit dhe të Rogerit, ndërmerr më 1185 një sulm masiv kundër Bizantit, duke shtënë në dorë pa luftë Dyrrahionin e pastaj duke siguruar kalimthi ishujt e mëdhenj të detiti Jon: Korfuzin, Kefaloninë, Zakintosin, përpara se të thyente edhe Selanikun; sado që grekët reaguan fuqishëm duke i ridhënë Perandorisë Dyrrahionin dhe Korfuzin, ishujt e tjerë jonianë i ikën Perandorisë përfundimisht prej duarsh e kështu normanët mbetën në vigjëlim fare pranë Adriatikut; dimë se, po në vitin 1185, Raguza nga frika e serbëve iu dorëzua Guliamit II, duke dalë nga varësia siciliane vetëm më 1192246, ndoshta për t’u kthyer prapë nën autoritetin - teorik - të Konstantinopojës: tregtarët e saj, duke përfituar nga mungesa e gjatë e venecianëve, kishin rrahur rrugën për aty, duke hapur kështu rrugën e Lindjes për një qendër që ishte thjesht dalmate; veç kësaj midis viteve 1148 dhe 1211, Raguza thuri një rrjetë aleancash që mbulonin një pjesë të mirë të pellgut Adriatik, nga Molfetta, Monopoli, Bari, Bisceglia dhe Termoli në Pulije e në Molise deri në Ankonë e në Marke. Ndërkaq, flota e Pizës qarkullonte nga Zara në Raguzë dhe në ishujt jonianë, njëlloj si dhe në brigjet perëndimore, ku kishte si kryeqendër Ankonën, një port që shpresonte ende ta rifitonte rolin e dikurshëm të cilin ia pat eklipsuar Venediku. Kështu përvoja tregonte se rrugët e Adriatikut mund të mbylleshin lehtë me sigurimin e kryeurave dhe aleancave, apo duke krijuar pole rivalizuese, pra, e thënë ndryshe duke dëmtuar rëndë tregtinë venedikase e duke vënë në pikëpyetje vetë ekzistencën e Venedikut.

Ndërsa, kur Venediku del prej Adriatikut për t’u rivendosur në shërbim të perandorisë greke, me të cilën bëri paqe më 1187, ai gjen kundërshtarë edhe më të shlirshëm në lëvizjet e tyre: jo vetëm që Gjenova dhe Piza përfituan privilegje të reja më 1192 248, por ato kishin edhe korsarët e tyre që po u bënin një luftë të pamëshirshme anijeve venedikase, të cilat tashmë janë thuajse të vetmet që sigurojnë lidhjet midis Lindjes së afërme myslimane dhe Konstantinopojës, flota e së cilës sa vjen e bjerrjet.

Dyrrahionit, ndërkohë që në Krujë shfaqet një pushtet autonom arbëror ku sundon dinasti Gjin. Dhe çka përbën pa dyshim një kërcënim shumë më të rëndë, aventurieri gjenovez Leone Vetrano ka shtënë ndërkaq në dorë Korfuzin, mbase me synimin që të marrë edhe Durrësin. Kështu pra, nëse Venediku, që nuk është nxituar ndonjëherë realisht për t’i pushtuar shumë nga territoret që i takonin, mori më 1205 mundimin të vendosej në Durrës, ku krijoi një dukat, këtë e bëri pikërisht për të siguruar më njërën anë daljet në Adriatikut e për të mbajtur, më anë tjetër, në dorë çelësat e rrugëve tokësore drejt Lindjes255 256.

Këtë dukat, të cilin sipas logjikës, Venediku duhej ta kishte tepër për zemër, ai e braktis vetëm tetë vjet pasi e kishte marrë, ndoshta në fund të vitit 1212 ose në fillim të vitit 1213, pa rezistencën më të vogël, ndoshta mbas një marrëveshjeje me Mihal Dukasin; si gjithmonë realist dhe i paaftë për të investuar energjitë e veta në një pushtim të hinterlandit, Venediku mjaftohet me një portë pak a shumë të sigurtë në Durrës, të cilit shteti epirot, që shumë shpejt do të shtrihet deri në detin Egje, është duke ia hequr rolin tradicional të portit transballkanik, duke e tkurrur për dy shekuj të tërë në atë të një vendqendrimi në rrugën drejt Levantit25b. Venedikut i duhet ta sigurojë edhe këtë funksion të shkallës; por qyteti është i lidhur ende mjaft ngushtë me Perandorinëlatine të Konstantinopojës dhe prania e epirotëve në Durrës është një rrezik për këtë të fundit siç është edhe për Venedikun: aty ata janë duke mbajtur kryeurën më të rëndësishme në drejtim të Maqedonisë, ku kryejnë një kundërsulm të shkëlqyer kundër latinëve të cilët më 1216, me vdekjen e perandorit Henrik, humbasin sovranin e tyre më të mirë, ndërkohë që pasuesi i tij Pierre de Courtenay, i cili zbarkon në Durrës më 1217 me qëllimin e marrë për t’i ardhur Konstantinopojës nga toka, kapet nga princi Teodor Dukas dhe zhduket me laçkë e me plaçkë. Venediku e ndjen mirë rrezikun, kështu që i bashkangjitet kryqëzatës që predikon papa Honoriusi III kundër Epirit më 1217; prej fundit të vitit në Venedik dhe në Ankonë mblidhen disa kontingjente, midis të cilëve edhe venedikas, por vitin tjetër papa mjaftohet me çlirimin që Teodori i bën kardinalit Colonna, të dërguarit të tij, që ishte kapur rob së bashku me perandorin Pierre, madje tani edhe ndalon çdolloj sulmi kundër princit epirot, që e mendon si të nënshtruar ndaj tij: Venediku shtrëngohet të nënshkruajë një armëpushim 5-vjeçar me Epirin. Tani që i ka duart e lira drejt Lindjes, Teodori e përmbyll pushtimin e Maqedonisë duke marrë më 1224 Selanikun: kemi kështu sërish një shtet grek pushtues është përsëri zot i rrugës së madhe transballkanike që e ka nën mbrojtje, drejt detit, nëpërmjet rinovimit të aparatit të fuqishëm mbrojtës bizantin që ishte dëmtuar rëndë prej fundit të shekullit XII. Venediku privohet tani nga porti i vet i ndalesës, ndërsa Konstantinopoja, udhëkryq i tregtisë venedikase, është nën kanosje të drejtpërdrejtë.

Pragmatizmit venedikas jo sei mungon konsekuenca: ai shpjegohet po të mbahet parasysh se në kapërcyell të shekujve XII e XIII zgjohet rishtas një bregdet perëndimor adriatikas që për një kohë të gjatë kishte qenë i mpirë. Këtu, për Venedikun fjala nuk është vetëm për një sërë rivalësh të mundshëm ose për mundësi problematike për të arritur te burime jetësore, siç është rasti i kriporeve të Cervias, por mbi të gjitha për një kërcënim që i bëhet zotërimit të rrugës lumore padane, e cila realizon lidhjet e Venedikut me Italinë e veriut, Gjermaninë dhe gjithë Perëndimin; në momentin kur Republika ka ngritur një perandori detare lindore dhe sheh të vërshejë në Rialto një masë gjithmonë e më e madhe mallrash që duhen tregtuar më tej, ajo është në rrezik t’i humbasë tregjet kryesore ku mund ta bëjë këtë gjë, në të mirë të rivalëve që kanë një vendosje gjeografike më të volitshme. Ndërkaq, fatmirësisht për Venedikun, kalimi në Sicilisë dhe i Puljes në duar të Staufenit, atëherë kur shuhet dinastia normane, u jep fund ndërmarrjeve detare të Jugut italian, ndërsa luftërat e brendshme që trondisin perandorinë gjermanike i bëjnë sovranët e saj të paaftë të ndërhyjnë në gadishull, së paku deri më 1218, kur Frederiku i ri II, nxënësi i Innocentit III, merr më në fund pushtetin.

Në këtë çast ndryshon gjithçka, për arsye se programi i tij është i qartë: fjala është që të rivendoset në Itali prestigji perandorak, në luftë kundër komunave lombarde, siç e kishte bërë Barbarosa, e t’i jepen perandorisë mjetet lundruese që ta meritojnë këtë emër, diçka që mund të bëhej vetëm duke i luftuar republikat detare, mbi të gjitha Gjenovën dhe Venedikun, duke rrezikuar me një mbështetje tek e treta, Piza, e duke favorizuar qytetet bregdetare të qendrës dhe të jugut italian, sidomos në krahun e Adriatikut: prej viteve 1230, Frederiku i ysht fshehurazi ankonasit dhe barezët që të sulmojnë karvanet detare venedikase në Adriatik. Në atë kohë çelen orekset, e ndrydhura për një kohë të gjatë, të konkurrentëve të shumtë të Republikës, jo vetëm të Riminit dhe Ankonës, që ishin në armiqësi proverbiale me Venedikun, por edhe të Padovës që nuk reshtte së luftuari atë me ngulm, Ravenës dhe Cervias, që donin t’i mbyllnin hyrjen në kriporet e tyre, por sidomos të Ferrarës që mbante çelësat e deltës së Posë, dmth. njëherëshi të drithërave të fushës padane, të transportit lumor drejt Perëndimit dhe, në afat më të gjatë, një thuajse monopol që e kishte siguruar mbi importimin dhe ridërgimin e produkteve orientale drejt perëndimit260. Sado që shumica e qyteteve adriatikase janë të lidhura me Venedikun qysh prej shekullit XII nëpërmjet marrëveshjesh (pacta) që u sigurojnë të gjithave një pozicion të privilegjuar, dalin në skenë mënyra të mbrapshta dhe revolta të hapura që kërcënojnë ta privojnë Venedikun nga gjithë krahu perëndimor i sistemit të vet tregtar, madje të cënojnë dhe interesat e tij në Lindje, të cilat Raguza nuk ka pushuar ndonjëherë së kanosuri në bregun tjetër.

Programi perandorak u jep dukshëm zemër gjithë armiqve, tokësorë dhe detarë, të Venedikut: nga ana e detit, më 1234 Ferrara kërcënonte deri dhe të bllokonte lëvizjen e lirë të personave dhe të mallrave midis deltës së Posë dhe lagunave26*. Edhe Frederiku, në anën tokësore, e kërcënon Republikën: aleati i tij Ezzelino da Romano i plotëson zotërimet e veta në kurriz të Markeve treviziane, ndonja 30 km larg nga laguna, duke i penguar kështu rëndshëm lidhjet tokësore të Venedikut262 dhe duke vënë në pikëpyetje politikën e dogjit Giacomo Tiepolo, përfaqësues i popolo venecio.

Më 1229 ai sapo ishte zgjedhur dhe i ishte vënë një politike ekspansioni 0 esor, të paracaktuar të vinte përsëri në drejtpeshim peshën politike dhe ekonomike e perandorisë detare të Lindjes, por gjithashtu do t’u vinte përsëri ledh vullneteve te ëqija italiane; pothuajse kudo në Italinë e qyteteve dhe komunave, ashtu si në a maci, një numër i madh podestatësh ishin me prejardhje nga Venediku, një zgjerim të ndikimit venecian: më 1236 podestati i Milanos, shpirti i Liges, nuk është tjetër kush veç i biri i dogjit Pietro Tiepolo. Megjithatë janë gjithmonë më të shumtë vededikasit që blenë toka në territoret e komunave fqinje me ukatin, Treviso, Padova, Vicenca, Verona, edhe në rrethana kompromentimi me armiqtë e Republikës. Lidhje të tilla e shtyjnë Venedikun drejt përballjes me perandorinë perëndimore, gjë që kishte arritur ta shmangte në kohën e Barbarosës: me 1236 1237 Frederiku shtie në dorë Vicencën dhe Ferrarën, pastaj më 27 nëntor 1237 shpartallon trupat e Ligës lombarde në Cortenuova, ku Venediku ka dërguar një kontingjent nën udhëheqjen e podestatit Tiepolo; ai bie aty rob, i lidhur në mënyrë qesharake mbas karros simbolike të Milanos, Carroccio-s, përpara se të dërgohet në Cremona e pastaj në Pulje, ku do të vdesë pak kohë më vonë.

Bilanci i dogatit të Tiepolos është si një paralajmërim, pasi ai shpall ekuilibrin ku dotë mbërrijë Venediku në shekullin XV me perandorinë e vet detare dhe perandorinë tokësore, porse në të njëjtën kohë është edhe tepër i rëndë, pasi në përgjithësi politika kontinentale do të dalë shkaktare e një radhe konfliktesh të cilat kishte ditur t’i shmangte deri më aty, ndërkohë që në det po ecet drejt një krize të rëndë qarkullimi. Qysh para 1249-s, në Venedik përvijohen dy pjesët që do të mbisundojnë tashmë jetën e tij politike, ajo e detit dhe ajo e tokës. Në rast se i besojmë Martino da Canalit, tre ambasadorë venedikas pranë koncilit të Lionit, ku Frederiku qe dënuar edhe një herë tjetër, i kishin bërë atij që nga viti 1245, oferta ta qarta paqeje, kryekreje në kundërshti me politikën italiane të Tiepolos, por në emër të epërsisë së interesave detare; këto nënvizojnë se paqja në tokë përbënte një kusht të domosdoshëm për ekspansionin tregtar, si në tokë ashtu dhe në det, por venedikasit e kishin mendjen në radhë të parë për Lindjen: tek revoltat e pareshtura që trondisnin Kretën, e cila qe bërë strumbullar i tregtisë orientale të Venedikut, por gjithashtu tek nevoja e ngutshme për të ruajtur dhe forcuar lidhjet e Republikës me botën myslimane, aq të forta këto, saqë më 1254, nëkryqëzatën e parë të Luigjit IX Venediku mori pjesë vetëm së largu268, ndërsa po atë vitkur papa Aleksandri IV predikoi një kryqëzatë kundër “tiranit” Ezzelino, Venediku përkundrazi mori pjesë me entuziazëm në të, deri sa ky “podestat mizor” u vra, më 1259, në fushën e betejës së Cassanos.

info@balkancultureheritage.com