Dreri
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Dreri

Tren
Lipci

Perandori romak Aureliani, i lindur me siguri nëSirmium (sot Mitrovica e Sremit), në triumfin që e ka kremtuar pas ngadhënjimit mbi gotët, në Romë ngiste qerren, të cilën e kishte plaçkitur në betejë kundër atij populli barbar, e që e tërhiqnin katër drerë. Pasi zbriti në Kapitol, i sakrifikoi një dre Jupiterit kapitolian.

Nuk ka rast tjetër të ngjashëm në kultin romak, të sakrifikimit të drerit, kësaj hyjnie romake, prandaj një gjë e tillë i ka shtyrë historianët modernë të religjionit që burimin e këtij gjesti të Aurelianit ta kërkojnë në Ballkan.

Është e mundur që Aureliani me të vërtetë ia ka sakrifikuar drerin hyjnisë më të lartë në Romë sipas zakoneve të vendlindjes së tij, megjithëse kjo nuk mund të pohohet me siguri, për arsye se dreri, si kafshë flijimi dhe si simbol religjioz, ka qenë i njohur mirë jo vetëm te ilirët, por edhe te shumë popuj. Prandaj, ky perandor romak, i cili ka dashur që kultin e Diellit t’ia imponojë tërë Perandorisë romake si kult zyrtar, nuk ka qenë i detyruar që pikërisht në Iliri ose në Panoni ta gjejë inspirimin për reformën e vet fetare dhe për veprimin e sakrifikimit të drerit Jupiterit kapitolian. Megjithatë, mbetet fakti, që sakrifikimi i kësaj kafshe në atdheun e Aurelianit ka qenë i njohur mirë dhe se dëshmitë arkeologjike mbi këtë kult shkojnë në të kaiuarën e largët, parailire. Është i njohur shembulli i sakrifikimit të kësaj kafshe sipas gjetjeve nga Vuçedoli, i cili për nga koha është i epokës së eneolitit, si edhe gjetja po në këtë lokalitet i nje ekzemplari prej argjili me enën e kultit në kokë.

Nga koha e bronzit, pra, nga koha kur fillon procesi i formimit të etnosit ilir, rrjedh një grup interesant i vizatimeve të drerit në shkëmbin, në lokalitetin Tren, në afersi të Korçës, në Shqipëri. Këtu është paraqitur pamja e gjahut në të cilën gjahtarët në kuaj me shtiza në dorë gjuajnë një dre. Pamja na përkujton paraqitjet në shkëmbinjtë e Val Camonice në Italinë Veriore dhe nuk mund të datohet me siguri, por tani për tani mund të pranohet supozimi i M. Korkutit, sipas të cilit ky i takon fundit të mijëvjetëshit II ose fillimit të të I para e.r. Kjo pamje, pa dyshim ka pasur domethënie magjike.

Ndoshta i së njëjtës kohë është edhe vizatimi i ngjashëm i gjahut në drerë në shkëmbin Lipci, në gjirin e Bokës së Kotorit. Domethënia e këtij kompozimi figural (pesë drerë, një drenushë dhe një (ose dy?) gjahtarë në kuaj me shigjeta në duar) ka qenë, pa dyshim, identike me atë të Trenit në Shqipëri. Mirëpo, në mesin e figurave në kompozimin e Lipcit ndeshim gjithashtu edhe dy svastika, pra, simbole solare (diellore) prania e të cilave, në këtë kompozim, nuk mund të kuptohet si dekorim i thjeshtë. Derisa për skenën e gjahut mund të supozojmë - e këtë e dëshmon fakti se figurat në Lipci, njësoj si edhe ato të Trenit, gjenden në një shkëmb tejet të vështirë për kalim - se ka pasur domethënie magjike, prania e svastikës shpie edhe në domethënien e kultit të këtyre kompozimeve, si edhe vendi në të cilat ato gjenden. S’do mend se këtu kemi të bëjmë edhe me mbeturinat e vendit të kultit në lidhje me kultin e Diellit.

Paraqitjet e drerit, të cilat mund të lidhen me ilirët dëshmohen kryesisht në objekte dekorimi. Nga Krehin Graci, p.sh. është e njohur paraqitja e 5 drerëve në tokzën e madhe prej bronzi, e cila datohet nga mbarimi i shek. IX para e.re. (T. VIII, l). Pak më vonë (shek. VII) kemi një paraqitje të drerit të skalitur në një kailçi të gjetur në Ilijak në Gllasinc, edhe më vonë ndeshen gjetje të disa ekzemplarëve të drerit prej bronzi në viset lindore, trevave periferike të kulturës ilire, disa nga të cilat e kanë prejardhjen prej stepave të Evropës Lindore - paraqitjet e drerit në kapakun e një ene nga Novo Mestoe Sllovenisë. ku gjenden të skalitura edhe simbole të tjera solare, një paraqitje realiste e kësaj shtaze në pllakën pesëfaqësore të kohës së hekurit të ri, të gjetur, në Vinça etj.

Grumbullin e veçantë të paraqitjeve të drerëve e gjejmë në prodhimtarinë e artit të situlave në gjirin kulturor të Alpeve Lindore. Mirëpo, duhet theksuar menjëherë fakti se dreri këtu paraqitet në zhanrin e skenave natyraliste, të cilat nuk kanë, siç duket, domethënie më të thellë religjioze (T. VIII, 2).57 Për ne rëndësi të madhe ka paraqitja e një vargu drerësh në frizin e mesëm të një ene prej qeramike të gjetur në Sveta Lucia afër Tolminit (T. VIII, 3), dhe që datohet në shek. VII-VI. para e.r. Figurat e drerit rrotullohen rreth enës në të njëjtin drejtim siç sillet Dielli në kupën qiellore. Këtu drerët paraqiten në funksionin e tyre më të thjeshtë simbolik - si personifikim i Diellit dhe i rrotullimit të tij nëpër gjithësi.

Nga vetë materiali arkeologjik është vështirë ta njohim kultin e drerit te ilirët më shumë se sa është njohur për këtë kult nga religjionet dhe mitologjitë e tjera. Vetë paraqitja e figurës së kësaj shtaze, relativisht e shpeshtë, në trevën ilire flet se dreri edhe në legjendat dhe besimet ilire ka luajtur rol të rëndësishëm, njësoj si edhe në legjendat e besimet e shumë popujve të tjerë. Mirëpo, për fat të keq, nuk është ruajtur asnjë tregim ilir, i cili do të na tregonte se çfarë vendi të vërtetë ka pasur kjo kafshë në sistemin e besimeve ilire.

Pak dritë mbi rolin e kësaj shtaze në besimet ilire hedh toponomastika e deri diku, filologjia. Disa toponime nga treva ku kanë jetuar ilirët - ose ku prania e tyre në saje të burimeve arkeologjike dhe historike mund të dëshmohet - sqarohen nga rrënja bhrento. Këto janë emrat e qytetit Brundisium në Italinë Jugore, pastaj emri i regjionit Brutti në Itali, Brattia - Braçi i sotëm etj. Kjo rrënjë lidhet me fjalën shqipe bri, brini dhe do të ishte domethënia e fjalës ilire për drerin. Nuk është vështirë, që nga kjo të nxirret përfundimi - në qoftë se këto kombinime filologjike janë të sakta - që këto toponime janë në lidhje me domethënien totemiste që kjo kafshë e shenjtë ka pasur tek ilirët.

Keltët sjellin në trevën ilire hyjninë e vet Cernunnos, e cila ka në kokë brirët e drerit. Ndërkaq, duket se kjo hyjni nuk ka qenë mjaft e popullarizuar në mesin e keltëve, të cilët janë vendosur në tokat ilire, për arsye se, deri tani është zbuluar vetëm një përmendore me paraqitjen e kësaj hyjnie. Mirëpo, edhe kjo është e kohës romake (shek. II. para e.re.). Kjo hyjni në religjionin kelt, në rend të parë, ka qenë hyjni e plleshmërisë. Mund të supozojmë se një lidhje e tillë e drerit me plleshmërinë - si të njerëzve ashtu edhe të botës shtazore e bimore - nuk ka qenë e huaj as te ilirët, dhe përveç që ka pasur karakterin e simbolit solar, ka gjithashtu edhe domethënien simbolike të nënshtetësisë dhe të plleshmërisë.

info@balkancultureheritage.com