Dubrovniku hyn nën protektoratin e osmanëve në 1365
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Roma Mbretërore
~Shaban Dervishi
Republika e hershme
~Shaban Dervishi
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Dubrovniku hyn nën protektoratin e osmanëve në 1365

Republika e Dubrovnikut (Raguzës) shtrihej në pjesën jug-perëndimore të Bosnjës dhe në brigjet e Detit Adriatik. Duke qenë se kishte një shtrirje të vogël territoriale dhe tokë të papunueshme, ishte më tepër e angazhuar me veprimtarinë tregtare. Në vitin 1365, kjo Republikë arriti një marrëveshje me Devletin Osman, sipas të cilës pranoi që ti paguante Devletit Osman 500 monedha floriri në vit, në këmbim të mbrojtjes së osmanëve, dhe lirisë së tregtimit në rajonin lindor të Mesdheut. Tugra (Tugra) (Firma e Sulltanit) vendosej në fund të marrëveshjeve, gjatë periudhës së administrimit të selçukëve dhe Bejlikeve të tjera turkmene në Anadoll. Në këtë mënyrë, Tugra e Sulltan Muradit u vu edhe mbi këtë marrëveshje midis Republikës së Dubrovnikut dhe Devletit Osman. Nëpunësi zyrtar, që ishte i ngarkuar të vendoste firmën Tugra të Sulltanit quhej Tugra kesh dhe nënshkrimi i këtij akti ishte një ngjarje shumë e rëndësishme. Pohimi se Sulltan Muradi e futi dorën e tij në bojën e shkrimit dhe më pas e vendosi atë mbi marrëveshjen për ta firmosur, nuk është i saktë. Dihet me siguri se babai i tij, Orhan Gaziu, kishte Tugran e tij që më parë; këto lloj pohimesh pasqyrojnë vetëm qëndrimin e ndikuar subjektiv dhe paragjykues të disa studiuesve. Kjo marrëveshje konsiderohet si marrë-veshja e parë e vazhdueshme e paqes me një entitet shoqëroro-politik evropian nga ana e osmanëve, si dhe dokumenti i parë që e ktheu Devletin Osman në trashëgimtarin e Perandorisë Romake.

info@balkancultureheritage.com