Dukati
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Dukati

Pozita e veçantë gjeografike e Dukatit i dha një rol e vend të rëndësishëm historik këtij vendbanimi. Dukati zotëronte njëherësh Qafën e Llogarasë, që çonte drejt bregdetit të Himarës, Qafën e Shëngjergjit, që çonte në zemër të Labërisë si dhe fushën që prej fshatit shtrihej deri në Orikumin buzë detit. Ekspeditat e ndryshme të zhvilluara nga sulltanët e komandantët e tjerë osmanë kundër Himarës e Labërisë, nisnin pikërisht nga kjo fushë, ku grumbulloheshin ushtritë osmane, dhe që quhej pikërisht "fusha e Dukatit" (la pianura di Ducates). E gjithë kjo shtrirje, nga fshati në mal, në hyrje të Qafës së Shëngjergjit në lindje, në pikën më të lartë të Qafës së Llogarasë në jug, duke përfshirë gadishullin e Karaburunit në perëndim e fushën e Dukatit deri Jonufër në veri, quhej atë kohë "vendi i Dukatit" (il paese de'Ducati). Në vitin 1690, banorët e Radhimës e përfshinin veten në kumunitetin e dukatasve (iioi Diicati). Në këtë kuptim, do të bënim një vlerësim tepër reduktiv në rast se do ta quanim, e sidomos në rast se do e konsideronim Dukatin thjesht një fshat. Në vitet 1660, Evlija Çelebiu fliste gjifhashtu për vendin e Dukatit, i cili sipas tij përfshinte 100 fshatra "të pashtruara e të pabindura", banorët e të cilave ishin "ndër më trimat e popullit shqiptar".

Çelebiu, që nuk i përmend Himarën e Labërinë (Arbërin), me siguri i përfshin këto krahina nën emërtimin Dukat.

Megjithë shtrirjet e ndryshme gjeografike që i atribuohen Dukatit, bërthama e tij mbetej tek fshati mbi mal. Sipas një letre që krerët e Himarës e të Labërisë i dërgonin Markezit të Atripaldës në Napoli, më 14 gusht 1532, fshati Dukat nxirrte 130 burra të aftë për luftë.

Në vitin 1566, i dërguari i Mëkëmbësit të Napolit, Saetta, rapor- tonte se Dukati (Ducati) ishte një fshat i mbështetur në faqen e maht Kurfuvë (Curfuva); poshtë tij, nga Qafa e Shëngjergjit zbriste një lumë, në të majtë të të cilit shtrihej fusha e quajtur Buguiniza. Fshati në mal kishte 180 shtëpi dhe nxirrte 200 luftëtarë.

Dukati veçohet vazhdimisht nga burimet si një nga ato fshatrat shqiptare "që nuk u bindej aspak Turqve". Si të tillë, dukatasit vuajtën vazhdimisht nga reprezaljet e ekspeditave osmane. U ndëshkuan rëndë sidomos më 1596 nga Sanxhakbeu i Delvinës, Pirri Pasha, pas shtypjes së kryengritjes së Athanasit të Ohrit, kur fshati në mal u mpak në 200 shtëpi, një pjesë e të cilave, sipas Soranzo-s, vendosi të shpërngulej poshtë në fushë, në Orikum (Nerihd=Jerikd). Siç na mëson së fundi N. Malcolm, këtë të dhënë Soranzo e ka marrë nga një "traktat" mbi Shqipërinë shkruar pikërisht në vitin 1596 nga shqiptari prej Ulqini, Antonio Bruni. Në vitin 1614, Aleksandër Muzela, vikar i Patrikut Athanas të Ohrit e përshkruan Dukatin si një vend të banuar nga shqiptarë të krishterë (un lugar que se llania Ducates de gente alvaneses cristianos). Për një "vend me emrin Dukat" (terra detta Ducades) flet më 1661 edhe mitropoliti i Durrësit e kreu i misionit të murgjve bazilianë në Himarë, Simon Laskari. Ky i atribuon Dukatit një popullsi prej 2 mijë vetësh dhe nënvizon se një pjesë e banorëve atë kohë ishin myslimanë (Turchi), por si shumë myslimanë të tjerë të këtyre anëve, Dukatasit ngrinin krye vazhdimisht kimdër Turqve.

Nëse, siç thamë, në vitin 1614 Dukati përcaktohej si një vend i banuar nga Shqiptarë të krishterë, mbetet të konkludojmë se islamizimi i popullsisë së tij kishte filluar nga gjysma e shek. XVII, kur Simon Laskari shkruan se fshati ishte pjesërisht i islamizuar. Gjithsesi, sipas tij, dy familjet kryesore të Dukatit ishin familja Nika e familja Prifti, pra dy familje ende të krishtera.

Banorët e Dukatit, si gjithë banorët e Labërisë e Himarës, u ndodhën gjithnjë në anën e kundërt të Turqve, gjë që e provojnë kryengritjet e tyre të shpeshta si dhe bashkëpunimi i tyre me Spanjollët, Venecianët e Napolitanët në të gjitha ballafaqimet që këta patën në territoret e Sanxhakut të Vlorës. Ky pozicionim i tyre antiosman u rikonfirmua gjatë konfliktit të gjatë turko-venecian për zotërimin Kandias (1645-1669), kur Dukati dhe gjithë fshatrat e Bregut e të Labërisë u rreshtuan në anën e Venecianëve dhe me kryengritjet e tyre të vazhdueshme mbajtën të mbërthyera në atë front forca të konsiderueshme osmane, që përndryshe do angazhoheshin në Kretë. E ilustrojnë këtë pozicionim ngjarjet e vitit 1664, kur fshatrat e asaj treve, në veçanti Vunoi, Dhërmiu, Dukati e Himara u suhnuan disa herë nga ushtritë osmane. Siç i raportonte atë kohë nga Palasa Nicold Michielit, Proveditorit venecian të Korfuzit peshkopi Arkad, misionar bazilian, burrat e atyre fshatrave lidhën besë mes tyre, duke pranuar më mirë një vdekje me nder, se sa të dorëzoheshin apo t'u paguanin haraç Turqve. Sipas tij, kryengritësit arritën t'i zmbrapsin disa herë sulmet osmane e të vrasin vetëm gjatë një kundërsulmi të furishëm 150 ushtarë armiq. Peshkopi Arkad nuk mungon të evidentojë edhe rolin e municioneve të ofruara nga Venecianët si dhe të galerave veneciane, të cilat vetëm me shfaqjen e tyre në bregdet, pra edhe pa u përfshirë në luftime, ndihmuan për t'i dhënë zemër luftëtarëve himarjotë.

Dukati përmendet edhe gjatë ngjarjes së fundit të madhe luftarake që interesoi trevën e Vlorës, atë të betejës turko-veneciane për Vlorën e Kaninën, më 1690-1691. Atë kohë banorët e Dukatit u lidhën dhe u bënë pjesë e rëndësishme e planeve veneciane për pushtimin e kështjellave të Vlorës e të Kaninës, dhe siç deklaronte në mënyrë lakonike por kuptimplotë një banor i Dukatit, atë kohë "Turqit u zëmëruan keqas me Dukatasit.

Por edhe në periudhat e paqes e të qetësisë, Dukati nuk pushonte së krijuari probleme për administratën osmane, madje edhe për vetë Portën e Lartë, me aksione që kërcënonin stabilitetin e pushtetit osman në ato anë, por edhe që shpeshherë kompromentonin marrëdhëniet e Portës me fuqitë e huaja. Kështu ndodhi në janar 1670, kur njerëzit e Dukatit ndaluan një peshkarexhë korfiote me 14 njerëz në bord. Duke u bazuar në faktin se midis Portës dhe Venedikut atë kohë mbretëronte paqja, Proveditor-Kapiteni i Korfuzit, Domenico Gritti, u shkroi autoriteteve lokale osmane duke kërkuar lirimin e robërve. Por, ai vetë nuk mungon së shprehuri skepticizmin e vet lidhur me një rezultat pozitiv të ndërhyrjes pasi, siç shprehet, Dukatasit nuk pyesnin fare për Turqit.

Por akoma më e rëndë për pasojat që pati në implikimet ndërkombëtare ishte ngjarja që ndodhi në muajin tetor 1668 dhe që pati për protagoniste fatkeqe anijen veneciane "Shën Mëria Ndihmëplotë" (Nostra Signora dell'Agiuto) dhe njerëzit e bartur në bordin e saj. Bëhej fjalë për 300 mercenarë gjermanë, të rekrutuar nga Venecianët për t'u dërguar në frontin e vështirë të Kandias (Kretë). Kur anija po lundronte afër vendit të quajtur "Rrugët e Bardha", në bregun e Palasës, aty ku 1600 vjet më parë kishte zbarkuar Jul Qezari, mercenarët gjermanë u rebeluan dhe e detyruan kapitenin e anijes të ankoronte në breg. Por aty, mercenarët gjermanë u pritën me armë nga banorët e Dukatit, të cilët ishin alarmuar nga zbarkimi i të huajve të armatosur. Në përleshjen e zhvilluar aty rreth 10 mercenarë gjermanë mbetën të vrarë kurse 150 u zunë rob nga vendasit.

info@balkancultureheritage.com