Durrësi
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Durrësi

Qyteti i Durrësit ndodhet në Shqipërinë e Mesme dhe është porti më i rëndësishëm i vendit. Ai është pasues i Dyrrahut të Antikitetit, i cili ka qenë qyteti më i madh i Shqipërisë gjatë periudhës greko-osmane dhe Mesjetës së Hershme. Gjatë periudhës osmane, Durrësi ka qenë i rëndësishëm vetëm si një fortesë kufitare për mbrojtjen e bregdetit dhe si një port i vogël në shërbim të Elbasanit, kryeqytetit të sanxhakut, ku ndodhej Durrësi. Durrësi është i ndërtuar në kurriz të kodrave, përgjatë detit Adriatik. Deri kohët e fundit kjo kreshtë ka qenë plotësisht e ndarë me një argjinaturë nga terreni i gjerë moçalor. Një gjendje e tillë ka përcaktuar fuqinë dhe dobësinë e qytetit të Durrësit ndër vite. Ai ka qenë një bazë e mbrojtur lehtë për forcat detare, një port i mirë, por një vend jo i shëndetshëm për të jetuar në të.

Përgjatë historisë së tij, qyteti ka qenë pikënisja e një rruge të madhe komunikimi me brendësinë e gadishullit të Ballkanit, rrugën Egnatia. Dyrrahu romak u shkatërrua nga një tërmet në vitin 345 e.s. dhe nuk u riparua deri në kohën e sundimit të perandorit bizantin Anastasius (491-518), i cili ishte vetë nga ai qytet. Një zgjatje e rëndësishme e mureve të qytetit, të ndërtuar prej tij, ruhet akoma edhe sot. Këto mure dhe një amfiteatër i madh romak, tashmë në punime e sipër, janë monumentet kryesore që na kujtojnë historinë e gjatë të këtij qyteti.

Në Mesjetë dhe në fillim të shekullit tonë (e ka fjalën për shekullin XX), Durrësi ka qenë një nga objektivat kryesore për skemat ekspansioniste të fuqive të ndryshme, që e përdorën atë si një trampolinë për një inkursion të mëtejshëm më në brendësi dhe si një bazë detare. Qysh në shekullin XIII, historia e Durrësit është një histori në dobësim të vazhdueshëm, e karakterizuar nga zvogëlimi i përsëritur i madhësisë së qytetit me mure. Zona e rrethuar nga Anastasius përfshinte një sipërfaqe prej rreth 1000 m2. Argjinatura pasonte vargun e kodrave në drejtimin juglindje-veriperëndim. Vetë qyteti ndodhej pas këtyre kodrave, në tokën e pjerrët në drejtim të kënetave. Në kohërat e lashta këto moçale mund të kenë qenë një lloj deti i brendshëm. Ndoshta, akropoli i periudhës greko-romake ka qenë i vendosur më tepër në veri, në të ashtuquajturën Kodra 98. Fortesa e periudhës mesjetare ndodhej në një tjetër pikë të lartë të vargut bregdetar, në një lartësi prej 59m mbi nivelin e detit, përafersisht në mes të argjinaturës.

Në vitin 1273 qyteti, në atë kohë nën zotërimin e Anzhuinëve të Siçilisë, pati përsëri dëmtime nga një tërmet i fortë. Gjatë riparimeve të mureve në vitin 1274—1284, rrethimi muror u dobësua shumë nga ngritja e një muri të tërthortë, i cili ndërpriste gjysmën e shkretë veriore të qytetit të vjetër. Në të njëjtën kohë, u ngrit një fortesë e re në breg të pjesës lindore, për të mundësuar një mbrojtje më të mirë kundër suhnit detar.

Nga fundi i shekullit XIV, Republika e Venedikut mori qytetin e Durrësit. Për më tepër, venedikasit zvogëluan përmasat e qytetit me mure gjatë riparimeve që bënë në vitin 1403. Von Sufflay i ka përshkruar riparimet veneciane si një “punë të mjere e lara-lara”. Në vitin 1426 muret ishin sërish në një gjendje të keqe. Në vitin 1441, fortesa që ka shumë mundësi të ketë qenë pasuese e Akropolit të vjetër, ishte në prag të shkatërrimit. Zona e banuar u përqendrua plotësisht në hapësirën midis dy fortesave. Zvogëlimi i qytetit nuk e ndaloi shkatërrimin e mëtejshëm të tij. Në vitin 1423 dhe në 1428 venedikasit premtuan heqje të taksave për të tërhequr banorë të rinj, por në 10 vitet që pasuan (1428-1437), nuk pati asnjë njeri për të mbajtur muret: banorët kishin vdekur për shkak të urisë dhe epidemisë së murtajës (1348, 1363, 1391, 1401, 1481) dhe nga “ajri i keq” rrodhi malaria nga moçalet e shtuara. Përpara pushtimit osman muret e qytetit ishin të rrënuara dhe përsëri fortesa ishte në prag të shkatërrimit. Fisniku gjerman Arnold von Harff, i cili e vizitoi Durrësin në vitin 1499, e quajti atë: “Ein gruysse verstsrte Stadt”, një qytet plotësisht të shkatërruar.

Gjatë luftës osmane me Venedikun, në kohën e Bajazidit II, osmanët, nën komandën e Evrenosodlu Mehmed Beut, sanxhakbeut të Elbasanit, e morën Durrësin në befasi, në verën e vitit 1501(8), duke kaluar nëpër moçalet e thara. Menjëherë, osmanët filhian restaurimin e mureve të shkatërruara. Ata i zvogëluan muret e qytetit, duke rrethuar vetëm hapësirën që tashmë ishte e banuar, zonën midis fortesës në kodër dhe fortesës anzhuine në bregdet. Gjatë shekujve të parë të sundimin osman, Durrësi u dobësua më tepër dhe kishte rëndësi vetëm si një fortesë kufitare dhe si një port i vogël për Elbasanin. Në vitin 1610 Marino Bizzi numëroi 300 shtëpi në të, ndërsa një gjysmë shekulli më vonë një numër i tillë u reduktua në 150 shtëpi, të përmendura nga Evlia Çelebiu(,,). Sulltan Bajazidi e transformoi një nga kishat më të mëdha mesjetare të Durrësit në xhami. Në shekujt që erdhën më vonë, ajo u zëvendësua nga një ndërtesë osmane me një përmasë më të vogël dhe të një forme të ndryshme, duke përfshirë në të shumë pjesë të ndërtesës së vjetër. Në kohën e Evlia Çelebiut, kisha e vjetër nuk ekzistonte më. Evlia ia atribuon degradimin e Durrësit kryengritjeve shqiptare, të cilat bënë që shumë prej banorëve të mëparshëm të iknin për të kërkuar ndonjë vend më të mirë. Zyrtarët osmanë të kazasë së Durrësit banonin në qytezën e Kavajës, e cila është themeluar nga osmanët gjatë shekullit XVI në një vendqëndrim më të mirë, 12 kilometra në brendësi.

Durrësi pati një zhvillim relativisht të madh vetëm në shekullin XVIII, duke rifituar një rëndësi të konsiderueshme si një port për eksportimin e prodhimeve bujqësore të tokave të mëdha të asaj kohe. Në këtë kohë, disa vende perëndimore hapën konsullata në Durrës, si Franca, Gjermania etj. Një gjë e tillë tregon rritjen e rëndësisë së këtij qyteti.

Një panoramë më e hollësishme në lidhje me madhësinë dhe rëndësinë e Durrësit në dekadat e fundit të periudhës osmane, jepet në salnamenë e vilajetit të Shkodrës të vitit 1310 H (1892). Sipas këtij burimi qyteti kishte 550 shtëpi, nëntë hane, një hamam; tre xhami, një medrese, një Rushdije, 2 shkolla fillore muslimane dhe tre kristiane të të njëjtës kategori si dhe katër kisha. Popullsia e përgjithshme ishte 4.785 banorë, nga të cilët 3.018 ishin muslimanë, 1520 ortodoksë grekë dhe 199 katolikë. Qyteti ishte qendër e sanxhakut të vilajetit të Shkodrës, duke përfshirë kazatë e Durrësit, Tiranës, Kavajës dhe Shijakut.

Marrëdhënia e vjetër administrative me Elbasanin u ndërpre gjatë reformave të Tanzimatit. Pas kësaj, Elbasani i përkiste vilajetit të Manastirit. Nga viti 1944 numri i banorëve u rrit ngadalë deri në 10 000. Durrësi ka qenë kryeqyteti i parë i shtetit të pavarur shqiptar në vitin 1912, por shumë shpejt, kryeqytet i këtij shteti u bë Tirana. Në ditët e Republikës Popullore, qyteti pati një zhvillim të madh dhe një modernizim të përgjithshëm.

Sot, ai është qyteti më i madh i vendit pas Tiranës, me një popullsi prej 60 000 banorësh(ky numër i korrespondon vitit 1978 kur autori ka qenë në Shqipëri), ka një port modern dhe një numër të konsiderueshëm industrish. Ky qytet është akoma pika kryesore e hyrjes në brendësi të vendit, duke qenë edhe fillimi i dy hekurudhave. Moçalet e rrezikshme bregdetare janë bonifikuar dhe janë kthyer në fusha pambuku.

Në dy dekadat e fundit i është kushtuar një rëndësi e madhe relikeve të së kaluarës, në veçanti veprave mashështore të kalave dhe amfiteatrit.

Durrësi ka qenë vendlindja e dijetarit dhe poetit osman të shekullit të XVI, Fevri Ahmed Efendiut, i njohur si oborrtar i Sulejmanit të madh dhe si Myfti i Damaskut. Fevriu vdiq në vitin 978 H (1570/71). Ai shkroi vepra në turqisht, persisht dhe arabisht dhe la si trashëgimi një divan (përmbledhje poezish).

Muret e qytetit dhe kështjella

Zhvillimi historik i veprave mbrojtëse rreth Durrësit është përshkruar në mënyrë të shkurtër më sipër. Veprat, të rindërtuara nga osmanët pas vitit 1501, nuk janë ruajtur krejtësisht, por janë të njohura më tepër me anë të botimeve të vjetra dhe të detajuara.(16) Kohët e fundit kërkimi i Koço Zhekut vërtetoi vlefshmërinë e pikëpamjeve të mëparshme, përsa i përket origjinës së pjesës më të vjetër të mureve ekzistuese, të cilat janë, padyshim, punë e Perandorit Anastasius.

Nga qyteti i vjetër është ruajtur një hapësirë prej 500 metrash me katër kulla pesëkëndore. Kjo ka qenë argjinatura e fortesës osmane dhe shkonte nga hyija e portit drejt kodrës së vjetër Akropolis. Kështjella anzhuine e vitit 1280 u shkatërrua menjëherë pas vitit 1918, së bashku me muret osmane në pjesën lindore. Pjesa më e madhe e atij muri u shkatërrua gjatë tërmetit të vitit 1928 bashkë me portën kryesore. Ajo çfarë është ruajtur nga muri osman është një hapësirë prej 80 metrash, duke zbritur nga kështjella në drejtim të lindjes. Pjesët më të mira të veprave osmane që janë ruajtur është fortesa rrethore në skajin jugor të murit anastasian. Kjo rondelë është projektuar për të mbrojtur hyrjen e portit dhe ka qenë e armatosur me një sërë armësh në të dyja katet.

Rondela është një vepër tipike e arkitekturës ushtarake osmane të shekullit të XVI dhe duhet renditur së bashku me shembujt e tjerë të veprave të këtij lloji: me Koronin në Peloponez, me kështjellën e Moreas afer Patrës dhe Sulltan Kalenë e Kilid ul-Bahrin për mbrojtjen e hyrjes në Dardanele. Rondelat e kështjellës së Moresë janë të së njëjtës kohë me atë të Durrësit, në vitet 1499-1500, ndërkohë që të tjerat i kanë fillesat në kohën e Sulejmanit.

Fortifikimi në Durrrës është 14 metra në diametër dhe ka një hapësirë të brendshme prej 6 metrash. Trashësia e mureve është 4 metra. Dhoma e brendshme, një strehim për shumë armë, është e mbuluar nga një kube e ndërtuar me tulla. Ajo është e ulët, e fortë dhe është në gjendje t’i rezistojë zjarrit të anijeve armike. Në të kapesë frëngjij, të cilët mbulojnë një kënd prej 260 gradësh, përfshirë këtu edhe dy pjesë muresh dhe hygen e portit. Në atë pjesë të fortesës që nuk i përket frontit kryesor të hiftimit, ndodhet një korridor i ngushtë me shkallë, që të çon në pjesën e sipërme (platformë). Në këtë platformë ndodhen gjithashtu disa frëngjij. Rondela është e gjerë në tre metrat e para mbi nivelin e tokës. Pjesa e poshtme pjerrësohet nga brenda, duke formuar një lloj brinje (pjerrësie). Një komizë me një profil të trashë rruaze ndan pjesën e poshtme të fortifikimit nga dhoma e brendshme. Poshtë platformës së sipërme të armëve ndodhet një komizë e të njëjtit lloj.

Rondela është një ndërtim solid. Brinja e pjerrët është bërë nga blloqe shumë të mëdha të një guri gëlqeror me ngjyrë gri e të bardhë, kurse pjesa e sipërme e saj nga copa të vogla të të njëjtit gur, por të vëna në një mënyrë më pak të rregullt. Kjo fortesë ka qenë për një kohë të gjatë në një gjendje të keqe shkatërrimi, por u restauma me kujdes në vitet 1960. Për fat të keq, restauruesit nuk e dinin formën e frëngjijve osmanë të fillim-shekullit XVI, kështu që e rindërtuan pjesën e sipërme në një mënyrë hipotetike, duke ia pëmgjarë mureve mbrojtës të periudhës përpara shpikjes së top rrethimit. Gjatë të njëjtit restaurim, forma e frëngjijve në dhomën e brendshme u ndryshua. Në fillim, frëngjijtë kishin harqe të ulëta me majë të modelit të veçantë osman. Situata përpara restaurimit mund të shihet në disa fotografi të vjetra. Sot, rondela e Durrësit është e rrethuar nga një park i vogël, i cili ndan muret historike nga zona e portit.

Duke e krahasuar me fortifikimet e tjera të të njëjtit lloj, të përmendura më sipër, mund të nxjerrim përfundimin se rondela e Durrësit i përket grupit të mesëm. Shumica e rondelave të kështjellës së Moresë janë më të vogla, ndërkohë që ajo e Kilid ul- Bahrit është më e madhe (me një diametër prej 22m, 9m brenda dhe me muret me një trashësi prej 6.5 m. Përsa i përket formës së përgjithshme dhe ndërtimit, fortifikimi i Durrësit është shumë i ngjashëm ine atë të Kilid ul- Bahrit, por ky i fundit i përket një kohe më të vonë.

Rondela e Durrësit përfaqëson një fazë të rëndësishme në zhvillimin e arkitekturës ushtarake osmane. E krahasuar me fortifikimet e të njëjtit lloj, të ndërtuara vetëm 10 vjet më herët në Serbi (Smederevo dhe Golubak), ajo paraqet një progres të dallueshëm. Gjithashtu, ky fortifikim tregon shumë qartë se arkitektura ushtarake osmane e shekullit XVI nuk mbetej mbrapa zhvillimeve më të fundit në Europën Perëndimore dhe shërben si një dëshmi e re për këtë përfundim.

Në lidhje me kohën së cilës i përket fortifikimi nuk ka dyshime. Periudha e vetme kur osmanët shfaqën një interes të madh për kalanë e Durrësit ka qenë menjëherë pas pushtimit të vitit 1501. Von Sufflay thotë se turqit ngritën një fortesë për topat në bregdet. Krahasimi ynë stilistik të çon, padyshim, tek fortifikimi osman, në dekadën e parë të shekullit XVI. Pamja aktuale e ndryshuar e fortifikimit nuk duhet të na çorientojë, pasi ka të dhëna të mjaftuëshme për formën origjinale dhe qëllimin e ndërtimit të tij.

Kështjella mesjetare në kodrën e Akropolit nuk është aq interesante për studimin tonë sesa ajo që sapo trajtuam. Kjo kështjellë, me një lartësi prej 59m mbi nivelin e detit, mbi një kodër që ka pamje nga qyteti, zë një vend prej 50-70m2. Kështjella ka pesë kulla të formave të ndryshme, nga një në secilën qoshe dhe nga një tjetër në mesin e murit të dyfishtë me pamje nga qyteti. Kullës që ndodhet në perëndim i është dhënë forma e një fortese, që me sa duket i përket një restaurimi të vonë.

Meqë kjo pjesë e kështjellës është katandisur keq, duke mbetur vetëm themelet e gjysëm-djegura të vitit 1967, preferoj të mos jap formulime të përcaktuara. Kulla tjetër në drejtim të kundërt me akrepat e orës, është ajo në qoshen jugore. Kjo kullë është e ruajtur gati në lartësinë e saj origjinale. Ajo është rrethore dhe më e vogël. Muri që e ndan kështjellën nga qyteti thuajse nuk ekzistonte në vitin 1967 (mund të shiheshin vetëm themelet). Pjesa tjetër është ajo me pamje nga qyteti modem në verilindje. Kjo pjesë ka tri kulla, një gjashtëkëndore në jug, një kullë katrore në mes dhe një tjetër tetëkëndore në veri. Të gjitha kullat dhe pjesët e ruajtura të mureve janë të ndërtuara nga blloqe të vogla, të prera mirë, prej guri gëlqeror me ngjyrë gri. Tri kullat me pamje nga qyteti dhe muret mes tyre janë restauruar ose janë rindërtuar plotësisht në dhjetë vitet e fundit.

Ky restaurim na pengoi të bënim një ekzaminim dhe një krahasim të plotë me fortifikimet e tjera. E dimë se kështjella veneciane ishte në kushte shumë të këqija përpara pushtimit osman; prandaj është logjike t’ia atribuojmë këtë kështjellë osmanëve pas vitit 1501, por për ta provuar këtë gjë, nuk dallojmë ndonjë tipar të veçantë stilistik. Kulla e vogël e qoshes jugore mund të datojë në kohën veneciane, por pjesët e mbetura, tashmë shumica të rindërtuara, i përkasin padyshim një fortifikimi osman, që ka shumë mundësi të jetë ndërtuar mbi themelet e vjetra veneciane.

Kërkimet më të hershme historike u kanë dhënë mundësi atyre personave që u morën me muret e Durrësit, për t’i gjetur fillesat e tij në veprimtaritë ndërtuese osmane. Një burim i shfrytëzuar prej tyre dhe që është plotësisht i pavarur nga veprat perëndimore është Evlia Çelebiu, i cili, çuditërisht, na tregon thuajse ekzaktësisht të njëjtën histori. Sipas tij, Durrësi më parë ka qenë një kështjellë drejtkëndore me një perimetër prej rreth 5000 hapash, që korrespondojnë me madhësinë (4 km në gjatësi) e qytetit anastazian. Me kalimin e kohës, kjo kështjellë u shkatërrua. Në kohën e sundimit të Bajazidit II një qoshe e kësaj kështjelle të vjetër u nda dhe u kthye në një kështjellë drejtkëndore me dy hyrje (porta). Fortifikimet në kështjellën e Durrësit konfirmohen më tepër nga një dokument osman i ruajtur në Librarinë Bashkiake të Stambollit, i cili e rendit atë ndër ndërtimet e bëra gjatë kohës së sundimit të Sulltan Bajazidit II.^Durrësi përmendet ndër ndërtimet e restauruara gjatë kohës së këtij sulltani, së bashku me Navpaktos-Lepanto, e pushtuar gjatë luftës 1499-1503. Më tej, Evlia Çelepiu thotë se kështjella e re e Bajazidit II ka qenë me një sipërfaqe prej 800 hapash; një gjë e tillë nuk është e vërtetë, por mund të shpjegohet lehtësisht nëse e marrim këtë hapësirë për gjatësinë e ndërtimit të ri. Në këtë mënyrë, ajo del shumë e saktë si sipërfaqe.

Ekziston një konspekt tjetër i një gjeografi osman, Haxhi Kallfa, i cili ka shkruar në gjysmën e parë të shekullit XVII se kështjella e Durrësit ka qenë një vendbanim shumë i fortë, i ndërtuar nga “ndërtuesi i Serajit në Stamboll”. Ky pasazh nuk është i qartë, por i përket një sulltani osman, edhe pse nuk e dimë se cilit.

Si përfundim, duhet thënë se pjesa ekzistuese e fortifikimit rreth Durrësit të vjetër i ka fillesat në dy periudha të mëdha, atë të Anastasiusit rreth vitit 400 A.D dhe Bajazidit II, midis viteve 1501 dhe 1512. Të gjitha mbetjet e tjera të' fortifikimeve në periudhat midis këtyre viteve janë zhdukur, shumica gjatë tërmetit të vitit 1928.

Xhamia e Bajazidit II

E vetmja xhami në Durrësin e vjetër, e ruajtur dhe paprekur deri në vitin 1967, ka qenë një ndërtesë e thjeshtë e mbuluar me dru dhe e ndërtuar me materiale të dobëta. Nga pamja e saj në vitin 1967, mund ta konsiderojmë si një ndërtesë pasuese të shekullit XIX të një ndërtese më të vjetër, që ka shumë mundësi t’i ketë patur fillesat në periudhën e sundimit të Bajazidit II. Ajo ndodhej brenda mureve bizantine ekzistuese të argjinaturës. Ashtu siç mund të pritet, xhamia ka qenë me një ndërtim arkitektonik të pavlerë, e shembur në fillim të viteve ’70. Gjatë këtij ndërtimi është zbuluar se një pjesë e rëndësishme e mureve (ndërtimit) i përkiste një kishe, katedrales së vjetër të Durrësit përpara vitit 1501.

Xhamia e kushtueshme dhe modeme në qendër të sheshit të qytetit, e ndërtuar nga italianët para Luftës II Botërore, u shemb në vitin 1967.

Mbishkrimet në Muzeun Arkeologjik të qytetit

Ky muze, i ndodhur poshtë kështjellës së vjetër në shëtitoren aferrondelës së Bajazidit I, midis koleksioneve të tij përmban edhe disa mbishkrime osmane nga periudha e fundit e sundimit turk mbi Durrësin. Përveç dy ose tre gurë varresh me një interes shumë të kufizuar dhe disa pjesëve të gurëve të ngjashëm, ekziston një mbishkrim që ia vlen të përmendet për më shumë se një arsye. Ky është mbishkrimi që më parë ndodhej mbi hytjen e gjykatës, e rindërtuar në kohën e Abdulhamitit II dhe e shembur disa dekada më parë. Mbishkrimi është në një pllakë prej guri gëlqeror me kokërr të imët, e cila ka përmasat 56 x 49cm. Ai përmban shtatë dyvargëshe, të paraprirë nga një turga (monogram perandorak) e Sulltanit. Nje hisori është rimë tetrametrike katalektik-y—/-v—/-v-. Dy qoshet e pjesës së poshtme të gurit të mbishkrimit janë të thyera, duke hequr kështu disa shkronja. Meqë ai përfaqëson një element të rrallë të poezisë së vonë osmane, por që gjithsesi aderon me modelet dhe stilet e vjetra, po e japim në formë të plotë:

 (23.11.1881-11.11.1882)

Versioni në shqip i këtij mbishkrimi është si më poshtë:

la) Madhëria e tij Abdulhamidi Kan i bujarisë legjendare

/ lit: legjendës së bujarisë/

b) ka fituar gjithë këtë lavdi duke e bërë sundimin e tij të suksesshëm

2a) Padyshim (kjo është) prej pushtetit të tij të shenjtë (që) është bërë realitet

b) një vend i admirueshëm dhe i këndshëm lumturie

3a) Ruajtësi i Kuranit, Muhammed Beu, ky njeri me përkushtim të lartë,

b) ka vënë në jetë të gjitha aftësitë e tij për ndërtimin e saj.

4a) Kazma e mendimeve të tij fisnike zhduk malet b) (dhe) i kthen shkëmbinjtë e fortë në gurë të çmuar.

5a) Gjithashtu edhe Hajredin Efendiu, gjykatësi, b) ka treguar dashamirësi në ndërtimin e kësaj vepre.

6a) Veçoria e shtimit të një rruge për njerëzit që kanë punë(29) b) e ka përforcuar në mënyrën më të mrekullueshme këtë ndërtesë.

7a) Me sinqeritet nga zemra, Samiu ka përpiluar kronogramin e saj: b) “Ky vend drejtësie është ndërtuar në formën më të bukur”.

(viti) 1299 (1881-1882)

Megjithëse jo i plotësuar tërësisht, kronogrami mund të paraqitet në formën e mëposhtme: Kjo është shtëpia e së vërtetës, është ndërtuar shume bukur.

Vlera numerike e kronogramit është një më e vogël sesa numri 1299 H, e dhënë në pllakën e mbishkrimit. Megjithatë, duket shumë e vështirë që numri “1”, që i korrespondon shkronjës “elif ’ (a), të ketë qenë në pjesën e thyer të fjalës së fundit, duke dhënë kështu shumësin e “ma’delet”, meqë një gjë e tillë do të nevojitej për efekt rime, duke i ndryshuar të gjitha mbaresat e vargjeve dhe duke u dhënë atyre mbaresën “-at”. Duket e pamundur që poeti, muratori apo kaligrafuesi t’i ketë ndryshuar gabimisht të gjitha këto forma shumësi në njëjës, me përjashtim të vetë kronogramit. Ndoshta vjersha është bërë një vit përpara përfundimit të ndërtesës. Ky është një problem që hasim shpesh në kronograme, problem që i ka bërë shumë vetë të mendojnë se në praktikën e gjerë të kronogramit, dallimet janë pranuar si të arsyeshme.

Nuk është krejtësisht e sigurtë nëse jemi të saktë në identifikimin e poetit, Samiut. Duke e marrë në kontekstin shqiptar, ndoshta na lejohet të mendojmë se bëhet fjalë për Shemsedin Sami Frashërin, dijetarin dhe enciklopedistin e famshëm shqiptaro-osman, i cili në vitin kur është shkruar mbishkrimi, ka qenë në kulmin e krijimtarisë së tij. Megjithatë, Samiu nuk njihej më shumë si poet. Ndërkohë, personalitete të tjera me këtë emër nuk ishin aktivë në këtë kohë.

Salnameja e Vilajetit të Shkodrës e vitit 1892/93 përmend “Baçkatibin” e mexhlisit, Ydare Kalemin, pra sekretarin kryesor të administratës lokale të qytetit të Durrësit, njëfarë Ismail Sami Efendiu. Mos ndoshta është ky njeri personi për të cilin po flasim? Në fakt, ai duket se është kandidati më i mirë për këtë gjë.

Kolonada e Kavajës

Në të njëjtin kopsht të muzeut ku janë gjetur mbishkrimet osmane, ndodhej që në fillim të viteve ’70, kolonada dyshe e xhamisë së madhe të Kavajës; ajo u shemb dhe u transportua në Durrës, ku edhe u rindërtua me kolonat klasike dhe me harqet e stilin e ndërtimit osman.

info@balkancultureheritage.com