Që në fillimet e shek. VIII p.e.s. etruskët, përveç Etrurisë, ishin përhapur edhe në pjesë të tjera të Gadishullit Apenin, dhe popullonin territore të gjera në Italinë Qendrore dhe Veriore.
Të dhënat e gërmimeve arkeologjike, si dhe dëshmitë e kulturës materiale e shpirtërore na lejojnë të krijojmë një imazh për jetën e etruskëve dhe nivelin e zhvillimit të tyre social-ekonomik. Ato nxjerrin qartë në pah se etruskët, për nga shkalla e progresit tekniko- ekonomik dhe politiko-kulturor, qëndronin më lart në raport me popujt e tjerë të Italisë.
Gjatë shekujve VIII - VI popullsia etruske merrej kryesisht me bujqësi, e cila luante rol të dorës së parë në jetën ekonomike.
Mendohet se etruskët ishin të parët në Gadishullin Italik, që filluan të zbatonin ujitjen artificiale. Për shembull, dihet mirë se në Romë dhe në ato rajone ku ndikimi etrusk ishte i madh u kryen punime të rëndësishme për shfrytëzimin racional të burimeve ujore.
Kështu, në kohën e qeverisjes së mbretërve faktikë të etruskëve u ndërtua një njet i tërë kanalesh ujitëse e kulluese. Me ndihmën e tyre u vunë nën kontroll lumenjtë, u disiplinua deri në njëfarë mase dalja e tyre nga shtrati, u kufizuan ndjeshëm përmbytjet dhe dëmet e pallogaritshme që shkaktonin ata.
Po kështu, nëpërmjet përdorimit me sukses të sistemit të drenazhimit nëntokësor, mbroheshin tokat bujqësore nga zgjerimi i moçaleve dhe kënetave. Këto punime dhe masa të efektshme mundësuan zhvillimin e bujqësisë në Etruri.
Etruskët e ushtronin veprimtarinë e tyre ekonomiko-bujqësor duke kultivuar grurë, elb, tërshërë, thekër, hardhi etj. dhe u shquan për rritjen e kulturës së lirit. Pëlhurat prej liri përdoreshin për veshmbathje, vela për anijet detare dhe varkat lumore, për çadra etj.
Gjithashtu liri përdorej si lëndë e parë për prodhimin e parzmoreve të lehta luftarake ose të njetave. Këto të fundit etruskët i përdomin për ngritjen e kurtheve ndaj kafshëve të egra ose ndaj armiqve të tyre.
Veç këtyre, ajo që paraqet më shumë interes sot, është se këto pëlhura shërbenin edhe si material shkrimi. Asokohe u bë si zakon të shkruhej në libra prej pëihure liri, që mbeten një burim i rëndësishëm informacioni për romakët.
Si kudo në Itali, në Etruri rriteshin lopët, dhentë, dhitë, derrat etj. Prej tyre etruskët siguronin mishin, qumështin, lëkurët, brirët, thundrat dhe leshin. Kjo tregon se ata, krahas bujqësisë, merreshin me blegtori dhe me zejtarinë shtëpiake të përpunimit të produkteve bujqësore e blegtorale.
Etruskët njihnin edhe rritjen e kuajve, por me këtë punë ata ushtroheshin më pak. Kali vlerësohej prej tyre si kafshë e shenjtë dhe përdorej, si edhe në Lindje, vetëm për qëllime ushtarake.
Qysh në kufijtë ndarës të mijëvjeçarëve II - I p.e.s. në Etruri nxirrej bakër dhe përgatitej bronz. Kallajin e sillnin përmes Galisë nga Britania. Metalurgjia e hekurit u përhap gjerësisht, veçanërisht duke filluar nga shek. VII e më pas.
Etruskët nxiimin dhe përpunonin sasi relativisht të mëdha metali, duke plotësuar nevojat e tyre me produkte metalike, por dhe për tregti me fiset dhe popujt e tjerë të Italisë e jashtë saj.
Sasia dhe niveli i lartë i veglave të punës prej hekuri përcaktonin edhe zhvillimin ekonomik të etruskëve.
Po kështu, armatimi i mirë i ushtrisë së tyre ndihmoi në vendosjen e sundimit ndaj popujve të tjerë të Italisë dhe zhvillimin e marrëdhënieve skllavopronare.
Ka shumë të ngjarë që mjeshtërinë e përpunimit të metaleve etruskët ta kenë marrë nga Lindja. Ndryshe mbetet i pashpjegueshëm fakti, se brenda një kohe të shkurtër, ata ecën shumë përpara në zhvillimin e metalurgjisë, në krahasim me bashkësitë e tjera etnike të Gadishullit Apenin.
Mendohet se zejtarët ishin njerëz të lirë dhe të organizuar, sipas profesioneve nëpër kolegje.
Tregues cilësor i progresit tekniko-ekonomik të etruskëve dhe shprehje e epërsisë së tyre ndaj etnive të tjera të gadishullit ishte edhe aktiviteti i gjerë tregtar, që ata zhvillonin brenda e jashtë Italisë.
Siç del nga të dhënat e zbulimeve arkeologjike, etruskët bënin tregti me Greqinë, me kolonitë fenikase, në shtetet e Azisë së Vogël, në fiset e Italisë, me popujt veriorë të Europës Qendrore dhe të Europës Perëndimore.
Tregtia e etruskëve, kryesisht ajo detare, si dhe në përgjithësi lundrimi i asaj kohe kombinoheshin me piratërinë.