Me miratimin e osmanëve, Ukraina u nda midis Polonisë dhe Hanit të Kërëmit, dhe besnikëria e prijësit të Kozakëve, të quajtur "hatman", kalonte herë te Devleti Osman dhe herë te Polonia. Në këto vite, Franca, Britania, Holanda dhe Suedia ishin në procesin e kthimit në superfuqi. Për sa i përket Polonisë, ajo ishte ende më e fuqishme se Rusia, edhe pse jo aq e fuqishme sa kishte qenë më parë. Spanja dhe Venediku ishin gjithashtu drejt rënies, ndërsa ukrainasit ishin si rusët - ndjekës të Krishterimit Ortodoks, ndërsa polakët ishin Katolikë dhe synonin që t'i mbanin osmanët larg ndërhyrjeve në çështjet e Ukrainës. Divan-ë Hymajun i kishte dhënë Hatman Dorosen-kos pjesën veri-perëndimore të Ukrainës dhe titullin Sanxhak-bej. Ai ishte vartës i Osmanëve dhe kishte marrë pjesë në ekspeditën kundër Austrisë (Gjermanisë) me 15.000 kalorës, nën drejtimin dhe komandën e Hanit të Kërëmit.
Pas sulmit të polakëve ndaj Dorosenkos, sulltani u nis me ushtrinë e tij kundër tyre në vitin 1082/1672. Ordu-ju Hymajim hyri në Poloni dhe pushtoi Kamaniçen. Përfundimisht, në vitin 1083/tetor 1672, u lidh Traktati i Buxhashit me Poloninë sipas të cilit, mbreti i Polonisë do t'iu paguante osmanëve një tagër vjetor prej 22.000 dukatesh dhe se Podolja do t'iu dorëzonte osmanëve të gjitha kështjellat. Për më tepër, polakët duhet të largoheshin menjëherë nga Ukraina, që do të kalonte nën administrimin e Hatman Dorosenkos. Përfundimisht, Polonisë iu kërkua qët'iu paguante një tagër vjetore Hanëve të Kërëmit, që ishte caktuar që në kohën e Islam Gërajit në këmbim të premtimit se ata nuk do të ndërmermin asnjë sulm kundër Polonisë.
Kopryly Fazëll Ahmed Pasha vdiq në vitin 1087/1676, dhe vendin e tij si sadrazam e zuri Merzifonllu Kara Mustafa Pasha.