Ky qytet i rëndësishëm ndodhet në qendrën gjeografike të vendit, në një fushë të gjerë afer lumit Shkumbin. Për shekuj me radhë, rruga Egnatia 0), rruga që lidh bregun e Adriatikut me pjesën ë brendshme të Ballkanit dhe Kostandinopojën, ka kaluar përmes kësaj lugine, së fundi duke arritur në detin Egje nëpërmjet Ohrit, Manastirit e Bitolës, Vedona-Edessës dhe Selanikut. Elbasani është e vetmja kala e madhe shqiptare e vendosur në fushë. Ky vend është pasues i tërthortë i kalasë së vjetër të Skampës, e cila u zhduk në shekullin e Qyteti aktual është themeluar në vitin 1466 nga Sulltan Mehmedi II dhe ka qenë bastioni kryesor për mbikëqyrjen e Shqipërisë së Veriut, rrugët e së cilës në atë kohë, ishin shumë të pambrojtura. Emri i tij origjinal është: il-basan, “la Dominatrice”.
Elbasani ka qenë një qendër muslimane që nga fillimi edhe pse jo krejtësisht. Thuhet se sulltani ka urdhëruar intemimin e një numri të konsiderueshëm familjesh kristiane nga Ohri dhe Shkupi për në qytetin e ri. Themelimi i qytetit është i regjistruar nga dy mbishkrime në gjuhën arabe, i pari prej të cilëve është botuar nga Babingeri. Njëri prej këtyre mbishkrimeve ndodhet akoma i vendosur mbi portën e vjetër të hyijes nga pazari.
Regjistri osman T.D. 367 nga 1528 jep një panoramë të zhvillimit të qytetit të ri, 60 vjet pas themelimit të tij. Sipas këtij burimi kishte dy lagje muslimane, ku njëra ishte brenda kurse tjetra ndodhej jashtë mureve të kështjellës. Gjithsej kishte 108 shtëpi. Popullsia e krishterë përfshinte 174 shtëpi, të ndara në dy grupe. Grupi i parë përbëhej nga pasarëdhësit e atyre që ishin intemuar në qytet nga Sulltan Mehmedi I (cema’at-i gebran-i surgunan der nefs-i Ilbasan), 73 shtëpi gjithsej. Ata ishin limar që më parë nga taksat ispense dhe avariz (si zhdëmtim për intemimin e tyre), por tani ishin të lirë vetëm nga taksa Avariz. Gmpi tjetër, 97 shtëpi, kishin ardhur dhe ishin vendosur me dëshirën e tyre. Përveç këtyre dy grupeve, ishte edhe një grup tjetër prej 4 shtëpish, të cilat ishin përgjegjëse për mirëmbajtjen e urës së Elbasanit dhe të kështjellës. Qyteti i ri kishte gjithsej rreth 1500 banorë, nga të cilët 38% ishin muslimanë.
Gjatë shekullit XVI Elbasani u zhvillua në mënyrë të shpejtë. Në vitin 1570, një udhëtar italian e përshkruan atë si një qytet në fushë, i rrethuar nga mure të forta, rreth të cilëve kishte lagje të shumta (“grandissimo borgo”) Regjistri osman T.D. 477 nga 977 H (1569/70) e dëshmon këtë zgjerim dhe gjithashtu i bën të qarta ndryshimet e mëdha që kishin ndodhur. Ndërsa muslimanët jetonin në shtatë lagje dhe arrinin 230 shtëpi. Megjithatë, kristianët kishin mbetur me 177 shtëpi. Ka shumë mundësi që muslimanët të jenë shtuar, për shkak të kthimit të ngadaltë në Islam.
Kështu, në 40 vjet qyteti u rrit nga 282 shtëpi në 407 të tilla ose në 2300 banorë që përbënin 56% nga ai i vitit 1528. Regjistrimi i vitit 1570 përmend më tej se muslimanët ishin të lirë nga taksat dhe detyrat shtesë (avariz dhe tekalif), në këmbim të ndihmës së garnizoneve të kalave të aferta të Diraçit (Durrësit) dhe Bashtovës, si në ndonjë rast të sulmit armik ashtu edhe në mbledhjen e taksave. Gjithashtu, ata duhej të ndihmonin për përmirësimin e sjelljes së “shqiptarëve rebelë”. Duket se kristianët nuk trajtoheshin si një grup i vetëm. Të gjithë ata ishin të lirë nga avarizi dhe tekalifi (një privilegj që u bë shumë i rëndësishëm në shekullin e XVII), në këmbim të mirëmbajtjes së urës mbi lumin Shkumbin dhe kështjellës së Elbasanit.
Burimet perëndimore e kanë quajtur qytetin “Terra Nova”. Grekët e njohin atë si “Neon Kastron”, të dy emra që i përkasin origjinës së tij të vonë.
Një panoramë e hollësishme e Elbasanit në shekullin XVII pasqyrohet në përshkrimet e gjëra të Evlia Çelebiut. Ai e përmend atë si një qytet të lulëzuar me 1500 shtëpi, 46 xhami, 900 dyqane, tre imarete dhe tre hamame. Gjithashtu, në këto përshkrime jepet edhe identiteti i themeluesve të disa prej ndërtesave publike. Dy nga tre imaretet janë ndërtuar në kohën e Bajazidit II dhe Sinan Pashës. Njëri nga tre hamamet ndodhej brenda mureve të kështjellës dhe një tjetër në pazar. Evlia Çelebiu thekson më tej se Elbasani kishte 18 mëhalla muslimane dhe 10 mëhallë të banuara nga kristianë e çifutë. Ai tregon se në atë kohë, kështjella ka qenë në një gjendje të shkatërruar; ajo nuk ka patur as gamizon dhe as kazerma, sepse ka qenë një “kala e brendshme”. Në kohën e tij Elbasani është quhajtur “Djepi i poetëve”, çka tregon aktivitetin e madh intelektual të zhvilluar në të.
Mehmed Fatihu i hodhi themelet e Elbasanit, duke ndërtuar një kështjellë, muret e sëcilës përfshinin një zonë prej rreth 300 deri në 350m. Gjithashtu, ai ndërtoi edhe një xhami në kështjellë, e vendosur mbi portën e pazarit dhe ka shumë mundësi të ketë ndërtuar edhe një hamam. Ky i fundit është përmendur nga Evlia Çelebiu. Një burrë që ndihmoi shumë në zhvillimin e Elbsanit ka qenë edhe Bejlerbeu i Rumelisë dhe admirali i flotës osmane në kohën e Bajazidit II dhe Selimit I, Sinanudin Jusuf Pasha. Ky anëtar i familjes fisnike boshnjake Borovinic, në fillim me emrin Radoslav Pavlovic, ngriti një zavije (strehë dervishiane) dhe një mualimhane (shkollë) në Elbasan gjatë periudhës së tij si bejlerbej i Rumelisë në vitin 1502. Vakëfhameja e fondacionit të tij është ruajtur.
Sipas Evlia Çelebiu Gazi Sinan Pasha” ndërtoi xhaminë e madhe në mes të kështjellës së vjetër dhe për më tepër atij i atribuohet edhe një imaret, një hamam dhe një teqe xhelvetije. Kjo teqe (kuvend dervishësh) mund të ketë qenë zavija e përmendur në Vakëfhame. Teqeja ndodhej brenda kështjellës. Ajo ishte më e madhja ndër 11 teqetë e qytetit, me shumë dervishë dhe një vakëf të pasur.
Në shekullin XVI Elbasani u zgjerua përtej kufijve të ngushtë të mureve. Ai u shpërnda më tepër në jug dhe në lindje, në drejtim të lumit. Kështu u formua pjesa jugore e kështjellës dhe deri në fillim të viteve ’70 u ndërtua pjesa më e madhe e xhamive si dhe një qendër e tërë tregtie. Në një largësi të vogël, përballë me murin jugor të kështjellës, paralel me të, shtrihet Uzun çarshi, tregu i gjatë. Në këtë rrugë, ndodheshin tri ndërtesa monumentale me kube, një tyrbe, xhamia e Hasan Balizades nga 1607/08 dhe xhamia e Biçakçizades rreth vitit 1670, deri në shkatërrimin e tyre në 1970/72. Në 1979, ndërmjet dy xhamive ndodhej akoma një hamam i madh. kjo ishte banja më e madhe osmane e majtur në Shqipëri. Me këtë vend kryesor bashkoheshin nugët e tjera të pazarit.
Në shekullin XVIII Elbasani ka qenë një qendër e begatë tregtie dhe esnafesh, qyteti i dytë për nga madhësia në vend pas Shkodrës dhe kishte 30 000 banorë. Në shekullin e kaluar Evlia gjithashtu thekson jetën e pasur intelektuale, e manifestuar kjo nga një numër i madh poetësh dhe shkrimtarësh që jetonin në këtë qytet. Një shenjë tjetër e mjedisit intelektual është edhe prania e një teqeje të urdhrit Mevlevi, e cila, sipas Abdulbaki Golpinarliut, ishte e vetmja në Shqipëri.
Ashtu sikurse edhe qytetet e tjera në Shqipëri, Elbasani pati pasoja gjatë kryengritjeve të shekullit të kaluar dhe mbeti i pandryshuar për një kohë të gjatë. Sipas Salnamesë së vilajetit të Prizrenit të vitit 1291, (1874/75), të cilit i përkiste vijaleti i Elbasanit për disa vjët, qyteti kishte 32 lagja me 25 xhami, 2 kisha, 6 teqe, 480 dyqane dhe 2 hamame. Numri i banorëve në dekadën e fundit të shekullit XIX jepet me shifrën 20 000, nga të cilët 3 500 ishin kristianë dhe pjesa tjetër muslimanë. Elbasani është përmirësuar vetëm në dekadat e fundit dhe është zgjeruar në mënyrë të konsiderueshme. E gjithë qendra e qytetit është rindërtuar, duke u ruajtur vetëm disa monumente historike. Të gjitha, përveç dy xhamive, u shembën gjatë një përpjekjeje për të fshirë stampën muslimane të qytetit. Kohët e fundit popullsia e Elbasanit e ka kaluar numrin 40 000. Elbasani i sotëm është një qendër moderne industriale, që ia ka kthyer shpinën të kaluarës së tij. Kjo e kaluar ruhet brenda mureve të kështjellës së Mehmedit II, e cila është shpallur monument historik.
Elbasani është qyteti i piktorit më të mirë shqiptar të periudhës pas-bizantine, Onufrit të Neonkastronit, të shekullit XVI. Ndër poetët e shumtë osmanë, që mund të kenë jetuar në këtë qytet, gjejmë vetëm emrin e Dervish Summanit, një mevlevi, i cili vdiq në Stamboll në vitin 1055 H (1645/46). Gjithashtu, në Elbasan ka lindur edhe “babai i gjuhës shqipe”, Kostandin Kristoforidhi, (1850-1895).
Pjesa më e madhe e mureve të qytetit të Elbasanit, zakonisht e njohur me termin “kështjellë”, është ruajtur deri në ditët e sotme. Muret përfshijnë një sipërfaqe drejtkëndore prej 308m me 348m. Katër muret rrethuese kanë qënë gjysmërrethorë. Në të katër këndet e drejtkëndëshit ndodheshin kulla të mëdha në formë rrethore. Në pikën ku bashkoheshin me njëra-tjetrën, anët ishin të drejta. Secila nga kullat e qosheve ishte e pajisur me një vend për armë dhe frëngji, të cilat mbulonin muret anësor. Kështjella kishte tri porta, të ndodhura në mes të murit jugor, perëndimor dhe lindor, në formën e një kështjelle romake, dhe të ndërtuara mbi themelet e tij. Muratura është përgjithësisht e një cilësie të ashpër, e përbërë nga gurë të thyer në drejtime të çrregullta, të zbukuruar vetëm në disa raste me tulla në forma gjeometrike apo me tulla nëforma të mira në harqet e mprehta me dy qendra, të vendosura mbi dritaret dhe frëngjijtë.
Nga 26 kullat origjinale janë majtur 8 prej tyre, dy në murin jugor dhe gjashtë në murin perëndimor. Vetëm njëra nga portat, ajo e Pazarit në anën jugore, është ruajtur në mënyrë të pjesëshme. Dy portat e tjera dhe shumica e kullave janë zhdukur në shekullin XIX, si rezultat i rrënimit të kështjellës, pas kryengritjeve të Anti-Tanzimatit.
Muret nuk janë në asnjë vend me lartësinë e tyre origjinale. Sipas Evlia Çelebiut, ata ishin të lartë 15 arshinë (10. 20m), çka duket si një lartësi e ekzagjeruar, në rast se matet nga fundi i hendekut. Ky hendek është plotësisht i mbushur nga brenda, por ka qenë, po sipas Evliasë, 50 arshinë (34m) i gjerë dhe i thellë sa gjatësia e dy burrave. Përballë murit rrethues qëndronte një mur i dytë dhe të gjitha portat ishin dykapakëshe. Megjithatë, duhet të jemi të kujdesshëm me formulimet e paraqitura nga Evlia Çelebiut. Ai jep numrin e kullave si 50 të tilla, ndërkohë që numri i vërtetë i tyre ishte vetëm 26. Perimetri i mureve ishte 1200 hapa, në vend të 2400 hapave të theksuar nga Evlia Çelebiu. Më duket se Evlia Çelebiu i ka dyfishuar të gjitha përmasat dhe numrat, në mënyrë që ta bënte kalanë e sulltanit më madhështore sesa ishte në të vërtetë, tipar ky që mund të shihet edhe në pjesë të tjera të veprës së tij. Në rast se i përgjysmojmë të gjithë numrat e tij, përveç thellësisë së hendekut, nuk do të ishim larg së vërtetës.
Pas rrënimit të fortesës në shekullin e kaluar, vendndodhja e hendekut të mëparshëm u ftindos nga shtëpitë, të ndërtuara përkundrejt pjesëve të mbetura të mureve, derisa këta të ftmdit u bënë thuajse të padukshëm. Në vitet e firndit janë bërë përpjekje për të liruar muret nga këto shtesa. Në vendet bosh janë ngritur parqe dhe kopshte. Po tentohet të çlirohet e gjithë kështjella dhe të bëhen disa punime për përforcimin dhe restaurimin përgjatë të gjithë perimetrit.
Kështjella e Elbasanit është ngritur me një shpejtësi të madhe, me qëllim që të ndërtohej një pikë e fortë për të mbikëqyrur rrugën kryesore përmes vendit, Egnaitian. Shkrimtarët e hershëm kanë theksuar faktin se Fatihu e kishte ndërtuar qytetin e tij të ri mbi themele të vjetra. Këto të fimdit mendohet të kenë qenë pjesë e veprës së re të ndërtuar. Studimet e kohëve të ftmdit të shqiptarit Karaiskaj e kanë provuar vlefshmërinë e këtyre pikëpamjeve dhe kanë sjellë në dritë materiale të rëndësishme arkeologjike nga periudha antike dhe ajo e hershme bizantine.
Si një qytet e arkitekturës ushtarake osmane, Elbasani është një shembull i mirë i fortesës së re kufitare me funksion të kufizuar. Ai i përket grupit të fortesave të vogla kufitare, jo aq shumë për shkak të përmasave, sesa për shkak të vëmendjes së paktë që i është kushtuar ndërtimit të saj. Fortifikimet janë të ulëta, në rast se krahasohen me kështjellat madhështore që ruanin Dardanelet dhe Bosforin, apo në krahasim në Yedi Kulenë në Stamboll, vepra të të njëjtit sundimtar. Megjithatë, këto ndërtimet e fiindit i përkasin një kategorie krejtësisht të ndryshme. Shumë e ngjashme me kalanë e Elbasanit, si nga struktura e përgjithshme strategjike ashtu edhe nga cilësia arkitekturore, është kështjella e Sabakut mbi Sava në Serbi. Kjo kështjellë është thuajse e të njëjtës kohë me atë të Elbasanit. Ajo është ndërtuar në vitin 1470 nga sundimtari i Shkupit, Isa Beu dhe ka të njëjtat mure të ulëta dhe kulla në formë rrethore nëpër qoshet e saj. Këto të fundit shërbenin edhe si strehime për bateritë. Të dyja fortifikimet janë projektuar për t’i përballuar rrethimit dhe bombardimit nga ana e artilerisë. Meqë në gjysmën e fundit të shekullit XV teknologjia ushtarake u përmirësua së tepërmi, tipi i kullave rrethore të kështjellës së Elbasanit dhe asaj të Sabakut nuk u përdorën më disa dekada pas ndërtimit të tyre, për t’u zëvendësuar më pas nga rondelat apo kullat sferike, të cilat përshtateshin shumë me kohën. Një shembull i hershëm i këtyre kullave është ajo e Durrësit, e ndërtuar pas vitit 1500.
Gjithashtu, Karaiskaj zbuloi se dy kullat e mureve që rrethonin hyrjen jugore, ishin produkt i një faze të dytë ndërtimi, që i ka fillesat rreth viteve 1500. Kullat kanë një platformë për armë dhe frëngjij në katin e poshtëm. Dy mbishkrimet që regjistrojnë themelimin e qytetit ishin dikur të vendosur mbi hyrjet kryesore të kështjellës. Mbishkrimi më i gjatë ishte i vendosur mbi hyrjen e pazarit, nga jashtë, por, që nga tërmeti i vitit 1920, ai është ruajtur në muzeun e qytetit. Mbishkrimi i dytë, fillimisht i vendosur mbi portën jugperëndimore, është më i shkurtër nga përmbajtja. Kjo portë u shemb në vitin 1832, por mbishkrimi u ruajt dhe, pas shumë lëvizjesh, u vendos mbi portën e brendshme të hyrjes së pazarit, ku edhe është akoma (1978). Të dyja mbishkrimet janë botuar nga Babingeri në vitin 1931 dhe nga Ayverdi në 1973. Mbishkrimet e Elbasanit, së bashku me mbishkrimin e çezmes (burimit) të Evrenos Beut në Krujë, janë shembujt më të vjetër të epigrafisë osmane të ruajtura në Shqipëri.
Edhe pse e gjymtuar keq në fillim të viteve ’70, kjo ndërtesë është dhe ka qenë më e hershmja e xhamive të Elbasanit. Ajo ndodhet në rrugën kryesore të lagjes brenda mureve, rrugë që kalon nga porta jugore drejt veriut për në katedralen ortodokse. Përpara gjymtimit të kohëve të fundit, xhamia ka qenë e përbërë nga tre elementet e zakonshëm: salla e faljes, minarja dhe hajati. Ky i fundit ka qenë një ndërtim prej druri dhe, padyshim, produkt i një restaurimi të hershëm. Salla e faljes dhe minarja kanë qenë pjesët më të vjetra të kësaj ndërtese, të punuara sipas traditës së shekullit XV. Salla e faljes është e vetmja pjesë e ndërtesës që vazhdon të mbahet në këmbë akoma (1979); ajo është një drejtkëndësh i madh prej 14.70 m në pjesët anësore dhe thuajse me të njëjtat përmasa tek muri i mihrabit. Muratura është e llojit të gjendur në mënyrë të shpeshtë në Ballkanin perëndimor, komizat e dritareve janë të mbushura me gurë ose me blloqe të punuar imët, të cilëve u është dhënë një sipërfaqe e lëmuar prej gëlqereje të bardhë, duke marrë kështu pamjen e një punimi kluasonazhi të vërtetë. Punimi është shumë i rregullt me dy shtresa tullash të vendosura horizontalisht dhe dy të tilla të vendosura vertikalisht duke formuar një komizë. Salla e madhe ka qenë e ndriçuar nga katër dritare në secilin prej mureve anësore dhe po ashtu edhe katër të tjera të vendosura në murin e mihrabit. Në të dyja anët e hyqes së vetme ndodhej një dritare, duke e çuar numrin e dritareve në 14. Përpara vitit 1972 mund të dalloheshin dy lloje dritaresh; ato drejtkëndore të mëdha, të ndodhura në pjesën e poshtme të mureve dhe dritaret pak më të vogla me harqet osmane me majë, në pjesën e sipërme të ndërtesës. Secili nga harqet ishte i ndërtuar në mënyrë shumë të kujdesshme me tulla të holla. Dritaret në pjesën e poshtme kanë harqe më pak të theksuar mbi to, po ashtu të ndërtuar me tulla. Në vitin 1972, këto dritare nuk ishin në formën e tyre origjinale. Gjatë një riparimi, që ka mundësi të jetë bërë në shekullin XIX, ato janë bërë më të vogla me ndihmën e drurit e të allçisë dhe u janë shtuar komiza të reja e shufra hekuri. Pas rrënimit të ndërtesës, pas vitit 1967, gjendja e saj u ndryshua për keq. Muret u mbuluan nga një shtresë prej ngjyre të verdhë të pistë, çka e bëri punimin e bukur kluasonazh thuajse të padallueshëm dhe urat e ndërtimit midis pjesës së sipërme dhe asaj të poshtme u zhdukën. Kështu, kësaj ndërtese i janë bërë dritare drejtkëndore shumë të mëdha.
Harqet e mbetura u bllokuan të gjitha me llaç, të përforcuara nga korniza të reja prej druri. Ndryshimet u bënë me qëllim që ta shpërfytyronin objektin si ndërtesë osmane, e cila më pas u përdor si një “qendër për edukimin politik të popullit”. Gjithashtu, minarja u shemb dhe themeli i saj u bashkua me një paradhomë të re të ndërtuar me një mur prej tulle të dobët, e cila zuri vendin e portikut të mëparshëm prej druri. Në gjendjen që ishte para vitit 1972, minarja ka qenë e vendosur në këndin veriperëndimor të sallës së faljes. Hyrja në të bëhej nga brenda ndërtesës. Një pjesë e kësaj hyrjeje shihet akoma nga jashtë. Themeli formohej nga pesë faqet e një tetëkëndëshi, i ndërtuar nga e njëjta punë kluasonazhi e tipit të mirë, sikurse edhe salla e faljes. Trupi dilte nga një brez ndërmjetës i formuar nga një kornizë dhe një zonë e brendshme e pjerrët, e cila përgatiste bazën për një aks dymbëdhjetë faqësh. Ky bosht ishte i ndërtuar me tulla të holla, i mbuluar nga një shtresë e lëmuar gëlqereje. Ballkoni qëndronte mbi një pimim stalaktiti prej tulle dhe i suvatuar me gëlqere. Parmakët prej guri dallohen se janë produkt i një meremetimi. Minarja, e cila ishte relativisht e ulët, vazhdonte mbi ballkon në formë poligonale dymbëdhjetëkëndore të mbuluar me kapak në formë koni.
Një element tjetër shumë i rrallë i kësaj xhamie ka qenë portiku i hapur prej druri. Ai ishte shumë më i gjerë sesa vetë xhamia, një tipar ky i zakonshëm në Shqipëri. Tetë shtylla të drunjta përpara dhe dy të tjera anash mbanin një çati të drunjtë me një tavan dhe një shtresë prej tjegullash. Midis shtyllave kishte harqe dekorative me një punim prej çatmaje, ku të gjitha kishin hijeshinë tipike të ndërtesave osmane të shekullit XIX. Çatia e sallës së faljes ka qenë gjithashtu produkt i kësaj fushate riparimi të shekullit XIX. Me qëllim për të rrethuar hapësirën e gjerë të brendshme, një lloj i rrallë mbajtëseje ishte e formuar nga tri shtylla prej druri, të konceptuara si një pasazh i tërthortë. Ky është një element shumë i rrallë, prej të cilit kam parë vetëm një shembull tjetër, xhaminë e Muradit II në Uzunkoprii në Trakën turke, e ndërtuar në 1435, por e riparuar shumë në fillim të shekullit XVII. Pasazhi i Elbasanit e ndante dhomën e faljes në dy pjesë thuajse të ngjashme. Në pjesën përballë, atë që ishte afer me hyrjen, ndodhej një mafil i gjerë për gratë, i ndërtuar gjithashtu prej druri dhe që i përket shekullit XIX. Pas vitit 1967, paraqitja e brendshme e sallës u ndryshua dhe hajati u zëvendësua nga një sallë hyrëse e një cilësie të dobët. Gjithçka u bë për të ndryshuar aspektin origjinal të ndërtesës. Nuk është e nevojshme të thuhet se nuk ka mbetur asnjë gjurmë e mundshme nga minberi apo mihrabi. Megjithatë, pjesët më origjinale të ndërtesës, pjesa më e madhe e muraturës së shekullit XV dhe baza shumëkëndore e minares, ekzistojnë akoma dhe mund të kthehen në gjendjen e tyre origjinale.
Viti në të cilin u ndërtua xhamia si dhe identiteti i ndërtuesit të saj nuk dihen me saktësi. Emri i ndërtesës tregon për një ndërtues mbretëror. Megjithatë, e vetmja xhami që i atribuohet një sulltani nga një burim kaq i mirëinformuar, siç është Evlia Çelebiu, ka qenë ajo e Mehmedit II mbi hyijen e Pazarit. Kjo xhami është shembur në shekullin e kaluar, ndoshta gjatë shtypjes së revoltave shqiptare kundër reformave të Tanzimatit dhe po ashtu me çmontimin e fortesës. E vetmja xhami që Evlia përmend brenda kështjellës, është ajo e Sinan Pashës, e cila është një nga xhamitë më të mëdha dhe më të rëndësishme të qytetit. Xhamia tjetër e kështjellës ka qenë ajo e Mehmedit II. Në lidhje me këto dy xhami, ai tregon: “Ekzistojnë gjithsej 46 mihrabe. Më i vjetri prej tyre është ai i xhamisë së mbretit, Sulltan Mehmed Kan Gazi, e cila ndodhet mbi portën e kështjellës, një xhami e vjetër me shumë njerëz që kryejnë ritet në të”. Në përshkrimin e tij për kështjellën në një faqe më përpara, ai përmend gjithashtu xhaminë e Sulltanit: “Mbi harkun e kësaj porte, e cila e ka drejtimin nga kibla (afersisht nga jugu), ndodhet emri i “Babait të pushtimit”, Sulltan Mehmedit, i shkruar mbi një copë të bardhë mermeri, me të gjithë stërgjyshërit e tij, madje edhe deri tek “Osmancik” (Osmani I) dhe data e themelimit të Elbasanit, 859 H (1454/45), (e cila është gabim në vend të 870 H (1465/1466). Mbi këtë portë, ndodhen tre gurë me formë katërkëndore prej mermeri të bardhë, të cilët janë të lidhur me zinxhirë. Ata goditen me shigjeta dhe plumba dhe vrojtohen nga të gjithë kalimtarët. Po ashtu, mbi porte, në pjesën e sipërme, ndodhet xhamia Hunkar, një xhami shumë e vjetër e mbuluar me tjegulla”. Shumë afer kësaj xhamie ndodhej Kulla e Sahatit. Një përshkrim i tillë vështirë se mund të hidhet poshtë. Të gjithë elementet e përmendur ekzistojnë akoma, përveç xhamisë.
Evlia Çelebiu e përshkruan xhaminë e Sinan Pashës si vijon: “Dhe në mes të kështjellës, në sheshin e ulët, ndodhet xhamia e Gazi Sinan Pashës. Ajo është një ndërtesë e madhe, arkaike. Mbi sipërfaqen e mureve të saj drejtkëndore nuk ka ndonjë vend bosh, sepse çdo udhëtar nga Anadolli, Arabia apo Persia ka shkruar këtu pjesë kaligrafike, ndonjë varg poezie, ndonjë kaside, ndonjë gojëdhënë apo ndonjë rresht të vetëm, i cili do të mbushte një libër”. Përshkrimi vazhdon më tej mbi gjatësinë e këtyre mbishkrimeve, të cilave Evlia Çelebiu u shtoi edhe mbishkrimin e vet, që daton më 1081 H (1670/71). Historianët janë pajtuar të gjithë për t’i dhënë Elbasanit pseudonimin e njohur (Shtëpia e poetëve). Një detaj i rrallë është se, në kohën kur Evlia Çelebiu e pa atë, kjo xhami e “shenjtë” dhe shumë e frekuentuar, ka qenë e mbushur plot e përplot me galeta për “Ushtarët e Islamit”, që në atë kohë bënin ekspeditë ushtarake përpara Kotorit në Mal të Zi dhe Mainës (Peloponezit jugor). Ky element hedh dritë mbi përdorimin laik të Shtëpisë së Zotit ndër osmanët, një praktikë që gjen shumë ngjashmëri në Europën moderne perëndimore.
Asnjëri nga mbishkrimet e shumta të kësaj xhamie nuk është ruajtur. Ne mund të jemi të sigurtë se ndërtesa jonë është e njëjtë me atë që ka parë Evlia Çelebiu. Një xhami e ndërtuar me stilin e shekullit XV, me stilim teknikë kluasonazhi, që ishte element karakteristik i asaj kohe dhe me faqe katrore e të ulëta, i është dukur shkrimtarit tonë, si antike. Mënyra se si mund të kenë qenë pjesët e poezisë, shihet akoma në Teqenë Xhelveti të Beratit, me kasidet e saj të shkruarara për nder të Sheh Mahmud Hiida’i., themeluesit të atij urdhri. Mbishkrimet e Elbasanit mund të jenë zhdukur gjatë riparimit të shekullit XIX, kur ka rënë patina e vjetër dhe e dobët ajo është zëvendësuar me një shtresë të re, duke kopjuar modelin e kornizave të vjetra të dritareve. Një gjë e tillë përfaqëson një humbje për dijen e nivelit të kulturës orientale në Shqipëri, për të cilën Elbasani ka qenë qendra kryesore dhe Evlia Çelebiu është informatori më i rëndësishëm. Për t’iu rikthyer çështjes së datës dhe themeluesit, mund të themi se ka arsye të mjaftueshme për t’ia atribuar këtë ndërtesë Sinan Pashë Borovinicit, i njohur për ndërtimet e tij në Elbasan. Ky fakt na jep një datë, e cila përputhet me atë që shihet në arkitekturën e saj, fundin e shekullit XV ose ndoshta fillimin e shekullit XVI. Gojëdhënat në këtë zonë nuk thonë asgjë në lidhje me këtë ndërtesë. Mund ta pranojmë si të vërtetë faktin se ndërtesa në fjalë ka pësuar shumë dëmtime gjatë shtypjes së kryengritjeve të Anti-Tanzimatit dhe është ripamar më pas me shpenzimet e vetë sulltanit, ndoshta Mahmudit II, i cili ka qenë shumë aktiv në këtë fushë, ose ndoshta Abdulhamidit II, që gjithashtu ka bërë shumë përpjekje në riparimin e ndërtesave të vjetra.
Sot, kjo xhami është më e mirmbajtura në Elbasan dhe kohët e fundit është riparuar nën kujdesin e Institutit të Monumenteve të Kulturës Tiranë. Xhamia, që hyn ndër ndërtesat më të rëndësishme osmane të lëna në këtë vend, ndodhet në veri të hekurudhës Durrës-Korçë, disa qindra metra në veri të lumit Shkumbin. Këtu ndodhet edhe lagjja më jugore e Elbasanit. Arsyeja pse e ndërtoi Naziri (mbikëqyrësi) këtë xhami monumentale pikërisht këtu, mund të shpjegohet me dëshirën për ta pajisur qytetin e madh të shekullit XVI, me një qendër të re socialo-fetare. Çarshia, me xhamitë dhe mesxhidet e saj të shumta, ndodhej më shumë se një kilometër në veri të këtij qyteti, shumë larg për ata njerëz që dëshironin të merrnin pjesë në pesë faljet ditore. Ndërtesa ndodhet në një copë toke të rrethuar. Deri vonë ajo dallohej në të gjithë pjesën jugore të Elbasanit, e cila karakterizohej akoma nga shtëpitë njëkatëshe, të ndërtuara me kopshte të bollshme sipas mënyrës së përshkruar nga Evlia Çelebiu. Disa vjet më parë, ndërtesa e ka humbur këtë tipar mbizotërues, pasi janë ndërtuar një numër i konsiderueshëm godinash të larta afer saj, me koncesion të Shërbimit të Monumenteve të Kulturës ndaj Këshillit të qytetit, i cili donte t’i hiqte qafe të gjitha reliket e të kaluarës islame të Elbasanit.
Xhamia e Nazireshës është relativisht e vogël. Ajo është një kub prej 10.70m3, i cili përfshin një hapësirë të brendshme prej 8.70 m2. Ky kub është i lartë, i thjeshtë dhe i fortë, i ndërtuar sipas traditave më të mira të stilit të vonë klasiko-osman. Anët trekëndore dhe skaji i tetëkëndorit të formuar mbaronin me një kornizë në formë dhëmbë sharre. Mbi këtë kornizë, tetëkëndori vazhdon lart për gati një metër dhe pastaj mbaron në një kornizë tjetër. Kupola e kubesë, e mbuluar me tjegulla, është shumë e dukshme mbi kornizën e fundit. Suvaja mbi kornizën e parë tetëkëndore është e një cilësie më të ulët sesa ajo e pjesëve të tjera të ndërtesës. Një cilësi e tillë kaq e dobët dhe fonna e plogësht që i jep kontureve të ndërtesës, na tregon se ajo është rezultat i një riparimi të mëvonshëm. Nga ndërtimi origjinal mund të kenë mbetur pjesa më e madhe e kalotave gjysmësferike të qosheve nën kube, të dukshme për syrin, në një stil të ngjashëm me atë të xhamisë së Plumbit në Berat. Një element i tillë ka qenë me të vërtetë një modelim klasik. Ajo që shohim tani, shfaqet në Ballkan gjatë shekullit XVII, si një shenjë e rënies së forcave krijuese të arkitektëve provincialë osmanë. Ky është stili në të cilin është ndërtuar xhamia, tashmë e shembur, xhamia e Agait në Elbasan, një vepër që i përket viteve ’60 të shekullit XVII.
Pjesa më e madhe e suvasë së ndërtimit origjinal të xhamisë së Nazireshës është realizuar si një kluasonazh shumë i rregullt. Blloqet drejtkëndore të prera me kujdes janë të modeluara me dy shtresa tulle të vendosura horizontalisht dhe dy të tjera të vendosura vertikalisht, sipas stilit të xhamisë së Mbretit (Sinan Pashës), por të një cilësie shumë më të mirë. Dritaret, të vendosura në tre kate, kanë të njëjtën cilësi ndërtimi. Ato që ndodhen në katin e poshtëm, gjithsej gjashtë të tilla, kanë forma drejtkëndore dhe janë të rrethuara nga një hark osman me katër qendra me skaje dekorative. Zona e harkuar mbi komizat e dritareve është e mbushur me suva. Dritaret në dy katet e sipërme kanë harqe me majë dhe janë të së njëjtës formë si ato të katit të poshtëm, por pak më të vogla. Kati i tretë ka vetëm një dritare, e vendosur në qendër të murit për të shmangur lakimin e kontureve të brendshme të kalotave, mbi të cilat mbështetet kubeja.
Pjesa e brendshme, edhe pse relativisht e vogël për një xhami periferike me kube, është e gjatë dhe përputhet me konceptin e vonë klasik të përpjestimit të vëllimit. Një gjë e tillë mund të shihet mirë në formën e dobët të harqeve kryesore të kalotave. Harqet klasike kanë paraqitje më të forta. Motivet e harqeve kanë skalitje stalaktite të pasur, ashtu sikurse edhe këndi i secilës prej kalotave. Mihrabi është i së njëjtës cilësi të punimit stalaktit me stuko, por kjo pjesë e xhamisë ka pësuar shumë dëmtime, pasi ndërtesa ka dalë jashtë funksionit të saj. Duhet shtuar se është ruajtur vetëm pjesa e jashtme e xhamisë.
Xhamia nuk ka patur portik me kube të ndërtuar prej guri. Në pjesën e jashtme dallohen gjurmët e mbështetjes së një mafili prej druri me një çati të pjerrët. Vrimat e brezave të çatisë janë gjithashtu të dukshme, pasi nuk është bërë asnjë përpjekje për ta rindërtuar këtë hajat. Në fasadë ndodhet vetëm një dritare drejtkëndore me një komizë prej guri, e vendosur mbi një kamare të cekët, e cila është e rrethuar me një “hark” dekorativ të punuar me stalaktite.
Pjesa e realizuar më mirë e kësaj xhamie është minaga e saj, e cila ngrihet në qoshen veriperëndimore të ndërtesës. Ajo qëndron mbi një bazë katrore, të ndërtuar me të njëjtën teknikë kluasonazhi, sikurse edhe pjesa tjetër e xhamisë. Kjo bazë është po aq e lartë sa edhe zona e dytë e dritareve. Trupi i minaresë i hollë dhe i gjatë është dymbëdhjetëfaqësh. Ai është i ndërtuar me blloqe poroze të gurit të smërçit të prerë me kujdes, të cilat altemohen me tre rreshta tullash të kuqe të holla. Minaija ka në majën e saj një ballkon prej punimi stalaktit, i formuar nga tulla dhe një shtresë blloqesh gjithashtu prej gurësh smërçi poroz. Pjesa e sipërme e minares, koni i majës dhe tmpi, nuk ekzistojnë më. Nuk është ruajtur asnjë lloj mbishkrimi, por ka mundësi që dikur aty ka ekzistuar një i tillë, i vendosur në hapësirën mbi hyrjen. Kështu, ai nuk ka qenë i shkruar mbi një pllakë mermeri, sepse nuk ka vend për të, por mbi një pllakë të lëmuar, siç është bërë herë pas here edhe në vende të tjera.
Në një leksion mbi mbishkrimet osmane në Shqipëri, si burim për historinë, Vexhi Buharaja ka theksuar se “xhamia e Nazireshës në Elbasan është ndërtuar përpara vitit 1599, mesa kuptojmë në dy shënime në brendësi të saj”. Një vrojtim i tillë ka shumë mundësi të lidhet me mbishkrimet që mbajnë datën 1007 apo 1008 H. Buharaja nuk i botoi ato dhe ato janë zhdukur qysh atëherë kur muret e brendshme u mbuluan me blozë dhe’ nga mbeturinat e djegura herë pas here. Megjithatë, nëse është i saktë, ky shënim na jep një informacion të vlefshëm. Stili i punimit dhe cilësia e suvasë datojnë diku në dekadat e fundit të shekullit XVI.
Ajo çfarë mund të thuhet mbi identitetin e ndërtuesit të kësaj xhamie është edhe më pak e besueshme. Evlia Çelebiu nuk e ka vizituar atë, ndoshta për faktin se ai ka qenë i përqendruar në qendrën e qytetit, ndërkohë që kjo xhami ndodhet larg saj. Lista e xhamive të Lef Nosit përmban shënimin se ajo është ndërtuar nga vajza e Nazir Kejvan Beut. Një burim tjetër ia atribuon këtë xhami motrës së Hasan Balizades, ndërtuesit të xhamisë së Ballies. Nëse kjo është e vërtetë, çka duhet të jetë pak e mundshme, për shkak të emrit (djali i Baliut), atëherë Hasan Baliu ka qenë djali i Nazir Kejvanit. Njeriu që ka pasur këtë emër shumë të rrallë dhe që ka shërbyer si nazir ka qenë Kejvan Beu, i cili në vitin 1553 ndërtoi një numër të konsiderueshëm ndërtesash për promovimin e kulturës osmane në Hercegovinë.(42) a nuk është ky një rast i ngjashëm me Sinan Pashë Boroviniçin, i cili ndërtoi veprat më të rëndësishme si në Hercegovinë ashtu edhe në Elbasan? Kështu, ose ky fiinksionar ka shumë mundësi vajza e tij, Nazireja, e ndërtuan xhaminë e Elbasanit, të ngjashme (Gegenstiick), nëse përdorim fjalët e dr. Mullerit në vitin 1844, me atë të Hasan Baliut.
Hasan Baliu ka qenë djali i Nazir Kejvanit. Njeriu që ka pasur këtë emër shumë të rrallë dhe që ka shërbyer si nazir ka qenë Kejvan Beu, i cili në vitin 1553 ndërtoi një numër të konsiderueshëm ndërtesash për promovimin e kulturës osmane në Hercegovinë, a nuk është ky një rast i ngjashëm me Sinan Pashë Boroviniçin, i cili ndërtoi veprat më të rëndësishme si në Hercegovinë ashtu edhe në Elbasan? Kështu, ose ky funksionar ka shumë mundësi vajza e tij, Nazireja, e ndërtuan xhaminë e Elbasanit, të ngjashme (Gegenstiick), nëse përdorim fjalët e dr. Mullerit në vitin 1844, me atë të Hasan Baliut.
Deri në shkatërrimin e saj pak vite më parë, kjo xhami ka qenë e dyta për nga rëndësia në Elbasan dhe e vetmja e cila është e datuar me anën e një mbishkrimi. Ajo ndodhej në skajin lindor të Uzun Çarshisë së vjetër, përballë me Kullën e Sahatit dhe me kullën e skajit juglindor të kështjellës. Pak para vitit 1967, kjo zonë u transformua në një park që lidhej me parkun e ri përpara kështjellës. Xhamia u restaurua në një mënyrë shumë elegante. Megjithatë, në fillim të viteve ’70 ajo u shemb pbthuajse krejtësisht. Në vitin 1978 vetëm mihrabi dhe një pjesë e murit të mihrabit ekzistonin akoma, si gërmadhë në oborrin e pasmë të një mapoje industriale. Ne do ta përshkruajmë këtë monument me vlerë ashtu siç e kishte pamjen në vitin 1967. Evlia Çelebiu ka përmendur gjithashtu, se kjo xhami ndodhej në Uzun Çarshi dhe se ka qenë ndër më të mirat e qytetit.
Xhamia kishte një sipërfaqe katrore prej 10.60m, e pajisur me një kube që qëndronte mbi një tambur tetëkëndor. Katër qoshet e themelit kubik janë hequr për të lehtësuar linjat e ashpra të xhamisë. Keto kënde kanë qenë të mbuluara me panele trekëndore, pak a shumë të të njëjtit lloj me ato të xhamisë së Plumbit në Berat, ndonëse konturet e xhamisë së Elbasanit ishin më të ulëta sesa ato të Beratit, të cilat i përkasin një pune të periudhës klasike. Kubeja e xhamisë Balizade ka qenë e mbuluar me çimento, që mund të ketë zëvendësuar shtresën origjinale prej plumbi. Dy muret anësore dhe muri i pasëm kanë patur vetëm një rresht me dritare. Mbi këto ndodhej një dritare e rrallë e vogël në formë rrethore, e vendosur lart në secilin prej mureve, ngjitur me tamburin.
Porta ka qenë e thjeshtë, e zbukuruar me një hark Bursa, poshtë të cilit ndodhej një mbishkrim i ruajtur mirë. Deri kohët e fundit salla e faljes ka qenë e paraprirë nga një portik, i cili mbështetej mbi një arkadë guri të një forme joosmane. Kjo shtesë e shëmtuar e shekullit XIX u hoq gjatë restaurimit të xhamisë në vitet 1960, restaurim i cili ktheu pamjen origjinale të shekullit XVII të ndërtesës. Portiku, siç ishte në vitin 1967, ka qenë produkt i këtij restaurimi. Ai është rikonstruktuar sipas gjurmëve të strukturës origjinale, të gjetura tek vetë ndërtesa. Ky lloj portiku prej druri nuk ka qenë një element i pazakonshëm; shumë modele të mirëruajtura janë gjetur në Edrene dhe i përkasin shekullit XV. Proporcionet e xhamisë së Elbasanit tregojnë fillimet e rënies të arkitekturës osmane në provincat periferike.
Asgjë nuk mund të shihej nga struktura e ndërtimit, e cila ishte plotësisht e fshehur pas suvasë dhe me siguri ka qenë e tillë qysh nga ndërtimi e xhamisë.
Minarja ka qenë pjesa më origjinale e ndërtesës. Ajo ishte më e mira në llojin e vet në Shqipëri. Kjo minare mbështetej mbi një thundër, pesëfaqësh që vazhdonte në trupin e minares në formë poligonale pesëfaqëshe. Trupi i saj ka qenë i zbukuruar me korniza të holla vertikale në këndet që mbaronin me një frizë harqesh dhe figurash gjeometrike. Gjithashtu, parmaku i ballkonit ka patur motive gjeometrike dekorative, të realizuara me stuko. Pjesa e sipërme e minares ka qenë shumë më e vogël në perimetër dhe në formë spiraleje. Vetëm pjesa më e lartë dhe pjesa konike i përkisnin një periudhe më të vonë. Mbishkrimi i ndodhur mbi hyrjen është ruajtur plotësisht dhe na tregon datën e ndërtimit dhe emrin e ndërtuesit me një gjuhë lulesh, të mbushur me persizma dhe emrin e poetit që ka bërë vargjet. Mbishkrimi është “publikuar” me pak ndryshime të vogla nga Evlia Çelebiu, por gjithsesi, ka mbetur i panjohur. Ai ka përmbajtjen e mëposhtme:
Metrum: një variacion Hezek. v—/v—/v—
Yapup hasan bali rah-y hudada
Bu beytu’llahy çun manand-y cennet
Bihamdi’llah tamam etdi o hayri
Kabul ede bi- hakki-y zat-y vahdet
ne devletdir bu kim ta ruz-y mah§er
diyeler ruz u serb ruhyna rahmet
manastyri la’ali dedi tarih
“zehi oldy ‘ibadetgah-i ummet”
1) Hasan Bali e bëri në rrugën e Zotit
2) këtë shtëpi të Allahut që i pëmgjan parajsës
3) Me lavdërimin e Zotit, ai e mbaroi këtë ndërtesë
4) duke mundësuar lidhjen e njeriut me Zotin
5) Sa i lumtur është ky, mund të thotë ndokush deri në Ditën e Gjykimit
6) natë e ditë “mirësi për shpirtin”
7) La ‘ali i Manastirit e ka treguar datën:
8) “madhështor u bë vendi i faljes të komunitetit”.
Viti 1017. (17.4. 1608-5.5.1609)
Për poetin e mbishkrimit, mund të thuhet shumë pak. Lini në Manastir (Bitola) dhe duket të jetë i njëjtë me La MbHasan Efendiun, poetin dhe dijetarin nga Manastiri, në lidhje me jetën e të cilit dihet pak . Një nga veprat e tij mban datën 1022 H (1613/14). Në lidhje me Hasan Balizaden nuk kishim mundësi të gjenim ndonjë gjë më shumë sesa ndonjë informacion të vogël të dhënë më sipër.
Xhamia e katërt e Elbasanit nga pikëpamja e vlerës arkitekturore ndodhej në ish Tahyl Pazary (pazari i drithit), tashmë i transformuar në parqe dhe në një bulevard të gjerë. Ajo qe shpallur monument kulture, kështu që i mbijetoi 1967-ës, por u shemb në fillim të viteve ’70.
Xhamia dukej si një bllok kubik ndërtimi me kënde të zmusuara dhe një kube mbi tambur të madh tetëkëndor. Një minare shumë e gjatë e ndërtuar me tulla të holla, të suvatuara nga sipër, i jepte asaj një pamje të veçantë. Nga ana arkitekturore, ajo mbizotëronte rrethinat e saj të thjeshta të dyqaneve të ulëta, të cilat përbënin anën perëndimore të Uzun Çarshisë. Kubi ka qenë pothuajse 11 metra i gjerë dhe i gjatë, pra pak më i madh se ai i xhamisë së Nazireshës dhe i Hasan Balizades. Dritaret, konturet e jashtme dhe tamburi i lartë, që ndahet në dy pjesë me korniza duhet të frymëzohej nga Xhamia e Nazireshës. Megjithatë, këtu jemi përpara një ndërtese të fundit të shekullit XVII, kohë kur arkitektura osmane në provincat e Ballkanit përjetoi një rënie të shpejtë të forcave krijuese. E gjitha u varfërua. Xhamia kishte kalota të vogla, të ndërtuara në këndet e brendshme të mureve për të mbajtur kubenë, por ato nuk kishin forcë. Ato kishin korniza stalaktite, duke i dhënë formë kamares, në të cilën ishin çelur dy dritare në murin ballor, por të realizuara pa finesë. Muret ishin të ndërtuara me një lloj cilësie të dobët ndërtimi, të përbërë nga shkëmbinj, gurë kave dhe blloqe të mëdha, të gjitha të mbuluar me një shtresë të trashë suvaje për të fshehur parregullsitë. Dritaret në muret anësorë dhe në murin e mihrabit nuk ishin të konceptuar mirë; ishin të parregullta dhe të dobëta për nga forma. I vetmi element i mirë ishte porta, e cila kurorëzohej me një “hark Bursa” të bukur. Minaija e humbi ballkonin e saj dhe pjesën e sipërme gjatë ngjaijeve të vitit 1967. Para luftës II Botërore, xhamia ka qenë e rrethuar nga tri anët me anekse; tavanet e saj prej druri dukeshin akoma qartë në vitin 1967. Duket se xhamia origjinale kishte vetëm një portik prej druri përpara fasadës; ashtu si Xhamia e Nazireshës, por hapësira shtesë u krijua shumë më vonë, duke mbuluar ndërtesën e yjetër. Këto shtesa të shëmtuara u hoqën në vitet 1960, në kohën kur u planifikua restaurimi i ndërtesës. Pra, një tipar i dallueshëm i kësaj xhamie ka qenë volumi i saj jo cilësor, i cili ishte i tillë më tepër për shkak të mungesës së njohurive për përpjestimet (raportet), të pasqyruara në tamburin e dobët dyfish dhe të një kubeje, forma e së cilës ishte thuajse plotësisht e maskuar. Sidoqoftë ishin pikërisht këto elementë që u bënë karakteristikë e xhamive të shekullit XVIII dhe XIX, kohë kur Islami u përhap në vend dhe ishte i nevojshëm ndërtimi i xhamive të reja. Në atë kohë, arti osman e humbi plotësisht forcën e tij dhe u reduktua thjesht në një formulë.
Evlia Çelebiu e ka përshkruar këtë xhami menjëherë pas asaj të Hasan Balizades, duke i dhënë kështu vendin që i takon përsa i përket rëndësisë. Ai shkruan: Pas kësaj vjen Biçakcyzade-ja ...Xhamia Aga në pazarin e drithit, një xhami e re dhe e bukur, me një minare të veçantë mirëproporcionale”. “E re” duhet të ketë kuptimin që xhamia ka qenë ndërtuar pak vite apo një dekadë a më shumë përpara vizitës së tij, pra me afersi rreth viteve 1660-1670, të njëjtat vite në të cilat të çojnë tiparet arkitekturore. Poshtë harkut që ndodhet mbi hyrjen ka qenë vendi ku dikur qëndronte mbishkrimi, që ka lidhje me ndërtimin e xhamisë. Ky tekst mund të jetë shkruar mbi një pllakë të mermertë, e cila është hequr kur xhamia është riparuar për herë të fundit. Gropa ka qenë mbushur me suva, në sipërfaqen e lëmuar të së cilës është shkruar një tekst i ri me bojë. Ai jep të dhëna në lidhje me rikonstruktimin e xhamisë në vitin 1354 H (1935/36); Unë nuk kam patur mundësi për ta studiuar atë nga afer. Nuk është siguruar asnjë informacion nëse ky tekst është ruajtur dhe përfshirë në muzeun lokal ashtu sikurse mbishkrimi i xhamisë së Hasan Balizades. Duhet përmendur se turqishtja osmane përdorej akoma si një mjet epigrafik (mbishkrimor) shumë dekada pasi sundimi osman kishte mbaruar në Shqipëri në vitin 1912. Buharaja ka përmendur se nuk janë numëruar më pak se 50 mbishkrime të tilla nga grupi i Institutit të Historisë dhe të Gjuhësisë në Tiranë.
Familja e Byçakcyzades ka qenë një nga më të rëndësishmet në Elbasan.
Evlia Çelebiu e përmend atë si të tillë, ashtu sikurse edhe dr. Muller në vitin 1844 dhe Babingeri në vitin 1929.
Midis xhamisë së Hasan Balizades dhe asaj të Agit, në pazarin e drithit, dhe përballë në pjesën jugperëndimore të murit të kështjellës ndodhej, deri pak pas vitit 1967, një ndërtesë relativisht e madhe monumentale me kube. Ajo ishte thuajse ngjitur me hamamin e çarshisë dhe ka qenë e rrethuar plotësisht nga dyqane. Në atë kohë nuk dukej asnjë minare, por ndoshta ajo mund të jetë shembur. Ndërtesa kishte mure të suvatuara dhe të lyera me gëlqere. Ajo ishte e mbuluar me një kube prej plumbi, e cila mbështetej mbi një tambur tetëkëndor me përmasa harmonike. Ndërtesa ka qenë solide, e ndërtuar mirë dhe datonte ndoshta nga gjysma e dytë e shekullit XVI. Në pamje të parë kjo ndërtesë dukej si xhami, duke pasur një hapësirë prej 10m2. Në vitin 1967, nuk ishte e mundur manja e ndonjë të dhëne nga banorët e zonës. Në vitin 1978, një nga njerëzit e shquar të qytetit ma ka përshkruar atë si një tyrbe. Një mundësi e tillë nuk duhet pëijashtuar, edhe pse kjo do ta bënte më të madhen në llojin e vet në krejt vendin. Meqë kjo pjesë e qytetit u shkatërrua plotësisht në vitet ’70, nuk ka ndonjë shans për të marrë ndonjë informacion tjetër. Ndoshta ajo ka qenë tyrbe e një prej shenjtëve të shumtë të varrosur në Elbasan dhe të përmendur nga Evlia Çelebiu, i cili, gjithashtu, jep tekstin e mbishkrimeve të tyre, të tilla si faltoija e Çelebi Efendiut nga 1028 H (1619) që “ishte përballë me hendekun e kështjellës”.
Kjo xhami ka qenë një ndërtesë e thjeshtë drejtkëndore dhe e ulët, me një tavan prej druri dhe çati me tjegulla. Një minare e gjatë dhe e veçantë i shtonte një pamje të këndshme kësaj ndërtese të ndërtuar pa kërkesë krijuese. Xhamia ndodhej në pjesën jugperëndimore të qytetit, pak metra në jug të xhamisë së Agait. Xhamia e Pashës duket se është një ndërtesë e fillimit apo e mësit të shekullit XIX. Ajo nuk është konsideruar Monument Kulture dhe prandaj u shkatërrua pas vitit 1967.
Elbasani osman kishte tre hamame, të përmendura nga Evlia Çelebiu. Dy prej tyre vazhdojnë të ekzistojnë deri në ditët tona: ato janë banjat e përmendura në Salnamenë e vitit 1291 H (1874/75). Ato përshkruhen me pak fjalë nga Evlia, përshkrimi i të cilave, i pabotuar më parë në ndonjë gjuhë bashkëkohore, është si vijon:
“Eulogjia (fjalimi i lamtumirës) e hamameve, prehje e shpirtit. Janë bashkë tri banja që të rrëmbejnë zemrën. Njëri prej tyre është hamarni shumë i vjetër i Sinan Pashës, i vendosur brenda kështjellës në pjesën lindore, pas portës së kështjellës. Uji, ajri dhe struktura e kësaj banjoje janë shumë të këndshëm. Uji vjen nga jashtë dhe kalon nëpër një tubacion mbi hendekun e kështjellës. Më pas vjen çarshi Hamarny në qytet, jashtë mureve të kalasë (Taçra Varo§), një ndërtesë e këndshme me shërbyes dhe ndihmës të pastër, të thjeshtë dhe të dashur. Pastaj vjen (vend bosh në tekst)”.
Është e qartë se banja e Sinan Pashës brenda kështjellës është vepër e Sinan Pasha Boroviniçit, rreth viteve 1500. Ajo ka qenë ndërtuar brenda kështjellës, sepse në atë kohë i gjithë qyteti ishte akoma brenda mureve. Banja e dytë, çarshi Hamamy, ka qenë e ndërtuar në një zonë që u krijua gjatë shekullit XVI dhe XVII. Kurse, në lidhje më banjën e tretë nuk ishte e mundur të sigurohej ndonjë informacion.
“Banja e Pazarit” është një hamam i veçuar, një ndërtesë e ndërlikuar, e cila është një nga më të mëdhatë në llojin e saj në vend. Ajo ndodhet në parkun qendror të Elbasanit, përballë skajit jugperëndimor të mureve të vjetra të qytetit. Përpara rikonstruksionit të Elbasanit, banja ishte e rrethuar nga rrugët e ngushta të pazarit dhe dallohej me vështirësi. Si një ndërtesë e veçantë, hyija e saj ishte një Uzim çarshi dhe dilte në rrugën e vjetër kryesore të pazarit, tashmë e gjitha e shkatërruar. E gjithë ndërtesa është 26.20m e gjatë dhe 13.90m e gjerë. Ne mund të dallojmë dy elemente strukturalisht të ndryshëm, dhomën prej druri të zhveshjes dhe vetë banjën, të mbuluar nga një varg kubesh dhe harqesh.
Dy pjesët nuk të ngjashme, ndoshta për shkak të pranisë së materialeve solide dhe të shtrenjta, të cilat nuk mund të bliheshin dhe të prisheshin, kur u ndërtua banja. Dhoma e zhveshjes është një sallë e thjeshtë katrore, me përmasa 10.90m. Çatia dhe tavani qëndrojnë mbi katër shtylla druri, të vendosura në një shesh, rreth një shatërvani. Dhoma është e ndriçuar mirë nga tri dritare në secilin faqe të mureve. Kjo sallë i përket një faze më të vonë ndërtimi sesabanja. Hyrja për në banjë bëhet nëpërmjet e një porte, në qoshe të korridorit dhe fillimisht hyhet në një dhomë prej 5.80 m, 3.40m. Dhoma ështe e mbuluar nga një qemer cilindrik, të dyja anët e të cilit lakohen nga brenda, duke dhënë kështu përshtypjen e fillimit të një kubeje. Ajo është e ndriçuar mirë nga një varg “sysh” gjashtëkëndor në formë ylli. Berberana dhe tualeti janë në fimd të dhomës, të dyja të vendosura në dhoma të ndara të vogla, e para e mbuluar nga një qemer të shtrirë, dhe e fimdit nga një qemer i plotë. Berberana lidhet drejt për së drejti me një dhomë të madhe, ndërsa tualeti është në fimd të një korridori të ngushtë. Dhoma e madhe e tipit me qemer cilindrik është dhoma e freskët e banjës. Ajo ështe e pajisur me një stol të madh prej guri, ku personi që bën banjë mund ta aklimatizojë trupin e tij me një temperaturë më të lartë. Në zonën e nxehtë mund të shkohet nëpërmjet një dere të mureve anësorë të dhomës së freskët, e ndodhur në anën e djathtë mbi hyijen. Tek dhoma e laijes hyhet nga një qoshe. Kjo është e vendosur si dhoma e freskët, pak e çuditshme dhe jashtë modelit të rregullt. Dhoma e nxehtë është një drejtkëndësh i madh prej 3.70 dhe 8.30m, i ndarë në dy pjesë nga një hark. Një nga të dy pjesët është e mbuluar nga një kube një lloj (kalotte) sferike, kurse pjesa tjetër ka një gjysmë qemer të shtrirë. Një vendosje e tillë na tregon se planimetria e banjës është e lidhur me sistemin me tre eyvan krahë dhe një kube qendrore. Eyvan-i i anës së djathtë ka qenë i shtypur, ashtu sikurse krahu i qendrës. Në vend të këtij të fimdit u vendos një nga dhomat e vetmisë. Ana e përdorur ndoshta diktonte këtë planimetri të çuditshme dhe na ndihmon të shpjegojmë se pse dhoma e freskimit u “drejtua” në 90°, kurse tualeti ishte i vendosur anash kontenierit të ujit. E gjitha kjo është bërë për ta përshtatur banjën në një pjesë të disponueshme dhe për ta vendosur atë në një drejtim me rrugën kryesore të pazarit, tashmë ekzistuese.
Dhoma e laijes fillestar nuk ka patur një pllakë qendrore ku njeriu që bënte banjë mund të pushonte. Dy dyer të vogla të çojnë tek dy dhoma të vetmisë, të dyja me kube. Secila prej halveteve ka përmasat 3.70m2, përmasa pothuajse “klasike” për një dhomë të këtij lloji. Të dyja kanë dy hauze e lavamane. Kubetë e këtyre halveteve qëndrojnë mbi shtylla, të cilat kanë forma pak të lëmuara. Ky është një tipar i mëvonshëm. Një tjetër element që të çon në një datë më të vonë, në periudhën e vonë klasike të arkitekturës osmane, është paraqitja e një harku që ndan dy pjesët e korridorit kryesor të mjedisit të freskimit me akoladë paret apo kllapë gjarpëruese. Mungesa e plotë e zbukurimit stalaktit të ndonjë lloji tregon gjithashtu se banja është më e vonë se në shekullin XVI. Ky model relativisht i çmuar i “syve” në pjesë të ndryshme të banjës së nxehtë, tre rrathë yjesh dhe gjashtëkëndëshash në halvete dhe katër rrathë në kubenë kryesore të sycaklykut, ashtu sikurse edhe struktura interesante dhe e ndërlikuar e punës, na tregon se ajo është ndërtuar rreth vitit 1600. Ndoshta ka qenë pronë vakëf e xhamisë së Balizades apo ndonjë ndërtese tjetër të fillimit të shekullit XVII. Evlia Çelebiu jep datën 1671.
Banja ka qenë në përdorim deri në vitin 1940. Pas 30 vjetësh në gjendje të prishur, e gjithë banja u restaurua nga Instituti i Monumenteve të Kulturës. Ndërtesa është e mbuluar me tjegulla dhe ndoshta ka qenë e tillë që nga fillimi. E gjitha është osmane dhe shumë afer tendencave të artit osman të ndërtimit. Ndoshta ndërtesa tregon më mirë sesa xhamitë e tjera, se në çfarë shkalle ishte integruar Elbasani në jetën kulturore osmane të asaj kohe.
Më i vjetër dhe shumë më i vogël se çarshi Hamarny është banja, që ndodhet brenda portës lindore të mëparshme të kështjellës. Edhe kjo banjë është restauruar gjithashtu dhe në atë kohë u bë njëfarë pune studimore në lidhje me të. Ne mund të dallojmë dy faza kryesore të ndërtimit të saj. Banja e ndërtuar rreth vitit 1500 ka qenë një ndërtesë modeste, me përmasa 11 me 16.60m. Diku në shekullin XVII, kjo banjë u zmadhua dhe u shndërrua në një banjë dopio, duke iu shtuar disa dhoma në njërën anë dhe duke zëvendësuar dhomën origjinale të zhveshjes të banjës Sinan Pashës nga një dhomë me dy pjesë. Shtesat e bëra janë të formës të lakuar dhe jopraktike. Në një kohë më të hershme, dhomat e zhveshjes janë rindërtuar në një formë modeste, ashtu sikurse janë edhe tani. Ato janë dy drejtkëndësha të gjatë dhe të ngushtë të mbuluar me tavan prej druri dhe çati me tjegulla.
Pas kalimit përmes një dhome zhveshjeje modeste për meshkuj, në banjën e Sinan Pashës, vjen hyija në dhomën e freskimit, një drejtkëndësh me përmasa 3.70 me 4.80m, e mbuluar me një qemer të shtrirë. Tualeti dhe dhoma e depilimit janë të vendosura në një shtesë të kësaj dhome, nën të njëjtin lloj kubeje. Në mes të murit të gjatë të dhomës së freskimit, e vendosur tradicionalisht, ndodhet një portë që të çon tek banja e nxehtë. Kjo është një sallë e madhe drejtkëndore, e cila të jep përshtypjen e një hapësire të madhe, për shkak të kubesë së saj të përbërë. Dhoma ka përmasat 3.30 me 8.60. Ajo është e mbuluar me tri kupola me elemente harqesh të ndryshëm. Hapësira në të majtë të hyijes është e mbuluar nga një kube interesante që mbështetet mbi një rrjet kalotash të harkuara. Pjesa qendrore është drejtkëndore, e mbajtur nga 2 harqe mbi të cilat ndodhet një kube e vogël. Pjesa që mbetet të jep përshtypjen e hjë eivani. Pas kësaj dhome kanë qenë 2 halvete dhe një dhomë e vogël shtesë, e mbuluar nga një kube.
Kur banja u zmadhua, tri dhoma të vogla me kube u vendosën në një rresht, njëra pas tjetrës, përgjatë murit anësor të pjesës ekzistuese të dhomës së nxehtë. Muri anësor i halvetit të anës së djathtë të pjesës për meshkuj u ndryshua dhe halvetet e reja dhe të vjetra u bashkuan në një dhomë banjoje të vetme, relativisht të madhe. Kubetë dhe profilet e pjesës së re nuk janë po aq të larmishme sa ato të anës së vjetër, por janë të një cilësie të mirë, duke na dhënë disa prova për periudhën e zgjerimit: një gjë e tillë është më shumë e mundur të jetë bërë pas vizitës së Evlias, i cili nuk flet për një banjë me dy pjesë në Elbasan.
Të dyja pjesët e banjës së kështjellës janë të ndërtuara me gur kave. Cilësia e ndërtimit të vjetër është pak më e mirë sesa ajo e shtesës së mëvonshme, një tipar ky mjaft i zakonshëm në arkitekturën osmane, gjë që paraqet tatëpjetën e ngadaltë të standardeve në këtë art me kalimin e kohës. Gjatë restaurimit të fillimit të viteve 1970, çatia u mbulua me tjegulla të reja, kopje të atyre origjinale.
Në pjesën jugore të qytetit ndodhet një urë e bukur mbi lumin Shkumbin, e cila lidh Elbasanin me zonën malore të Shpatit. Ura ka 12 harqe të një madhësie të barabartë. Ajo është ndërtuar në vitin 1780 nga guvematori i mirënjohur Kurt Ahmed Pasha dhe ka zëvendësuar urën e drunjtë, që ekzistonte në kohën e Evlia Çelebiut. Ura ka mbetur e padëmtuar dhe u ka mbijetuar të gjitha luftrave dhe trazirave. Vetëm parmakët e saj janë zëvendësuar me të tjerë më modernë. Meqë kjo vepër konsiderohet sot si një objekt i një rëndësie strategjike, nuk ishte e mundur të bënim asnjë matje të saj.
Kulla e mirëmajtur e Sahatit në Elbasan është ndërtuar mbi kullën e parafundit të mureve të kështjellës në anën jugore, me pamje nga juglindja. Kulla është ndoshta më e lata dhe, në gjëndjen e saj aktuale, është ndër më të rejat në vend. Ajo ngrihet mbi një bazë katrore të ndërtuar me blloqe të lëmuar prej guri gëlqeror, por vazhdon lart me një muraturë prej çaklli dhe gurë kave, me sipërfaqe prej suvaje të lëmuar. Tri pilastra të rrafshëta zgjaten lart dhe ndajnë murin në dy rripa vertikalë të barabartë me njëri-tjetrin. Kulla mbaron me dy vrima të mëdha kumbuese në secilën prej katër faqeve, duke përfunduar të gjitha me një tambur trekëndor. Poshtë vrimave kumbuese ndodhen katër orë të mëdha. E tërë kulla është ndërtuar në përputhje me arkitekturën e fundit të shekullit XIX dhe si njedhojë është tipike për periudhën e vonë osmane të reformës dhe ndryshimeve. Kulla e Sahatit të Elbasanit është pasuese e një kulle më të vjetër në të njëjtin vend. Sulejman Dashi, i cili ka mbledhur informacion mbi kullat e sahatit në Shqipëri, e konsideron kullën e vjetër si një ndërtim të fillimit të shekullit XVII, por nuk jep referenca. Evlia Çelebiu e ka përshkruar atë në vitin 1670. Ai ka theksuar: “Afer kësaj xhamie (xhamisë së Mehmedit II mbi portën e Pazarit), ndodhet një kullë e lartë Sahati. Ajo është një ndërtesë shumë e bukur dhe ka katër orë, të cilave nuk u lëviz as minuti dhe as sekondi. Të gjithë Bilalët ecin me kohën e kësaj kulle.
Konsulli Georg von Hahn, ka theksuar në vitet 1840, se kulla është shkatërruar nga zjarri aty afer vitit të vdekjes së Mahmudit II (1839). Ora kullës ka ardhur nga Trieste. Kjo kullë duhet të jetë shkatërruar përsëri.
Historia e rindërtimit të fundit të kullës tregohet në një mbishkrim në turqishten osmane, e shkruar në pesë bejte (çifte), mbi një pllakë të vogël prej mermeri (36cm me 27cm). Mbishkrimi ndodhet mbi derën që të çon në kullë, në pjesën jugore me pamje nga çarshia. Ai është i rrethuar nga dy pllaka prej guri gëlqeror të një përmase të njëjtë, në të cilat ndodhet një “pasqyrë”, e zbukuruar me një hark të shtrirë. Në pllakën e majtë të mbishkrimit osmanisht shkruhet viti 1899 me shifra si dhe fjalët:
“Mestr Ilo, Selo Luko” (Mjeshtri Ilo nga fshati Luko) (me gërma të vjetra sllave). Guri në të djathtë të tekstit në osmanisht duket se është përcaktuar për një tekst në greqisht, i cili për një arsye apo për një tjetër, nuk është bërë. Në periudhat e vona osmane shqipja nuk është përdorur si një gjuhë e njohur në mënyrë zyrtare. Sllavishtja (slavonian) flitej në fshatrat përreth Korçës dhe Pogradecit, në lindje të Elbasanit dhe në të kaluarën ka qenë shumë më e përdorur. Greqishtja njihej thuajse shumë mirë në Elbasan dhe pjesa më e madhe e regjistrimeve të esnafeve të Elbasanit bëheshin në atë gjuhë. (56) Teksti në osmanisht, i pabotuar, është i dallueshëm në një mjedis të tillë. Ai është konceptuar si një hezek tetrametrik (v—/v—/v—/v) dhe është kaligrafuar me shumë zotësi me gërma të ngjeshura, por të realizuara shumë mirë. I krahasuar me një cilësi të tillë, teksti i vjetër në sllavisht është i papërpunuar. Teksti në osmanisht është si më poshtë:
Metrum: Hezek v—/v—/v—/v—
la) Jehintah-y cihan abdu’l-hamid han-y keremferma
b) yapyldy saye-o lutfynda i|bu saat-i ziba
2a) hamiyet ehli cumle elbajanyn etdiler himmet
b) bu ho| evkatniima-y dilnif i kyldylar ihya
3a) delalet cehd ii ikdam u cinayet etdi akif beg
b) hiida ecr ii mukafatyn vere diinya ve ma-fiha