Eliani
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Eliani

Klaud Eliani lindi në Prenestë të Latit rreth vitit 170 të e. sonë dhe vdiq rreth vitit 235. Simbas bashkëkohësit të tij Flav Fiiostratit, ai jetoi më tepëtr se 60 vjet. Në Preneste pati ofiqin e arhiereut (kryepriftit). Megjithëse lindi dhe jetoi në Lat, Eliani e njohu dhe e shkroi shumë mirë gjuhën greke.

Nga vepra më e madhe e tij "Peri zoon idiotetos", iat. De animalium natura, (Mbi natyrën e kafshëve) kanë mbetur 17 libra të plotë, një parathënie dhe një epilog. Në këtë vepër Eliani kërkon të tregojë se edhe kafshët duan, urrejnë, tmerrohen dhe gëzohen si njeriu. Vepra tjetër e tij është "Poikiie historia", iat. Varia Historia, (Histori të ndryshme). Që të dyja këto vepra të Elianit përbëhen nga ekstrakte të grumbulluara në mënyrë jo kritike prej burimesh të ndryshme, shumica e të cilave nuk na janë ruajtur.

Veprat e përmendura të Eiianit kanë rëndësi për ne, mbasi ato përmbajnë të dhëna mjaft interesante mbi faunën e Ilirisë, mbi pjellorinë e gjedhit, mbi pasurinë me asfalt të rretheve të Apollonisë, mbi disa zakone të ilirëve, etj.

Libri I

Elefanti e ka frike dashin me brirë dhe zërin e derrit. Thonë se edhe romakët kështu i vunë në ikje elefantët Çte' kishte me vete Pirro Epiroti dhe patën një fitore të shkëlqyer.

Libri II

Ka një lloj shqiponje, që i duan ata që i ushqejnë, siç ishte edhe shqiponja e Pirros.

Libri III

Më i guximshmi nga qentë është qeni molos, meqenëse edhe burrat /molosë/ janë të tillë.

Stërqokat i quajnë të dobishme edhe thesalët, edhe ilirët, edhe lemnasit dhe përgatisin për to ushqim publik, meqenëse zhdukin vezët dhe pengojnë shtimin e karkalecav e të cilët u shkaktojnë dëme prodhimeve bujqësore.

Thuhet se lopët epirote japin shumë qumësht dhe dhitë e Skyrës japin qumësht me bollëk, sa asnjë dhi tjetër.

Libri V

Drerët e Epirit notojnë për në Kerkyrë dhe këta, d.m.th., Epiri dhe Kerkyra, ndodhen ballë për ballë njera tjetrës në ngushticë.

Libri VII

Është një kafshë e Paionisë që thirret monop dhe që nga madhësia i përngjet një demi leshtor.

Gratë e Paionisë janë shumë të mençura dhe gërthasin fort, kur janë duke bërë fli. Ndodhin edhe këto: mbi kokë mbajnë një shtamë me ujë dhe qafën e mbajnë drejt në mënyrë që kur janë duke ecur, shtama qëndron pa lëvizur dhe pa u lëkundur. Në të njëjtën kohë fëmijëve u japin të pijnë, duke i mbajtur varur në gji, kalin e të shoqit e tërheqin për kapistre dhe e shpien për t’i dhënë ujë, kurse me duar thurin sende për të veshur. Për këto u çudit edhe Dari, kur disa të rinj paionë motrën e tyre e nisën në këtë mënyrë.

Prro Epiroti gëzohej kur dërgjonte që i thonin shqiponjë thuhet për antiohun – skyfteri.

Libri XII

Kv /kau që nderonin egjiptianët/ ishte mt i madhi i qeve edhe nga ata te Kaonisë, te cilet thesprotët dhe epirotët i quajnë lannos, të ardhur nga raca e gjedhit te Geryonit-

Libri XIV

Ng pellgun e Jonit, afër ishullit Leukas dhe detit prane Aktit, ku edhe vendin e quajnt Epir, ka qefuj të shumtë që notojnë në tufa të medha.

Libri XVII

Shumë bretkosa të pazhvilluara mirë ranë prej qielli dhc bënë që aulanatët të vendosen në një vend tjetër.

info@balkancultureheritage.com