Emin Riza - Banesa popullore në Shkodër gjatë shek. XVIII-XIX

Emin Riza - Banesa popullore në Shkodër gjatë shek. XVIII-XIX

Krohas qyteteve-muze të Beratit dhe Gjirokastrës, që ruajnë një pasuri të madhe kulturore në fushën e banesës popullore, në Shkodër, një nga qytetet më të lulëzuara shqiptare gjatë shekujve XVll-XIX, trashëgojmë një numur të madh banesash popullore. Deri më sot banesa shkodrane nuk ka qenë objekt i ndonjë punimi të veçantë, por është prekur shkarazi nga autorë të ndryshëm. Qëllimi i këtij artikulli është të japi një paraqitje të banesës shkodrane në shek. XVIII-XIX, duke u përpjekur të bëhet klasifikimi i saj, gjatë rrugës së zhvillimit, karakterizimi i saj në planin arkitektonik e konstruktiv dhe vendi që ze ajo në arkitekturën e banesës qytetare shqiptare. Me sa është e mundur, do përpiqemi ta vendosim banesën shkodrane në kuadrin e kohës. E quajtëm të nevojshme të shtrojmë dhe një herë çështjen e saktësimit të kohës së fillimit të zgjerimit të qytetit mesjetar në qendrën e re, ku shtrihet sot qyteti, mbasi ky problem lidhet me boshtin e temës së këtij artikulli që, siç thamë, do të jetë trajtimi i banesës popullore.

Materali kryesor, që qëndron në bazën e artikullit, është mbledhur në qytetin e Shkodrës, mbas një gjurmimi të përgjithshëm që i bëmë qytetit. Burimet e shkruara dhe ato të pakta shënime të autorëve të ndryshëm që kanë folur për banesën shkodrane na kanë vlejtur për ndriçimin apo saktësimin e ndonjë problemi të veçantë. Në Shkodër pamë një numur të madh banesash të vjetra, shumica e të cilave me kohë janë të transformuara, e disa, madje, në mënyrë rrenjësore. Megjithatë mbas një shqyrtimi të imtë që i kemi bërë rreth 25 banesave më me interes, kemi arritur në rikonstruksionin e tyre, duke dalluar shtesat dhe ndryshimet e mëvonëshme. Këto banesa i kemi dokumentuar grafikisht dhe shoqëruar me fotografi e përshkrime që rrahin të argumentojnë ndryshimet që kanë pësuar ato me kohë.

ZGJERIMI DHE ZHVENDOSJA E QYTETIT GJATË SHEK. XVIII-XIX

Lindja dhe zhvillimi i qytetit të Shkodrës është i lidhur ngushtë me Kalanë e Rozafatit, ashtu sikurse mjaft qytete mesjetare shqiptare, të cilat patën kalatë si zanafille të lindjes së tyre. Kjo lidhje e kalasë me qytetin, duke kuptuar me qytet lagjet jashtë kalasë, ka ardhur me kohë duke u dobësuar, doradorës që kalaja humbiste vlerën dhe rëndësinë mbrojtëse, duke u kthyer, aty nga mesi i shekullit të kaluar, përfundimisht në një relik historik.

Shkodra e sotme është krejt e shkëputur nga kalaja; ajo shtrihet në një rrafsh në verilindje të saj. Mjaft burime, që do t'i përmendim më poshtë, provojnë se Shkodra e sotme është relativisht e re dhe se qyteti, aty nga mesi i shekullit të XVIII, shtrihej kryesisht në anën lindore të kalasë deri te lumi i Kirit, duke përfshirë lagjet Qafë, Ajazmë, Tabak dhe Tepe. Në veri të kalasë ishte pazari.

Th. Ippen në fillim të këtj shekulli pohon se: «nga 150 vjet, e këndej u formua në fushë, në verilindje të kalasë, qyteti i ri»:!).

E. Armao) është i mendimit se çvendosja e qytetit të vjetër filloi rreth viteve 1800, ndërsa H. Bushati, duke u nisur nga datat e ndërtimit të disa xhamive në qytetin e sotëm, pohon se qyteti kish filluar të shtrihej në qendrën e sotme nga fundi i shek. XVII.

Po ju drejtohemi burimeve të shkruara dhe pohimeve të disa autorëve të shek. XIX.

Në një dokument të rëndësishëm të vitit 17451 lagjet e Tophanës dhe Kazenës përmenden si borgo të Shkodrës, domethënë iagje jashtë qytetit. Tophana shtrihet në verilindje të kalasë në afërsi me pazarin e vjetër të Shkodrës, ndërsa Kazena ose Tebueno më 1771 shtrihej përtej Bunës, përballë pazarit të vjetër. Simbas dokumentit të vitit 1745, në Tophanë kishte 150 banesa të krishterësh, në Kozenë 100 të tilla. Me interes është të shënojmë, se po në këtë dokument lagjes Tophanë i përfshihet dhe fshati i Remajt, rreth 2 milje larg qytetit, në lindje të tij, atje ku janë varret e vjetra të katolikëve. Në anën tjetër vinë në konsideratë datat e ndërtimit të disa xhamive në qendrën e re, xhamlja e Tophanës ësht ndërtuar më 1617, ajo e Rusit të Madh më 1711, e Ndocajt më 1729, ndërsa xhamija e Kuqe në Perash më 1745.

Nga dato e ndërtimit të xhamisë së Tophanës mund të nxjerrim përfundimin se kjo zonë ka qenë banuar të paktën që në fillim të shek. XVII. Në një kronikë që bën fjalë për disa ngjarje të vitit 1739, përmendet një banjë publike në Tophanë. Ky fakt tregon se numri i popullsisë muslimane në këtë lagje ka qenë jo i vogël, kështu që në mesin e shekullit të XVIII Tophana rezulton të ketë pasur një shtrirje të gjerë.

Datat e ndërtimit të xhamive të lagjeve të sotme Rus i Madh, Ndocaj dhe Perash, tregojnë se rreth tyre ka pasur grumbuj banesash. Mospërmendja e tyre në dokumentin e vitit 1745, tregon se aty popullsia ka qenë muslimane.

Në vitet 1800, Pukëvili, i cili vizitoi Shkodrën, shkruan se qyteti formohet nga katër varoshe (sobborghi), pa i cilësuar me emra; por ai, na le të kuptojmë, se në fushën në verilindje të kalasë shihen shumë grumbuj banesash, si dhe banesa të veçanta. Hani në mesin e shekullit të kaluar pohon, se pjesa kryesore e qytetit shtrihet në fushën, në verilindje të kalasë, atje ku është sot pa na dhënë ndonjë njoftim të saktë mbi madhësinë e tij. Më poshtë Hani, me të njejtin cilësim, «pjesa kryesore e qytetit», bën fjaië për zonën në lindje të kalasë, d.m.th. për lagjet e Ajazmes, Qafës, Tabakeve dhe Tepes. Hani përmend si «varosh» të Shkodrës dhe zonën e Bahçellëkut, siç thirret ende sot.

Në cilësimin e njëjtë si pjesë kryesore të qytetir, për dy zonat e banuara të përmendura më sipër, ka vërtet një pasaktësi. Prej kësaj mund të mendohet se zgjerimi i qytetit në qendrën e re kishte arritur tashmë përpjestime të mëdha. Rreth viteve 1815, sipas Pukëvilit, Shkodra numëronte 24.000 banorë, ndërsa në vitet 1854, sipas Hanit, arrin në 36.000 banorë, rritje kjo që duhet të lidhet edhe me zgjerimin e qytetit në qendrën e re.

Në krijimin e qendrës së re të banuar në Shkodrën e sotme, duhet të dallojmë dy momente: së pari, kemi rritjen e natyrshme të qytetit dhe, së dyti, çvendosjen nga qendra e vjetër.

Për rritjen e qytetit merret në konsideratë zona relativisht e vogël, ku shtrihej ai, një pjesë e mirë e së cilës është në një terren të vështirë kodrinor. Rritja e qytetit, e cila mori hov sidomos nga fundi i shek. XVIII dhe gjysma e parë e shek. XIX, shtronte problemin e krijimit të zonave të reja të banuara, dhe pjesa ku shtrihet sot qyteti plotësonte më së miri kërkesat për tu vendosur aty një qendër banimi. Por krahas këtij proçesi, të themi të natyrshëm të rritjes së qytetit, kemi dhe procesin tjetër të çvendosjes së tij gradualisht nga qendra e vjetër. Ky proçes gjeti shtytje dhe për arësye të tilla, si kolera e vitit, rrahja me top nga kalaja e zonës së vjetër të qytetit rnë 1835 nga Hafez Pasha, gjatë së cilës sipas të dhënave që ka të ngjarë të jenë të zmadhuara, u shembën 960 banesa). Nga ana tjetër, zona e gjerë e fushës në verilindje të kalasë ishte shumë tërheqëse, sepse le-jonte që pranë banesës Lë aneksoheshin sipërfaqe të mëdha toke. Ky proces i shpërnguljes nga qendra e vjetër mori shtytjen vendimtare pas vitit 1860, për shkakun madhor të rikthimit të Drinit në shtratin e tij të parë. Bashkimi me Kirin krijoi mundësi për vërshime të furishme të këtyre lumejve, që e bënë praktikisht të pabanuar rrafshin ku shtrihej më parë lagjia e populluar e Tabakëve. Për një kohë, pranë Kalasë, mbeten vetëm zonat e banuara në kodrat në verilindje të saj. Braktisja e kalasë nga administrata turke më 1865, duhet konsideruar si fundi zyrtar i qytetit të vjetër të Shkodrës dhe që prej kësaj kohe me Shkodër, si qendër e banuar, kuptohet zona ku shtrihet sot qyteti. Lagjet e Qafës, Ajazmës dhe Tepes, me banorë përherë e në ulje, tashti mbeten lagje të jashtme të qytetit.

Në mbështetje të Salnamesë (kalendarit zyrtar) të vitit 1892) Shkodra ndahej në 14 lagje dhe pikërisht Tophana, Rus i Madh, Perash i vogël, Ndocaj, Parrucë, Rus’i Vogël, Perash i Madh, Dudas, Tabakë, Ajazëm, Bahçellëk, Haxhi Resul, Tepe dhe Bërdicë.

Pranë kalasë mbeti deri vonë, në prag të çlirimit, Pazari i vjetër i Shkodrës, qendër prodhimi dhe shkëmbimi, i cili gjatë shekullit tonë përherë e më tepër humbiste rëndësinë, për shkak të rënjes së zejtarisë dhe formimit gradual të qendrës së re tregëtare në Shkodër.

Ngo sa u parashtrua, mund të pohohet, se shtrirja e qytetit të Shkodrës në zonën e sotme të banuar ka filluar që në fillim të shek. XVIII, me përjashtim të lagjes Tophanë, e cila të paktën ka qenë e banuar që në fillim të shek. XVII. Gjatë shek. XVIII, populli i qendrës së re duket se ko ecur me ritme të ngadalsh-me, deri sa Pukëvili, në fund të tij, na njofton për grumbuj banesash dhe banesa të veçuara në këtë zonë. Gjatë gjysmës së parë të shek. XIX, përveç procesit të zgjerimit të qytetit fillon dhe pastaj intensifikohet procesi i çvendosjes së Shkodrës mesjetare. Në mesin e shekullit të kaluar, qendra e re ishte rritur aqë sa mund të largohej me qytetin e vjetër. Viti 1860 i dha shtytjen vendimtare çvendosjes së qytetit të vjetër në qendrën e re.

Pra, Shkodra, domethënë qendra e sotme e banuar siç do të përdorim këtej e tutje, është një qendër qytetare relativisht e re e ndërtuar kryesisht nga fundi i shek. XVIII dhe gjatë gjysmës së parë të shek. XIX.

Për mungesë dokumentash, dhe për faktin se shumë pak banesa në Shkodër mbajnë datën e ndërtimit, ne nuk jemi në gjendje të japim një tabllo të saktë të rrugës së krijimit e rritjes së qendrës së re. Po, sidoqoftë është e qartë, se shtrirja së pari filloi aty, ku sot shtrihet lagjia Tophanë; më vonë grumbuj banesash filluari të ngrihen në zonat e lagjeve Rus, Ndocaj e Perash, duke u shtrirë kështu qyteti përherë e më tepër në rrafshin fushorë në verilindje të kalasë. Zona e lagjes së sotme Rus duhet të ketë qenë populluar fill mbas Tophanës, duke u bazuar përveç datës së hershme të njerës prej xhamive të saj, 1711, dhe në përmendjen e saj si lagje së bashku me ato të Terzive dhe Tophanës në lidhje me disa ngjarje të vitit 1753.

Megjithëse në gjendjen e sotme qyteti ka pësuar shumë ndryshime, përsëri mund të krijohet nji ide e qartë mbi shtrirjen e tij në pikpamje urbanistike, duke pasur parasysh dhe një planimetri të rrugëve të qytetit hartuar më 1923 (fig. 1).

Ndarja e dalluar në mes qendrës ekonomike, pazarit dhe zonës së banuar, karakterizon edhe Shkodrën deri aty nga çereku i parë i shekullit tonë, ashtu si dhe qytetet e tjerë shqiptarë të kohës, ndarje jo racjonale për qytetet me popullsi relativisht të vogël që ishin kryeqendra shkëmbimi për zona të gjëra rreth tyre. Lidhja e qendrës së banuar me tregun me rrugë sa më të shkurtër, ka krijuar disa rrugë kryesore, që fillojnë prej pazarit të vjetër dhe përshkojnë qytetin në drejtim të verilindjes. Rrugë të tjera të dorës së dytë e të tretë, shumë prej këtyre të fundit pa krye, ndërlidhin qytetin. Në rrjetin rrugor është vështirë të dallosh ndonjë kriter në vendosjen e tij, gjë që tregon se qyteti është krijuar si rrjedhim i ndërtimit të ba-nesave të veçanta, me oborre e kopshte shumë të mëdhej, banorët e të cilave kanë rrahur të lidhen me rrugët kryesore që të çonin në Pazarin e vjetër, ku kishin vendin e punës shumica e banorëve të Shkodrës zejtaro-tregëtare. Krijimi i qendrës së rë të banuar, duket se nuk u parapri, pra nga ndonjë përkujdesje urbanistike. Siç duket, së pari çdo ndërtues rrethonte si mundte parcela të mëdha toke me mure të larta avllish dhe brenda saj ndërtonte banesën e tij. Me dendësimin e ndërtimeve u krijuan shkallë shkallë konturet e një serë rrugësh sekondare, që lidheshin me arteret kryesore që të çonin në pazar, dhe një mori rrugicash pa krye, anash rrugëve sekondare, madje dhe artereve kryesore.

Të bien në sy emërtimet e rrugicave pa krye, të cilat pa përjashtim mbanin, mbiemërat e familjeve që kishin ndërtuar banesat e tyre me dalje në këto rrugica. Madje dhe shumica e rrugëve sekondare gjithashtu emërtohej në të njëjtën mënyrë, reflekse këto të spontaneitetit në formulimin urbanistik të Shkodrës.

Në periudhën që shqyrtojmë, banesa kishte funk-sionc të ndryshme nga ato të sotmet; ajo nuk qe në të kaluarën vetëm një strehë banimi me kuptimin e ngushtë të fjalës. Ajo duhej tu përgjigjesh dhe disa kërkesave të tjera që kushtëzoheshin në lidhjen e ngushtë të qytetit me ekonominë bujqësore, me përpunimin e një sërë praduktesh, me rritjen dhe përpunimin e krimbit të mëndafshit që, sidomos në Shkodër, ishte bërë një lloj kulture familjare1. Banesa ishte shpesh dhe zyra e tregëtarëve të mëdhenj, gjë që presupozonte vizita të shpeshta për çështje të ndryshme tregëtare, përveç rasteve të shumta kur klientela e fshatrave të largët ishte bujtëse. Gjithashtu, ekonomia shtëpiake shumicën e produkteve ushqimore dhe lëndët djegëse i siguronte në sasi relativisht të mëdha. Të rralla ishin familjet që nuk siguronin perimet, pemët dhe qumështin nga parcelat e mëdha të kopshteve pranë banesës.

Këto rrethana, padyshim, kanë influencuar në konceptimin e banesës në kuptimin e gjerë të fjolës, dmth. në madhësinë dhe organizimin e truallit brenda mureve rrethues të banesës, në ambientet kryesorë, si dhe në ato ndihmëse. Ndryshimet e mëdha, që kanë pësuar banesat e vjetra që ruhen sot në Shkodër, e bëjnë të pa mundur gjetjen e ndonjë ekzemplari tipik, i cili të përmbledhë të gjitha elementet origjinalë dhe, nëpërmjet përshkrimit të tij, të jepen dhe zgjidhje të veçanta ose luhatjet nga norma e përgjithëshme. Prandaj, ne së pari, do të japim përshkrimin e përgjithësuar dhe ilustrimin me shembuj të vendosjes së banesës në truall, të mureve të avllisë, portës kryesore, ambienteve ndihmës dhe atyre kryesorë. Më poshtë, do të japim variantet e banesës shkodrane, duke për shkruar dhe shembujt më tipikë.

Bonesa shkodrane vendoset në një truall të gjerë, i cili rrethohet me mure. Zakonisht, banesa nuk mbështetet në muret rrethnes, përposë disa rasteve rreth qendrës së qytetit, ku terreni ishte më i kursyer Trualli i banesës shkodrane, zakonisht, ndahet në dy pjesëme mur avllije: në oborrin përpara banesës dhe në pemishten si dhe kopshtin e zarzavateve, që si-mbas vendit, vendoset prapa, ose anash banesës e, në disa raste, e gjejmë dhe njësh me oborrin. Oborri përpara banesës është i shtruar me kalldrëm vetëm në rruginat që lidhin banesën me portën dhe pusin. Përpara banesës ndërtohet pusi, e më tej, zakonisht, ngrihet kulla e sanës dhe «jerevija», duke preferuar që të jenë sa më pranë hyrjes. Për nga sipërfaqja e madhe e oborreve dhe pemishteve, Shkodra mund të krahasohej vetëm me Tiranën.

Banesa shkodrane rrethohej me mure të lartë gur;i, që qrrinin në disa raste dhe rreth 5 m. lartësi. Në tërësinë e mureve rrethues, porta e hyries, gjithmonë e vetme, përbën një element me rëndësi në tërësinë e banesës shkodrane. Ajo ka përmasa të mëdha dhe trajtohet me përkujdesje, ashtu si në mbarë qytetet shqiptare të kohës. Porta është gjithmonë dyflegërshe, prej druri të fortë dhe me përmasa që luhatin në gjërësi nga 2.50 m — 2.90 m dhe në lartësi nga 3.0 m — 3,6 m. Flegra që hapet, zakonisht, përfshin dhe një tjetër më të vogël, e cila përdoret rëndomë (fig. 2). Flegra e vogël sajohet nga prerja e flegrës së madhe. Flegrat e portës së jashtme në banesat më të vjetra janë të punuara thjeshtë, dërrasat e puthitura vertikalisht forcohen nga mbrapa me binarë horizontale e disa herë me një tirant në drejtimin diagonal. Portat e mëvonëshme kanë një përpunim tjetër nga ana e jashtme. Përveç elementeve të mësipërm, flegrat rrethohen dhe ndahen nga façatura që sajojnë katërkëndësha këndrejtë, gjithmonë pesë të tilla në çdo flegër.

Portat mbahen nga kasa të rënda druri e, në disa raste, flegrat rrotullohen mbi binarë druri, që përbëjnë një trup më vete. Në vendin ku ndërpritet muri rrethues për vendosjen e portës, ndërtohen dy mure tërthore me atë rrethuesin. Mbi këta mure ndërtohet çatia katërujshe që mbulon portën. Simbas gjendjes ekonomike të pronarit, në shumë raste, muret anash portës lidhen rreth mesit të tyre me një harkguri (fig. 3). Pjesa e mureve tërthore, që sheh në rrugë, është e shurdhët, me një kamare vetëm në njërin mur tërthor ose me dy të tilla në të dy ata. Kamaret mbulohen me qemer guri (fig. 4). Funksioni i tyre është vendqëndrimi për vizitorin që ende nuk i është hapur porta, por ato më tepër janë simbole të mikpritjes. Kamaret e portave shkodrane, karakteristika lokale, për nga funksjoni janë të njëjta me sofatet e përdorura gjerësisht në Berat, Gjirokastër e Korçë.

Në portat Shkodrane kemi hasur në disa raste dhe frengji në njerin murtërthor (fig. 1) ose në të dy këta. Pohimi i Nopçës se te gjitha portat shkodrane janë paisur me frengji nuk na del i bazuar. Sigurimi i portës bëhet me lloze metalike (fig. 5) të paisur me brava. Portës nuk i mungon asnjiherë trokitsja. Përveç portave të thjeshta pa asnjë zbukurim, kemi takuar dhe porta të punuara me gurë të latuar, jo vetëm në harqet e gurit dhe kollonat anash tyre, por edhe në pjesën e jashtme të mureve tërthorë (fig. 6).

Përveç portës kryesore, në muret rrethues të banesës, kufi me banesat e tjera, ndërtohet një deriçkë që siguron ndërlidhjen me fqinjtë.

Pusi është një element i zakonshëm i banesës shkodrane. Ndryshe nga qytetet e tjerë fushorë të Shqipërisë, në Shkodër gjejmë një larmi të madhe në mënyrën e ndërtimit dhe trajtimin e grykave të puseve. Ruhen puse me grykë të thjeshtë të punuar me gurë lumi ose me gurë kave të latuar, si dhe një numur i madh me gryka të gdhendura prej një blloku të vetëm guri (fig. 7) dhe të trajtuara me ornamente (fig. 9). Sipas deshmive gojore, këto të fundit, importoheshin nga Venediku. Pranë pusit vendosej një ose disa govata prej një blloku guri, të cilat shërbenin për larjen e teshave.

«Jerevia» (shtëpi-përdhese) është një ndërtim që sot takohet rrallë në Shkodër, mbasi shumica janë shkatërruar. Ajo ndërtohej me një ose dy ambiente të vendosur radhazi. Në rastin e parë, ambienti i vetëm i saj, shërbente si vënd gatimi dhe larje në verë, e disa herë paisej me furrë. Ambienti i dytë shërbente dhe si dhomë bujtje për miq të dorës së dytë, kryesisht fshatarë.

Ashtu si «jerevia» dhe «kullat e sanës» sot janë mjaft të rralla. Një kullë sane të ruajtur mirë e gjetëm si aneks të banesës nr. 9 (fig. 10), Ajo është një ndërtim i thjeshtë me kat. Kati përdhes, me një derë dy flegërshe dhe dy dritare anash, ishte stalla për bagëtitë e trasha. Kati, krejt i hapur nga balli, në të cilin ndërmjet shtyllave të drurit mbi të cilat mbështetet çatia vendosen lesa binarësh, shërbente si depo sanebari. Të bie në sy emërtimi «kullë» për ambientin në kat emërtim që e hasim, larg kuptimit si ndërtim ekonomike të pronarit, në shumë raste, muret anash portës lidhen rreth mesit të tyre me një harkguri (fig. 3). Pjesa e mureve tërthore, që sheh në rrugë, është e shurdhët, me një kamare vetëm në njërin mur tërthor ose me dy të tilla në të dy ata. Kamaret mbulohen me qemer guri (fig. 4). Funksioni i tyre është vendqën-drimi për vizitorin që ende nuk i është hapur porta, por ato më tepër janë simbole të mikpritjes. Kamaret e portave shkodrane, karakteristika lokale, për nga funksjoni janë të njëjta me sofatet e përdorura gjerë-sisht në Berat, Gjirokastër e Korçë.

Në portat sbkodrane kemi hasur në disa naste dhe frengji në njerin mur tërthor (fig. 1) ose në të dy këta. Pohimi i Nopçës se te gjitha portat shkodrane janë paisur me frengji nuk na del i bazuar. Sigurimi i portës bëhet me lloze metalike (fig. 5) të paisur me brava. Portës nuk i mungon asnjiherë trokitsja. Përveç portave të thjeshta pa asnjë zbukurim, kemi takuar dhe porta të punuara me gurë të latuar, jo vetëm në harqet e gurit dhe kollonat anash tyre, por edhe në pjesën e jashtme të mureve tërthorë (fig. 6).

Përveç portës kryesore, në muret rrethues të ba-nesës, kufi me banesat e tjera, ndërtohet një deriçkë që siguron ndërlidhjen me fqinjtë.

Pusi është një element i zakonshëm i banesës shko-drane. Ndryshe nga qy-tetet e tjerë fushorë të Shqi-përisë, në Shkodër gjejmë një larmi të madhe në më-nyrën e ndërtimit dhe trajtimin e grykave të puseve. Ruhen pusc me grykë të thjeshtë të punuar me gurë lumi ose me gurë kave të latuar, si dhe një numur i madh me gryka të gdhendura prej një blloku të vetëm guri (fig. 7) dhe të trajtuara me ornamente (fig. 9). Sipas deshmive gojore, këto të fundit, importohe-shin nga Venediku. Pranë pusit vendosej një ose di-sa govata prej një blloku guri, të cilat shërbenin për larjen e teshave.

«Jerevia» (shtëpi-përdhese) është një ndërtim që sot takohet rrallë në Shkodër, mbasi shumica janë shkatërruar. Ajo ndërtohej me një ose dy ambiente të vendosur radhazi. Në rastin e parë, ambienti i vetëm i saj, shërbcnte si vënd gatimi dhe larje në verë, e disa herë paisej me furrë. Ambienti i dytë shërbente dhe si dhomë bujtje për miq të dorës së dytë, krye-sisht fshatarë.

Ashtu si «jerevia» dhe «ku!!at e sanës» sot janë mjaft të rralla. Një kullë sane të ruajtur mirë e gjetëm si aneks të banesës nr. 9 (fig. 10), Ajo është një ndër-tim i thjeshtë me kat. Kati përdhes, me një derë dy flegërshe dhe dy dritare anash, ishte stalla për bagë-titë e trasha. Kati, krejt i hapur nga balli, në të cilin ndërmjet shtyllave të drurit mbi të cilat mbështetet ça-tia vendosen lesa binarësh, shërbente si depo sane (bari). Të bie në sy emërtimi «kullë» për ambientin në kat emërtim që e hasim, larg kuptimit si ndërtim mbrojtës, gjithashtu a'he në Shqipërinë e mesme për ambientet në kat. Kullën e sanës nuk e kemi ndeshur në ndonjë qendër tjetër qytetare veç Shkodrës.

Banesa shkodrane është e ndërtuar në disa variante, por ka një numur të caktuar ambientesh me funksione të përcaktuara qortë që i ndesh në të gjithë këto variante Këto ambiente bazë të banesës për-bëjnc atë faktor të pandryshuar me rëndësi të dorës së parë, që karakterizon një tip të caktuar banese, të shikuar si pasqyrim i një mënyre të jetuari. Mënyra e kompozimit të këtyre ambienteve, në të cilin influencojnë përveç mënyrës së jetsës, terreni, materialet, tradita etj., përbën një tipar tjetër me shumë rano'ësi të një tipi banese.

Ambientet bazë të banesës shkodrane mo çardak janë: oda e zjarrit, çardaku, dhoma e miqve, ahuri dhe hajati. Këto ambienie i gjejmë në variantin më të thjeshtë, ndërsa në varientet më të zhvilluar shtohen ambiente banimi, që nga kompozimi përsërisin dhomën e mirë, por me një trajtim e dekor më të thjeshtë.

Oda e zjarrit. Është një ambient i rëndësishëm i banesës. Sot shumica e tyre janë modifikuor për shkak të primitivizmit të theksuar. Në banesën nr. 5 (fig. 11) kemi gjetur një odë zjarri në gjendjen origjinale, të cilën po e përshkruajmë. Ajo është një ambient drejtkëndësh që lidhet me çardakun direkt dhe nëpërmjet rrugicës që e ndan nga ambienti i krahut të djathtë. Elementi më me rëndësi i këtij ambienti është vendi i zjarrit. (fig. 11, 12, 13). Ai është ndërtuar në murin e mbrapëm, por kemi takuar dhe oda zjarri kur ai ndërtohej në njerin nga muret tërthorë, i cili në këtë rast, ndërtohet me gurë, si të ishte mur kryesor. Vendi i zjarrit përbëhet nga vatra, ndërsa bri saj ndërtohet një lloj tymari me seksjon gjysëm rrethor, që mbyllet në pjesën e sipërme në formë konike. Ky tymar vazhdon i mbyllur prej kulmit të konit e deri në tavan. Rreth 60-70 cm. nga niveli i vatrës tymari ndahet nga një shtresë. Sipas nesh, në pjesën e poshtëme të shtresës hidhej prushi, për të mbajtur ngrohtë ushqimin që vendosej mbi shtresën. Në banesën e M. Plakut këtë instalim e gjejmë më të përparuar (fig. 14), mbasi nën shtresën është ndërtuar një lloj furre e vogël. Edhe Nopça e ka venë re këtë instalim, që rezervohet me të drejtë ta quajë tymar. Mungesa e tamburit, mosvazhdimi në çati, si dhe fakti që praktikisht nuk mund ta tërheqë tymin, e bën të pakuptueshëm funksionin e vërtetë të tij. Mbi vendin e zjarrit gjejmë të ndërtuar një shtrat me binarë, mbi të cilin, zakonisht, thahej mishi. Mbi vatër e lidhur tek trarët e tavanit, varej kornostra, ndërsa anash saj gjënden dy kamaret e zakonshme.

Oda e zjarrit ndriçohet ngo dy dritare të vogla, që dalin në çardak; përposë këtyre, mbi vatër është ndërtuar një baxho praktikë që, me sa kemi vrojtuar, zbatohet shpesh. Ky ambient është pa tavan, për të lejuar daljen e tymit. Sergjenet rrethojnë të katër faqet e mureve dhe një odë më shumë dollapë ndërtohen në muret kryesore.

Përmasat relativisht të vogla të këtij ambienti, mungesa e mindereve dhe primitivizmi i tij, tregojnë se ai nuk kishte funksione banimi, por ishte ambienti ku gatuhej ushqimi.

Çardaku. — Është një ambient thuajse i zakonshëm i banesës shkodrane, që merr plotësisht funksionet e tij gjatë stinëve të ngrohta, kur ai krahas vendit ku përpunoheshin produktet bujqësore e mëndafshi, merr funksione të mirëfillta banimi; aty qëndrohet gjatë ditës dhe sidomos në mbrëmje dhe, një-kohësisht merret ushqimi. Çardaku vërtet ndër-lidh dhe ambientet e ndryshëm të bonesës, por ky është një funksion sekondar; përmasat tepër të mëdha të çardakut në banesën shkodrane, që herë-herë arrijnë thuajse të njëjtën sipërfaqe me pjesën tjetër të banesës, si dhe vetë organizimi i tij, tregojnë se ai duhet konsideruar si një ambient me rëndësi të dorës së parë. Por, gjithashtu vërejmë, se me kalimin e kohës, çardaku fillon të humbasë rëndësinë, zvogëlohet në sipërfaqe, duke humbur radhazi një serë funksionesh, por duke ruajtur e rritur përherë e më tepër vetëm funksionin ndërlidhës. Në gjendjen e sotme shumica dërmuese e çardaqeve është e mbyllur dhe transformuar dhe vetëm një numur shumë i vogël ekzemplaresh ruhet ende në gjendjen origjinale. Nga sa kemi vërejtur, një pjesë e çardakut, në njerin krah të tij, ngrihej një këmbë ose disa këmbë shkallë, duke krijuar një lloj sofaje e, përballë tij, në vazhdim të kafazit të shkallëve, më lart se sofaja, ngrihej një qoshk, vendi i preferuar i kreut të familjes (fig. 15). Sofaja dhe qoshku mund të konsiderohen si dhoma verore. Ballet anësore të çardakut i gjejmë përgjithësisht të mbyllur me mur, por ka dhe raste kur njeri ose të dy këta janë hapur. Në Shkodër nuk kemi takuar si në Berat sofa, që në ballin anësor të jenë pajisur me dritare, por përdorimi i tyre nuk përjashtohet. Nopcsa ka gjetur në çardaket e Shkodrës përdorimin e sqollit, që sot nuk ruhet më.

Çardaku mbulohet me çati dhe nuk ka asnjëherë tavan. Balli i tij formohet nga një ose dy rreshta shtyllash druri, që përfundojnë me jasteke shpesh të dalt-uar. Shtyllat e ballit kufizohen me parmak të thjeshtë druri (fig. 16).

Çardaku ka një orientim të caktuar, ai zakonisht ndërtohet nga jugu, por kemi takuar dhe mjaft çardaqe të orientuar nga juglindja ose jugperëndimi, drejtim nga i cili gjatë verës vjen dielli më i fortë.

Hajati. Zë të njëjtën sipërfaqe sa dhe çardaku. Ky ambient që lidhet direkt me oborrin, në variantet e thjeshtë është i hapur ose i mbyllur anash. Nëpërmjet tij kalohet në ahuret. Ai shtrohet me kalldrëm, apo me pllaka guri. Nga ana funksionale shërbente si ambient ndihmës për grumbuilimin e produkteve të ndryshme bujqësore dhe për punimin e krymbit të mëndafshit. Ndërtimi i tij lind si pasojë e domosdo shme e qënjes së çardakut dhe jo si një nevojë me karakter thjeshtë funksional.

Në variantet e zhvilluar të banesës shkodrane gjejmë, përveç dhomës së miqve, edhe një deri në tre ambiente të tjerë në kat, që shërbejnë si dhoma qëndrimi dhe gjumi. Zakonisht këta ambiente kompo-zohen dhe trajtohen njëlloj si dhoma e miqve. Trapa-zani dhe ambientet sanitarë pranë tyre nuk i ngjajnë këtyre dhomave. Brendësia e tyre është e njejtë me atë të dhomës së miqve dhe vetëm thjeshtësia e de-korit, apo mungesa e plotë e tij, i dallojnë këto am-biente prej saj.

Banesa shkodrane me çardak mund të kiasifi-kohet në disa variante, që janë shkallë zhvillimi nga banesa e hapur drejt ban-esës së mbyllur. Këta varian-te sajohen me shtimin e ambienteve të rinj, por duhet vërejtur se, duke ecur nga varianti më i thjeshtë tek ai më i zhvilluari, ndryshimet që bëhen, nuk janë ve-tëm sasiorë, por bartin me vehte kërkesa dhe kon-cepte të reja për banesën, që më shumë shfaqen në humbjen e funksioneve të çardakut. Në cilësimin e këtyre varjanteve duhet mbajtur parasysh fakti se çar-daku përbën karakteristikën kryesore të tyre. Për këtë arësye mendojmë se emërtimi i tyre; «me çardak në gjithë ballin», me «çardak në një krah dhe «me çar-dak në qendër», shpreh në mënyrë të përmbledhur veçantitë e këtyre tre varianteve të banesës së hapur me çardak. Varianti i katërt daliohet për vendosjen e odës së zjarrit në pjesën mbrapa dhomave të banimit; dhe është vështirë të gjejmë një term për ta emërtuar.

Po përshkruajmë tani për të gjithë këta variante shëmbujt me karakteristikë.

Varianti i parë i banesës shkodrane me çardak në gjithë ballin ka të vendosur bri tij dy ose tre ambiente. Shumë më të përhapura janë banesat me tre ambiente, në qendër oda e zjarrit dhe anash dy dhoma, njera prej të cilave është oda e miqve. Ky variant i banesës shkodrane është i ndërtuar gjërësisht dhe sot rrallë takojmë banesa të tilla në gjendjen origjinale, mbasi shumica janë transformuar, duke u ndërtuar në çardak dhe hajat ambiente të tjerë.

BANESA NR. I.

Banesa (fig. 21) në gjendjen e sotme është e transformuar, duke ju shtuar në çardak një ambient, si dhe mbrapa një guzhinë. Së pari banesa ka qenë e variantit me çardak në gjithë ballin, me dy ambiente në kat, përveç çardakut. Në katin përdhesë është ndërtuar një ahur, që ze të gjithë sipërfaqen nën ambientet e katit. Ai ndriçohet nga një dritare dhe disa hapësira në formë frengjije. Ndërlidhja me çardakun bëhet më shkallë guri njerampeshe. Në çardak nuk duken shenja qoshku. Përbri çardakut janë ndërtuar, në të majtë oda e zjarrit e, në të djathtë oda e miqve. Të dy ambientet komunikojnë me çardakun dhe ndërmjet tyre. Oda e zjarrit ka një musandër, ndërsa ajo e miqve një trapazan të thjeshtë. Ambientet sanitare duhet të kenë qenë në fund të rruginës që naante dy ambientet. Dhoma e miqve nuk ka oxhak. Muratura është e ndërtuar me gurë lumi.

Banesa nr. (22). Është një nga banesat më karakteristike të Shkodrës (tab. I). Në katin përdhesë ësht ndërtuar një ahur i vetëm nën ambientet e banuara, ndërsa hajati shtrihet nën çardak. Ahuri merr dritë vetëm nga disa të çara në formë frengjije. Në kat gjejmë të vendosur radhazi, në qendër, odën e zjarrit të ndriçuar vetëm me baxhë dhe anash tij dy ambiente, prej të cilëve i majti është akoma e miqve. Duke u zgjeruar rreth 1.5 m nga çdo anë tej gjatësisë së përgjithëshme të ambienteve të banuar, është ndërtuar çardaku i bollshëm; i cili është rreth 15 m2 më i madh se sipërfaqja e ambienteve të banueshëm, duke përfshirë këtu dhe trapazanet. Përbri trapazanëve, duke dalë në formë katërkëndëshi këndrejt prej ballit të mbrapëm të banesës, janë ndërtuar ambiente sanitare për çdo dhomë, që përfshijnë secili tualetin dhe banjën. Banesa në gjendjen e sotme ka pësuar mjaft transformime, por sipas vrojtimeve tona në krahun e majtë të çardakut, brinj dhomës së mirë, ka shenja që tregojnë se aty ka qenë ndërtuar një qosh i ngritur rreth 90 cm mbi nivelin e dyshemesë së çardakut. Ndërlidhja ndërmjet kateve sigurohet me shkallë monumentale guri të dyfishta.

Në përgjithësi banesa është e varfër në dekoracione. Ashtu si në shumicën e banesave shkodrane, dhe këtu nuk gjetëm ndonjë mbishkrim, ku të shënohej data e ndërtimit. Simbas nesh duhet të jetë ndërtuar nga fundi i shek. XVIII.

Banesa nr. 3. Është nga të paktat bancsa të hapura, që ruhet në zonën e Shkodrës së vjetër, në lagjen Ajezëm (tab. II). Banesa duhet të jetë ndërtuar nga fundi i shek. XVIII dhe sot është mjaft e transformuar. Simbas vrojtimeve tona banesa ka pasurtë njëjtën kompozim planimetrik dhe po ato ambiente si dhe banesa Nr. 2. Çardaku në gjithë ballin dhe dy ambientet e banimit të vendosur anash shtëpisë së zjarrit, ndërlidhen si me çardakun ashtu dhe me shtëpinë e zjarrit. Ambienti i shtuar me çardak duhet të jetë ndërtuar atëhere, kur, edhe thuajse i gjithë muri lindor i banesës është rindërtuar për shkaqe që nuk dihen. Gjatë kësaj kohe dhe pjesa ndërmjet ambientit të shtuar dhe dhoma origjinale përbri ku është vendosur dhe nyja sanilare, ka marrë zgjidhjen që gjejmë sot. Kjo zgjidhje është e veçantë nga ana konstruktive, mbasi muri mbajtës është zëvendësuar me një ndarje të lehtë, e cila është çvendosur brenda ambientit origjinal. Kjo duket të jetë bërë, për të mos nxjerrë ambientin e ri jasht konturit të planimetrisë, sepse kështu do të krijoheshin probleme.

Oda e zjarrit, me përmasa të vogla, ruhet mirë. Ajo është pa tavan dhe ruan një vend zjarri interesant, i cili në tymarin pa tambur ka prej poshtë lart; vendin e prushit, një lloj furre të vogël dhe një rrafsh mbi të. Në pjesën e mbrapme, në tre ambientet origjinalë, janë ndërtuar ambientet sanitare dhe ndërmjet tyre, për bri odës së zjarrit, një aneks i saj, në të cilin gjejmë sqollin. Në disa banesa të tjera këtu ndërtohet dhe furra. Oda e miqve, dallon që nga çardaku nga që dera është e përpunuar më me kujdes se ajo e ambienteve të tjerë. Ajo është me përmasa jo të mëdha, trapazani është sipër i hapur dhe i pikturuar thjeshtë. Oxhaku është i shkatëruar, por nga jashtë duket dalja në formë pilastre, që tregon se ai ka ekzistuar. Shkallët që të çojnë në kat janë njërampëshe, të ndërtuara vetën në katër këmbët e para prej guri, ndërsa pjesa tjetër prej druri. Banesa është ndërtuar me gurë kave lidhur me llaç gëlqereje. Në shtëptnë e zjarrit muri ndarës karshi faqes së vendit të zjarrit është ndërtuar me gardh thuprash, të lidhur mbi shtylla druri e të suvatuar me llaç gëiqereje.

Banosa Nr. 4. Është një rast interesant, që tregon zhvillimin e banesës shkodrane me çardak dhe ndryshimet që pësoi sidomos varianti me çardak në gjithë ballin (tab. III). Banesa së pari ka qenë e variantit të mësipërm. Ajo kishte përbri çardakun, duke filluar nga e djathta odën e zjarrit dhe një ambient banimi. Më vonë janë shtuar dy ambientet në çardak e, nën ta, dy të tjerë në hajat si dhe një guzhinë mbrapa. Në këtë kohë është mbyllur dhe çardaku. Ambienti i shtuar përbri odës së miqve nuk ka dalë jashtë konturit të planimetrisë së parë, ndërsa ambienti i shtuar kundrejt tij është spostuar, sepse ndryshe, për shkak të madhësisë së vogël të dhomës përbri, do të bllokonte hyrjen e saj. Ky spostim ka bërë të mundur të ruhet njeri qoshk, i cili është mbyllur dhe zgjeruar, duke u mbështetur në dy kollona. Oda e zjarrit ruan një oxhok me tambur prizmatik me bazë katërkëndësh këndrejt, që mbahet nga dy binarë në trarët e tavanit. Në këtë ambient kemi hasur shkallë druri, që e lidhin atë me ahurin, si dhe një sqoll.

Një furrë e ndërtuar në njërin kënd të odës së zjarrit duke e vonë. Me interes është trapazani i odës së miqve, në të djathtë të odës së zjarrit. Pjesa e sipërme e tij është punuar me patinaturë gëlqereje dhe është e pikturuar (fig. 19). Ajo ndahet në pesë hapësira, dy anësoret të mbyllura, ndërsa tri të mesit kanë nga një hapësirë të vogël në formë rombi të mbrojtur me persiane. Në çardakun e mbyllur ruhet sqolli, një element që tashti takohet shumë rrallë. Banesa është e ndërtuar me gurë kave.

Varianti i dytë i banesës shkodrane me çardak në një kran krijohet me ndërtimin në një anë të çardakut të një ambienti. Këtë variant e kemi hasur të ndërtuar si të tilla që në krye, por në shumë raste ai është rezultat i rikonstruksionit të variantit të parë. Në këtë variant hajati zvogëlohet gjithmonë në të njëjtën madhësi me çardakun, duke vendosur nën ambientin e ri një ambient të dytë. Ambienti që ndërtohet në hajat, zakonisht është dhe ai ahur si të gjithë ambientet e katit përdhesë, por në disa raste, e sidomos kur kemi të bëjmë me rikonstruksionin e variantit të parë, ai ndërtohet për banim. Në këtë variant dhoma e mirë është zokonisht ajo e ballit me trapazan të ndërtuar përbri murit kryesor që kufizon çardakun. Vetëm në raste shumë të rralla e kemi hasur trapazanin të ndërtuar tërthor me ballin e çardakut (banesa nr. 9).

Banesa nr. 5. Eshtë një banesë interesante e variantit me çardak në një krah (fig. 22). Ajo ruan në gjendje thuajse të plotë kompozimin origjinal. Ne kat janë vendosur gjatë çardakut radhazi, duke filluar prej ambientit të krahut një dhomë banimi, oda e zjarrit dhe oda e miqve. Ambienti i krahut së pari ka qenë dhomë e zakonëshme banimi, ndërsa më vonë është rikonstruktuar duke e rindërtuar krejtësisht trapazanin dhe tavanin dhe duke e kthyer në dhomë: miqsh. Nën këtë ambient, në katin përdhesë, është ndërtuar një ambient banimi, i cili siç duket, kryente funksionin e shtëpisë përdhese, e cila i ka munguar kësaj banese. Të tre ambientet e banimit në kat ndriçohen nga dritare dyfishe. Shtëpija e zjarrit ruan në gjendje origjinale vendin e zjarrit. Ajo, përveç dy baxhove, ka dhe dy dritare që shohin në çardak e që mbrohen me persiane, Ndarjet anësore të shtëpisë së zjarrit janë me parete të lehtë dërrasash. Banesa ruan një qoshk të mbyllur, të ndërtuar ndërmjet ambientit të krahut dhe rampës së djathtë të shkalleve-dyfishe prej guri, si dhe pjesërisht në formë konsoli, që mbështetet mbi pajanta. Besojmë të jetë zmadhuar e mbyllur më pas ndërtimit të banesës. Sipërfaqja e ambienteve sanitare dhe e atij ndihmës të shtëpisë së zjarrit duket se është zgjeruar më vonë. Banesa është e ndërtuar me gurë kave dhe nuk ka ndonjë përpunim dekorativ për tu vënë re. Ka mundësi të jetë ndërtuar nga mesi i shek. XIX.

Banesa nr. 6. Është një nga banesat më të mëdha të Shkodrës. Mjafton të përmendim se çardaku i saj ka një sipërfaqe rreth 150 m2. Ajo është ndërtuar në një truall të gjerë në lagjen periferike Dudas. Porta monurnentale e saj, antet e së cilës lidheshin me hark, ka qenë punuar me gurë të latuar. Në katin përdhes janë ndërtuar tre ahure dhe hajati. Shkallët e gurta dyrampike të çojnë në çardak. Përbri tij ambientet origjinale janë transformuar dhe është vështirë të përcaktohet numuri i tyre i parë pa berë sondazhe. Në të majtë të çardakut ka qenë oda e miqve, sot krejtësisht e transformuar, ndersa në të djathtë të tij është shtuar më vonë një ambient. Mbrapa këtyre ambienteve, përbri çardakut, duken gjurmët e ambientit ndihmës të odës së zjarrit dhe ambienteve sanitarë.

Varianti i tretë i banesës shkodrane është ai që e ka të vendosur çardakun në qendër, ndërsa anash tij ndërtohen dy ambiente simetrike. Ky është varianti më i zhvilluar i banesës shkodrane dhe ai, përgjithësisht, është rezultat i modifikimeve që i janë berë dy varianteve të parë.

Banesa nr. 7. Banesa (tab. V) është krejtësisht e transformuar në krahun e majtë të saj, ndërsa ambientet e mbrapme në gjendjen e sotme siç duket nuk janë ndërtuar që në krye. Banesa i ka të dy ambientet anash çardakut me të dalë se vetë ai. Oda e miqve në krahun e djathtë dhe ajo e banimit bri saj ruajnë shumë elementë origjinalë, ndërsa oda e zjarrit është transformuar. Oda e miqve ka pak punime në dru. Pjesa e sipërme e trapazanit formon pesë hapësira. Dy anësorët janë të mbyllura krejtësisht, ndërsa tri të mesit kanë në qendër nga një dritare të vogël të mbrojtur me persiane. Pjesët e drurit kanë qenë të pikturuara dhe më vonë u është kaluar një dorë e dytë pikture. Banesa ka një palë shkallë njërampeshe guri. Sheshi përfundimtar i tyre mbahet nga një qemer cilindrik. Ka të dhëna se banesa në fjalë ka pasur pranë një shtëpi miqsh me dy ambiente, shtëpinë e zjarrit dhe çardakun në kat, kurse ahurin dhe një ambient në katin përdhesë. Me sa kemi gjurmuar, ky është një rast unikal në Shkodër.

Banesa nr. 8. Është nga banesat e pakta, që ka të shënuar vitin e ndërtimit 1887 (tab. VI). Nga sa kemi vrojtuar, mendojmë se ajo është ndërtuar në vendin e një banese më të vjetër, një pjesë e së cilës ka mbetur në këmbë dhe përbën pjesën e mbrapme të banesës në fjalë. Në skemën kompozicionale banesa është e variantit të zhvilluar me dy krahë, por ajo e ka hajatin të mbyllur, ndërsa çardaku relativisht i vogël, më fort një nyjë ndërlidhëse, duket të jetë mbyllur e transformuar më vonë. Banesa ka punime druri në shumë elemente të saj, sidomos në dy ambientet e krahëve të trajtuar me të gjitha tiparet e odës shkodrane të miqve, por na duket se keto gdhendje tregojnë për një rënie të kësaj mjeshtrie dhe një largim nga elementet dhe skenat tradicionale. Të bien në sy, pilastrat e oxhakëve në ballet e dy ambienteve anësore dhe mosvazhdimi i tymareve në çati, zgjidhje këto të zakonshme për Shkodrën. Banesa është e ndërtuar me gurë kave të vendosur në rreshta horizontale, rast ky i vetëm në Shkodër. Strehët janë të hapura e dyfishe si zakonisht.

Kjo banesë ka vlerë për faktin se është shkallë më e zhvilluar e banesës tradicionale shkodrane, në të cilën ajo bën përpjekjen e fundit, për t'ju përshtatur kushteve të reja të jetesës, që përherë e më tepër po merrnin tipare qytetare.

Përveç varianteve të mësipërme kemi takuar dhe një variant, në të cilin oda e zjarrit, vendoset mbrapa ambienteve të banimit, zakonisht dy të tillë. Për të ruajtur sipërfaqen e çardakut, ambienti i tretë, oda e miqve, vendoset anash të parit, duke i dhënë kështu mjaft lëvizje planimetrisë. Ky variant është një përpjekje e ndjeshme për zhvillimin e banesës, duke e çvendosur nga vendi tradicional ambientin më arkaik të saj. Ky variant është një karakteristikë lokale e Shkodrës dhe nuk e gjejmë të ndërtuar në qytete të tjerë.

Banesa nr. 9. Simbas disa të dhënave është ndërtuar rreth viteve 60 të shekullit të kaluar. Banesa (tab. VII) në gjendjen e sotme vjen në disa ndryshime, çardaku është mbyllur, ndërsa në krahun e djathtë të tij është ndërtuar një ambient. Shkallët origjinale që dilnin në çardak kanë qenë prej druri. Banesa në kompozimin planimetrik paraqet një shkëputje nga kompozimi i zakonshëm me forma të thjeshta gjeometrike. Kjo lëvizje planimetrike vjen si pasojë e çvendosjes së shtëpisë së zjarrit nga vendi tradicional mbrapa ambienteve të banimit. Oda e miqve çvendoset anash, për të zgjeruar çardakun, që përndryshe do të mbetej mjaft i vogël. Vendosja e shtëpisë së zjarrit mbrapa ambienteve të banimit dhe nevoja për lidhjen e saj me çardakun, ka bërë që ndërmjet trapazaneve, kundruall njeri tjetrit të dy ambienteve qendrorë të banimit, të vendoset një rrugicë, që fillon prej çardakut e mbaron në shtëpinë e zjarrit. Nëpërmjet tyre sigurohet dhe ndërlidhja e brendshme e dy ambienteve të banimit me shtëpinë e zjarrit. Oda e miqve, si rast i vetëm, nga sa kemi vrojtuar, është e vendosur me ballë jo nga pamja kryesore e banesës. Shtëpia e zjarrit, sot e ndryshuar, së pari ka pasur të gjitha karakteristikat e zakonshme të këtij ambienti, përveç ndriçirnit më të madh. Shtëpija e zjarrit ndërlidhej me shkallë nëpërmjet rruginës dhe ahurit. Të tre ambientet e tjerë, duke përfshirë edhe dhomën e miqve, janë trajtuar me kompozimin e zakonshëm. Trapazanet, tavanet dhe pjesët e tjera prej druri, janë të daltuara, ndërsa oxhaqet janë të plazmuar me dekoracione. Oda e miqve dallohet për një punim më të hollë. Balli i dhomës së mirë është prej çatmaje dhe dy dritaret e saj mbrohen nga kapakë druri që rrëshqasin horizontalisht, duke u futur brenda strukturës së çatmave kur hapet dritarja, rast ky i rrallë në banesat shkodrane. Të tre ambientet kanë nyjë të veçanta sanitare. Në katin përdhesë janë të ndërtuar katër ohure. Dyert e tyre njëflegërshe, të mbuluara me hark gjysmërrethor, ruhen mirë. Banesa ka në gjendje të mirë kullen e sanës, dhe gjurma të shtëpisë përdhese. Ajo është e ndërtuar me gurë lumi.

Banesa nr. 10. Është e së njejtës skemë planimetrike me banesën nr. 9, por dallohet për përmasat më të vogla dhe nga që të dy ambientet e qendrës nuk lidhen drejt për drejt me çordakun, por nëpërmjet rruginës që të çon në shtëpinë e zjarrit. Banesa (fig. 23) është e transformuar, çardaku ëyhtë mbyllur dhe në krahun e majtë të tij është ndërtuar një ambient. Banesa ka daltime në dru në të tre ambientet si dhe oxhaqe të dekoruar. Shkallët janë njërampeshë prej guri.

Siç e kcmi përmendur, banesa e tipit me çardak ka qenë mbisunduese në Shkodër. Ajo filloi të ndër-tohej që në fillimin e krijimit të qendrës së re të ba-nuar dhe vazhdoi të ndërto'het, siç duket, diçka më tutje gjysmën e shekullit të kaluar, kohë rreth së cilës

Shkodra kish arritur një zhvillim të madh, duke qenë gjithënjë në rritje. Me fillimin e renies së fuqisë ekonomike të qytetit, rreth fundit të shek. XIX, kemi dhe ngadalësimin e ndjeshëm të veprimtarisë ndërtimore në lëmin e banesave. Që prej kësaj kohe, madje dhe më parë, më shumë punohet për zgjerimin dhe rikonslruktimin e banesave ekzistuese, që për vetë llojin e tyre ofronin mundësira të mëdha për një trajtim të ri si në planin kompozicional ashtu dhe në atë arkitektonik. Por, përveç banesës me çardak, gjatë dy shekujve të kaluar, duke pasur parasysh dhe qendrën e vjetër të banuar, Shkodra njonu dhe tipe të tjera banesash. Në gjendjen e sotme ato pak banesa që kanë mbetur në lagjet e Ajazmës, Qafës e Tepës, së Shkodrës së vjetër, na japin mundësinë të hedhim disa mendime mbi llojet e banesave të ndërtuara në qendrën e vjetër. Në pjesën kodrinore të lagjeve të përmendura më sipër ruhen akoma disa banesa, që nga kompozimi janë të tipit të njohur me gjysëm kat perpendikular. Ky është një tip i thjeshtë i banesës së mbyllur, i ndërtuar krejt me gurë që në variantin më të thjeshtë. Ai përbëhet nga ahuri, oda e zjarrit dhe dhoma e miqve. Shtëpija e zjarrit dhe ahuri janë përdhese, ndërsa oda e miqve e ndërtuar në një plan me odën e zjarrit është në kat, mbasi vetëm nën të është ndërtuar ahuri. Në kompozimin volumortë kësaj banese terreni i thyer ska një influencë të qartë. Përveç këtij varianti të thjeshtë kemi takuar dhe pak banesa të tjera të cilat, duke ruajtur këtë trajtim planimetriko-voluminor, kanë një numur më të madh ambientesh (fig. 24, 25). Megjithëse numri i banesave të këtij tipi që ruhen ende është mjaft i vogël, terreni i thyer i një pjese të lagjeve të vjetra dhe përhapja e gjerë e kësaj banese në Berat, Krujë dhe Gjirokastër, na shtynë të pohojmë se ai është njohur dhe ndërtuar edhe në Shkodër. Këto banesa të thjeshta ka të ngjarë që t’i kenë shërbyer atyre shtresave të popullsisë qytetare, që ishin në gjendje ekonomike jo të mirë dhe pikërisht atij numri të madh banorësh, që përbënin masën e madhe të punëtorëve të krahut në zejtaritë e ndryshme të pazarit. Nuk jemi në gjendje, për mungesë materiali, të shprehin ndonjë mendim mbi tipet e banesave që u ndertuan në lagjen Tabakë, një nga më kryesoret e Shkodrës së vjetër, e cila shtrihej në rrafsh.

Në qendrën e re shumë rrallë takojmë banesa të ndryshme nga ajo me çardak. Disa ekzemplarë që kemi takuar, janë më fort improvizime e nuk bartin karakteristikat e ndonjë tipi të njohur. Më shumë këto banesa takohen në qendër, në krahun e djathtë të rrugës kryesore, ku dendësia e banimit është e madhe dhe banesat janë me përmasa relativisht të vogla, pot ë krahasohen me banesat tipike shkodrane. Është për tu vënë re, se dhe në Shkodër, ashtu sin ë Berat e Gjirokaster, banesa përdhese ndërtohet shumë rrallë. Banesa me kat ose më saktë ajo me një kat, është më e pëlqyer në këto qendra.

BANESA ME ÇARDAK GJATË GJYSMËS SË DYTË TË SHEK. XIX.

Siç kemi përmendur dhe më lart, banesa shkodrane, sidmos ajo e varianteve më të thjeshtë, duke filluar aty rreth mesit të shek. XIX dhe sidomos gjatë dekadave të fundit të pot ë njëjtit shekull, bëhen object ndryshimesh të rëndësishme që cenojnë kryesisht skemën planimetrike dhe formulimin arkitektoniko-dekorativ të pamjes së jashtme. Siç do të shohim më poshtë, banesa tradicionale shkodrane kishte një trajtim, që përher e më tepër po vinte në mospërputhje me ecjen përpara të borgjezisë së re shkodrane, e cila dora dorës po shkëputej nga mënyra e vjetër patriarkale e jetesës. Kjo mënyrë në shumë drejtime ishte kushtëzuar dhe nga gjendja ekonomike shpesh e dyfishtë e kësaj klase që ushtronte tregtinë dhe kishte prona tokash. Banesa tradicionale po bëhej arkaike dhe primitive, ajo po pësonte ato që mund të quajmë konsum moral. Në këto kondita ndërtimi I banesave të reja dhe sidomos shkatërrimi I të vjetrave që kishin vlerë të madhe nuk vihej fare në konsideratë. Nga ana tjetër, vetëm një numër I caktuar ambientesh dhe pikërisht çardaku, hajati dhe oda e zjarrit ishin atom ë irracionalet, më primitive ostë të dyja së bashku. Përveç kësaj duhet pasur parasysh dhe fakti se çardaku me sipërfaqe shumë të madhe dhe përpara mesit të shekullit të kaluar duket se është zvogluar pjesërisht, duke dërtuar në të, një ose dy ambiente banimi.

Madje do të thoshim se ka shumë të ngjarë se ndërtimi i një çardaku aq të madh të shoqërohej dhe me paramendimin për të pasur atë si një sipërfaqe të gatëshme për ndërtimin e ambienteve të tjerë. Pra, zvogëlimi I sipërfaqes së çardakut është hapi i pare drejt humbjes së funskioneve të tij tradicionalë. Faza përfundimtare e zhdukjes së plotë të këtij ambienti është mbyllja e tij, e cila fill mbas zvogëlimit të sipërfaqes dhe kthmit të çardakut në një ambient ndërlidhës. Çardaku u mbyll zakonisht me një konstruksion të lehtë çatmaje të mbështetur në skeletin e gatshëm të shtyllave të drurit që formonin ballin e çardakut. Të bën përshtypje trajtimi i kësaj perdeje që po mbyllte çardakun, e cila ka një numër të shumtë dritaresh tepër të mëdha, që sigurojnë një ndriçim të bollshëm. (fig. 28). Këto dritare ndërtohen shpesh në të gjitha hapësirat ndërmjet kollonave të çardakut. Në shumë raste qoshqet ruajnë disnivelin nga dyshemeja e çardakut dhe, si të tillë, rrethohen dhe ato me parete të holla çatmaje. Në dukje këta ambiente bien menjëherë në sy për funksionin e tyre fillestar, nga që dritaret e tyre qëndrojnë më lart se ato të ambienteve të tjerë (fig. 29). Në shumicën e rasteve sipërfaqja e çardakut që mbyllet, paiset me tavan, duke marrë kështu pamjen e një salloni të madh të ndriçuar mirë. Dhe oda e zjarrit, tepër primitive, pëson shpejt shumë ndryshime; asaj iu shtuan apo zgjeruan dritaret që dalin në çardak, ose kur pati mundësi, në pjesën e mbrapme, vendi i zjarrit modifikohet duke u ndërtuar oxhak me tambur, ndërtohet tavani etj. Me mbylljen e çardakut gjithmonë mbyllet edhe hajati, kështu që shkallët nuk mbeten më të hapura dhe banesa pajiset me një ose dy porta kryesore, në vartësi të shkallave njëfishe apo dyfishe. Ndriçimi i hajatit është zakonisht i pakët. Në banesat me çardak në një krah dhe në qendër shpesh kemi takuar ahuret nën ambientet e krahëve, të kthyer në dhoma banimi. Në përgjithësi shkak për një trajtim të ri arkitektoniko-dekorativ të pamjes së jashtme të banesës u bë mbyllja e çardakut, e cila zakonisht u shoqërua me një serë punimesh, që kryesisht kishin për qëllim ti jepnin pamjes së banesës shkodrane një aspekt të ri, duke i hequr atë ngjyrë e trajtim thuajse fshatarak.

Krahas mbylljes së çardakut e hajatit u mbyllën strehët e gjera, të çveshura të banesës shkodrane, sipas rastit, me dru, suva ose me kombinimin e këtyre dy teknikave. Dritaret e ambienteve që dilnin në pamjen kryesore, ose dhe në ato anësore që binin në sy, shpesh u rikonstruktuan, duke u veshur me korniza të profileve të ndryshëm. Një hap përpara drejt ndryshimit të pamjes së banesës që suvatimi i saj nga jashtë. Në shumë raste, me suva u sajuan korniza rreth dritareve, si dhe në strehët. Edhe porta e jashtme shpesh u rikonstruktua duke u veshur me dërrasa pjesët e zbuluara të konstruksionit të çatisë. Ambientet e vetëm që u ruajtën për një kohë shumë të gjatë, madje shumë prej tyre deri sot, qenë ata të banimit. Kjo shpjegohet për vetë trajtimin e tyre komod, që i përgjigjej mirë kërkesave për një jetë të kulturuar. Këta ambiente, shpesh me një pasuri të madhe dekorative, i rezistuan më gjatë kohës dhe ndryshimit të mënyrës së jetesës. Duhet patur në konsideratë edhe fakti se përmasat e këtyre ambienteve janë normale në dallim nga ambientet tepër të mëdha të banesave gjirokastrite e si të tillë ata shumë rrallë iu nënshtruan ndarjeve për krijimin e ambienteve të rinj.

Këto ndryshime që pësoi banesa shkodrane, më shumë gjatë dhjetvjeçarëve të fundit të shekullit të kaluar, janë thuajse një dukuri e përgjithëshme në banesën e qyteteve shqiptare. Ndryshime të theksuara u kryen në Berat në banesat e tipit me çardak, por më tepër në banesat e tipit me gjysëm kat, duke marrë lagjet Mangalem, Goricë dhe Kala atë veshje arkitektonike që ruajnë ende sot. Më të pakta qenë këto ndryshime në Gjirokastër dhe në përgjithësi në banesën e qëndrave qytetare të Shqipërisë së mesme. Ndërsa në Korçë zuri vend një banesë e re, që i dha fund tipave tradicionalë tashmë të vjetëruar.

TEKNIKA E NDËRTIMIT

Thjeshtësia dhe qartësia e kompozimit të banesës shkodrane me çardak shfaqot dhe në thjeshtësinë konstruktive të këtij ndërtimi. Banesa ka një skemë konstruktive racionale, dy muret mbajtës janë vendosur paralel me çardakun, ndërsa rreshti i kolonave të çardakut, sipas rastit një ose dy të tillë, përbën mbeshtetjen e tretë për të dy hapësirat që krijohen. Ndersa dy muret kryesore mbajtës vazhdojnë si të tillë që prej katit përdhes, rreshti i vetëm ose më shpesh dy rreshtat e kolonave të drurit në çardak vendosen mbi dy mbështetje, që formohen nga një varg kolonash guri dhe kundrejt tyre një varg kolonash druri (fig. 30). Ndërmjet këtyre shtyllave ndërtohen shkallët. Në shumë raste dy muret, mbi të cilët mbështetet qemeri kryesor i shkallëve, zgjerohen përtej gjerësisë së këtyre të fundit, në një drejtim me kolonat e gurit, duke shërbyer sëbashku me ato si mbështetje për tavanin, mbi të cilin vendoset rreshti i brendshëm i shtyllave të çardakut. Kuptohet se pesha kryesore e çatisë mbahet nga kolona e gurit, ndërsa një pjesë e vogël e saj i takon kolonave të drurit, disa prej të cilave mbështeten në konstruksjonin e shkallëve. Në disa banesa me shkallë guri të latuar kolonat, që mbështeten mbi konstruksionin e shkallëve, punohen edhe ato me gurë (fig 31). Kështu, pra, formohen tri hapësira nga dy muret kryesorë dhe nga dy rreshtat e kolonave. Në hapësirën e parë ndërtohen ambientet e banimit. Muret anësorë janë me trashësi të njëjtë me muret kryesorë, ndërsa ndarjet ndërmjet ambienteve zakonisht janë të lehta me dërrasa osc lesa të suvatuara. Kur vendi i zjarrit nuk vendoset pranë murit kryesor, muri tërthor, përbri të cilit vendoset, ndertohet gjithashtu me gurë me trashësi të njëjtë me ata kryesorë. Hapësirën e dytë e zë çardaku, i cili sipas rastit, ashtu si hajati, është i hapur ose i mbyllur në njerin krah ose në të dy krahët. Hapësira e fundit (ku janë ndërtuar dy rreshta kolonash) i rezervohet shkallëve dhe anash tyre, përbri çardakut, zakonisht ndërtohen qoshqet. Çatia ndërtohet mbi këto katër mbështetse paralele. Gjërësia e hapësirës së parë ndërmjet mureve kryesore mbajtës luhat nga 5.5 - 6.5 m., ajo e hapësirës së dytë nga 3.5 - 5 m, ndërsa gjërësia ndërmjet dy rreshtave të kolonave luhat rreth 1.5 m. Thuajse gjithmonë ahuret ndërpriten nga një rresht kolonash druri dhe tabani mbi të cilat vendoset, shkurton hapësirën e dritës së trarëve të dyshemesë, duke shmangur kështu lëkundjet e mundëshme. Në disa raste kjo mbështetje mbi shtylla përgjysmën dhe hapësirën mbi të cilën vendosen trarët e dyshemesë së ambientcve në kroh të çardakut.

Muratura e banesave të Shkodres ndertohet gjithmonë me gurë lumi ose kave dhe lidhet me llaç gëlqereje; ajo me gurë kave zokonisht nuk dallohet për cilësi të mirë. Muratura e banesave të Shkodrës ka një veçanti teknike që e dallon nga bancsat e qytcteve të Shqiperisë së mesme dhe të jugut, mbasi ajo ndërtohet e palidhur me breza druri. Shkaku duhet të jetë përdorja e llaçit të gëlqeres si lidhës, gjë që i jep muraturës një qëndrueshmëri të mjaftueshme. Në Berat në banesë të të njëjtit tip, të ndërtuara me gurë kave përdoren breza në muraturën ku sherben si lidhës vetëm balta e punuar. Në Shqipërinë e mesme përdoret në masë qerpiçi, ndersa në Gjirokastër muratura vetëm në dy faqet anësore, dhe më shpesh vetëm në faqen e jashtëme, ka pak llaç, ndërsa pjesa tjetër e saj punohet pa lidhës, duke bërë kështu të domosdoshem përdorimin e brezave të drurit. Nga sa kemi vrojtuar, muret e banesave shkodrane, megjithëse pa breza druri, i kanë qëndruar kohës, sigurisht vetëm nga fortësia e lidhësit. Gjërësia e mureve është zakonisht 60 cm. dhe nuk ndryshon përmasat ndermjet dy kateve. Muret ndarës përgjithësisht ndërtohen me parete të holla dërrasash të mbështetura mbi shtylla druri, por kemi hasur dhe gardhe të thurur me thupra e të mbështetura mbi shtylla, që suvatohen me llaç gëlqereje. Kjo teknikë zakonisht përdoret për mbylljen e sipërfaqes mbi murin gjatësor, brinj çardakut, deri në shtresën e çatisë, mbyllje kjo që mbron ambientet e banimit nga të ftohtit. Banesa shkodrane nuk suvatohet nga jashtë, ndërsa brenda suvatimi bëhet gjithmonë me llaç gëlqereje.

Çatia është e tipit stropil, ndërtohet me lëndë dhe mbulohet gjithmonë me tjegulla të lugëta. Çatia ndërtohet me dy lloj konstruksionesh: i pari, siç duket më i lashti dhe më pak i përdoruri, formohet nga trarët e tavanit. Mbi to, dendur, rreth çdo 1 m. vendoset ura, terthor tyre binarë 5-7 cm. rreth çdo 20 cm. dhe mbi ta patavrat e pastaj tjegullat (fig. 32). Konstruksioni i dytë është më i përparuar: mbi trarët e tavanit vendosen ura, mbi to, duke u mbeshtetur më trarët vendoset qepra, pastaj terthor tyre, arkareçë rreth çdo 1.5 m, binar 6-8 cm. rreth çdo 40 cm , palavrat e pastaj tjegullat. Strehët në banesën shkodrane, ashtu si përgjithësisht në banesën e qyteteve shqiptare të shek. XVIII-XIX, janë mjaft të dala dhe luhatin nga 1.2 — 2 m. (fig. 33). Strehët në qoshe zhvillohen zakonisht në formë segmenti rrethor, duke ruajtur të pandryshuar madhësinë e daljes nga muratura. Në rast se streha në qoshe do të lidhej në formë këndore, në pikën më të largët nga muratura do ta vështirësonte ndërtimin e saj në konsol dhe kështu do të rrezikonte qëndrueshmërinë.

Ahuret gjithmonë janë përdhesë, ashtu si zakonisht dhe hajati, i cili rrallë shtrohet me pllaka guri. Ndërsa shtresat e të gjithë ambienteve në kat bëhen me dërrasa të afruara dhe të mbërthyera mbi trarët e dyshemesë.

Dyert e të gjithë ambienteve të banesës shkodrane janë, thuajse, gjithmonë, njëflegërshe. Konstruksioni i tyre është fare i thjeshtë: dërrasa të afruara të lidhura me binarë horizontalë. Në faqen e mbrapme ato formojnë flegrën, e cila rrotullohet me mentesha kovaçi në njerin binar vertikal të kasës, i cili del jashtë konturit të muraturës. Zakonisht dyert janë me prag. Simbas rëndësisë së ambientit, duke filluar prej dyerve të thjeshta të ahureve të cilat nuk kanë asnjë zbukurim, dyert e dhomave, e sidomos ajo e dhomës së miqve, zbukurohen, duke sajuar figura të ndryshme gjeometrike në façatura, ose me gdhëndje të aplikuara në dru. Hapësira e dyerve të ahureve, në shumicën e rasteve mbulohet me qemer gjysëm rrethor, i cili thellohet disa cm. në muraturë (fig. 34), mënyrë kjo e përhapur shumë gjërë në qemeret që mbulojnë dyert dhe dritaret e banesës gjirokastrite dhe, më pak, të banesave beratase me çardak dhe gjysëm kat. Mbulesa e dyerve të ambienteve bëhet gjithmonë me arkitra; në shumë raste, pjesa e sipërme e derës kurorëzohet me një hark të formuar në dërrasë, i cili inkastrohet në kasën e derës, element që e hasim në këto lloj dyersh dhe në Berat (fig. 35). Në Shkodër, në dallim nga Gjirokastra, kemi takuar rrallë dyer të punuara me façatura.

Dritaret e banesës shkodrane me çardak mbulohen gjithmonë me arkitra, ndryshe nga ato të Gjirokastrës dhe Beratit ku shpesh përdoret mbulimi me qemer gjysem rrethor. Nga sa kemi konstatuar, edhe përdorimi i kafazeve prej druri në Shkodër është i rrallë dhe takohet vetëm në dritaret e shtëpisë së zjarrit, që shohin në çardak. Sot dritaret kanë të gjitha telajo eo xhama, por me sa duket, ato janë vendosur reletivisht vonë në banesat e vjetra. Së pari, punën e telajove të xhamave e bënin «kapakët e territ» prej druri. Këto fiksoheshin në kasën, e cila mbante rrjetin e shurrave të hekurit, që vendoseshin për sigurim (fig. 36). Kapakët e drurit hapeshin brenda trashësisë së muraturës dhe në disa raste vendoseshin rrafsh me faqen e brendshme të saj. Telajot me xhama, të përdorura që në fillim ose më vonë, vendosen ndërmjet rrjetit me hekura dhe kapakëve të drurit. I shpeshtë është përdorimi i dritareve të pa lëvizëshme me telaio allçije mbi ato të zakonshmet, sidomos në dhomën e miqve, ashtu siç i takojmë shpesh dhe në banesat e vjetra të Beratit dhe Gjirokastrës. Rrallë kemi takuar përdorimin e persianeve, por ka mundësi, që ato të jenë hequr më vonë.

Shkallët e banesës shkodrane me çardak i gjejmë të ndërtuara në këto variante: shkallë të thjeshta prej druri me 3-4 këmbë shkallë guri në fillim. Kemi takuar dhe shkallë që ndertohen me muraturë masive guri, por mjaft të përhapura janë shkallët e gurta që mbahen nga dy qemerë, njeri me seksion çerek rrethor e tjetri gjysëm rrethor (fig. 31). Varianti më i zhvilluar është ai me shkallë dyfishe (fig 16). Këmbët e shkallëve zakonisht vishen me pllaka, por i takojmë të ndërtuara dhe me gurë që rrallë latohen.

Mjeshtrit që punuan në Shkodër qenë dibranë, ashtu si më gjithë Shqipërinë e veriut dhe atë të mesme.

KARAKTERISTIKAT E BANESËS SHKODRANE

Banesa shkodrane me kompozim horizontal, e vendosur në një truall të gjërë, është krejtësisht e shkëputur nga rruga nga e cila ndahet me mure të lartë.

Oborri dhe kopshti janë përbërës të rëndësishëm të banesës shkodrane, e cila lidhet me ta me anë të hajatit dhe çardakut. Lidhja e qytetit me ekonominë bujqësore gjen shprehje në ndërtimin e kullës së sanës si dhe në vetë çardakun.

Banesa shkodrane e variantit të parë ka në plan, formën e katerkendeshit kendrejtë, dy variantet e tjerë zakonisht e thyejnë këtë konfiguracion me daljet e ambienteve të krahëve më tej çardakut ose anash tij. Ambientet sanitare, në shumicën e rasteve një për çdo dhomë, zakonisht dalin jashtë konturit të planimetrisë, ose ndërtohen brenda tij, por gjithmonë brinj mureve perimetralë, për shkak të mungesës së kanalizimeve.

Qendra e kompozimit në të gjitha variantet e banesës shkodrane është çardaku, me të cilin ndërlidhen të gjitha ambientet e katit. Kompozimi dallohet për thjeshtësi e qartësi. Një vend të rëndësishëm zë në këtë kompozim oda e zjarrit, e cila vendoset në të tri variantet e parë brinj çardakut, ndërmjet dy ambienteve, anash tij. Oda e zjarrit ndërlidhet me të dy ambientet anësorë, me ambientin ndihmës, që shpesh e gjejmë të ndërtuar mbas tij, si dhe me çardakun. Në variantin me çardak në një krah dhe me çardak në qendër zakonisht ekziston një komunikim i brendshëm ndërmjet dhomash. Edhe në variantin kur oda e zjarrit vendoset mbas ambienteve të banimit, për të ruajtur komunikimin e saj direkt me çardakun, krijohet një rrugicë. Kjo ndërlidhje e brendshme siguron një lehtësi të madhe për amvisat dhe është mjaft komode në ditët e ftohta, por në këtë zgjidhje duket se ka ndikuar dhe fanatizmi.

Banesa shkodrane ka një ndarje të dallueshme funksionale simbas kateve: Kati përdhes është i paba-nuar, ndërsa kati i parë i banuar, ndarje kjo që shpreh natyrën jo thjeshtë qytetare të banesës, ashtu siç tregojnë dhe disa elemente primitivë, që bien në mospërputhje me trajtimin e ambienteve të tjerë. Së pari, duhet të përmendim këtu oda e zjarrit, trajtimi i së cilës bie në mospërputhje me ambientet e banimit, të zgjidhur me shumë përkujdesje e komoditet. Kjo kontradiktë, ose ky mosbaraztrajtim arkitektoniko-dekorativ i të gjithë ambienteve, duhet shpjeguar me funksionet e odës së zjarrit, e cila në banesat shkodrane të variantcve me dy ose me shumë ambiente banimi, përveç odës së zjarrit, është, në fakt, vetëm vend gatimi. Megjithëse një çfaqje e tillë shpreh një farë racionalizimi, prapë ajo tregon, se banesa shkodrane ishte akoma larg banesës qytetare të mirëfilltë. Ndryshimet dhe përmirësimet që pësoi ajo, duke filluar që prej mesit të shekullit të kaluar, sidomos në ambientet më anakronike, si në shtëpinë e zjarrit dhe në çardak dhe, më parë këtyre, varianti i fundit i banesës shkodrone me çardak që e ka të vendosur shtëpinë e zjarrit mbas ambienteve të banimit, tregon se këto papërshtatmëri të banesës tradicionale po korigjoheshin në kushtet e reja të jetës.

Gjatë kësaj periudhe, në banesat e Shkodrës, ashtu si në mbarë vendin, orenditë e sotme thuajse mungonin krejtësisht; të vetmet orendi ishin arkat, shpesh të punuara me daltime në dru. Mungesa e këtyre orendive plotësohej në mënyrë shumë racionale me trapazanin, i cili ishte i paisur me dollape e kamare, gjithashtu ambienti kishte sergjene, mindere etj.

Një karakteristikë për tu shënuar e banesës shkodrane me çardak, është përkujdesja e mjeshtrit për një trajtim estetik të çdo elementi funksional (fig. 38). Sigurisht, këtu duhet patur parasysh kërkesa e porositësit, e cila tregon qartë jo vetëm për një gjendje të mirë ekonomike, por dhe për një nivel relativisht të ngritur të formimit estetik. Në banesat e Shkodrës ruhen daltime në dru me një punim herë herë virtuoz në shumë elemente të tillë, si tavani, (fig. 39) trapazanet, (fig. 18,) dyert, dollapet e murit (fig. 40) etj. Oxhaqet e dhomave te miqve të punuar në allçi arrijnë shpesh realizime të shquara (fig. 41). Siç duket, lulëzimin më të madh mjeshtria e daltimit në dru e pati në gjysmën e parë të shekullit të kaluar, ndërsa filloi të bjerë me shpejtësi gjatë gjysmës së dytë të këtij shekulli.

Pamja kryesore e banesës shkodrane dallohet për transparencën e saj, që kushtëzohet nga hajati dhe çardaku. Strehët e gjëra krijojnë dritë hije të theksuar, që lehtësojnë perceptimin voluminoz të banesës. Shkallët, shpesh të gurta e monumentale, nuk lidhen me trajtimin arkitektonik të pamjes kryesore. Thjeshtesia e pamjes së jashtëme nuk i përgjigjet brëndësisë së përpunuar me aq përkujdesje.

Në banesën shkodrane të bie në sy tipizimi i varianteve të ndryshëm, i cili shtrihet jo vetëm në skemën kompozicionale, e aq më tepër në një komponent kaq të qëndrueshëm si konstruksioni, por dhe në formulimin funksional-arkitektonik të shumë ambienteve dhe elementeve. Duhet pohuar se tipizimi në përgjithësi duhet parë si një karakteristikë e përgjithëshme e ndërtimeve popullore, që shpjegohet qoftë me një qëndrueshmëri relative të kushteve ekonomiko-shoqërore, qoftë dhe me një farë konservatorizmi në ruajtjen e formave dhe tipave të ndryshëm të ndërtimeve ngo mjeshtrit, ndermjet të cilëve, siç duket, të pakët ishin ata që kërkonin rrugë të reja. Tipizimi i theksuar në banesën shkodrane me çardak duhet shpjeguar dhe me kohën relativisht të shkurtër të ndërtimit të qendrës së re të banuar. Por do të ishte jo i drejtë zmadhimi i rëndësisë së kësaj karakteristike dhe të shikuarit e bancsës shkodrane si një fenomen arkitektonik i qëndrueshëm. Krahas këtij tipizimi kemi dhe tendencën e kundërt, atë të evolucionit që mbart premisat e ecjes përpara drejt zhdukjes së tipit. Këte tendencë evolutive të banesës shkodrane me çardak e shohim shumë qartë në rritjen e numrit të ambienteve, e cila duke qenë kryesisht një rritje sasiore, për më tepër me ambiente që përsërisnin vehten për nga kompozimi dhe trajtimi i brendshëm arkitektonik-dekoraktiv, prapseprapë të çon shkallë shkallë në humbjen e çardakut si një element funksional të dorës së parë, siç ishte ai në variantet e thjeshtë pra në një ndryshim që mund ta quajmë cilësor.

Banesa, si kategoria arkitektonike që reflekton më besnikërisht kushtet ekonomiko-shoqërore, duke i materiaiizuar këto në përputhje me materialin, traditën, klimën etj. është padyshim në lidhje me shtresëzimin shoqeror. Natyrisht, do të ishte e gabuar të mendohej, se çdo tip banese lidhet me një shtresë shoqërore të caktuar. Disa shtresa shpesh preferojnë të njëjtin tip për shumë arësye, natyrisht duke luhatur në numrin e ambienteve, përmasat, dekorin etj. Siç kemi për-mendur, thuajse tipi i vetëm që u ndërtua në Shkodër që prej gjysmës së dytë të shek. XVIII e deri nga fundi i shek. XIX, qe ai i banesës me çardak. Lind pyetja, pse u pëlqye ky tip? Siç dihet, Shkodra gjatë shek. XVIII dhe sidomos deri nga çereku i tretë i shek. XIX, ishte qendra më e rëndësishme e prodhimit dhe shkembimit të mbarë Shqipërisë së veriut, e jo vetëm kaq, por dhe qendër e tregëtisë grosiste ndërkrahinore. Elementi feudal në qytetet shqiptare ka qenë i fortë, i tillë ka qenë ai edhe në Shkodër. Shumica e tregëtarëve shkodranë ishte myslimanë, dhe pjesa më e madhe e tyre ishte me origjinë feudale, pra dispononte pasuri të ndryshme dhe një pjesë e tyre rezulton se ishte e lidhur me feudalët kryesorë.

«Fakti që në veprimtarinë ekonomike qytetare rol të rëndësishëm lozte elementi feudal, tregon mjaft qartë se borgjezia ishte akoma e dobët (është fjala për shek. XVIII). Por nga ana tjetër, shkalla e ndikimit aq e fortë e tregut mbi ekonominë çifligare dhe pikërisht fakti që feudalët, duke u nisur nga më të mëdhenjtë ishin të detyruar të merrnin pjesë në veprimtarinë e tregut, tregon se kishte ardhur koha për një tendencë të ndryshme dhe gradualisht borgjezimit të klasës feudale.

Ky karakter i shtresës së tregëtarëve shkodranë është, simbas nesh, kyçi që na jep shpjegimin për përhapjen e tipit të banesës me çardak, banesë që, siç e pamë, është mjaft larg cilësimit banesë e borgjezisë dhe që mund të cilësohet më shumë si banesë e feudalëve çifligarë, që banonin në qytete, të cilët, veçanërisht në Shkodër, ishin dhënë mbas tregëtisë. Nga të dhënat që kemi, shumica e banesave me çardak në Berat janë gjithashtu të feudalëve çifligarë.

Duke qenë banesa një element i lidhur me mënyrën e jetës, në kuptimin e gjerë të fjalës, ajo ndjek ndryshimet e kësaj të fundit, por natyrisht për vetë natyrën e saj ajo mbetet disi mbrapa, duke mos mundur t’i përgjigjet flakë për flakë këtyre ndryshimeve. Kështu duhet shpjeguar dhe parapëlqimi i shtresave të tregëtarëve shkodranë për tipin me çardak. Nga ana tjetër duhet patur parasysh, se edhe ajo shtresë e borgjerisë që po rritej me rrugën, të themi të natyrshme, nga zejtarë në tregtarë, nuk qe as e fortë dhe as gjeti mundësi praktike për të ndërtuar një tip banese, që ti përshtatej si duhej asaj, kur prej shumë kohësh ndërtohej tipi i banesës me çardak i njohur aq mirë nga mjeshtrit shqiptarë. Dualizmi i natyrës së shtresës së tregëtarëve shkodranë çfaqet në banesë me mbisundimin e plotë të karakterit feudal-fshatar. Ndryshimet që filloi të pësonte banesa shkodrane aty nga mesi i shekullit të kaluar, janë pikërisht reflekse të atij proçesi të borgjezimit të klasës feudale, që në këtë kohë ishte aq me peshë, sa po çfaqej dhe në përpjekjen për një koncept të ri jetese, duke mos u kënaqur më me banesën e hapur me çardak.

Me intcres është të shënojmë se borgjezia korçare, siç duket kryesisht me origjinë zejtare, rreth mesit të shekullit të kaluar kishte arritur të ndërtonte një banesë të mirëfilllë qytetare mjaft racionale dhe utilitare.

Ne, deri tashti, patëm kryesisht parasysh shtresën më të lartë të tregëtarëve shkodranë, shumë prej banesave të të cilave ende qëndrojnë në këmbë. Por dhe shtresat e mesme të tregëtarëve dhe zejtarëve ndërtuan banesa të hapura me çardak, kryesisht të varianteve të thjeshtë me një formulim arkitektoniko-dekorativ krejt modest. Mbetet disi e pa shpjeguar çfarë banesash ndërtonte masa e gjërë e punonjësve të thjeshtë që punonin pranë zejtarëve. Për mendimin tonë, ata për një kohë të gjatë mbas shpërnguljes graduale të qytetit në qendrën e re, duhet të kenë mbetur në zonat kodrinore të qendrës së vjetër, pasi nuk kishin fuqi të ndërtonin banesa të reja, duke mbetur kështu pranë pazarit, vendit të tyre të punës. Megjithkëtë nuk mund të themi se dhe në qytetin e sotëm nuk patën banuar këto shtresa të popullsisë. Disa banesa shumë të thjeshta, siç duket, i përkisnin pikërisht këtyre.

Banesa e hapur me çardak në variantet e saj më të thjeshtë duhet të jetë njohur të paktën që në mesin e shek. XVIII. Përhapja e gjerë e kësaj banese në qendrën e re, dëshmon dhe për ndërtimin e këtij tipi në qendrën e vjetër të qytetit, sepse vetëm një famiIjarizim relativisht i gjatë me këtë banesë, mund të sillte atë përhapje aq të gjerë të saj. Pra, mund të themi, pa rënë kryekëput në një pohim hipotetik, se banesa e hapur me çardak njihej në Shkodër mirë që prej fillimit të shek. XVIII. Pohimi i Çelebiut se rreth mesit të shek. XVII banesat në Varosh, d.m.th. në lagjet rreth kalasë, ishin dykatëshe të ndërtuara krejt me gurë, nuk na jep të drejtë të nxjerrim ndonjë përfundim në lidhje me ndërtimin e banesës së hapur me çardak. Më fort ky pohim të bën të mendosh, se është fjala për banesat me gjysëm kat, disa ekzemplarë të të cilëve, siç thamë, ruhen ende sot.

Në lidhje me zanfillen e këtij tipi banese G. Strazimiri ka çfaqur mendimin, se ekziston një lidhje e qartë gjenetike ndërmjet banesës me çardak dhe banesës përdhese me hajat, duke qenë kjo e fundit pararendësja e së parës. Ne bashkohemi me këtë mendim, të cilit në gjendjen e sotme të studimeve është vështirë ti kundërvesh ndonjë tezë tjetër, ose ti bësh ndonjë vërejtje që t'a lëkundë.

Disa ekzemplarë me interes, që siç duket, janë hapat e para drejt kalimit nga banesa përdhese me hajat në atë me kat me çardak, ruhen në Elbasan e Kavajë. Se kur filloi ky proçes i formimit të banesës me kat dhe me çardak është vështirë të thuhet, përderisa kemi shumë pak burime për banesën e shek. XVII e, sidomos për atë më të hershmen. Është me interes të vërejmë se përhapjen më të gjërë banesa përdhese me hajat e pati gjatë shek. XVIII-XIX në qendrat qytetare të Shqipërisë së mesme dhe pikërisht në Elbasan, Tiranë, Kavajë e Peqin.

Banesa e hapur me çardak me të gjitha variantet, është e njohur dhe në Berat; përveç Beratit e gjejmë të ndërtuar dhe në Elbasan, sidomos në lagjen brenda mureve rrethuese të kalasë. Një ekzemplar tipik i variantit me çardak në një krah është i ndërtuar në Krujë, pak banesa të tilla janë ndërtuar dhe në Lezhë.

Banesa Shkodrane me çardak, për nga kompozimi, është e njëllojt me banesat e tipit me çardak të Beratit. Dallimi ndërmjet tyre është, së pari, në trajtimin më racional të çardakut në banesat e Beratit, ku gjejmë qoshqe me faqen anësore të mbyllur e të paisur me dritare. Nga ana e trajtimit arkitektonik të ballit të hajatit banesat e Shkodrës qëndrojnë më mbrapa atyre të Beratit, ku ky element trajtohet me kolona guri të lidhura me harqe që lidhen në mënyrë shumë organike me shkallët e gurta një ose dyfishe. Në ba-nesën shkodrane gjejmë të përdorur mjaft rrallë harkun dhe qemerin, në dallim nga banesat beratase të të njejtit tip, ku këta elementë konstruktivë përdoren shpesh.

Në Shkodër testeket përgjithësisht nuk përdoren në dallim nga bancsat e Beratit me çardak, ku ky element përdoret gjerë për mbajtjen e strehëve. Po të krahasojmë banesat shkodrane me çardak, me ato të pakta të këtij lloji, që janë ndërtuar në Elbasan, do të vërejmë se, të fundit kanë përmasa relativisht më të vogla dhe një trajtim më të thjeshtë të elementeve funksionalë, nuk ndërtohen trapazanet dhe shkallët monumentale, ndersa në planin dekorativ ato janë të vartëra.

Në se do të shohim banesën e hapur me çardak në raport me banesën e fortifikuar giirokastrite, me banesën tiranase dhe atë korçare, do të thonim se ajo, gjithënjë duke qenë një tip më vehte, afrohet më tepër me variantet: «qoshe» dhe «dykrahësh» të banesës gjirokastrite, duke zënë një pozitë të ndërmjetme në mes banesës tiranase, më shumë me koncept fshatar patriarkal dhe asaj korçare, bonesë e mirëfilltë e borgjezisë. Paralet me banesën gjirokastrite duhen shpjeguar me afrimin klasor të feudalëve gjirokastritë, kryesisht çifligarë, me ato të Shkodrës, tek të cilët dualizmi çifligarë-tregëtar me kalimin e kohës peshonte gjithënjë e më tepër drejt këtyre të fundit.

Nga punimi i Nopçës mbi banesat fshatare në disa krahina të Shqiperisë së veriut, mësojmë se banesa me çardak në të gjithë ballin njihet në disa zona. Ajo është e trajtuar mjaft thjeshtë, por në planin kompozicional ka të njëjtën idë me banesën me çardak të ndërtuar në qytet. Nopça mendon, se kjo banesë së bashku me kullën janë dukuri relativisht të reja në këto zona dhe janë çfaqur rreth mesit të shek. XIX, pohim i cili përjoshton lidhjen e banesës shkodrane me çardak me atë fshatare, duke e parë këtë të fundit si pararendëse, siç ndodh shpesh me tipat relativisht të thjeshtë të banesës. Ka të ngjarë të ketë ndodhur procesi i kundërt: banesat e Shkodrës me çardak të kenë shërbyer si shembull për ato fshataret dhe nuk përjashtohet, madje është i pranueshem të ketë ngjarë një evolucion i natyrshëm nga banesa përdhese në atë me kat.

Banesa popullore me çardak në qytet dhe në fshat është një çfaqje që përfshin thuajse të gjithë Ballkanin dhe është gjithashtu mjaft e përhapur në Azinë e Vogël, siç del nga studimet e bëra deri më sot në vendet e lartpërmendura, madje ajo mund të quhet një dukuri mesdhctare. Këto banesa kanë ndërmjet tyre paralele në kompozicjon në trajtimin arkitektonik të çardakut dhe në funksionet e tij, krahas dhe dallimeve në mes tyre. Këto paralele janë të shpjegueshme, për arësyet e njohura të kushteve ekonomike-shoqerore, që për një kohë të gjatë qenë thuajse të njëjtë për popujt e Ballkanit.

Ne na duket me interes të vërejmë përpjekjen pozitive të B. Kojiçit për të parë arkitekturën e banesës ballkanike, të cilën autori e quan «arkitektura profane ballkanike», në një unitet të ngushtë. Por në mendojmë, se ka shumë rëndësi të theksohet, se Kojiçi në konkretizimin e arkitekturës profane ballkanike ka parasysh realitetin e arkitekturës së banesës ballkanike kryesisht të shek. XIX. Dhe vërtet, duke filluar nga çereku i dytë i shek. XIX, arkitektura e banesës së qyteteve ballkanike fillon të marrë mjaft tipare të përbashketa, që shprehen kryesisht në preferencën për banesën e mbyllur, në një përpunim më të kujdesshëm të fasadës dhe në përgjithësi në një koncept përherë e më qytetar në kuptimin e gjerë të fjalës. Ky fenomen e ka shpjegimin në rritjen e borgjezisë ballkanike, e cila duke thyer gradualisht autarkinë ekonomike feudale, po krijonte kushtet për ndryshime me rëndësi në mënyrën e jetesës, dhe, si refleks të saj, njohim dhe një unitet më të gjerë të banesës ballkanike. Rasti shqiptar është shumë tregues në këtë drejtim. Fakti se elementi feudal në qytetet shqiptare qe relativisht i fortë dhe borgjezia shqiptare më e dobët, u reflektuan në atë që banesa shqiptare e ndjek veprën nivelizuese të shek. XIX në banesën ballkanike më fort në ripunimin e pamjeve kryesore të banesave të vjetra, dhe vetëm në Korçë në lindjen e një tipi pa lidhje direkte me artitekturën tradicionale të qyteteve shqiptare, që për mendimin tonë nuk mund të përfshihet në të ashtuquajturën arkitekturë profane ballkanike. Me të drejtë B. Kojiçi reagon kundër termit «turko-orientale» për banesën e popujve ballkanikë; ai vë mirë në dukje faktin, se turqit nuk prunë ndonjë tip banese se ishin nomadë, por ranë në kontakt me banesën e popujve që pushtuan. Mendimi i D. Petroviçit, në punimin e tij interesant mbi doksatët dhe çardakët në Serbi, se tipi i banesës me çardak duhet parë si i lindur nga tipi i shtepisë orientale me sofa na duket pa baza. Është me interes të vërejmë, se S.H. Eldem e sheh banesen me sallë qendrore si një zhvillim të natyrshëm nga banesa e hapur me çardak.

B. Kojiç, gjithënjë duke vërejtur paralelet e banesës ballkanike, pohon me të drejtë, se ajo është vepër e të gjithë popujve dhe kulturave që kanë vepruar në gadishull.

Ndërsa autori G. Mega si në punën e tij të vitit 1949, ashtu dhe në një komunikim më 1967, përpiqet të provojë se banesa e hapur me kat është huazuar prej Greqisë, ku lindi si zhvillim i banesës përdhese me hajat, tip që njihej prej grekërve që në antikitet. Mega shkruan, se «banesat dykatëshe me kollonade janë të importuara në Shqipëri dhe se ky importim ju detyrohet mjeshtërve epirotë e maqedon, të cilët duke trashëguar traditat e vjetra, na mësuan traditën e ndërtimit shqiptarëve dhe popujve të tjerë të Ballkanit Mega, për të provuar tezën e tij, shton: «si paraardhës të këtij tipi të Shqipërisë veriore (banesës me çardak) me të drejtë Nopça konsideron banesat përdhese me hajat të formës ballëgjerë, të cilat gjenden në Prosck, pra në Jugë të zonës që ai vëzhgoi, pra nga jugu ky tip banese arriti në Shqipërinë e veriut. Të gjykosh mbi tërë banesën shqiptare e nga punimi i Nopçës, që gjurmoi një zonë të kufizuar të banesës fshatare të Shqiperisë së veriut, sigurisht nuk ka bazë. Nga ana metodike ne e shohim krejt të gabuar pikëpamjen se mjeshtrat mund të bëhen shkak për të bartur dhe përhapur njerin apo tjetrin tip banese, megjithëse ne nuk na rezulton një shtegtim i mjeshtrave grekë as në Berat, e jo më në Shkodër.

Ndryshimet e rëndësishme që pësoi banesa me çardak në Shkodër, në një periudhë relativisht të shkurtër, që nuk shkon më gjatë se dy shekuj, tregojnë se sa të fuqishëm e të dorës së parë ishin faktorët shoqërorë-ekonomikë në evolucionin e banesës.

Nga ana tjetër ne nuk e dimë nga e ka Mega të dhënën, se në Shqipërinë e Jugut ka banesa të formës ballëgjërë me hajat. Ne një rast të tillë nuk e njohim kështu që ndërlidhje që pretendon Mega nuk ekziston. Dhe, së fundi, a nuk janë disa forma shumë të thjeshta banesash, si ajo përdhese me hajat, të përbashkëta për shumë popuj?

Banesa me çardak e Shkodrës dhe e qendrave të tjera qytetare të Shqipërisë e lidhur gjenetikisht me banesën përdhese me hajat, me shumë paralele me banesën me çardak të Greqisë Veriut e Kosovës, Sërbisë, Bullgarisë etj., i përket atij stadi të zhvillimit të qyteteve shqiptare, ku elementi feudal ishte ende i fortë në këto qytete.

Evolucioni gradual i banesës me çardak drejt banesës së mbyllur dhe fundi i saj rreth mesit të shekullit të kaluar, së bashku me tipat e tjera banesash, si ajo e fortifikuar gjirokastrite, banesa tironase dhe ajo me hajat, shënon një etapë me rëndësi në banesën popullore qytetare shqiptare, që lidhet me fuqizimin e borgjezisë.

info@balkancultureheritage.com