Epoka e artë e Perandorisë Bizantine 843 - 1025
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Epoka e artë e Perandorisë Bizantine 843 - 1025

~Georg Ostrogorski

Kronika e Simeon Logotetit mbërrin deri në vdekjen e Roman Lekapenit (948) dhe shfaq një qëndrim dashamirës ndaj këtij perandori. Kjo kronikë është kopjuar e përpunuar disa herë. Në disa nga variantet e mëvonshme, pjesës origjinale të kronikës i janë bashkangjitur vazhdime, që mbërrijnë deri në gjysmën e dytë të shek. XI. Vazhdimet në fjalë janë me vlerë të paktë historike. Libri i katërt e i fundit i Genesit trajton periudhën e Mihalit II e të Bazilit I. Kjo vepër përfaqëson historinë zyrtare të dinastisë maqedone, por, ndonëse ka njëfarë vlere historiografike, ka një tendenciozitet të theksuar teksa glorifikon themeluesin e dinastisë dhe hedh baltë mbi Mihalin III, që u vra prej tij. E njëjta gjë mund të thuhet për librin e katër të vazhduesit të Teofanit, vepër mjaft e ngjashme me atë të Genesios. Që të dyja duket se rrjedhin nga një burim i përbashkët. Libri i katërt i këtij parashtrimi i kushtohet periudhës së Mihalit III, kurse libri i pestë përmban një biografi të gjerë të Bazilit I të shkruar nga vetë nipi i tij, perandori Konstandin VII dhe, siç shihet qartë, ka një karakter penegjirik. Libri i gjashtë përbëhet nga dy pjesë heterogjene: pjesa e parë, që përfshin historinë e Leonit VI dhe të Aleksandrit, fëmijërinë e Konstandinit VII deri më 948 është një transkriptim i kornikës së Simeon Logotetit dhe nuk ka asnjë vlerë origjinale; me mjaft vlerë është, në të kundërtën, pjesa e dytë (periudha më e rëndësishme e pushtetit absolut të Konstandinit VII dhe historia jo e plotë e Romanit II), që është pa dyshim vepër e një bashkëkohësi të mirinformuar, ndoshta Teodor Dafnopatit, vepra e të cilit përmendet nga Skilici në hyrje të librit të tij.1 Prifti Johan Kameniati përshkroi si dëshmitar okular, pushtimin e Selanikut nga ana e arabëve në vitin 904.2 Nga ana e tij, Leon Diakoni, që hartoi aty nga fundi i shek. X një përshkrim historik të periudhës 959-976, flet për bëmat luftarake të Niqifor Fokës dhe të Johan Cimishës. Si model për këtë vepër ka shërbyer historia e Agacisë, që arrin t'i paraqesë faktet historike me një mjeshtri të jashtëzakonslune artistike. Në librin e parë të veprën së tij të mirënjohur historike, Mihal Pselli trajton shkurtazi, në formën e hyrjes, historinë e periudhës së Bazilit II. Nga fundi i shekullit XI, një funksionar i lartë bizantin, Johan Skilica, shkroi një kronikë, që trajton periudhën 811- 1057 dhe që është si një vazhdim i veprës së Teofanit. Për periudhën që shkon deri në rënien e Roman Lekapenit ai shfrytëzoi kryesisht Vazhduesin e Teofanit. Pjesa tjetër mbështetet mbi burime që ne nuk i njohim, ndaj dhe është me vlerë mjaft të madhe. Për periudhën që shkon deri në vdekjen e Niqifor Fokës, Skilica shfrytëzon po atë burim që kishte shfrytëzuar edhe Leon Diakoni, një lloj kronike e familjes së Fokajve, si dhe një burim tjetër me prejardhje kishtare? Për periudhën në fjalë, merr rëndësi të veçantë pjesa që trajton epokën e Bazilit II. Teksti origjinal i kësaj vepre të rëndësishme nuk është botuar ende. Ashtu si botimet e mëparshme, edhe Corpus-x i Bonit mjaftohet me botimin e kopjes së Georg Kedrenit, që bazohet në pjesën kryesore të veprës së Skilicës. Nën emrin e Skilicës boton edhe vazhdimin për periudhën nga 1057 deri më 1079, që nuk është riprodhuar nga Kedreni, por që gjendet në mjaft dorëshkrime të veprës së Skilicës. Studimet më të reja kanë vërtetuar se ai nuk është i Skilicës, por është një kompilim i një autori të panjohur. Një tjetër funksionar i lartë, Johan Zonara, pasi u bë murg, shkroi aty nga gjysma e shek. XII një kronikë të gjerë universale, që mbërrin deri në vitin 1118. në krahasim me burimet më të hershme, Zonara nuk na jep asgjë thelbësisht të re. Megjithatë vepra e tij vlen të merret në konsideratë për trajtimin e pavarur që ai i bën materialit historik.

Burimet arabejanëmjafttërëndësishme, pasi plotësojnëboshllëqetqë lenë burimet bizantine. Për historinë bizantine të periudhës së dinastisë maqedone, është veçanërisht e pasur me të dhëna kronika e Jahjait nga Antiokea (vdekur më 1066) Një burim i rëndësishëm latin për historinë bizantine të mesit të shek. X është Antapodosis i Liutpriandit nga Kremona, ndërsa raporti mbi misionin e tij në oborrin e Niqifor Fokës si i dërguar i Otonit të Madh, është një pamflet me vlerë të paçmuar për studimin e historisë kulturore të kohës. Kronika e vjetër ruse përmban të dhëna të rëndësishme mbi marrëdhëniet ruso-bizantine dhe përfshin, veç të tjerash, edhe përkthimin sllav të traktateve tregtare ruso-bizantine, që nuk na kanë ardhur në variantin origjinal.

Synodikon-i, që pas rivendosjes së kultit të ikonave më 843 lexohej çdo vit të dielën e parë të kreshmës në kishën ortodokse, përmban në pjesën e tij më të hershme vendimet përfundimtare mbi çështjet e kultit të ikonave, që në njëfarë mënyre kompensojnë humbjen e akteve të sinodit të vitit 843. Më vonë, Synodikon-i u plotësua me formulimet ortodokse të problemeve të tjera fetare, që lindnin herë pas here. Në këtë pikëpamje, përbën një burim të rëndësishëm për historinë e jetës shpirtërore të Bizantit nga shek. IX në shek. XIV. Për historinë dhe doktrinën e sektit të pavlikanëve duhet përmendur para së gjithash vepra e Pjetër Sikulit. Mbi fillimet e lëvizjes së bogomilëve, burimet më të rëndësishme janë një letër e patrikut Teofilakt (933-956) drejtuar carit të bullgarëve Pjetër,'0 e sidomos fjalimi i priftit bullgar Kozma." Mbi çështjen kishtare bullgare dhe mbi konfliktin kishtar midis Romës e Kostandinopojës, veç akteve të sinodeve të viteve 869-870 e 879, duhen parë sidomos letrat e patrikut Foti dhe ato të papës së asaj periudhe. Tre dokumente të vitit 1020, ku Bazili II rregullon marrëdhëniet me kryepeshkopatën e Ohrit, pas pushtimit të mbretërisë së Samuelit, ruhen në një krisobulë të Mihalit VIII të vitit 1272. Mbi historinë e misionit sllav në Moravi hedhin dritë dy jetët e apostujve sllavë Konstandin-Ciril dhe Metod, vlera historike e të cilave është jashtë çdo dyshimi. Në kuadrin e veprave hagiografike greke, janë me vlerë dokumentuese për këtë periudhë jetët e perandoreshave Teodora e Teofano, grua e parë e Leonit VI, jeta e patrikut Injac shkruar nga David Niketa dhe sidomos jeta e patrikut Eutim, një ndër burimet historike më të pasura të kësaj periudhe. Dokumente historike të dorës së parë janë edhe letrat e shumta të patrikut Nikolla Mistiku dhe dy letrat e Roman Lekapenit drejtuar Simeonit të Bullgarisë, pasi hedhin dritë mbi marrëdhëniet bizantino-bullgare në periudhën kritike të viteve 913-925. Letërkëmbimi midis të dërguarit bizantin Leon Kerosfaktit dhe Simeonit është interesant për marrëdhëniet bullgaro-bizantine në kohën e Leonit VI.

Shkrimet e Konstandinit VII renditen ndër burimet bizantine më të rëndësishme të të gjitha kohërave. Traktati mbi themat (De thematibus), një përshkrimhistoriko-gjeografiki provincavebizantine, që me siguri bazohet në vepra më të hershme, sidomos tek Hierokli, traktati i rëndësishëm mbi viset dhe popujt me të cilët kishte të bënte Perandoria Bizantine (De administrando impero) dhe libri voluminoz mbi ceremonitë (De ceritnoniisauale byzantinae), një minierë e vërtetë të dhënash historike dhe arkeologjike. Këto vepra janë një përmbledhje materialesh të periudhave të ndryshme dhe për to kemi foluredhe në kapitujt e mëparshëm. Në Librin e Ceremonive përfshihet edhe Kletorologion-i i Filoteut, që na informon mbi hierarkinë e aparatit burokratik bizantin, rreth vitit 900. Gradat e ndryshme të funksionarëve bizantinë përshkruhen edhe në Taktikon-in e kohës së Mihalit III dhe të Teodorës (824- 856), botuar nga Uspenski, dhe në Taktikon-in e shkruar midis 921 e 934, botuar nga Benesheviç. Me artin e luftës merren Taktika-t e Leonit VI, një vepër që mbështetet mbi Strategikon-in e Pseudo-Mauricit, por shfrytëzon edhemateriale të periudhës së parë të sundimit të Leonit VI. Një vepër analoge është e ashtuquajtura Sylloge Tacticorum. Edhe ajo është e mesit të shek. X. ashtuquajturi Libër i Eparkëve, një përmbledhje normash qeveritare mbi tregtinë dhe zejtarinë, merret me jetën ekonomike të Kostandinopojës e në mënyrë të veçantë me gildet në kohën e dinastisë maqedone. Ka shumë të ngjarë që pjesa kryesore e veprës të jetë e periudhës së Leonit VI, por me siguri aly ndodhen edhe shumë shtesa të mëvonshme, që mbërrijnë deri në kohën e Niqifor II Fokës e ndoshta deri tek Johan Cimisha. Një traktat anonim mbi detyrimet pasuron së tepërmi njohuritë tona mbi sistemin tatimor dhe mbi kushtet e bujqësisë në Perandorinë Bizantine të shek. X. Ashtu si Nomos georgikos, edhe ky traktat me vlerë të madhe ka për objekt bashkësitë fshatare, që banoheshin nga një klasë fshatarësh të lirë. Njëfarë vëmendje meritojnë, në fund, edhe Geoponika-t, një manual i ekonomisë fshatare bizantine i hartuar në kohën e Konstandinit VII. Ndër veprat legjislative duhet të kujtojmë për këtë kapitull kodifikimet e dy perandorëve të parë të dinastisë maqedone -Procherion dhe epanagoge e Bazilit I. Bazilika-t dhe përmbledhja e Novelae e Leonit VI, e sidomos Novelae-t për mbrojtjen e pronës së vogël fshatare, që hedhindritë mbi problemin qendror tëzhvillimittëbrendshëm të Perandorisë Bizantine në shek. X.

Fillimi i epokës së re

Nëse luftërat kundër sulmeve persiane dhe arabe janë momenti vendimtar për ekzistencën shtetërore të Perandorisë Bizantine, kriza ikonoklastike është e tillë për sa i përket zhvillimit të saj shpirtëror. Invazioni ushtarak nga ana e Lindjes u shoqërua me një invazion shpirtëror, që e pllakosi perandorinë në formën e reaksionit ikonoklast. Thyerja e tij pati për zhvillimin shpirtëror bizantin të njëjtën rëndësi që pati për zhvillimin politik të kësaj perandorie thyerja e invazionit ushtarak. Rënia e lëvizjes ikonoklaste do të thoshte fitore e veçorive fetare e kulturore greke mbi ato aziatike, të personifikuara tek ikonoklastia. Si një perandori greko-kristiane, Bizanti zuri tashmë vendin që i takonte midis Lindjes e Perëndimit.

Një epokë e re hapej tani për Bizantin, epokë e rilindjes kulturore, që u pasua menjëherë nga një zhvillim i madh politik. Ajo që e hapi këtë epokë të re nuk qe dinastia maqedone, por sundimi i trazuar i përfaqësuesit të fundit të Amoritëve, Mihali III. Barda Foti dhe Konstandini janë tre figurat e mëdha që paralajmërojnë fillimin e erës së re.

Periudha e knzës ikonoklaste u karakterizua nga një ngushtim i ndjeshëm i horizontit politik. Pikërisht në këtë periudhë konstatohet zbehja mëemadhe e idealit të perandorisë universale dhe shembja e fuqisë bizantine në Perëndim. Politika kishtare e perandorëve ikonoklastë dhe interesimi i tyre i paktë pcr pjesën perëndimore të perandorisë e përshpejtoi ndaq'en midis Bizantit e Perëndimit dhe i dha dorë procesit që nëpërmjet themelimit të shtetit të Kishës, çoi në kurorëzimin perandorak të Karlit të Madh. Por, nëse në universalizimin e shtetit bizantin ishin hapur të çara të mëdha, edhe Lindja, nga ana e saj, do të shkëputej nga universalizimi i Kishës së Romës. Hapi i parë në këtë drejtim ishte kryer nga Konstandini V, i cili e vuri pjesën më të madhe të Gadishullit Ballkanik e të Italisë jugore nën juridiksionin e patriarkatit të Kostandinopojës. Por duhej të kapërcehej kriza ikonoklaste që patriarkati i Kostandinopojës t'i kundërvihej papatit si një rival i barabartë dhe të ndërmerrte luftën kundër Romës. Ashtu si perandoria e Perëndimit ngrihet në kurriz të universalizimit shtetëror bizantin, po ashtu patriarkati i Kostandinopojës forcohet në kurriz të universalizimit kishtar të papatit. Faza e parë e këtij procesi, që u mbyll në dëm të Bizantit, u zhvillua në periudhën e krizës; faza e dytë, që rivendosi mbi baza të reja ekuilibrin në favor të Bizantit, fillon me luftën e madhe të Fotit.

Rëndësi akoma më të madhe merr fakti se brenda për brenda hapësirës lindore, ku shtrihej fusha e drejtpërdrejtë e veprimit të Bizantit, qoftë shteti e qoftë kisha bizantine u ndeshën me probleme të reja. Kristianizmi i sllavëve jugorë e lindorë i hapi një botë të re qytetërimit bizantin dhe e zgjeroi horizontin e tij në një masë të konsiderueshme. Aq sa e ngushtë ishte bota bizantine gjatë periudhës së krizës ikonoklaste, po aq e gjerë u bë ajo duke filluar nga koha e Fotit, Konstandinit e Metodit.

Pasekspansionitkulturor erdhi mësymja politiko-ushtarake. Perandoria, që aty nga fundi i periudhës ikonoklaste u tërhoq në pozita të disfavorshme mbrojtëse kundrejt kalifatit e Bullgarisë, i zgjeron së tepërmi, edhe pse pas luftërash të gjata e të ashpra, territoret e veta drejt Lindjes dhe rivendos sundimin në të gjithë Gadishullin Ballkanik. Pushteti i saj u shtri përsëri edhe në Mesdhe, nga ku ishte tërhequr gjatë periudhës së krizës.

Ashtu si rivendosja e përkohshme e kultit të ikonave nga fundi i shek. VIII, edhe rivendosja përfundimtare pas vdekjes së Teofilit, pati si protagoniste një grua. Në fakt, me vdekjen e Teofilit, djali trashëgimtar i tij, Mihali III (842-867) ishte vetëm tre vjeç dhe në emër të tij regjenca i kaloi së vesë së perandorit, Teodorës. Zyrtarisht me regjencën u ngarkua edhe Tekla, motra e madhe e perandorit foshnjë. Portreti i saj u shtyp në monedha së bashku me atë të Mihalit e të Teodorës, emri i saj përmendej me të tyret në protokollin qeveritar. Megjithatë, duket se ajo qëndroi fare jashtë punëve të qeverisjes.

Anëtarët më të rëndësishëm të këshillit të formuar për të ndihmuar Teodorën dhe që, në bashkëpunim me patrikun rivendosën kultin e ikonave, ishin vëllezërit e perandoreshës, Barda e Petronas, magister Sergj Niketiati, ndoshta një ungj i Teodorës dhe sidomos favoriti i saj, logoteti i dromos Teoktisti. Eshtë domethënës fakti që qeveria e re, ndonëse anëtarët e saj ishin në shumicë me origjinë nga Lindja, përfshirë perandoreshën që vinte nga Paflagonia dhe qe me origjinë armene, e konsideroi restaurimin e kultit të ikonave si detyrën e vetmë të parë e më urgjente. Me shkarkimin e Johan Gramatikut dhe hipjen në fronin e patrikut të Metodit, një sinod shpalli në mars 843 rivendosjen solemne të kultit të ikonave.

Në përkujtim të këtij akti, kisha greko-ortodokse feston çdo vit të dielën eparë të Kreshmës "festën e ortodoksisë", për të kujtuar fitoren mbi ikonok- lastinë si dhe disfatën e herezive më të vjetra. Në fakt thyerja e ikonoklastisë përfaqëson në Bizant fundin e epokës së konflikteve të mëdha fetare. Për sa i përket marrëdhënieve midis Shtetit e Kishës, shembja e ikonoklastisë do të thoshte dështim i përpjekjes për t'ia nënshtruar tërësisht Kishën pushtetit shtetëror. Por nga ana tjetër, Kisha bizantine as atëherë, as më vonë nuk arriti tëfitojë atë liri, që zelotë si Teodor Studiti kishin pretenduar. Për organizimin kishtaro-shtetëror bizantin mbeti karakteristik bashkëpunimi i ngushtë midis Shtetit e Kishës dhe ky bashkëpunim merrte zakonisht formën e një tutele të fortë të pushtetit shtetëror mbi Kishën.

Drejtimi i gjithë politikës shtetërore ra shumë shpejt në duart e logotetit Teoktist, që kishte mundur të mënjanonte rivalin e tij kryesor, Bardën dhe ishte bërë këshilltar i vetëm i perandoreshës. Njeri me erudicion të lartë, Teoktisti favorizoi në Bizant zhvillimin e kulturës dhe përgatiti rilindjen e ardhshme kulturore të perandorisë. Politika e tij e zgjuar financiare i siguroi shtetit rezerva të mëdha ari. Ndryshe nga periudha e Irenës, kthesa në politikën kishtare u bë përplasje, pasi lëvizja ikonoklaste kishte perënduar dhe nuk ekzistonte më një opozitë që të kishte njëfarë ndikimi. Pavarësisht nga kjo, Teodora e Teoktisti, të mbështetur nga patriku Metod u treguan të kujdesshëm në zhdukjen e sistemit që deri para pak kohësh kishte qenë në fuqi dhe treguan maturi të madhe ndaj ish-përkrahësve të ikonoklastisë. Por një politikë e tillë nuk gjeti mbështetje tek partia e zelotëve, dhe Kisha bizantine, qëgjatë luftës kundër ikonoklastisë ishte bashkuar, u gjend përsëri e përfshirë ngaskizma e vjetër. Murgjit studitë e luftuan patrikun Metod me po atë zell me të cilin dikur i kishin bërë ballë patrikëve Tarasion e Niqifor. Konflikti mori forma akoma më të ashpra dhe çoi deri në çkishërimin e studitëve. Por më 14 qershor 847 Metodi vdiq. Në fronin patriarkal u ngjit Injaci, djalë i ish-perandori Mihal Rangabe që, mbas rrëzimit të të atit, u çburrërua dhe u mbyll në manastir. Zgjedhja e tij përfaqësonte një lëshim ndaj zelotëve pasi, edhe pse s'kishte marrë pjesë në opozitën kundër udhëheqjes kishtare, si një murg rigoroz Injaci qëndronte afër idealeve të rrymës zelote. Në këtë mënyrë, Injaci, që duhej të eliminonte mospajtimet, si kundërshtar i Fotit u përfshi në një luftë akoma më të ashpër.

Luftakundërarabëverifilloimenjëherëpasrivendosjessëkultittëikonave. Logoteti Teoktist u nis me një flotë të madhe kundër Kretës dhe ndonëse për një periudhë të shkurtër, sundimi bizantin në atë ishull u rivendos (843-844). Ky sukses i përkohshëm pati efekte tepër të kufizuara, pasi bizantinët pësuan në tokë e pikërisht në Mauropot, që derdhet në Bosfor, një disfatë të plotë. Fakti që arabët u shtynë aq përpara në brendësi të territorit bizantin, i detyrohet fushatave triumfuese të kalifatit Al-Mutasim. Por luftërat e brendshme e detyruan pasardhësin e Al-Mutasimit të përfundonin paqen me Bizantin dhe në kufirin bizantino-arab, mbi lumin Lamos, u bë shkëmbimi i robërve (845- 846). Fuqia e kalifatit u paralizua nga dalja e faktorit turk dhe nga forcimi i forcave feudale, që çoi në krijimin e mbretërive të ndara. Por qeveria bizantine u angazhua në një luftë të ashpër kundër sektit të paulikanëve, i cili, pas mbështetjes që i dhanë perandorit ikonoklast të shek. VIII si dhe vetë Niqifori I, kishte njohur një përhapje aq të madhe në pjesën lindore të Azisë së Vogël, saqë jo vetëm ortodoksi Mihal Rangabe, por edhe pasardhësi i tij ikonoklast u detyruan të vepronin kundër tyre. Duket se me përndjekjet e atëhershme të Teofilit lidhet transferimi në masë i paulikanëve në tokat e emrit të Melitenës. Nga ajo kohë ata do të luftojnë të inkuadruar në radhët arabe kundër Bizantit. Përndjekjet e reja nën Teodorën qenë veçanërisht të ashpra. Ato morën jetën e mijëra paulikanëve dhe u shoqëruan me depërtime masive të paulikanëve drejt Trakës. Në fronin tjetër, qeveria e Teodorës ndërmori një fushatë të re kundër fiseve të pabindura sllave të Greqisë së jugut. Vetëm me ndihmën e forcave ushtarake të themave të Trakës e të Maqedonisë si dhe të "themave të tjera perëndimore", strategu i Peloponezit, Teoktist Brieni, pas një lufte të gjatë arriti t'i detyrojë fiset sllave të Peloponezit të njihnin sovranitetin bizantin e të paguanin haraç.

Në luftërat kundër arabëve trupat bizantine dhanë shembuj guximi dhe shpirt aventure. Në vitin 853 në bregdetin egjiptian u shfaq papntur një flotë e madhe bizantine, që shërbente, si gjithmonë, si pikë mbështetjeje e zotërimeve të Kretës. Fortesa e Damietës, jo larg nga delta e Nilit, u pushtua dhe u dogj nga bizantinët. Që nga fillimi i pushtimeve arabe, kjo ishte hera e parë që Bizanti guxonte të depërtonte kaq thellë në ujërat armike. Megjithatë, ky demonstrim impresionues force pati fillimisht vetëm një rezultat: ai nxiti arabët egjiptianë t'i futen me energji ndërtimit të një flote, duke hedhur bazat e fuqisë detare, që nëshek. X mori përmasa fantastike në kohën e kalifatit fatimid.

Por periudha e hopit të madh politik e kulturor të Perandorisë Bizantine fillon vetëm pas grushtit të shtetit të vitit 856, që i dha mundësi perandorit të ri Mihali III të ushtrojë drejtpërsëdrejti të drejtat e tij perandorake dhe t'ia besojë ungjit të tij Bardës drejtimin e çështjeve shtetërore. Barda dhe Mihali, që të dy viktima të regjimit të vendosur nga Teodora dhe Teoktisti, ishin aleatë të natyrshëm. Ashtu si Barda ishte goditur nga i plotfuqishmi Teoktist, po ashtu perandori i ri duhej të duronte tutelën e së ëmës, e cila jo vetëm e linte jashtë qeverisjes, por edhe përzihej në jetën e tij private, duke i bërë presion të ndahej nga e dashura e tij Eudokia Ingerina dhe të martohej me Eudokia Dekapolitisa (855). Në ujdi me perandorin e ri dhe pa dijeninë e perandoreshës, Barda u kthye në oborr. Teokstisti u vra në pallatin perandorak përparasyve të Mihalit III, që u shpall paskëtaj autokrat nga senati.48 Teodora u shtrëngua të heqë dorë nga pushtcti, ndërsa e bija u mbyll në një manastir; dy vjet më vonë, pas një atentati të dështuar kundër vëllait të vet, Bardës, Teodora u detyrua të ndjekë edhe ajo fatin e së bijës.

Figura e perandorit të ri Mihali III na shfaqet sot në një dritë krejt të ndryshme nga sa ishte mësuar ta shihte historiografia e shkuar, e dla e shtyrë nga historiografia tendencioze e periudhës së dinastisë maqedone, e shihte atë thjesht si një "sarahosh". Vërtet, jeta e tij nuk ishte shembullore në pikëpamje të moralit, por atij nuk i mungonin as aftësitë dhe as kurajoja. Sigurisht nuk duhet kaluar në ekstremin tjetër për të thënë se Mihali III ishte një "perandor i madh". Në të vërtetë ai u përpoq sinqerisht për mbrojtjen e perandorisë dhe mëse një herë e udhëhoqi personalisht ushtrinë e tij në fushën e betejës. Por këtë gjë e bëri shumica e perandorëve bizantinë. Ai nuk shfaqi kurrë ndonjë vullnet të vendosur e të qartë. Për çdo gjë, qoftë e madhe apo e vogël, qoftë e mirë apo e keqe, ai drejtohej nga të tjerë, u bë lodër e ndikimeve dhe e dredhive të oborrit, ishte kryeneç dhe i paqëndrueshëm, aq sa nuk mund t'i besohej për asgjë. Nuk mund të konsiderohet aspak arkitekti i bëmave të mëdha, që qenë jashtëzakonisht të shumta gjatë sundimit të tij. Jo ai, por epoka e tij qe e madhe. Dhe epoka e tij mbajti vulën e Bardës e të Fokës.

Si Teoktisti nën sundimin e Teodorës, tani qe Barda që mbante timonin e shtetit bizantin. Në pikëpamje formale, pozita e tij e jashtëzakonshme u shpreh në faktin që ai mbante funksionet më të larta, dhe, në fund, mori edhe titullin e perandorit. Ai i linte prapa paraardhësit dhe rivalët e tij të dikurshëm për punë të energjisë dhe të mprehtësisë politike. Atë kohë po dukeshin qartë shenjat e një rilindjeje të madhe të Perandorisë Bizantine. Zhvillimi kulturor, që po përgatitej që në kohën e regjencës, lulëzon vrullshëm dhe shfaqet në gjithë madhështinë e tij. Kultura bizantine rrezaton dhe ushtron ndikimin e vet anë e kënd. Një qendër e rëndësishme e shkencës dhe e kulturës bizantine bëhet universiteti, i themeluar nga cezari Barda në pallatin Magnaura. Këtu kultivoheshin të gjitha degët e shkencës profane të asaj kohe. Guvernatori i shquar thirri në universitet shkencëtarët më të mirë dhe i vun ata nën drejtimin e matematikanit Leon, një enciklopedist, pa marrë parasysh faktin që ky ishte nip i kreut ikonoklast Johan Gramatikut dhe që në kohën e Teofilit kishte qenë dhe ai vet kundërshtar i kultit të ikonave.51 Këtu punoi edhe Foti, pedagogu e studiuesi më i madh i shekullit të tij.

Ndërrimi i qeverisë solli me vete edhe një ndryshim në udhëheqjen e Kishës. Nuk ishte i mundur një bashkëpunim midis regjentit të ri dhe Injacit, që kishte qenë i lidhur me qeverinë e mëparshme dhe me partinë e zelotëve. Injaci u shtrëngua të japë dorëheqjen dhe më 25 dhjetor 858 hipi në fronin e patrikut Foti. Për kishën bizantine fillon kështu një periudhë e trazuar, por njëherësh edhe më e madhërishmja që ajo ka njohur. Foti ishte personaliteti më domethënës, politikani më i shquar dhe diplomati më i mprehtë në radhën e patrikëve të Kostandinopojës. Në politikën kishtare ai përfaqësonte tendencën ku kishin bërë pjesë dhe Tarasion, Niqifori e Metodi. Si këta, edhe ai u luftua nga zelotët, të cilët nën drejtimin e abatit studit Nikolla, e kundërshtuan zgjedhjen e tij që binte ndesh me rregullat kanonike dhe i qëndruan besnik Injacit. U formuan dy parti, prej të cilave njëra mbështeste Fotin kurse tjetra Injacin e shfuqizuar.

Por shumë më e rëndësishme se kjo luftë e brendshme ishte lufta që patriku i ri u desh të zhvillonte me Romën. Pas ngjarjeve të periudhës ikonoklaste e sidomos pas themelimit të perandorisë së Perëndimit, marrëdhëniet midis dy qendrave kishtare hynë në një fazë të re. Vetëm zelotët, që të ndrydhur në ngurtësinë e tyre dogmatike vazhdonin t'i drejtoheshin Romës në çdo rast, nuk dëgjonin ta shihnin në sy realitetin e ri. Por për të ishin të ndërgjegjshëm jo vetëm perandori Niqifor, që e ndaloi patnkun e tij t'i dërgonte si zakonisht aktet e sinodit papës, por dhe perandoresha e përshpirtshme Teodora dhe patriku Metod, që nuk qe aspak një armik i Romës. Ndryshe nga Irena, Teodora, e Metodi nuk e panë me vend të kërkojnë miratimin e Romës për rivendosjen e kultit të ikonave. Tashmë ishte një domosdoshmëri historike që Bizanti të çlirohej nga sovraniteti i Kishës së Romës, pasi Perëndimi ishte shkëputur nga hegjemonia e Perandorisë Bizantine. Hapin vendimtar në këtë drejtim e hodhi Foti.

I angazhuar në luftën kundër pasuesve të Injacit, Foti as nuk e kishte dashur e as nuk e kishte parashikuar të paktën në fillim, luftën kundër Romës. Ai ia dërgoi aktet sinodale (synodika) Romës me shpresë se njohja e papës do t'i jepte dorë në luftën kundër rivalëve të tij bizantinë. Por vetëm pak muaj pas zgjedhjes së tij si patrik, në fronin e Shën Pjetrit ishte ngjitur Nikolla I, një politikan i guxishëm e energjik, që kishte bërë si qëllim të jetës së tij forcimin e universalizmit roman. Duke ndërhyrë si gjykatës suprem në konfliktin kishtar bizantin, ai doli në favor të Injacit dhe nuk pranoi ta njohë Fotin për shkak të mënyrës kanonikisht të parregullt me të cilën ai u zgjodh. Në fakt, zgjedhja e Fotit ishte antikanonike, por ajo nuk ndryshonte aspak nga mënyra si qe zgjedhur dikur Tarasion, që megjithatë qe njohur dhe mbështetur nga Roma. Edhe ai vetë një laik, që ishte ngjitur në fronin e patrikut pas një abdikimi të detyruar të paraardhësit të tij. Por për Nikollën I bëhej fjalë për riafirmimin e parimit sipas të cilit atij, kreut të krishterimit, i takonte e drejta të thoshte fjalën e fundit në çështjet kishtare si në Perëndim ashtu edhe në Lindje. Ai nuk hoqi dorë nga një koncept i tillë as atëherë kur të dërguarit e tij kapitulluan në Kostandinopojë përballë aftësive më të mëdha diplomatike të Fotit dhe iu nënshtruan gjykimit të një koncili, që konfirmoi zgjedhjen e Fotit dhe shkarkimin e Injacit (861). Në një sinod të mbledhur në Laterano, Nikolla përgënjeshtroi përfaqësuesit e vet duke dhënë një gjykim të kundërt dhe duke e deklaruar Fotin të shfuqizuar (863).

Por ai e kishte nënvleftësuar forcën e kundërshtarit. Foti e pranoi sfidën. Siç ishte detyrë e Romës të mbronte aspiratat e saj universale, ishte edhe detyrë e patrikut të Kostandinopojës të afirmonte pavarësinë e vet. Ideali i një kishe me pesë krerë, siç e kishte ëndërruar Teodor Studiti, i takonte tashmë së shkaurës. Kishte ikur koha kur Bizanti ortodoks, nën peshën e despotizmit të perandorëve heretikë, i drejtohej për ndihmë Romës; tre krerët e tjerë të Kishës, patrikët e Lindjes, ishin bërë fare të pafuqishëm nën zgjedhën e huaj të arabëve. Kisha bizantine kishte vetëm një kryetar: patrikun e Kostandinopojës. Patriku i Kostandinopojës e kishte afirmuar pushtetin e prestigjin e tij në rrjedhë të shekujve. Kishte mbyllur me fitore luftërat e brendshme kundër herezive dhe tashmë gëzonte mbështetjen e një udhëheqjeje shtetërore ortodokse, e fortë dhe e vetëdijshme për qëllimet e veta. Rrezja esaj e veprimit shtrihej në gjithë territorin e Perandorisë Bizantine dhe shumë shpejt ajo i kapërceu këta kufij. Kisha bizantine, ashtu si shteti bizantin, po përjetonin periudhën e tyre më të mirë: atë të ekspansionit të saj edhe në botën sllave. Madhështia e Fotit qëndron në atë që më qartë se të tjerët ai e nuhati afrimin e kësaj ere të re, detyrat dhe mundësitë e reja që ajo hapte, për të cilat ai kontribuoi më shumë se kushdo tjetër.

I mbështetur nga gjeneralët e tij energjikë, Mihali III e drejtoi me vendosmëri të madhe luftën kundër arabëve. Megjithatë, në Sicili Bizanti humbi njërin pozicion pas tjetrit dhe me gjithë përpjekjet e tij, nuk mundi të shmangë as pushtetin e ishullit dhe as përparimin e arabëve në Italinë e jugut. Aty nga fundi i qeverisjes së Mihalit III, të vetmet qytete të rëndësishme të Sicilisë që ishin ende në duart e perandorit ishin Sirakuza dhe Taormina. Por në Azinë e Vogël Bizanti kaloi në mësymje. Më 856 strategu i Trakës, Petronas, vëlla i cezarit Barda, ndërmori një fushatë në territonn e Samosatës dhe depërtoi deri afër Anidës. Prej andej iu drejtua Tefrices dhe u kthye në atdhe me robër të shumtë. E suksesshme ishte dhe fushata e tre vjetëve më vonë, që u drejtua nga Barda dhe nga vetë perandori i ri dhe që pati përsëri si objektiv Samosadën. Po atë kohë, flota bizantine u shfaq përsëri përballë Damietës, vëmendje e veçantë iu kushtua fuqizimit të sistemit të fortifikatave në Azinë e Vogël. Perandori dha urdhër të rindërtohej Angora, që ishte shkatërruar nga Mutasimi si dhe të restauroheshin forcomat e Nikesë.

Sukseset e reja dhe mësymjet e guximshme në tokë e në det e ngritën lart shpirtin luftarak të bizantinëve, por ende nuk i siguruan një avantazh të dukshëm perandorisë. Kundërsulmet arabe nuk vonuantë vijnë dhe filloi një seri luftimesh që ndërpriteshin herë pas here nga armëpushime të përkohshme, gjatë të cilave shkëmbeheshin si zakonisht, robërit e luftës. Por më 863, pasi sprapsën sulmin e emirit Omar të Melitenës, bizantinët korrën një fitore të madhe e vendimtare. Omari kishte përshkuar themën armene e pushtuar portin e rëndësishëm të Amisës nëbregun e Detit të Zi. Por në kufijtë e themës së Paflagonisë i doli përpara energjiku Petronas, i ndjekur nga një ushtri e fuqishme. Këtu, më 3 shtator, u zhvillua një betejë e përgjakshme, ku armata arabe u mund e u shkatërrua dhe vetë Omari humbi jetën. Në luftën bizantino-arabe, fitorja e madhe e Petronas shënoi një kthesë. Pas sulmit të parë të arabëve e deri në fitoren e Leonit III në Kostandinopojë, Bizanti luftoi për vetekzistencën e tij. Tani, pas fitores së vitit 863, gjendja u përmbys dhe fillon epoka e mësymjes bizantine në Lindje, që fillimisht u zhvillua me ngadalë por, duke filluar nga gjysma e dytë e shek. IX përparon me një ritëm tepër të shpejtë.

Forcimi i pozitave bizantine në Lindje pati rëndësi aspak të vogël për zgjidhjen e detyrave të mëdha që e prisnin perandorinë në lidhje me botën sllave. Me të tilla detyra Perandoria Bizantine ndeshet në Rusi, Moldavi, në vendet sllave të jugut. Qysh më 860 rusët ishin shfaqur për herë të parë përpara mureve të Kostandinopojës. Ata zbarkuan, rrethuan qytetin dhe shkretuan rrethinat e tij. Perandori, që porsa ishte nisur në fushatë kundër arabëve, u kthye menjëherë mbrapsht, arriti të çajë radhët e rrethuesve e të futej në qytet për të drejtuar mbrojtjen dhe për t'i dhënë zemër, së bashku me patrikun, popullsisë së lebetitur. Bizantinët e kujtuan për një kohë të gjatë sulmin e rreptë dhe ia atribuuan shpëtimin dorës së Virgjëreshës Mari. Nga ai çast fillojnë marrëdhëniet e Bizantit me perandorinë ruse, që po formohej pikërisht në atë kohë. Nga ai çast Bizanti do të zhvillojë te ky popull krejtësisht i panjohur një veprimtari misionare që do të ketë pasoja të rëndësishme në të ardhmen. Patriku i madh e kishte kuptuar se konvertimi në krishterim dhe përfshiqa e popullit të ri në sferën e ndikimit bizantin, ishte mjeti më i efektshëm për të larguar rrezikun që kërcënonte perandorinë nga ky krah. Disa vjet më vonë, me një krenari të ligjshme, ai mund të tregonte rezultatet e veprës së tij misionare.

Sulmi rus e shtyu perandorinë të ripërtërijë marrëdhëniet e saj me kazarët, duke dërguar te ta një përfaqësi. Eshtë një provë e frymës së re që ekzistonte në Bizant fakti që kësaj përfaqësie i ishin besuar detyra misionare dhe që në krye të saj ishte vënë djaloshi Konstandin i Selanikut, i cili, falë aftësive gjeniale filologjike dhe kulturës së gjerë, ishte më mirë se kushdo tjetër në gjendje të mbronte kauzën e fesë e të kulturës së krishterë kundër ndikimeve islamike.

Por thirrja e princit të Moravisë, Rostislaos, që dërgoi një përfaqësi në Kostandinopojë për të kërkuar dërgimin e misionarëve e vuri Konstandinin dhe vëllanë e tij Metodin, përballë një detyre shumë më të rëndësishme. Fakti që Rostislau iu drejtua Bizantit shpjegohet me frikën nga ndikimi i klerit frank dhe me dëshirën për të krijuar me ndihmën e bizantit, një kundërpeshë kundër rrezikut të një rrethimi franko-bullgar. Kurse për Bizantin krijohej mundësia të shtrinte ndikimin e tij në një territor të ri, mjaft të largët, dhe të ushtronte kështu presion mbi Bullgarinë, që ndodhej midis dy vendeve. Fakti që udhëheqja politike e kishtare bizantine ia besoi misionin e rëndësishëm vëllezërve nga Selaniku dhe që në viset sllave e predikoi fenë e re në gjuhën sllave, është një tregues i largpamësisë së saj. Merita për tërheqjen e sllavëve në fenë e krishterë i takon edhe Konstandinit e Metodit si dhe patrikut Foti dhe cezarit Barda. Kristianizimi i banorëve sllavë të perandorisë ishte kryer nga bizantinët shumë kohë më parë.61 Por vetëm tani filloi periudha e një veprimtarie të gjerë misionare në botën e madhe sllave jashtë kufijve të perandorisë. Konstandini krijoi një alfabet sllav. Alfabeti i ashtuquajtur glagolitik, dhe iu fut paskëtaj përkthimit të Shkrimit të Shenjtë në sllavisht (në dialektin sllavo-maqedon). Vëllezërit nga Selaniku kremtonin në sllavisht edhe funksionet fetare. Me këtë, suksesi i misionit ishte i garantuar. Pas vdekjes së parakohshme të Konstandinit, që dha shpirt më 14 shkurt 869 në një manastir grek të Romës me emrin Ciril, edhe Metodi u dorëzua në luftën kundër klerit frank, pasi mbështetja e Bizantit në atë krahinë të largët nuk kishte forcën e duhur, ndërsa Roma pas përkrahjes së fillimit, e braktisi. Dishepujt e tij u dëbuan nga ai vend. Megjithatë, vepra e tij dhe e vëllait të tij të madh e rrënjosi thellë kulturën bizantine në krahinat sllave dhe prodhoi fryte të shumta. Për sllavët jugorë e lindorë ajo pati një rëndësi të jashtëzakonshme. Këta popuj, në fillimet e letërsisë dhe të kulturës së tyre kombëtare, ia detyrojnë shkrimin vëllezërve nga Selaniku, "apostujve të sllavëve".

Paskristianizimit të Moravisë, dhe Bullgaria u vu në rrugë për të vendosur mbi baza të qëndrueshme ekzistencën e saj shtetërore e kulturore nëpërmjet pranimit të krishterimit. Por, ndërsa Moravia i ishte drejtuar bizantit, princi bullgar Boris dërgoi një përfaqësi tek frankët. Bizanti ndërhyri menjëherë: ai nuk mund të lejonte një aleancë shpirtërore të fqinjës së tij, Bullgarisë, me mbretërinë e frankëve, pra dhe me Romën. Fitorja e re mbi arabët, që kishte forcuar pozitat e perandorisë dhe kishte rritur prestigjin e saj, i dha më siguri e efikasitet veprimit të saj. Shfaqja e ushtrive bizantine në kufirin bullgar, e shoqëruar nga një demonstrim force i flotës perandorake në bregdetin bullgar e detyroi Borisin të pranojë kërkesat bizantine. Më 864 princi bullgar pranoi të bëhej i krishterë duke marrë emrin Mihal, emër i perandorit bizantin që ishte nun i tij gjatë pagëzimit. Kleri grek iu fut menjëherë punës për organizimin e kishës bullgare.

Kristianizimi shënoi për Bullgarinë jo vetëm një hap të madh përpara në zhvillimin e saj kulturor, por edhe përmbylli procesin e sllavizimit, dhe me këtë realizoi edhe bashkimin shtetëror dhe etnik të mbretërisë së re. Boris Mihali e shtypi opozitën e fisnikërisë së vjetër bullgare, që kishte kundërshtuar kristianizimin dhe sllavizimin, dhe urdhëroi t'u pritej koka pesëdhjetë e dy eksponentëve të saj.

Por sado të mëdha që të ishin përfitimet e kristianizimit për zhvillimin kulturor dhe për bashkimin e brendshëm të mbretërisë bullgare, shumë shpejt princi i sapo konvertuar pësoi një zhgënjim të madh. Perandoria Bizantine synonte që, nëpërmjet vendosjes së një peshkopi grek, t'ia aneksonte patriarkatit të Kostandinopojës kishën bullgare. Kurse Boris-Mihali donte ta kishte krejtësisht të pavarur Kishën e tij të re dhe t'i vinte asaj në krye një patrik vendas. Meqenëse kërkesat e tij nuk u pranuan, ai i ktheu krahët bizantit dhe iu drejtua Romës. Natyrisht, për papën Nikolla I ishte një fitore e pashpresuar shkëputja e Bullgarisë nga kisha bizantine dhe vënia e saj nën juridiksionin romak. Ndaj dërgoi përfaqësuesit e vet në Bullgari, të cilët iu përveshën punës me vrull të madh, aq sa për një çast u duk se Bullgaria kishte hyrë përfundimisht në orbitën e Romës. Por kjo gjendje nuk zgjati shumë. Edhe këtu pati një zhgënjim të madh. Por hë për hë dukej se Roma e kishte fituar davanë. Bizanti qe i detyruar të shihte sesi perandoria fqinje sllave po i ikte prej duarsh dhe si po shtrihej ndikimi roman thuajse deri në zemrën e perandorisë.

Konflikti midis Romës dhe Kostandinopojës arriti kulmin. Kundërshtar i vendosur i Romës, Foti u bë jo vetëm kampion i pavarësisë së Kishësbizantine, por edhe kampion i interesave jetësore të Perandorisë Bizantine. Cezari Barda dhe perandori Mihal III u rreshtuan pa rezerva në krah të patrikut të madh. Perandori i dërgoi papës një letër në të cilën shfaqte me krenari të pashoqe vetëdijen e pavarësisë dhe të epërsisë së Bizantit. Në një formë ultimative aty kërkohej anulimi i gjykimit papal kundër Fotit dhe hidhej poshtë me tone therëse pretendimi i papës mbi primatin e Romës.w Patriku u shty akoma më tej: ai, duke u vënë në rolin e gjykatësit të kishës perëndimore, e akuzoi atë për gabime në problemet liturgjike dhe disiplinore, e sidomos sulmoi doktrinën perëndimore të paraprirjes së Shpirtit të shenjtë nga Ati e nga Biri (ex patre filioque). Foti, të cilin papa besonte se mund ta thërriste përpara tij si të pandehur, e akuzonte Romën për herezi, në emër të ortodoksisë. Më 867 një sinod i thirrur në Kostandinopojë nën kryesinë e perandorit e çkishëroi papën Nikolla, e dënoi si herezi doktrinën romane mbi progresionin e Shpirtit të Shenjtë dhe i shpalli të paligjshme ndërhyrjet e Romës në çështjet e kishës bizantine. Patrikëve të Lindjes iu shpërnda një qarkore, ku trajtoheshin dhe dënoheshin ashpër doktrinat dhe praktikat heterodokse të kishës romane dhe sidomos ajo që lidhej me progresionin e Shpirtit të Shenjtë (filioque).

Por atëherë kur konflikti kishte arritur kulmin, në Kostandinopojë ndodhi një revoltë pallati, që i përzjeu të gjitha kartat. Për fatin e tij të keq, Mihali III kishte lidhur miqësi me Bazil Maqedonin. Bazili vinte nga thema e Maqedonisë, dhe ishte rritur mes skamjes. U vu në kërkim të fatit dhe mbërriti në Kostandinopojë ku, falë forcës së jashtëzakonshme fizike, u bë stallier në oborrin perandorak. Kështu zuri fill ngjitja e tij legjendare, që i detyrohej njëlloj si aftësive të mëdha të tij, ashtu edhe trilleve të perandorit. Ky bir dinak e i mprehtë fshatarësh u bë miku më i afërt i Mihalit III dhe u martua me ish dashnoren e këtij të fundit, Eudokia Ingerinën. Me një vendosmëri të hekurt, pa u ndalur përpara asgjëje, ai vendosi të ngjitet në majat e pushtetit. Kjo bëri që ai të përplasej me cezarin Barda, por Mihali III e ndjente veten aq shumë të lidhur me favoritin e vet, saqë e sakrifikoi pa hezitim të ungjin. Intrigë pas intrige, Bazili dhe Mihali III e shtynë burrin e shquar të shtetit drejt pritës: gjatë një fushate kundër Kretës, ndërsa cezari ishte ulur pranë nipit në një moment pushimi, Bazili e vrau me dorën e vet (21 prill 865). Shpërblim qe kurora e bashkëperandorit, që Mihali i ofroi pas kthimit në Kostandinopojë, më 26 maj 866. Me këtë Bazili kishte marrë nga mbrojtësi i tij gjithçka që ky mund t'i ofronte. Akti i fundit i tragjedisë së përgjakshme u përshpejtua nga fakti se, si kapriçoz dhe i paparashikueshëm që qe, Mihali III filloi të ndryshojë qëndrimin ndaj bashkëperandorit. Në natën e 23-24 shtatorit 867, pas një banketi, Bazili urdhëroi vrasjen e perandorit të dehur në dhomën e vet.

Periudha e kodifikimit të ligjeve. Bazili I dhe Leoni VI

Eerrëtkishte qenërrugaqësolli Bazilin I (867-886), themeluesinedinastisë maqedone, në fronin perandorak të Kostandinopojës. Në krah të tij ishte e shoqja, Eudokia Ingerina, ish dashnore e perandorit të vrarë, Mihalit III. Për të siguruar trashëgiminë e fronit, më 16 janar 868 ai kurorëzoi djalin e tij të madh, Konstandinin, si bashkëperandor. Plot një vit më vonë u kurorëzua djali i dytë, Leoni dhe më 879, pas vdekjes së parakohshme të Konstandinit, edhe djali i tretë Aleksandri, ndërkohë që djali i fundit, Stefani, i hyri karrierës kishtare dhe nën sundimit e vëllait Leonit VI, arriti të ngjitet deri në fronin e patrikut. Më i madhi dhe më i preferuari i djemve, Konstandini, kishte lindur nga martesa e tij me maqedonasen Maria. Leoni, Aleksandri dhe Stefani ishin fëmijë të Eudokia Ingerinës. Dy më të vegjlit lindën pas ardhjes në fuqi të Bazilit.

Si çdo perandor bizantin, Bazili u angazhua intensivisht me çështjet kishtare dhe inauguroi një vijë të kundërt me politikën kishtare të Bardës e të Mihalit III. Menjëherë pas hipjes së tij në fron ai urdhëroi mbylljen e Fotit në një manastir, duke i dhënë një goditje pas krahëve patrikut të madh pikërisht nëçastin vendimtar të luftës së tij historike. Paskëtaj solli në fronin e patrikut Injacin (23 nëntor 867) dhe rivendosi marrëdhëniet me Romën. Në vitin 869-870, në prani të të dërguarve të Adrianit II, u mbajt në Kostandinopojë një koncil, që sipas kishës romane është koncili VIII ekumenik, në të cilin u vendos çkishënmi i Fotit. Gjithsesi midis Bazilit I dhe të dërguarve papalë nuk u ra dakord mbi një çështje me rëndësi të madhe parimore: të dy palët kishin mendim të ndryshëm mbi të drejtat juridiksionale të selisë romane dhe ndërsa për të dërguarit e Romës çështja e Fotit ishte zgjidhur që më parë me dënimin e papës, për perandorin ishte e rëndësishme ta shtronte edhe njëherë çështjen e sinodin e drejtuar prej tij dhe të merrte ai vetë vendimin lidhur me të. Nga ana tjetër, sinodi u mbyll në një mënyrë krejt të papritur për Romën. Tri ditë pas përfundimit të seancave, mbërritën në Kostandinopojë të dërguar bullgarë. Koncili rifilloi punimet me shqyrtimin e çështjes nëse kisha bullgare duhej fi përkiste dioqezës romane apo asaj të Kostandinopojës. Shpresat e Borisit për t'u lidhur me Romën në fakt nuk ishin realizuar. Lidhja e tij me Romën nuk i kishte sjellë asnjë dobi Borisit në funksion të qëllimit të tij të vërtetë: krijimit të një kishe të pavarur bullgare. Të dy kandidatët e zgjedhur prej tij për të drejtuar dioqezën e sapoformuar bullgare nuk ishin pranuar nga Roma. Kështu që ai vendosi t'i drejtohej përsëri Kostandinopojës. Kjo qe prapaskena e dërgatës bullgare dhe e shtrimit të çështjes në koncil, që pavarësisht nga protestat e të dërguarve të Romës, u vendos në favor të Bizantit, falë votës përcaktuese të tre patrikëve lindorë. Bizanti kishte nxjerrë mësim nga përvoja e viteve të fundit dhe preferoi të tregohej më i gatshëm për lëshime: perandori i dha lejë patrikut Injac të shuguronte për Bullgarinë një kryepeshkop e shumë peshkopë të tjerë. Kisha bullgare pranonte sovranitetin e patriarkatit të Kostandinopojës, por fitonte njëfarë autonomie.

Pra duke shfrytëzuar me zgjuarsi rivalitetin romano-bizantin, princi bullgariaarriti qëllimit të vet, por edhe Bizanti arriti, kështu, të përfshijë përsëri në suazën e vet Bullgarinë. Me gjithë protestat e vazhdueshme të Romës, mbretëria bullgare mbeti e lidhur pas kishës bizantine dhe nën ndikimin e kulturës bizantine. Por me këtë i hiqej themeli miqësisë me Romën, së cilës Bazili i jepte rëndësi të madhe dhe për të cilën kishte sakrifikuar Fotin. Në fakt, për sa i përket detyrave të Perandorisë Bizantine në botën sllave, Bazili ishte i një mendjeje me Fotin, të cilin ai e shkarkoi, apo me Bardën, të cilin e vrau. Ai e vazhdoi luftën për Bullgarinë me të njëjtën mënyrë si ata dhe ashtu e mbylli atë me fitore. Po ashtu vazhdoi veprën misionare në Rusi dhe i bëri të krishterë sllavët e pjesës perëndimore të Gadishullit Ballkanik, duke i futur ata në këtë mënyrë, nën ndikimin bizantin.

Gjatë periudhës së krizës ikonoklaste, pjesa perëndimore e Gadishullit Ballkanik ishte shkëputur pak nga pak nga pushteti bizantin. Në gjysmën e parë të shek. IX qytetet dalmate dhe fiset sllave të bregdetit dhe të viseve të brendshme kishin ardhur të shkëputeshin nga lidhjet me Bizantin. Atë kohë lindi një mbretëri serbe e pavarur nën princin Vlastimir. Ndërkohë bregu i Adriatikut u ndodh nën kërcënimin e arabëve të Italisë jugore dhe vetëm flota e fuqishme bizantine mund t'u bënte ballë atyre. Pas një sulmi të parë kundër Budvës e Kotorrit, më 867 flota arabe u shfaq në ujërat e Raguzës (Dubrovnikut) dhe i vuri rrethimin qytetit. Të rrethuarit i kërkuan ndihmë Kostandinopojës. Ardhja e një skuadre të fortë bizantine, i detyroi arabët të hiqnin dorë nga rrethimi, që kishte hyrë në muajin e dymbëdhjetë, dhe të ktheheshin në Italinë e jugut. Autoriteti i Perandorisë Bizantine u forcua përsëri dhe sovraniteti bizantin u rivendos në bregun lindor të Adriatikut. Atë kohë u krijua edhe thema dalmate, që përfshinte ishujt dhe qytetet bizantine të Dalmacisë. Natyrisht, ishujt dhe qytetet dalmate vareshin më tepër nga prapatoka e tyre sllave sesa nga Kostandinopoja: ato ia paguanin detyrimet e tyre fiseve sllave, ndërsa strategëve bizantinë u jepnin taksa të vogla, që kishin thjesht një karakter simbolik. Nga ana tjetër, vetë fiset sllave e njihnin sovranitetin bizantin dhe ishin të detyruara t'i jepnin perandorisë ndihmë ushtarake. Ndikimi bizantin në gadishullin ballkanik ishte forcuar dukshëm, dhe kjo i dha dorë përhapjes së krishterimit. Atë kohë serbët dhe fiset serbe të bregdetit u kristianizuan nga Bizanti, madje edhe në Kroaci ndikimi bizantin u bë përkohësisht mbizotërues kundrejt ndikimit të mbretërisë së Frankëve dhe të kishës së Romës. Për më tepër, veprimtaria misionare bizantine në gadishullin Ballkanik mori një shtysë të fuqishme, veçanërisht në Maqedoni e Bullgari, kur këtu erdhën nxënësit e Metodit (vdekur më 885) pas dëbimit të tyre nga Moravia, për të përhapur tek popujt e tyre sllavë e në gjuhën sllave fenë e krishterë dhe kulturën bizantine me veprimtarinë e tyre predikuese dhe ungjillore. Për rrjedhojë u rivendos gjendja historike e natyrshme: Moravia ra nën ndikimin roman, kurse Bullgaria, Maqedonia dhe Serbia u futën në orbitën bizantine.

Pasi flota perandorake zmbrapsi sulmet arabe në brigjet dalmate dhe shpartalloi rrethimin e Raguzës, Bizanti iu drejtua Italisë së jugut. Kundrejt përparimit të arabëve sicilianëve, Bazili I organizoi një mësymje të kombinuar me perandorin Ludvig II dhe me Romën: në fund të fundit ky ishte qëllimi i politikës filoromane që ai kishte inauguruar. Por në Sicili nuk u arrit ndonjë rezultat. Përkundrazi, më 870 arabët pushtuan Maltën, duke përforcuar më tej opozitën e tyre në Mesdhe. Nga ana tjetër më 871 Ludvigu II pushtoi Barin, por një gjë e tillë s'mund të ishte veç një zhgënjim i ri për Bizantin, që doli me duar bosh. Marrëdhëniet midis dy sundimtarëve pësuan një keqësim të mëtejshëm. Edhe pse pak kohë më parë kishte pranuar martesën e djalit të tij të madh me vajzën e Ludvigut, Bazili u lëshua kundër këtij të fundit me një lumë kritikash dhe vuri në diskutim të drejtën e tij për titullin e perandorit romak.

Në vitet që pasuan Bizanti iu përkushtua luftës në Lindje, ku pavlikanët po fitonin gjithnjë e më shumë terren dhe po përhapeshin në të gjithë Azinë e Vogël. Më 872 kunati i perandorit, Kristofori, që si domestikos i scholae ishte kryekomandant i ushtrisë, korri një fitore vendimtare mbi pavlikanët, shkatërroi fortesën e tyre të Tefrikës bashkë me shumë kështjella të tjera, dhe shpartalloi ushtrinë e tyre në një betejë të përgjakshme, ku kreu i pavlikanëve, chrysocherios (duararti), humbi jetën. Kjo fitore bëri të mundur një përparim të mëtejshëm të bizantinëve në Lindje. Në vitin 873 Bazili depërtoi në zonën e Eufratit dhe pushtoi Zapetran dhe Samosatën. Por perandori nuk arriti të realizojë qëllimin e tij kryesor dhe gjatë luftimeve për pushtimin e kështjellës së rëndësishme të Melitenës, pësoi një humbje të rëndë. Por edhe pse gjatë kësaj fushate si dhe gjatë fushatave të tjera që vijuan në zonën e Eufratit dhe në kufijtë e Taurit, Bazilit iu desh të kënaqej me fitore gjysmake, e rëndësishme ishte që kishte filluar tashmë periudha e zgjerimit sistematik të kufijve lindorë të Perandorisë Bizantine. Dobësimi i Perandorisë arabe veç të tjerash bëri të mundur zhvillimin e Armenisë. Ashoti I u njoh mbret si nga kalifi ashtu dhe nga perandori bizantin, përkatësisht më 885 dhe më 887. Kështu filloi për Armeninë një periudhë ekspansioni nën dinastinë e mbretërve vendas të bagratunëve.

Edhe në Itali pozitat e perandorisë u konsoliduan. Princi i Beneventit që kishte ngritur krye kundër Ludvigut II, u vu nën protektoratin bizantin (873) dhe pas vdekjes së Ludvigut II, më 875, edhe Bari ia hapi portat strategut bizantin (fundi i vitit 876). Bizanti mundi të zmbrapsë sulme të reja të arabëve në zonat bregdetare të Dalmacisë, të Greqisë qendrore dhe të Peloponezit dhe për shtatë vjet mundi të mbajë të pushtuar Qipron. Por kjo nuk i ndali arabët të vazhdonin edhe paskëtaj të sundonin në Mesdhe dhe shumë shpejt Bizanti pësoi një goditje të rëndë në hallkën më të dobët të tij, në Sicili. Më 878 ra në duar të arabëve Sirakuza, që për shumë vjet i kishte bërë ballë armikut. Sidoqoftë, fakti që Bizanti ia doli të vërë këmbë së paku në Italinë e jugut, përfaqësonte një fitore të madhe. Në vitet e fundit të sundimit të Bazilit I, nën komandën e gjeneralit të shquar Niqifor Foka, filloi këtu një mësymje energjike dhe e suksesshme bizantine. Italia e jugut u përfshi përsëri nën sundimin bizantin. Në kaosin e luftërave midis shteteve të vogla italiane, Bizanti përfaqësonte të vetmin faktor të qëndrueshëm. Deri dhe Roma, e trembur nga sulmet e vazhdueshme arabe kundër bregdetit italian, u shtrëngua t'i kërkojë ndihmë perandorit bizantin. Kjo gjendje shpjegon qëndrimin pajtues tëpapatit ndaj Bizantit në çështjet kishtare.

Perandori Bazil e kuptoi se kthesa e kryer prej tij në politikën kishtare menjëherë pas marrjes së pushtetit, kishte qenë një vrimë në ujë. Dështoi përpjekja e tij për të eliminuar opozitën kishtare në Bizant nëpërmjet shkarkimit të Fotit. Përkrahësit e patrikut të larguar nuk ulën kokë dhe lufta midis grupimeve të ndryshme vazhdonte. Me Fotin apo pa Fotin, kishte ndodhur përplasja me Romën për shkak të problemit bullgar dhe pas rezultateve zhgënjyese të aleancës me fuqitë perëndimore në Italinë e jugut, perandorit iu desh të përjetojë një zhgënjim tjetër lidhur me përfitimet që shpresonte të nxirrte nga ndryshimi i qëndrimit në çështje të politikës kishtare. Ndaj, më 875 e thirri Fotin përsëri në Kostandinopojë dhe i besoi edukimin e bijve të tij. Më 23 tetor 877 vdiq në moshë të thyer patriku Injac dhe tri ditë më vonë Foti hipi për herë të dytë në fronin patriarkal dhe kësaj radhe u njoh edhe nga Roma. Kushtet e vëna nga papa Johan VIII për këtë njohje nuk kishin asnjë efekt praktik. Në nëntor të vitit 879, në prani të të dërguarve të papës, Foti mblodhi një sinod prej treqind e gjashtëdhjetë e tre peshkopësh, që i dha atij një kënaqësi të veçantë: dënimi i tij i vitit 869-870 u tërhoq në mënyrë solemne.

Edhe pse ishte një parvenu i ardhur nga shtresat e ulëta, Bazili I ishte i apasionuar pas kulturës greke dhe pas së drejtës romake. Në vitet e sundimit tëtij u çua përpara zhvillimi kulturor që kishte filluar nën teoktistin e Bardës. Dëshira e tij si legjislator ishte të ripërtërinte të drejtën romake. Për këtë përgatiti një përmbledhje të gjerë ligjesh, që ishte një variant i rishikuar i librave juridike të Justinianit, i plotësuar me ligjet më të reja. Kjo vepër e madhe, që perandori e quajti në mënyrë kuptimplotë "Purifikim i ligjeve të vjetra" me sa duket nuk u përfundua dhe nuk u bë e njohur, por mbi të u bazua më vonë Leoni VI për hartimin e Basilika-ve të tij. Janë ruajtur dy libra juridikë më të vegjël, që i shërbenin si hyrje veprës madhore. Së pari u botua Procheiron (manuali i ligjeve) që mban emrat e perandorëve Bazil, Konstandin e Leon dhe që doli në qarkullim midis viteve 870 e 879. Siç e tregon edhe titulli, Procheiron është një manual përpërdorim praktik që, në morinë e pafundme të ligjeve, përzgjedh normat më të rëndësishme e më të përdorshme si në të drejtën civile ashtu dhe në atë publike dhe i rendit ato në mënyrë sistematike nën dyzet tituj. Meqenëse qëllimi i Procherion-it ishte të jepte një hbër juridik të kapshëm për të gjithë, ai mbështetet kryesisht në materialin e përmbledhjes Institutiones, duke mos i marrë shumë në konsideratë pjesët e tjera të korpusit të Justinianit. Në fakt vetëm në raste të rralla citohet burimi i parë dhe zakonisht janë përdorur përkthime të vona dhe komente greke e tij. Në fund të fundit, Procherion-i i shërbente po atij qëllimi si Ekloge-ja e Leonit III, e cila gjithashtu ishte menduar si një libër ligjesh për përdorim praktik të përditshëm të gjykatësit. Nga ana tjetër, Bazili I, që shpresonte të risillte në jetë të drejtën romake, përpiqej tepër trashë të distancohej nga vepra e perandorit ikonoklast, që sipas tij ishte një "abrogim i ligjeve të mira". Por në të vërtetë, Procherion-i i detyrohet mjaft librit të vlefshëm e tepër popullor të Leonit III. Pavarësisht se e denigron atë sidomos në pjesën e dytë që trajton të drejtën e trashëgimisë dhe normat e së drejtës publike, ai merr me të dyja duart nga Ekloge-ja. Procheiron-i njohu një përhapje të gjerë në Bizant dhe e ruajti vlerën e tij deri në rënien e perandorisë. Nga ana tjetër, si një lloj si Eklige-ja, ai u përkthye shumë shpejt në sllavisht dhe fitoi autoritet të madh tek bullgarët, serbët e rusët.

Periudhës pas vitit 879 i përket Epanagoge, përmbledhje e botuar në emër të perandorëve Bazil, Leon e Aleksandër, që ishte konceptuar si një hyrje për një përmbledhje të madhe ligjesh. Në një pjesë të mirë Epanagoge përsërit Pro- cherion-in, por duke e riorganizuar materialin herë-herë edhe me ndryshime të rëndësishme. Ajo huazon nga Ekloge akoma më shumë se Procheron-i, pasi ba- zohet tek libri i shkishëruar i ikonoklastit edhe për sa i përket së drejtës famil- jare, ndërkohë që për këtë pjesë Procheron-i vazhdon t'i përmbahet së drejtës së Justinianit dhe vetëm në pjesët që ndjekim fillon të marrë nga Ekloge-ja. Por Epanagoge përmban edhe pjesë krejt të reja që meritojnë vëmendje, që trajtojnë të drejtat dhe detyrat e perandorit, të patrikut dhe të autoriteteve të tjera të larta profane e kishtare. Struktura shtet-kishë paraqitet aty si një njësi e formuar nga shumë pjesë e gjymtyrë, mbi të cilat perandori e patriku ngrihen si dy krerët e ekumenes (botës së krishterë), që në një bashkëpunim të ngushtë e paqësor kujdesen për të mirën e njerëzimit. Detyrat e dy pushteteve paraqiten aty si plotësisht të barasvlefshme: kreu profan mendon për mirëqenien e trupit, ai shpirtëror për mirëqenien e shpirtit të shtetasve. Nuk ka dyshim që autori i kësaj doktrine mbi dy pushtetet ishte Foti, që atë kohë kryente përsën detyrën e patrikut Ndikimit të tij i detyrohet edhe fakti që Epanagoge predikon marrëd- hënie ideale midis dy pushteteve, profanit dhe shpirtërorit, në frymën e ideve që mbisundonin në rrethet e kishës ortodokse.

Foti e dinte mjaft mirë se realiteti ishte krejt ndryshe nga teoria dhe në fakt shumë shpejt pati përvojën e dytë të hidhur. Sepse ndryshimi i parë qeveritar solli përsëri rrëzimin e tij. Pas vdekjes së parakohshme të Konstandinit (879), e drejta e trashëgimit të fronit i kaloi Leonit, me gjithë antipatinë dhe mosbesimin e të atit ndaj tij. Bazili nuk gjeti asnjëherë ngushëllim për vdekjen e djalit të madh dhe i kaloi vitet e fundit të jetës në një gjendje të theksuar depresive. Më 29 gusht 886 gjeti vdekjen ndërsa shkonte për gjah. Pasi u ngjit në fron, Leoni VI e largoi patrikun e madh dhe ia besoi fronin e patrikut vëllait të tij të vogël, Stefanit.83 Tashmë Foti humbet përfundimisht nga skena ehistorisë. Vdiq në mërgim në Armeni.

Formalisht Leoni VI (886-912) e ndau fronin me të vëllanë, Aleksandrin; por ky e kishte mendjen tek qejfet dhe nuk i interesonin punët e shtetit. Gjatë periudhës së parë të qeverisjes së tij, që ishte edhe më e frytshmja, këshilltari më i rëndësishëm i perandorit qe armeni Stilian Zanci (vdiq më 896). Ai qe i ati i Zoes, në fillim dashnore e pastaj grua e perandorit, dhe mori titullin e lartë basileopator, të krijuar enkas për të.

Si nxënës i Fotit, ndaj të cilit u tregua aq mosmirënjohës, Leoni i Ditur zotëronte një edukatë të shkëlqyer dhe një kulturë tepër të larmishme. Ishte shkrimtar mjaft prodhimtar dhe një orator plot frymëzim. Më shumë se tek i ati, të cilin e kalonte shumë në kulturë, tek ai shfaqeshin prirje arkaizante, që shpreheshin sidomos në letërsi nëpërmjet qëndrimeve të tij të theksuara teologjike. Leoni ishte një sovran i përshpirtshëm, me interesa të mëdha kishtare e teologjike. Prej tij janë ruajtur poezi liturgjike dhe predikime e fjalime të shumta, të cilat ai i mbante me dëshirë në festat fetare. Ato janë trajtesa të gjera dogmatike plot me reminishenca klasike; shkroi edhe një fjalim të gjatë të përmortshëm për të atin, si dhe një numër poezish profane mjaft të stërholluara. Me sa duket, për hir të kësaj veprimtarie letrare meritoi ende sa qe gjallë emrin e nderuar "Sofos" (i dituri). Më vonë mbi personin e Leonit të Ditur u thurën legjenda, që e paraqisnin perandorin si profet, magjistar apo astrolog. Atij iu atribuua një përmbledhje, në fakt e krijuar më vonë, që përfshinte përgjigje orakujsh mbi fatin e perandorisë, që u pëlqyen së tepërmi dhe u lexuan qoftë në Bizant e qoftë në botën latine e sllave, si në periudhën bizantine, ashtu dhe më vonë.

Por Leoni i Ditur qe padyshim edhe legjislatori më prodhimtar që nga kohët e Justinianit. Vepra legjislative e realizuar në qeverisjen e tij, është tepër e rëndësishme dhe tej mase e shtrirë. Por nuk duhet mbivlerësuar pjesëmarqa personale e Leonit në këtë vepër, edhe pse s'ka dyshim që doktrina e tij dhe angazhimi në punën e shkrimtarit përbëjnë një premisë të përshtatshme për këtë sipërmarqe. Vepra të bollshme përgatitore ekzistonin qysh në kohën e të atit dhe në fakt puna e madhe legjislative u realizua në dhjetëvjeçarin e parë të studimit të tij, d.m.th. në kohën kur kishte në krah Stilian Zaucen. Në krahasim me këtë periudhë të parë, periudha pasardhëse e sundimit të tij, periudha e pjekurisë më të madhe të tij, është më pak pjellore.

Me gjithë antipatinë e thellë që ushqenin për njëri-tjetrin at e bir, e me gjithë natyrat krejt të ndryshme të tyre, dëshira e Bazilit I ishte, për shumë aspekte, e ngjashme me atë të Leonit VI. Ripërpunimi i së drejtës së Justinianit që u ndërmor nën Bazilin I, u përfundua me Basilikn-t e Leonit VI. Ligjet perandorake të Leonit të Ditur, të grumbulluara në gjashtëdhjetë libra e gjashtë vëllime përfaqësojnë përmbledhjen më të madhe të ligjeve të Perandorisë Bizantine mesjetare. Ato u përpunuan nga një komision juristësh nën kryesinë e protospatharit Simbaz dhe u botuan që në vitet e para të mbretërimit të Leonit VI. Kjo është një provë tjetër se punimet përgatitore për "purifikimin" e Bazilit kishin ecur mjaft përpara dhe u shfrytëzuan në veprën e Leonit VI. Basilika- t janë një përmbledhje sa e së drejtës kanonike aq edhe e së drejtës civile e publike. E marrin lëndën sidomos nga Codex Justinianeus dhe nga Digesta, më pak nga Institutiones. Bazohen gjithashtu tek Novellae-t e Justinianit dhe tek ato të Justinit II e të Tiberit, që së bashku me Novellae-t e Justinianit formuan një përmbledhje të re, të ashtuquajturën 168 Novelat. Në fund ato marrin diçka edhe nga Procheiron. Nën shembullin e juristëve të Bazilit I, juristët e Leonit VI nuk iu drejtuan burimeve latine, por shfrytëzuan variante e komente greke të shek. VI e VII. Në krahasim me Corpus iuris të Justinianit, Basilika-t paraqisnin avantazhin e madh që ishin slikruar në gjuhën greke dhe që ishin mjaft të  përdorshme. Në fakt, një çështje e caktuar, e rregulluar në mënyrë sistematike, ishte grumbulluar në një pikë të vetme, ndërsa Corpus iuris të njëjtin objekt e trajton në vende të ndryshme dhe kjo konsiderohet si defekti i saj më i madh në hyrjen e BflsiZ/faj-ve. Ndaj nukhabit fakti, që Bfls/hAzz-tshumëshpejtzëvendësuan në përdorim thuajse krejtësisht veprën juridike të Justinianit dhe u bënë baza e shkencës juridike për Bizantin mesjetar. Teksti i tyre u pajis me shënime të shumta komenti, më të rëndësishmet prej të cilave, të ashtuquajturat "komente të vjetra", e kanë origjinën nga koha e Konstandinit VII, ndërsa "komentet e reja" janë të shekujve XI, XII e XIII. Në shek. XII u hartua një tregues lënde i Basilika-ve, që njihet me titullin Tipukeitos (ngaxuiou KEITCXL, d.m.th. "çfarë dhe ku gjendet"). Vlera e tij qëndron në faktin se na jep të dhëna mbi përmbajtjen e librave që nuk kanë mbërritur deri tek ne.

Por ndërsa kanë një vlerë të madhe për zhvillimin e së drejtës bizantine, Basilika-t kanë një vlerë të kufizuar si burime historike. Ky katalogim i madh i së drejtës e pasqyron shumë pak ose aspak realitetin historik të kohës së tij, por kufizohet të përsërisë sidomos normat e vjetra juridike, të hartuara shekuj më parë dhe tani në pjesën më të madhe të kapërcyera.

Marrëdhëniet me epokën gjejnë shprehjen e tyre tek Novellae-te Leonit. Në fakt, Leoni VI botoi një përmbledhje prej njëqind e trembëdhjetë shkrimesh të vjetra, që u quajt përmbledhje novellae, nën shembullin e Novellae të Justinianit. Por fillimisht titulli i përmbledhjes ishte "Retifikim e purifikim i ligjeve", titull që nxjerr përsëri në pah lidhjen e ngushtë midis veprës legjislative të Leonit VI dhe asaj të të atit të tij. Novellae-t e Leonit VI prekin çështje nga më të ndryshmet, që rreshtohen pa një rend të caktuar dhe përmbajnë revokime e ndryshime të ligjeve të vjetra si dhe vendime që u japin vlerën e ligjit nor- mave të së drejtës zakonore. Dispozitat me përmbajtje thjesht kishtare i drej- tohen patrikut Stefan, gjithë të tjerat i drejtohen Stilian Zauces, me përjashtim të disa pjesëve që nuk i adresohen ndonjë personi të caktuar.90 Ashtu si në rastin e Justinianit e të prefektit të pretorit Johan i Kapadoksisë, edhe këtu personi të cilit i drejtohet novella ishte vetë autori, kjo shpjegon përse vepra legjislative e Leonit qe aq e fuqishme gjatë kohës që jetoi Zance dhe humbi rëndësi pas vdekjes së tij.

Vëmendje të veçantë meritojnë ato novellae të Leonit VI ku revokohen të drejtat e hershme të kurive qytetare dhe të senatit. Në fund të fundit, rendi kurial kishte degraduar prej kohësh dhe po ashtu, autoriteti administrativ e legjislativ i senatit ekzistonte vetëm në letër. Por kjo nuk e ul rëndësinë e shuarjes së tij përfundimtare me dekret ligjor, pasi në secilën nga tre novellae-t ajo justifikohet me faktin se tashmë gjithë administrata e perandorisë ndodhej në duart e sovranit. Legjislacioni i Leonit VI përfaqëson përfundimin e një procesi të rëndësishëm historik, që e grumbullon të gjithë pushtetin shtetëror në duart e perandorit dhe që ia beson të gjitha çështjet shtetërore aparatit të funksionarëve perandorakë. Gjithëpushteti i perandorit dhe burokratizimi i jetës së shtetit arrijnë pjekurinë e tyre nën dinastinë maqedone. Senati, i përbërë nga funksionarët më të lartë, ekziston vetëm formalisht duke pas humbur jo vetëm funksionet e tij të vjetra, por edhe rëndësinë që kishte pasur në shëkujt VII e VIII. Shteti identifikohet me perandorin dhe me aparatin e tij ushtarak e burokratik. Perandori zgjidhet nga Zoti dhe është nën mbrojtjen e pushtetit hyjnor. Ai është kreu suprem i gjithë administratës perandorake, komandant suprem i ushtrisë, gjykatës suprem dhe legjislator i vetëm, mbrojtës i Kishës dhe garant i besimit ortodoks. Ai vendos mbi luftën e mbi paqen, vendimi i tij është përfundimtar dhe i parevokueshëm, ligjet e tij konsiderohen të frymëzuara nga Zoti. Nga ana tjetër, ai duhet t'i përmbahet ligjeve në fuqi, por mund të nxjerrë ligje të reja dhe të revokojë ato të vjetra. Si kryetar suprem i shtetit, perandori zotëron pushtet të pakufishëm dhe ndjehet i lidhur vetëm ndaj normave të moralit dhe të traditës.

Pushteti i sovranit ka vërtet një limit real vetëm në çështjet fetare. Sado i fortë të jetë ndikimi i perandorit në organizimin e kishës, si person laik që është perandori mund të jetë vetëm mbrojtës, por jo kre i kishës. Kisha ka kreun e vet, patrikun e Kostandinopojës, pushteti e prestigji i të cilit rriten vazhdimisht. Por në realitetin praktik të gjërave perandori vendos edhe se kush do ta zërë fronin e patrikut dhe me veprimtarinë e tij legjislative ndërhyn edhe në administrimin e kishës. Por ndryshe nga emërimet dhe shkarkimet e funksionarëve profanë, që janë kompetencë e perandorit, emëri m i dhe sidomos shkarkimi i krerëve të kishës kërkon miratimin e klerit. Gjithashtu, në dallim nga sa përcaktonin ligjet e paraardhësve të tij, perandori nuk mundet as të revokojë e as të modifikojë vendimet e koncileve të kishës. Instanca më e lartë e jetës së kishës është koncili i kishës, të cilit i takon e drejta ekskluzive mbi çështjet e besimit. Perandorit nuk i mbetej veçse të përkujdesej për besimin. Ndërsa elementet profanë, që dikur e kufizonin pushtetin e sovranit, tani e humbin rëndësinë e tyre, rritet njëherësh me pushtetin e perandorit edhe pushteti i kishës.

Nën dinastinë maqedone arrijnë njëfarë niveli pjekurie edhe sistemi administrativ dhe aparati burokratik i Perandorisë Bizantine. Zhvillimi ndoqi drejtimin që kishte marrë duke filluar nga shek. VII dhe rezultati përfundimtar i tij ndryshon së tepërmi nga pikënisja, d.m.th. nga sistemi shtetëror romak.

Organizimi i themave iu afrua fundit të tij aty nga shek. IX. Si pasojë e ndarjes së mëtejshme të themave të mëdha fillestare në njësi më të vogla dhe e zbatimit të regjimit të themave në vise të tjera, numri i themave u rrit së tepërmi dhe njëherësh u thjeshtëzua mjaft administrata civile e provincave. Meqenëse themat e shek. IX ishin diçka më të mëdha se provincat e tjera, prokonsullati i themave u shkri me qeverinë e provincave. Në gjysmën e dytë të shek. IX u fshi edhe detyra e prokonsullit të themës dhe me këtë u zhduk edhe mbeturina e fundit e organizimit diokleciano-konstandinian. Tani ata, që dikur drejtonin kancelarinë prokonsullore, zëvendësojnë antipatët në krye të administratës civile të themës. Rezultati i këtij ndryshimi qe fuqizimi i pushtetit ushtarak të strategut. Po ashtu, në organizimin e themave larmisë së dikurshme ia zë vendin një sistem kompakt e plotësisht i njësuar, pasi ngrihen në rangun e themave edhe nënndarjet më të vogla ushtarake, si krisnrat, arkonditë, dukatet, katapanatet, drungariatet, që ishin krijuar krahas themave të mirëfillta.

Në fillim të shek. X perandoria kishte themat e mëposhtme: në Azi the- mat e Opsikianëve, Bukellarëve, Optimatëve, Paflagonisë, Armenisë, Kald- isë, Kolonesë, Karsianos, Anatolisë, Trakisë, Kapadoksisë, Mesopotamisë, Sebastesë, Likandos, Leontokomios, Seleukisë; gjithashtu thema detare e Kibereotëve; në ishujt themat e Samosit e të Detit Egje; në Europë Trakia, Maqedonia, Strimoni, Selaniku, Hellada, Peloponezi, Qefalonia, Nikopoja, Durrësi, Dalmacia, Sicilia, Longobardia e Kersoni. Organizimi i themave pëson ndryshime të tjera sidomos si rrjedhojë e krijimit të themave të reja në territoret e pushtuara rishtazi nga perandoria, ndërkohë që themelimi i themave të reja në territoret e vjetra ndodh tepër rrallë. Ishte dobësimi i strukturës shtetërore bizantine që solli, duke filluar nga fundi i shek. IX, një ndarje të re d.m.th. një copëtim të themave.

Për sa i përket aparatit burokratik bizantin, mbi të cilin na informojnë shënimet e Filoteut dhe listat e funksionarëve të shekullit IX e X, duhet të dallojmë qartë midis ofiqeve reale dhe titujve honorifikë. Në aspektin e jashtëm, ndryshimi shprehet në faktin se ofiqet jepen nëpërmjet shpalljes së emërimit, kurse titujt nëpërmjet dorëzimit të shenjave. Një pjesë e mirë e titujve janë funksione që me kalimin e kohës e kanë humbur rëndësinë e dikurshme dhe kanë marrë karakterin e një titulli. Duhet pasur gjithmonë parasysh se listat e përmendura të funksionarëve paraqesin aparatin burokratik bizantin të një epoke të caktuar, kohësisht të kufizuar, pra që kanë vlerë të plotë vetëm për epokën në fjalë, e cila përkon me apogjeun e organizimit shtetëror bizantin. Sepse, ndryshe nga ç'thuhej deri para pak kohe mbi gjoja ngurtësinë e shtetit bizantin, organizimi shtetëror bizantin dhe me të edhe aparati administrativ bizantin ishin në një proces të vazhdueshëm rindërtimi.

Sipas Kletorologion të Filateut, titujt bizantinë ndahen në 18 gradë: tri gradat më të larta të caesar, nobilissiimis e kuropalates jepeshin mjaft rrallë dhe si rregull rezervoheshin vetëm për anëtarët e familjes perandorake. Pastaj vinin Zoste patrikia, grada më e lartë femërore e oborrit,  pastaj grada e magistroi, anthypatoi, patrikioi, protospatharioi, ciishypatoi, spatharokandidatoi, spatharioi, bypattoi etj. Plot tetë tituj nderi, që fillon me patrikios, por që në pjesën më të madhe të rasteve kishin emërtimet e veta, i përkisnin eunukëve dhe në fakt eunukët patricë zinin një pozicion më të lartë se ai i patricëve dhe i antipatikëve të tjerë. Eunukët kishin një funksion të rëndësishëm në oborrin bizantin. Me përjashtim vetëm të detyrës së perandorit, asnjë detyrë tjetër sado e lartë, kishtare apo profane, nuk i përjashtonte ata. Shumë burra shteti e gjeneralë që u shquan në historinë bizantine, ashtu si dhe shumë patrikë, ishin eunukë. Por kishte edhe një numër ofiqesh oborri që si rregull ziheshin nga eunukët. Më të rëndësishmet ndër to qenë ato të parakoimomentos, që flinte përpara dhomës së gjumit të perandorit dhe që si rregull ishte një ndër njerëzit më të besuar të perandorit (megjithatë nën sundimin e Mihalit III kjo detyrë u mbulua përkohësisht nga Bazili Maqedonasi) dhe detyra e protovestiarios, shefi i gardërobës perandorake. Detyra të rëndësishme kishin edhe rector-i, një ndër personalitetet më të larta të oborrit perandorak, që shfaqet për herë të parë vetëm nën dinastinë maqedone, protopraipositos, si dhe mjeshtri i ceremonive,kryestallieri, e shumë të tjerë.

Midis funksionarëve të administratës qendrore të shtetit shquhet sidomos eparku i Kostandinopojës, që drejton gjithë jetën e kryeqytetit, "ati i qytetit", siç e quan Libri i ceremonive të Konstandinit VII. Me rëndësi të madhe e vazhdimisht në rritje është detyra e logotetit të dromit, që në kohën e Teodorës u mbulua nga Teoktisti dhe nga Stilian Zauce nën Leonin VI.

Duke pasur parasysh rëndësinë e veçantë që fituan financat në shtetin bizantin, nuk ka arsye për t'u çuditur përse drejtimi i financave zinte një vend të dorës së parë në aparatin burokratik bizantin. Me detyrat e kontrollorit të të gjithë funksionarëve të administratës financiare paraqitet në periudhën e mesme bizantine sakellariosi-i, që më vonë u zëvendësua nga megas logoriastes (shek. XII). Thesari i artë shtetit administrohet nga (sekretari i thesarit), kurse rezervat e detyrimeve në natyrë nga chartularios. Duke filluar nga shek. VII, përgjegjësit e departamenteve të veçantë financiarë janë logotetët.

Për shkak të vendit të tyre afër perandorit kishin rëndësi të madhe shefi i kancelarisë perandorake, ai që priste peticionet dhe sekretari perandorak; kjo detyrë e fundit shkrihej shpesh me atë të logotetit të dromit, siç ndodhi edhe në rastin e Teoktistit.

Në administratën ushtarake është thelbësor dallimi midis themave të provincave dhe regjimenteve (tagmat) të dislokuara në Kostandinopojë. Ushtarët e lidhur me tokën e themave përfaqësonin një trupë ushtarake mirëfilli fshatare. Tagmata-t e kryeqytetit përbëheshin nga ushtarë profesionistë. Strategët ishin në krye të themave në cilësinë e komandantëve të trupave vendase dhe njëherësh në cilësinë e krerëve të administratës vendase (megjithatë kreu i opsikionit mbante titullin Kopea (kont), madje dhe Filoteu e klasifikon atë bashkë me domestikët e tagmat-ve. Në krye të Tagmata-ve qenë domestikët. Më të rëndësishmet në këtë kohë janë tagmata-t e scholai-ve, të excubitores të arithmos (komandanti i të cilëve nuk quhej domestikos, por drungarios) dhe të bicanatai (që u krijuan më së pari në kohën e Niqiforit I). Domestiku i scholae shfaqet më së shumti si komandant i përgjithshëm i ushtrisë. Me rritjen e gamës së detyrave ushtarake kjo detyrë ndahet dhe duke filluar nga gjysma e dytë e shek. X kemi si rregull një domestikos të Lindjes dhe një domestikos të Perëndimit. Për sa i përket flotës, ka dallim midis flotës perandorake, dhe detashmenteve të themave detare, që janë nën urdhrat e strategëve vendas. Befason fakti që drungari i flotës perandorake, në shek. IX e deri në dhjetëvjeçarin e tretë të shek. X zinte një rang më të ulët se ai i strategëve të themave. Por në mesin e shek. X, krahas domestikut të scholai, ai është funksionari më i rëndësishëm ushtarak i perandorisë, shenjë e qartë, kjo, e forcimit të rolit të flotës.

Në radhët e funksionarëve perandorakë, ndonëse të një rangu më të ulët, janë edhe demarkët (krerët) e dy partive, të së gjelbrës dhe të së kaltrës. Dikur aq të fuqishëm, demet e kanë humbur rëndësinë e tyre politike dhe luajnë më tepër një rol dekorativ në oborrin perandorak, duke marrë pjesë në ceremonitë e oborrit dhe duke pritur me ovacione sovranët.

Listat e Filoteut numërojnë gjithsej gjashtëdhjetë funksionarë drejtues të administratës ushtarake, civile dhe të oborrit, që përgjigjen drejtpërsëdrejti përpara perandorit dhe që nuk kanë autoritet tjetër mbi vete përveç perandorit (këtu përfshihen edhe tetë "ofiqe për eunukë", që Filoteu i klasifikon më vete). Nga pjesa më e madhe e këtyre titullarëve varen zyra të shumta, për të cilat kujdeset një shtatmadhori funksionarësh, herë më e madhe dhe herë më e vogël. I gjithë ky aparat i centralizuar në mënyrën më të rreptë, drejtohet nga perandori, i cili emëron personalisht të gjithë funksionarët drejtues si dhe vartësit e tyre më të rëndësishëm, dhe mund të shkarkojë çdo funksionar me pëlqimin e vet.

Më vonë, aparati burokratik bizantin u bë akoma më i ndërlikuar: u krijuan institucione të reja dhe detyra të reja, ndërkohë që të tjera degradonin ose ndryshonin rëndësi. Një karakteristikë e veçantë e sistemit administrativ të periudhës së mesme bizantine është mbizotërimi i ndjeshëm i funksioneve ushtarake dhe pozita parësore e strategëve të themave. Detyra tepër e rëndësishme e parkut të qytetit zë vendin e tetëmbëdhjetë tek Filoteu dhe paraprihet nga dymbëdhjetë strategë të themave, si dhe nga domestikët e scholai dhe nga excubitores. Por që të njëzetepesë strategët e themave të kësaj periudhe gëzojnë një rang më të lartë se ai i sakellarios dhe i logotetëve (vetëm domestiku i Optimatëve ndodhet në një rang më të ulët). Interesante është se midis strategëve i përkasin rangut më të lartë komandantët e themave të Azisë së Vogël, që përfaqësojnë bazën e pushtetit ushtarak të Perandorisë Bizantine: pothuaj të gjithë strategët e themave të Azisë së Vogël zotërojnë një rang më të lartë se ai i strategëve të Maqedonisë e të Trakës, dy komandantët europianë më të rëndësishëm. Kjo pasqyrohet deri diku edhe në pagat që ata marnn. Kështu, nën Leonin VI, strategët e Anatolisë, Armenisë dhe Trakesionit merrnin secili dyzet libra ar në vit (që sipas vlerës së metalit do t'i përgjigjeshin 444,40 frangave ar); ata të Opsikionit, Bukelarëve e Maqedonisë tridhjetë libra secili; të Kapadokisë, Karsianonit, Paflagonisë, Trakisë e Koloneas njëzet libra, të tjerët dhjetë e pesë libra. Kategoritë e veçanta të funksionarëve dhe funksionet e ndryshme të tyre gjithsesi nuk ndaheshin prerazi njëra nga tjetra, kështu që ishte dukuri e zakonshme jo vetëm kalimi nga shërbimi civil në atë ushtarak, por edhe kalimi i komandës së ushtrisë në duart e funksionarëve civilë e deri të funksionarëve të oborrit. Ajo çka gjithmonë vendoste ishte besimi dhe vullneti i perandorit.

Centralizimi autokratik i shtetit bizantin i jepte në njëfarë mënyre vulën e vet edhe jetës e ekonomisë qytetare. Gjithë jeta ekonomike e kryeqytetit bizantin i nënshtrohej kontrollit të eparkut të Kostandinopojës dhe, siç tregon i ashtuquajturi hb'ër i eparkëve, një kontroll i tillë ishte tejet kapilar në shek. X, d.m.th. në periudhën e plotfuqishmërisë së autoritetit shtetëror bizantin.

Tregtarët dhe zejtarët e Kostandinopojës me siguri dhe të qyteteve të tjera, ishin organizuar në korporata. Veçanërisht të rëndësishme ishin korporatat që kishin të bënin me furnizimin me ushqime të kryeqytetit: tregtarët e bagëtive, kasapët, shitësit e peshkut, bukëpjekësit e hanxhinjtë. Korporatat e tregtarëve të balsamëve, të sapunëve, të prodhuesve të qirinjve dhe të tregtarëve të beharnave merreshin me tregtinë fitimprurëse të dyllit, të balsameve e të beharnave. Duke pasur parasysh rëndësinë e madhe të tregtisë së mëndafshit, ishin të shumta në Bizant korporatat që lidheshin me prodhimin dhe shitjen e produkteve të mëndafshit. Në këtë sektor u krye specializimi më i ngushtë dhe një ndarje e qartë midis prodhuesve dhe tregtarëve. Tjerrësit e mëndafshit, endësit e mëndafshit, ngjyrosësit me purpur, tregtarët e mëndafshit të papërpunuar, tregtarët e stofrave të mëndafshta siriane dhe më në fund tregtarët e veshjeve të mëndafshta, të gjithë këta kishin korporatat e tyre. Korporata të tyre kishin edhe tregtarët e cohërave dhe të lëkurëve. Por është jashtë çdo dyshimi se Libri i eparkëve - të cilit nuk i është bërë një redaktim përfundimtar sistematik, - merr në shqyrtim vetëm një pjesë të korporatave që ekzistonin faktikisht në Kostandinopojë. Sesa të shtrira ishin institucionet korporative bizante, e tregon fakti që edhe noterët, agjentët e këmbimit dhe argjendarët ishin organizuar në korporata të veçanta.

Korporatat bizantine, nga pikëpamja e origjinës, lidhen me collegia-t romake, por dallohen prej tyre në shumë pika dhe kanë karakteristikat tipike të organizatave korporative mesjetare. Kështu, në periudhën bizantine lidhja e personit me zanatin nuk është më aq e ngushtë si në periudhën e vonë romake. Anëtarësia në korporatë nuk është më e trashëgueshme, nuk ekziston më organizimi i detyruar i qytetarëve në korporata, hyrja në to i nënshtrohet disa kushteve dhe kontrollit të aftësive të nevojshme. Por kjo do të thotë një forcim i kontrollit nga ana e shtetit. Në fakt, nëse në periudhën bizantine lidhja e personit me zanatin ka pësuar njëfarë zbutjeje, lidhja me shtetin është bërë po aq më e fortë. Shteti jo vetëm që i detyron korporatat të marnn pjesë në rite të ndryshme, gjë që e bënte edhe në periudhën romake, por, nëpërmjet organeve të eparkut të qytetit, kontrollon e rregullon me përpikëri të gjithë aktivitetin e korporatave. Në mënyrë të veçantë kontrollohet veprimtaria e korporatave që merreshin me furnizimin e kryeqytetit me nozullime. Për të siguruar furnizimin e qytetit me ushqimet e nevojshme, qeveria parashikon sasinë e malirave që do të blihen, kontrollon cilësinë e tyre dhe cakton çmimin e blerjes e të shitjes. Importet në Kostandinopojë, qoftë nga provincat e qoftë nga bota e jashtme, inkurajoheshin në mënyrë sistematike, kurse eksportet në të kundërtën, sidomos eksportet drejt vendeve të huaja, kufizoheshin së tepërmi. Organizimi korporativ bizantin favorizonte më pak interesat e prodhuesit apo të tregtarit nga çfavorizonte vendosjen e një kontrolli sa më efektiv mbi veprimtarinë ekonomike nga ana e qeverisë në interes të shtetit e të konsumatorëve. Qeveria emëron krerët e korporatave dhe i vë ata nën kontrollin e funksionarëve të caktuar. Në këtë mënyrë shteti kontrollon gjithë jetën ekonomike të qytetit dhe tregtinë që zhvillohet aty.

Veç afirmimit të gjithëpushtetit perandorak, në legjislacionin e Leonit VI del në pah edhe forcimi i aristokracisë bizantine dhe ky është një proces që në etapat e mëvonshme do të minojë të gjithë strukturën shtetërore bizantine dhe do të tronditë absolutizmin perandorak. Fillimet e këtij procesi shquhen që në shek. VIII, kur në Bizant nxjerrin krye dinasti të veçanta manjatësh. Por në kohën e Lerorut VI aristokracia ka arritur një të tillë pushtet, ka përparuar aq shumë drejt krijimit të një kaste të veçantë dhe drejt përligjës së privilegjeve të veta, sa që Tnktoka-t e Leonit rekomandojnë hapur që detyra e strategut dhe ofiqet më të larta t'u jepen personave të rangjeve të larta e të pasur. Hyn kështu në fuqi një diferencim shoqëror gjithnjë e më i theksuar, të cilin duhet ta ketë parasysh edhe vetë administrata perandorake. Qeverisja e Leonit VI nuk qe e vetëdijshme për rrezikun që fshihej në këtë fenomen, dhe mbështeti ambiciet e fisnikërisë edhe në fushën ekonomike. Dispozitat e vjetra, që u ndalonin të mëdhenjve të blinin prona dhe të merrnin trashëgimi dhe dhurime gjatë periudhës së ushtrimit të mandatit të tyre pa autorizimin e perandorit, u revokuan nga Leoni VI për funksionarët e Kostandinopojës; ndërsa për funksionarët e provincave u kufizuan së tepërmi, kështu që mbeten në fuqi vetëm për strategët e themave. Me një novella më të vonë të Leonit VI, u revokua edhe e drejta e parablerjes së fqinjëve, që pengonte tjetërsimin e pronave të fshatarëve latifondistë. Vetëm me gjashtë muajt e parë fqinjët mund të kishin të drejtën e kthimit kundrejt pagesës së çmimit të blerjes. Me të tilla dispozita fisnikëria lehtësohej mjaft për të blerë tokat e fshatarëve. Kjo silite forcimin e aristokracisë latifondiste dhe përshpejtimin e procesit të feudalizimit, kundër të cilit pasaardhësit e Leonit VI do të duhet të bëjnë një luftë të dëshpëruar.

Ndryshe nga Bazili I, Leoni VI nuk pati asnjë program të qartë të politikës së jashtme. Sundimi i tij ndryshoi nga ai i të atit edhe sepse tashmë nuk qe më e mundur të luftohej vetëm kundër arabëve. Pas një periudhe të gjatë paqeje, në marrëdhëniet bizantino-bullgare ndodhi një kthesë e papritur. Pasi qe i pari sundimtar i krishterë, Boris-Mihali hoqi dorë nga kurora, më 889, dhe pasi djali i tij i madh Vladimiri ra viktimë e një përpjekjeje për revansh të partisë pagane, më 893, pushteti ra në duart e djalit të vogël të Borisit, Simeonit (893- 927), sovranit më të madh të mbretërisë mesjetare bullgare. Pak kohë pas hipjes së tij në fron shpërthen një konflikt midis mbretërisë së Bullgarisë dhe Bizantit, që në mënyrë domethënëse kishte ngjyrat e një politike tregtare. E drejta e monopolit për tregtinë bullgare iu dha dy tregtarëve bizantinë. Në marrëveshje me Stilian Zaucen, këta e shpërngulën tregun bullgar nga Kostandinopoja në Selanik dhe rritën së tepërmi taksat doganore. Me këtë dëmtoheshin interesat tregtare të Bullgarisë dhe meqenëse protestat e bullgarëve ranë në vesh të shurdhët, Simeoni sulmoi territorin bizantin dhe theu ushtrinë bizantine (894). Bizanti që kishte të dislokuara në Ballkan forca të pamjaftueshme, u përpoq t'i bënte ballë rrezikut me një lëvizje diplomatike: u kërkoi ndihmë hungarezëve, që atë kohë kishin zënë vendet midis Dnieprit e Danubit.

Thirrja bizantine i futi për herë të parë hungarezët në koncertin e politikës europiane. Në përgjigje të thirrjes bizantine, ata u lëshuan në shpinë të Simeonit, i shkaktuan atij humbje të ndryshme dhe shkretuan pjesën veriore të territorit bullgar. Ndërkohë, gjenerali bizantin Niqifor Foka pushtonte brezin jugor të Bullgarisë dhe drungarii flotës perandorake Eustathi, bllokonte grykën e Danubit. Simeoni nënshkroi një armëpushim me Bizantin. Në këtë mënyrë mundi të fitojë kohë dhe, ashtu siç i qe drejtuar hungarezëve perandori bizantin, ashtu dhe ai iu drejtua për ndihmë popullit luftarak nomad të peçenegëve të ultësirës së Rusisë jugore. Me ndihmë të peçenegëve mundi të thyejë hungarezët, pastaj iu kthye përsëri bizantinëve dhe korri një fitore vendimtare mbi ta pranë Bullgarofigon (896). U nënshkrua paqja dhe Bizanti u detyrua të pranojë dhënien e një haraçi vjetor për mbretërinë bullgare. Por hungarezët nën presionin e peçenegëve u shpërngulën drejt perëndimit dhe u vendosën në trevat ku janë sot, në ultësirën e Danubit, ku depërtuan si një pykë në mes territoresh të banuara nga sllavët, duke i ndarë sllavët e jugut nga vëllezërit e tyre veriorë e lindorë.

Lufta kundër Simeonit e paralizoi fuqinë bizantine edhe në lindje, ndaj arabëve, edhe në Perëndim. Niqifor Foka u detyrua t'i ndërpresë betejat e tij fitimtare në Italinë e jugut dhe të marrë komandën në Ballkan.’30 Në Lindje Armenia kishte mbetur zbuluar ndaj inkursioneve shkatërrimtare të arabëve, të cilët filluan të përparonin edhe në drejtim të Kilikisë, ndërkohë që flota e tyre vepronte në brigjet jugore të Azisë së Vogël. Nga ana tjetër gjendja e bizantinëve në fronin e Azisë së Vogël u përmirësua rreth vitit 900, kur Niqifor Foka, i emëruar strateg i themës Trakesion, mori komandën në grykat e Kilikisë dhe korri një fitore mbi arabët afër Adanës. Por në Perëndim dhe në det perandoria pësonte njërën katastrofë pas tjetrës. Më 1 gusht 902 ra Taormina, kështjella e fundit bizantine në Sicili, që u humb pas shtatëdhjetë e pesë vjet luftërash e sakrificash të mëdha. Në Lindje, arabët kontrollonin jo vetëm Mesdheun por edhe Detin Egje, që rrethohej nga zotërime bizantine. Si arqipelagu ashtu edhe bregdeti i Peloponezit dhe i Thesalisë i nënshtroheshin sulmeve e shkatërrimeve të herëpashershme e më 902 u shkatërrua qyteti i pasur bregdetar i Thesalisë, Demetriada. Por me pasoja veçanërisht fatale ishte sulmi arab i pas dy vjetëve, që u drejtua nga renegati grek Leoni nga Tripoli. Ky u vu në marshim drejt Kostandinopojës. Por pas pushtimit të Abidos, që hapte rrugën drejt kryeqytetit bizantin, ndryshoi papritur planin dhe iu drejtua Selanikut. Selaniku qendra e madhe kulturore e tregtare, qyteti mëi rëndësishëm e më i pasur bizantin pas Kostandinopojës, pas një rrethimi prej tre ditësh, ra në duart e Arabëve më 31 korrik 904. Fitimtarët shkaktuan në qytetin e pushtuar një lumë gjaku dhe u larguan me robër të shumtë e me plaçkë të madhe. Nga kjo disfatë bizantine përfitoi Simeoni. Bizanti u detyrua të pranojë një zhvendosje të kufirit, që e solli kufirin bullgar shumë afër Selanikut.

Duke marrë mësim nga goditjet e rënda që i dha fati, qeveria bizantine ndërtoi fortifikime më të qëndrueshme në Selanik e në Atali dhe mori masa për fuqizimin e flotës. Suksesi nuk vonoi të vinte. Në tetor 908 logoteti i dromit, Imerios, korri një fitore të shkëlqyer në Egje mbi flotën arabe. Dy vjet më vonë ai realizoi një zbarkim në Qipro dhe prej andej pushtoi bregdetin sirian dhe shkatërroi Laodikenë. Por ngjarja më e madhe ndodhi më 911. Një flotë e fuqishme, nën drejtimin e vetë Imerios iu drejtua Kretës. Por këtu e priste një dështim i rëndë. Pas një beteje të gjatë e të kotë, flota bizantine u detyrua të tërhiqej. Por gjatë tërheqjes në pranverë të vitit 912 u sulmua e u shkatërrua nga një skuadër arabe e komanduar nga Leoni i Tripolit dhe nga Damiani, po ashtu një renegat grek. Ekspedita e madhe përfundoi me dështim. Mobizilimi i jashtëzakonshëm ushtarak e financiar i perandorisë kishte dhënë një rezultat krejtësisht negativ.

Në përshkrimin e hollësishëm të kësaj ekspedite, bërë nga Konstandini VII në Librin e ceremonive, midis forcave bizantine përmenden edhe shtatëqind marinarë rusë, që u shpërblyen me një kentenarion të artë. Pjesëmarrja e rusëve në një fushatë ushtarake bizantine ishte rezultati i marrëdhënieve të reja ruso-bizantine. Princi rus Oleg, që ishte vendosur në Kiev dhe kishte siguruar "rrugën nga variagët tek grekët", ishte shfaqur më 907 me një flotë të fuqishme përpara Kostandinopojës dhe arriti t'i shkëpusë qeverisë bizantine një traktat që garantonte pozitën juridike të tregtarëve rusë që shkonin në Bizant. Ky traktat, që u ratifikua zyrtarisht në shtator të vitit 911, shënon fillimin e marrëdhënieve të rregullta tregtare midis Bizantit e mbretërisë së re ruse. Ndër të tjera ai i siguroi edhe rusëve të drejtën për të marrë pjesë në fushatat ushtarake të perandorisë.

Mossukseseve në politikën e jashtme iu shtuan ndërlikime të brendshme të shkaktuara nga katër martesat e Leonit VI. Martesa e tij e hershme me Teofanon, që u bë me këshillën e Bazilit I, nuk qe e lumtur. Pas vdekjes së perandoreshës së përshpirtshme (10 nëntor 897), që kisha greke e shenjtëroi, Leoni u martua në shkurt 898 me të dashurën e tij Zoi, vajzë e Stilian Zauces.

Por Zoe Zaucina vdiq në fund të vitit 899, pa lënë trashëgimtarë meshkuj, dhe në verën e vitit 900 perandori mori një grua të tretë, Eudokia Baianan nga Frigia. Kjo përbënte një shkelje të hapur të normave të kishës bizantine, si dhe të vetë shtetit bizantin dhe gjendja keqësohej akoma më shumë pasi vetëm disa vjet më parë vetë Leoni VI kishte pohuar me forcë ndalimin e martesës së tretë me anë të një ligji të posaçëm dhe nuk kishte miratuar edhe lidhjen e një martese të dytë.139 Por perandorit nuk i ndaheshin fatkeqësitë Eudokia Baiana vdiq më 12 prill 901, Leoni mbeti përsëri i ve dhe pa u vonuar u bë gati për një martesë të katërt, duke i vënë syrin së bukurës Zoe Karbonopsina, meqenëse martesa e tij e tretë kishte shkaktuar një konflikt me kishën dhe planet e tij të reja martesore ndeshnin në një kundërshtim të përgjithshëm. Perandori ende nuk kishte vendosur të kryente një shkelje akoma. Por më 905 Zoe Karbonopsina i lindi një djalë dhe tani fjala ishte të legalizohej lindja e trashëgimtarit të fronit, më 6 janar 906 foshnja u pagëzua në Shën Sofi nga patriku Nikolla Mistiku me emrin Konstandin, me kusht që perandori të ndahej nga Zoi. Por tre ditë më vonë perandori u martua me nënën e djalit të tij të vetëm dhe e emëroi atë Augusta. Ky akt shkaktoi kudo indinjatë të madhe. Tensioni midis Leonit VI dhe udhëheqjes kishtare erdhi duke u ngritur. Patriku e ndaloi perandorin të shkelte në kishë. Natën e Krishtlindjeve të vitit 906 dhe ditën e Ujit të Bekuar më 907, basileus-i bizantin u detyrua të ndalet përpara portës së Shën Sofisë dhe të kthehet mbrapsht. Por mbetej hapur rruga që perandorët bizantinë përdorën sa herë që kishin nevojë për mbështetje kundër kishës së tyre: Leoni VI iu drejtua Romës dhe mon një letër solidarizimi nga papa Sergj III. Në fakt, nga njëra anë dispozitat për çështjet martesore ishin në Romë më të buta se në Bizant; nga ana tjetër, dhe kjo qe arsyeja më e rëndësishme, kisha romane nuk mund tia prishte perandorit, i cili në këtë rasti parapëlqente atë kundrejt patrikut të tij, duke treguar se njihte epërsinë e Romës. Me ndihmën e votës romane, Leoni arriti të imponojë dorëheqjen e Nikolla Mistikut dhe vendosi në vend të tij një personazh sa të përshpirtshëm aq edhe të trashë, Eutimin (shkurt 907). Por me këtë veprim, në kishën bizantine shkaktohej një çarje e re që ashpërsoi më shumë grindjet e vjetra midis grupimeve fetare. Leoni VI ia kishte arritur qëllimit të vet: djali i tij mori më 9 qershor 911 kurorën perandorake dhe në këtë mënyrë, pas vështirësish të pafundme, vazhdimësia e dinastisë u sigurua. Por largimi i patrikut nuk e kishte zgjidhur konfliktin; përkundrazi ai vazhdoi edhe pas vdekjes së Leonit VI, për të përfunduar me fitoren e patrikut.

Bizanti dhe Simeoni i Bullgarisë

Më 12 maj 912 vdiq Leoni VI. Qeverisja kaloi në duart e mendjelehtit Aleksandër, i ungji i djalit 6-vjeçar Konstandin. Pikësëpari ai kërkoi të çlirohej nga trashëgimtarët e vëllait të tij të vdekur. Mbylli në një manastir perandoreshën Zoe dhe pushoi nga detyra bashkëpunëtorët e saj më të shquar duke i zëvendësuar me njerëzit e vet. Në këtë kuadër u thirr përsëri Nikolla Mistiku, të cilit Euthimi u detyrua t'i lëshojë fronin e patrikut. SjelIja e sovranit të ri pati rrjedhoja shumë negative në politikën e jashtme. Pa e menduar gjatë ai refuzoi t'i paguajë Bullgarisë haraçin që Bizanti i detyrohej çdo vit në bazë të traktatit të paqes së vitit 896. Në këtë mënyrë ai i dha Simeonit shkasin e shumëpritur për të rifilluar luftën. Për perandorinë nuk mund të kishte fatkeqësi më të madhe. Menjëherë pas shpërthimit të luftës së shkaktuar nga ai vetë, më 6 qershor 913 Aleksandri vdiq. Përfaqësues i vetëm i dinastisë maqedone mbetej shtatëvjeçari Konstandin. Drejtimin e qeverisë e mori në dorë një këshill regjence i kryesuar nga patriku Nikolla Mistiku.

Gjendja ishte sa e vështirë aq dhe e ndërlikuar. I luftuar nga një opozitë e fortë, e përfaqësuar nga elementet më besnikë të dinastisë që u grumbulluan rreth personit të perandoreshës së ve Zoe, i penguar nga një pjesë e klerit, që i qëndronte besnik patrikut të rrëzuar, Euthimit, Nikolla Mistiku drejtonte regjencën për një fëmijë, kurorëzimin dhe vetëlindjen e të cilit ai i konsideronte të paligjshme. Konfuzioni u rrit më tepër pas një përpjekjeje për grusht shteti të organizuar nga kryekomandanti Konstandin Duka, doinestik i scholai. Simeoni përshkoi territorin bizantin pa ndeshur kurrfarë qëndrese dhe në gusht 913 mbërriti nën muret e kryeqytetit bizantin. Nuk ishte thjesht një inkursion dhe asnjë fushatë pushtuese kjo e Simeonit. Synimi i tij ishte, as më shumë e as më pak, kurora perandorake romake. Si nxënës i Bizantit, Simeoni ishte i magjepsur nga fisnikëria e titullit perandorak dhe mendonte, ashtu siç mendonin bizantinët, se mbi tokë mund të kishte vetëm një perandori. Ajo çka ai dëshironte nuk ishte themelimi i një perandorie nacionale bullgare, territorialisht e kufizuar, krahas Perandorisë Bizantine, por krijimi i një perandorie të re në vend të Bizantit të vjetër. Kjo i jep një notë të veçantë luftës së Simeonit kundër Bizantit dhe e ngre këtë luftë mbi nivelin e përhershëm të marrëdhënieve luftarake të shtetit bizantin me fqinjin e vet agresiv dhe e bëri atë njërën nga provat më të rënda që Perandoria Bizantine u desh të përballonte gjatë historisë së saj. Lufta për perandorinë në mesjetë donte të thoshte luftë për hegjemoni. Me luftën kundër Simeonit Bizanti mbronte pozitën hegjemoniste në hierarkinë e shteteve të krishtera.

Por në se Simeoni ishte shfaqur përpara portave të Kostandinopojës me qëilime krejtësisht të ndryshme nga ato që kishin pasur deri atëherë armiq të tjerë të perandorisë, prapë se prapë ai nuk pati fat të ndryshëm prej tyre dhe pati rastin tëbindej për papushtueshmërinë e fortifikatavemë të qëndrueshme të botës së atëhershme. Ai hyri në tratativa me qeverinë bizantine dhe, në praninë e perandorit të ri Konstandin VII u prit me solemnitet të madh në kryeqytet nga patriku, Nikolla Mistiku. Bisedimet midis Simeonit dhe qeverisë së trembur bizantine u mbyllën me konçensione tepër të rënda. Në të vërtetë qeveria bizantine kishte kapitulluar përpara sovranit të fuqishëm bullgar. Një vajzë e Simeonit do të bëhej grua e perandorit të ri Konstandin VII, ndërkohë që ai vetë mori kurorën perandorake nga duart e patrikut. Edhe pse me këtë Simeoni nuk ishte njohur akoma si bashkëperandor i Konstandinit VII por vetëm si i Bullgarisë, po dukej se tashmë ai ishte vetëm një hap larg qëllimit të tij: me titullin dhe si vjehërr i perandorit të mitur, ai kishte në dorë kontrollin mbi Perandorinë Bizantine. Tani ai mund të kthehej i qetë në atdhe dhe t'i premtonte Bizantit një paqe të qëndrueshme.

Ndërkohë, pas largimit të Simeonit, në Bizant ngjanë trazira të tilla që i varrosën shpresat e tij ambicioze. Pas çdo gjase, ishin lëshimet e tepruara ndaj Simeonit ato që i dhanë goditjen e fundit regjencës së patrikut Nikolla. Nëna perandoreshë Zoe u kthye në pallat dhe mori në duar frenat e pushtetit. Projekti i krushqisë bizantino-bullgare u hodh poshtë dhe u vu në pikëpyetje vlefshmëria e kurorëzimit perandorak të Simeonit. Për rrjedhojë, armiqësitë bullgaro-bizantine u ndezën përsëri. Territori trak u përmbyt nga bullgarët dhe Simeoni ngulte këmbë të njihej perandor nga populli bizantin. Në shtator 914 atij iu dorëzua Adrianopoja, në vitet e mëvonshme ai shkretoi territoret e Durrësit dhe Selanikut. Qeveria e perandoreshës Zoe duhej të vendoste të kundër mësynte. Komandën e ushtrisë e mori,.Leon Foka, djali i të famshmit Niqifor, që mjerisht nuk kishte trashëguar nga i ati talentin prej strategu. Në krah të tij qenë i vëllai, Barda, babë i perandorit të ardhshëm Niqifor Foka, dhe përfaqësues të tjerë të familjeve më të shquara bizantine. Kalimi i komandës së ushtrisë në duart e aristokracisë, gjë që rekomandohej  edhe nga ana e Leonit VI, ishte kryer tashmë në një masë të madhe. Por në krye të flotës ishte Roman Lekapeni, bir fshatarësh armenë që kishte arritur të dalë sipër rivalëve të tij fisnikë. Pas përgatitjesh të gjata, ushtria bizantine iu ngjit brigjeve të Detit të Zi, dhe u fut në territorin armik. Por më 20 gusht 917, në Akeloos, jo larg Ankialos, ajo u sulmua në befasi, u shpartallua dhe u asgjësua nga Simeoni. Këtë katastrofë e pasoi një tjetër humbje pranë Katasirtës, jo larg kryeqytetit bizantin. Simeoni ishte bërë zot i Gadishullit Ballkanik. Më 918 sulmoi Greqinë veriore dhe mbërriti deri në gjirin e Korintit.149

Nëse qeveria e patrikut Nikolla kishte dështuar nga që kishte lëshuar tepër kundrejt pretendimeve të Simeonit, qeveria e perandoreshës Zoe dështoi pasi qëndrimi i saj i palëkundur nuk përputhej me forcat dhe aftësitë që ajo zotëronte. Gjendja e dëshpëruar në të cilën u ndodh perandoria kërkonte një regjim ushtarak të fortë dhe të ndërgjegjshëm për detyrat e tij. I vetmi që dukej të ishte në lartësinë e këtyre detyrave ishte drungari Roman Lekapeni. Ai mundi t'ia kalojë kandidatit të perandoreshës, Leon Fokës, e të marrë në duar frenat e qeverisjes, në maj 919, perandori i ri u martua me Helenën, vajzën e regjentit të ri. Romani Lekapeni mori titullin, një lloj si dikur, në kohën e Leonit VI, Stilian Zauce. Por nuk kaloi shumë dhe ai arriti maja akoma më të larta. Më 24 shtator 920 dhëndri i tij e emëroi dhe më 17 dhjetor tëpoatij viti e kurorëzoi bashkëperandor. Roman Lekapeni ia doli mbanë aty ku Simeoni kishte dështuar: ai u bë vjehërr dhe bashkëregjent i perandorit tëri të ligjshëm dhe në këtë mënyrë zot i Perandorisë Bizantine.

Për Simeonin ngjitja e Roman Lekapenit ishte një goditje e tmerrshme. Patriku Nikolla Mistiku u përpoq më kot të luajë rolin e ndërmjetësit dhe të qetësojë shpirtin e egërsuar të sovranit bullgar duke i dërguar atij një tufë me letra. Por Simeoni kërkonte me këmbëngulje vetëm një gjë, shkarkimin e rivalit të tij fatlum. Ne fakt, për sa kohë që Roman Lekapeni do të qëndronte si tutor e vjehërr i perandorit të ri të ligjshëm Simeonit i mbeteshin të mbyllura të gjitha rrugët për arritjen e qëllimit të fundit të jetës së tij. Por Simeoni do të mund t'i bënte realitet pretendimet e tij ambicioze vetëm duke pushtuar kryeqytetin. Fakti që shkretonte vazhdimisht viset e perandorisë dhe që pushtoi përsëri Adrianopojën (923) nuk e ndryshoi aspak gjendjen. Pas mureve të kryeqytetit të tij, Romani mbetej i paprekur dhe priste i qetë. Zoti i situatës ishte ai që kishte në dorë Kostandinopojën: këtë Simeoni e dinte fort mirë, por për të zaptuar muret e jashtëzakonshme atij i mungonte flota. Ndaj lidhi aleancë me arabët e Egjiptit të famshëm për fuqinë e tyre detare, për të ndërmarrë së bashku një sulm kundër Kostandinopojës. Por ky plan u bë hi e pluhur nga diplomacia e shkathët bizantine. Nuk qe e vështirë për perandorin bizantin t'i kapërcente premtimet e sovranit bullgar dhe t'i neutralizonte arabët me anë dhuratash e premtime për t'u dhënë haraç të rregullt. Kur më 924 Simeoni u shfaq përsëri përpara portave të Kostandinopojës, s'i mbeti gjë tjetër veç të bindej, ashtu si më 913, se kufijtë e fuqisë së tij mbërrinin deri tek muret e kryeqytetit të perandorisë, ndaj i dha karar edhe kësaj radhe të ulej në bisedime me kreun e shtetit bizantin. Në vjeshtën e vitit 924 u zhvillua një takim midis sy sovranëve, që mbeti për një kohë të gjatë në kujtimin e bashkëkohësve dhe të pasardhësve dhe që u zbukurua me legjenda të ndryshme. Por nëse pritja që iu bë më 913 Simeonit nga patriku Nikolla Mistiku ishte fillim premtues për shpresat e tij, takimi pas 11 vjetësh me perandorin Roman shënoi fundin e tyre.

Ndryshe nga qeveria e perandoreshës Zoe, Romani I nuk e trajtoi asnjëherë ashpër kundërshtarin e tij të fuqishëm. Në një letër që i dërgonte Simeonit më 925, ai proteston energjikisht ngase Simeoni e quante veten basileus i bullgarëve dhe i bizantinëve, duke saktësuar, në një letër të dytë, se protesta e tij nuk kishte të bënte aq shumë me titullin perandorak të Simeonit, sa me pretendimet e tij ndaj perandorisë së romejve (bizantinëve). Edhe pse kundër dëshirës, Bizanti pranoi që sovrani bullgar të mbante titullin perandorak, me kusht që vlera e këtij titulli të mbetej e kufizuar vetëm për territoret bullgare. Në po këtë kuadër vendoset propozimi i bërë qysh më 920 nga patriku Nikolla Mistiku Simeonit për një lidhje martesore me familjen e re perandorake të Lekapenëve, që do t'i siguronte këtij një pozitë të nderuar, por do t'i hiqte gjithashtu çdo mundësi të ndikonte në fatet e Perandorisë Bizantine. Romani refuzoi të bëjë lëshime të tjera, përfshirë lëshime territoriale. Në fakt, përvoja e viteve të fundit kishte treguar se pavarësisht nga epërsia ushtarake, Simeoni nuk ishte në gjendje të zbatonte planin e tij me forcën e armëve. Arti ushtarak i bizantinëve e vinte gjithmonë në vështirësi të mëdha.

Lufta bulllgaro-bizantine, që kushtëzonte krejt zhvillimin e ngjarjeve në gadishullin ballkanik, tërhoqi edhe vendet e tjera ballkanike në rrezen e saj të veprimit. Në Serbi u ndërthurën e u përplasën ndërsjelltazi ndikimet e Perandorisë Bizantine dhe të asaj bullgare. Të dyja këto fuqi të mëdha i ofruan ndihmën e tyre eksponentëve të shtëpisë princore serbe dhe i nxitën ata për interesat e veta në luftë me njëri-tjetrin. Herë Simeoni e herë Roman Lekapeni arrinin të vendosnin në fronin serbbeniaminët e vet, duke eliminuar beniaminët e kundërshtarit. Kur, pas luftërash të gjata dhe ndërrimesh të përsëritura sovranësh, ndikimi bizantin filloi të bëhej mbizotërues dhe princi Zakaria, që kishte hipur në fron me ndihmën bullgare, iu drejtua për ndihmë Bizantit, Someoni vendosi ta asgjësojë këtë vatër trazirash në shpinë të tij. Por ushtria bullgare e dërguar në Serbi u thye dhe u bë i domosdoshëm dërgimi i forcave më të mëdha, të cilat, pas shkretimesh të llahtarshme, e shtruan vendin nën zgjedhën e Simeonit (rreth vitit 924). Nënshtrimi i Serbisë e solli sovranin bullgar në kufijtë e Kroacisë, e cila nën mbretërimin e Tomisllavit (910-928) zotëronte një forcë të konsiderueshme. Shumë shpejt edhe këtu u bë i pashmangshëm një konflikt i armatosur, gjë që e bënte të domosdoshme tërheqjen e forcave nga teatri kryesor i operacioneve kundër Bizantit. Sulmi kundër Kroacisë i kushtoi armatës së Simeonit disfatën më të rëndë: ajo u thye keqas (926) dhe Simeoni u detyrua të nënshkruajë paqe me kroatët.154 Thuhet se pas kësaj ai përgatiti një ekspeditë të re kundër Bizantit, por më 27 maj vdiq papritur.

Me vdekjen e Simeonit, situata u përmbys sa hap e mbyll sytë. Djalit të tij, Pjetrit, i mungonin krejtësisht ambiciet e mëdha dhe shpirti luftarak i Simeonit. Vazhdimi i luftësdukej epashpresë. Ndaj Pjetri nxitoi tënënshkruajë paqe me Bizantin, që e njohu car të bullgarëve. Me këtë rast mori edhe dorën e princeshës Maria Lekapeni, mbesë e perandorit Roman dhe bijë e djalit të tij të madh, Kristoforit. U njoh edhe patriarkati bullgar, që Simeoni me sa duket e themeloi në vitet e fundit të sundimit të tij. Sukseset e mëdha luftarake të Simeonit nuk mbetën pa lënë gjurmë. Por nga ana tjetër, dëshira e tij më e madhe mbeti e paplotësuar, ndërkohë që edhe vija e ashpër e Zoesë për të hedhur poshtë pa përjashtim çdo kërkesë bullgare qe treguar e paefektshme. Fitoi vija e ndërmjetme e perandorit mendjemprehtë Roman. Sovrani bullgar mori titullin perandorak, por ky konsiderohej i vlefshëm vetëm për perandorinë bullgare. Ai arriti të realizojë edhe një martesë me shtëpinë perandorake bizantine, veçse jo me dinastinë e ligjshme të porfyrogjenetëve, por me atë të Lekapenëve. Gjithashtu kishte ndodhur përmbysja e raporteve. Ndryshe nga ç'kishte dëshiruar Simeoni, nuk qe sovrani bullgar ai që u bë vjehërr e tutor i perandorit të Bizantit, por përkundrazi, qenë perandorët bizantinë Roman e Kristofor që e kthyen carin bullgar Pjetër në një dhëndër tëbindur. Lëshimet fort të matura që Romani I, i çliruar nga trysnia e jashtme, i bëri bullgarëve, krijuan një gjendje mjaft të favorshme në marrëdbëniet bizantino-bullgare. Qetësia në kufirin bizantino-bullgar nuk qe asnjëherë më e qëndrueshme dhe ndikimi i Bizantit mbi Bullgarinë nuk qe asnjëherë më i fortë sesa në dhjetëvjeçarët që pasuan paqen e vitit 927.

Pozitat bizanti ne u konsoliduan edhe në vendet e tjera sllavojugore. Serbia, e nënshtruar dhe e rrënuar nga Simeoni, u ringjall në kohën e princit Caslav, i cili pas vdekjes së Simeonit iku nga Preslavi dhe u kthye në atdhe, ku mori pushtetin duke njohur sovranitetin bizantin. Edhe aleati i Simeonit, Mihali i Zaklumies e pranoi aleancën e Bizantit dhe u shpërblye nga Kostandinopoja me tituj anthypatos e patrikios. Ndikimi bizantin u shtri gjithandej, ndërsa ai bullgar humbte terren. Vetë Bullgaria ra tërësisht nën ndjkimin e Bizantit. Bizantinizimi kulturor i shtetit bullgar, që përparonte vetëtimthi me përhapjen e krishterimit, arnti tani kulmin e vet, por nga pikëpamja politike e ekonomike vendi ishte përtokë, i rraskapitur nga luftërat e pareshtura të kohëve të Simeonit. Zhvillimi shpejtë i dhjetëvjeçarëve të fundit ia la vendin një periudhe krize. Ashtu si në Bizant, edhe në Bullgari plasën kontradikta të mprehta shoqërore. Krahas latifondit të laikëve, edhe ai i institucioneve fetare është në rritje të vazhdueshme. Në Bullgari apo në Maqedoninë e bashkuar me të, po zhvillohej me hapa të shpejta nga koha e kristianizimit të vendit krijimi i kishave e i manastireve. Por krahas manastireve të mbështetur nga kisha zyrtare, po lulëzonin edhe sekte kundërshtare të kishës, të cilët në kushte krize fitonin një pushtet të madh tek njerëzit e pakënaqur.

Në këtë mënyrë, në perandorinë bullgare të periudhës së car Pjetrit, shfaqet për herë të parë sekti i bogomilëve, armik i egër i Kishës. Doktrina e themeIuesit të herezisë, popit Bogomil, merrte shkas nga doktrina e mesalianëve e veçanërisht e pavlikanëve, të cilët, pasi u shpërngulën në mënyrë masive në Trakë nga qeveria bizantine, jetonin prej kohësh në kontakt të ngushtë me popullsitë sllave të Bullgarisë e të Maqedonisë. Ashtu si pavlikanizmi, që dikur ishte mbështetur në manikeizmin e vjetër, edhe bogomilizmi ishte një doktrinë dualiste, sipas së cilës bota drejtohet nga dy parime, e Mira (Zoti) dhe e keqja (Satanai), dhe lufta midis këtyre dy fuqive të kundërta përcakton gjithë ngjaq'et e botës dhe çdo jetë njerëzore. Gjithë bota e dukshme është vepër e Satanait, pra priret nga e Keqja. Ashtu si pararendësit e tyre të Orientit, bogomitet propagandonin një jetë fetare kryekëput shpirtërore dhe një mënyrë jetese rreptësisht asketike. Ata hidhnin poshtë me vendosmëri çdo kult të jashtëm, çdo rit kishtar dhe gjithë organizimin kishtar. Kryengritja bogomile kundër kishës zyrtare ishte në të njëjtën kohë një kryengritje kundër vetë rendit shekullor ekzistues, që kishte gjetur te kisha mbështetjen më të fuqishme shpirtërore. Lëvizja e bogomilëve ishte shprehje e protestës kundër qeveritarëve, të fuqishmëve dhe të pasurve.

Bogomilizmi hodhi rrënjë të thella në Bullgari, e sidomos në Maqedoni. Ai pati ndikim të madh edhe shumë larg kufijve të perandorisë bullgare dhe u shfaq nën emërtime të ndryshme edhe në Bizapt, në Serbi e sidomos në Bosnjë, në Itali e në pjesën jugore të mbretërisë franke. Sektet e bogomitëve, babunëve, patarinëve, katarëve, albigjezëve, ashtu si pararendësit e tyre të Azisë së Vogël, janë forma të ndryshme shprehjeje të një lëvizje të madhe, që shtrihej nga malet e Armenisë e deri në Francën jugore dhe që shpërthente, herë këtu e herë atje, në forma tepër të dhunshme. Herezia gjente terren më të përshtatshëm për t'u përhapur në periudhë krizash e shtrëngatash, pasi botëkuptimi i saj në thelb pesimist, që bashkë me një rend të caktuar mohonte gjithë botën materiale si të tillë, gjente mbështetje më të gjerë në momentet kur protesta e saj ushtronte ndikim më të madh.

Lufta e pushtetit qendror kundër feudalëve dhe lulëzimi kulturor në oborrin perandorak: Roman Lekapeni dhe Konstandin Porfyrogjeneti

Roman Lekapeni kishte siguruar një pozitë të fortë brenda perandorisë dhe kjo shpjegon sigurinë e madhe me të cilën ai trajtonte problemet e politikës së jashtme. Pozita e tij si bashkëperandor i dhëndrit nuk e kënaqi për shumë kohë. Shumë shpejt raporti midis të dyve ndryshoi edhe zyrtarisht. Romani I u bë perandor titullar kurse i riu Konstandini VII bashkëperandor i vjehrrit të tij. Edhe bijtë e Roman Lekapenit u emëruan bashkëperandorë: Kristofori më 20 maj 921, Stefani e Konstandini më 25 dhjetor 924. Kristofori fitoi një pozitë hierarkike më të lartë se perandori i ligjshëm Konstandini VII: pranë të atit, Kristofori u bë perandor i dytë dhe trashëgimtar i pritshëm, ndërkohë që përfaqësuesi i dinastisë maqedone u detyrua të kënaqej me pozicionin dekorativ të perandorit të tretë.159 Në këtë mënyrë, Romani I themeloi krahas shtëpisë së ligjshme perandorake maqedone, një dinasti të vetën duke i siguruar kësaj të fundit përparësi. Tre nga djemtë e tij mbajtën kurorën perandorake, ndërsa i katërti, Teofilakti, iu përkushtua karrierës kishtare. Ende fëmijë ai kryente detyrën e synkellos-it të Nikolla Mistikut dhe më vonë do të ngjitej edhe në fronin e patrikut. Sistemi i qeverisjes i krijuar nga Romani I kujton së tepërmi sistemin e zbatuar dikur nga Bazili I. Por ndryshe nga ky, Romani nuk e eliminoi me dhunë përfaqësuesin e dinastisë së ligjshme, por e lidhi me shtëpinë e tij nëpërmjet krushqish për ta spostuar pastaj, dalëngadalë e thuajse pa u ndjerë në një plan të dytë.

Si politikan e diplomat i mprehtë, Romani I ishte mishërim i maturisë. Ndo-nëse energjik dhe i pajisur me një karakter të fortë, ishte kundër çdo radikalizmi dhe planin e tij e realizoi duke qenë sistematik e gjakftohtë, pa u ngutur, por edhe pa hequr dorë nga qëllimi. Veç kësaj zotëronte edhe një ndër dhuntitë më të rëndësishme për një sovran: aftësinë për të zgjedhur mirë bashkëperandorët e vet. Te Teofani, fillimisht protovestiarios e mandej parakoimomenos, ai gjeti një ministër të shkëlqyer, kurse tek bashkëvendësi i tij Johan Kurtkua, të cilin më 923 e emëroi domestikos i scholai, një gjeneral të shquar. Duke qenë një paruenu me origjinë të varfër, Romani nuk mund të pranohej në gjirin e aristokracisë bizan- tine. Por me anë të martesës së vajzave të tij më të vogla, motra të gruas së peran- dorit Konstandini VII Porfyrogjeneti, me pinjollë të shtëpive më të shquara, arriti  të krijojë lidhje familjare me shtëpi fisnike, si Argjirët e Muselët.

Kisha i qëndroi besnike: me patrikun Nikolla Mistiku e lidhnin miqësia dhe bashkësia e interesave. Përkrahësit e Eutimit, vdekur më 917, po shkoqeshin dhe po humbitnin çdo lloj rëndësie. Kisha romane, që po kalonte njërën nga periudhat më të errëta të historisë së saj, ishte gati t'i nënshtrohej çdo dëshire të perandorit pushtetplotë. Akoma më përpara se Romani të ngjitej edhe formalisht në fron, në një koncil të mbajtur në korrik 920 në prani të të dërguarve të papës, çështja e katër martesave të Leonit VI u zgjidh në favor të patrikut Nikolla Mistiku me ndalimin e martesës së katërt dhe me lejimin e së tretës por vetëm me kushte të caktuara. Ky vendim i dha një pakënaqësi të madhe morale patrikut dhe i solli një dobi të dyfishtë Romanit, pasi dëmtonte prestigjin e dinastisë maqedone dhe e rrethonte atë me aureolën e bashkuesit të Kishës. Pas një lufte të gjatë e të kotë, kisha bizantine më së fundi u bashkua dhe Nikolla Mistiku mundi të shpallte triumfin e tij në një Topoa EVOOEOO (libri i bashkimit). Vitet që rrodhën qenë vitet të bashkëpunimit paqësor midis pushtetit laik dhe atij shpirtëror, që kujtojnë kuadrin ideal që përshkruhet tek Epanagoge. Ashtu si sovrani kishte mbështetur patrikun në luftën për të drejtat e tij, po kështu ky i fundit e mbështeti perandorin si bashkëpunëtorin dhe këshilltarin më besnik në luftën e madhe kundër Simeonit.

Por gjendja e kishës së Bizantit nuk ishte e qëndrueshme duke qenë se pozita e kishës varej së tepërmi nga personaliteti i kreut të saj, ndërsa ishte perandor ai që vendoste se kush duhet të zinte fronin e patrikut. Pas vdekjes së Nikolla Mistikut (925), marrëdhëniet midis shtetit e kishës ndryshuan rrënjësisht dhe prej prestigjit të madh të kishës bizantine nuk mbeti më asgjë. Pas dy patrikëve të padomethënshëm, Romani I bëri që froni i patrikut të qëndronte për një kohë të gjatë vakant, përpara se të vendoste aty djalin e tij gjashtëmbëdhjetëvjeçar, Teofilaktin. Më 2 shkurt 933, ai u shugurua nga të dërguarit e papës, që perandori i kishte thirrur posaçërisht në Kostandinopojë. Patriku i ri nuk ishte veçse një zbatues i verbër i vullnetit atëror. Përndryshe, ai e kalonte më me ëndje kohën në stalla sesa në kishë, dhe këto qëndrime të padenja, vazhduan deri në vdekjen e tij në vitin 956, ndërkohë që kalimi i viteve nuk solli në shijet e në prirjet e tij as më të voglin ndryshim.

Madhështia politike e Roman Lekapenit shfaqet në mënyrën më të qartë në legjislacionin e hartuar prej tij për mbrojtjen e pronarëve të vegjël të tokës. Shteti bizantin ballafaqohej me një problem jashtëzakonisht serioz: me një shpejtësi në rritje, "të fuqishmit" (ëipvaTOi) blinin parcelat e "të vobektëve" dhe i kthenin këta në vatër të tyre. Ky proces, që është një dukuri që shoqëron procesin e konsolidimit të aristokracisë bizantine, përbënte një rrezik të madh për shtetin bizantin, forca ekonomiko- financiare e të cilit mbështetej tek prona e vogël e fshatarëve dhe e stratiotëve. Roman Lekapeni qe i pari që e nuhati këtë rrezik, ndaj të cilit pararendësit e tij kishin qenë plotësisht të verbër. "Prona e vogël sjell të mira të mëdha me anë të pagimit të detyrimeve shtetërore dhe të kryerjes së shërbimit ushtarak; këto avantazhe do të zhduken plotësisht nëse numri i pronarëve të vegjël bie". Këto fjalë të perandorit Roman tregojnë se me sa qartësi ai e shihte thelbin dhe seriozitetin e problemit. Për të mbajtur në këmbë sistemin tashmë të sprovuar në shekuj lufte, forcën financiare dhe ushtarake të perandorisë, shteti bizantin duhej të luftonte kundër gllabërimit të pronës së vogël nga ana e "të fuqishmëve". Në këtë mënyrë, midis pushtetit qendror dhe aristokracisë së pronarëve të mëdhenj të tokave filloi një luftë e ashpër, që përcaktoi gjithë zhvillimin e mëtejshëm të shtetit bizantin.

Si masë të parë, nëpërmjet një novella të shpallur qysh në prill të vitit 922, Roman Lekapeni rivendosi të drejtën e shitjes së fqinjëve, që kishte qenë kufizuar nga Leoni VI, dhe i bëri një formulim të ri e më të efektshëm organizimit. Gjatë tjetërsimit të tokës nëpërmjet blerjes apo marrjes me qira, caktoheshin pesë kategori që kishin të drejtë blerjeje sipas një radhe të caktuar përparësie: 1) të afërmit bashkëpronarë; 2) bashkëpronarë të tjerë; 3) pronarë të parcelave që përfshiheshin në tokën që do tjetërsohej; 4) pronarë tokash fqinje, që i paguajnë taksat së bashku; 5) pronarë të tjerë tokash fqinje. Vetëm pasi të pesta këto kategori të kishin refuzuar të blinin tokën në fjalë, ajo mund t'i tjetërsohej të huajve. Ky sistem i përpunuar rigorozisht dhe i saktësuar në çdo hollësi, kishte për qëllim të mbronte pronën e vogël nga blerja prej të fuqishmëve dhe nga një copëzim i tepruar. Të fuqishmit, madje, nuk do të mund të blinin apo të merrnin me qira asnjë parcelë toke, me përjashtim të rasteve kur ata zotëronin prona në fshatrat në fjalë, d.m.th. kur bënin pjesë në njërën nga pesë kategoritë; gjithashtu nuk mund të merrnin dhuratat dhe trashëgimi nga të vobektët, përveç rastit kur kishin lidhje familjare me ta.lw Cilido që do të shkelte këto dispozita, detyrohej të kthente parcelën e blerë pa kurrfarë shpërblimi dhe të paguante një gjobë në arkën e shtetit. Bënin përjashtim ata që zotëronin një kontratë përdorimi dhjetëvjeçare. Në rastin e pronarëve të stratiotëve, detyrimi i kthimit pa shpërblim kishte fuqi prapavepruese edhe për toka që ishin tjetërsuar tridhjetë vjetët e fundit, në atë masë e në ato raste kur për shkak të tjetërsimit prona e ushtarit kishte rënë nën nivelin e nevojshëm për t'i siguruar atij pajisjet ushtarake.

Por kjo dispozitë nuk pati efektin e shpresuar. Në vijim të dimrit jashtëzakonisht të gjatë e të ashpër të vitit 927-928, pati korrje shumë të këqija, që shkaktuan një zi të rëndë buke dhe një epidemi vdekjeprurëse. Prej gjendjes së vështirë përfituan të fuqishmit, që blenë nga popullsia e uritur parceia toke me çmime qesharake ose në shkëmbim të mjeteve të jetesës. Këto ngjarje paraprinë dhe nxitën shpalljen e një novella të re të Romanit I. Me një ashpërsi të pashembullt, perandori goditi egoizmin e të fuqishmëve, që ishin treguar "më të pamëshirshëm se uria dhe epidemia". Megjithatë ai nuk urdhëroi konfiskimin e përgjithshëm të pronave të përvetësuara nga të fuqishmit, gjë që duhej ta kishte bërë po t'i ishte përmbajtur rreptësisht dispozitës së mëparshme. Të gjitha dhuratat, trashëgimitë dhe kontratat e ngjashme u shpallën përsëri pa vlerë. Veç kësaj, pronat që ishin paguar me një çmim më të ulët se gjysma e çmimit të vërtetë, duhej të ktheheshin pa shpërblim. Por nëse blerja kishte qenë e rregullt, kthimi i tokës kushtëzohej me kthimin e çmimit të shitjes brenda tre vjetësh. Për të ardhmen ndalohej përsëri çdo përvetësim i parcelave të pronarëve të vegjël dhe rivihej detyrimi për të kthyer pa shpërblim parcelat e blera prej tyre si dhe për të derdhur një gjobë në të holla në arkën e shtetit. Në fund, perandori shpreh bindjen se me forcën e ligjit do të mund të thyejë armiqtë e brendshëm të perandorisë, siç kishte mundur të shpartallonte armiqtë e jashtëm.

Me gjithë tonin e ashpër të fjalimit të perandorit, pikërisht kjo novelë tregon se masat e marra nga qeveria nuk mund të zbatoheshin me ashpërsinë e parashikuar. Duhet besuar se një pjesë e maeihe e fondeve të blera gjatë zisë së bukës mbetën në duart e të fuqishmëve. Në fakt, vështirë të mendohet se fshatarët që e kishin tjetërsuar parcelën e tyre të shtyrë nga nevoja, do të ishin në gjendje të siguronin mjetet e nevojshme për të kthyer çmimin e blerjes. Edhe në raste e blerjes së parregullt, ku sipas ligjit toka duhej të kthehej pa shpërblim, në fakt fshatari jo gjithmonë rifitonte të drejtën e pronës, pasi blerësi i pandershëm në shumicën e rasteve ishte funksionari vendas që e kishte në dorë, apo miku ose i afërmi i tij. Latifondistët dhe funksionarët formonin një kastë. Ashtu siç ishte një dëshirë e funksionarit të lartë sigurimi i një prone në provincë, po ashtu pronari i pasur i tokave ushqente ambicien e përhershme për t'u futur në kastën e funksionarëve dhe për të siguruar pozitën e duhur shoqërore dhe marrëdhëniet e duhura shoqërore, qoftë duke gjetur një post zyrtar, qoftë duke siguruar ndonjë titull burokratik. Si rregull, "i fuqishmi" ishte njëherësh latifondist dhe funksionar. Dëshirës së pushtetit qendror i kundërvihej qëndresa e elementeve ekonomikisht më të fuqishëm dhe shoqërisht më me autoritet. Kështu pra, ata që duhej të punonin për zbatimin e dispozitave perandorake, ishin të interesuar t'i zbatonin ato me çdo mënyrë.

Megjithatë shpeshherë ishin edhe vetë pronarët e vegjël, që qeveria perandorake kërkonte t'i mbronte nga pangopësia e të fuqishmëve, që pengonin zbatimin e dispozitave të saj. Pesha e jashtëzakonshme e taksave i dha dorë zhvillimit të sistemit të patronazhit. Fshatarët e dërmuar ekonomikisht hiqnin dorë nga liria e tyre e dhimbshme dhe viheshin nën patronazhin e një zotërie të fuqishëm që u premtonte atyre një lehtësim të detyrimeve të rënda të tyre. Kështu shpjegohet fakti që jo pak fshatarë, përveç se ua shisnin parcelat e veta të fuqishmëve, herë-herë edhe ua dhuronin ato. Kjo donte të thoshte se ata bëheshin me dëshirë vartës të pronarit të tokës, për t'i shpëtuar varfërisë dhe pasigurisë dhe për të gjetur mbrojtje kundër barrës në rritje të taksave shtetërore e sidomos kundër arbitraritetit të vjelësve të taksave. Në të vërtetë, pushteti qendror nuk bëhej garant i të drejtave dhe i pavarësisë së pronarëve të vegjël, siç përpiqeshin të tregonin novelat perandorake. Ai mbronte të drejtën e vet për të nxjerrë taksa dhe shërbime të tjera nga prona e vogël, të cilat fisnikëria e pronarëve të mëdhenj kërkonte t'ia rrëmbente. Kriza bëhet vërtet serioze pasi aristokracia feudale e fuqizuar, nëpërmjet rritjes së pronave tokësore dhe numrit të patrikëve, përpiqej t'i shkëpuste shtetit bujqit e ushtarët e tij. Lufta midis pushtetit qendror dhe pushtetit feudal nuk përqendrohej vetëm tek pronat e bujqve dhe të stratiotëve, por gjithashtu, dhe më shumë, rreth atyre pronarëve të vegjël që u interesonin në mënyrë të veçantë të dy palëve.

Në politikën e jashtme, deri më 927 perandoria ishte angazhuar në luftë kundër Simeonit. Megjithatë, qysh në atë kohë vihet re njëfarë forcimi i bënin pjesë në njërën nga pesë kategoritë; gjithashtu nuk mund të merrnin dhuratat dhe trashëgimi nga të vobektët, përveç rastit kur kishin lidhje familjare me ta. Cilido që do të shkelte këto dispozita, detyrohej të kthente parcelën e blerë pa kurrfarë shpërblimi dhe të paguante një gjobë në arkën e shtetit. Bënin përjashtim ata që zotëronin një kontratë përdorimi dhjetëvjeçare. Në rastin e pronarëve të stratiotëve, detyrimi i kthimit pa shpërblim kishte fuqi prapavepruese edhe për toka që ishin tjetërsuar tridhjetë vjetët e fundit, në atë masë e në ato raste kur për shkak të tjetërsimit prona e ushtarit kishte rënë nën nivelin e nevojshëm për t'i siguruar atij pajisjet ushtarake.

Por kjo dispozitë nuk pati efektin e shpresuar. Në vijim të dimrit jashtëzakonisht të gjatë e të ashpër të vitit 927-928, pati korrje shumë të këqija, që shkaktuan një zi të rëndë buke dhe një epidemi vdekjeprurëse. Prej gjendjes së vështirë përfituan të fuqishmit, që blenë nga popullsia e uritur parcela toke me çmime qesharake ose në shkëmbim të mjeteve të jetesës. Këto ngjarje paraprinë dhe nxitën shpalljen e një novella të re të Romanit I., Me një ashpërsi të pashembullt, perandori goditi egoizmin e të fuqishmëve, që ishin treguar "më të pamëshirshëm se uria dhe epidemia". Megjithatë ai nuk urdhëroi konfiskimin e përgjithshëm të pronave të përvetësuara nga të fuqishmit, gjë që duhej ta kishte bërë po t'i ishte përmbajtur rreptësisht dispozitës së mëparshme. Të gjitha dhuratat, trashëgimitë dhe kontratat e ngjashme u shpallën përsëri pa vlerë. Veç kësaj, pronat që ishin paguar me një çmim më të ulët se gjysma e çmimit të vërtetë, duhej të ktheheshin pa shpërblim. Por nëse blerja kishte qenë e rregullt, kthimi i tokës kushtëzohej me kthimin e çmimit të shitjes brenda tre vjetësh. Për të ardhmen ndalohej përsëri çdo përvetësim i parcelave të pronarëve të vegjël dhe rivihej detyrimi për të kthyer pa shpërblim parcelat e blera prej tyre si dhe për të derdhur një gjobë në të holla në arkën e shtetit. Në fund, perandori shpreh bmdjen se me forcën e ligjit do të mund të thyejë armiqtë e brendshëm të perandorisë, siç kishte mundur të shpartallonte armiqtë e jashtëm.

Me gjithë tonin e ashpër të fjalimit të perandorit, pikërisht kjo novelë tregon se masat e marra nga qeveria nuk mund të zbatoheshin me ashpërsinë e parashikuar. Duhet besuar se një pjesë e madhe e fondeve të blera gjatë zisë së bukës mbetën në duart e të fuqishmëve. Në fakt, vështirë të mendohet se fshatarët që e kishin tjetërsuar parcelën e tyre të shtyrë nga nevoja, do të ishin në gjendje të siguronin mjetet e nevojshme për të kthyer çmimin e blerjes. Edhe në raste e blerjes së parregullt, ku sipas ligjit toka duhej të kthehej pa shpërblim, në fakt fshatari jo gjithmonë rifitonte të drejtën e pronës, pasi blerësi i pandershëm në shumicën e rasteve ishte funksionari vendas që e kishte në dorë, apo miku ose i afërmi i tij. Latifondistët dhe funksionarët formonin një kastë. Ashtu siç ishte një dëshirë e funksionarit të lartë sigurimi i një prone në provincë, po ashtu pronari i pasur i tokave ushqente ambicien e përhershme për t'u futur në kastën e funksionarëve dhe për të siguruar pozitën e duhur shoqërore dhe marrëdhëniet e duhura shoqërore, qoftë duke gjetur një post zyrtar, qoftë duke siguruar ndonjë titull burokratik. Si rregull, "i fuqishmi" ishte njëherësh latifondist dhe funksionar.’66 Dëshirës së pushtetit qendror i kundërvihej qëndresa e elementeve ekonomikisht më të fuqishëm dhe shoqërisht më me autoritet. Kështu pra, ata që duhej të punonin për zbatimin e dispozitave perandorake, ishin të interesuar t'i zbatonin ato me çdo mënyrë.

Megjithatë shpeshherë ishin edhe vetë pronarët e vegjël, që qeveria pe- randorake kërkonte t'i mbronte nga pangopësia e të fuqishmëve, që pengonin zbatimin e dispozitave të saj. Pesha e jashtëzakonshme e taksave i dha dorë zhvillimit të sistemit të patronazhit. Fshatarët e dërmuar ekonomikisht hiqnin dorë nga hria e tyre e dhimbshme dhe viheshin nën patronazhin e një zotërie të fuqishëm që u premtonte atyre një lehtësim të detyrimeve të rënda të tyre. Kështu shpjegohet fakti që jo pak fshatarë, përveç se ua shisnin parcelat e veta të fuqishmëve, herë-herë edhe ua dhuronin ato. Kjo donte të thoshte se ata bëheshin me dëshirë vartës të pronarit të tokës, për t'i shpëtuar varfërisë dhe pasigurisë dhe për të gjetur mbrojtje kundër barrës në rritje të taksave shtetërore e sidomos kundër arbitraritetit të vjelësve të taksave. Në të vërtetë, pushteti qendror nuk bëhej garant i të drejtave dhe i pavarësisë së pronarëve të vegjël, siç përpiqeshin të tregonin novelat perandorake. Ai mbronte të drejtën e vet për të nxjerrë taksa dhe shërbime të tjera nga prona e vogël, të cilat fisnikëria e pronarëve të mëdhenj kërkonte t'ia rrëmbente. Kri- za bëhet vërtet serioze pasi aristokracia feudale e fuqizuar, nëpërmjet rritjes së pronave tokësore dhe numrit të patrikëve, përpiqej t'i shkëpuste shtetit bujqit e ushtarët e tij. Lufta midis pushtetit qendror dhe pushtetit feudal nuk përqendrohej vetëm tek pronat e bujqve dhe të stratiotëve, por gjithashtu, dhe më shumë, rreth atyre pronarëve të vegjël që u interesonin në mënyrë të veçantë të dy paiëve.

Në politikën e jashtme, deri më 927 perandoria ishte angazhuar në luftë kundër Simeonit. Megjithatë, qysh në atë kohë vihet re njëfarë forcimi i fuqisë ushtarake bizantine. Fuqizimi i flotës i detyrohet sidomos drejtimit të komandantit të dikurshëm të saj, drungarios Roman Lekapenit. Më 924 flota perandorake shpartalloi pranë ishulli Lemnos skuadrën e Leonit të Tripolit, pushtuesit të Selanikut, dhe rivendosi hegjemoninë e vet në Detin Egje. Por pas largimit të rrezikut bullgar, nën komandën e gjeneralit të shquar Johan Kurkuas, filloi mësymja bizantine dhe në tokë. Kufiri i Taurit vazhdoi të ishte i qëndrueshëm, veprimet luftarake u zhvendosën në Armeni, veçanërisht në pjesën veriore të Mesopotamisë. Suksesi i parë i madh ishte pushtimi i Melitenës. Qyteti i rëndësishëm, që kishte qenë vazhdimisht objekt i sulmeve bizantine, u pushtua fillimisht nga Johan Kurkua më 931, ra përsëri në duar të arabëve, por më 19 maj 934 iu dorëzua përsëri gjeneralit bizantin dhe qëndroi për një kohë të gjatë nën sundimin bizantin. Por Johan Kurkua ndeshi në një kundërshtar të denjë, emirin e Mosulit e të Alepit, Saif ad-Davlën e dinastisë së Hamdanidëve. Ndërsa fuqia e kalifatit abasid të Bagdadit binte vazhdimisht, fuqia e Hamdanidëve ishte në ngjitje. Në këtë mënyrë, drejtimi i operacioneve luftarake kundër Bizantit i takoi Saif ad-Davlës dhe për t'u mbrojtur nga armiku i ri, Bizanti u detyrua të lidhë marrëdhënie miqësore me kalifatin e Bagdadit dhe me Ikshididët e Egjiptit. Në shtator 938 Saif ad-Davla korri një fitore të rëndësishme mbi Johan Kurkuan në pjesën veriore të luginës së Eufratit, shpërtheu në Armeni, detyroi princër të ndryshëm armenë e hiberë të njihnin sovranitetin e tij dhe, pasi përshkoi viset e nënshtruara u shfaq në territorin bizantin dhe shkretoi krahinën e Koloneas (940). Ndërkaq në kalifat kishin shpërthyer luftëra të brendshme dhe Saif ad-Davla që s'donte t'i shpëtonte rasti për t'u përzier në çështjet e Bagdadit, filloi tërheqjen.

Për Bizantin një gjë e tillë qe shpëtimtare, pasi në qershor 941 qyteti u kap në befasi nga një sulm i rusëve, që zbarkuan në bregun e Bitinisë dhe shkretuan gjithë pjesën aziatike të Bosforit. Armëpushimi në Lindje i jepte mundësi Johan Kurkuas të ndërhynte në sektorin e veprimeve luftarake të Bosforit dhe të ballafaqohej me armiqtë. Rusët pësuan një sërë disfatash dhe ndërsa përgatiteshin të tërhiqeshin, anijet e tyre u shkatërruan nga zjarri grek gjatë një beteje detare të drejtuar nga parakoimomcnos Teofan.171 Rezultati i ndryshëm i dy sulmeve ruse, më 907 e 941, tregon sesa shumë qe rritur forca ushtarake e shtetit bizantin ndërkohë. Megjithatë, kur në vitin 943 princi rus Igor u shfaq mbi Danub në krye të një ushtrie të madhe me rusë e peçenegë, qeveria bizantine e pa me vend të nënshkruante një marrëveshje dhe të ripërtërinte kontratën tregtare me Kievin. Ky traktat që u nënshkrua më 944, përsërit në thelb traktatin e vitit 911, të arritur pas sulmit të Olegut kundër Kostandinopojës, por në pika të veçanta duket më i favorshëm për Bizantin.

Pas fitores në Bosfor kundër rusëve, Johan Kurkua mund të kthehej në Lindje për të rifilluar veprimet në Mesopotami. Me një fushatë të shpejtë e fitimtare ai pushtoi Martiropojën, Amidën, Daran e Nisibin (943) e mandej iu kthye Edesës, ku ruhej një ndër relikat më të çmuara kishtare, portreti çudibërës i Krishtit, i njohur për legjendën e Abgarit. Një rrethim i rreptë e detyroi qytetin të dorëzonte ntandylion-in e shenjtë "të bërë jo nga dorë njeriu". Relika, e rrëmbyer me forcën e armëve bizantine nga të pafetë, u soll mesolemnitet në Kostandinopojë; më 15 gusht 944 ajo u prit në kryeqytetin bizantin me një festë fetare të pashembullt.

Fitoret e Johan Kurkuas i zgjeruan së tepërmi kufijtë bizantinë drejt Lindjes, e rritën prestigjin bizantin në Azi dhe krijuan kushtet për një ofensivë vendimtare nga perandorët Niqifor Foka e Johan Cimisha. Të impresionuara nga zhvillimi i potencialit bizantin, fise të tëra arabe kaluan në anën e perandorisë, pranuan krishterimin dhe u vendosën në provincat bizantine. Ky shpopullim i territoreve arabe kufitare lehtësoi së tepërmi përparimin e mëtejshëm të bizantinëve.

Shtënia në dorë e mandylion-it të shenjtë ishte triumfi i fundit i perandorit Roman I. Perandonn e madh e priste një fund jashtëzakonisht tragjik, i cili konfirmoi thënien e Biblës, sipas së cilës armiqtë më të rrezikshëm të një njeriu janë ata që i ndodhen më pranë. Romani, pozita e të cilit dukej e paprekshme, u bë viktimë e etjes për pushtet të bijve të tij. Më i madhi i tyre, Kristofori, që ai e kishte caktuar si trashëgimtar, kishte vdekur më 931. Duke i gjykuar drejt aftësitë e djemve të tjerë, Romani nuk u dha atyre përparësi në raport me perandorin e ligjshëm. Prandaj, të trembur se mos pas vdekjes sëbabait plak pushteti mund t'i kalonte Konstandin Porfyrogjenetit, Stefani e Konstandini vendosën të bëjnë një grusht shteti. Me urdhër të të bijve, më 16 dhjetor 944 perandori plak u rrëmbye dhe u deportua në ishullin e Protes. Në këtë vend të historisë i vetmuar në mërgim i kaloi vitet e fundit nën rasën emurgut Romani, njëri ndër perandorët më të mëdhenj të historisë bizantine, derisa e pllakosi vdekja, më 15 qershor 948.

Por shumë shpejt u pa qartë se Lekapenët e rinj i kishin bërë fort gabim llogaritë e tyre. Ka të ngjarë që në aktin e tyre ata të kenë qenë shtyrë nga intrigat e pasuesve të Konstandinit VII. Sidoqoftë, ai që përfitoi nga një akt i tillë ishte pikërisht Porfyrogjeneti, i cili gjeti mbështetje në ndjenjat legjitimiste të popullit bizantin, ndërsa dy autorët e grushtit të shtetit nuk kishin kujt t'i drejtoheshin: duke hequr qafe babën e tyre plak, i kishin hequr vetes të vetmen mbështetje. Pjesa e dytë e planit të tyre, që kishte të bënte me largimin e perandorit të ligjshëm, nuk u realizua. Më 27 janar 945, me urdhër të Konstandinit VII ata u arrestuan e u dërguan në mërgim, ku të dy pësuan më vonë një vdekje të dhunshme.

Konstandini VII vinte në pushtet për të ushtruar të drejtat e tij sovrane kur tashmë ishte afër të dyzetave dhe pasi kishte mbajtur që në moshë të njomë, prej tridhjetë e tre vjetësh, kurorën perandorake. Më 6 prill 945 ditën e Pashkëve iu dha titulli perandorak edhe djalit të tij, Romanit. Fakti që Konstandini VII kishte qenë përjashtuar për aq kohë nga punët e qeverisjes dhe që ishte pajtuar me padrejtësinë që i bëhej, ndonëse kjo e vriste në sedër, shpjegohet jo aq me rrethanat e jashtme, sa me natyrën e vetë perandorit Porfyrogjenet. Më tepër se tek i ati i tij, Leoni VI, tek Konstandini VII mbizotëronte letrari i kultivuar mbi njeriun e politikës. Bibliofil i etur për të më- suar, studiues i apasionuar me interesa të mëdha për historinë, ai iu kushtua tërësisht pasionit të tij të vetëm, studimit dhe të shkruarit. Ai jetonte më tepër me të shkuarën se me të tashmen. Nëse interesohej për çështje politike dhe për artin e luftës, këtë e bënte thjesht në planin teorik, njëlloj siç interesohej për çdo fushë të dijes. Për rrjedhojë, edhe gjatë periudhës që ishte sovran i vetëm ai iu nënshtrua vullnetit të të tjerëve, veçanërisht të gruas së tij Hele- nës, në rrembat e së cilës rridhte gjak Lekapenësh i etur për pushtet.

Roli historik i Konstandinit VII nuk qëndron aq shumë në vepnmtarinë e dobët politike, sesa në veprimtarinë e tij të madhe e të frytshme në fushën e kulturës e të shkencës. Qe autor i një enciklopedie me vlerë filologjike të pallogaritshme, të njohur me titullin Libri i Ceremonive, i një traktati historiko- gjeografik mbi provincat e perandorisë, i një traktati tepër të rëndësishëm mbi vendet dhe popujt e huaj si dhe i një biografie të gjyshit të tij, Bazilit I. Me urdhra po me rekomandim të tij u shkruan një varg veprash të rëndësishme historike dhe një numër i madh shkrimesh shkencore me subjekte të ndryshme si dhe u punua me zell për të redaktuar ekstrakte (excerpta) të shkrimtarëve të vjetër dhe sidomos të historianëve të lashtësisë. Perandori shkrimtar e mecenati i dha një shtysë të fuqishme forcave shpirtërore të perandorisë dhe u bë frymëzues i një veprimtarie shkencore të jashtëzakonshme. Periudha e qeverisjes së tij ishte një periudhë e shkëlqyer dhe e rëndësishme për zhvillimin tërësor të qytetërimit bizantin. Nga ana tjetër, vepnmtaria prej eruditi e perandorit dhe e atyre që e rrethonin kishte mbi të gjitha një karakter kompilativ. Asaj i mungonte forca krijuese që prodhon vlera të reja kulturore. Ajo konsistonte në grumbullimin e vlerave shkencore, që si material kulture apo mësimi, ishin të denja për t'u ruajtur e për t'iu përcjellë brezave. Veprimtaria letrare e Konstandinit VII kishte një qëllim praktik-didaktik. Veprat që ai vetë shkroi apo ato që porositi të shkruhen duhet të shërbenin si orientim e udhëzues praktik për bashkëkohësit e për brezat e ardhshëm, por mbi të gjitha për djalin e trashëgimtarin e tij, Romanin. Ato ishin vepra që shërbenin për t'u konsultuar. Enciklopedia, traktati, kronika historike - këto ishin format letrare që u lëvruan nga Konstandini VII dhe nga rrethi i tij.

Pas rënies së Lekapenëve, në oborrin bizantin ndodhi, siç pritej, një përmbysje e madhe e personelit. Konstandini VII u hodh në krahët e familjes së fuqishme Foka. Barda Foka, vëllai i rivalit të dikurshëm të Roman Lekapenit, mori komandën e përgjithshme të ushtrisë në cilësinë e domestikut tëskolave. Pas tij, postet më të rëndësishme të ushtrisë perandorake i zinin tredjemtë e tij. Por me gjithë këto ndryshime dhe megjithëse Konstandini VII kishte ushqyer gjatë gjithë jetës një mëri të pashuar ndaj vjehrrit të 

tij, vija e perandorit të madh vazhdoi të ndiqej pa pësuar ndryshime të rëndësishme, si në politikën e brendshme ashtu dhe në atë të jashtme.

Edhe në politikën agrare qeveria e Konstandini i qëndroi besnike vijës së nisur nga Roman Lekapeni dhe mori ligje të tjera në mbrojtje të pronës së vogël, por pa iu referuar shprehimisht themeluesit të këtij legjislacioni.

Një ligj i hartuar në mars 947 nga patrikios e quaestor Teofili, urdhëronte kthimin e menjëhershëin e pa shpërblim të të gjitha pronave fshatare që të fuqishmit kishin blerë që nga fillimi i pushtetit autokrat të Konstandinit VII ose që do të blinin në të ardhmen. Edhe në rast shitjeje prone nga ana e të fuqishmëve, kur kushtet e tjera plotësoheshin njëlloj nga kandidatë blerës, fshatarët duhet të kishin përparësi në të drejtën e blerjes. Por për blerjet më të hershme mbeteshin në fuqi dispozitat e vjetra dhe kjo do të thoshte se detyrimi për të kthyer çmimin e blerjes në rastet e tjetërsimeve të pronës, shtrihej për gjithë periudhën deri më 945, gjë që përbënte padyshim një lëshim të rëndësishëm për të fuqishmit.

Nga ana tjetër ligji i Konstandinit VII përjashton nga një detyrim i tillë shitësit më të varfër, d.m.th. ata që kishin pronë me një vlerë nën pesëdhjetë monedha ari. Dimë gjithashtu nga një novelë e djalit të tij se, me këmbëngulje të manjatëve, Konstandini VII u detyrua të revokojë këtë kufizim me një ligj të mëvonshëm, që nuk ka mbërritur tek ne, dhe të mjaftohet me zgjatjen e afatit përfundimtar të kthimit të çmimit të blerjes nga tre në pesë vjet.

Një ligj i mëvonshëm i Konstandinit VII, i hartuar nga patriku e kuestori Teodor Dekapoliti,180 bën fjalë për pronat e ushtarëve dhe vendos që pronat nga të cilat ushtarët nxjerrm mjetet për mbajtjen e tyre dhe për pajimet ushtarake, nuk mund të tjetërsohen; sipas traditës, parcelat e ushtarëve me kuaj dhe ato të ushtarëve të flotës të themave (të Kibereotëve, të Detit Egje e të ishujve të Samosit) duhet të kishin të paktën vlerën e katër librave ar për copë; ato të marmarëve me pagë të flotës perandorake të paktën dy libra copa.’sl Ndarja e tokave të ushtarëve gjatë kalimit të trashëgimisë lejohej vetëm me kusht që trashëgimtarët të bashkonin forcat e tyre për të siguruar pajimet për shërbimin ushtarak. Nëse vlera e parcelës së një ushtari e kalonte minimumin ligjor, ai mund ta tjetërsonte tepricën vetëm në rast se ai nuk përfshihej në listën e stratiotëve. Nga ana tjetër duhej të kalonin dyzet vjet që një pronë që kishte qenë dikur e një ushtari të bëhej e parevokueshme. E drejta e vjetër, ku përcaktohej se pronat e ushtarëve të blera në mënyrë të paligjshme, duhej t'u hiqeshin blerësve pa asnjë shpërblim, tash e tutje duhej zbatuar më me rreptësi. E drejta për të kërkuar kthimin e pronës së ushtarit nuk i takon vetëm ish pronarit, por, sipas radhës së përparësive në të drejtën e blerjes, duhej të përfshinte edhe të afërmit deri në shkallën e gjashtë, pastaj dhe ata që së bashku me ish pronarin duhej të kujdeseshin për pajimet e nevojshme për shërbimin ushtarak bashkë me të, si dhe stratiotët më të varfër, që paguanin detyrimet bashkë me të, dhe, së fundi, edhe fshatarët që i përkisnin së njëjtës bashkësi.

Vetë Teodor Dekapoliti është autor i një novele të nxjerrë në kohën e djalit të Konstandinit VII, Romanit II, që shpjegon dispozitat e mëparshme dhe trajton çështjen ende të parregulluar të pronave të blera pas zisë së bukës të vitit 927, si dhe që rikonfirmon se tokat e bujqve dhe të ushtarëve të tjetërsuara pas fillimit të qeverisjes autokratike të Konstandinit VII, duhej të ktheheshin pa shpërblim. Një tjetër novelë e marsit 962 e të njëjtit perandor, përmban shpjegimin mbi dispozitat e mëparshme për pronat e tjetërsuara të stratiotëve dhe vendos parimin që blerësit e ndershëm detyrohen vetëm të kthejnë pronën pa shpërblim, kurse të pandershëm duhet të paguajnë edhe një gjobë.

Në qendër të politikës së jashtme ishte akoma lufta me arabët në Lindje. Në Italinë e jugut vazhdimi i luftës kishte hyrë në një rrjedhë monotone, pa luajtur ndonjë rol në zhvillimin e përgjithshëm të situatës. Në kufirin bullgar mbretëronte një paqe e patrazuar dhe inkursionet e hungarezëve u zmbrapsën me sukses si më 934 e 943 ashtu dhe më 959 e 961. Kështu që forcat bizantine u përqendruan në frontin e Azisë dhe në krahun lindor të Mesdheut. Më 949 qeveria e Konstandinit VII ndërmori një ofensivë kundër piratëve që e kishin bazën në Kretë; nga përmasat dhe nga mjetet e përdorura, kjo ndërmarqe të kujtonte ekspeditat madhështore të periudhës së Leonit VI. Por edhe kësaj radhe, të gjitha përpjekjet ushtarake dhe të gjitha sakrificat financiare shkuan dëm. Aksioni dështoi në mënyrë të vajtueshme për shkak të paaftësisë së komandantit Konstandin Gongila. Fund më të mirë, edhe pse jo gjithmonë të suksesshëm, patën luftërat në Sirinë veriore dhe në Mesopotami, ku kishte rrokur armët armiku i vjetër Saif ad-Davla. Më 949 bizantinët pushtuan Germanikean, i shkaktuan një numër disfatash ushtrisë armike e më 952 kaluan Eufratin. Por në këtë çast fati i luftës u përmbys. Saif ad-Davla e mori përsëri Germanikean, depërtoi në territorin e perandorisë dhe zuri rob djalin e domestikut, Konstandin Fokën (953). Edhe në vitet që ndoqën Saif ad-Davla vazhdoi të ruajë epërsinë dhe vetëm dalëngadalë bizantinët e stabilizuan situatën e kaluan në mësymje nën komandën e Niqifor Fokës të cilit i ati i kishte kaluar drejtimin e ushtrisë që në fund të vitit 954. Në qershor 957 u dorëzua qyteti Hadath, në Sirinë veriore, dhe më 958 Johan Cimisha pas një beteje të ashpër u bë zot i Samosatës, në Mesopotaminë veriore. Një veçori karakteristike e periudhës së Konstandinit VII ishin marrëdhëniet e dendura diplomatike me oborret e huaja. Përveç misioneve të shumta që u dërguan në shtetet arabe në luftë apo tek fqinjët e tyre, u shkëmbyen vazhdimisht dërgata edhe me kalifatin Abd ar-Rahmani III të Kordovës dhe me Otorun e Madh. Por me rëndësi të veçantë historike qe pritja solemne që iu rezervua princeshës ruse Ollga, që qëndroi gjatë në oborrin bizantin në vjeshtë të vitit 957. Vizita personale e sundimtares së shtetit të n të Kievit, që pak kohë më parë kishte pranuar fenë ekrishterë dhe që ishte pagëzuar me emrin e perandoreshës bizantine Helena, hapte një epokë të re në marrëdhëniet ruso-bizantine dhe i jepte shtysë të re veprës misionare premtuese që kishte bërë kisha bizantine në Rusi.

Koha e pushtimeve: Niqifor Foka dhe Johan Cimisha

Pas vdekjes së Konstandinit VII, më 9 nëntor 959, u ngjit në fron Romani II, një djalosh i pashëm e i këndshëm, por vullnetdobët dhe i lehtë, që kishte trashëguar nga i ati paaftësinë politike por jo dhe seriozitetin e tij shkencor. Ende fëmijë, sipas këshillës së Roman Lekapenit, ishte lidhur në martesë me një vajzë të paligjshme të Hugos nga Provansa, por për shkak të vdekjes së parakohshme të princeshës së vogël kjo lidhje që e turpëronte djaline perandorit Pyrfyrogjenet u prish pa u kthyer akoma në një martesë të vërtetë. Aty nga viti 956 Romani mori me dëshirën e vet vajzën e një hanzhui, Anastasien, që me t'u bërë perandoreshë mori emrin Toefano. Kjo grua jashtëzakonisht e bukur, por krejt imorale dhe tmerrësisht ambicioze, do të luante në historinë e Perandorisë Bizantine një rol tejet të rëndësishëm. Romani II u bë skllav i hijeshisë së saj. Përshkak tësaj nëna perandoreshë doli ngaskenadhe pesëmotrateperandorit u shtrënguan të bëhen murgesha. Romani II nuk u mor me çështjet politike, të cilat ia besoi eunukut të shkathët Jozef Bringa, që u ngarkua me detyrën e parakoimomenos dhe veproi si paradynasteuon (mëkëmbës i sovranit). Por para sëgjithash perandori u mbështet në autoritetin e domestikut Niqifor Foka; në fakt mbretërimi i tij i shkurtër meriton vëmendje vetëm sepse përgatiti ardhjen në fuqi të këtij gjenerali të shquar.

Në verën e vitit 960, në krye të një skuadre të madhe detare, Niqifor Foka iu drejtua Kretës.187 Pas një rrethimi shumë të rreptë, që vazhdoi gjithë dimrin, në mars 961 trupate tij shtinë në dorë kryeqytetin e ishullit, Kondakun (Kandia). Ishulli kthehej përsëri në gjirin e Perandorisë Bizantine pasi ishte zotëruar për gati një shekull e gjysmë nga arabët, që e kthyen atë në bazën e tyre më të rëndësishme detare të Mesdheut Lindor. Kishte shekuj që në Bizant nuk kujtohej një fitore kaq e rëndësishme.

Pas pritjes triumfale që iu rezervua në Kostandinopojë, Niqifor Foka filloi në Azi luftën me Saif ad-Davlan. Edhe këtu aksioni i tij u kurorëzua me një sukses të bujshëm. Hap pas hapi ranë Anazarba në Kiliki, e shumëluftuara Germanikea, Rabana e Duliku (Dolike, Teluk). Pas një rrethimi të gjatë, në dhjetor 962 u dorëzua edhe Alepi, kryeqyteti i Saif ad-Davlës. Sido që pushtimi i këtyre qyteteve nuk do të thoshte se edhe mbajtja e tyre qe e garantuar, marshimi triumfal i gjeneralit bizantin tregonte epërsinë e tij. Lufta me Hamdanidët, që prej tre shekujsh përbënte shqetësimin kryesor të politikës së jashtme bizantine, nga ai çast u zgjidh në favor të Bizantit. Nëse në Mesdhe rreziku kryesor qe zhdukur me pushtimin e Kretës, në Azi fitorja mbi Saif ad-Davlën eliminoi qendrën e fuqisë arabe më të rrezikshme për Bizantin dhe krijoi kushtet për një depërtim të mëtejshëm në Lindje.

Gjeneralin e lavdishëm e priste një çmim jo i zakonshëm, kurora perandorake. Vdekja e parakohshme e Romanit II më 15 mars 963, solli fillimisht në pushtet perandoreshën Teofano, që mori regjencën për djemtë e saj Bazili II e Konstandini VIII. Perandoresha dinake e dinte mirë se kjo gjendje nuk mund të vazhdonte gjatë. Zbulimi i një komploti të Jozef Bringës, e bindi të lidhej me Niqifor Fokën. Ky u shpall perandor nga trupat e tij në Cezarea, hyri në Kostandinopojë më 14 gusht, theu qëndresën e Bringës gjatë një beteje të përgjakshme nëpër rrugët e qytetit dhe më 16 gusht u kurorëzua në Shën Sofie. Perandoresha e re i ofroi dorën luftëtarit të plakur në beteja. Në këtë mënyrë ky lidhej familjarisht me dinastinë e ligjshme maqedone dhe, si njerk, u bë tutor i dy princërve Porfyrogjenetë, të drejtat perandorake të të cilëve mbetën të padiskutuara. Drejtimi i administratës civile u mor nga euniku Bazil, djalë i paligjshëm i Roman Lekapenit, një njeri i pajisur me dinakërinë tipike bizantine dhe me një ambicie të pafund, por dhe me aftësi politike vër- tetë të jashtëzakonshme. Ai kishte luajtur rol të rëndësishëm qysh në kohën e Konstandinit VII. Tani u bë parakoimomenos dhe u nderua me titullin e ri proedros, duke u bërë krahu i djathtë i perandorit të ri. Detyra e kryekomandantit të Lindjes, së bashku me titullin domestik i Lindjes, iu dha gjeneralit të shkëlqyer Johan Cimisha, eksponent i një familjeje fisnike armene dhe, kra- has perandorit, gjenerali më i madh bizantin i kohës. Vëllai dhe bashkëluftë- tari i vjetër i perandorit, Leon Foka, mori titullin kuropalates si domestik i Perëndimit, ndërsa babai plak i perandorit, Barda Foka, që dikur kishte qenë domestik i skolave, u nderua me titullin e cezarit.189

Me Niqifor Fokën (963-969) vinte në pushtet një ndër familjet më të rëndësishme fisnike të Azisë së Vogël. Por as pamja e as sjellja e perandorit të ri nuk tregonin për prejardhjen e tij aristokratike. Ai nuk ishte tërheqës, kishte një karakter të vrazhdët e të zymtë, bënte një jetë të thjeshtë prej asketi. Lufta në fushën e betejës ishin pasioni i vetëm i tij, lutja dhe marrëdhëniet me njerëz të përshpirtshëm, qenë nevoja e vetme shpirtërore. Luftëtar dhe në të njëjtën kohë murg, ai ishte adhurues i zjarrtë i Shën Athanasit, themelues i manastirit të madh të eremitëve në malin Athos. Në kohën e tij kjo qendër e famshme e monarkizmit grek filloi të njohë lulëzimin e saj. Thuhet se gjatë gjithë jetës së tij vetë Niqifori, që quhej "vdekja e bardhë e saraçenëve" kishte pasurnë mend të tërhiqej nga bota dhe të bëhej murg.

Por pavarësisht nga sjelljet e tij aspak aristokratike, Niqifori qe dhe mbeti njëpërfaqësues i vërtetë i "të fuqishmëve" dhe ngjitja e tij në majat e pushtetit përfaqësonte një fitore të aristokracisë bizantine. Deri atëherë qeveria bizantine kishte luftuar kundër shtrirjes së latifondit, tani të fuqishmit po merrnin revanshin. Një ligj i Niqifor Fokës i vitit 967 fillon duke pohuar se paraardhësit e tij ishin treguar të njëanshëm në favor të fshatarëve, ndaj mbartnin fajin eshkeljes së parimit të drejtësisë së njëjtë për të gjithë shtetasit. Niqifori ua hoqi të varfërve të drejtën e përparësisë në blerje në rast tjetërsimi të pronave tëtë fuqishmëve: të varfrit mund të blinin vetëm nga të varfrit dhe të fuqish- mit vetëm nga të fuqishmit. Sa për të tjerat, mbetën në fuqi ligjet e vjetra, por çdo pretendim për pronat e blera në periudhën përpara zisë së bukës të vitit 927-928 u quajt i pavlefshëm, pasi afati prej dyzet vjetësh kishte mbaruar.

Këto dispozita në vetvete nuk qenë shumë të ashpra, pasi ka pak të ngjarë që fshatarët të kenë pasur shpeshherë mundësi të shfrytëzonin të drejtën e tyre të përparësisë në blerje kundrejt të fuqishmëve. Por gjithsesi efekti psikologjik i ligjittëri qe i jashtëzakonshëm, pasi në emër të drejtësisëdhe në kundërshtim me legjislacionin e mëparshëm, merreshin në mbrojtje të fuqishmit. Niqifor Foka u shkëput vendosmërisht nga politika antiaristokratike e paraardhësve të tij.

Nga ana tjetër perandon ushtar u përpoq të forcojë e të rrisë pronën e stra- tiotëve. Në rastet kur kërkohej kthimi i tjetërsimeve të bëra në të shkuarën, për pronën e ushtarëve sipas rregullit të vjetër mbetej në fuqi kriteri i vlerë minimale prej katër moncdhash floriri dhe kthimi duhej të kryhej pa shpër- blim derisa të arrihej ky minimum, përtej të cilit ushtari duhej të kthente çmimin e blerjes. Por këtej e tutje, duke pasur parasysh koston më të lartë të pajimeve të reja të rënda luftarake, minimumi i patjetërsueshëm i pronave të stratiotëve duhej të vlente jo më pak se dymbëdhjetë libra ar, kështu që stratioti nuk mund të tjetërsonte asgjë nga parcela e tij në rast se vlera e saj e përgjithshme nuk e kalonte këtë nivel dhe çdo tjetërsim që do ta reduk- tonte pronën e tij nën këtë nivel minimal, duhej të anulohej me kthimin pa shpërblim të tokës së tjetërsuar; vetëm në raste kur jetërsimi nuk sillte një ulje të vlerës së pronës poshtë këtij niveli, mund të kërkohej kthimi i çmimit të blerjes. Trefishimi i pronës së ushtarëve që Niqifori u përpoq të realizonte nuk mund të mos sillte një ndryshim në përbërjen shoqërore të ushtrisë bi- zantine. Prandaj edhe kjo dispozitë shënoi një largim thelbësor nga politika e ndjekur deri atëherë, që mbështetej mbi pronën e vogël të "të varfërve".

Stratiotët e Niqiforit, të armatosur rëndë, të cilëve ai përpiqej t'u siguronte një fond toke me vlerë dymbëdhjetë libra ar, nuk mund të ishin "të varfër". Ata mund të reduktoheshin vetëm në mjediset e fisnikërisë së ulët që po zhvillohej pak nga pak, klasa nga ku më vonë do të dalin pronarët.

Njëkohësisht Niqifor Foka përpiqej të kufizonte zhvillimin e pronave kishtare e manastireve dhe për këtë qëllim në vitin 964 nxori një ligj të posaçëm, që përfaqëson një ndër pikat më të guximshme të legjislacionit bizantin. Latifondi kishtar, vazhdimisht i rritur nëpërmjet dhuratave dhe faljeve me testament nga ana e besimtarëve të të gjitha shtresave të popullsisë, zhvillohej paksa më ngadalë se ai laik. Vazhdimisht krijoheshin manastire të reja me pronat përkatëse. Megjithëse prona tokësore e institucioneve fetare i nënshtrohej edhe ajo detyrimeve, shteti nuk kërkonte prej saj po atë masë detyrimesh që kërkonte nga llojet e tjera të pronës, pasi parimi i detyrimeve ndaj shtetit shpeshherë shkelej nëpërmjet dhënies së privilegjeve. Në një kohë kur në perandori vihej re një uri e vërtetë për tokë (dhe këtë e provon lufta e ashpër për gllabërimin e pronave të fshatarëve e të ushtarëve) zmadhimi i latifondit kishtar ishte i dëmshëm për shtetin, pasi ai bëhej në kurriz të tokave më pjellore. Por përveç këtyre konsideratave, perandorin besimtar e shtynin të vepronte edhe shkaqe të natyrës fetare e morale. Ai fshikullonte pa mëshirë pangopësinë e murgjve të cilët të dhënë vetëm pas grumbullimit të pasurive, harronin statusin e tyre duke e kthyer jetën e murgut në "një shfaqje boshe, që turpëron emrin e Krishtit". Tashmë duhej të merrte fund tjetërsimi i tokave në favor të manastireve, institucioneve kishtare dhe personave me status kishtar. U ndalua gjithashtu krijimi i manastireve dhe i institucioneve të reja kishtare, meqenëse në shumicën e rasteve një gjë e tillë bëhej thjesht nga dëshira vanitoze për famë. Kushdo që dëshironte të tregonte me vepra shpirtin fetar të sakrificës mund të ndihmonte institucionet e vjetra që shkonin drejt rrënimit. Por edhe këtyre të fundit nuk mund t'u bëheshin dhurime tokash: toka që mendohej t'u dhurohej fillimisht duhej shitur gjetkë dhe të hollat që përfitoheshin prej andej mund t'i dhuroheshin institucionit në fjalë. Në të kundërtën, toka mund t'i shitej cilitdo pronari laik, qoftë edhe i pasur. Nga ana tjetër, krijimi i qelave dhe i qendrave për eremitët në zonat e braktisura jo vetëm qe i lejuar por dhe konsiderohej vepër e lavdërueshme. Ky ligj i guximshëm nuk qëndroi gjatë në fuqi. Megjithatë ai është shumë kuptimplotë si për parimet politike ashtu dhe për puritanizmin fetar të perandorit Niqifor.

Fakti që zhvillimi i elementeve ekonomikisht më të fortë përqendrohej kryesisht në sektorin e bujqësisë dhe në blerjen e pronave të bujqve, shpjegohet me situatën që po kalonte atë kohë ekonomia bizantine. Në qytet qeveria i vuri kufij më të prerë sesa në fshat zhvillimit spontan të forcave ekonomike. Ekonomia qytetare, e lidhur dhe e kontrolluar siç ishte, nuk linte vend për iniciativë private të përmasave të mëdha dhe blerja e tokave mbetej dhe për të i vetmi drejtim i mundshëm për investimin e kapitaleve të tepërta. Lëvizja ekspansive e fisnikërisë latifondiste u shfaq në dy mënyra. Nga njëra anë u krye nëpërmjet thithjes së pronës së vogël tokësore në provincat bizantine, duke minuar sistemin ekzistues shoqëror-ekononik në Bizant; nga ana tjetër i shtriu kufijtë e perandorisë duke mundur t'i shkëpusë toka edhe armiqve të perandorisë. Pushtimet bizantine në Lindje qenë para së gjithash vepër e aristokracisë së Azisë së Vogël. Por nga ana tjetër ato janë rezultat i një entuziazmi të fuqishëm fetar, që frymëzoi Bizantin në luftën e tij kundër të pafeve.

Niqifor Foka ishte pushtuar plotësisht nga një entuziazëm i tillë. Lufta kundër islamizmit ishte për të një lloj misioni i shenjtë. Në këtë kuadër, ai kërkoi që të shpalleshin martirë të gjithë ushtarët e rënë në luftë kundër të pafeve. Kjo kërkesë shpreh me tone të forta ndjenjat që provonin bizantinët ndaj luftës kundër myslimanëve, që ata e konsideronin si një luftë të shenjtë. Këto ndjenja vepruan si një faktor i fuqishëm nxitës në procesin e ekspansionit të shtetit bizantin.

Me të hipur në fron, Niqifori i vazhdoi pushtimet që kishte filluar si domestik nën sundimin e Romanit II. Qeverisja e tij dhe e dy pasardhësve të tij, përfaqësojnë periudhën e shkëlqimit më të madh ushtarak të shtetit bizantin mesjetar. Ofensiva e fuqishme e perandorit Niqifor përmbyti kufirin e Taurit, që për shekuj të tërë kishte mbetur i palëvizshëm. Dy vitet e parë lufta u përqendrua në malësitë e Kilikisë, një luftë jashtëzakonisht e ashpër dhe e mundimshme, momentet kulmore të së cilës janë rrethimet e Tarsos e të Mopsuestias. Këto dy kështjella u morën vetëm në verën e vitit 965 me anë të urisë. Por atë vit flota bizantine pushtoi Qipron. Kjo do të thoshte një forcim i ri i rëndësishëm i pozitës bizantine në Mesdheun Lindor. Por me pushtimin e Kilikisë e të Qipros para së gjithash ishte hapur rruga për realizimin e synimit kryesor të Niqifor Fokës: ekspeditës në Siri. Në tetor të vitit 966 perandori kishte mbërritur nën muret e Antiokesë, por u detyrua të kthehet mbrapsht duarzbrazur. U deshën të kalojnë dy vjet që të rishfaqej në Siri: ekspedita e tij përparoi drejt jugut përgjatë bregut, duke pushtuar njërin qytet pas tjetrit dhe iu kthye përsëri Antiokesë. Me gjithë angazhimin e forcave të shumta, rrethimi po shkonte gjatë, perandori u detyrua të kthehej në Kostandinopojë dhe vetëm më 28 tetor 969 gjeneralët Pjetër Foka e Mihal Burca mundën të shtinin në dorë kryeqytetin sirian. Pas pak muajsh ra dhe Alepi.

Periudha e zhvillimit të fuqishëm të Perandorisë Bizantine përkoi gjithashtu me periudhën e ringjalljes së perandorisë së Perëndimit. U rindez kështu rivaliteti midis dy perandorive, i cili ideologjikisht mbështetej në idenë e njësisë e pandashmërisë së perandorisë dhe në faktin që si njëra ash- tu dhe tjetra pretendonin të ishin trashëgimtare të Romës. Nga pikëpamja politike, ky rivalitet buronte nga përplasja e interesave të të dy fuqive në Italinë e Jugut. Otoni i Madh, që kishte vënë kurorën perandorake në Romë një vit përpara ngjitjes në fron të Niqifor Fokës dhe që kishte pushtuar thuajse gjithë Italinë, dërgoi më 968 një delegacion në Kostandinopojë për të rënë miqësisht në ujdi mbi zotërimin e asaj pjese të Italisë që ende nuk kishte rënë në duar të tij. Ambasadori i tij, peshkopi Liutprand i Kremonës, që kishte qenë në Kostandinopojë edhe më 949 në kohën e Konstandinit III i dërguar me mision nga Berengari II, i parashtroi qeverisë bizantine projektin e një lidhjeje martesore midis djalit të Otonit I dhe një motre të pe- randorit të ri Porfyrogjenet të Bizantit, që do të sillte në pajë zotërimet e Pe- randorisë Bizantine në Italinë e jugut. Ky propozim u tingëlloi bizantinëve si një tallje dhe ata iu përgjigjën me një tallje. Perandori bizantin e shihte se me ngjarjet e fundit në Perëndim, interesat dhe prestigji i perandorisë së tij ishin dëmtuar në pikëpamje të ndryshme. Fakti që Otoni kishte marrë kurorën perandorake dhe ishte bërë zot i Romës e i kishës romane, kishte shtënë në dorë thuajse gjithë Italinë, ishte lidhur me princat e Kapuas e të Beneventit, që ishin vasalë të Perandorisë Bizantine, dhe që kishte sulmuar - natyrisht pa sukses - Barin bizantin, të gjitha këto e ngacmonin së tepërmi perandorin bizantin, i cili pas sukseseve të bujshme të kohëve të fundit në Lindje, ishte më tepër se kurrë i vetëdijshëm për forcën e vet. Lajmëtarit guximtar të Otonit të Madh, që në Kostandinopojë u trajtua gati si rob, iu tha se zotëria e tij nuk ishte as perandor as romak, por thjesht një mbret barbar dhe se në këto kushte as që mund të bëhej fjalë për martesë midis një sovrani barbar dhe një princeshe perandorake porfyrogjenete.

Edhe Bullgaria fqinje nuk e kuptoi menjëherë rëndësinë e zhvillimit të madh të potencialit të shtetit bizantin. Pas pushtimit të Kilikisë e të Qipros, në vjeshtën e vitit 965 përfaqësues bullgarë mbërritën në Kostandinopojë për të kërkuar dhënien e haraçeve që detyroheshin qeveritë e mëparshme bizantine.’96 I zemëruar nga një arrogancë e tillë, perandori urdhëroi të rriheshin ambasadorët dhe pastaj i përcolli në atdhe plot fyerje e kërcënime. Megjithatë, u mjaftua të shembë disa fortesa kufitare bullgare dhe nuk kërkoi luftë të hapur me Bullgarinë, pasi nuk dëshironte të shkëputej nga veprimet luftarake në Lindje. Sa për bullgarët, ai i bëri thirrje princit rus Svjatosllav që të merrej me ta, duke i premtuar shpërblim të mirë. Thirrja e perandorit bizantin u prit mirë nga i biri luftarak i Ollgës, princesha e krishterë mike e Bizantit, që kishte shpartalluar mbretërinë e Kazarëve dhe i kishte krijuar vetes pushtet të madh. Më 968 ky kapërceu Danubin dhe theu me lehtësi bullgarët, që ishin të përçarë politikisht. Por këtë nuk e bëri për hir të perandorit, por për të vendosur sundimin e vet në Danub. Një sulm i peçenegëve mbi Evin më 969 e detyroi të kthehej në atdhe, por në verën e po atij viti u shfaq përsëri në Ballkan, hoqi nga froni carin Boris II djalin e Pjetrit, që kishte vdekur ndërkohë, dhe e shpalli veten sundimtar i bullgarëve. Niqifori e kuptoi se kishte vënë duart e veta në vend të kundërshtarit të dobët të dikurshëm një armik shumë herë më të fortë e të rrezikshëm. Ndaj u përpoq të lidhej me Bullgarinë kundër Svjatosllavit dhe projektoi një martesë të perandorit të ri Porfyrogjenet me dy princesha bullgare. Por nuk ishte aq e lehtë të ndreqej gabimi i bërë. Në krahun e Ballkanit Niqifori i la një trashëgimi të vështirë pasardhësit të tij.

Gjashtë javë pas pushtimit të Antiokesë, Niqifor Foka ra viktimë e një atentati. Me gjithë sukseset madhështore ai nuk arriti kurrë të bëhej një sovran popullor. Regjimi militarist i perandorit, që ia kishte nënshtruar gjithë jetën eshtetit interesave të ushtrisë, duke ashpërsuar pa mëshirë barrën e taksave për të financuar fushatat e mëdha ushtarake, përbënte një peshë të rëndë për popullsinë. Dimë se në kohën e tij pati një rritje të madhe çmimesh dhe një zhvleftësim të monedhës. Sidoqoftë nuk qe mllefi i popullit ai që e çoi në greminë, por konflikti me Johan Cimishën, ish mikun e tij, dhe tradhtia e gruas, Teofanos. Ajo u bë e dashura dhe bashkëpunëtorja e gjeneralit lavdiplotë, që ishte trupvogël por, ndryshe nga perandori Niqifor, shumë i hijshëm dhe i pajisur me një personalitet të spikatur e magjepsës. Ishte pikërisht ajo autorja e atentatit kundër të shoqit: Cimisha dhe miqtë e tij vetëm sa e ndoqën pas. Natën e 10-11 dhjetorit 969 Niqifor Foka u ther në shtratin e tij.

Johan Cimisha hipi në fronin perandorak (969-976). Por Teofanoja kishte gabuar rëndë kur kishte shprehur se ai do ta merrte për grua. Hakun e perandorit të vrarë e mon patriku Polieukt që ishte kryekëput i vendosur të mos linte pa ndëshkuar krimin e kryer. Ai i kërkoi Cimishës të pendohej, të dëbonte perandoreshën Teofano nga pallati perandorak dhe të ndëshkonte vrasësit e perandorit Niqifor, bashkëpunëtorë të tij. Perandori u detyrua të dorëzohet përpara të gjitha kërkesave të patrikut. Vetëm pasi i çoi në vend këto kërkesa patriku e lejoi të futej në kishë dhe pranoi ta kurorëzojë.

Kjo Kanosë bizantine nuk mbeti pa lënë gjurmë në marrëdhëniet midis shtetit ekishës.Triumfinmoral të kishës e plotësoi vetë Cimisha, i cili u detyrua të revokojë ligjin e paraardhësit të tij kundër pronave manastirore e kishtare. Prej këtij perandori, njëri ndër më të mëdhenjtë e më të fuqishmit, ruhet një fjalim që ngjan me një deklaratë besnikërie ndaj doktrinës së Epanagoges së Fotit: "Në këtë jetë unë njoh dy pushtetet: klerin dhe perandorinë. Të parit Krijues i botës i ka besuar kujdesin e shpirtrave, të dytit pushtetin mbi trupat; nëse asnjëra nga të dy pjesët nuk dëmtohet, mirëqenia e botës është siguruar." Teofanoja shkoi në mërgim, prej nga u kthye vetëm pas ardhjes në pushtet të bijve të saj; në këtë mënyrë përfundonte misioni historik i kësaj gruaje, që zë një vend të veçantë në historinë bizantine si grua dhe vrasëse e Niqifor Fokës, dashnore e Johan Cimishës e nënë e Bazilit II. Cimisha lidhi një martesë politike, që mundohej të respektonte sa më shumë parimin legjitimist: u martua me Teodorën, vajzën jo më të re të Kostandinit VII, hallë e perandorëve të rinj Bazil e Konstandin. Ashtu si dikur Niqifori, tani ishte vrasësi i tij Cimisha që mori rolin e tutorit të dy Porfyrogjenetëve. Drejtimi i çështjeve civile mbeti në duar të parakoimomenos Bazilit, që ishte hedhur në kohën e duhur në anën e Cimishës dhe që do të vazhdonte të ushtronte ndikimin e madh. Më kot të afërmit e perandorit të vrarë u përpoqën t'i heqin fronin Cimishës. Barda Foka, një nip i perandorit Niqifor dhe djalë i kuropalates Leon, u shpall perandor në Cezarea, kështjellë e familjes Foka, por u zu rob nga Barda Skleri, një kunat i Johan Cimishës, dhe u mbyll bashkë me familjen e tij në një manastir në ishullin e Kios. Vetë knropalati Leon, pas dështimit të një revolte u verbua.

Si dhe Niqifor Foka, Cimisha i përket aristokracisë së lartë. Nga ana e babës ai ishte kushën me familjen Kurkuas, nga ajo e nënës me vetë Fokat, ndërsa gruaja e parë e tij ishte një Sklerinë. Por ndryshe nga paraardhësit e tij ai nuk qe për të favorizuar fisnikërinë në politikën agrare. Ruhen dy dokumente që tregojnë sesi Cimisha i urdhëroi funksionarët e themave të bënin hetime në pronat e manastireve dhe të latifondistëve dhe në rast se gjenin aty ish stratiotë e ish bujq në varësi të shtetit, t'i vinin ata përsëri nën administratën shtetërore. Nga ky shembull mund të kuptohet qartë se administrata qendrore bizantine duke luftuar kundër zhvillimit të latifondit mbronte interesat dhe të drejtat e veta. Në mënyrë që të bënte të pamundur largimin e fshatarëve dhe të ushtarëve të vet, qeveria perandorake organizoi masa të rrepta policore, lejoi të bëheshin kontrolle e reprezalje në pronat e të fuqishmëve dhe ktheu mbrapsht me forcë në vendbanimet e para stratiotët dhe bujqit shtetërorë që nuk kishin siguruar banim të qëndrueshëm në ato toka. Në këtë mënyrë i ktheu me lehtësi pronarët e vegjël të dikurshëm të pavarur në paroikoi të shtetit, pasi jo vetëm nuk u njohu atyre të drejtën të dispononin lirshëm parcelat e tyre, por u hoqi dhe lirinë e vendbanimit.

Ashtu si Niqifori dhe Johan Cimisha ishte një gjeneral i pajisur me aftësi gjeniale dhe si burrë shteti e kalonte paraardhësin e tij tepër impulsiv. Gjendja e ndërlikuar e krijuar në Ballkan pas thirrjes së Svjatosllavit, kërkonte një zgjidhje të menjëhershme, ngaqë qëndrimi i princit të fuqishëm rus bëhej gjithnjë e më shumë kërcënues dhe po dukej se bullgarët ishin të prirë të hdheshin me të për një luftë të përbashkët kundër Bizantit. Përpjekjet e perandorit për të rënë në ujdi qenë të kota. Sovrani i ri i Bullgarisë kërkonte, as më shumë e as më pak, kalimin e bizantinëve në Azi për t'i lënë atij pjesën europiane të perandorisë me Kostandinopojën. Cimishës nuk i mbetej rrugë tjetër përveç armëve. Fushata e tij kundër Svjatosllavit renditet ndër bëmat më të shkëlqyera të historisë ushtarake bizantine. Në prill 971 marshoi kundër Preslavit dhe e mori kryeqytetin bullgar pas një beteje të shkurtër por të egër. Pastaj përshëndeti si sovran të bullgarëve perandorin e shfronësuar që kishte rënë në duart e tij. Ky qëndrim largpamës dhe i llogaritur si dhe marshimi fitimtar i ushtrisë bizantine u bëri përshtypje bullgarëve, që filluan të shkëputen nga Svjatosllavi. Nga Preslavi, Cimisha iu drejtua me një marshim të shpejtë qytetit danubian të Silistrës (Durostorum), brenda mureve të të cilit kishte gjetur shpëtim Svjatosllavi. Silistra u rrethua dhe në të njëjtën kohë u shfaq në Danub flota bizantine me armën e frikshme të saj, zjarrin grek. Rusët u përpoqën të qëndronin në mënyrë të dëshpëruar, por ushtria perandorake zmbrapste çdo përpjekje të tyre për të dalë jashtë qytetit, ndërkohë që brenda tij uria po bëhej gjithnjë e më e padurueshme. Në fund të korrikut, pasi përpjekja e fundit për të çarë rrethimin kishte dështuar, rusët u shtynë përtej mureve të qytetit pas një beteje jashtëzakonisht të përgjakshme, që shteroi edhe forcat e fundit të bizantinëve. Svjatosllavi iu dorëzua fitimtant. Ai premtoi të braktisë menjëherë Bullgarinë dhe të mos kthehej më në Ballkan, të mos sulmonte territorin bizantin as edhe në Kerson dhe të ndihmonte bizantinët në mbrojtje nga armiqtë e mundshëm. Nga ana e tij, perandori i furnizoi ushtarët e tij të uritur me ushqime dhe ripohoi privilegjet e vjetra tregtare të rusëve. Pas një takimi personal me atë që e kishte mundur, Svjatosllavi u kthye në atdhe, por në rrugë e sipër mbeti i vrarë në një betejë me peçengët afër grykës së Dnieprit. Fitorja e madhe e Johan Cimishës i solli Bizantit një dobi të dyfishtë: perandoria hiqte qafe një kundërshtar të rrezikshëm që e kishte treguar fuqinë e tij me pushtimin e mbretërisë së Kazarëve dhe nënshtrimin e Bullgarisë; në të njëjtën kohë ajo e vinte Bullgarinë nën sundimin bizantin. Në fakt, megjithëse gjatë luftës kundër Svjatosllavit Cimisha u paraqit si çlirimtar i bullgarëve, ai nuk kishte ndër mend të rivendoste gjendjen e mëparshme. Vendi shtrihej nën këmbët e tij dhe ai e aneksoi atë, cari Boris u çua rob në Kostandinopojë dhe patriarkati bullgar u eliminua. Problemin tjetër që e kishte trashëguar të pazgjidhur nga paraardhësi i tij, Johan Cimisha e zgjidhi në rrugë diplomatike. Trashëgimtarit të fronit të Otonit të Madh ai i dërgoi jo princeshën porfyrogjenete, siç ishte kërkuar, por një kushërirë të tij, Teofanon, me të cilën Otoni II u martua në Romë më 14 prill 972. Konflikti me perandorinë e Perëndimit, që për shkak të arrogancës së Niqifor Fokës ishte ashpërsuar tej mase, u mënjanua të paktën përkohësisht, dhe status quo-ja në dukej u rivendos.

Më 972 rifilloi lufta në Lindje, që u hap me një inkursion të perandorit në Nisibi e Majafarkin,207 në territorin e Mesopotamisë. Por fusha kryesore e betejës ishte Siria, ku duheshin konsoliduar dhe çuar më tej arritjet e Niqifor Fokës. Fatimidët, që pak kohë më parë kishin vendosur sundimin e tyre në Egjipt, e shtrinë pushtetin e tyre në territorin e Lindjes së afërme dhe më 971 sulmuan Antiokenë. Johan Cimisha u përgjigj më 974 me një ekspeditë të fuq- ishme, që u përsërit më 975, dhe që pati karakterin e një kryqëzate të vërtetë. Në ditët e para të prillit, perandori u nis nga Antiokea në drejtim të Emesës dhe prej këtej cirejt Baalbekut, që u pushtua pas një qëndrese të shkurtër. Edhe Damasku iu dorëzua perandorit fitimtar, njohu sovranitetin e tij dhe pranoi tëpaguajë haraç. Pastaj Cimisha hyri në Tokën e Shenjtë, pushtoi Tiberiadën, Nazaretin, qytetin bregdetar të Akos (Ak-rit) dhe në fund Cezarean, kështjel- lën kryesore të arabëve afrikanë. Perandori nuk ishte larg Jerusalemit, Qytetit tëshenjtë, por e parandjeu rrezikun që e priste nëse do vazhdonte ofensivën. Ndaj mori rrugën drejt veriut dhe gjatë marshimit pushtoi një radhë qytetesh bregdetare, midis të cilave Bejrutin e Sidonën. Në të gjitha qytetet e pushtuara u vendosën komandantë perandorakë. Cimisha i dërgoi aleatit të tij, mbretit armen Ashot, një mesazh fitoreve, që fillonte me këto fjalë: "Gjithë Fenikia, Palestina dhe Sina janë çliruar nga zgjedha e Saraçenëve dhe njohin sovranitetin e bizantinëve." Kjo frazë, vetëkuptohet, përmban teprime, pasi nuk përshkruan atë që vërtet qe arritur, por synimin që perandori kërkonte të arrinte me kryqëzatën e tij. Por edhe çka ai kishte mundur të pushtonte me fushatën e tij të shpejtë e triumfale, përbënte një sukses të shkëlqyer. Me këtë, fitoret e Niqifor Fokës jo vetëm ishin konsoliduar, por dhe ishin çuar më tej dhe pozita hegjemoniste e Perandorisë Bizantine në Lindjen e Afërme ishte bërë mjaft solide. Johan Cimisha u kthye në Kostandinopojë nga fushata e tij e madhe i sëmurë rëndë. Me sa duket, fjala ishte për tifo. Vdiq më 10 janar 976. Mbretërimi i tij i lavdishëm u mbyll kështu krejt papritur pa i mbushur akoma të gjashtë vjetët.

Apogjeu i fuqisë bizantine: Bazili II

Megjithëse të drejtat perandorake të përfaqësuesit të ligjshëm të dinastisë maqedone,ashtu si në kohën e Niqifor Fokës, edhe nën Johan Cimishënmbetën të padiskutuara, prapëseprapë në ndërgjegjen e fisnikëve bizantinë po shuhej dalëngadalë ideja se froni i takonte me çdo kusht Porfyrogjenetit (princit trashëgimtar). Po bëhej zakon që pushteti të binte në duart e ndonjë gjenerali, pjesëtar i familjeve fisnike. Kështu, pas vdekjes së Johan Cimishës, kunati i tij Barda Skleros u orvat të zërë vendin vakant të bashkëperandorit. Dukej se dinastinë perandorake maqedone po e ndiqte fati i keq të bëhej viktimë e oborrtarëve të vet më të fuqishëm, njëlloj siç ndodhte tek Merovingët apo te kalifi i Bagdadit, që në krahasim me një sulltanat ushtarak të gjithëfuqishëm ishte kthyer në një element krejt dekorativ pa farë rëndësie. Ishte energjia e jashtëzakonshme e perandorit të ri Bazilit II ajo që shpëtoi dinastinë e tij nga një fat i tillë.

Djemtë e Romanit II kishin arritur tashmë një moshë që mund të drejtonin: Bazili ishte tetëmbëdhjetë vjeç kurse Konstandini gjashtëmbëdhjetë. Me ndihmën e çmuar të të afërmit të tyre, eunukut Bazil, ata mundën ta marrin pushtetin. Por vetëm vëllai i madh e ushtroi efektivisht atë. Konstandini VIII, ashtu si i ati, qe një djalosh i lehtë që e kishte mendjen vetëm për bankete dhe jetë qejfi. Krejt ndryshe ishte Bazili II, që e tregoi veten shumë shpejt si njeri me vullnet të hekurt dhe me energji të pashtershme. Ishte i vetmi që kishte brumin e sovranit dhe i vetmi burrë shteti i madh ndër të gjithë pasardhësit e Bazilit I. Por dhe ai ishte krejt i papërgatitur për të ushtruar funksionet e sovranit. Qysh kur ishte fëmijë ishte trajtuar thjesht si figurant në ceremoninë e oborrit apo si një shtojcë e thjeshtë dekorative nga uzurpuesit e fuqishëm. Ndaj fillimisht edhe ai u gjend i pambrojtur ndaj ngjarjeve të jashtme. Por provat e rënda që iu desh të kapërcejë pas liipjes në fron e poqën dhe e kalitën karakterin e tij. Timonin e shtetit fillimisht e mori në duart e tij të regjura parakoimomenos Bazili. Ndaj dhe rebelimi i organizuar nga Barda Skleri drejtohej pikërisht kundër tij dhe jo kundër njerëzve të tij që nuk dukeshin aspak të rrezikshëm. Barda Skleri, eksponent i njërës prej familjeve më të vjetra e më të pasura bizantine, gjeneral i shquar, që nën sundimin e kunatit të vet Cimishës, kishte ushtruar ofiqin më të lartë ushtarak, atë të domestikut të Lindjes, në verën e vitit 976 u shpall perandor nga trupat e tij. Pasi theu njërin pas tjetrit gjeneralët besnikë të perandorit që u dërguan kundër tij, futi pak nga pak nën pushtetin e vet gjithë Azinë e Vogël, dhe në fillim të vitit 978 pasi pushtoi Nikenë, iu afrua kryeqytetit. Në këtë çast tejet të rrezikshëm, eunuku Bazil iu drejtua nipit të perandorit Niqifor, Barda Fokës, një luftëtar i tmerrshëm me trup gjiganti, që dikur kishte bërë një përpjekje për grusht shteti kundër Johan Cimishës. Atëherë kishte qenë Barda Skleri që e kishte thyer dhe e kishte detyruar fi bindej Johan Cimishës, kurse tani qe pikërisht ai që nënshtroi Sklerin dhe e vuri në bindje të perandorit të ri. Në fakt, Barda Foka e mundi kundërshtarin e vet të dikurshëm, por jo aq për t'i bërë shërbim perandorit të ligjshëm, sa në cilësinë e përfaqësuesit të familjes së fuqishme të Fokajve, duke e detyruar uzurpatorin të tërhiqej. Skleri i fitoi betejat e para, por më 24 maj 979, në fushën e Pankaleas jo larg Amorit, Foka arriti ta thyejë kundërshtarin në duel dhe pastaj shpartalloi vendosmërisht edhe ushtrinë e tij. Sklen u strehua në oborrin e kalifit dhe kështu, pas tre vjet luftimesh, u mbyll lufta e parë civile, e cila shumë shpejt u ndoq nga ndërlikime të tjera serioze.

Disa vjet më vonë, shpërtheu grindja midis perandorit Bazil dhe kushëririt të tij të plotfuqishëm. Bazili tashmë nuk qe një adoleshent i papërvojë dhe i varur nga të tjerët. Atëherë u shfaqën forca dhe etja e tij për pushtet. Tutela të cilën dikur e kishte pranuar me dëshirë, tani po i dukej e padurueshme, derisa dëshira e pashuar për sundim dhe mllefi që e gërryente për shkak të mënjanimit nga punët e shtetit, u kthyen në një ndjenjë urrejtjeje kundër njeriut, të cilit i detyronte edukatën politike dhe vetë fronin. Në këtë mënyrë punët erdhën në mënyrë të tillë që ai burrë shteti i madh, që aq mirë e dinte sesi duhej sjellë me perandorët-ushtarët aq të vrazhdët, ra viktimë e etjes rinore për pushtet të nipit të tij. Ka të ngjarë që ai ta ketë parandjerë fatkeqësinë që e priste, ndaj organizoi një komplot kundër beniaminit të tij mosmirënjohës duke u lidhur me Barda Fokëndhe gjeneralë të tjerë. Por perandori kundërveproi në kohë. Eunuku Bazil u arrestua si rebel i zakonshëm. Pronat e tij të pallogaritshme u konfiskuan dhe ai vetë u dërgua syrgjyn, ky vdiq i dërmuar nga fati i tij tragjik.

Zyrtarisht sundimi autokratik i Bazilit II fillon nga vitit 976, por drejtimi i pavarur i tij filloi vetëm pas largimit të eunukut të madh, më 985. Sesa absolut kishte qenë gjithëpushteti i parakoimomenit dhe sesa i hidhur e i qëndrueshëm kishte qenë mllefi i perandorit për shkak të mënjanimit të tij nga qeverisja, këtë e tregon fakti që ai deklaroi të pavlefshëm ligjet e nxjerra përpara largimit të kushëririt të tij, përveç rasteve kur ato përmbanin një shënim konfirmimi retrospektiv të shkruar me dorën e tij: kjo ndodhte sepse "në periudhën që fillon me sundimin tonë autokratik e përfundon me largimin e parakoimomenos Bazilit... shumë gjëra ndodhën jo sipas dëshirës sonë, pasi vullneti i tij bënte ligjin dhe vendoste për gjithçka."

Ndërmarrja e parë e pavarur e Bazilit II qe fushata e tij ballkanike e vitit 986. Vdekja e të fuqishmit Cimisha i kishte çliruar armiqtë e perandorisë nga njëmakth. Lufta civile që vijoi paskëtaj si dhe ndërlikimet e tjera që ndodhën në Bizant, i lanë dorë të lirë për disa vjet veprimeve të tyre. Nëse sulmet e largëta të kalifatit fatimid të Egjiptit, që mbetej i vetmi kundërshtar serioz i perandorisë në lindje, mund të zmbrapseshin nga viset periferike, paralizimi i pushtetit qendror bizantin pati pasoja të thella në zhvillimin e ngjarjeve në Ballkan. Pas vdekjes së Johan Cimishës shpërtheu një kryengritje në territorin maqedon, e drejtuar nga katër Komitëpullët, djem të komes ikollës, një qeveritar provincial në Maqedoni. Kryengritja mori përmasa serioze dhe u kthye në një luftë çlirimtare, që shkëputi nga Bizanti pjesën më të madhe të Gadishullit Ballkanik. I vënë në dijeni për kryengritjen e Ballkanit, cari bullgar i shfronësuar, Borisi, u arratis nga Kostandinopoja me vëllanë e tij Romanin, por vdiq ndërsa po kalonte kufirin. Romani mundi të mbërrijë në atdhe, por meqenëse ishte zhburrëruar nga bizantinët, nuk mund të pretendonte kurorën e carit. Drejtimi i luftës dhe pastaj edhe kurora e carit i takoi më të voglit të Komitopullëve, tnmit Samuel. Në fakt dy vëllezërit e mëdhenj ranë nëbetejë kurse i treti u vra më vonë nga dora e Samuelit.

Samueli u bë krijuesi i një perandorie të fuqishme, qencira e së cilës ishte në fillim Prespa e pastaj Ohri. Pak nga pak ai bashkoi nën pushtetin e tij të gjithë territorin e Maqedonisë, me përjashtim të Selanikut, territorin e vjetër bullgar midis Danubit dhe vargmaleve Ballkan, Thesalinë, Epirin, një pjesë të Shqipërisë me Durrësin e në fund edhe Rashën e Dioklenë. Gjatë sundimit të Samuelit u ringjall edhe patriarkati bullgar, që kishte qenë hequr nga Cimisha. Pasi ndërroi disa seli me radhë, patriku zuri vend në Ohër, kryeqytet i Samuelit. Si qendër e re kishtare, Ohri do të jetonte edhe shekuj të tjerë pas shembjes së perandorisë së Samuelit.

Në pikëpamje politike e kishtare, perandoria e re konsiderohej vazhdim i perandorisë së Simeonit dhe të Pjetrit: si nga krijuesit e saj ashtu dhe nga bizantinët ajo ishte thjesht perandori bullgare. Në fund të fundit atë kohë, përveç Bizantit, vetëm Bullgaria gëzonte traditën e një perandorie dhe të një patriarkane të vetën. Samueli e bëri të vetën këtë traditë. Por në të vërtetë mbretëria e tij maqedone dallonte thellësisht nga mbretëria e vjetër e bullgarëve. Për shkak të përbërjes dhe të karakterit, ajo ishte një ngrehinë e re dhe e veçantë. Epiqendra u zhvendos drejt perëndimit dhe jugut dhe Maqedonia që kishte qenë një krahinë periferike e mbretërisë së dikurshme bullgare, tani formonte bërthamën e vërtetë të saj.

Ekspansionizmi i Samuelit ndoqi fillimisht drejt jugut. Pas sulmeve kundër Serres dhe Selanikut bullgarët bënë inkursione të vazhdueshme në Thesali, që çuan në një rezultat të rëndësishëm: pas një rrethimi të gjatë, në fund të vitit 985 apo në fillim të 986-ës, Larisa ra në dorë të Samuelit. Kjo e shtyu perandorin Bazil të organizojë një kundërmësymje, por ndeshja e tij e parë me Samuelin nuk doli mirë. Ai u përpoq të futet në territorin e Serdikës nëpërmjet të ashtuquajturës Portë e Trajanit. Por përpjekja për të pushtuar qytetin dështoi dhe gjatë tërheqjes ushtria perandorake u sulmua e u mund (gusht 986).  Tani Samueli mund të ndërtonte pa u shqetësuar fuqinë e tij dhetështrinte fuqimisht kufijtë e perandorisë së tij në të katër anët, ndërkohë që në Bizant shpërthente një luftë e re shumë më e rreptë civile.

Duke marrë zemër nga mossuksesi i perandorit, manjatët bizantinë ngritën krye. Në fillim të vitit 987 Barda Skleri u rishfaq në territorin bizantin dhe veshi përsëri purpuren. Barda Foka, që ishte degraduar për shkak të lidhjes së tij me parakoimomenos Bazilin, u emërua përsëri kryekomandant në Azi për të zbntur edhe një herë në fushën e luftës kundër adashit të tij. Por edhe ai ngriti krye kundër perandorit, të cilit nuk ia falte që e kishte lënë në hije vitet e fundit dhe, duke ndjekur shembullin e kushëririt të tij të madh, më 15 gusht 987 u shpall perandor. Ajo çka e bëri vërtet të rrezikshme revoltën e tij qe fakti se ajo u parapri nga një mbledhje e komandantëve të lartë të ushtrisë dhe të përfaqësuesve të familjeve të mëdha latifondiste të Azisë së Vogël. Në këtë mënyrë uzurpatori gëzonte mbështetjen e komandantëve të lartë të ushtrisë, që ishin të zemëruar nga pavarësia e perandorit të ri, si dhe të aristokracisë latifondiste, që shihte të rrezikoheshin ambiciet e saj. Barda Foka tani ra në ujdi me ish rivalin e tij të dikurshëm. Perandoria duhej të ndahej, Foka do të merrte pjesën europiane me Kostandinopojën, kurse Skleri territoret aziatike. Pas një periudhe të shkurtër bashkëpunimi, Barda Foka, që ishte i vetëdijshëm për epërsinë e forcave të tij, urdhëroi të arrestohej pretendenti tjetëri fronit dhe doli si pretendenti vetëm. Gjithë Azia e Vogël qe etija dhe në fillim të vitit 988 iu afrua Kostandinopojës. Një pjesë e ushtrisësë tij ndodhej afër Krisopolit, tjetra pranë Abidos dhe në këtë mënyrë u përgatit njësulm i njëkohshëm nga toka e nga deti, kundër Kostandinopojës.

Pozita e perandorit të ligjshëm ishte e dëshpëruar. Vetëm një ndihmë nga jashtë mund ta shpëtonte. Bazili II e kuptoi me kohë këtë domosdoshmëri dhe i bëri thirrje princit rus Vladimir. Në pranverë të vitit 988 një kontingjent rus prej 6 mijë vetësh u shfaq në territorin bizantin e kështu, druzhina e famshme variago-ruse e shpëtoi situatën në çastin e fundit. Nën komandën personale të perandorit, Variagët i shkaktuan rebelëve një disfatë të rëndë pranë Krizopolit. Pas kësaj, më 13 prill 989, lufta u vendos përfundimisht në betejën e Abidos, ku Barda Foka gjeti vdekjen, me sa duket nga një infarkt. Rebelimi qe shuar. Një kryengritje e re e Barda Skleros përfundoi me një zgjidhje paqësore dhe me nënshtrimin e uzurpatorit. Druzhina Varigao-ruse qëndroi në shërbim të bizantinëve dhe, e përforcuar vazhdimisht nga rekrutë të rinj variagë e normanë, luajti një rol të rëndësishëm në ushtrinë bizantine.

Si shpërblim për këtë ndërhyrje shpëtimtare, princi i Kievit do të martohej me porfyrogjenetën Ana, motër e perandorit, në rast se Vladimiri dhe populli i tij do të pranonin të pagëzoheshin. Ky qe një lëshim tepër i madh: deri atëherë asnjë princeshë bizantine porfyrogjenete nuk qe martuar me një të huaj. Cari bullgar Pjetër u desh të kënaqej me një Lekapene, Otoni II me një kushërirë të uzurpatorit Cimisha; vetëm sovrani i mbretërisë së re ruse mundi t'i sigurojë vetes nderin e jashtëzakonshëm të bëhej kunat i perandorit të ligjshëm. Një lidhje e tillë binte ndesh aq shumë me traditën dhe me krenarinë bizantine, sa që pas largimit të rrezikut në Kostandinopojë u hodh ideja për të tërhequr mbrapsht fjalën që ishte dhënë në një moment kritik. Për ta detyruar Bizantin të dorëzonte princeshën, Vladimiri sulmoi zotërimet bizantine në Krime dhe pushtoi Kersonin (verë 989).

Kristianizimi i shtetit të Kievit nuk përfaqësonte vetëm fillimin e një ere të re për zhvillimin e Rusisë, por edhe një sukses të pashembullt të Bizantit. Rrezja e ndikimit bizantin u zgjerua kështu fare papritur dhe shteti sllav më i madh e më me të ardhme u vu nën drejtimin shpirtëror të Kostandinopojës. Kisha e re ruse u vu në varësi të patriarkatit të Kostandinopojës dhe u drejtua fillimisht nga metropolitë greke të dërguar nga Bizanti. Për shumë kohë zhvillimi kulturor i Rusisë e ndjeu fort ndikimin bizantin.

Bazili II doli fitimtar nga lufta kundër aristokracisë së Azisë së Vogël. Pas një lufte të dëshpëruar, pas luftërash të tmerrshme civile, të gjithë armiqtë e kundërshtarët e tij ishin eliminuar. Por lufta kishte zgjatur për vite të tëra dhe në këto vite me përvoja të hidhura karakteri i perandorit kishte ndryshuar mjaft. Për të kishin marrë fund gëzimet e jetës, të cilave u ishte kushtuar me pasion të shfrenuar në rininë e tij. Ai u bë një njeri i zymtë, i mbyllur, nuk i zinte besë askujt, nuk dinte ç'ishte miqësia e dashuria. Nuk u martua kurrë. Jetonte i vetëm, i mbyllur në vetvete. Dhe po ashtu i vetëm, pa përfillur këshillat e të tjerëve, qeveriste perandorinë si autokrat në kuptimin e vërtetë të fjalës. Mënyra e tij e jetesës i ngjante asaj të një asketi apo të një luftëtari. Nuk e tërhiqnin lukset e oborrit dhe megjithëse ishte nip i të diturit Konstandin Porfyrogjenet, nuk interesohej as për artin e as për dijen. E urrente artin e retorikës, që çmohej aq shumë në Bizant. Mënyra e tij e të shprehurit, e thjeshtë dhee prerë, u dukej bizantinëve të ndjeshëm e të rafinuar si e pagdhendur dhe evrazhdë. Edhe pse armik i fisnikërisë, nuk u përpoq të fitojë përkrahjen e popullit. Nga shtetasit kërkonte bindje, jo dashuri. Ambicia e tij e vetme ishte të rritej fuqia e shtetit dhe të luftoheshin armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm të perandorisë.

Pasi shpartalloi aspiratat politike të manjatëve bizantinë, Bazili iu vu punës për t'u vënë fre ambicieve të tyre ekonomike. Në kohën e tij Roman Lekapeni e kishte kuptuar që zgjerimi i latifondit provincial po e minonte strukturën ekonomiko-shoqërore të shtetit bizantin. Por qe vetëm Bazili II ai që, me përvojat e fëmijërisë e të rinisë së tij, ishte në gjendje të vlerësonte pasojat politike të këtij procesi. Ai iu kthye politikës agrare antiaristokratike të filluar nga Roman Lekapeni dhe e vazhdoi atë me konsekuencë dhe me ashpërsi akoma më të madhe. Në këtë rrugë e frymëzonin jo vetëm llogaritë politike që kërkonin të vihej dorë për të shpëtuar pronat e fshatarëve dhe të ushtarëve, por dhe urrejtja personale që kishte kundër familjeve të manjatëve, të cilat kishin dashur t'i rrëmbenin fronin atëror. Radikalizmi e bëri të mos pyesë për panmet e ligjit dhe të drejtësisë. Kështu e pësoi Eustak Malini, një ish bashkëluftëtar i Barda Fokës, tek i cili Bazili kishte qenë mik gjatë kthimit nga një fushatë në Siri. Pasuritë e pallogaritshme të këtij manjati nga Kapadokia, prona e tij të pafundme dhe sidomos numri i madh i skllevërve dhe i vartësve, me të cilët mund të krijohej një repart ushtarak me më tepër se njëmijë burra, bënë përshtypje aq të madhe tek perandori, saqë ky e ftoi mikun në Kostandinopojë, ku e mbajti rob të privilegjuar. Pasuritë e tij u konfiskuan nga shteti.

Në novelën e tij të vitit 996, Bazili i përmend qartë familjet e Fokajve dhe të Malinëve si përfaqësueset më të mëdha të aristokracisë latifondiste. Dispozita më e rëndësishme që novela e tij sjell si shtojcë të legjislacionit të mëparshëm, është heqja e afatit të skadimit 40-vjeçar pas të cilit, sipas ligjeve të dikurshme, humbte e drejta për të kërkuar kthimin e tokës së blerë në mënyrë të paligjshme. Novella e Bazilit II nxjerr në pah se për vetë pozitën e tyre, të fuqishmit e kishin shumë të lehtë ta kalonin afatin pa i hyrë gjemb në këmbë dhe paskëtaj të siguronin pronësinë përfundimtare mbi pronat e blera në mënyrë joligjore. Prandaj perandori vendosi që të gjitha blerjet e kryera nga të pasurit prej të varfërve pas daljes së ligjit përkatës në kohën e Roman Lekapenit, duhet H ktheheshin të varfërve pa marrë parasysh asnjë afat skadimi dhe pa kurrfarë shpërblimi nga ana e zotëruesve të mëparshëm. Sa për arkën e shtetit, sipas Bazilit II nuk kishte asnjë lloj skadence: e drejta e shtetit për të konfiskuar kishte vlerë prapavepruese deri në kohën e Augustit!

Në këtë novelë Bazili II përpiqet të kufizojë edhe shtrirjen e pronave tokësore të kishës në dëm të pronës fshatare. Kuvendet e ngritura nëpër fshatra me kontributin e fshatarëve dhe që kishin një numër të vogël murgjish, nuk mund të konsideroheshin manastire por vetëm vende lutjeje; ato do të viheshin në varësi të bashkësive fshatare dhe do përjashtoheshin nga derdhja e detyrimeve në favor të peshkopit. Ndërsa kuvendet më të mëdha me më shumë se tetë murgjër, mbeteshin nën varësinë e peshkopit, por nuk mund të blinin toka të reja. Me këtë dispozitë, Bazili risillte në jetë një urdhëresë të hershme të stërgjyshit të tij, Roman Lekapenit por ai preferon të mos bëjë asnjë aluzion për ligjin akoma më radikal të Niqifor Fokës, që kishte qenë revokuar nga Johan Cimisha.

Bazili II mori masa gjithnjë e më të ashpra kundër manjatëve. Pak vjet pas heqjes së afatit të skadimit, ai u ngarkoi atyre detyrimin që të paguanin allelengyon-in për të varfrit, me një fjalë i bëri përgjegjës për pagimin e taksave nga ana e fshatarëve. Në këtë mënyrë, pesha e sistemit të allelengyon-it e cila deri atëherë, në bazë të parimit të pagesës kolektive të taksave nga ana e bashkësisë së fshatit, rëndonte mbi fqinjët e mospaguesit, iu ngarkua vetëm latifondit. Kjo masë e rëndësishme pati efekt të dyfishtë: nga njëra anë i jepte një tjetër grusht të fuqishëm manjatëve, nga ana tjetër i jepte siguri më të madhe fiskut për vjeljen e allelengyon-it. Në fakt pagimi i taksave për pronat e fqinjëve që falimentonin ishte tepër i rëndë për mundësitë reale të fshatarëve dhe i shtynte ata të emigronin, duke i sjellë shtetit një dëm të ri. Bazili II nuk u ndal nga protestat e të fuqishmëve, megjithëse këta mbështeteshin nga patriku Sergj. Ai ishte krejtësisht i vendosur të thyente prepotencën e fisnikërisë, kundër së cilës të parët e tij kishin luftuar pa dobi.

Me të mbaruar lufta civile, iu kushtua me të njëjtën energji luftës kundër armiqve të huaj. Armiku më i rrezikshëm në mënyrë absolute ishte car Samueli. Lufta kundër tij dhe shkatërrimi i mbretëritë bullgare u bënë detyra themelore e Bazilit II dhe synimi kryesor i jetës së tij. Në luftën kundër perandorisë së fuqishme maqedone ai u përpoq të lidhej me sovranët e shteteve të tjera ballkanike dhe duket se bëri aleancë me princin Gjon Vladimir të Dioklesë. Rrotull vitit 992, një dërguat serbe, që me sa duket vinte nga Dioklea, mbërriti në Kostandinopojë pas një udhëtimi plot peripeci në det. Por perandori tashmë ishte zhvendosur në fushën e luftimeve. Pranverën e vitit 991 Bazili Ilkishte depërtuar në Maqedoni, ku për disa vjet me radhë drejtoi veprimet luftarake kundër Samuelit.

Por lajme të këqija që vinin nga Lindja e detyruan të ndërpriste luftën në Maqedoni. Në fakt fatimidët kishin sulmuar Sirinë dhe i kishin shkak- tuar komandantit perandorak një humbje të rëndë në Oront (994), pas së cilës Alepi u ndodh nën rrethim dhe vetë Antiokea u rrezikua të binte. Siç duket, Perandoria Bizantine ishte e dënuar të luftonte njëkohësisht në dy fronte. Sa herëqë përpiqej t'i shmangej këtij fati, e pësonte keq. Për Bazilin II problemi i Ballkanit ishte po aq therës sa ç'kishte qenë për Niqifor Fokën problemi sirian. Por ai nuk bëri gabimin e njerkut të tij të lavdishëm, i cili iu kushtua luftës në Lindje duke lënë pas dore detyrat në Ballkan. Më 995 Bazili II u shfaq vetë nën muret e Alepit, befasoi dhe theu armikun dhe pushtoi Rafa- nean dhe emesën. Disa vjet më vonë u kthye në Siri, ku dux-i i Antiokesë ishte shpartalluar përsëri. Por edhe kësaj radhe, përpjekja për të pushtuar Tripolin e për të shpëtuar situatën dështoi. Pasi vuri gjërat në vend në Siri, marshoi drejt Kaukazit për të rregulluar çështjet e Armenisë dhe të Hiberisë.

Samueli përfitoi nga mungesa e perandorit për të lëshuar një sulm kundër Greqisë dhe u shty deri në Peloponez. Por në kthim e sipër ai u sulmua në befasi nga gjenerali bizantin Niqifor Urani dhe u shpartallua. Vetë Samueli u plagos dhe me shumë vështirësi mundi t'i shpëtojë vdekjes (997). Pavarësisht nga kjo humbje, Samueli mbeti po aq ambicioz. Në vitet që erdhën ai aneksoi Rashën dhe Dioklenë. Aleanca me Bizantin nuk i solli ndonjë dobi të madhe princit Vladimir. Vendi tij iu bashkëngjit perandorisë së Samuelit. Ai vetë u mbyll në burg, por pastaj iu dha dora e një vajze të carit të fuqishëm dhe u rivendos në fronin e Dioklesë si vasal i tij.

Kundërmësymja e madhe bizantine nuk filloi para vitit 1001, kur Bazili II mundi t'i rikthehej Ballkanit pas fushatës së tij në Azi. Në bazë të një plani të përpunuar me kujdes, perandori mori në dorë drejtimin e fushatës, që i hoqi armikut çdo mundësi për të mbijetuar. Në fillim Bazili II u lëshua në territorin e Serdikës dhe shtiu në dorë kështjellat rreth e rrotull. Në këtë mënyrë Samueli u gjend i shkëputur nga territoret e vjetra bullgare buzë Danubit dhe kryeqytetet e vjetra bullgare Pliska dhe Presllavi i Madh si dhe Presllavi i Vogël u pushtuan nga gjeneralët e perandorit. Paskëtaj Bazili II hyri në Maqedoni, Beroia u dorëzua, Servia u pushtua dhe kështu u hap rruga drejt Greqisë veriore. Sundimi bizantin u rivendos sakaq në Thesali, Bazili u shfaq në Maqedoni dhe pas një beteje të ashpër shtiu në dorë qytetin e fortifikuar të Vodenës. Pushtimi tjetër i rëndësishëm qe ai i Vidinit, fortesa e fuqishme buzë Danubit, që ai e nënshtroi pas 8 muaj rrethimi të ashpër, pa rënë në gracën e manovrës së guximshme krahëmarrëse të Samuelit, që kishte pushtuar dhe plaçkitur Adnanopojën. Prej Vidini perandori me anë të një marshimi të shpejtuar iu drejtua jugut. Jo larg Shkupit, buzë lumit Vardar, ai korri një fitore vendimtare mbi ushtrinë e Samuelit pas së cilës Shkupi i hapi portat, (1004). Me marrjen e Shkupit, nga njëra anë dhe të Vedonës, nga ana tjetër, pjesa qendrore e territorit të Samuelit u vu nën shtrëngimin e darës. Pas katër vjet luftërash të pandërprera, gjatë të cilave Bizanti kaloi nga fitorja në fitore, kundërshtari kishte humbur mëse gjysmën e territorit të saj. Vetëm në kushte të tilla epërsie të padiskutueshme Bazili vendosi të bëjë një pushim dhe duke kaluar nëpër Filipopojë u kthye në Kostandinopojë për të kaluar dimrin. Sipas fjalëve të një bashkëkohësi "Bazili II nuk i drejtoi fushatat si pjesa më e madhe e perandorëve, që i ndërmerrnin ato në pranverë për t'u kthyer në mbarim të verës. Koha e kthimit të tij varej nga arritja e objektivit për të cilin organizonte fushatën."

Në fakt, mbi rezultatin e luftës nuk kishte farë dyshimi. Shteti bizantin, që mbështetej në tradita shekullore, e tregoi dhe njëherë epërsinë e tij. Cari bullgar nuk mund t'i bënte ballë artit ushtarak bizantin, organizimit të ushtrisë së tij dhe mjeteve teknike të perandorisë plakë. Gjeneralët dhe qeveritarët e tij filluan pak nga pak ta braktisin, më 1005 Durrësi ra në duart e perandorit për shkak të një tradhtari. Por goditja përfundimtare u dha në korrik të vitit 1014, pas betejash të gjata për të cilat pak jemi të informuar. Në një grykë të maleve Belasia, me emrin Kleidon, në territorin e Strumës, ushtria e Samuelit u gjend e rrethuar. Cari mundi të shpëtojë e të strehohet në Perlep, por pjesa më e madhe e ushtarëve të tij gjeti vdekjen dhe një numër akoma më i madh u zu rob. Bazil Bullgaroktoni (Bullgarovrasësi) e kremtoi fitoren e tij në një mënyrë të frikshme. Robërit, që thuhet se qenë 14 mijë, u verbuan dhe të ndarë në grupe qindëshe të prira nga mjeranë të qorruar vetëm nga një sy, u dërguan tek cari në Përlep. Kur Samueli pa tek vinte ky procesion makabër u këput për tokë pa ndjenja. Dy ditë më vonë, cari trim dha shpirt (6 tetor 1014).

Perandoria e tij nuk jetoi akoma veçse pak vjet pas tij. Grindjet e brendshme e lehtësuan punën e fitimtarit. Djali e trashëgimtari i Samuelit, Gabriel Radomiri u vra më 1015 nga kushërin i vet Ivan Vladislavi. Gruaja e tij dhe kunati, Gjon Vladimirik i Dioklesë pësuan të njëjtin fat. Ndërkohë vazhdonte nënshtrimi i territorit në mënyrë sistematike, derisa vdekja e Ivan Vladislavit që ra gjatë një sulmi kundër Durrësit në shkurt 1018, i dha fund luftës. Bazili bëri një hyrje triumfale në Ohër dhe priti aty homazhet e së vesë së carit dhe të anëtarëve të tjerë të gjallë të familjes perandorake. Qëllimi ishte arritur: ky vend rebel, kundër të cilit kishte filluar luftën mëse tridhjetë vjet më parë shtrihej i mundur nën këmbët e sovranit gjashtëdhjetëvjeçar dhe iu bashkëngjit perandorisë së tij. Gjithë Gadishulli Ballkanik ndodhej përsëri nën skeptrin bizantin, për herë të parë pas pushtimit sllav. Pasi përshkoi viset e nënshtruara dhe pasi vendosi kudo pushtetin e tij, perandori Bazil II bëri një vizitë në Athinën e vjetër. Fitorja shkaktoi një shpërthim hareje, që u shpreh plot efekt në ceremoninë që perandori fitimtar organizoi në Partenon, që atë kohë i ishte kushtuar kultit të Virgjëreshës.

Sa e tmerrshme dhe mizore kishte qenë sjellja e Bazil Bullgaroktonit në fushën e betejës, po aq e matur dhe e kujdesshme qe politika e tij kundrejt vendit të nënshtruar. Duke pasur parasysh gjendjen e vendit dhe traditat e tij, ai i lejoi shtetasit e tij të rinj që t'i paguanin taksat në natyrë, jo në të holla, siç bënin popullsitë e viseve ekonomikisht më të zhvilluara të perandorisë. Patriarkati i Ohrit u ul në nivelin e kryepeshkopatës, por kryepeshkopi i ri u konsiderua autoqefal, ai fitoi privilegje të rëndësishme dhe në varësi të tij u vunë peshkopata të tëra që më parë i përkisnin perandorisë së Samuelit. Nga ana tjetër, autoqefalia e kryepeshkopatës do të thoshte se ajo nuk ishte në varësi të patrikut të Kostandinopojës, por të perandorit, i cili i jepte vetes të drejtë të emëronte kryepeshkopin e Ohrit. Kjo zgjidhje, një kryevepër e politikës perandorake, i siguronte Bizantit kontrollin mbi kishat e popujve sllavojugorë, duke penguar zgjerimin e mëtejshëm të juridiksionit të patrikut të Kostandinopojës, dhe ashtu mjaft i shtrirë, si dhe duke nënvizuar të drejtat e veçanta që i përkisnin qendrës kishtare të Ohrit, kryepeshkopët autoqefalë të së cilës zinin në hierarkinë kishtare greke një vend më të rëndësishëm se krerët e tjerë kishtarë që ishin në varësi të patriarkatit të Kostandinopojës.

Si pjesë përbërëse e Perandorisë Bizantine, territoret e pushtuara sërishmi u organizuan në thema, si të gjitha territoret e perandorisë. Viset qendrore të perandorisë së mëparshme të Samuelit u bashkuan në themën e Bullgarisë, që për rëndësinë e madhe që kishte, u ngrit në rangun e katepanatit dhe më vonë në atë të dukatit. Qendra e saj qe Shkupi.232 Tokat bullgare në rrjedhën e poshtme të Danubit formuan themën Paristrion apo Paradunavon, me kryeqytet Silistrën, buzë Danubit. Më vonë kjo themë u gradua në katepanat e më tej në dukat. Pas çdo gjase edhe territori i kufizuar nga Danubi dhe Sava u organizua në një themë Yne qendër Sirmin.233 Bregdeti Adriatik me Zadarin (Zarën) në veri dhe Dubrovnikun (Raguzën) në jug formoi themën e Dalmacisë. Në të kundërtën territoret e Dioklesë e Zaklumies, Rashës dhe Bosnjës nuk u organizuan në thema, por së bashku me Kroacinë qëndruan nën princër vendas dhe formuan kështu jo provinca të mirëfillta, por shtete vasale të Perandorisë Bizantine. Territori në jug të liqenit të Shkodrës vazhdoi t'i përkasë, si dikur, dukatit të Durrësit, që përfaqësonte bazën më të rëndësishme strategjike të Perandorisë Bizantine në bregdetin Adriatik, ashtu si thema e Thesalisë, që gjithashtu u ngrit në rangun e duktit, ishte mbështetja më e rëndësishme bizantine në bregdetin e Egjeut.

Ripushtimi i gjithë Gadishullit Ballkanik pati rëndësi të jashtëzakonshme dhe për sa i përket politikës së brendshme. Nuk është e rastit që pushtimet e Niqifor Fokës, manjatit të Azisë së Vogël, u realizuan në territorin aziatik, kurse Bazili II armiku i madh i aristokracisë së tokës së Azisë së Vogël, u përkujdes sidomos për pjesën europiane të perandorisë. Me shtrirjen e kufijve përsëri deri në Danub e në Adriatik, Azia e Vogël nuk kishte më për perandorinë rëndësinë parësore që kishte pasur në shekujt e shkuar.

Përpara se të vdiste, perandori i palodhur i ktheu sytë përsëri nga perëndimi. Pozitabizantine në Italinë e Jugut, që po rrezikohej nga ekspansioni i perandorisë gjermanike, u përforcua pas përfundimit të pasuksesshëm të luftës së Otonit II kundër arabëve. Ideja e një renovatio romana nën perandorin e ri Otoni III, i biri i bizantines Teofano, përfaqësonte një shtrirje të ndikimit bizantin brenda perandorisë së Perëndimit. Me bashkimin e gjithë zotërimeve bizantine në një katepanat, pozita bizantine gjente një mbështetje më të fuqishme edhe nga pikëpamja organizative. Katepani energjik Bazil Bojani korri disa fitore mbi armiqtë e Perandorisë Bizantine. Bazili II kishte ndër mend t'i çonte përpara këto suksese dhe përgatiti një ekspeditë të madhe kundër arabëve në Sicili. Por më 15 dhjetor 1025 ai vdiq, duke lënë prapa një perandori që shtrihej nga malet e Armenisë deri në Adriatik dhe nga Eufrati në Danub. Një perandori e madhe sllave i qe bashkangjitur asaj edhe një tjetër, akoma më e madhe, kishte rënë nën ndikimin e saj shpirtëror.

Ende në shek. XIII një shkrimtar do t'i quajë Heraklin dhe Bazilin II perandorët më të mëdhenj të Bizantit. Në fakt, këta dy emra, më të mëdhenjtë e historisë bizantine, simbolizojnë epokën heroike të Bizantit, të cilën njëri e hapi kurse tjetri e mbylli.

info@balkancultureheritage.com