Epoka e hekurit (shek. XI - V p.e.sonë)
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Epoka e hekurit (shek. XI - V p.e.sonë)

Gërmimet sistematike për epokën e hekurit kanë ecur paralelisht me kërkimet për epokën e bronzit, për vetë faktin se të njëtat vendbanime dhe nekropole kanë vazhduar të banoheshin e të përdoreshin në të dyja këto epoka historike. Në vitet 1952-55 u gërmuan tumat në luginën e mesme të lumit të Matit, mbasi kjo zone do të përmbytej nga liqeni artificial i hidrocentralit të Matit. Në vitin 1953-1954 u gërmuan tumat në Vajzë, në Dropull (1956), në Pazhok (1960).

Në vitet 70-90 u intensifikuan kërkimet në varrezat tumulare në tërë territorin e Shqipërisë, kjo edhe për faktin se tumat rrezikoheshin të dëmtoheshin nga kërkesat e bujqësisë për të shtuar sipërfaqen e tokës së punueshme.

Në territorin e Shqipërisë juglindore u gërmuan tumat e Barçit, e Kuçit të Zi, e Prodanit, e Rehovës, e Luarasit, e Shuecit; në territorin e Shqipërisë verilindore u gërmuan tumat e Kënetës, e Cinamakut, e Krumës, e Myç-Hasit, e Bardhosit dhe të Bujanit; në Shqipërinë e veriut u gërmuan tumat e Shkrelit, e Shtojit; në Shqipërinë e brendshme qendrore, u gërmuan disa dhjetëra tuma në luginën e lumit Mat; në Shqipërinë jugore u gërmuan disa tuma si tuma e Patosit, e Piskovës, të Dukatit, e Bakjajt, e Çepunës dhe varreza e dystë e Gërmenjit dhe e Borovës. Krahasimisht në tumat e epokës së bronzit një numër i kufizuar nekropolesh janë ngritur në epokën e hekurit.

Në një numër shumë më të kufizuar janë gërmimet e bëra në vendbanimet e epokës së hekurit si në Belsh (1975), në Blaz (1981), në Nezir (1983), në Tren (1966-67), në Katundas (1986) dhe në Konispol (1990-94). Për vendbanimet e fortifikuara me shumë vlerë janë të dhënat e grumbulluara nga studimi i mureve rrethuese e rrënojave që ruhen ende mbi sipërfaqen e disa dhjetëra vendbanimeve, me shtrirje në gjithë territorin e Shqipërisë. si Gajtani, Treni, Trajani, Shueci, Lleshani, Dorsi, Karosi, Badhra, Kalivoja etj.

Numri i madh i tumave të gërmuara dhe gjetja në to e shumë varreve të shoqëruara me inventar të pasur, si edhe lënda arkeologjike e grumbulluar nga shtresat kulturore të vendbanimeve të epokës së hekurit, ka bërë të mundur evidentimin e ndryshimeve social-kulturore të kësaj epoke në tri faza:

-           faza e parë, shek.XI-IX p.e.re;

-           faza e dytë, shek. VIII-VII p.e.re;

-           faza e tretë, shek.VI-V p.e.re.

Vendbanimet

Vendbanimet karakteristike të epokës së hekurit në territorin e Ilirisë së Jugut janë vendbanimet e fortifikuara me mure. Ngritja e këtyre vendbanimeve erdhi si rezultat i zhvillimit të përgjithshëm ekonomik e kulturor të bashkësive fisnore ilire. Konfiktet midis bashkësive e federatave fisnore u bënë dukuri e zakonshme, rrjedhimisht ngritja e vendbanimeve të fortifikuara u bë një domosdoshmëri e kohës.

Vendbanimet e fortifikuara me mure guri, në territorin e Shqipërisë, filluan të ngrihen qysh në fund të epokës së bronzit (shih. epoka e bronzit), por ato u përhapën gjerësisht dhe u bënë karakteristike për epokën e hekurit në shek. XI-V p.e.re. Vendbanimet e fortifikuara të epokës së hekurit ishin vendosur në pika strategjike, pranë rrugëve natyrore dhe luginave të lumejve, në kodra të larta që zotëronin mbi fusha pjellore e mbi kullota të mira. Kufijtë e vendbanimit përcaktoheshin nga muret e rrethimit të cilat ndiqnin linjën e terrenit, ndaj dhe format planimetrike të tyre ishin të ndryshme. Muret rrethuese ndërtoheshin me gurë të mëdhenj e mesatarë, trashësia (gjërësia) e murit ishte 2.50 - 3.50 m. Muri formohej nga dy faqe të bëra me gurë të papunuar dhe në mes mbushej me gurë më të vegjël, faqja e jashtme e murit punohej më mirë se ajo e brendshme. Muret nuk kishin kulla dhe kthesat me kënde mungonin. Hyrjet ishin të thjeshta, të ngushta e zgjateshin në formë korridori dhe normalisht vendoseshin në vendet më të mbrojtura. Lartësia në Kalivo.

Sipërfaqja e banuar që rrethonte këto mure ishte shumë e ndryshme. Në rastet më të vogla ajo ishte 1-2 ha si në rastin e vendbanimit të Trenit, në Gajtan sipërfaqja e rrethuar arrin 4-5 ha, kurse në kalanë e Trajanit arrin 22 ha. Midis tyre ka vendbanime me një mur rrethues si Treni, Gajtani etj., dhe vendbanime me 2-3 radhë muresh si Trajani, Lleshani, Karosi etj.

Në territorin e Shqipërisë gjatë epokës së hekurit u ngritën, në një numër shumë të kufizuar edhe vendbanime me ledhe dheu si vendbanimi i Shuecit.

Nga ngritja e fortifikimeve të para në bronzin e vonë e deri në ngritjen e mureve fortifikuese të qyteteve antike, sistemi fortifikues i qendrave paraurbane ka njohur një evolucion të shkallë-shkallshëm, i cili mund të ndiqet nëpërmjet prezantimit të vendbanimeve më përfaqësuese.

Gajtani - Përfaqëson më mirë tipin e vendbanimeve të fortifikuara në territorin e Shqipërisë veriore. Qyteza e Gajtanit ndodhet 5 km. në lindje të Shkodrës mbi një kodër të izoluar shkëmbore, e cila nga shumë anë është e mbrojtur nga shkëmbinj të thepisur. Në anët që terreni është i butë (i lehtë për t’u ngjitur) janë ruajtur pjesë të murit rrethues që arrijnë në një gjatësi prej 90 m.

Muri është ndërtuar me gurë të mëdhenj e mesatarë të papunuar ose pak të latuar. Ai formohet nga dy këmisha, e jashtme dhe e brendshme dhe nga mbushja midis tyre. Gurët janë lidhur midis tyre në të thatë, për puthisjen e tyre janë përdorur gurë më të vegjël të vendosur midis fugave.

Gjerësia e përgjithëshme e murit është 3.50 m; në pjesën më të ruajtur arrin lartësinë 2.40 m. Është e ruajtur edhe një portë 1,80m e gjerë e bërë me blloqe guri të zgjedhur, e lartë 1.60 m (fig.3) (Islami, S., Ceka. H. 1965).

Gërmimet e bëra në lugun që formohet mes dy majave të kodrës së Gajtanit dhanë një lëndë arkeologjike të pasur e me shtrirje kohore nga epoka e bakrit deri në shek. IV p.e.re. Mbështetur në intensitetin e gjetjeve, rezulton se vendbanimi i Gajtanit, në shek.VIII-VII p.e.re, ka patur një jetë intensive. Kësaj kohe duhet t’i takojë ngritja e murit rrethues si edhe një shtresë me furra për pjekjen e qeramikës.

Në Ultësirën e Shkodrës, në territorin e fisit të labianve, janë ruajtur rrënojat edhe të disa vendbanimeve të tjera të fortifikuara si në Kalanë e Shkodrës, në Marshej, në Ganjollë etj.

Treni - Në arkeologjinë e Shqipërisë Treni ka hyrë si një vendbanim shpellor i banuar gjatë neolitit, eneolitit, bronzit e hekurit, po edhe si një vendbanim i fortifikuar me mure, i cili është vendosur mbi shpellë, në faqen jugore të kodrës. Kodra e lartë 30 m. mbi nivelin e liqenit të Prespës së Vogël ka një pozicion strategjik mjaft të favorshëm duke mbyllur grykën e Ujkut, e cilavë në lidhje luginën e Devollit me zonën e liqenit.

Muri i gjata 90 m dhe 3.30 - 3.50 m i gjerë. rrethon kodrën nga ana lindore e juglindore ku terreni zbret gradualisht. Pjesa tjetër e kodrës ka një terren të thyer shkëmbor që nuk ka patur nevojë për mbrojtje. Muri është bërë me blloqe gurësh të mëdhenj e mesatarë, të papunuar e me lidhje të thatë, kurse mesi i tij është mbushur me gurë të madhësive të ndryshme.

Nga ana e brendshme e murit u zbulua një shtresë kulturore e trashë 0.30 - 0.95 m., e pasur me objekte si fragmente enësh në ngjyrë të zezë me lustër, qeramikë e pikturuar mat, si edhe disa varëse prej bronzi, të cilat i takojnë epokës së hekurit të zhvilluar. Gjatë fundit të epokës së bronzit dhe fillimit të epokës së hekurit, banorët e Trenit kanë shfrytëzuar për banim edhe strehën (vendin) para hyrjes së shpellës. Me shumë vlerë është edhe gjetja këtu e një ene të importuar korintike e shek. VIII p.e.re. (Korkuti 1971).

Trajani - Në territorin e Shqipërisë juglindore, përveç Trenit janë fiksuar edhe disa vendbanime të tjera të fortifikuara me mure, midis të cilëve Trajani veçohet për tipin e fortifikimeve me shumë radhë muresh. Kalaja e Trajanit është ngritur buzë liqenit të Prespës së Vogël mbi një mal të lartë 1200 m mbi nivelin e detit. Në anën veriore, verilindore e veriperëndimore terreni është shkëmbor e shumë i thyer dhe formon një mbrojtje të pakalueshme natyrore. Shpati lindor, jugor e jugperëndimor i malit zbret gradualisht duke formuar tarraca të përshtatshme për banim. Tri radhë muresh mbyllin një sipërfaqe prej 25 ha dhe janë bërë me të njëjtën teknikë, me gurë mesatarë me lidhje të thatë e me gjerësi 3.20 - 3.50 m. Muret ndjekin linjën e terrenit (izoipset) dhe kanë gjatësi të ndryshme.

Teknika e ndërtimit, e njëjtë me atë të Trenit dhe të Gajtanit si edhe gjetja mbi sipërfaqe e fragmenteve të enëve të epokës së hekurit, e datojnë atë të epokës së hekurit. Në kalanë e Trajanit ka edhe mure të ndërtuara me llaç, që rrethojnë pjesën e sipërme të malit të ndërtuara në periudhën peran-dorake romake. Edhe emri i kalasë vjen nga emri i perandorit Trajan.

Karosi - Gradishta e Karosit ndodhet mbi fshatin Qeparo i vjetër mbi një kodër shkëmbore të lartë 450 m mbi nivelin e detit dhe 3 km larg bregut të detit në vijë ajrore. Sistemi fortifikues i Karosit përbëhet nga tri radhë muresh dhe një mur parapritës.

Muri i jashtëm (CBEM) i gjatë 340 m, ka formën e një harku që ndjek konfiguracionin e ter-renit me ekstreme që mbyllen në buzë të humnerës (shkëmbit të thepisur). Muri është ndërtuar me gurë të mëdhenj e mesatarë të papunuar, të vendosur njëri mbi tjetrin me lidhje të thatë. Fasada e jashtme është bërë më me kujdes. Gjerësia e murit është 3 m., kurse lartësia maksimale e ruajtur arrin 1,5 m. Ky mur ka vetëm një hyrje (A) në anën lindore. Muri i dytë rrethues (LM) me perimetër 225 m., shtrihet pothuajse paralel me të parin dhe mbyll një sipërfaqe më të vogël. Pranë bashkimit me shkëmbin ka një hyrje të ngushtë (L). Muri i tretë rrethues ka formën e një gjysmë rrethi me perimetër 40 m e rreze 13 m dhe mbyll majën e kodrës. Muri i dytë dhe i tretë janë të gjërë 2.5 - 3.00 m. dhe janë të ndërtuar me të njëjtën teknikë si muri i parë.

Në sistemin fortifikues të kalasë së Karosit bën pjesë edhe muri (BNE) i gjatë 12 m. e i gjërë 3.00 m., i vendosur para hyrjes së murit të parë rrethues. Një mur tjetër (BD) i ndërtuar me të njëjtën teknikë si edhe muret e tjera, i gjatë 280 m., duhet të ketë shërbyer si mur parambrojtës (Koçi 1976).

Kalaja e Karosit paraqet tipin e vendbanimeve të fortifikuara me më shumë se një radhë muresh e që rrethojnë një sipërfaqe të madhe banimi. Muret teknikisht janë të njëllojta me ato të kalasë së Badhrës, kurse përsa i takon konceptit planimetrik, që bazohet në linjën e harkuar të mureve është i njëjtë me atë të Kalasë së Trajanit.

Në bregun e detit Jon veç kalasë së Badhrës dhe Karosit janë fiksuar edhe shumë vendbanime të tjera me mure të ndërtuara me të njëjtën teknikë, si Stillo, Sopoti (Borshi), Gjashnjari, Himara, Pirgu, Gjipea etj.

Varrezat

Nekropolet e epokës së hekurit janë gërmuar e studiuar më mirë sesa vendbanimet. Gërmimi i rreth 130 varrezave tumulare ka nxjerrë në dritë një lëndë shumë të pasur arkeologjike dhe ka krijuar mundësi për njohjen e arkitekturës së tumave, ndërtimit të varreve, ritit të vairimit dhe takëmit funeral të të varrosurve.

Në territorin e Shqipërisë riti i varrimit në tuma, që e ka fillesën në epokën e hershme të bronzit, gjatë epokës së hekurit (shek. XI-V p.e.re), njohu përhapjen më të madhe dhe u bë riti kryesor i varrimit tek ilirët, gjë që dëshmohet nga numri shumë i madh i tyre me shtrirje në tërë territorin e vendit. Një pjesë e tumave të epokës së bronzit u përdorën për varrim gjatë epokës së hekurit duke u zgjeruar e zmadhuar përmasat e tyre fillestare, po numri më i madh i tyre janë ngritur në epokën e hekurit.

Vijimësia e përdorimit të ritit të varrimit në tuma dëshmohet në të gjithë treguesit si në arkitekturën e tumës, në mënyrën e ndërtimit të varrit dhe në mënyrën e vendosjes së trupit në varr. Ndryshimi kryesor konsiston në inventarin, në objektet e vendosura në varr, të cilat i takojnë epokës së hekurit.

Zakonisht tumat ngriheshin në tarraca, fusha, në kodra me pozicion dominues ose bri rrugëve të komunikacionit. Ato vendoseshin në grupe të vogla 5-6 tuma bashkë si p.sh. tumat e Vajzës, në grupe më të mëdha 20-25 tuma si në Pazhok, në Cinamak etj., si edhe tuma të vetmuara, si tuma e Patosit, e Barçit, e Bajkajt etj. Tumat e kohës së hekurit ishin ngritur (bërë) me dhë ose me dhë e gurë bashkë. Gurët janë përdorur për ndërtimin e unazave, për muranën qendrore dhe për ndërtimin e varreve. Tuma të ngritura vetëm me gurë, në teiritoiin e Shqipërisë, janë vetëm në zonën verilindore, në Marshej. Tumat me gurë janë karakteristike për Malin e Zi, Dalmacinë e Hercegovinën.

Tumat shërbenin si varre kolektive, por kishte edhe tuma të ngritura për një varr të vetëm. Zakonisht tuma kishte një varr qendror, varr më i hershëm, për të cilin ishte ngritur tuma dhe rreth tij vendoseshin varret e tjera që i përkisnin së njëjtës bashkësi. Numri i varreve varionle sipas madhë-sisë së tumës dhe kohëzgjatjes së përdorimit të saj; kishte tuma me 15-20 varre, po edhe tuma ku numri i varreve ishte mbi 100 (Tuma e Kuçit të Zi kishte 126 varre, e Barçit 203 varre, e Piskovës 146 varre, e Rehovës 250 varre, duke llogaritur edhe varret e antikitetit lë vonë e mesjetës).

Për varrim janë përdorur të dy ritet, ai me veudosje trupi dhe varrimi me djegie. Mënyra më e zakonshme ka qenë ajo me vendosje trupi të shtrirë në shpinë, ose mbështetur në një krah në pozicion fjetjeje. Ka vazhduar, si traditë e epokës së bronzit edhe vendosja e trupit me këmbë të mbledhura. Varrimi me djegie ndeshet pothuaj në të gjitha tumat e epokës së hekurit, po në numër të kufizuar. Kryesisht djegia është bërë brenda në varr, e në raste më të rralla dhe jashtë varrit. Varret me uma janë shumë të rralla, të tilla janë zbuluar në tumën e Barçit, të Kuçit të Zi, në Çinamak etj.

Ndërtimi i varreve është i ndryshëm. Ka varre me gropë të thjeshtë, varre të rrethuara e të mbuluara me gurë dhe varre me arkë guri të tipit cist.

Objektet metalike

Në fazën e parë mbizotërojnë objektet metalike prej bronzi. Megjthëse aty nga shek. XI p.e.re në Shqipëri shfaqen edhe objektet e para prej hekuri, ato nuk mundën të zëvendësonin prodhimet e shumta prej bronzi. Rrjedhimisht një pjesë e objekteve të hekurit janë vazhdim i atyre të bronzit të vonë, kurse pjesa tjetër janë objekte të reja karakteristike për shek. XI-IX p.e.re.

Inventari i objekteve metalike përbëhet nga armë dhe objekte zbukurimi prej bronzi. Ndër armët më përfaqësuese janë shpatat dhe kamat me dorezë në formë gjuhe. tip që është i njohur dhe i përhapur në tërë Europën e deri në Mesdhe. Ai zëvendësoi shpatat e tipit egjean. Kësaj faze i takojnë majat e heshtave dhe të shigjetave prej bronzi, pjesa më e madhe e të cilave është vazhdim i tipeve të epokës së bronzit, vetëm një pjesë e vogël mund të konsiderohen si prodhime të reja. Ka edhe maja heshtash në formë gjetheje në formë violine, në formë flake etj. Kësaj faze i takojnë heshtat e bronzit me tun në formë shumëkëndëshi.

Kategori të veçantë e me përdorim të gjerë përbëjnë gjilpërat e gjata prej bronzi, të cilat janë të tipeve të ndryshme, si gjilpëra me kokë konike, sferike, në formë spiralike. Trupin ato e kanë të zbukuruar me incizim. Nga kjo fazë e hershme e hekurit kemi edhe dy tipe fibulash, fibula me trup të harkuar dhe fibula gjyslykore, si edhe diadema prej bronzi, rruaza prej qelibari etj.

Faza II, shek. VIII- VII p.e.re.                                                 

Kjo përfaqëson, në Shqipëri, periudhën e hekurit të zhvilluar, kohë kurhekuri hyn gjerësisht në prodhimin e armëve e të veglave të punës. Kultura materiale pasurohet me elemente të reja e të qëndrueshme që përcaktojnë fizionominë e kulturës ilire në tërësi. Gjatë kësaj faze bëhet edhe diferencimi i mëtejshëm i kulturës së epokës të hekurit në dy zona të mëdha: zona në veri të lumit Shkumbin dhe zona në jug e juglindje të Shkumbinit.

Qeramika

Për kulturën në veri, e cila njihet me emrin grupi i Matit, vazhdon të përdoret qeramika, kryesisht me tona të errëta dhe me format e saj tipike të enëve, si enë me dy vegje e enë me një vegje me grykë oblike, me dekor të incizuar dhe me kanelyra. Në zonën e jugut karakteristike mbetet qeramika e pikturuar e stilit devollit, e cila pasurohet me motive të reja të frymëzuara nga qeramika e importuar e stilit gjeometrik.

Në objektet metalike ka mjaft prodhime të reja. Në vendin e shpatave me dorezë në formë gjuhe, fliten në përdorim shpatat e tipit Glasinac me dorezë në formë kërpurdhe. Gjithashtu shfaqen edhe hanxharët me një prehëse të harkuar lehtë prej hekuri. Majat e heshtave prej bronzi zëvendësohen prej majave të heshtave prej hekurit të cilat janë të madhësive e varianteve të shumta. Dalin edhe armë përmbrojtje të cilat i mbante aristokracia fisnore si parzmoret e tipit Mat, të zbukuruara me incizime, si dhe kallçitë prej bronzi.

Zbukurimet prej bronzi të shek. VIII-VII p.e.re. janë të pasura e të shumëllojshme. Një vend të veçantë zënë varëset e tipeve të ndryshme si varëse omitomorfe e antropomorfe. në formë sfere me dritare në formë vazoje në miniaturë etj., të njohura nga tumat e Matit e të Korçës. Në këtë fazë dalin nga qarkullimi fibulat gjyslykore dhe hyjnë në përdorim fibulat e tipit Glasinac, fibulat me trup në trajtë X-i, ose me këmbë në formë mburoje beotike. Ka edhe elemente që janë karakteristike për kultura të veçanta. Kështu për pellgun e Korçës janë karakteristikë byzylykët masivë me ekstremitete të kryqëzuara e të zbukuruara me incizim, kurse përkulturën e Matit janë tipike kopsat gjysmësferike, sumbullat, paftat, si edhe striglat (vargoj-varëse) e tipeve të ndryshme.

I marrë në kompleks materiali i fazes II i kulturës tumulare të Matit ka shumë elemente të përbashkëta me atë të Glasinacit, ndaj është quajtur grupi kulturor Mat-Glasinac (Islami 1965, Kilian 1974). Në mënyrë të natyrshme kultura e tumave të Shkodrës dhe e tumave të Kukësit përfshihet në grupin kulturor të Mat-Glasinac.

Faza e III, shek.VI-V p.e.re

Në fondin e kulturës së kësaj faze hyjnë një sërë elementesh të reja, që karakterizojnë këtë fazë si një shkallë të veçantë e më të lartë në procesin e zhvillimit të pandërprerë të kulturës protohislorike në Shqipëri. Pjesërisht këto shfaqje të reja ishin rezultat i zhvillimit të brendshëm autokton, kurse të tjerat rezultat i impulseve nga jashtë dhe kryesisht nga importet greke, të cilat, në këtë kohë. hyjnë në territorin e Shqipërsië në një masë relativisht të gjerë. Kjo dukuri e cila pasqyron drejtpërsëdrejti ndryshimet e mëdha në strukturën shoqërore e ekonomike të vendit, gjatë shek.VI-V p.e.re. u shpejtua shumë nga vendosja e kolonive të mëdha greke në trevat e bregdetit të Ilirisë së jugut.

Në inventarin e varreve të kësaj faze, të tumave të Kukësit, Shkodrës, Matit, Korçës ejt., janë të pranishme prodhimet e artizanatit grek. Gjithashtu shumë nga prodhimet e importit filluan të prodhohen në vend, duke nxitur prodhimin vendas. Pavarësisht nga këto ndryshime, poçaria e trevës së Korçës, Matit e Kukësit ruajti dhe zhvilloi më tej traditat e prodhimit vendas. Enët dyvegjake dhe enët me grykë oblike vazhdojnë të jenë në përdorim të gjerë, por me një teknikë më të avancuar punimi. Në pellgun e Devollit (Korçës) megjithëse importet ishin të shumta, qeramika e pikturuar mat vazhdoi të qarkullonte e gradualisht edhe të degradonte. Në vend të saj fillon të prodhohet qeramika gri ose gri e zezë e punuar me çark, e cila herë modifikon format lokale të enëve, herë imiton enët greke. Ndikime të fuqishme patën prodhimet e zejtarisë greke në trevat e Shqipërisë jugore.

Armët dhe një tog zbukurimesh prej bronzi e hekuri zhvilluan format e tyre paraardhëse dhe ruajtën vulën e zhvillimit të pandërprerë autokton. Armët prej hekuri përfaqësohen kryesisht nga maja heshtash, hanxharë, sëpata bipene (dyshe) prej hekuri, si edhe sëpatat shpatuke prej hekuri etj. Në shek. V p.e.re në tumat e Matit, të Luarasit etj., shfaqen edhe përkrenaret e para prej bronzi, përkrenaret e tipit ilir, të cilat do të vazhdojnë të përdoren deri në shek. II p.e.sonë.

Repertori i bronzeve të vogla u pasurua me mjaft forma të reja, një pjesë e të cilave ndeshen në kulturën e Glasinacit. Të tilla janë fibulat e tipit Glasinac, fibulat me këmbë të tipit beotik, fibulat me trup të harkuar e me një spirale; byzylykët masiv u zëvendësuan me byzylykë prej teli më të hollë etj. Nga fillimet e shek. VI p.e.re shfaqen edhe gjilpërat dyshe të tipit “omega", të cilat vazhduan deri në shek.II p.e.re. Objekte të tjera të kësaj faze janë paflat dekorative, sumbullat, rruazat prej qelibari e qelqi.

Duke e pare në tërësi kulturën e fazës së hekurit III ose më saktë kulturën protourbane të Kalivosë e Butrintit I, të Margëlliçit etj., si edhe kulturën shumë të zhvilluar të varrezave të dysta të Gërmenjit, të Borovës dhe të shumë objekteve të gjetura në varrezat tumulare, na rezulton se është bërë një hap i madh në njësimin (unifikimin) e kulturës në territorin e Ilirisë jugore. Ky proces u nxit nga zhvillimi ekonomik e shoqëror i vendit, nga fuqizimi i aristokracisë fisnore. dhe çoi në formimin e lidhjeve më të fuqishme politike e ekonomike midis fiseve të veçanta, në formën e federatave ilire.

Në vazhdën e këtij procesi të brendshëm dhe të fuqizimit të marrëdhënieve me kolonitë greke të Dyrrahut, Apolonisë, Orikut etj., u formuan premisat për lindjen në shek.V-IV p.e.re të qyteteve ilire e të kulturës së tyre qytetare.

info@balkancultureheritage.com