Etruskët
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Roma Mbretërore
~Shaban Dervishi
Republika e hershme
~Shaban Dervishi
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit

Etruskët

Misteri etrusk Teoria e origjinës lindore të etruskëve Origjina trojane Origjina pellazge Origjina ilire Teoria e origjinës së etruskëve nga Alpet e Europës Teoria e autoktonisë së etruskëve

Në shek. IX p.e.s, ndoshta që nga kapërcyelli i mijëvjeçarëve II - I, në Gadishullin Italik jetonte një popull, i cili e quante veten rasen; egjiptianët e lashtë e quanin këtë popull trusha, grekët e vjetër e njihnin me emrin tirren apo tirsen, kurse romakët e quanin tusk ose etrusk.

Përfundimisht, rasenët hynë në histori me emrin romak etursk. Me të ardhur në Gadishullin Apenin, etruskët u vendosën kryesisht në Etruri, e cila shtrihet në veriperëndim të Italisë së Mesme. Ky ishte dhe mbeti territori kryesor, ku ata banuan dhe u morën me ekonomi gjatë tërë ekzistencës së tyre.

Terreni pjellor, lumenjtë e shumtë, më i madhi prej të cilëve ishte lumi Amo, minierat e bakrit dhe ato të hekurit, dalja e gjerë në det, ujërat e bollshme, bimësia e pasur, të gjitha këto, e bënin Etrurinë një prej krahinave më të përshtatshme për jetesë dhe zhvillim të njerëzve, që nga epoka e bronzit të vonë ose të hekurit të hershëm.

Prej etruskëve janë ruajtur shumë monumente historike, si: mbetje qytetesh me ndërtesa të gurta, me rrugë që kryqëzohen në kënde të drejta dhe të drejtuara në pikat poligonale, varre, vegla pune, armë, orendi shtëpiake, vepra arti, rreth 10 mijë mbishkrime, gjurmë të ndikimit të tyre në kulturën materiale e shpirtërore të Romës, referenca mbi etruskët në veprat e autorëve antikë greko-latinë etj.

Të gjitha këto janë fakte konkrete, tashmë të dokumentuara dhe të bëra publike botërisht. Askush nuk dyshon në vërtetësinë e tyre.

Ndryshe qëndron problemi për origjinën e etruskëve dhe për gjuhën e tyre, që, prej shekujsh kanë qenë problemet më të rrahura në historiografinë europiane dhe atë botërore të antikitetit.

Rreth tyre janë bërë diskutime, debate deri dhe polemika të ashpra në nivel specialistësh të fushës dhe me autoritet ndërkombëtar të padiskutueshëm në shkencë. Nuk mund të thuhet se divergjencat ndërmjet tyre kanë qenë pa vlerë dhe fare shterpë.

Megjithatë është fakt se kundërshtitë, pra, argumentet pro e kundër (të kampeve rivale), janë larg njësimit drejt një mendimi teorik të vetëm.

Shkenca ende nuk ka munduar të hedhë dritë të plotë mbi këto çështje të koklavitura (origjina e gjuha etruske), të cilat përbëjnë dhe problemin etrusk.

Misteri etrusk

Lidhur me origjinën e etruskëve ekzistojnë tri teori: njëra mbështet origjinën e tyre nga lindja; teoria e dytë përkrah origjinën etruskëve nga Alpet e Europës, ndërsa teoria e tretë mbështet origjinën autoktone të etruskëve, pra, që etruskët janë vendës në trojet e tyre.

Këto teori, që i kanë rrënjët në thellësitë e shekujve, qysh në antikitet dallojnë mjaft ndërmjet tyre, madje në mjaft raste madje edhe e përjashtojnë njëra-tjetrën.

Teoria e origjinës lindore të etruskëve

Teoria e parë, që mbështet origjinën lindore të etruskëve paraqitet në tre versione të ndryshme, që në thelb janë vazhdim i njëra-tjetrës.

Origjina trojane

Ky version e ka zanafillën e vet te vepra "Historia" e Herodotit (484 - 425 p.e.s. ), ku autori i vlerësuar si “babai i historisë botërore”, vë në dukje se tirrenët, domethënë etruskët, u dyndën në Gadishullin Italik nga Azia e Vogël, qysh në shek. XIII p.e.s.

Dëshmi të tilla të ngjashme i ndeshim edhe në veprat e autorëve të tjerë antikë greko-romakë, si: Straboni, Plini (Plaku) dhe Taciti, të cilët kurdoherë i referohen Herodotit, pohimet e të cilit për këtë çështje jo vetëm i marrin për të mirëqena, por dhe i mbështesin pa mëdyshje.

Origjina pellazge

Burimin e kësaj teorie e gjejmë te shkrimtari grek i lashtësisë, Helaniku nga Mitilena. Ai i identifikonte etruskët me pellazgët. Sipas tij, pellazgët, në fund të mijëvjeçarit të II p.e.s. u larguan nga Greqia, por shton gjithashtu se pellazgët u detyruan të iknin nga Greqia, për shkak të dyndjes së fiseve helene dhe, para së gjithash, të akeasve, si dhe prej dhunës që ushtruan ata ndaj tyre.

Sipas Helanikut, pasi lanë Greqinë, pellazgët u instaluan fillimisht në grykëderdhjen e lumit Padus të Gadishullit Italik. Më pas u përhapën edhe nëpër krahina të tjera të këtij gadishulli.

Origjina ilire

Në të njëjtën linjë është edhe pikëpamja për origjinën ilire të etruskëve. Përfaqësuesi më me emër i kësaj pikëpamjeje është albanologu francez Zaharia Majan, mjaft i njohur në fushën e etruskologjisë.

Në dy veprat më të rëndësishme që ia ka kushtuar çështjes etruske:"Fundi i misterit etrusk" dhe “Etruskët filluan të flasin”, Zaharia Majan përpiqet të mbrojë dhe të vërtetojë, jo pa argumente, tezën se etruskët ishin ilirë që erdhën në Itali nga Azia e Vogël.

Majani thekson me foreë faktin se, rreth vitit 1300 p.e.s., Azia e Vogël popullohej nga dardanë, frigjianë, turshë etj. Veçanërisht këta të fundit, domethënë etruskët, ai i quan si degë të trungut gjenetik ilir të dardanëve.

Gjithmonë sipas Majanit, aty nga viti 1220 p.e.s., që i bie një dekadë më vonë pas mbarimit të Luftës së Trojës, të shtyrë nga zia e bukës, turshët e braktisën pothuajse përfundimisht Azinë e Vogël.

Në valën e shpëmguljes masive, ata u bashkuan me turmat e tjera të të ashtuquajturve “popuj të detit” dhe nën udhëheqjen e prijësit të tyre, Tirenos, u drejtuan për në Itali. Këtu, ata u vendosën në Etruri, që banohej nga fiset ilire të umbrëve, të cilët i nënshtruan.

Teoria e origjinës së etruskëve nga Alpet e Europës

Themeluesit e teorisë së dytë, që mbështetin mendimin se etruskët e kanë origjinën nga Aplet, janë disa dijetarë gjermanë të shek. XVIII e.s. me në krye studiuesin Freretni, i pari që tregoi afërsinë, madje identitetin e emrave “rasen” dhe “ret”.

Më tej kjo pikëpamje u përkrah fuqimisht nga studiuesi i njohur gjerman Georg Nibur, i cili, në ligjëratat dhe veprat e veta, kur fliste për trojet më të hershme të etruskëve, i quante Alpet e Europës si atdheun e tyre. Më pas, etruskët u zhvendosën në Italinë e Mesme.

Hipotezën se etruskët shkuan aty nga Alpet e përpunuan më tej studiues të tjerë gjermanë.

Ndihmesë të madhe në këtë drejtim dha veçanërisht T. Momzeni, që bashkë me dijetarët më me reputacion të kohës së tij e mbështetën gjerësisht pikëpamjen e Niburit, madje kanë meritën se e konkretizuan atë.

Duke përdorur metodën e analizës logjike, ata arritën në përfundimin se, ka shumë të ngjarë që, etruskët të jenë shpëmgulur nga Alpet Retike për të ngritur ngulimet e veta në vendin e mbartësve të kulturës së Vilanovës.

Këtë pikëpamje e zhvilluan më shumë dhe u ngritën në teori nga shkencëtarë të tjerë; p.sh., De Sanktis shikonte te banorët e kulturës terra terra mara protoetruskët. Në përgjithësi kjo teori mbizotëroi në historiografinë gjermane të viteve '30 -'40 (shek. XX), kur, siç dihet, ligjin në Gjermani e bënte bënte fashizmi i tipit hitlerian.

Teoria e autoktonisë së etruskëve

Fillesat e kësaj teorie i gjejmë te pohimet e autorit grek të epokës romake, Dionis Halikamasit. Në vitin 29 p.e.s. ai u shpëmgul nga Halikamasi i Azisë së Vogël drejt Romës, ku u vendos me banim të përhershëm. Aty ai shkroi veprën e tij kryesore “Arkeologjia romake”, ku, ndër të tjera, pohon se etruskët ishin banorë vendas, domethënë i konsideronte ata një popull autokton.

Këtë ide origjiriale Halikamasi e mbështeste në faktin se, (siç shprehet edhe vetë), as në kohërat e vjetra, as sot, asnjë popull tjetër nuk kishte gjuhë e zakone të ngjashme me ato të etruskëve.

Një nga të parët, që e ngriti në teori mendimin e Halikamasit mbi autoktoninë e etruskëve, ishte edhe Mikali (1769 - 1844). Ndër studiuesit e shek. XX, të cilët vazhduan t’i përmbaheshin kësaj teorie, janë dhe shkencëtarët anglezë Belox, Lest etj.

Me çështjen e origjinës së etmskëve është i lidhur në mënyrë të pandashmc edhe problemi i gjuhës, si tipari themelor i identitetit etnik ose kombëtar të çdo populli. Pyetja që ngrihet është:

Në cilën familje gjuhësh bën pjesë gjuha etruske?

Ky problem i shtruar për zgjidhje që në epokën e Rilindjes Europiane, nuk është zgjidhur ende.

Mbishkrimet etruske lexohen relativisht lehtë, sepse alfabeti etrusk është pothuajse i njëjtë me alfabetin e greqishtes së vjetër. Megjithatë ato ende nuk janë deshifruar në masë të plotë.

Ndër shekuj shkencëtarët, me anë hulumtimesh, kërkimesh dhe studimesh arritën të kuptonin, nga thesari i gjuhës së shkruar etruske, rreth 500 fjalë të veçanta, që tregon se gjuha etruske në thelb është e pakuptueshme.

Vështirësia në deshifrimin e saj qëndron në atë se, mbishkrimet etruske janë tepër lakonike dhe dokumentet e shkruara etruske gati të njëjta.

As greqishtja e vjetër, as latinishtja dhe as studimet linguistike krahasuese nuk kanë mundur ta zgjidhin këtë nyje gordiane edhe për shkencën e sotme.

info@balkancultureheritage.com