Excerpt. Hoeschel. fq. 497-499
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Excerpt. Hoeschel. fq. 497-499

Si rregulloi punët në Syrakuzë e Leont, Pirrua u drejtua për nga Agrigenti. Në kohën që ishte në rrugë, disa lajmëtarë të hipur mbi anije, erdhën për t'i thënë, se garnizoni i kartagasve ishte dëbuar nga qyteti dhe se ishin kujdesur vetëm të ndalonin Fintinë të shpallej tiran i Agrigentit; njëkohësisht ata e lajmëruan atë që qyteti përgatitej t'i dorëzohej atij dhe të lidhte një aleancë. Me të vërtetë porsa mbreti arriti në Agrigent, Sosistrati i dorëzoi qytetin si dhe trupat që përbëheshin nga tetë mijë burra të këmbësorisë dhe tetëqind kalorës, luftëtarë, që nuk mbeteshin në asgjë pas edhe nga epirotët. Ai pranoi nënshtrimin e tridhjetë qyteteve të tjera, ku sundonte Sostrati. Mbas kësaj Pirrua dërgoi të kërkojë në Syrakuzë makina rrethimi si dhe një sasi të madhe armësh. Pastaj ai depërtoi në tokat që mbanin kartagasit me një ushtri prej tridhjetë mijë vetësh këmbësorë, një mijë e pesëqind kalorës dhe me disa elefantë. Ai nënshtroi në fillim qytetin e Heraklesë, të mbrojtur nga një garnizon kartagas. Pastaj mori Azonën. Selinuntasit u bashkuan me mbretin, ashtu edhe banorët e Halykit, të Egestës dhe të shumë qyteteve të tjera. Qyteti i Erykinës mbrohej nga një garnizon i fuqishëm kartagas dhe nga vetë pozita; ai ishte shumë i vështirë të merrej. Pirrua vendosi ta rrethonte dhe ta pushtonte me sulm. Ai i afroi, prandaj, makinat e luftës. Rrethimi qe i gjatë dhe këmbëngulës. Mbreti, që donte të mbulohej me lavdi dhe të marshonte në gjurmët e Herakliut hipi i pari mbi muret dhe atje duke luftuar trimërisht, i bëri copë të gjithë kartagasit që vërsuleshin mbi të. Miqtë e tij i erdhën në ndihmë dhe qyteti u mor me sulm. Si vendosi një garnizon u nis për në Eginë, qytet shumë i fortë dhe në pozitë shumë të mirë, pranë Panormit. Duke qenë se ietët iu nënshtruan vullnetarisht, ai u duk menjëherë para Panormit, qytet që ka limanin më të bukur në Siqeli; që këtej rrjedh edhe emri i tij. Ai e mori po ashtu me sulm dhe, duke pushtuar fortesën e Erklit, ai u bë zot i të gjitha tokave të kartagasve në Siqeli, me përjashtim të Lilybesë. Kartagasit e kishin ndërtuar këtë qytet mbasi tirani Dionis u kishte marrë Motynë. Ata vendosën në Lilybe mbeturinat e popullsisë së Motysë. Gjatë kohës që Pirrua ishte i zënë me përgatitjet e rrethimit, kartagasit sollën me det në Lilybe fuqi të mëdha; dhe duke qenë se ishin zotër të detit, sollën këtu sasira të mëdha elbi, makina lufte dhe armë të tjera. Duke qenë se një pjesë e madhe e qytetit lagej nga deti, banorët e mbronin hyrjen nga ana e tokës me një tok kullash dhe nga një hendek i gjatë. Ndërkaq ata dërguan delegatë tek mbreti për t'i propozuar një traktat paqeje dhe për t'i ofruar një shumë të madhe të hollash. Por Pirrua nuk i pranoi të hollat; ai ishte i gatshëm edhe t'ia linte Lilybenë kartagasve, por oborrtarët e tij, sikurse edhe delegatët e qyteteve, ia kthyen mendjen nga një vendim i tillë duke e këshilluar të mos u linte kartagasve asnjë hyrje në Siqeli, t'i dëbonte nga krejt ishulli dhe të mos linte kufi tjetër për vendin e tyre veçse detit. Menjëherë mbreti e ngriti lëmin afër mureve të qytetit dhe i mësyu me sulme të dyfishuara; por kartagasit i zmbrapsën me këmbëngulje, qoftë për arsye të numrit të tyre, qoftë për forcën e makinave luftarake. Në të vërtetë ata kishin një sasi aq të madhe katapultash për të hedhur shigjeta e gurë, sa që muri i qytetit nuk kishte aq vend sa t'i përmblidhte. Edhe shigjetat binin si breshër mbi rrethuesit që vriteshin apo plagoseshin, në një numër aq të madh, sa Pirros iu desh të kërrusej. Veç makinave të luftës që kishte sjellë nga Syrakuza, ai ndërtoi edhe të tjera, ai urdhëroi që të shpohen edhe muret me qëllim që t'i rrethonte. Por nga njëra anë qëndresa e kartagasve dhe nga ana tjetër natyra e një terreni shkëmbor, mbi të cilën qe ndërtuar Lilybea, e detyruan Pirron që ta quajë këtë qytet si të papushtueshëm dhe e shtrënguan të hiqte dorë nga rrethimi, i cili kishte zgjatur dy muaj. Mbreti i ktheu atëherë sytë nga bretu i detit, mbi të cilin do të bëhej zot me anën e një flote të madhe, me qëllim që të zbriste ushtri në Libi.

info@balkancultureheritage.com