Excerpt Vatican. fq. 46

Excerpt Vatican. fq. 46

Mbreti Pirro humbi shumë nga epirotët që kishin kaluar me të në Itali. Njëri nga miqtë që ishte lidhur ngushtë me të, e pyeti në se ishte i kënaqur nga suksesi i betejës. "Edhe një fitore të tillë, u përgjigj ai, të korr mbi romakët dhe mua nuk do të më mbetet asnjë nga ushtarët që më shoqëruan në Itali". Dhe me të vërtetë të gjitha fitoret e arritura ishin fitore kadmike: Të mundurit nuk ishin mposhtur plotësisht, përsa i përket fuqisë së tyre dhe ngadhënjyesit kishin pësuar kaq humbje dhe shkatërrime sa edhe të mundurit.

Kinea, i dërguar nga Pirrua për të biseduar me romakët, u tregua i shkathët në këtë detyrë dhe i ofroi personave më me influencë dhurata të çmueshme; por këta të fundit nuk i pranuan dhe iu përgjigjën atij njëzëri se nuk ishte me vend të pranonin dhurata përsa kohë vazhdonte lufta; por që nga dita e përfundimit të paqes dhe kur Pirrua të bëhej mik i romakëve do t'u pëlqenin me gjithë qejf dhuratat, të cilat do të mundnin t'i pranonin pa ngurrim.

info@balkancultureheritage.com