Faros
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Faros

Qyteti Faros ndodhet në anën veriore të ishullit, në pikën ku nis Fusha e Madhe (Veliko polje), më e madhja dhe më pjellorja e ishujve Adriatikas. Vetë qyteti shtrihej në skajin juglindor të një gjiri detar të dyfishtë, 7 km të gjatë dhe 2 km të gjerë, atje ku sot ndodhet qyteti Stari Grad. Sipas Diodorit, në v. 388 p.e.s., “në dakordësi me orakullin, Parasit dërguan kolonë në Adriatik dhe në bashkëpunim me tiranin Dionis themeluan një qytet në ishullin që quhet Faron (Oapov Diod. 15.13.4).” Në këtë optikë, Farosi është një ngulim me kolonë që gjermanët i kategorizojnë Wehrbauer (ushtarë bujq).

Ndërkohë, sipas Apianit, ‘Agroni zotëronte një pjesë të Epirit dhe (qytetet) Korkyra, Epidamn dhe Faron (çpagov) ku kishte vendosur garnizone” (Appian Illyr 7), çka e vërteton edhe Stefani me shprehjen “Sipas librit 3 të Polibit (Faros) është edhe qytet i Ilirisë.”

Dëshmitë më të hershme arkeologjike në Faros, dëshmojnë se jeta e sqimët kishte nisur pa u ngulitur kolonia, që në periudhën arkaike, gjasisht e lidhur me thalasokracinë Liburne.

Sipas një përshkrimi të tre shekujve më parë “Muret janë ndërtuar me blloqe të rregullta poligonale të përpunuara. Fortifikimi ka trajtën e një drejtkëndëshi të përzgjatur, një milie italiane (1850 m) në perimetër.

Muret janë rreth 6 krahë (braccia) të gjerë (3.5 m).  Si i tillë Farosi rezulton një qytet i fortifikuar rreth 12 hektarësh, i lindur në një truall krejt të sheshtë si Salona. lader (Zara), kryeqendra e konfederatës thalasokratike .

Liburne, ndodhet në mes të arkipelagut Liburnicae. Ndërmjet tij dhe steresë i krijohet gjiri detar Jazine në të cilin strehohej flota ushtarake dhe tregtare Liburne.

lader identifikohet me Idasan për të cilën në shek. VI/V p.e.s. Scylaxi shkruante ‘Tas Istërve vjen popullsia e Liburnëve. Qytete bregdetare të këtij etnosi janë Idassa, Dyyrta, Halupsi (Scyl Liburnoi 2.21)”.

Qyteti ndodhet në një gadishull të rrafshët trapezoidal me sipërfaqe 30 ha dhe lartësi as 4 m mbi nivelin e detit. Jeta në të lind që në shek. VIII/VII p.e.s., por qyteti i mirëfilltë i përket shek IV p.e.s. Rrjeti urban mesjetar dhe sondazhet, tregojnë se qyteti antik i përmbahej sistemit ortogonal të përbërë nga 9 rrugë gjatësore paralel me bregun, të ndërprera me kënd të drejtë nga 7 rrugë tërthore. Kjo krijonte 22 ishuj, prej të cilëve të plotët kishin përmasa 123/143 x 34 m.

info@balkancultureheritage.com