Mehemmedi II erdhi në fron në vitin 855/1481. Ai ishte i arsimuar, kishte mësuar një gjysmë duzine gjuhësh të huaja dhe ishte një pdet me emër si shumë sundimtarë të tjerë osmanë. Mehlesi (pseudonimi i tij si shkrimtar) në poezi ishte avni. Për më tepër, ai pati një karrierë të shquar politike dhe ushtarake, dhe njihet edhe në ditët e sotme sidomos dhe suksesin e tij të veçantë për rrëzimin përfundimtar të Perandorisë Romake. Siç dihet, Perëndimi ka tre elemente bazë që përbëjnë kontekstin kulturor: Greqinë e Lashtë, Perandorinë Romake dhe Krishte-rimin. Për këtë arsye, perëndimorët nuk mund të harrojnë fak-tin që Fatihu i dha fimd Perandorisë Romake Lindore. Nga njëra anë, ata e kritikojnë atë padrejtësisht dhe nga ana tjetër e admirojnë, duke u përpjekur madje edhe ta paraqesin me origjinë joturke, nga ana e nënës së tij, duke shtrembëruar faktet historike. Si pjesë e fushatës së tyre këmbëngulëse për të shtrembëruar Historinë Osmane, studiuesit perëndimorë janë përpjekur të fshehin origjinën e tij turke, duke pretenduar se nëna e tij ishte Maria, Stela apo një princeshë e Francës. Në të vërtetë, ky është edhe një gabim tjetër i madh, pasi nëna e tij ishte një zonjë turke më emrin Hyma Hatun. Hamami (banja) ku ajo u la përpara se të shkonte nuse në vitin 872/1424, te babai i Fatihut, Muradi II, është ende në fshatin Çajërxhëk (Çayircik) të qytetit Kastamonu. Rrënojat e këtij hamami, ende quhen gelin hamamë (hamami i nuses) dhe popullsia vendase, çdo vit zhvillon aty pari festime të quajtura fetih shenlikleri. Hatixhe Hyma është e bija e Ibrahim Beut, djalit të Isfendijar Beut të Kastamonut. Është e rëndësishme të theksojmë këtu, se të ardhurat që mblidheshin nga ky hamam, dhuroheshin për popullin e Mekës dhe Medi-nës; ai ishte vakëf për el-Haramejn esh Sherifejn.296
Gruaja e dytë e Sulltan Muradit, Despina Maria, vajza e despotit serb, iu kthye të atit pas vdekjes së Sulltan Muradit; dhe nëse ajo do të kishte qenë nëna e vërtetë e Fatihut, ajo me shumë siguri do të kishte qëndruar si valide sultan (nëna sullta-neshë e sundimtarit). Perandori i fundit romak, Kostandini, i kërkoi despotit serb vajzën e tij për martesë dhe ai pranoi, por Despina Maria iu përgjigj se ajo ishte betuar "të mds martohej më nëse Zoti do ta shpëtonte atë riga jobesimtarët" dhe e refuzoi propozimin e Perandorit.
Një përpjekje e dytë për të falsifikuar dhe për të errësuar origjinën e vërtetë të Fatihut, është ai i Anri Matjë (Henry Mathieu), në librin e tij: La Turque et ses differents peuples, në të cilin ai deklaron, pa paraqitur asnjë dokument, se e ëma e Fatihut nuk ishte me origjinë serbe, por italiane, dhe se e kishte emrin Stela. Sipas tij, ajo ishte kapur robinjë nga piratët turq, kur ishte 7 vjeç, kishte ndryshuar pronarë dhe si përfundim ishte martuar me Sulltan Muradin. Në të vërtetë, do të na duhej të prisnim të paktën edhe tetëdhjetë vite deri në vitin 1510, për t'i parë turqit vullnetarë muxhahidinë, të quajtur piratë nga evropianët, të fillonin të lundronin në Detin Mesdhe si një fuqi që mimd të merrej në konsideratë. Pra dhe ky pretendim qesharak është krejtësisht i pabazë, dhe shërben si një shembull për të treguar se si evropianët e trajtojnë historinë osmane!
Një pretendim tjetër i ngjashëm që vjen nga imagjinata e një ambasadori francez, është hedhur në të njëjtën mënyrë poshtë nga historianët osmanë të tillë si Peçuji dhe Xhevri. Në të vërtetë, ajo është muslimane dhe tyrbja e saj ndodhet në Muradije, Bursa, dhe quhet Hatunije Kynbedi.
Ibrahim Beu i Karamanit u përpoq edhe një herë ta përdorte situatën delikate kundër Devletit Osman. Ai nënshkroi një traktat me Republikën e Venedikut, pushtoi qytetin Alaijje dhe nxiti disa fisnikë nga emiratet e Gennijanit, Menteshesë, Saruhanit dhe Ajdënit që fi shkëpusnin tokat e tyre nga Devleti Osman, duke iu dërguar atyre përfordme kur ata sulmuan territorin osman. Për tu mbrojtur ndaj çdo suhni të mundshëm të Janosh Hunjadit, sulltani i ri la pas Dajë Karaxha Pashanë, Bejlerbeun e Rumelisë, në territorin e tij në Evropë dhe u nis me nxitim drejt Akshehirit dhe Bejshehrit Ibrahim Beu i Karamanit u tërhoq sërish për në Tasheli, ku ai kërkoi paqe. Më pas, ai i ktheu Devletit Osman qytetet e Akshehirit, Bejshehrit dhe Sejdishehrit, qytete këto që Sulltan Muradi kishte qenë i detyruar fi jepte gjatë periudhës së situatës kritike, para betejës së Vamës. Kufiri midis dy Devleteve ishte qyteza Ëllgën (Ilgrn). Ibrahim Beu pranoi ti jepte ushtarë Pevletit Osman gjatë fushatave të xhihadit.
Osmanët u detyruan t'i paguanin Gjenovës 40.000 mone-dha floriri për të kaluar Bosforin, kur po niseshin për t'u përballur me ushtritë e krishtera në Vama, në vitin 848/1444. Dhe për sa kohë që Kostandinopoja, si një entitet armik, ekzis-tonte në qendër të territoreve osmane, bashkësia e Devletit Osman në të dyja kontinentet nuk ishte e sigurt. Mbi të gjitha, kur Mehemmedi II ishte nisur për të luftuar kundër Bejlikut të Karamanit, Perandori romak Kostandini dhe Senati, i kërkuan Devletit Osman të dyfishonte shumën që ky i fundit i paguante për "shpenzimet" e Shehzade Orhanit, i cili mbahej peng në Kostandinopojë. Ata shtuan se, në të kundërt, Shehzade Orhani do të dërgohej në territoret osmane në Rumeli, një veprim ky që me shumë siguri, do të shkaktonte një luftë civile në territorin osman. Për këtë arsye, ishte një nevojë e ngutshme për Devletin Osman që të shmangte këtë burim telashesh në mes të territorit të tij.
Ndërkohë që kthehej drejt kryeqytetit Edrene, Sulltan Mehemmedi II nuk arriti të kalonte nëpërmjet Gelibollut drejt pjesës evropiane të Devletit të tij, për shkak se anijet e flotës së krishterë kishin bllokuar Ngushticën e Dardaneleve. Në këtë mënyrë, ai kaloi Bosforin nga Gyzelxhe Hisari, kështjella e ndërtuar nga Bajezidi në bregun e Bosforit në pjesën e Anadollit dhe urdhëroi ndërtimin e një kështjelle tjetër në bregun evropian. Ai caktoi Firuz Again si dizdar (komandant) të kështjellës së re, që njihej me emrat Rumeli Hisarë dhe Bogazkesen (Bogazkesen) (kështjella që ndan Bosforin).
Hapja e Kostandinopojës ndaj Islamit 857/29.05.1453
Sipas një Hadithi Sherif të raportuar nga Ahmed b. Hanbeli, Pejgamberi i Fundit Muhammed (Paqja qoftë me të) ka thënë:
Qyteti i Kostandinit me siguri që do të hapet ndaj Islamit; sa komandant i mirë është ai që do të arrijë ta hapë dhe sa ushtri e mirë është ajo që do të jetë nën komandën e tij.
Edhe pse qyteti i Kostandinopojës iu kishte rezistuar me forcë dhe me këmbëngulje, shumë sulmeve të mëparshme të muslimanëve, Sulltan Mehemmedi ishte i vendosur ta hapte atë ndaj Islamit. Dhe nuk kishte më asnjë person të aftë në Evropë, që të organizonte një kryqëzatë tjetër e të drejtonte fushatën. Forcat ushtarake të krishtera ishin të lodhura nga 4-vjeçari i fundit, gjatë të cilit kishin pësuar humbje të mëdha, edhe me betejën e Vamës dhe të Kosovës. I përballur me këtë rrezik të pashmangshëm, perandori romak iu drejtua fuqive evropiane për të kërkuar ndihmë prej tyre. Papa Nikolasi V dëshironte të bashkëpunonte, me kusht që perandori të pranonte të zbatonte vendimin që u mor në Firence, për të bashkuar Kishën Katolike me Kishën Ortodokse; të përmendej emri i tij gjatë mbledhjes së shenjtë në Kishën Katedrale të Shën Sofias (Aja Sofja) në Kostandinopojë; dhe të rikthehej në pozitën e mëparshme Kardinali Gregorius, i cili ishte shfuqizuar nga ky post në vitin 1450, Por disa nga fisnikët në Kostandinopojë, mes të cilëve ishin dhe Duka i Madh Notarasi dhe Genadiosi, nuk ishin dakord për bashkimin e dy kishave. I pari raportohet të ketë thënë: "Do të preferoja më shumë të shikoja çallmën turke në Kostandinopojë, në vend të kapelës së Kardinalit". Edhe Genadiosi, të cilin Fatihu do ta caktonte Patriark pas fet'hit (hapjes së Kostandinopojës), ishte kundër bashkimit të Kishës Ortodokse me Kishën Katolike, për arsye se toleranca që osma-nët praktikonin ndaj popullit jomusliman nën sundimin e tyre, ishte e mirënjohur, dhe se administrata e tyre preferohej më tepër, mbi të gjitha administratat e tjera.306 Është një fakt i ditur që toleranca dhe modestia janë elementë të veçantë për ata që janë të fuqishëm, dhe që kanë besim në vetvete. Ai që është i dobët, është larg tolerancës dhe përpiqet të shehë dobësinë e tij nëpërmjet imponimit të pamjes.
Është e natyrshme që çdo shoqëri në të njëjtën kohë të jetë në të njëjtin nivel në çdo aspekt: në atë shoqëror, kulturor, në letërsi, në arte, teknologji dhe ekonomi, ashtu sikurse është edhe shembulli i enëve të komunikimit në fizikë. Një shoqëri, nuk mtmd të ketë një nivel të lartë të vlerave morale dhe një nivel të ulët të çështjeve materiale. Nëse ka një nivel të ulët material, është shumë e vështirë që ajo shoqëri të arrijë një nivel të lartë në çështjet morale. Osmanët në atë kohë, kishin një nivel shumë të lartë moral dhe teknik; nuk është për tu habitur që ata e kishin kaluar edhe Evropën në aspektin teknik. Topi, i quajtur shahi (mbretëror), i cili u farkëtua në Edrene për një periudhë kohe 3-mujore, ishte shumë i madh; ai tërhiqej nga 50 çifte qeshë dhe 200 burra u përdorën për të mbajtur baras-peshën e tij gjatë rrugës drejt Kostandinopojës. Rruga midis Edrenesë dhe Kostandinopojës u nivelua më parë nga 200 punëtorë dhe 50 karroderë. U deshën dy muaj për të çuar topin në vendin ku do të luftohej. Fakti që ky top u farkëtua nga Urbani, është ekzagjeruar nga disa studiues. Së pari, Urbani ishte vetëm njëri prej punëtorëve që mori sulltani. Ai iu drejtua Fatihut, ndërkohë që përgatitej për fet'hin dhe ndërtimi. i kështjellës së Bogazkesenit vazhdonte. Në atë kohë, kishte shumë përpunues të aftë për artilerinë si: Saruxha Pasha dhe Mimar Muslihuddini, i cili më parë kishte farkëtuar shumë topa dhe kishte dhënë ndihmesën e tij për skidmin e projektit. Hoxha Saduddini thotë se "topi që u farkëtua nga Saruxha Pashai ishte punuar nga 300 kantarë bakër." Historiani Ali e mbështet këtë fakt në librin e tij Kyrihyl Ahbar. Talenti i Urbanit ishte i lidhur vetëm me farkëtimin; por pika më e rëndësishme e ndërtimit ishte përllogaritja balistike, që u krye nga vetë Sulltani. Për më tepër, artileria e farkëtuar nga Urbani, ishte plasaritur dhe krisur pas gjuajtjes së predhave të para, dhe topat që ishin farkëtuar nga farkëtarët muslimanë u përdorën gjatë rrethimit.
Kostandinopoja kishte arritur të mbrohej me sukses ndaj sulmeve të mëparshme të muslimanëve. Për këtë arsye, Sulltan Mehemmedi ishte tepër i kujdesshëm gjatë parapërgatitjeve për hapjen e këtij qyteti ndaj Islamit. Rrethimi i Kostandinopojës filloi ditën e Premte, më 6 prill 1453. Muret rrethuese ishin shumë të forta, të larta dhe dyfish të trasha. Jashtë tyre ishte hapur një hendek uji 7 metra i gjerë, që ushtria osmane duhet të kapërcente që të arrinte ta merrte këtë qytet të fortifikuar. Megjithatë, muret përgjatë gjirit të Bririt të Artë (Halixh: gji) ishin relativisht të dobëta, por romakët e kishin vështirësuar hyrjen e flotës osmane në këtë pjesë, pasi kishin lidhur një zinxhir të fortë çeliku përgjatë grykës së hyrjes së gjirit.
Ushtria osmane sulmoi për herë të parë natën e 18 prillit, kur u përpoq të hynte nëpërmjet disa të çarave që bëri në muret rrethuese të qytetit, por u zmbraps. Ndërkohë, Papa dërgoi në ndihmë të të rrethuarve tre anije gjenovase, që mbërritën në Kostandinopojë më 20 prill. Edhe pse kishte qëndruar me trimëri, edhe pse kishte humbur madje edhe njërin sy gjatë betejës në det, Kapudan-ë Derjai osman (Komandanti i Flotës Detare), Balltaogllu (Baltaoglu) Sylejman Beu, nuk arriti ti ndalonte ata për shkak të numrit të vogël të anijeve të tij. Megjithatë, ai u shkarkua nga detyra dhe në vendin e Kapudan-ë Derja u caktua Hamza Beu.
Osmanët bënë një lëvizje tjetër natën e 21-22 prillit: ata shtynë drejt gjirit 70 anije nga Tophane drejt Kasim Pashait mbi një rrugë rrëshqitëse me trungje prej druri, për të rrënuar pjesën e mureve relativisht më të dobëta. Kjo arritje i demoralizoi së tepërmi romakët.
Fatih Sulltan Mehemmedi, pasi bëri të gjitha përllogaritjet e nevojshme balistike, shpiku një gjylehedhës dhe e përdori këtë armë të re për të goditur anijet romake dhe latine në gjirin e Bririt të Artë.
Romakët, tashmë të demoralizuar, kërkuan të nënshkruanin një traktat paqeje duke iu ofruar osmanëve të gjitha tokat që zotëronin deri në muret rrethuese të Kostandinopojës; emërimin nga Devleti Osman të zyrtarëve që do të përgjigjeshin për sigurinë dhe pagesën e çdo lloj tagre që do të kërkonin osmanët. Por, sulltani i ri osman iu përgjigj: "Ose do ta marr Kostandinopojën, ose ajo do të më marrë mua" dhe kërkoi nënshtrimin e qytetit.
Ushtria muslimane ndërmori dhe një sulm tjetër më 6 maj, pas perëndimit të diellit, por nuk arriti të hynte brenda mureve të qytetit. Më 12 maj, disa ushtarë osmanë arritën të hynin nëpërmjet të çarave që hapën në murin rrethues, por u zmbrapsën nga romakët, të cilët ishin shumë të shpejtë për të dërguar njësi të reja ushtarake në pikat më të dobëta. Sulltan Mehemmedi II kishte ndërtuar kulla të lëvizshme luftarake. Kulla e parë u ndërtua nga inxhinierët dhe punëtorët për 4 orë, pranë hendekut të ujit, përballë mureve të Topkapisë. Ajo qëndronte mbi çikrikë, në mënyrë që të mund të lëvizte dhe ishte më e lartë se muret rrethuese të qytetit. Romakët e dogjën atë kullë të lartë, por osmanët ndërtuan kulla të tjera. Kjo tregon se osmanët ishin më superiorë se romakët edhe në aspektin teknik. Beteja vazhdoi me shkëmbimin e gjuajtjeve me shigjeta dhe më armë zjarri.
Nga fundi i rrethimit, disa ambasadorë hungarezë mbërritën për të lajmëruar se Janosh Hunjadi nuk ishte më në ngarkim të administratës në Hungari dhe se Mbreti i ri Lazlo ishte i vendosur të marshonte në krye të një ushtrie të madhe drejt territorit osman, nëse osmanët nuk do ta ngrinin rrethimin e tyre në mënyrë të ngutshme. Ata njoftuan se pala hungareze kishte anuluar traktatin 3-vjeçar për paqe. Ky kërcënim dhe njoftimi se flota venedikase ishte duke ardhur në ndihmë të Perandofisë Romake, e vendosën sulltanin e ri në një pozitë të vështirë. Ai mblodhi dinjitarët e tij fisnikë për të diskutuar rreth situatës. Vezir-i A'zam, Halil Pasha, i cili kishte përvojë dhe i njihte qëllimet dhe madhësinë e armatës Kryqtare, ishte i mendimit se osmanët duhet ta ngrinin rrethimin e tyrë, duke i ngarkuar Perandorisë Romake një shumë të madhe si tagër lufte. Nga ana tjetër, Zaganos (Zaganos) Pasha mendonte se Kostandinopoja nuk mund të merrte ndihma, por edhe nëse do të mtmd të ndihmohej, nuk do të ishte një ndihmë aq e madhe, sa të mund të ndryshonte situatën. Shejhu Akshemseddin dhe disa fisnikë të tjerë, e mbështesnin pikëpamjen e këtij të fundit, dhe vendimi përfundimtar ishte që rrethimi të vazhdonte.
Osmanët mësuan se një flotë luftarake e krishterë e Venedikut apo e Papës, kishte mbërritur në ishullin Sakëz, në brigjet e Detit Egje. Për këtë arsye, osmanët i mbajtën peng ambasadorët hungarezë për të parë rezultatin e sulmit të fundit. Fjalë dhe biseda të trishtuara qarkullonin në radhët e ushtarëve, për shkak të rrethimit të tejzgjatur dhe sulltani nuk e kishte të lehtë. Por, një letër inkurajuese e Shejhut Akshemseddin drejtuar Sulltanit, ngriti moralin e tij. Me këshillën e Shejhut Akshemseddin, Mjeshtrit Shpirtëror të sulltanit, muxhahidinët sulmuan vetëm pak çaste pas faljes së namazit të subhit (sabahut) të ditës së Martë, më 29 maj, dhe ushtria muslimane hyri fitimtare në qytet nëpërmjet portës Topkapu. Ka të dhëna se perandori romak u vra gjatë rrëmujës, edhe pse ishte përpjekur të arratisej drejt Portës Pemton. Për shkak të faktit që Stambolli (Kostandinopoja) ra dhe ndryshoi sundimtarët në një ditë të Martë, grekët romakë e shikonih atë ditë si ditë që sjell tersllëk.
Rrethimi i Kostandinopojës zgjati 53 ditë. Nderi për hapjen e këtij qyteti ndaj Islamit i takonte sulltanit të ri osman, Mehemmedit II, që në atë kohë ishte në moshën 21-vjeçare, dhe që nga ajo ditë u quajt Fatih (hapës i një vendi të rëndësishëm ndaj Islamit). Në këtë mënyrë, themelimi i Devletit Osman ishte kompletuar mbi baza të forta. Tashmë rruga e osmanëve drejt zbatimit të qëllimit të tyre të vetëm dhe arsyes së qenies së tyre: zgjerimi i territoreve për të përhapur më tej Islamin, ishte e hapur. Fatihu e ktheu katedralen e Hagia Sofias (Aja Sofjas), vendit ku kurorëzoheshin perandorët romakë, në Mesxhid Xhami dhe aty u zhvillua dhe falja e parë e së Xhumasë; hutbeja u mbajt nga Shejhu Akshemseddin në emër të sulltanit. Titulli i sulltanit ishte Sulltanul Berrejn Hakanul Bahrejn Emirul Mu'minin, Kami'ul Fexhereti vel Mushrikin, es Sulltan ibnus Sulltan Mehemmed bin Murad Han (Sulltani i dy Kontinenteve; Hakani i dy deteve; Prind i besimtarëve; Nënshtruesi i atyre që i shmangen të vërtetës dhe i politeistëve, Sulltani, biri i Sulltanit Mehemmed Hani, i biri i Murad Hanit).
Devleti Osman ishte fuqia e vetme islame që mund të përballej me jobesimtarët. Me hapjen e Kostandinopojës, Fatihu kishe arritur një pozitë shumë të lartë në botën islame. Roli që luajti Shejhu Edebali për themelimin e Devletit ishte shumë i rëndësishëm; por, po kaq i rëndësishëm është edhe roli që luajti Shejhu Akshemseddin, për ta ngritur Devletin Osman në pozitën e një superfuqie, duke udhëhequr Fatihun, dishe-pullin e tij. Në të vërtetë, është tepër e vështirë, pothuajse e pamundur, të bësh një vlerësim të fakteve dhe misionit të osmanëve, strukturës shoqërore dhe gjithçka tjetër që lidhet me Devletin Osman, pa kuptuar më parë shtrirjen e Tesavufit në atë entitet. Përveç të huajve, madje edhe historianët turq, të dlët nuk janë thellësisht të ndërgjegjshëm dhe nuk arrijnë të vlerësojnë rolin e luajtur nga Tesavufi në krijimin, dhe zhvillimin e shoqërisë osmane, janë të detyruar të pëmgjasojnë me një recepsionist hoteli, që pyet një shkrimtar për profesionin e tij, dhe që ka marrë përgjigje se ky i fundit e fiton jetesën me anë të një stilolapsi, e shikon atë si një "shitës të thjeshtë stilolapsash.
Merita e Mehemmedit për hapjen e Stambollit ndaj Islamit, 50 vite më parë mund të kishte qenë edhe e Jëlldërëm Bajezidit, nëse Timuri nuk do të kishte udhëhequr luftën e tij në Anadoll, duke vonuar kështu mundësinë e Devletit Osman për tu kthyer në një superfuqi. Fatih Sulltan Mehemmedi shpalli një amnisti të përgjithshme dhe transferoi një numër të madh muslimanësh nga Anadolli në Stamboll (Kostandinopojë). Ai emëroi si Patriark të Kishës Ortodokse Genadiosin dhe u dha të gjithë jomuslimanëve liri të plotë besimi. Një tolerancë e tillë ishte e paimagjinueshme për Evropën, madje nuk është e ligjërueshme as nga politikanët perëndimorë të ditëve të sotme.
Si përfaqësues të së njëjtës kulturë, osmanët, ishin në dijeni të faktit që sahabiu i madh (shok i Profetit a.s.) Ebu Ejjub el-Ensari, ishte varrosur jashtë mureve të qytetit, kur ai kishte ardhur në Kostandinopojë me ushtrinë e tij muslimane në vitin 49/669, por ata nuk e dinin vendin e saktë të varrit të tij. Sulltan Fatih Mehemmedi i kërkoi Mjeshtrit të tij Shpirtëror, Shejhut Akshemseddin, ta përcaktonte vendin dhe ai arriti ta gjente atë përmes mukashefes. Kështu, Fatihu ndërtoi aty një tyrbe dhe një xhami të bukur, në përkujtim të këtij Sahabiu të madh. Halifët pasardhës e vizitonin varrin e tij për el-Bereke (për të marrë bekimin), dhe, nga kjo pikë, niseshin ekspeditat e tyre të xhihadit drejt Evropës. Tashmë është një traditë e famshme e popullsisë muslimane të Stambollit, të vizitojnë këtë vend përpara ceremonive martesore dhe ceremonive të synetit. Kjo zonë quhet Ejyp (versioni në gjuhën turke për Ejjub) dhe Sahabiu i madh njihet me emrin Ejyp (Ejup) Sulltan. Fama dhe respekti i thellë që ka ky Sahabi i madh në popull, është një shenjë treguese e vazhdimësisë së kulturës dhe traditës islame ndër shekuj, ndër njerëzit në territoret e ndryshme dhe të largëta.
Sipas periodizimit perëndimor të historisë, hapja e Stambollit ndaj Islamit, është një nga pikat kthesë që shënoi përfundimin e periudhës së Mesjetës dhe fillimin e periudhës Modeme. Osmanët e kthyen Stambollin në një metropol të Islamit, ndërkohë që banorët e krishterë të këtij qyteti në asnjë rast nuk u pëmdoqën. Përkundrazi, ata u lejuan të qëndronin aty dhe trajtoheshin në mënyrë të pranueshme, dhe të sjellshme, dhe vazhdojnë të gëzojnë liri të plotë besimi edhe në ditët e sotme. Stambolli vazhdon të jetë Selia e Patrikanës së Kishës Ortodokse greke. Në rast se, në atë kohë bota e krishterë do të kishte arritur një fitore të tillë, ndaj një kryeqendre muslimane, nuk do të kishte qenë e vështirë të parashikohej shtypja shkatërrimtare e tyre, për shkak se "pjesa më e madhe e popullsisë së Evropës, në periudha të ndryshme kohore, ka qenë e papërmbajtshme." Në shekullin e 13-të, francezët shfarosën Albigensianët dhe 4 shekuj më pas edhe Hugenotët; spanjollët shfarosën Mavarët; anglezët shfarosën indianët e Amerikës së Veriut, dhe u përpoqën në shekullin e 17-të të asgjësonin irlandezët.
Me pak fjalë, pas aneksimit të Stambollit, që u kthye në një metropol të rëndësishëm islam, Sulltan Fatihu i kumtoi një fet'hname (letër fitoreje) sovranit të Egjiptit, Inal Shah, (sundoi 857-865/1453-1460). Pas Bismil-lah, në letër citoheshin dy ajete nga Kur'ani: "O Allah! Sundues i çdo sendi, Ti ia jep pushtetin atij që do, Ti ia heq prej dore pushtetin atij që do, e lartëson atë që do dhe e përul atë që do. Çdo e mirë është vetëm në dorën Tënde, vërtetë, Ti ke mundësi për çdo gjë." [Ali Imran, 26]. "Luftojini ata që nuk besojnë në Allahun dhe as në Ditën e Kiametit" [et-Tevbe, 29]. Më tej, ai citon një thënie të Pejgamberit të Fundit Muhammed (s.a.v.s): "Atij që i pluhurosen këmbët për çështjen e Allahut, Krijuesi e ndalon atë të hyjë në Ferr." Letra përfundonte me thënien e Pejgamberit, që i siguronte muslimanëve se ata do të arrinin ta hapnin qytetin ndaj Islamit dhe se osmanët do ta ndërmermin këtë ekspeditë të xhihadit, në përputhje të plotë me urdhëresat Hyjnore, ashtu si përmendet edhe në Kur'an, "Luftoni kundër jobesimtarëve që ju qëndrojnë pranë" [et-Tevbe, 23]. Së bashku me këtë letër fet'hname, sulltani osman i dërgoi sulltanit të Egjiptit edhe disa dhurata të çmuara.
Një fet'hname tjetër iu dërgua Shejhut të Meke el-Mukerremes, në të cilën Sulltan Fatihu shkruante: "Po ju dërgojmë këtë letër për të lajmëruar dhuratën që Allahu na fali këtë vit, një fitore që nuk e ka parë syri dhe që nuk e ka dëgjuar veshi më parë: hapja e Kostandinopojës ndaj Islamit". Në letër, më pas, citohej ajeti 20 nga Sureja el-Fet'h'. "Allahu ju premtoi juve pre të shumta, që do ti merrni, e këtë jua shpejtoi...", dhe një thënie e Profetit (s.a.v.s.): "Parajsa ka 100 shkallë, Allahu i ka përgatitur ato shkallë për ata që luftojnë për Çështjen e Tij (për Islamin) dhe largësia midis dy shkallëve është si largësia midis Qiejve dhe Tokës.
Një letër fet'hname e tretë, iu dërgua sovranit të Iranit, Xhahan Shah (14057-1467), ku Sulltan Fatihu e njoftonte se muslimanët muxhahidinë kishin arritur ta çlironin këtë qytet në emër të Islamit, nëpërmjet ndihmës shpirtërore të Krijuesit dhe në përputhje me ajetin që i përkiste ngjaijes së hapjes së Mekës ndaj Islamit: "Ne të dhamë ty (O Muhammed) një fitore të qartë." [el-Fet'h, 1] Ai vazhdon, më tej, duke thënë se muxhahidinët kishin të njëjtin zell si bashkëfetarët e tyre që e hapën Mekën ndaj Islamit dhe në lidhje me këtë citon ajetin: "Është Ai, që zbriti qetësi në zemrat e besimtarëve ..." [el-Fet'h, 4].
Është me rëndësi të madhe të theksojmë se, në letër-përgjigjen e tij, Xhahan Shahu, citonte disa ajete nga Kur'ani: "Ne të kemi bërë mëkëmbës mbi tokë." (Sad, 26) Nëpërmjet këtij citimi, ai mendohet se e kishte pranuar faktin që pas hapjes së Kostandinopojës ndaj Islamit dhe rënies së Perandorisë Romake, sulltani osman ishte kthyer de fakto në zëdhënësin dhe udhëheqësin e muslimanëve. Faktikisht, të gjitha fuqitë e tjera muslimane në atë kohë ishin të angazhuara në mosmarrëveshje dhe grindje me njëra-tjetrën dhe osmanët ishin luftëtarët e vetëm muslimanë që luftonin në zemër të Evropës së krishterë për çështjen e Islamit. Hapja e Kostandinopojës ndaj Islamit pati kundërveprime të mëdha në Evropën e krishterë. Sipas Abbas Hamdanit: "Rënia e Kostandinopojës në vitin 1453, rigjallëroi lëvizjen e kryqëzatave në Evropë. Princi Henri (i Portugalisë) veproi duke lundruar me anijen e tij deri në Afrikë dhe duke arritur deri te sundimtarët e krishterë të Lindjes. Ai e shfrytëzoi, gjithashtu, këtë rast duke krijuar monopole tregtie dhe duke e përjashtuar veten nga 1/10 e zakonshme që i paguante Papës. Të gjitha këto janë konfirmuar nëpërmjet një deklarate të Papatit, më 8 janar 1455. Sundimtari i ardhshëm portugez, Dom Zhoao II, dërgoi një njësi zbuluese inteligjente që përmes memlukëve të Lindjes së Mesme të vendoste lidhjet me Perandorin e Etiopisë për zbulimin e burimeve të tregtisë së erëzave në Lindje. Ky mision u drejtua nga dy njohës të gjuhës arabe, Pero de Kovilja (Covilha) dhe Alfonso de Pavia. Në të njëjtën kohë, Bartholomeu Diaz arriti në Kepin e Shpresës së Mirë.
Sipas evropianëve, data e hapjes së Kostandinopojës ndaj Islamit, që quhet në terminologjinë e tyre "rënia" e Kostandinopojës në duart e "turqve jobesimtarë", shënoi një ngjarje që ndryshoi historinë botërore dhe se viti 1453 nuk duhet të harrohet. Ata pretendojnë se periudha e errët e Mesjetës (nga pikëpamja evropiane) përfundoi me datën e kësaj ngjarjeje, falë studiuesve të larguar nga Kostandinopoja, që luajtën një rol të rëndësishëm për fillimin e periudhës së Rilindjes. Faktikisht, nivelet kulturore dhe shoqërore janë të kushtëzuara të jenë të lidhura si rrjedhja në enët e komunikimit në fizikë. Dijetarët romakë kanë debatuar për gjininë e engjëjve dhe numrin e krahëve të tyre; se si një i pasur. mund të hyjë në Parajsë, pasi deveja të futet në vrimën e një gjilpëre. Në vitin 1453, Kostandinopoja ishte e kalbur në çdo drejtim dhe është më se e palogjikshme të pritej çfarëdo e mirë prej saj, çfarëdo ndihme prej saj për civilizimin. Kur ushtria osmane rrethoi qytetin, askush nuk u shqetësua për këtë, pasi ishin nisur në grupe drejt hipodromit për ti parë të gjelbrit dhe blutë. Siç dihet, studiuesit që patën ndikim të madh në fillimin e Rilindjes, u transferuan nga Moreja (Peloponezi) drejt Evropës Qendrore dhe Perëndimore.
Në fakt, në vend të periodizimit eurocentrik, ngjarjet më të rëndësishme në historinë botërore mund të radhiten si më poshtë:
1. Përmbytja e Noes (Paqja qoftë me të). (4000 p.e.s)*
2. Lindja e Jezu Krishtit (Paqja qoftë me të).4001
3. Hixhreti i Muhammedit (Paqja qoftë me të).4622
4. Beteja e Ajn Xhalutit (Disfata e parë e madhe e mongolëve, të cilët, më parë, shikoheshin si të "pamposhtur") (1260 e.s. plus 4000)5260
5. Martin Luteri fillon Protestantizmin (1517 e.s. plus 4000)5517
6. Revoludoni Francez (1517 e.s. plus 4000)5789
7. Shpërbërja e Bashkimit Sovjetik (1991 e.s. plus 4000)5991
Pra, viti 2011 e.s. i korrespondon vitit 6011, që duhet të jetë e pranueshme për pjesën më të madhe të popullsisë botërore.
Perandori romak kishte nënshkruar me Papën një traktat për të marrë ndihmën e botës së krishterë, dhe për këtë arsye, Kardinali Izidor, i dërguari i Papës, udhëhoqi një ceremoni fetare në Katedralen e Aja Sofjas, më 12 dhjetor 1452. Në këtë mënyrë, u proklamua bashkimi i Fesë Ortodokse me Fenë Katolike. Kjo do të thoshte se pas hapjes të Kostandinopojës ndaj Islamit, nga Sulltan Fatihu, në vitin 1453, nuk kishte më asnjë konflikt midis Katolicizmit dhe Ortodoksisë dhe se Krishterimi Lindor ishte nën hegjemoninë e Kishës Perëndimore. Kjo ishte një situatë në kundërshtim të plotë me dëshirat, tendencat, traditën e grekëve të Stambollit. Nga ana tjetër, Devleti Osman, nuk ishte në favor të bashkimit të krishterimit. Për këtë arsye, Sulltan Fatihu caktoi si Patriark në një ceremoni madhështore, Genadios Skolariosin, që ishte kundër bashkimit të dy kishave. Në këtë mënyrë, Kisha Ortodokse siguroi pavarësinë e saj nga Kisha Katolike.
Kadiu i parë i Stambollit është Hëzër Beu, nga familja e të famshmit Nasreddin Hoxha (Xhuha). Lagjja ku ai u vendos quhej Kadikoj (Kadikoyii) (fshati i Kadiut) dhe ky vend mban këtë emër edhe në ditët e sotme. Shumë familje turke u shpërngulën nga Anadolli në Stamboll dhe lagjet në të cilat ato u vendosën mbajnë edhe në ditët e sotme emrat e qyteteve nga ata erdhën, si Karaman, Aksaraj, Çarshamba.
Hapja e Stambollit ndaj Islamit, u përshëndet nga shumë vende islame, të cilat dërguan urimet e tyre dhe u shoqërua edhe me mbërritjen e shumë komiteteve të administratës së krishterë, që kishin të njëjtin qëllim si: Perandoria Pontus e Trebizondit; Mbretëria e Serbisë; Rëpublika e Dubrovnikut (Raguzës); Moreja despotike, që qeverisej nga Dimitrios dhe Tomas, vëllezër të perandorit të fundit romak, Kostandin Paleologos; administrata gjenovase e Ishullit të kolonizuar Sakëz; Dukati gjenovas i Ishullit Midilli; disa prej tyre ishin të gatshëm ti paguanin tagra Devletit Osman.
Hapja e Stambollit ndaj Islamit nga Mehemmedi II, ishte një ngjarje e shënuar dhe e rëndësishme, dhe vetë sulltani me të drejtë ishte i ndërgjegjshëm se kishte marrë në dorë drejtimin e botës muslimane: "Me hapjen e Kostandinopojës, bota muslimane njohu Mehemmedin si prijësin e Luftës së Shenjtë kundër krishterimit. Tashmë, ai mund të pretendonte se ishte superior mbi të gjithë sundimtarët e tjerë osmanë, duke përfshirë këtu edhe sulltanët fqinjë memlukë dhe mund të kërkonte të drejtën të merrte vendin e këtyre të fundit si prijës të pelegrinazhit drejt Qyteteve të Shenjta.
Duke u mbështetur te hungarezët, mbreti serb Gjorgje Brankoviç, sulmoi territoret osmane në vitin 858/1454. Fatihu marshoi drejt Serbisë dhe mori kështjellën e Ostrovicës, njërën nga dy kështjellat më të rëndësishme të Serbisë dhe u kthye në Edrene, duke lënë pas Mehemmed Beun, të birin e Firuz Beut, me 30.000 ushtarë të fuqishëm në mbrojtje të kësaj zone. Janosh Hunjadi, komandanti hungarez, e shfrytëzoi rastin e largimit të Fatihut dhe në krye të një ushtrie shumë të madhe, së bashku me Mbretin Brankoviç, sulmoi befasisht dhe kapi rob Mehemmed Beun në Krushevc. Me të marrë njoftimin e kësaj ngjarjeje, Fatih Mehemmedi, e drejtoi ushtrinë drejt Serbisë, por Janosh Huniadi u arratis drejt Hungarisë. Mbreti hungarez u nënshtrua dhe pranoi të paguante çdo vit një tagër prej 30.000 monedhash floriri.
Një vit më pas, Fatih Mehemmedi vazhdoi të hapte ndaj Islamit territore të reja në Serbi dhe dhe qytezën Novo-bërdo. Në këtë kohë, Janosh Hunjadi nxiste mbretin Brankoviç për ti bërë qëndresë suhnit osman. Por midis tyre ishin krijuar marrëdhënie të ftohta, për shkak të diferencave të tyre sektare. Nga ana tjetër, Fatihu ishte shumë tolerant ndaj besimeve të tjera dhe Brankoviçi e pyeti Janosh Hunjadin: "Cili, do të ishte qëndrimi yt ndaj Ortodoksisë serbe, nëse do t'i mundnim turqit?" Janoshi iu përgjigj: "Unë do të ndërtoj kisha katolike në të gjithë Serbinë." Ndërsa, kur Fatih Mehemmedit iu drejtua e njëjta pyetje, ai iu përgjigj: "Lejohet ndërtimi i një kishe ortodokse pranë çdo xhamie". Kjo tolerancë e osmanëve pati një ndikim të rëndësishëm për shtrirjen e tyre drejt Ballkanit.
Ndërkohë që Mehemmedi II kishte rrethuar qytetin e Kostandinopojës, shqiptarët e shfrytëzuan këtë rast dhe sulmuan forcat osmane në zonën e tyre, dhe i mundën më 12 Rebi'u-l-ahir 846/22 prill 1453. Fatih Mehemmedi dërgoi Isa Beun, të birin e Evrenos Beut, në krye të 40.000 kalorësve për tu hakmarrë ndaj disfatës së shkaktuar nga shqiptarët, si dhe për të vazhduar misionin e përhapjes së Islamit në këtë rajon. Isa Beu me ushtrinë e tij mundi prijësin shqiptar Skënder Beun më 10 Sha' ban 857/26 korrik 1453, në betejën që u zhvillua në Berat, në Shqipëri, edhe pse kjo e fundit, kishte marrë nga mbreti i Napolit përforcime me luftëtarë. Në këtë betejë, më shumë se gjysma e ushtrisë së bashkuar shqiptaro-italiane u vra dhe shumë nga të mbijetuarit u kapën rob.
Lumi Danub ishte kufiri midis territorit islam në Evropë dhe botës së krishterë; jugu iu përkiste muslimanëve dhe veriu të krishterëve. Beogradi shtrihet në bregun jugor të lumit Danub, dhe në atë kohë ishte nën sundimin e Hungarisë. Osmanët e ndjenë si domosdoshmëri që ata ta merrnin nën kontroll këtë qytet, për fi siguruar muslimanët në Serbi, kur ata të përballeshin me ushtritë e bashkuara të krishtera, që sulmo-nin nga veriu, dhe të ishin të aftë të vazhdonin xhihadin e tyre drejt Himgarisë. Kështu, Sulltan Fatih Mehemmedi, marshoi me ushtrinë e tij drejt Beogradit në vitin 860/1456, ndërsa një grup anijesh muslimane mbërriti në vendin e luftës nëpërmjet lumit Danub. Por gjatë përpjekjeve të tij për të nënshtruar qytetin, sulltani u përball me vështirësi të mëdha, për shkak të pozitës strategjike të këtij qyteti, në vendin ku bashkoheshin lumenjtë Danub dhe Sava, që serbëve iu mundësonte marrjen e përforcimeve të shpejta dhe të sigurta. Për më tepër, qyteti ishte i fortifikuar mirë dhe ishte hapur një hendek rrethues uji, dhe për këtë arsye rrethimi i tij nuk mimd të arrihej plotësisht. Karaxha Beu kishte kërkuar leje për ta kaluar Danubin, por kjo nuk ishte pranuar nga bejlerët e Rumelisë, me arsyetimin se ky kalim do të rrezikonte të gjithë ushtrinë muslimane. Nëpërmjet Danubit, Beogradi merrte përforcime edhe nga mbreti hunga-rez. Për shkak të gjithë faktorëve të lartpërmendur, muslimanët nuk arritën ta hapnin këtë qytet dhe u tërhoqën pas një beteje të ashpër me armikun.
Gjatë rrethimit të Beogradit, fuqitë e vendeve të krishtera evropiane kishin formuar një ushtri kryqëzate aleate ktmdër osmanëve. Me nxitjen e Papës Kaliksus III, të familjes Borxhia, dhe përpjekjeve të priftit italian Xhovani di Kapistrano (Giovani di Capistrano), u krijua një ushtri e fuqishme prej 60.000 luftëtarësh, që u rekrutuan nga Italia, Gjermania dhe Bohemia për ta mbrojtur Beogradin nga osmanët. Janosh Hunjadi i Hungarisë ishte bashkuar në ndihmë të kësaj force me ushtarët e tij dhe kishte sjellë dhe 200 anije në lumin e Danubit. Flota osmane u detyrua të tërhiqej dhe flota e krishterë zotëroi Danubin. Vetëm në një rast, ushtria osmane arriti të hynte në qytet, por Kapistrano i zmbrapsi forcat osmane, pasi ai kishte marrë shumë përforcime. Fatih Mehemmedi e drejtoi personalisht ushtrinë e tij gjatë përpjekjeve për të depërtuar në qytet, por ai u plagos nga një heshtë dhe u detyrua të ndalonte sulmin. Gjatë këtyre luftimeve, Bejlerbeu i Rumelisë, Karaxha Pasha dhe Hasan Aga i jeniçerëve, ranë dëshmorë. Në anën tjetër, u plagosën Janosh Hunjadi dhe Xhovani di Kapistrano. Këta të dy, më vonë iu dorëzuan plagëve dhe vdiqën.
Fakti që Stambolli ishte tashmë nën zotërimin osman, i frikësonte fuqitë evropiane dhe krijoi tek ata një pështjellim alarmues. Gjithashtu, venedikasit dhe gjenovezët, që ishin dy fuqitë e mëdha detare të asaj kohe dhe që jetonin në kushte mjaft të mira në saj të kolonizimit dhe tregtisë, u gjendën në një situatë jo të volitshme. Nga kjo situatë u arrit në përfundimin se ishte e nevojshme të arrihej një aleancë me shtetet e tjera në kufijtë lindorë të territoreve osmane, në mënyrë që të rrethohej armiku i tyre i përbashkët.
Papa Piu II, e filloi këtë fushatë duke dërguar Ludovikun drejt Gjeorgjisë në vitin 862/1458. Ludoviku arriti të krijonte me sukses një aleancë me Perandorinë Pontus të Trebizondit, Gje-orgjisë, dhe me Devletin turkoman Akkojunllu (Ak Kojunllu). Perandori i Pontusit kishte martuar vajzën e tij Katerina (Despina) me Uzun Hasanin, Padishahun e Devletit Ak-kojunllu, me shpresën se ky i fundit do ta ndihmonte atë në rast nevoje kundër osmanëve. Uzim Hasani (sundoi 1453-1478), sovrani i Persisë Perëndimore dhe Anadollit Lindor, sulmoi qytetin osman të Amasjas. Sulltan Fatihu, pasi bëri përgatitjet e nevojshme, e drejtoi ushtrinë e tij drejt Lindjes, ndërkohë që edhe flota osmane limdroi në Detin e Zi. Fatihu nuk e tregonte asnjëherë destinacionin e tij gjatë fushatave të xhihadit, ndërsa thënia e tij: "Nëse një qime e vetme nga mjekra ime, do ta merrte vesh se ku pd shkoj, unë do ta prisja atë menjëherë", është e famshme. Si fillim, ai marshoi drejt Amasras, që shtrihej në brigjet e Detit të Zi dhe që ishte nën sundimin e Gjenovës. Edhe flota osmane mbërriti po aty. Gjenovasit iu paguanin tagër osmanëve, por ata ishin të dëmshëm për mjedisin musliman. Simdimtari gjenovas, duke e ditur se qëndresa ishte e kotë, u dorëzua dhe Amasra u aneksua në vitin 864/1460 pa luftë.
Më pas, ushtria osmane iu drejtua Sinopit, që ishte nën drejtimin e Bejlikut turkoman Xhandarogllu. Sundimtari i këtij beljiku, Ismail Beu, ishte një person i arsimuar dhe i ditur. Në mënyrë që të mos zhvillohëshin luftime, osmanët i kërkuan atij të bashkohej me ta në përputhje me "ed Dinu en Nasiha" (Feja është këshillë e mirë). Duke qenë një person i arsimuar dhe i ndërgjegjshëm, Ismail Beu e dorëzoi bejlikun e tij dhe u bashkua me Devletin Osman, edhe pse Sinopi kishte një kështjellë të fortifikuar mirë, kishte 400 armë zjarri, 2000 artiljerë dhe disa anije në port; ai shmangu gjakderdhjen. Ismail Beu u trajtua mjaft mirë, u nderua dhe u respektua. Të ardhurat e mbledhura nga taksat e Jenishehirit, Inegolit dhe Jarhisarit iu caktuan si dirlik (të ardhura për të jetuar në komoditet). Më pas, ai u caktua si sanxhakbej i Filibes në Evropë dhe jetoi një jetë të nderuar. Me këtë veprim, ai fitoi një pozitë me famë të lartë në shoqëri, ndërkohë që osmanët arritën një sukses tjetër për qëllimin e tyre, atë të bashkimit të Anadollit. Në atë kohë, Bejliku i Karamanit ishte i vetmi që mbeti jashtë territoreve të kontrolluara nga osmanët.
Veprimi i Ismail Beut është një akt i rëndësishëm dhe mjaft domethënës. Ai hoqi dorë nga autoriteti i tij si sovran i pavarur, por u kthye në një personalitet të rëndësishëm për administratën osmane, Devletin bashkues të muslimanëve në Anadoll dhe në Evropë.
Padishahu Uzun Pasha dërgoi nënën e tij, Sare Hatunen, për ti kërkuar falje Sulltan Mehemmedit dhe për ta bindur atë të mos e merrte Trebizondin, vend që ai mendonte se ishte qëllimi i sulltanit. Sulltan Fatihu ishte një përkrahës i rreptë i vlerave morale të Islamit dhe kishte një respekt të madh për zonjën, por në aspektin fetar, ai ishte i mendimit se duhej t'i jepte fund Perandorisë së Pontusit. Ai dërgoi Mahmud Pashanë në krye të ushtrisë, për ta parandaluar perandorin që të arratisej në ndonjë vend tjetër. Sulltan Fatihu i shoqëruar nga vetë Sare Hatun vazhdoi marshimin, edhe pse në disa raste rruga mbi kalë ishte e pakalueshme. Sare Hatun shprehu shqetësimin e saj duke i thënë Fatihut: "O bir, sa mundim të rëndë ke marrë mbi shpatullat e tua për qytetin e Trabzonit/' dhe Fatihu iu përgjigj: "Nënë, ky mundim nuk është ndër-marrë për hir të qytetit të Trabzonit, por për hir të Allahut. Ne mbajmë shpatën e Islamit. Nëse nuk do ta ndërmermim këtë mundim, ne nuk do ta meritonim emrin "gazz" (luftëtar në Luftën e Shenjtë), dhe ne do të ishim gjendur në një pozitë të turpshme në Botën e Përtejme përballë Hakut Sublim (Allahut)." Me këto pak fjalë, por që ishin shumë të sakta dhe shprehëse, sulltani i shpjegoi asaj me saktësi synimet dhe misionin e Devletit Osman. Ai arriti në Trebizond dhe e gjeti atë të rrethuar nga anijet osmane që ai kishte dërguar aty. Perandori David Komneni u detyrua të ddrëzohej dhe për pasojë Perandoria e Pontusit, themeluar nga romakët në vitin 1204 e.s., kur evropianët e Kryqëzatës së 4-të pushtuan Kostandinopojën, ra në vitin 865/1461. Perandori i fundit, David Komneni dhe familja e tij u dërguan në Stamboll dhe më pas në Edrene, ku osmanët i dhanë atij edhe një has (një pjesë të madhe toke për të jetuar), në afërsi të Ustruma Karasu, si dhe një shumë vjetore prej 300.000 akçe (monedha në qarkullim e osmanëve). Në vend që ai të tregohej mirënjohës ndaj mirësisë dhe bujarisë së treguar, ish-perandori mbajti korrespondencë me bashkëshorten e Uzun Hasanit, një veprim ky që mund të kishte qenë i rrezikshëm për osmanët, pasi Uzun Hasani ishte kreu i Devletit të fuqishëm Akkojunllu dhe rival i osmanëve. Të vendosur për të mbajtur bashkimin e Devletit te tyre me çdo kusht, osmanët në mënyrë të shpejtë dhe të vendosur, u morën me këtë rrezik të madh. Perandori dhe djali i tij u burgosën në Edrene dhe më pas në vitin 867/1463, u ekzekutuan në Stamboll.
Gjatë periudhës së sundimit të Sulltan Muradit II, disa vende në Shqipëri ishin hapur ndaj Islamit. Ishte e vështirë të avancohej në ato toka të thepisura dhe të pakalueshme. Mbreti i Napolit dhe i Aragonës, Alfonsi V, synonte të krijonte një perandori në rajonin e Ballkanit dhe të Mesdheut. Për këtë arsye, ai nxiti Skënder Beun (Gjergj Kastriotin), që ishte rritur në pallatin osman, të arratisej, dhe ai u angazhua në përpjekje armiqësore kundër Devletit Osman në Shqipëri.
Me nxitjen e Papës, u nënshkrua një traktat midis Skënder Beut dhe Mbretit të Napolit në vitin 855/1451. Sipas këtij traktati, Mbreti i Napolit duhet të mbështeste dhe të ndihmonte Skënder Beun, që e kishte frikë Devletin Osman dhe në këmbim ai do ta njihte Mbretin, Alfons V, si sundimtarin e tij. Kështu, duke u përpjekur ti shmangej sovranitetit osman, Skënder Beu ishte në procesin e nënshtrimit ndaj Mbretit të Napolit. Tre vjet pas nënshkrimit të traktatit, në monedhat që qarkullonin në Shqipëri u gdhend emri i Mbretit të Napolit. Një përfaqësues i mbretit ishte në qytetin e Krujës. Republika e Venedikut, gjithashtu, kishte interesa në rajon dhe kishte disa vende në zotërim, por kur Devleti Osman mori qytetin ë Stambollit, në vitin 857/1453, Venediku pësoi një humbje të madhe në Lindje, dhe për këtë arsye mendoi se ishte më e rëndësishme të drejtonte energjitë e saj atje, ndaj hoqi dorë nga lufta me Skënderbeun.
Në vitin 859/1455 Skënderbeu rrethoi qytetin e Beratit, i cili ishte nën zotërimin osman, por nuk arriti gjë me këtë rrethim. Për më tepër ushtria shqiptare, që ishte e mbështetur nga një numër i madh ushtarakësh napolitanë, ishte mposhtur keq nga një bej akënxhë, djali i Evrenos Beut. Kjo ishte goditje e rëndë për namin e Skënder Beut. Mbreti i Napolit, që nuk dëshironte ta humbiste hegjemoninë e tij në Shqipëri, shpejtoi ti dërgonte përforcime Skënder Beut dhe e bindi dhe Papën të dërgonte përforcimet e tij. Në këtë mënyrë u bashkuan një numër i madh ushtarësh nga Franca, Gjermania dhe Serbia në vitin 860/1456 për të shpëtuar Shqipërinë.
Pas vdekjes së Alfonsit V, Mbretit të Napolit dhe të Aragonës, në vitin 868/1458, Skënder Beu humbi një mbështetës të fortë. Për këtë arsye, ai u detyrua të njihte sovranitetin osman dhe në vitin 864/1460 fi paguante Devletit Osman tagër. Por i nxitur nga Papa dhe ambasadori i Venedikut, ai e shkeli traktatin në vitin 866/1462, dhe iu kthye konfliktit armiqësor. Ushtarët turq Akënxhinj sulmuan; nuk pati asnjë rezultat të qartë, por pozita e Skënder Beut vazhdoi të përkeqësohej.
Papa Piu II ishte në procesin e përgatitjes së një kryqëzate të re kimdër Devletit Osman. Për këtë arsye Devleti Osman e la mënjanë problemin me Skënder Beun, që zakonisht strehohej në malet e larta shkëmbore, kur ishte në situatë të vështirë dhe në vitin 867/1463, nënshkruan një traktat paqeje me të.
Skënder Beu (Gjergj Kastrioti), i dli u kthye në një mjet në duart e venedikasve dhe hungarezëve, në vitin 868/1464 e shkeli sërish traktatin i nxitur nga këto fuqi të krishtera, dhe u hodh në suhn kundër ushtarëve osmanë. Në këto luftime Ballaban Beu arriti fi mundte shqiptarët. Pas rënies dëshmor të Jakub Beut, gjatë betejave të fundit, Sulltan Fatihu vendosi të marshonte personalisht drejt Shqipërisë.
Sulltan Fatihu hapi disa kështjella të rëndësishme gjatë fushatës së tij në vitin 870/1466 dhe rrethoi qytetin e Krujës, kryeqendrën e Gjergj Kastriotit/Skënder Beut. Ishte tepër e vështirë, për të mos thënë e pamundur ta nënshtroje kështjellën e Krujës, që ishte ndërtuar në një pikë shumë të lartë dhe të thepisur. Për këtë arsye, Sulltan Fatihu ndërtoi kështjellën e Elbasanit pranë saj, për të kontrolluar atë qytet dhe për ta kthyer rajonin në një vend të banueshëm, duke siguruar kontrollin e vazhdueshëm të atyre zonave. Ballaban Beu u caktua në drejtimin e rrethimit të kështjellës së Krujës.
Gjergj Kastrioti/Skënder Beu, për shkak të sëmundjes së malaries, ndërroi jetë në vitin 872/1468 në qytetin e Lezhës dhe Kruja u mor nga venedikasit. Gjergj Kastrioti jetoi si peng në oborrin osman në Stamboll dhe kur u konvertua në musliman, mori emrin Iskender (Skënder) Bej. Por, ai u arratis dhe u kthye në fëmohues, për këtë arsye ai u varros në Kishën e Shën Nikollës në Lezhë. Kruja ishte marrë nga osmanët, por kur Gjergj Kastrioti u arratis, ai e fitoi atë me dredhi. Si përfundim, në vitin 883/1478, Devleti Osman e hapi Krujën ndaj Islamit. Si rezultat, lufta për të marrë Shqipërinë, midis Republikës së fuqishme të Venedikut dhe Devletit Osman, mbaroi me fitoren e këtij të fundit.
Vlad Tepesh (sundoi në vitet 1446-1462), i biri i Drakulas (sundoi në vitet 1432-1446), që u rrit në oborrin osman, në vitin 1456, me ndihmën e osmanëve, arriti të merrte titullin Vojvoda (Princ) i Vllahisë. Si fillim, ai tregoi ndaj Devletit Osman besnikërinë e tij dhe paguante rregullisht tagër. Por, ai do t'iu kundërvihej osmanëve pas aneksimit të Trabzonit, duke bashkëpunuar fshehurazi me Himgarinë kundër tyre. Ai, madje, vrau Hamza Beun e Nishit dhe kishte fituar famë për faktin se i ngulte mbi himj viktimat e tij. I zemëruar nga mashtrimi i Vladit, në vitin 866/1462, Sulltan Fatihu marshoi me ushtrinë kundër tij deri sa arriti në Vidin. Së 'bashku me ushtrinë e Sulltan Fatihut, mbërriti në Vidin nëpërmjet lumit të Danubit edhe një flotë osmane, por ata nuk e gjetën Vladin. Më pas Vladi komplotoi për vrasjen e Fatihut, gjatë sulmit të një nate, por dështoi në planin e tij dhe u largua drejt Himgarisë. Për këtë arsye, Sulltan Fatihu caktoi vëllain e Vladit, Radulin (sundoi 1462-1479), si Vojvodë të Vllahisë.349 Mbreti i Hungari-së, Matjash Korveni (simdoi 1458-1490) nuk e pranoi kërkesën e Vladit për ndihmë dhe e burgosi atë, ku dhe vdiq i turpëruar.
Ndërkohë, flota osmane bllokoi ishullin Midilli, që ndodhet pranë brigjeve të Anadollit. Duke qenë një territor me banorë shumica nga Gjenova, ky ishull ishte kthyer në bazë telashesh për muslimanët, derisa u dorëzua në vitin 866/1462.
Hapja e Bosnjës ndaj Islamit
Hapja e Stambollit ndaj Islamit, e vuri rrugën e tregtisë midis Detit të Zi dhe Mesdheut, nën sundimin osman, ndërkaq hapja e Serbisë ndaj Islamit, shtrirja e shpejtë e osmanëve drejt perëndimit, shkaktuan një shqetësim të madh dhe alarm për perëndimin e krishterë. Papa ndërmori organizimin e një Kryqëzate të re, si dhe u vendosën marrëdhënie të fshehta midis Uzun Hasanit, rivalit të territorit lindor të osmanëve dhe Republikës së Venedikut, fuqisë së madhe detare të kohës. Njëri nga ata që iu përgjigj me entuziazëm thirrjes së Papa Piut II për organizmin, e një Kryqëzate, ishte mbreti i Bosnjës, Stefan Tomasheviç. Duke pasur një organizim të mirë të rrjetit të tij të informatorëve, Sulltan Fatihu mori në kohën e duhur lajme për të gjitha këto veprime dhe u mendua se si duhej të vepronte.
Sadrazami Mahmud Pasha u nis në krye të pararojës drejt Bosnjës, dhe Sulltan Fatihu arriti ta aneksonte atë, për Devletin Osman, në vitin 867/1463. Popullsia e krishterë Bogomile në Bosnjë, ishte shumë e ngjashme me atë muslimane në aspektin fetar: ata e njihnin dhe e pranonin Jezu Krishtin si një Profet dhe rob të Zotit, por jo si birin e Zotit. Bogomilët kishin dhe një emër tjetër: Pataren. Për këtë arsye, osmanët i quanin ata Poturogullarë (Potur ogullan) (djemtë e Poturit). Ky grup i madh e përqafoi fenë islame brenda një kohe shumë të shkurtër. Mjaft i kënaqur me këtë konvertim masiv, Sulltan Fatihu dëshiroi tiu bënte atyre një favor. Dhe, ashtu sikurse ata dëshiruan, ai i mori boshnjakët nën shërbimin ushtarak dhe në pallat, ashtu siç dëshironin ata; pasi ishin shumë besnikë në shërbimin e tyre.
Tashmë objektivi tjetër i osmanëve ishte Hercegovina, mbreti i së cilës gjysmën e vendit ia dorëzoi Devletit Osman në shenjë të besnikërisë dhe vullnetit të tij të mirë që kishte ofruar, që i biri të vihej në shërbimin e sulltanit osman. Mbreti i Hercegovinës vdiq pak kohë më pas dhe osmanët aneksuan dhe pjesën e mbetur të Hercegovinës. Djali i tij, i mirënjohur si Hersegzade Ahmed Pasha, pasi deklaroi si fëne e tij Islamin, u emërua vezir dhe më pas sadrazam. Trajtimi njerëzor i Fatihut dhe i pasardhësve të tij ndaj banorëve të rajonit, u dha atyre frymëzimin për tiu bashkuar në masë bësimit Islam.
Fuqia e Venedikut ishte gjithmonë një faktor për fu shqetësuar për Republikën e Dubrovnikut (Raguzës), Për këtë arsye, ky vend e njohu me vullnetin e tij të lirë praninë osmane në Bosnjë, i ofroi besnikërinë Devletit dhe premtoi se do t'i paguante 75.000 kurush çdo tre vjet. Si një gjest tjetër për tu mbrojtur kundër çdo sulmi të mundshëm nga Venediku, ata iu ofruan osmanëve një pjesë të territorit të tyre në kufi me Venedikun. Çjerësia e territorit që ata i dhanë osmanëve ishte një distancë e largët, që mund të matej me një orë e gjysmë. Në këtë mënyrë, banorët e Dubrovnikut jetuan të sigurt dhe të qetë nën mbrojtjen osmane, për më shumë se 400 vjet, derisa Napoleon Bonaparti e pushtoi në vitin 1215/1800 këtë Republikë, që më pas do të përfshihej nën administrimin e Austrisë.
Njëri nga skllevërit e osmanëve grabiti një shumë të madhe parash nga Thesari i Athinës dhe u arratis drejt Koronës, që shtrihej në jug të Moresë (Peloponezit) dhe që ishte nën zotërimin e Venedikut. Isa Beu, djali i Evrenos Beut, kërkoi që skllavi të kthehej së bashku me shumën e parave që kishte marrë, por venedikasit nuk pranuan ta kthenin skllavin me pretekstin se ai ishte i krishterë, duke mohuar kështu edhe vjedhjen. Pas këtij veprimi, osmanët e hapën ndaj Islamit qytetin Argos, që ishte nën simdimin venedikas dhe aneksuan tokat e tjera rreth Inebahtës (Lepantos). Në këtë mënyrë, filloi lufta osmano-venedikase, që zgjati 16 vjet (1463-1479). Në të vërtetë, kjo ngjarje ishte vetëm një pretekst për luftë. Shkaqet e vërteta ishin se Papa kishte nënshkruar një aleancë të re me fuqitë e krishtera kundër osmanëve dhe të krishterët e Evropës ishin marrë vesh me Bejlikun e Karamanogllut, si dhe me Uzim Hasanin, Padishahun e Akkojunllusë kundër osmanëve. Në këtë kontekst, mbreti i Himgarisë nënshkroi një traktat me Re-publikën e Venedikut më 12 Shtator 1463, në Petervaradin, si-pas të cilit venedikasit do f i sulmonin osmanët nga fronti detar i Moresë dhe Shqipërisë, ndërkohë që hungarezët do fi sulmo-nin ata nga Bosnja. Republika e Venedikut mori në shërbimin e saj Skënder Beun dhe e ndihmoi atë duke i dërguar ushtarë, para dhe municione. Mbreti i Himgarisë, Matjash Korveni, hyri në territorin e Bosnjës, por u largua shumë shpejt prej aty, pasi Mahmud Pasha iu afrua rajonit një vit më vonë. Pas kësaj, ushtria osmane duke lënë Bosnjën, marshoi drejt Moresë dhe hapi të gjitha qytezat e gadishullit ndaj Islamit. Në vitin 870/1466 Republika e Venedikut arriti të mbante vetëm disa kështjella në këtë rajon, të cilat i kishte në zotërim përpara luftës.
Pas vdekjes së Ibrahim Beut të Karamanit në vitin 868/1464, në krye të këtij bejliku u vendos djali më i madh, Is'haku, që kishte lindur nga lidhja e tij me një konkubinë. Por, vëllai më i vogël i Is'hakut dhe i biri i njërës prej vajzave të Sulltanit osman, Çelebi Mehemmedit, Pir Ahmet Beu kërkoi ndihmën e Sulltan Fatihut kundër vëllait. Fatihu iu përgjigj kërkesës së tij dhe Pir Ahmed Beu u bë simdimtar i Bejlikut të Karamanit në vitin 868/1464.
Në fillim, Pir Ahrned Beu i dha në shenjë falënderimi Devletit Osman qytetet e Akshehirit, Bejshehrit, Ëllgënit dhe Sakllanhisarit, por më pas ai nënshkroi një traktat me Repub-likën e Venedikut kundër osmanëve, dhe, megjithëse kishte premtuar besnikëri, dhe bindje të pakushtëzuar ndaj tyre, ai nuk e mbajti fjalën për të mbështetur operacionet ushtarake të Sulltan Fatihut kundër Uzun Hasanit, Padishahut të Devletit Akkojunllu në Iran. Për këtë arsye, Sulltan Fatihu i shtyu operacionet ushtarake të planifikuara dhe marshoi me ushtrinë e tij kundër Bejlikut të Karamanit dhe e mori kryeqytetin Konja. Më pas, ai dërgoi Mahmud Pashanë në Larende (Karaman) dhe e mori edhe atë, duke e aneksuar këtë bejlik të fundit në vitin 871/1466, me përjashtim të Tashelisë. Sulltani caktoi djalin e tij, Shehzade Mustafanë në drejtimin e administratës së kësaj province të re. Duhet theksuar fakti që Bejliku i Karamanit i humbi të gjitha territoret e tij përveç Tashelisë, por kjo familje kishte krijuar marrëdhënie të ngushta më Republikën e Vene-dikut dhe Uzun Hasanin. Për këtë arsye, ata do të largoheshin nga skena e historisë në vitin 879/1474, kur osmanët morën dhe qytetin e tyre të fundit, Silifke.
Ndërkohë, Mahmud Pashai drejtoi flotën osmane nga Gelibollu dhe e aneksoi nga zotërimi venedikas, kundër të cilëve lufta vazhdonte, ishullin Egriboz, që ishte ishulli më i madh në Detin Egje, në vitin 873/1469. Aneksimi i ishullit shënoi fundin e hegjemonisë 260 vjeçare të Republikës së Venedikut si fuqi e madhe detare e asaj kohe.
Pas ikjes së tij nga kryeqyteti Konja, Pir Ahmed Beu u përpoq të fitonte mbështetjen e Uzun Hasanit, që ishte një turk Akkojunllu dhe kishte themeluar Devletin e tij në Iran; që kishte marrë Irakun dhe Azerbajxhanin dhe kishte mundur në betejën e Arasit të vitit 1469 Hanin e Turkestanit, Ebu Sa'id (830-873/1427-1469). Uzun Hasani e shikonte veten me të drejtë si trashëgimtarin e ligjshëm të Il-Hanllëve dhe Timurive. Ai dërgoi Jusuf Mirzain, djalin e xhaxhait të tij, në territorin osman dhe e shkatërroi qytezën Tokat. Ai, gjithashtu, lidhi aleancë me Republikën e Venedikut kundër Devletit Osman dhe dërgoi lajmëtarë në ishullin e Rodosit, në përpjekje të krijimit të një aleance me ata që u vetëquajtën "Kalorës të Shën Xhonit". Uzun Hasani mbajti lidhjet me Papën, Mbretin e Huhgarisë, Polonisë, Napolit, me vojvodën e Bogdanit (Molda-visë) kundër osmanëve. Ndërkohë, forcat detare të krishtera shkatërruan kështjellat e qyteteve të Mugllas (Mugla) dhe Antaljas, morën takim me të dërguarit e Uzun Hasan Beut dhe u rikthyen në ishullin e Rodosit. Uzim Hasani u kërkoi aleatëve t i dërgonin armë, artiljerë etj. Në të vërtetë, ata ia dërguan të gjitha, por nuk arritën në kohë. Për të justifikuar luftën kundër osmanëve, Uzun Hasani u kërkoi atyre ti jepnin Trabzonin me pretekstin se ai ishte i lidhur me perandorin e tij të fundit dhe kur forcat Akkojunllu hynë në territorin osman, beteja ishte e pashmangshme.
Sulltan Fatihu kishte për qëllim të siguronte mbrojtjen e kufijve në perëndim të Devletit Osman, përpara se të mar-shonte në drejtim të Uzun Hasanit dhe ushtrisë së tij. Për këtë arsye, ai kërkoi nënshkrimin e një traktati paqeje me Repub-likën e Venedikut. Por duke qenë se kjo e fundit vendosi si kusht rimarrjen e ishullit Egriboz, që ishte hapur rishtazi ndaj Islamit, negociatat për vendosjen e paqes nuk patën sukses.
Sulltan Fatihu marshoi kundër Uzun Hasanit dhe ata u përballën në Otllukbeli, afër Erzurumit, në pjesën lindore të Anadollit. Fillimisht, osmanët pësuan hinnbje të rënda, por shumë shpejt ata do të fillonin një sulm të suksesshëm me artilerinë e tyre, drejt qendrës së ushtrisë Akkojunllu. Në këtë betejë, që u zhvillua në vitin 878/1473, Uzun Hasani mezi arriti fi shpëtonte vdekjes. Ushtria osmane fitimtare, nuk u vu në ndjekje të ushtarëve Akkojunllu dhe nuk shkuan më tutje, pasi nuk dëshironin ta shkatërronin atë vend musliman. Qëllimi i betejës së tyre ishte ti jepnin një mësim Uzun Hasanit dhe ata e arritën këtë. Në shenjë falënderimi për fitoren e tij të lavdishme, sulltan Fatihu liroi 400 skllevër dhe konkubina.
Sulltan Fatih Mehemmedit i vinte keq që Uzim Hasani, një turk musliman, kishte krijuar aleancë me të krishterët kundër vetes së tij. Nëfet'hnamen që i dërgoi sundimtarit të Horasanit, Husejn Bejkara, ai e njoftoi për këtë veprim të pahijshëm të Uzun Hasanit.
Darab Beu, kujdestari i Shebinkarahisarit në pjesën e Anadollit, e dorëzoi qytetin pa bërë asnjë qëndresë dhe osmanët e shpërblyen atë duke i dhënë titullin Sanxhakbej të Çirmenit, në Evropën osmane. Ky ishte një shpërblim i zakonshëm, që osmanët iu jepnin muslimanëve të tjerë, të cilët nuk iu kundërviheshin atyre dhe kjo buronte nga dëshira për t'i bashkuar të gjithë muslimanët, dhe për të shmangur gjakderdhjen. Në këtë mënyrë u trajtuan Ismail Beu i Isfendijarit dhe Darab Beu i Shebinkarahisarit, të cilët dolën mbi bejlerët e tjerë të Devletit Osman.
Gjatë shekullit të 15-të, Gjenova ishte një fuqi madhore detare dhe kishte në zotërim kolonitë e Kefes, Azakut dhe Mankupit në brigjet veriore të Detit të Zi, dhe Detit Azak. Mallrat që vinin nga Kabuli, nëpërmjet Astrahanit dhe dy rrugëve të Persisë, dërgoheshin drejt Evropës, duke kaluar nëpërmjet porteve të këtyre qyteteve në Detin e Zi.
Sulltan Fatih Mehemmedi e drejtoi vëmendjen e tij në Krime, për të shtypur në dy fronte vojvodën e Bogdanit (Mol-davisë), si dhe për të ndaluar shtrirjen e Knjazit të Moskës, që në atë kohë ishte Ivani III Vasiljeviç. Entiteti i Moskës ishte përpjekur të hiqte qafe hegjemoninë e devleteve Kipçak, që u krijuan me rënien e Kok Orda (Hordhisë së Artë), pas disfatës që i shkaktoi Emir Timuri në vitin 1396. Knjazi i Moskës ishte përpjekur të zgjeronte zotërimet e vendit të tij drejt veriut dhe perëndimit. Gruaja e tij, Zoe (Sofia), kishte pasur shumë ndikim tek Ivani III. Ajo ishte e bija e Tomasit, vëllait të perandorit të fundit romak Kostandin Paleologos. Kur Sulltan Fatihu aneksoi pjesën jugore të Moresë në vitin 1460, Despoti i Moresë, Tomas Paleologos u largua drejt Italisë me një anije venedikase dhe përfitoi strehim nga Papa. Ai vdiq në Romë dhe vajza e tij Sofia qëndroi atje nën mbrojtjen e Papës. Papa Pali II kishte planifikuar ta martonte këtë vajzë romake me dikë që do t'i shërbente edhe luftës kundër Devletit Osman. Kardinali Besa-rion, që ishte me origjinë greke, i rekomandoi atij Ivanin III, Knjazin e Moskës. Kështu, Papa dërgoi lajmësit e tij tek Ivani III dhe ai e pranoi me mirënjohje të thellë propozimin. Princesha Sofia u dërgua nuse nga Papa në Moskë në vitin 877/1472. Shumë studiues dhe figura të artit nga Greqia, nga Perandoria Romake dhe nga vende të ndryshme shkuan në Moskë për këtë rast, dhe më pas u vendosën atje ku edhe themeluan një qendër të re kulture greko-italiane. Pra, kjo martesë që u lidh në vitin 1472, shënoi një ngjarje të rëndësishme për krijimin e Rusisë. Knjazi i Moskës ishte përpjekur dhe më parë të çlirohej plotësisht nga Devletet Kipçak; në anën tjetër, ai vendosi lidhje politike me mbretëritë evropiane dhe me Uzun Hasanin, rivalin më të fuqishëm të osmanëve në lindje. Tani që ai ishte martuar me një princeshë romake, ai pretendonte se ishte trashëgimtari i fronit të Perandorisë Romake, duke mbajtur edhe stemën e perandorisë që ishte një shqiponjë me dy koka. Por, ai nuk arriti ta kthente Moskën në qendrën e Ortodoksisë; ky pretendim më pas krijoi një rrymë të fuqishme në politikën e carëve.
Fatih Sulltan Mehemmedi ishte tepër i kujdesshëm në ndjelqen e ngjarjeve që ndodhnin në botë, veçanërisht me çështjet që i përkisnin Devletit Osman. Për pasojë, ai nuk mund ta kishte nënvlerësuar një ngjarje kaq të rëndësishme dhe të rrezikshme në të njëjtën kohë.
Ai dërgoi në Krime, Gedik Ahmed Pashanë, në krye të një flote osmane të përbërë nga 300 anije. Ushtria osmane ankoroi në Kefe, që ishte kolonia më e rëndësishme e Gjenovës në brigjet e Detit të Zi dhe ata rrethuan kështjellën së bashku me ushtarët e Krimesë. Me ndihmën e veprimeve të Skuerkiafikos (Squerciafico), një gjenovas që ishte kapur që më parë nga Sulltan Fatihu, dhe të ushtarëve të Krimesë e Armenisë në qytet, Kefe u dorëzua. Të njëjtin fat patën edhe Azaku dhe kolonitë e tjera të Gjenovës. Mankupi u hap ndaj Islamit në vitin 880/1475. Me kërkesë të ulemasë dhe fisnikëve të tjerë të Krimesë (Kërëm), osmanët rrethuan Mengli Gërajin (v.1515) në 880/1475. Duke vendosur në këtë mënyrë një barrierë kipçake midis territoreve osmane dhe Rusisë, Sulltan Fatihu mori masat kundër shtrirjes së Rusisë drejt jugut. Vendet e hapura ndaj Islamit në veri u zgjeruan deri në afërsi të territorit të Kirkazit. Deti i Zi ishte në procesin e kthimit në një liqen musliman; vetëm brigjet e Kaukazit në lindje dhe brigjet e Bogdanit (Moldavisë) në perëndim, mbetën jashtë kufijve të territorit osman.
Vojvoda i Bogdanit, Petru Aron, duke kuptuar se nuk ishte e mundur t'i bënte qëndresë Devletit të fuqishëm, në vitin 859/1455/ hyri nën zotërimin osman duke marrë si detyrim të paguante 2000 monedha floriri çdo vit. Pasardhësi i tij Stefan Cel Mare, me ndihmën e hungarezëve dhe polakëve, në krye të një ushtrie të fuqishme prej 50.000 luftëtarësh në vitin 879/1475 iu shkaktoi disfatë njësive ushtarake osmane në Rakovica, që ishin të lodhura gjatë rrugës së kthimit të tyre nga rrethimi i Shkodrës. Veprimin e Papës, që i dha atij titullin Athleta Christi (Kampioni i Krishtit), osmanët e kishin të pamundur ta pranonin. Për këtë arsye, Sulltan Fatihu, rriarshoi me ushtrinë e tij kundër Stefan Cel Mares. Në të njëjtën kohë që ai hyri në Bogdan, në krye të Ordu-ju Hymajun, siç e quanin osmanët, inxhe donanma (flota e lehtë) osmane lundroi nëpërmjet Danubit dhe mori brigjet e Besarabisë, zotëroi grykën e lumit Danub dhe hapi Akkirmanin ndaj Islamit Siilltan Fatihu mundi vojvodën e Bogdanit në Akdere/Valea Alba, në vitin 881/1476. Pas kësaj fitoreje të arritur, osmanët mtmd ta kishin marrë të gjithë territorin e Bogdanit, nëse mortaja nuk do të ishte përhapur në ushtri. Ata u kthyen për këtë arsye dhe jo për shkak të qëndresës së ushtrisë bogdane.
Osmanët vazhduan shtrirjen e territoreve të reja ndaj Islamit në Evropë: ndërkohë që Omer (Omer) Beu, i biri i Turhan Beut, sulmonte madje edhe vendet që ndodheshin fare pranë kufirit të Venedikut, midis të cilave u radhit edhe rënia e kështjellës së Krujës/Akçahisarit, në vitin 883/1478. Edhe Shkodra u rrethua, por nuk arriti të hapej ndaj Islamit. Për shkak të relievit shkëmbor e të thepisur, Sulltan Fatihu nuk arriti të dërgonte atje armët e zjarrit, por ndërtoi topa shumë të mëdhenj ndërkohë që kishte rrethuar kalanë. Komandanti që mbronte kalanë ishte venedikasi Antonio da Lezze. Gjatë rrethimit të Kalasë së Shkodrës, osmanët përdorën bomba të përbëra nga vaji i ullirit, dylli, squfuri dhe disa substanca të tjera. Duket se në atë kohë osmanët ishin superiorë në aspektin teknologjik. Ahmed Beu, i biri i Evrenos Beut, vazhdoi rrethi-min e Shkodrës në krye të një ushtrie prej 40.000 luftëtarësh.
Republika e Venedikut u detyrua të nënshkruante një traktat paqeje me Devletin Osman, që do t*i jepte fund luftës 15-vjeçare, pasi Venediku e kuptoi se, edhe pse u krijua aleanca ndërmjet Papës-Venedikut-Napolit-Hungarisë-Akkojunllusë-Karamanit, osmanët vazhduan shtrirjen e tyre në Evropë. Në të njëjtën kohë edhe mbreti i Napolit Ferdinandi, dhëndri i tij, Matjash Korveni dhe mbreti i Hungarisë ishin në procesin e lidhjes së një traktati paqeje me osmanët, pasi kishin kuptuar se nuk do të ishin të aftë të përballeshin me ta. Republika e Venedikut kuptoi, gjithashtu, se Kalaja e Shkodrës nuk do të arrinte të rezistonte gjatë, për të mos përmendur këtu edhe faktin që Venediku kishte pësuar humbje të mëdha në tregti, për arsye të tejzgjatjes së luftës. Një traktat paqeje u nënshkrua më 3 Dhilka'de 883/26 janar 1479 në Stamboll, sipas të cilit Republika e Venedikut i la Devletit Osman Shkodrën, dhe disa troje të tjera të Shqipërisë; Venediku do t'i paguante Devletit 200.000 monedha floriri si dëmshpërblim lufte, si dhe 12.000 monedha të tjera floriri në vit për të përdorur portet osmane. Lidhja e këtij traktati ishte një sukses politik për sadrazamin osman, Piri Mehemmed Pashanë dhe siguroi vendosjen e përhershme të osmanëve në territorin e Shqipërisë.
Hapi tjetër ishte drejt Italisë. Pas rënies së Perandorisë Romake të Bizantit në duart e Sulltan Fatih Mehemmedit, ishte radha e Romës.370 Fatihu dërgoi në Itali Gedik Ahmed Pashanë për të hapur Otranton ndaj Islamit. Ai arriti ta merrte së bashku me disa kështjella në zonat përreth Mbretërisë së Napolit në vitin 884/1479. Prania e ushtrisë osmane në territorin italian e frikësoi së tepërmi Krishterimin: "Roma ishte në panik dhe Papa po planifikonte të arratisej drejt veriut të vendit bashkë me pjesën më të madhe të popullsisë."371 Por, Devleti Osman do ta humbiste territorin e tij në Itali nga të krishterët pas dy vitesh, kur Sulltan Bajezidi II ishte i zënë me konfliktin mes tij dhe vëllait, Xhem.
Fitoret e lavdishme që arriti Sulltan Fatihu nuk ishin të mjaftueshme për Vi dhënë satisfaksion zellit dhe devotshmërisë fetare të tij. Për këtë arsye, në krye të një ushtrie tjetër, ai marshoi drejt Anadollit pa përcaktuar qëllimin e tij të saktë. Ndoshta ai planifikonte ta kapte armikun në befasi, duke u bazuar në fjalën e urtë: "Ndihmoji punët e tua nëpërmjet fshehtësisë", por ndërkohë që ndodhej në Gebze, Sulltan Fatihu në vitin 886/1481 vdiq në mënyrë të papritur në moshën 51-vjeçare. Stenli Lejn-Pul ka shkruar për këtë ngjarje:
"... Muhammedi po përgatiste një fushatë të madhe, synimin e të cilës asnjeri nuk e di, kur papritur vdiq. Është e vështirë të kuptohet se ç'mund të vinte pas Romës. Sed Dis aliter visium. Vdekja e pushtuesit shpëtoi Evropën."
Gjatë Hilafetit të Sulltan Fatihut, Devleti Osman kishte arritur një nivel të lartë teknologjik në krahasim me nivelin evropian dhe dy topat që ai prodhoi për rrethimin e Kostandinopojës ishin një risi për kohën. Kështjella e Otrantos e ndërtuar nga Gedik Ahmed Pashai në Itali, ishte e fortifikuar aq mirë saqë të krishterëve iu desh një kohë e gjatë për ta pushtuar. Osmanët kishin arritur një nivel të lartë edhe në fushën e industrisë, me prodhimin e mallrave të tilla si porcelani dhe qilimat. Për më tepër, edhe pse në kohëra të hershme, në shekullin e 15-të, ata ishin aq të ndërgjegjshëm për rreziqet natyrore, sa që kishin ndaluar zhvillimin e agrikulturës në zonat kodrinore, pranë Bririt të Artë, për të mos shkaktuar gërryerjen e tokës duke mbjellë në anët e saj bimë të tilla që mbanin dheun fort nga rrëshqitjet. Safranbollu, që ndodhet pranë qytetit Kastamonu në Anadoll është një qytezë tipike osmane, që fatmirësisht ka ruajtur formën dhe strukturën e saj origjinale deri në ditët e sotme.
Kjo qytezë është një shembull i mirë i një qyteti musliman dhe na kujton mënyrën se si njerëzit më parë mund të jetonin si "qenie njerëzore", duke ndërtuar shtëpi në mënyrë të atillë, që të mos pengonin depërtimin e rrezeve të diellit apo ajrosjen, secila e veçuar dhe e projektuar sipas modelit të jetës së përditshme islame.
Në Japoni, ndërtesat e larta i paguajnë dëmshpërblim ndërtesave të tjera, për arsye se ato ndalojnë rrezet e diellit. Ky është një veprim mjaft i civilizuar. Një qëndrim i ngjashëm mbizotëronte edhe në shoqërinë osmane shekuj më parë.
Gjatë Hilafetit të Sulltan Fatihut, Devleti Osman kufizohej nga Irani (Persia) dhe memlukët në Azi, dhe me Venedikun, Hungarinë dhe Poloninë në Evropë. Në pjesën më të madhe të rasteve, këto shtete ishin kaq të dëshpëruara që arrinin ti shkaktonin një humbje Sulltan Fatihut, sa që iu dërgonin osmanëve lajmësit e tyre për të kërkuar falje dhe paqe. Në ato raste, kur sulltani vendoste ti jepte një përgjigje pohuese, ai iu dërgonte atyre një ferman-ë ali (dekret sublim), me anë të të cilit i paralajmëronte ata se do të ishin të sigurt për aq kohë sa do të ishin miqësor ndaj palës së tyre. Dhe osmanët nuk denjonin të pranonin asnjë dokument nga pala tjetër.
Botëkuptimi i Sulltan Fatihut është shprehur mjaft mirë edhe në vargjet e poezisë së tij:
Imtisal-i "Xhahidu fil-lah" ollubdur nijjetym
Din-i Islamun muxherred gajretydyr gajretym
Fazl-ë Hakk u himmet-i Xhynd-i Rixhalullah ile
Ehl-i Kyfry ser te ser kahr ejlemekdyr nijjetym.
"Qëllimi dhe vendimi im është ti bindem urdhrit të Allahut: të përpiqem dhe të luftoj në rrugën e Allahut (s.v.t). Të gjitha përpjekjet e mia bëhen vetëm për hir të fesë islame. Me hirin e Allahut dhe me ndihmën shpirtërore të një ushtrie të muslimanëve të mëdhenj (shumë shejhë të urdhrave sufite), unë jam i vendosur t i shkatërroj gjithnjë jobesimtarët."
Sulltan Fatih Mehemmedi e ktheu Katedralen e Aja Sofjas (Hagia Sophia), vendin ku zakonisht kurorëzoheshin perando-rët romakë, në një xhami për të dlën ai themeloi shumë vakëfe, siç shpjegon edhe Lord Kinross në pasazhin që vijon: "Si pjesë e dhuratës për Aja Sofjan, xhamisë së parë të madhe të Stam-bollit, Mehmed Pushtuesi urdhëroi ndërtimin e një bedesteni, një pazari ose tregu të madh të mbuluar, me qindra dyqane dhe depo, së bashku me mijëra dyqane të tjera në rrugët dhe tregjet përreth saj. Kjo ishte, në fakt, një qendër tregtie dhe biznesi, ku tregtarët mund të mbanin në mënyrë të sigurt mallrat e tyre dhe të mblidheshin për të bërë biznes. Kur Mehmedi ndërtoi xhaminë e tij të madhe, kishte 8 medrese përreth saj, në të cilat çdo ditë mësonin 600 studentë, një shkollë fillore, një bibliotekë, dy bujtina për udhëtarët, një mensë, vende gatimi, të cilat iu jepnin ushqime të varfërve dhe një spital në të cilin kishte me shërbim pa pagesë, një specialist okulist, një kirurg, një farmacist dhe kuzhinierë që përgatisnin ushqimin për padentët sipas urdhrave të mjekut. Ky ishte shërbimi arsimor dhe shëndetësor pa pagesë i Shtetit Islam të ndihmës sociale në mesjetë." Medreseja ishte në nivelin e universitetit. Sulltan Fatihu tregonte respekt të thellë ndaj studiuesve, shkrimtarëve dhe artistëve, të cilët i tërhiqte në Stamboll. Për shembull, ai mori Ali Kushçun nga Samarkanda, së bashku me familjen e tij dhe i dha atij një sasi të madhe parash. Gjatë Hilafetit të Sulltan Fatihut, rastet e grabitjeve në rrugë dhe prostitucionit ishin pothuajse raste të harruara; nëse një grua largohej me një sasi të madhe floriri për një rrugë dy-ditore, gjithkush ishte i sigurt se ajo do të kthehej pa dëmtime. Sulltani jepte dënime të rënda për shkelësit e ligjit. Me pak fjalë, gjatë mesit të shekullit të 15-të, shoqëria osmane ishte mjaft e mirë dhe e këndshme: gjithsecili, pa dallim race, feje, etj., jetonte në paqe dhe siguri, pa pasur frikë fare. Nga ana tjetër, në shoqërinë romake mbizotëronin veset shoqërore. Xhenkins (Jenkins) është shprehur kështu për këtë situatë të mjeruëshme: "Në të gjitha shtresat e shoqërisë mbizotëronte prostitucioni, që inkurajohej nga izolimi i rreptë i grave në shoqërinë xhentile...
Zakonisht, ky izolim kishte për tendencë promovimin e lidhjeve të një karakteri kriminel midis të dy sekseve. Edhe pse licenca e ushtrimit të prostitucionit, që ishte dhënë nga Kostandini i Madh, ishte hequr, edhe pse pronarët e shtëpive publike ndëshkoheshin rëndë, e keqja nuk kontrollohej asnjëherë. Pronarët e haneve, të tavemave dhe të banjave publike rregullisht i shtonin fitimet e tyre, duke mbajtur prostitutat, varfëria e të cilave dhe premtimet mashtruese që u bëheshin nga protektorët shëtitës, siguronin furnizime të pashterueshme. Pjesa më e madhe e këtyre krijesave zavalle jetonin në kushtet më të ndyra, duke dhënë shërbimin e tyre për disa gjysmë peni dhe duke transmetuar sëmundjet që merrnin për shkak të profesionit të tyre. Ato zakonisht gjendeshin mes grindjeve të të dehurve dhe trazirës. Numri i saktë i tyre nuk mund të përllogaritet saktësisht, por nuk gabohemi nëse themi se ato ishin me mijëra.
Njësoj, krahasuar me pozitën e tyre në shoqërinë romake, skllevërit gëzonin një status prestigjioz në Devletin Osman. Ata mund, dhe në fakt kishin arritur, të bëheshin vezirë, nëpunës të Devletit dhe zyrtarë të rangut të lartë. Jenkins na jep këtë panoramë të errët të pozitës së skllevërve në Perandorinë Romake: "... Kushtet e skllevërve ishin në varësi të rrethanave dhe karakterit të pronarëve të tyre. Njerëzit e dashur të një qytetari të pasur, mund të kishin qenë në gjendje më të mirë dhe mund të kishin qenë të besuar në një autoritet më të lartë në krahasim me një njeri të lirë. Ai mund të jetë një mik i afërt dhe i dashur i fëmijëve të aristokratëve. Ai mund të ishte i parfumuar dhe të vishej me rroba mëndafshi, por ai kishte pak ose asnjë të drejtë ligjore. Ndërsa pimëtori servil në një pronë, si pasuria e patundshme e mjerë e ndonjë tirani çnjerëzor apo imoral, mund të jetonte zhytur në prostitucion dhe degradim, sa që vdekja, edhe kur vinte në vuajtje mizore, siç ndodhte shpesh, nuk mund të shihej si diçka tjetër veçse si çlirim i mëshirshëm. Shpeshtësia dhe vrulli me të cilin kishat në të gjitha kohërat shfryheshin kundër keqtrajtimit të skllevërve e bënë më të vërtetë faktin që ky keqtrajtim të ishte mjaft i zakonshëm.
Nga evidencat e lartpërmendura, është e arsyeshme të besojmë se shoqëria muslimane e shekullit të 15-të, ishte shumë më e mirë se të ashtuquajturat shoqëri të civilizuara të shekulli të 21-të, për të mos përmendur këtu krahasimin me shoqërinë perëndimore të asaj kohe. Me pak fjalë, civilizimi i sotëm perëndimor teknikisht i avancuar, por i rrënuar shpirtërisht dhe moralisht, nuk ka arritur ende standardin që kishin arri-tur muslimanët 5 shekuj më parë. Për më tepër, në kundër-shtim të trajtimit barbar të krishterëve ndaj muslimanëve të mundur në Spanjë dhe Portugali, Sulltan Fatihu u fali robërve jomuslimanë të luftës liri të plotë besimi fetar, si dhe caktoi Genadiosin si Patriarkun e Kishës Ortodokse greke.
Civilizimi është për "qenien njerëzore", për të jetuarit e tij në komoditet dhe larg frikës. Fakti është që civilizimi perëndimor nuk mund të sigurojë këtë, atëherë, ai duhet të shqyrtojë mangësitë dhe në këtë mënyrë, automatikisht, feja islame do të vijë në agjendë. Mendimtarë, studiues, shkrimtarë duhet të mendojnë për këtë çështje pa e paragjykuar atë. Nëse mbështetësit e civilizimit perëndimor do të jenë të guximshëm për t'u përballur me këtë fakt dhe për ta vlerësuar atë, të pajtohen me Islamin dhe të zbatojnë vlerat kryesore të tij, atëherë dhe civilizimi zotërues do të ketë një mundësi për të mbijetuar. Në rast të kundërt, mund të shikojmë se nuk do të ketë të ardhme për të, përderisa në të përfshihen dhe mbështetet gjithçka përveç "qenies njerëzore". Pa dyshim, vetëm zhvillimet shkencore dhe teknike në duart e personave që nuk e vlerësojnë aspektin moral, mund të shërbejnë vetëm për shkatërrim. Dhe besimi zotërues në botën perëndimore, që quhet "Krishterim", ku përfshihen të gjitha sektet dhe organizatat kishtare, është shumë larg "atij" besimit që predikoi Jezu Krishti^dhe nuk është i mjaftueshëm për t'i përmbushur njerëzimit nevojat e tij morale. Nuk është e nevojshme të jesh një fallxhor për të parë këtë fakt. Mjafton që vetëm të çlirohesh nga paragjykimi për Islamin dhe nga shpëlarja e trurit kundër tij.
Superioriteti musliman ishte kaq mbizotërues, sa që të krishterët u detyruan t'i drejtoheshin nga dëshpërimi magjisë dhe supersticioneve, në mënyrë që të gjenin një lloj ngushëllimi për veten. Kështu kishte fjalë se një çlirimtar do të shfaqej për t'i shpëtuar ata nga zotërimi musliman. Sipas Artur Goldshmitit (Arthur Goldschmid): "Në të vërtetë, evropianët besonin se diku, përtej tokave të përvetësuara nga Islami, ata mund të gjenin një sundimtar të plotfuqishëm të krishterë, të cilin ata e quajtën Prester Xhon. Ata shpresonin se ky mitik i fuqishëm, do të sulmonte forcën kërcënuese muslimane, duke shpëtuar kështu krishterimin perëndimor. Nga fundi i shekullit të 13-të, mendohej se Prester Xhoni ishte mongol, dy shekuj më vonë evropianët do ta kërkonin atë në Etiopi. Të ndikuar nga ky kombinim i çuditshëm i frikës dhe shpresës, Papati dërgoi misione për të marrë takime me Perandorinë Mongole dhe, nëse do të ishte e mundur, ti konvertonte ata në të krishterë. Në atë kohë, katolicizmi kishte pak për t'iu ofruar mongolëve, por disa prej tyre përshtatën një formë të krishterimit me emrin, Nestorianizëm, që ekzistonte rëndom në Irak, Iran dhe në Azinë qendrore.
Mbi këtë çështje Abbas Hamdani ka shkruar si më poshtë: "Portugezët dhe spanjollët e mbartën frymën mesjetare të Rekonkuistas në zbulimet e tyre të rrugës së re drejt Indisë dhe Botës së Re. Portugezët kishin si qëllim të mermin Mekën, me shpresën për ta këmbyer atë me Jerusalemin. Ata vendosën, gjithashtu, lidhje me mbretin e Etiopisë, duke e identifikuar atë me Prester Xhonin ... Ditarët e Kolombit tregojnë se empresa de las Indias e tij, përfshinte një plan madhor për të kontaktuar me mongolët dhe Hanin e Madh të Lindjes që ishte pro krishterimit, duke iu rënë rreth e përqark tokave islame në Lindjen e Mesme, duke hapur një rrugë të re tregtie me Lindjen, në mënyrë që të kapërcente territorin e memlukëve, dhe duke kombinuar forcat e krishterimit perëndimor dhe lindor, me anë të një lëvizjeje gjithëpërfshirëse për kthimin e Jerusalemit dhe casa santa të tij. Plani i Kolombit ishte një shembull i vonë që ndiqte traditën e Marko Polos (1295), Liber secretorum të Marino Sanudos (1321), punën jetësore të Papa Piut II (1458-1465), dhe vepra të tilla si ajo e Kampanusit, Oratio (1471).
Sipas mendimit tim, Devleti Osman nuk ishte themeluar fuqishëm deri në kohën që aneksoi Stambollin. Eshtë e vërtetë që ai ishte kthyer në një strukturë të fuqishme shoqëroro-politike, por në fakt ishte i cenueshëm nga vetë qendra e tij me intrigat e krijuara kundër tyre midis Perandorisë Romake dhe fuqive të tjera evropiane dhe bejlikeve të Anadollit. Devleti Osman nuk ishte i sigurt, ishte në një rrezik të vazhdueshëm nga brenda, në qendrën e territorit të tij. Vetëm pas hapjes së Kostandinopojës ndaj Islamit, u bë e mundur që Devleti Osman të kthehej në "Superfuqi". Për këtë arsye, periudha përpara hapjes së Kostandinopojës ndaj Islamit, mund të shihet si "themelimi" i Devletit Sublim Osman.