Faza II

Faza II

Për qytetet skela të gjeneratës së dytë, të shek 4/2 p.e.s. kur supremacinë Ilire në Adriatik e kishte zbehur Sirakuza dhe më tej Roma, mbrojtja natyrore nis e fiton peshë gjithnjë e më të madhe. Tipike për to është Ulqini.

Oulkinion (Ulqini) i quajtur me këtë emër nga kafsha totem e fisit, ujku, është një ndër qytetet portualë të gjeneratës së dytë. Qyteti me sipërfaqe 3.5 ha kurorëzon një shkrep 35 m të lartë nga pasqyra e ujit. Muret rrethues me muraturë pseudoizodomike karakteristike për çerekun e fundit të shek. shek IV p.e.s., qarkojnë plotësisht perimetrin e shkrepit. Si tillë, qyteti i mbrojtur mirë si nga natyra ashtu dhe dora e njeriut, krijon imazhin e një fregate të ankoruar në skele. I shtyrë nga toka në det si gjethe rrapi, shkrepi i qytetit shpërbëhet në një mori shkëmbinjsh që zhyten ngathët në ujë për të penguar afrimin e anijeve larmike. Si të tillë, anijet e piratëve Saraçenë nuk e pushtuan dot qytetin në vitin 841, ndryshe nga Budua e rafshtë, e cila u pushtua lehtë prej tyre. Skela ndodhet në mesin e faqes lindore, në një gji të vogël (rreth 1500 m2) e të thellë, të përqafuar nga shkëmbinjtë.

info@balkancultureheritage.com