Feja, parim ndërtues i familjes së lashtë
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Roma Mbretërore
~Shaban Dervishi
Republika e hershme
~Shaban Dervishi
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Feja, parim ndërtues i familjes së lashtë

Në rast se do të zhvendoseshim përmes mendimit në mjedisin e brezave të lashtë të këtyre njerëzve, në çdo shtëpi do të gjenim një altar dhe rreth këtij altari familjen e mbledhur rreth tij. Ajo mblidhej çdo mëngjes për t'i drejtuar vatrës lutjet e saj të para dhe çdo mbrëmje për t u lutur edhe njëherë tjetër. Gjatë ditës, ajo mblidhej përsëri rreth saj për vaktin e ngrënies, të cilin ajo e ndante me përulësi pas lutjes dhe libacionit. Në të gjitha këto veprime fetare, familja këndon së bashku himnet e trashëguara nga të parët.

Jashtë shtëpisë, fare pranë, në lëndinën ngjitur, ndodhet një varr. Është banesa e dytë e kësaj familjeje. Aty prehen bashkërisht breza të tërë stërgjyshërish; vdekja nuk i ka ndarë. Në këtë ekzistencë të dytë, ata mbeten të grupuar dhe vazhdojnë të formojnë një familje të pazgjidhshme.

Midis pjesës së gjallë dhe pjesës së vdekur të familjes, vetëm disa hapa e ndajnë shtëpinë nga varri. Në ditë të caktuara, të përcaktuara për gjithkënd nga feja e tij shtëpiake, të gjallët mblidhen rreth të parëve. Ata u shpien atyre ushqimin mortor, u hedhin qumështin dhe verën, vendosin ëmbëlsirat dhe frutat ose djegin për ta mishin e një viktime. Në këmbim të këtyre dhurimeve, ata kërkojnë mbrojtje; ata i quajnë ato perënditë e tyre dhe u kërkojnë t'u bëjnë fushat pjellore, shtëpitë e begata, zemrat e virtytshme.

Parim i familjes së lashtë nuk është vetëm lindja. Kjo provohet nga fakti se, në familje, motra nuk përfaqëson atë që përfaqëson vëllai, se emancipimi (dalja e djalit nga familja prindërore), apo vajza e martuar, reshtin plotësisht së bëri pjesë në të, dhe së fundmi edhe nga shumë dispozita të tjera të rëndësishme të ligjeve greke dhe romake, të cilat do të kemi rastin f i shqyrtojmë më tej.

Parim i familjes nuk është as dashuria natyrore. E drejta greke dhe ajo romake nuk e mbajnë aspak parasysh këtë ndjenjë. Ajo mund të ekzistojë në thellësi të zemrës, por për sa i përket së drejtës, ajo nuk përfaqëson asgjë. Babai mund ta dojë të bijën, por ai nuk mund ti lërë trashëgim asaj pasurinë e tij. Ligjet e trashëgimisë, domethënë ajo pjesë e ligjeve që pasqyronin më besnikërisht idetë që njerëzit kishin rreth familjes, janë në kontradiktë të hapur, si me rendin e lindjes, ashtu edhe me dashurinë natyrore.

Duke vënë re me shumë të drejtë se as lindja dhe as dashuria natyrore nuk përbënin themelin e familjes romake, historianët e së drejtës romake kanë besuar se ky themel duhej të gjendej në pushtetin atëror apo bashkëshortor. Këtë pushtet ata e ngrenë në një lloj institucioni parësor. Por ata nuk shpjegojnë se si është formuar ai, nëse nuk është ngritur si rrjedhojë e epërsisë së forcës së burrit ndaj gruas, të atit ndaj fëmijëve. Mirëpo, të vendosësh forcën në zanafillë të së drejtës, do të thotë të gabosh rëndë. Më tej do të shohim se autoriteti atëror apo ai bashkëshortor, jo vetëm që nuk ka qenë shkak fillestar, por madje ka qenë edhe vetë një pasojë; ai ka rrjedhur nga feja dhe është vendosur prej saj. Pra, forca nuk mishëron parimin që ka ndërtuar familjen.

Ajo që i bashkon anëtarët e familjes së lashtë, është diçka më e fuqishme sesa lindja, sesa ndjenja, sesa forca fizike; është feja e vatrës dhe e të parëve. Ajo bën që familja të formojë një trup të vetëm, si në këtë jetë ashtu dhe në tjetrën. Familja e lashtë është më tepër një shoqërim fetar sesa një shoqërim natyror. Për rrjedhojë, më tej do të shohim se femra do të merret me të vërtetë seriozisht, vetëm kur ceremonia e shenjtë e martesës do e shuguronte atë në kult; se djali nuk llogaritet më, nëse ai ka hequr dorë nga kulti apo është emancipuar; se, përkundrazi, fëmija i birësuar do të konsiderohet si një fëmijë i vërtetë, pasi, edhe pse ai nuk ka lidhjen e gjakut, ai ka diçka më shumë, lidhjen që i’ jep bashkësia e kultit; se trashëgimtarit, i cili nuk do të pranojë kultin e kësaj familjeje, nuk i lind e drejta e trashëgimisë; dhe se, së fundmi, lidhja farefisnore dhe e drejta e trashëgimisë do të rregullohen, jo sipas lindjes, por sipas të drejtës së pjesëmarrjes në kult, ashtu sikurse ka vendosur feja. Pa dyshim, nuk është feja ajo që ka krijuar familjen, por është sigurisht ajo që ka vendosur rregullat e saj; dhe kjo është arsyeja që familja e lashtë ka pasur një ndërtim kaq të ndryshëm nga ai që mund të kishte pasur nëse themelues të saj do të kishin qenë ndjenjat natyrore.

Për të përkufizuar familjen, gjuha e lashtë greke kishte një fjalë kuptimplotë; ajo njihej me fjalën ëmonov, që fjalë për fjalë do të thotë, ajo që është rreth një vatre. Familja ishte një grup individësh, të cilëve feja u lejonte t'i drejtonin lutje së njëjtës vatër dhe f u ofronin ushqimin mortor të njëjtëve stërgjyshër.

info@balkancultureheritage.com