Figurat Itifalike
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Figurat Itifalike

Karakter htonik kanë pasur gjithashtu edhe paraqitjet e pakta të figurave itifaiike të cilat deri tani janë gjetur në trevën ilire. Për më të njohurat ndër to - ato që janë gjetur në ‘Nesactium në Istri - nuk kemi të dhëna të sakta mbi vendin e gjetjes dhe relacionin ekëtyretruporevendaj figurave të tjera prej guri nga ky lokalitet. Mirëpo, në qoftë se janë të sakta supozimet që deri tani i kanë shfaqur shumë arkeologë, jo vetëm për lidhjen artistike, por edhe për lidhmërinë funksionale të plastikës monumentale prej gurit ngaNesactiumi, atëherë do të kishim arsye që shpjegimin e figurave itifalike nga ky lokalitet ta kërkojmë në gjirin e hyjnive htonike. Këtu, ndërkaq, duhet të sjellim ndërmend gjetjen e figurave të kuajve (dhe të kalorësve), si edhe paraqitjet e spirales dhe të meandrit në shumë përmendore, që i takojnë fushës simbolike htonike, por edhe truporen e gruas lakuriqe me fëmijën në krah, e cila është në lidhje të ngushtë me kalin edhe me botën htonike.

Më qartë se nëNesactium lidhjen e figurës itifalike me kalin e kemi në sumbullën e brezit prej bronzi që është gjetur në një varr në Jezerinë (T. XXIV, 4). Me teknikën e bërjes së vrimave është punuar figura e luftëtarit itifalik me përkrenare në kokë, kurse në pjesën e sipërme të kësaj pllake gjejmë dy koka kuajsh, të punuar në të njëjtën mënyrë, gjë që është e rëndomtë në artin e japodëve.

Figura itifalike e luftëtarit do të dalë edhe një herë në trevën ilire dhe përsëri tek japodët. Fjala është për figurën në pllakën e madhe prej guri nga Zalozhja me paraqitjen e përcjelljes së kalorësve në anën e përparme. Luftëtari itifalik gjendet i skalitur në këndin e anës së majtë të pllakës. I. Çremoshnik e kërkon kuptimin e përmbajtjes së kompozimit figural të kësaj pllake në simbolikën religjioze greke dhe pikërisht në gjirin e kultit të Dionist, për arsye se në këtë kult paraqiten figurat e satirëve itifalik, kurse vetë Dionisi, ashtu si edhe Priapi i cili konsiderohet i biri i tij, është i lidhur ngushtë me kultin e të vdekurve. Duke u nisur nga supozimi që kjo përmendore është e periudhës romake (I. - II. e.s.), I. Çremoshniku merr parasysh, me rastin e shpjegimit të prejardhjes së figurës së përmenduar itifal ike, edhe përhapjen e kultit të Dionist në kohën e dominimit romak në trevat ilire. Megjithatë, kjo autore, duke mos mundur t’i shmanget elementeve të qarta parahistorike në këtë kompozim figurativ, heton se, “nuk mund të përjashtohet mundësia që këto paraqitje tonat rrjedhin pjesërisht nga shfaqja e kulteve parahistorike të popullsisë autoktone”. Vërtet, nuk kemi mbështetje të arsyeshme, që simbolizimin i cili gjendet në këtë kompozicion figurativ ta përjashtojmë nga konteksti i simbolizimit ilir parahistorik, prandaj, krahasimi me religjionet greke, romake e të tjera të botës mediterane mund të na ndihmojnë për përcaktimin e kuptimit themelor të porosisë që gjendet në skenën e paraqitur, por vështirë se mund të zbulojnë përmbajtjen e tyre të vërtetë ilire, japode. Qenësore është se ushtari itifalik, që gjendet në krye të përcjelljes së kalorësve, luan rolin vendimtar në simbolikën funerale të skenës. Për domethënien e vërtetë të tij mundemi vetëm të supozojmë. Gjithsesi nuk është e rastit që në paraqitjen e përmendur të sumbullës brezore nga Jezerina që datohet me shek. V. para e.s., përveç luftëtarit itifalik, gjenden edhe dy protome kuajsh, kurse kali është, siç kemi parë, kafshë tipike htonike.

info@balkancultureheritage.com