Fortifikimi
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Fortifikimi

Fortifikimi ndodhet në një kodër shkëmbore, e cila nga jugu bie me faqe të thikta. Fortifikimi përbëhet prej një muri 26 metërsh, i cili në anën lindore lidhet me një kullë drejtkëndëshe.

Muri dhe kulla në skajet janë pajisur me vija peshimi çka tregon se ata nuk vijoheshin prej muresh të tjerë. Një strukturë e tillë kërkon detyrimisht vazhdimin e tyre me palisadë druri, sot të zhdukur, në të kundërt i tërë sistemi mbetet pa funksion. Muri (3,50 m) vijon tërthor izoipseve nga lindja në perëndim. Afër bashkimit me kullën në të gjendet shkalla për në shtegun e kalimit (6 x 1,3 m).

Kulla nivelohet nga para, deri në 3,5 m lartësi nga terreni i jashtëm, me një mbushje dheu dhe zhavorri. Mbi këtë nivel kulla vijon edhe 3,6 m duke arritur një lartësi 7,1 m nga terreni i jashtëm. Kulla (9,5 x 6,5 m) ka mure 1,2 m të gjera. Në brendi të mjedisit të katit të parë kalon një hyrje (1,2 m). Në këtë kat ndodhen 3 frëngji piramidale 1,5 m të larta, për shigjetë ose shigjeta hedhës të mesëm. Nuk është e qartë nëse kulla ka pasur edhe një kat tjetër mbi katin e parë.

Muri dhe kulla janë punuar me blloqe gëlqerori të latuar në trajtë paralelopipedi me ballë të mysët. Muratura është pseudoizodomike, me rreshta paralelë (1- 1,6 x 0,35-0,50 m). Kurtinat përbëhen prej dy faqeve të lidhura tërthor dhe emplectoni ndërsa tek kullat gjerësia e murit krijohet nga dy blloqe gjatësore të këmbyer me një bllok të tërthortë.

info@balkancultureheritage.com